për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3



Similar documents
Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Pyetësori i Studentëve. Pyetësor. Than you have to enter this individual password

BAZAT E TË DHËNAVE BAZAT E TË DHËNAVE (HYRJE)

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme. Konsumatorët (personat fizikë)

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

Formular për SYLLABUS të Lëndës

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje Udhëzim shfrytëzues

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law)

IP Adresimi dhe Subnetimi

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm

Video Kamerë Digjitale 4K

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje

(Master) Ligjerata 4. Metodologjia hulumtuese. Anketimi. Prof.asc. Avdullah Hoti 2013/14

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

Employment and Skills Strategy

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

MATH GLOSSARY Grades 3-5 ALBANIAN

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së)

Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

Pasqyre e programit - Automatika e kompjuterizuar dhe robotika. Viti I Semestri I

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE

lesson 1 An Overview of the Computer System

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

PUNIM DIPLOME. Kanceri kolorektal dhe kujdesi infermieror. UNIVERSITETI : ALEKSANDËR MOISIU DURRËS

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

Adult Medication Information Sheets

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia

Computer Basics: Chapters 1 & 2

SYLLABUS I PROGRAMIT MËSIMOR INFERMIERI CIKLI AKADEMIK. Prishtinë, 2013 HYRJE

COMPUTER BASICS. Seema Sirpal Delhi University Computer Centre

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

Three steps to the best technology: 1. The Assessment 2. The Dialogue 3. The Recommendation

A+ Guide to Managing and Maintaining Your PC, 7e. Chapter 1 Introducing Hardware

Fall Lecture 1. Operating Systems: Configuration & Use CIS345. Introduction to Operating Systems. Mostafa Z. Ali. mzali@just.edu.

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI

MedInformatix System Requirements

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Tech Application Chapter 3 STUDY GUIDE

Rapattoni Magic 9 Hardware and Software Guidelines

Microsoft Office 2010 system requirements

WEB COMPAS MINIMUM HOSTING REQUIREMENTS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

CSCA0102 IT & Business Applications. Foundation in Business Information Technology School of Engineering & Computing Sciences FTMS College Global

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

Sage Grant Management System Requirements

Logical Operations. Control Unit. Contents. Arithmetic Operations. Objectives. The Central Processing Unit: Arithmetic / Logic Unit.

Check or Update Browser Settings as shown in the table below:

Chapter 5 Busses, Ports and Connecting Peripherals

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Metasys Software Installation and Platform Requirements

COMMUNICATION SERVER 1000 COMMUNICATION SERVER 1000 TELEPHONY MANAGER

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

Obj: Sec 1.0, to describe the relationship between hardware and software HW: Read p.2 9. Do Now: Name 3 parts of the computer.

CHAPTER 2: HARDWARE BASICS: INSIDE THE BOX

A brief overview on illustrating phraseological syntagma used in the Italian Arbëresh dictionary of Emanuele Giordano

Item Minimum Required Recommended Notes

Client Hardware/Software Requirements for Dictaphone Enterprise Speech System, Version 8.3

Point & PointCentral 9.1

Meridian 1 Meridian 1 Attendant PC LAN Interface Installation Guide

Basic Computer Skills Module 2. Software Concepts

Information in this document, including URL and other Internet Web site references, is subject to change without notice. Unless otherwise noted, the

Overview of MIS Professor Merrill Warkentin

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Parallels Desktop for Mac

A+ Guide to Software: Managing, Maintaining, and Troubleshooting, 5e. Chapter 3 Installing Windows

MEDMONT STUDIO 5 BASE REQUIRMENTS

Using Virtual PC 7.0 for Mac with GalleryPro

Supporting Users and Troubleshooting a Microsoft Windows XP Operating System Q&A. DEMO Version

Determining Your Computer Resources

Professional and Enterprise Edition. Hardware Requirements

Minimum Computer System Requirements

Back up onto a computer all the video data on your camcorder's hard disk.

Transcription:

Bazuar në Microsoft Office XP PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3 Arben Çokaj për të gjithë Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj Modulet që mbulohen: 1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP. 3. Programi i shkrimit (Microsoft Word XP). Metodikë nga

BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3 Patenta e Kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 Edicioni 1, Botimi 1, 2003 Copyright Arben Çokaj, Gjermani. Kontakti Ju lutem, na shkruani për mendimin tuaj lidhur me këtë metodikë. E mirëpresim çdo sugjerim dhe ide të mirë për përmirësimin e punës sonë në botimet e tjera. Adresa jepet më poshtë. Atje ku cilësia dominon çmimin Metodikat e BMC janë shkruar me të njëjtin kriter cilësie, siç janë edhe librat në Shqipëri çmimi i lirë është për versionin elektronik dhe në rastin e botimit të një tirazhi të madh. Ju merrni në këtë rast më shumë material për paratë e paguara një faqe metodike ka më shumë informacion, se sa një faqe libri! Vizitoni faqen në lnternet Në adresën http://www.bmconline.info mund të gjeni metodika të tjera, si dhe informacione të vlefshme në fushën e Informatikës. Ju mund të lexoni eventualisht edhe për ndreqje gabimesh dhe aktualizime të ndryshme. Arben Çokaj Goldbergweg 62 D-60599 Frankfurt am Main Cel: +49-1522 598 598 0 E-mail: info@cokaj.info Web: http://www.cokaj.info Përmbajtja Hyrje... 3 1. Njohuri themelore mbi TI-në... 4 Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme... 4 Sipërfaqja e ndërveprimit... 5 Sistemi i drejtimit dhe programet... 5 Ruajtja e të dhënave... 5 Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti... 6 Hardware dhe software... 6 Njësitë e kujtesës dhe kapaciteti...7 Printerat...8 Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës...9 Zyra e re...10 Sistemet informatike, industria, arsimi...12 Kompjuteri në shtëpi dhe çdo ditë...13 Integriteti personal...13 Shoqëria e informacionit...15 Siguria e të dhënave...17 Komunikimi i të dhënave...18 Interneti...19 Tastatura...21 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit...23 Miu në Windows...23 Butoni Start...24 Mbyllni Windows...24 Fillo dhe mbyll programe...25 Menytë dhe kutitë e dialogut...26 Dritaret...28 Disa programe njëherësh...30 Puna me filet...31 Kompjuteri im...31 Hardisku...33 Puna me dosjet dhe filet...34 Krijimi i dosjeve...35 Eksploruesi...36 Kopjo filet...39 Formatimi i disketave...40 Përshtat Windows...42 Peneli i kontrollit...44 Rregullo miun...44 Data dhe ora...45 Rregullo dhe shto printer...46 3. Programi i shkrimit - Word XP...49 Fillo Microsoft Word...49 Paraqitja e tekstit...50 Ruaj një dokument...52 Shfaqja e dokumentit...53 Më tepër rreth formatimit të tekstit...54 Hapni një dokument...55 Kursori i shkrimit...56 Korrigjo tekstin...57 Shënjo tekstin...59 Metodat e shënjimit...60 Zhvendos dhe kopjo tekst...61 Tabelorët...63 Anësoret (margins)...66 Formatimi i paragrafit...67 Kryeradha...69 Kërko dhe zëvendëso tekst...73 Koka dhe këmba e faqes...74 Kontrolli i drejtshkrimit...76 Ndarja e fjalëve...77 Tabelat...82-2 -

BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3 Hyrje Në Evropën perëndimore ofrohen mësime dhe leksione për Patentës së kompjuterit (DEAK Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Ka edhe teste lidhur me këtë Patentë, të cilat plotësojnë kërkesat e Komunitetit Evropian. Nëse keni një Patentë Kompjuteri, ju merrni një dëshmi për aftësitë tuaja në kompjuter. Me Patentën e Kompjuterit në dorë, ju mund të dokumentoni njohuritë tuaja në fushën e Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës, ose ju mund ta merrni Patentën për arsye se doni të mësoni diçka më tepër në informatikë. Patenta e Kompjuterit është një standart evropian, që specifikon nivelin bazë të kompetencës në fushën e TI-së. Në Shqipëri, kjo gjë nuk aplikohet si në vendet e Bashkimit Evropian, por me kohën, kjo do bëhet një kërkesë e domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Patenta përbëhet nga 7 module, të cilat mund të radhiten si më poshtë: 1. Njohuri themelore mbi TI-në. 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit. 3. Programi i shkrimit. 4. Programi i llogaritjes. 5. Databazat. 6. Prezantimi dhe vizatimi. 7. Intermeti dhe posta elektronike (e-mail) Ju duhet të kaloni provimin, ose testin për çdo modul në qendrat e krijuara për këtë qëllim në nivel evropian, të cilat janë të pranuara nga KEja. Kur të keni kaluar të shtatë modulet, ju do keni në dorë Patentën e plotë të kompjuterit (ECDL - The European Computer Driving License). Nuk ka kërkesa që të testoheni në të gjitha modulet; kjo është plotësisht në dorën tuaj. Qendrat e testimit dhe provimi Shtetet e ndryshme evropiane të BE-së, kanë krijuar qendra testimi për Patentën e Kompjuterit. Institucionet që merren me Informatikë në këto shtete, janë ngarkuar që të respektojnë rregullat evropiane në këtë fushë. Nuk nevojitet fare që të merrni pjesë në një kurs të ngritur për këtë qëllim, në mënyrë që të testoheni, në një apo më shumë module. Metodikat e Patentës së Kompjuterit Metodikat e BMC-së për Patentën e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 dhe moduli 4-7, i referohen librave skandinavë në këtë fushë, duke bërë përmirësimet e duhura për programet më të fundit të Microsoft Office XP. Të dy kurset janë ndërtuar në kryekapituj, që i përgjigjen moduleve profesionale të patentës. Kapitujt e programeve specifikë në këto metodika, bazohen në sistemin e drejtimit Windows XP dhe në pakon e programeve të zyrës Microsoft Office XP. Çdo kapitull përmban ndër tjera një numër ushtrimesh, të cilat japin një trajnim të mirë dhe praktik në të gjithë funksionet bazë të programeve. Metodikat mund të përdoren si për vetëstudim, ashtu edhe për dhënie mësimi. Kjo metodikë, Patenta e Kompjuterit për të gjithë moduli 1-3, përmban tre kapituj kryesorë, që i përgjigjen moduleve të parë të specifikimeve të ECDL-së: 1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit. 3. Programi i shkrimit. Sqarimet janë bazuar mbi Windows XP dhe Microsoft Word XP. Metodika Patenta e Kompjuterit për të gjithë moduli 4-7, përmban katër modulet e fundit, që janë bazuar mbi programet Excel XP, Access XP, PowerPoint XP dhe Outlook Express. Metodikat janë të pajisura me shënime të veçanta, që ju ndihmojnë për të kuptuar informacionet: Emrat e rëndësishëm dhe konceptet, si dhe emrat e menyve, butonave, kutive të dialogut, etj. janë shkruar me shkrim kursiv. Instruksionet jepen gjithmonë me këtë shenjë:. Përkthimi shqip i menyve jepet në kllapa. Ushtrimet më të mëdha, të cilat mund t i shfrytëzoni për të testuar aftësitë tuaja, jepen gjithmonë me një linjë të zezë, ku jepet numri i ushtrimit dhe tema. Lexim të këndshëm dhe punë të mbarë, nga Arben Çokaj - 3 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në 1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë e Informatikës (TI) Kështu duket një kompjuter i zakonshëm: Kabineti Drejtuesi i CD-ROM-it Drejtuesi i disketës Printeri Ekrani Altoparlanti Skaneri Miu Tastatura Kompjuterët e vegjël quhen lap-top, notebook. Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme Pajisjet e ndryshme në një kompjuter, duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, në mënyrë që të mund bashkëpunojnë. Ky bashkëpunim kryhet përmes sinjaleve elektrike. Në gjuhën informatike bëhet fjalë shpesh për hyrje(input) dhe dalje (output) të të dhënave. Me këtë nënkuptohet, se të dhënat shkojnë nga njëra pajisje e kompjuterit në tjetrën, ose nga kompjuteri për tek një prej pajisjeve të jashtme. Miu është një pajisje tipike, që i jep të dhëna kompjuterit. Kur miu lëvizet ose kur klikohet në një buton të tij, ai i jep të dhëna kompjuterit. Tastatura, CD-ROM-i *) dhe skaneri janë pajisje të tjera që japin të dhëna. CD-ROM-i lexon CDtë, skaneri lexon fotografi dhe tekst nga letra, dhe të dhënat trajtohen më pas në kompjuter. Ekrani është një shembull i pajisjes që merr të dhëna. Të dhënat nga kompjuteri dalin në ekran dhe shfaqen si imazh. Altoparlantët dhe printeri janë gjithashtu pajisje që marrin të dhëna. *) CD-ROM = Compact Disc - Read Only Memory Drejtuesi i disketës mund të përdoret për të marrë dhe për të dhënë informacion. Një program mund të ruhet në një disketë, të cilën e vendos në drejtuesin e disketës. Kur programi fillon, të dhënat merren nga disketa dhe përpunohen prej kompjuterit. Mundeni gjithashtu të shkruani një letër në një program shkrimi dhe ta ruani atë në një disketë. Kur letra ruhet në disketë, të dhënat shkojnë nga kompjuteri për në disketë. Hardisku (disku i fortë), i cili është i montuar brenda kompjuterit, ka të njëjtin funksion si drejtuesi i disketës. Ndryshimi i vetëm është se hardisku ka kapacitet më të madh, si nga pikëpamja e shpejtësisë, ashtu edhe nga kujtesa. Modemi është një shembull i asaj pajisjeje që mund të përdoret edhe si marrës, edhe si dhënës i informacionit. Modemi përdoret për të komunikuar me kompjuterë të tjerë, përmes linjës telefonike. Modemi transformon sinjalet e daljes nga kompjuteri, në sinjale zëri (tone), që linja e telefonit mund t i shpërndajë. Sinjalet e zërit të ardhura nga kompjuterë të tjerë, transformohen nga modemi në sinjale, të cilat kuptohen nga kompjuteri. Modemi mund të jetë ose i jashtëm në një kuti, ose mund të montohet brenda kabinetit të kompjuterit. - 4 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Sipërfaqja e ndërveprimit Sipërfaqja e ndërveprimit është e njëjtë me kalueshmërinë nga një tip i pajisjes në një tip tjetër, për shembull kordoni në pjesën e prapme të kompjuterit, ku mund të vendoset lidhja me modemin. Mund të thuhet se është mënyra e komunimit të një pajisjeje me tjetrën. Sipërfaqja e ndërveprimit është mënyra juaj dhe e kompjuterit për të bashkë-komunikuar me njëri-tjetrin. Në fillimet e tij, kompjuteri përdorte sipërfaqe të bazuar mbi shenja (karaktere). Kjo do të thotë, se ekrani shfaqte vetëm shenja, (numra dhe shkronja). Prandaj, përdoruesi i kompjuterit duhej të shkruante një radhë të gjatë komandash me shkrim, në mënyrë që kompjuteri të bënte atë që duhej të bënte. Sot përdoren më shumë sipërfaqe ndërveprimi grafike - Microsoft Windows është një shembull. Ekrani shfaq imazhe dhe simbole të përziera me tekst. Komunikimi me kompjuterin bëhet duke klikuar me miun në simbole të ndryshme në ekran, ose duke shkruar një tekst me tastaturë. Pra, nuk është e nevojshme që komandat të mësohen përmendësh. Sipërfaqja grafike e ndërveprimit kërkon më shumë prej ekranit, në krahasim me sipërfaqen e vjetër, që bazohej mbi shenja. Tani ekranit i duhet të paraqesë fotografi të detajuara me konture të theksuara dhe me ngjyra. Standarti i ekraneve të sotme quhet VGA ose SVGA. Sistemi i drejtimit dhe programet e kompjuterit Kompjuteri pa programe nuk mundet të bëjë asgjë. Nëse një kompjuter bën diçka pavarësisht nëse është diçka që përdoret ose jo duhet të jeni i sigurtë se kompjuteri përdor një program të caktuar për ta kryer këtë punë. Programi është një radhë instruksionesh në një kompjuter, me qëllim për të kryer një veprim të caktuar. Programi i shkrimit është psh. një program, instruksionet e të cilit japin mundësinë për të shkruar në kompjuter. Kur ndezet një kompjuter, sistemi i drejtimit të tij vihet në funksion. Sistemi i drejtimit është një program ose më saktë, shumë programe njëherësh që kryejnë funksionet bazë në një kompjuter. Është pikërisht sistemi i drejtimit që kujdeset për drejtuesin e disketës, që ai të mund lexojë të dhëna nga një disketë. E njëjta gjë ndodh edhe me leximin e një CD-je nga drejtuesi i CD-ROM-it, ose me programin e shkrimit, kur ai fillon. Sistemi i drejtimit përcakon kështu sipërfaqen e ndërveprimit në kompjuterin tuaj, duke qenë koordinuesi i të gjitha pajisjeve dhe programeve në kompjuter. Shembuj të sistemeve të drejtimit kemi Windows 95, Windows NT, Windows XP, Unix, DOS, MacOS, OS/2, etj. Ruajtja e të dhënave Kompjuteri përdor një metodë llogaritjeje që quhet binare. Kjo do të thotë se kompjuteri punon vetëm me dy numra: 1 dhe 0 (ka rrymë, s ka rrymë). Të gjitha të dhënat që përpunohen në një kompjuter, përbëhen në fakt nga numrat 1 dhe 0. Numri 1 ose 0 quhen një bit. Një grup me dy bit mund të kombinohet në 4 mënyra të ndryshme: 00, 01, 10 dhe 11. Grupi me tetë bit mund të kombinohet në 256 mënyra të ndryshme. Në këtë rast, grupi me tetë bit quhet byte (bait). Psh. kur shkruhet një P, shkronja do të ruhet në hardisk si: 01010000. Të gjitha të dhënat që ruhen në një disketë, CD- ROM, hardisk apo vend tjetër, ruhen në formë filesh *). Nëse ju psh. shkruani një letër, të cilën dëshironi ta ruani për ta hapur përsëri më vonë, letra ruhet si rregull, si fil në hardisk. Kur ruani letrën, ju duhet t i jepni asaj një emër, i cili duhet të jetë ndryshe nga emrat e fileve të tjerë, që janë ruajtur në të njëjtin vend. Kështu që fili mund të gjendet më pas dhe të hapet përsëri. Fili me letrën e ruajtur përbëhet nga disa bait, ku çdo bait i përgjigjet një shkronje të caktuar. Çdo fil ka emrin dhe tipin e tij. Nëse ju psh. ruani një dokument, që keni shkruar në programin e shkrimit Microsoft Word, fili do marrë automatikisht tipin DOC. Programet kanë zakonisht tipin e filit EXE ose COM. Ka edhe file tekstesh me komanda, të cilët mund të hapin programe. Ato kanë tipin e filit BAT. Mbaj rregull me filet *) file (fajl) ang. në këtë metodikë do përdoret lakimi i një emri të ri file, sipas rregullave të shqipes. - 5 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Me kalimin e kohës, ndërkohë që ruani shumë dokumente në kompjuter, ju do të zbuloni shumë shpejt se do keni nevojë për t i radhitur e rregulluar filet. Ndoshta, ju përjetoni të njëjtën gjë me fletë-llogaritë apo letra të tjera që mbani në shtëpi. Për këtë arsye, ju mund të krijoni drejtoritë e caktuara në hardisk, me emra, të cilët i përcaktoni vetë, sipas dëshirës. (Drejtoritë mund të quhen edhe dosje, apo katalogje, etj.). Më pas, mund të lëvizni dokumentet në këto drejtori, të radhitura sipas përmbajtjeas së tyre. Radhët dhe fushat Ekzistojnë tipe të ndryshme filesh në një kompjuter. Filet e ndryshme kanë pamje të ndryshme dhe tip të ndryshëm. Kompjuteri e di se si duhet t i trajtojë dhe interpretojë filet e ndryshme. Një letër që keni shkruar, ruhet si fil teksti. Një program ruhet si fil programi. Regjistri i klientëve të një firme, ruhet si fil databaze. Puna me databazat, është një nga funksionet më të rëndësishme të kompjuterit, pasi kompjuteri me një shpejtësi të madhe mund të shfrytëzojë të dhënat e një databaze, sipas kritereve të ndryshme. Është shumë lehtë të fshish, të ndryshosh apo shtosh të dhëna. Databaza ndahet në radhë. Një radhë përmban disa fusha. Në një databazë, psh. për klientët e një ndërmarrjeje, një radhë përmban gjithë informacionin e një klienti. Çdo fushë në radhë përmban të dhënat e veçanta për çdo klient, psh. adresën, numrin e telefonit, apo gjininë. Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti Në fillim, një kompjuter mund të komunikonte me përdoruesin vetëm me anë të tekstit në një ekran të thjeshtë. Sot, kompjuteri mundet, nëse është i pajisur si duhet, që të komunikojë me fotografi, video dhe zë. Kjo quhet multimedia. Psh. në konferenca pune mund të shfaqet me anë të një CD-ROM-i pamja e një luani, duke u hedhur. Ose mund të demonstrohet psh. se si tingëllon një instrument i caktuar. Multimedia ruhet në CD-ROM, pasi filet e zërit dhe fotografitë zënë një vend të madh në disk, dhe CD-ROM-i ka një kapacitet ruajtjeje mjaft të madh - rreth 650 MB. Hiperteksti dhe hipermedia përdoren gradualisht me sukses në internet. Për më tepër, tekstet e ndihmës së funksioneve psh. në programet moderne të kompjuterit, janë bërë si hipertekst. Një hipertekst nuk është vetëm tekst nga fillimi deri në fund. Një numër fjalësh në tekst janë shënjuar me ngjyra të ndryshme, ose ndoshta janë nënvizuar. Kjo tregon se fjalët japin lidhje (link) për informacione të mëtejshme. Mundet psh. të duket kështu: Teksti përmban fjalën modem. Nëse do klikonit mbi fjalën e nënvizuar, do ju shfaqej një tekst në ekran, i cili do tregonte se çfarë është një modem. Kur hiperteksti kombinohet me multimedia, ai quhet hipermedia. Le të supozojmë se ju keni gjetur një tekst lidhur me një mace në një CD- ROM. Duke klikuar mbi fjalën e nënvizuar mace, ju mund të dëgjoni zërin e maces, ose të shihni një film për të. Hardware dhe software Ekzistojnë dy koncepte bazë për kompjuterin: software dhe hardware. Software janë pjesët e buta të manovrueshme të kompjuterit, që do të thotë programet në disketa, CD-ROM apo disqe të tjera. Hardware janë pjesët e forta të pandryshueshme të kompjuterit, psh. hardisku, ekrani apo tastatura. Pjesët e brendëshme të kompjuterit Brenda kabinetit të kompjuterit gjenden pjesë, që së bashku e bëjnë atë të punojë. Një pjesë e madhe e vendit zihet nga një qark elektronik, i cili quhet bordi i bazës (motherboard). Qark elektronik quhet një pllakë e izoluar me komponente elektronike të montuara mbi të. Ndërmjet komponenteve janë presuar rrugë bakri, të cilat lidhin sinjalet elektrike. Mbi bordin e bazës ka vende (priza) kontakti, ku qarqe të tjera elektronike të quajtura karta shtesë mund të vendosen në to. Dy prej kartave shtesë më tipike, janë karta e grafikut, që drejton komunikimin me ekranin dhe karta e zërit, e cila kujdeset që kumpjuteri të mund dërgojë sinjale për altoparlantët. Në kompjuterët e sotëm përdoren edhe karta videosh, TV-je, radioje, etj. Është bërë tashmë e zakonshme, që kompjuterët e rinj të vijnë edhe me një kartë rrjeti. - 6 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Transformatori i rrymës Bordi i bazës ROM (Read Only Memory). Përmbajtja e ROMit nuk mund të fshihet. Altoparlanti Karta e zërit Karta grafike Mbi bordin e bazës vendosen procesori, që quhet edhe qarku TI (gjithashtu edhe chip). Procesori është një copë katrore plastike, e cila ka mijëra, ose më saktë miliona komponentë elektronikë. Procesori është truri i kompjuterit. Mbi bordin e bazës vendoset edhe RAM-i *), që është kujtesa e zakonshme e kompjuterit, si dhe pajisje të tjera. Vendi i procesorit Bordi i bazës është një pllakë brenda kompjuterit, mbi të cilën vendoset procesori, RAM-i dhe karta të tjera. E përsërisim, kompjuteri nuk mund të punojë pa asnjë program. Prandaj, në kompjuter ka një program të vogël, i cili është i fabrikuar në bordin e bazës, dhe fillon automatikisht sa herë që ndezet kompjuteri. Ky program i vogël quhet *) RAM = Random Access Memory Modul i RAM-it Njësitë e kujtesës Hardisku dhe disketat janë pllaka të rrumbullakëta me një sipërfaqe të magnetizueshme. Funksionojnë principialisht njëlloj siç funksionon edhe kaseta në një kasetofon. Hardisku është shumë më i shpejtë dhe ka kapacitet shumë më të madh se sa një disketë. Disketa mund të marrë 1,44 MB (Megabait), që do të thotë rreth 1,5 million shenja (një bait = një shenjë). Hardisku i kompjuterëve të rinj ka sot zakonisht mbi 20 GB (Gigabait), që është mbi 20 000 MB. Formatimi i diskut tregon se sa është kapaciteti i tij, sa të dhëna mund të zërë ai. Një disketë apo hardisk duhet të formatohet, para se të vihet në përdorim. Gjatë formatimit, disku ndahet në sektorë pothuajse sikur pjesët e një keku dhe në gjurmë koncentrike. Ndodh që një disketë ose hardisk mund të jetë i formatuar, kur ai blihet. Kopja e sigurisë Ndërkohë që kompjuteri është i ndezur, ajo pjesë me të cilën punohet, ruhet në kujtesën e punës (RAM). Përmbajtja e RAM-it fshihet menjëherë, kur kompjuter ndalet. Por duhet të jetë e mundur, që megjithëse kompjuteri ndalet, përsëri ta ndezësh atë dhe të gjesh e të punosh me një dokument, të ruajtur diku. Prandaj, del nevoja që dokumentet të ruhet në një disk, i cili nuk e humbet përmbajtjen, kur kompjuteri ndalet. Duke zgjedhur funksionin Ruaj (Save), psh. në programin e shkrimit, ju mund të ruani punën tuaj në një hardisk apo disketë. Rekomandohet që të dhënat e rëndësishme, të ruhen në një kopje ekstra (kjo quhet shpesh backup), në mënyrë që të mos e humbisni punën tuaj, nëse psh. hardisku dëmtohet. Kapaciteti i kompjuterit Kapaciteti i kompjuterit mund të matet në mënyra të ndryshme. Kjo lidhet me atë se me çfarë mund të punojë kompjuteri, sa i shpejtë është ai dhe me sa punë mund të merret kompjuteri njëherësh, etj. - 7 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Çfarë mund të bëjë një kompjuter? Kompjuteri me një kartë zëri mund të dërgojë muzikë të këndshme tek altoparlantët. Një kartë e mirë grafike dhe një ekran i mirë mund të shfaqin një fotografi cilësore me shumë ngjyra, kur pajisje të tjera ndoshta e paraqesin fotografinë me më pak ngjyra. Kompjuterët e sotëm modernë mund të luajnë pa problem edhe film në DVD, në rastin kur kompjuteri ka një drejtues CD-ROM-i me DVD, etj. Sa i shpejtë është kompjuteri? Një kartë grafike është e rëndësishme, që kompjuteri të mund ndryshojë shpejt figurën në ekran, nga njëra në tjetrën. Një kartë grafike e ngadaltë, e ngadalëson shumë shpejtësinë e kompjuterit. Duhet të presësh gjithmonë ekranin që të shfaqë figurën aktuale. Kur një kompjuter punon, të dhënat shkruhen e merren nga hardisku gjatë gjithë kohës. Nëse nuk doni që të prisni hardiskun të kryejë punën e tij në kohë, atëherë një hardisk i shpejtë do të ishte zgjidhje e mirë. Ekzistojnë procesorë të ndryshëm me kapacitete të ndryshme. Shpejtësia e procesorit shprehet me frekuencën kohore të tij. Një procesor me frekuencë 2000 MHz (megaherc) punon dy herë më shpejt se një tjetër me frekuencë 1000 MHz. Nuk është patjetër, që një kompjuter me një procesor me frekuencë 2000 MHz të jetë dy herë më i shpejtë se një tjetër me një procesor me frekuencë 1000 MHz. Kompjuteri me një procesor të shpejtë, por me një hardisk të ngadaltë, vazhdon të jetë i ngadalshëm. Ekzistojnë procesorë të tipeve të ndryshme. Tipi më i përdorshëm sot quhet Pentium. Përgjithësisht mund të thuhet se tipi më i ri i procesorit është zakonisht më i shpejtë se një më i vjetër, i të njëjtit produkt, ndonëse ata mund të kenë frekuencë të njëjtë. Për të kursyer kohë, procesori i kalon të dhënat në të ashtuquajturën kujtesë cache, që përbëhet nga një qark shumë i shpejtë elektronik. Të dhënat tërhiqen më shpejt nga kujtesa cache se nga kujtesa e zakonshme RAM. Prandaj procesori përdor kujtesën cache, për të ruajtur të dhëna, që shfrytëzohen shpesh. Të kryesh disa punë njëherësh Që një kompjuter të punojë si duhet dhe të kryejë disa funksione njëherësh, ai duhet të ketë një kujtesë pune të madhe (shumë RAM), ku ai mund t i mbajë të gjitha veprimet që kërkohen, gjatë punës. Nëse RAM-i nuk është i mjaftueshëm, atëherë kompjuteri ia kalon hardiskut ngarkesën e RAM-it, që të lirojë vend. Por kjo është një metodë pune e ngadalshme, pasi hardisku i përpunon të dhënat më ngadalë se RAM-i. Prandaj, kujtesa e punës në kompjuter, ka një domethënie të madhe për shpejtësinë e kompjuterit. Rreth 256 MB RAM është sot një kujtesë relativisht normale; kompjuterët më të avancuar kanë me tepër RAM. Rritja e kujtesës së punës, rrit padyshim edhe shpejtësinë e punës në një kompjuter. Printerat Ekzistojnë tre grupe kryesore printerash: Printeri me matriks Printeri me ngjyra Printeri me lazer Printeri me matriks Printeri me matriks ka një numër gjilpërash si rregull 9 ose 24 të cilat qëndrojnë afër njëratjetrës në një kokë shkruese. Në të njëjtën kohë, që koka shkruese lëviz para dhe prapa mbi një letër, gjilpërat ngulen mbi një shirit me ngjyrë, në mënyrë që shenja korrekte të shkruhen mbi letër. Printeri me matriks është i vetmi printer, që mund të shkruajë mbi letër me goditje. Printeri me ngjyra Printeri me ngjyra (Inkjet) shkruan duke hedhur pika të vogla ngjyre mbi letër. Një printer i mirë me ngjyra jep një cilësi më të lartë dhe një tingull më të ulët se sa printeri me matriks. - 8 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Printeri me lazer Printeri me lazer jep cilësinë më të mirë të printimit. Rrezet lazer të printerit e ngarkojnë letrën nga pikëpamja elektrike dhe në këtë mënyrë e drejtojnë atë, për aty ku pluhuri i karbonit duhet të vendoset mbi letër. Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës Vetëm para pak vitesh, kumpjuterët ishin disa makina që bliheshin vetëm nga ndërmarrjet e mëdha dhe organet shtetërore e publike, pasi vetëm ato kishin para që t i blinin. Edhe në ato vende ku kishte kompjuter, kishte vetëm pak njerëz, që ishin në kontakt direkt me këtë teknikë të re. Sot kompjuterët përdoren nga njerëz të thjeshtë dhe ato quhen kompjuterë personalë, PC (nga anglishtja Personal Computer). Fotografia që shfaqet në ekran ka ndryshuar mjaft, më tepër nga zhvillimi teknologjik. Sot kompjuteri gjendet në të shumtën e vendeve të punës jo vetëm në zyra dhe ambjente publike, por edhe në spitale, biblioteka dhe shumë vende të tjera. Për më tepër, kompjuteri po hyn gjithnjë e më shumë në shtëpitë e njerëzve. Ka shumë shpjegime për këtë zhvillim të madh: Elektronika, e cila ishte më parë pjesa më e shtrenjtë dhe më e komplikuar e kompjuterit, po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, më e lirë, më e saktë, më kursyese dhe më kompakte. Standartizimi gjithnjë e më i madh. Në ditët e sotme, rreth 85% e kompjuterëve personalë ndjekin një standart të njëjtë. Nëse një kompjuter personal ndjek atë standart, që shkurt quhet PC, atëherë nuk luan fare rol fakti, se me çfarë emri quhet ai. Kompjuterat që nuk e ndjekin këtë standart janë psh. Apple Macintosh dhe stacione të avancuara pune për trajtimin e fotografive, etj. Programet mund të shkëmbehen ndërmjet kompjuterëve, që kanë standart të njëjtë, dhe pajisje të tjera si printerat, ekranet etj. mund të shkëmbehen gjithashtu, ndërmjet këtyre kompjuterëve standartë. Mundësitë e kompjuterit për të komunikuar zhvillohet gjithashtu me shpejtësi të madhe. Gjithnjë e më shumë njerëz shkëmbejnë informacione e të dhëna ndërmjet kompjuterëve të ndërlidhur bashkë. Kur tipet e ndryshme të pajisjeve ose programeve mund të komunikojnë bashkë pa shumë rregullime, atëherë ato quhen pajisje ose programe kompatibël (të përshtatshme). Nëse një program zhvendoset nga një kompjuter në tjetrin atëherë programi quhet portabël. Falë standartizimit gjithnjë e më të madh, pajisjet e kompjuterit janë bërë më kompatibël dhe programet gjithnjë e më shumë portabël. Programe të ndryshme Për kompjuterët personalë ekzistojnë një numër i madh programesh, gjithnjë e në rritje. Si fillim, ato ndahen në dy grupe programesh kryesore: Sistemet e drejtimit Aplikime ose programe për përdorim Sistemi i drejtimit, është ai program që ngjet bashkë pjesët e një kompjuteri. Kujto, se gjithçka që ndodh në një kompjuter, kërkon një program të caktuar. Kompjuteri ndjek gjithmonë instruksionet e një programi, kur ai bën një punë ose një tjetër. Një kompjuter pa programe është pra i papërdorshëm. Nuk ndodh asgjë, nëse ju shtypni në një tast, dhe nuk ndodhet një progam, i cili i kupon sinjalet që jepen. Asgjë nuk mund të zhvendoset ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm, nëse nuk ka një program për ta bërë këtë gjë të mundur. Për të bërë të mundur administrimin e fileve që keni ruajtur në hardisk, ju duhet patjetër të përdorni një ose më shumë programe ndihmëse. Sistemi i drejtimit është një koncept i përbashkët për të gjithë pjesët e një programi, që e mundëson përdoruesin për të menaxhuar punën e tij në një kompjuter. Sistemi i drejtimit bën të - 9 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në mundur, që të administroni të gjithë punën tuaj të ruajtur në hardisk, dhe iu jep mundësi programeve të ndryshme, që të shfrytëzojnë burimet e një kompjuteri. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se sistemi i drejtimit është sipërfaqja e ndërveprimit ndërmjet përdoruesit dhe elektronikës, dhe njëkohësisht, ndërmjet aplikimeve apo programeve të ndryshme. Ekzistojnë edhe programe që nuk kanë nevojë për sistemin e drejtimit, por që merren me mirëmbajtjen e kompjuterit. Shembuj të këtyre programeve janë psh. programet anti-virus, programet që merren me shfrytëzimin e hardiskut, apo programet që komprimojnë filet, për të zënë sa më pak vend. Aplikimet e ndryshme, ose programet e përdorimit, e bëjnë kompjuterin që të kryjë veprimet që i kërkohen. Janë natyrisht këta lloj progamesh, që i japin kuptim përdorimit të kompjuterit. Sistremi i drejtimit, apo aksesorë të tjerë, janë vetëm veglat e ndihmës. Dy tipet e programeve të përdorimit Programet e përdorimit ndahen në: Programe standarte, që shiten me disk, pa qenë nevoja që producenti ta ketë prodhuar atë për një klient specifik. Programe me porosi, që prodhohen individualisht për klientë specifikë. Nëse programet standarte shiten me shumicë, atëherë ato e ulin çmimin. Nga ana tjetër, programet me porosi mund të jenë tepër të shtrenjta, për arsye se programimi është një punë e ngadalshme dhe programet duhet që të mirëmbahen gjithmonë; dmth. të ndryshohen dhe përmirësohen vazhdimisht. Programet standarte Disa programe përdorimi psh. programet e llogarive - përdoren për detyra krejt specifike, ndërsa programe të tjera mund të konsiderohen si vegla pune të përgjithshme për detyra paksa më të gjëra. Programet më të zakonshme të përdorimit përdoren psh. për: Shkrime Llogaritje Regjistrime Diagrama Vizatime Kopjimi pa leje, ose Pirateria Për të bërë një program duhen orë të tëra pune dhe shpesh edhe investime të mëdha. Nëse do paguhej për të zhvilluar programe të reja, dhe nëse programuesit do lodheshin, duke i zhvilluar ato më tej, kërkohet që programuesit dhe shitësit të marrin një pagesë të arsyeshme për punën e tyre. Prandaj nuk lejohet të kopjohen programe pa leje. Në vendet e punës, duhet të kontrollohet me përgjegjësi për pagimin e licensave të atyre programeve, që janë në përdorim. Nëse një ndërmarrje ka paguar vetëm për një licensë të një programi, i cili përdoret nga disa punonjës, kjo përbën shkelje ligjore. Shkelet kështu ligji i të drejtës së autorit. I njëjti ligj thotë se lejohet kopjimi i sigurisë për përdorim personal. Zyra e re Në një zyrë që është pajisur me mjetet më moderne të Teknologjisë Informatike, mund të gjejmë: Programe administrative, të cilët përdoren për të punuar me ato të dhëna që kanë të bëjnë me biznesin bazë të ndërmarrjes. Një sistem zyre. Kjo nënkupton një numër programesh standarte, që mund të shkëmbejnë të dhëna me njëri-tjetrin. Sistem informacioni për të punuar me porositë që vijnë, etj. Një rrjet komunikimi intern (i brendshëm), që mundëson bashkëpunëtorët për të dërguar postë elektronike tek njëri-tjetri, pavarësisht se ku ndodhen ata në botë. Një komunikim ekstern (i jashtëm), i cili i mundëson secilit punonjës për të kërkuar informacion të jashtëm dhe për të dërguar të dhëna nëpërmjet kompjuterit të tij dhe një kompjuteri tjetër. Programet administrative Në grupin e programeve administrative hyjnë programet e llogarisë, të faturimit, llogarive të debitorëve dhe kreditorëve, si dhe programe për pagat. Ekzistojnë edhe programe porosie apo programe magazinimi. Në këtë kategori hyjnë - 10 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në ndonjëherë edhe programe për drejtim projektesh dhe këshillim klientësh. Programet administrative kanë qenë më parë shumë të shtrenjta; shpeshherë më të shtrenjtë se vetë kompjuterët. Arsyeja duhet të ketë qenë, se programet duhej të ishin në përputhje me rregullat dhe ligjet e një vendi. Dhe meqë ligjet e rregullat ndryshohen, edhe programet duhet të mirëmbahen dhe zhvillohen herë pas here. Fovoret në përdorimin e programeve administrative janë: Formularë standartë të përdorshëm për të gjithë. Informacione aktuale për të gjithë. Kontroll më i mirë psh. për ndihmën në përgatitjen e statistikave. Mundësinë për të gjetur shpejt raportet, referatet, letrat për autoritetet publike etj. Shërbim më i mirë për klientët, me përgjigje të shpejta dhe të sakta. Vizioni i një zyre pa letra Ka kohë që ka ekzistuar ideja e një zyre pa letra, ku të gjithë dokumentet mbahen të ruajtura në një kompjuter dhe lexohen në ekrane të ndryshme. Ajo që sot vazhdon të lexohet në letër (llogari, fletë-rroge, reklama etj.) do duhej që me ndihmën e një rrjeti apo modemi, të mund të dërgohet tek marrësi. Marrësi do duhej që më pas ta lexojë dhe të punojë më tej në këtë informacion në kompjuterin e tij. Kur të vijë ajo ditë, që të dhënat nuk e lëshojnë kurrë kompjuterin, por zhvendosen lirshëm me ndihmën e komunikimit, atëherë do kemi shumë kursime. Puna do bëhet më efektive dhe më e dobishme. Shumë situata pune mund të thjeshtësohen dhe përmirësohen, duke iu shmangur një numri të madh përsëritjesh. Do bëhet e mundur gjithashtu të bëhen statistika të llojeve të ndryshme, për të vlerësuar se sa efektive është një ndërmarrje, një autoritet apo një punonjës i thjeshtë. Më poshtë jepen disa shembuj mbi përparësitë: Nëse me ndihmën e një programi shkrimi është shkruar një tekst në një kompjuter, do të ishte përparësi, që të shmangësh shkrimin e këtij teksti edhe një herë në kompjuter, nëse ai tekst do përdoret psh. në një program tjetër, në një kompjuter tjetër. Nëse kemi psh. një raport nga një program ekonomik, ai do lexohej në një program llogaritjeje, kështu që do jepet mundësia për të bërë llogaritje të mëtejshme dhe diagrama. Nëse një fotografi është krijuar me ndihmën e një programi vizatimi, do të ishte mirë që me ndihmën e ndonjë programi tjetër, kjo fotografi të printohej në një nga firmat e specializuara për fotografi. Nëse shkruhet një tekst me kompjuter në Shkodër, ai do mund të lexohej më tej në redaksinë e një gazete në Tiranë, pa qenë e nevojshme që të printohej më parë në letër, të futej në një zarf dhe t i dërgohej redaksisë së gazetës, e cila do duhej ta rishkruante tekstin përsëri. Nëse rrogat e punëtorëve në një ndërmarrje, do të paguheshin direkt në kompjuterin e bankës, pagesa do të bëhej automatikisht. Shumë firma e paguajnë akoma rrogën e punëtorëve në dorë dhe duke printuar fletërrogën, në vend që ta bënin atë automatikisht përmes kompjuterit të bankës. Programe për grupe pune Programet e një grupi pune (groupware) mund të përcaktohet si programe, që e shpërndajnë informacionin ndërmjet një grupi njerëzish, të cilët nuk kanë nevojë që të ndodhen në të njëjtin vend, ose të punojnë në të njëjtën kohë. Me ndihmën e programeve për grupe pune mund të krijohen grupe pune nga njerëz, që janë shpërndarë në të gjithë globin. Posta elektronike dhe tipet e ndryshme të konferencave elektronike: Në një konferencë elektronike për një temë të caktuar, pjesëmarrësit mund të lexojnë dhe shkruajnë shënime të ndryshme për temën në fjalë, pavarësisht nga njëra temë tek tjetra. Databazat e njohurive dhe diskutimeve: Një shënim mund të dërgohet ndërmjet personave të ndryshëm, ku të gjithë mund të shtojnë ose mund të japin mendimin er tyre. Dokumente me autorë të ndryshëm: Në situata të ndryshme, nevojiten programe që mund të kryejnë ndryshime dhe shtesa nga persona të ndryshëm mbi të njëjtin dokument. Në shumë ndërmarrje, formularët e ndryshëm të postës elektronike mund të ndërtohen me - 11 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në ndihmën e të ashtuquajturave programe për grupe pune, të cilat mbështesin bashkëpunimin ndërmjet punonjësve të ndryshëm. Sistemet informatike dhe industria Në ndërmarrjet industriale ndodh që ata të ndërmarrin racionalizimin dhe rinovimin e programeve gjatë gjithë kohës. Në lidhje me përdorimin e informatikës në industri, ekzistojnë koncepte dhe shkurtime të veçanta, të cilat është mirë të njihen. Makinat CNC dhe robotët Kanë kaluar tashmë më shumë se 40 vjet, që nga koha kur njeriu filloi përdorimin e makinave që drejtoheshin nga numrat, për shembull për rrotullim apo frezim. Këto lloj makinash quhen makina NC (shkurtimi i Numerical Control = Kontroll Numerik). Kur këto makina u pajisen me nga një kompjuter, atëherë ato filluan të quheshin makina CNC (Computer Numerical Control = Kontroll Numerik me Kompjuter). Për veprime të tjera, si psh. për lyerje me spruc apo montime, pëdoren robotët industrialë, të cilët gjithashtu drejtohen nga një kompjuter. Por në ndryshim nga makinat CNC, robotët mund të ndjejnë ose shohin objektin e tyre të punës, me ndihmën e sensorëve të ndryshëm. CAD/CAM Kompjuteri mund të përdoret edhe kur nevojitet që të bëhet një vizatim konstruksioni për një produkt. Kjo formë pune quhet CAD (Computer Aided Design = Dizenjo me Ndihmën e Kompjuterit). Në rastin e një programi automatik, kemi konceptin e AutoCAD. Nëse bëhen vizatime për instruksione, të cilat drejtojnë një makinë CNC apo një robot industrial, atëherë bëhet fjalë për CAM (Computer Aided Manufacturing = Fabrikim me Ndihmën e Kompjuterit). CAM-et janë shembuj të mirë, që ilustrojnë bashkëveprimin ndërmjet kompjuterëve dhe makinerive të prodhimit. Optimizimi i magazinimit Një ndërmarrje ka nevojë shpesh për të patur sa më pak mallra të dorës së parë në stok. Në këtë rast, mund të përdoret kompjuteri për të llogaritur me saktësi se kur komponentët mund të përdoren në prodhim. Kështu që, porositë e furrnitorëve mund të rregullohen, që kur komponentët të vijnë, po në atë kohë të bëhet edhe montimi i tyre. Kjo gjë do të kursejë shpenzimet e magazinimit. Ky lloj prodhimi konsiderohet se kryhet sipas parimit just in time (në kohën e duhur). Ndërmarrja dëshiron ndoshta që të ketë gjithashtu sa më pak mallra të përfunduar në magazinë dhe për këtë arsye zgjedh që të prodhojë sipas kërkesës së bërë, pikërisht aq sa edhe kërkohet. Kjo formë e prodhimit sipas kërkesës së klientëve (psh. një Mercedes blu me ndenjëse lëkure ngjyrë-qumështi për Dr. Berishën) mund të japë rritje në shitje, se malli shitet menjëherë sapo prodhohet, por nuk prodhohet më tepër se sa mund të shitet. CIM CIM (Computer Integrated Manufacturing = Fabrikim i Integruar me Kompjuter) është një koncept i përbashkët për një strategji, ku ndërmarrja i përdor të gjitha këto sisteme për të mbajtur nën kontroll dizenjon, kujtesën, blerjet prodhimin dhe ekonominë. Sistemet informatike dhe arsimi Kompjuteri përdoret edhe në shkollë, për arsye se nxënësit duhet të mësojnë teknikën e re, por edhe se teknika e re mund t i japë mësuesit shumë mundësi të mira pedagogjike. Nëse nxënësi mëson të përdorë internetin për të kërkuar një informacion, ai ose ajo do bëhet më i aftë në të ardhmen, në shoqërinë e informacionit. Dhe nxënësi mundet që me lehtësi e shpejtësi të gjejë informacionin e dëshiruar për tema të caktuara, që kanë të bëjnë me orientimin e lëndës. Me multimedia kuptohet, përzierja e mediave të ndryshme si tekst, fotografi, video dhe zë. Për më tepër që kërkohet edhe një formë interaktive, që do të thotë se përdoruesi do ju përgjigjet pyetjeve, apo do të drejtojë procesin që ndodh. Shumë njerëz besojnë se multimedia në fund të fundit do të vijë duke ndryshuar mënyrën tonë të mësimdhënies. Me anë të multimedias, nxënësve u afrohen mësime me projektim, që jo vetëm përmbajnë tekst dhe fotografi, por ato përmbajnë - 12 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në edhe video të gjalla me zë. Kompjuterët ka kohë që përdoren si simulues (psh. avionët dhe makinat CNC), ku nuk nënkuptohet një katastrofë e madhe, nëse nxënësi bën një gabim. Nëse multimedia do të zbatohej gjërë në arsim, atëherë do të jetë mjaft domethënëse, që kjo të bëhet interaktive. Sot për sot, multimedia përdoret më tepër në programe trajnimi, me pak mundësi zgjedhjeje, psh. për të mësuar bazat e përdorimit të një programi në kompjuter, etj. Një fushë tjetër brenda sektorit të arsimit, ku mund të shpresohet, është edhe mësimdhënia në distancë. Sot është normale që mësuesit dhe nxënësit të takohen herë pas here, dhe ndonjë prej nxënësve të marrë ndihmë nga mësuesi përmes postës elektronike (me e-mail). Përparësitë me mësimin në distancë lidhen me faktin se pjesëmarësit nuk kanë nevojë që të udhëtojnë gjatë dhe mësuesi mund t ju dërgojë atyre me lehtësi materialet e mësimit. Kartat inteligjente Po bëhen gjithnjë e më të zakonshme të ashtuquajturat Smart Cards (kartat inteligjente), të cilat janë karta plastike, në një madhësi me kartat e bankës, dhe përmbajnë një mikro-chip me informacionin e nevojshëm. Kartat inteligjente mund të përdoren si një lloj portofoli elektronik. Një shembull i tyre janë edhe kartat e telefonit, që përdoren në vend të parave për të telefonuar. Kartat inteligjente mund të japin edhe një mundësi tjetër, nëse ato do funksionojnë si kartelë e pacientit dhe të përmbajnë të dhënat mjekësore rreth pacientit. Karta kalon në një njësi lexuese, e cila është e lidhur me kompjuterin. Pacienti shkruan kodin e tij dhe mjeku mund të lexojë ose shtojë informacion në kartën e tij. Kompjuteri në shtëpi Është e zakonshme gjithashtu, që të kesh një kompjuter në shtëpi. Shumica e tyre përdoret për të luajtur. Por ato përdoren edhe për të shkruar, për të llogaritur buxhetin, tatimin, apo për të hyrë në lidhje me bankën. Kur shumë njerëz të kenë blerë modem dhe të lidhen me internetin, atëherë do rritet edhe përdorimi i postës elektronike dhe kërkimi i informacionit në databazat e jashtme. Dhe me zhvillimin e shpejtë të teknikës së CD-ve, përdorimi i CD-ve në mësimdhënie dhe në kërkimin e informacionit, do të rritet ndjeshëm. Kompjuteri çdo ditë Kudo në shoqërinë e sotme takohesh me kompjuterë. Mund të jenë kompjuterë me programe të fabrikuara në makina, aparate televizorësh, pajisje shtëpiake, etj. Në shitore, kompjuterët përdoren për të ndihmuar në drejtimin e mallrave, për të bërë statistika më të mira, dhe për të minimizuar punën me letra. Kur shitorja do që të porosisë mallra tek një furrnitor, ajo mundet që porosinë ta bëjë pothuajse automatikisht dhe t ia dërgojë furrnitorit me postë elektronike. Në biblioteka, kompjuterët përdoren për të përcaktuar se ku ndodhen të vendosura librat e ndryshëm, dhe për të gjetur se cilët libra duhet të kthehen. Në spitalet e mëdha, ka kohë që kompjuterët përdoren për të administruar kohën e vizitave, krevatët bosh, etj. Sot bëhet fjalë për t i bërë elekronike edhe kartelat e pacientëve dhe për t i ruajtur ato në kompjuter. Integriteti personal Integriteti personal është e drejta e personit për të patur jetën e tij private të pashqetësuar nga autoritetet apo ndërmarrjet e ndryshme. Integriteti personal ka të bëjë me: çfarë informacionesh duhet të ruhen për një person të veçantë. çfarë informacionesh duhet të përdoren qëllimi me informacionin. kush ka të drejtë ta shohë informacionin lejueshmëria e informacionit. Këto pyetje janë të vështira për t u marrë me to. Në njërën anë kemi të drejtën e individit për të qenë vetvetja, dhe në anën tjetër kemi nevojën e autoriteteve për të marrë informacion, që të jetë e mundur për të vjelë tatimin dhe shpenzimet pak a shumë të arsyeshme, apo për të mbrojur qytetarët nga kriminelë të rrezikshëm. - 13 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Regjistrat mbi personat Një koncept qendror lidhur me këtë, është regjistri i gjendjes civile. Me këtë regjister kuptohet një databazë, një listë apo forma të tjera regjistrimi që përmbajnë informacion mbi qytetarët. Shembujt mbi regjistrat e personave nuk janë vetëm kartotekat e klientëve, apo të dhënat e zyrës së taksave mbi marrëdhëniet e qytetarëve me tatimin. Edhe rritja e shkallës së shtypit me të dhëna personale në artikujt e gazetave, mund të konsiderohet si regjistër personash. Ligjet e regjistrimit Për të mbrojtur integritetit e qytetarëve, Parlamenti Shqiptar bën ligje për regjistrat e personave. Një organ i ministrisë së drejtësisë mbikqyr zbatimin e ligjeve që lidhen me regjistrat e personave Ligjet mbi regjistrimin përmbajnë rregulla dhe kufizime për regjistrimin e të dhënave mbi personat e ndryshëm. Ligjet formulohen në atë mënyrë, duke përfshirë jo vetëm regjistrat informatikë. Kjo do të thotë se, çfarëdo ruajtje sistematike e të dhënave rreth marrëdhënieve personale, ekonomike, etj. të personave në një kartotekë, xhurnal apo dosje, është e përfshirë në ligj. Kjo mbetet si detyrë e parlamentit shqiptar për t i përfshirë këto marëdhënie në ligjet bashkëkohore të shtetit shqiptar. Regjistrat privatë Janë ndërmarrjet, institucionet, shoqatat, etj. që mund të hapin dhe përdorin regjistra private për persona të ndryshëm. Të dhënat mund të regjistrohen, vetëm kur regjistrimi është diçka e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve në një ndërmarrje. Të dhënat rreth marrëdhënieve krejtësisht private, ashtu si edhe për marrëdhënie politike, seksuale, ekonomike, shëndetësore, dhe të tjera të dhëna të ndjeshme, nuk duhet të regjistrohen. Megjithatë, ka përjashtime në: Regjistrat e shoqatave, nëse kjo i intereson anëtarëve të shoqatës. Regjistrat e avokatëve dhe revizorëve lidhur me marrëdhëniet e tyre me klientin. Regjistrat e mjekëve, dentistëve, e njerëzve të tjerë të autorizuar lidhur me pacientët. Regjistrat e punonjësve të një ndërmarrjeje, nësë kjo kërkohet nga ligji i tregut të punës apo nga marrëveshje kolektive. Regjistrat e punonjësve të shëndetësisë. Numrat personalë *) nuk duhet të shkruhen absolutisht nga firmat private, nëse ato nuk kërkohen nga shtesat ligjore, psh. ligji i tatimit. Shpërndarja e të dhënave nga regjistrat privatë Firmat private nuk duhet t iu japin firmave të tjera me qëllim biznesi të dhënat e regjistruara për përdoruesit e tyre. Dy firma të ndryshme nuk duhet të përdorin të dhënat e të njëjtit regjistër. Ekzistojnë rregulla të veçanta për firmat kreditore, bankat, dhe firmat e adresave: Firmat kreditore dhe bankat: Munden të regjistrojnë dhe japin informacion, që është i nevojshëm për të gjykuar kredibilitetit e një personi, por ato nuk duhet të regjistrojnë apo japin të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me jetën private të një personi. Firmat e adresave: Munden vetëm të regjistrojnë emrin, adresën, profesionin dhe punësimin e një personi të dhënat e tjera private nuk duhet të regjistrohen. Nëse nuk dëshiron që të jesh në regjistrin e një firme, mund t i kërkosh firmës që të fshijë nga regjistri i saj, dhe firma në fjalë është e detyruar sipas ligjeve ta bëjë këtë. Regjistrat e autoriteteve publike Janë zakonisht organet shtetërore, komunat dhe bashkitë, të cilat kanë regjistra me të dhënat e qytetarëve. Për çdo regjistër, duhet të ketë një sqarim të veçantë mbi përdorimin e tij, pasi nuk duhet që të abuzohet me të dhënat personale. Në regjistrat informatikë mund të regjistrohen të dhëna, që kanë domethënie të qartë për autoritetin në fjalë. Ekziston për më tepër një kufizim për të mos regjistruar marrëdhëniet politike, të cilat nuk janë shpallur publikisht. *) Disa shtete në Evropë i pajisin qytetarët e tyre me një numër personal, i cili është një lloj matrikulli për identifikimin e personit. - 14 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Dhënia e informacionit për privatët Autoritetet publike nuk duhet të japin informacion nga regjistrat e tyre për personat privatë apo firmat private, nëse vetë personi nuk ka shprehur dëshirën e tij për këtë gjë, ose në rastin kur ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Informacioni i dhënë mund të keqpërdoret. Shoqëria e informacionit Ne jetojmë sot në një shoqëri informacioni, ku takohemi çdo ditë me forma të ndryshme të informimit. Në një kohë shumë të shkurtër, ka ndodhur një ndryshim galopant. Para rreth 20 vjetësh, nuk ndodhej pothuajse asnjë kompjuter personal (PC) në botë. Por tani kompjuteri gjendet kudo. Gjithnjë e më tepër rritet numri i njerëzve që punojnë me teknikën e re, dhe ata janë bërë tashmë të varur ndaj saj. Njerëzit punojnë me informacione në një shoqëri informacioni si kjo e sotmja. Studiuesi amerikan Daniel Belli ka zbuluar konceptin shoqëri informacioni. Ai e ka ndarë tregun e punës në 4 sektorë profesionalë: informacion, shërbim, industri dhe bujqësi. Belli ka studiuar se sa njerëz punojnë në SHBA në fusha të ndryshme profesionale, në kohë të ndryshme. Diagramat e mëposhtëm tregojnë rezultatin, që ai ka marrë nga studimi i tij: Viti 1900 (në SHBA) Viti 2000 (në SHBA) Informacion Shërbime Industri Bujqësi Bujqësi Industri Shërbime Informacion Tiparet e shoqërisë së informacionit janë ato që tregojnë se shumica e njerëzve punojnë me informacione dhe se automatizmi ka mbërritur mjat larg. Ky lloj zhvillimi nuk kishe patur mundësi të arrihej kurrë, pa zhvillimin e sektorëve të informacionit dhe të telefonisë. Degët e informacionit dhe telefonisë konsiderohen sot si degët më të mëdha në botë. BE-ja ka vlerësuar në fundin e viteve 80-të, se të ardhurat nga fusha e informacionit për vitin 1990 do i përgjigjeshin rreth një deri në dy përqind të të ardhurave të prodhimit bruto nacional të vendeve të BE-së, dhe se të ardhurat vjetore gjatë viteve 90-të do të rriteshin në shtatë përqind. Çudi, por ky zhvillim në të ardhurat nga fusha e informacionit, kapërcehet vetëm nga të ardhurat prej drogës! Kompjuteri dhe mjedisi i punës Kur flitet për mjedisin në lidhje me kompjuterin, merren parasysh shumë aspekte: mjedisi i njerëzve, mjedisi i pajisjeve teknike (hardware), etj. Këtu do jepen disa sugjerime, se si kompjuteri dhe pajisjet e tij duhet të trajtohen: Pastro herë pas here tastaturën, miun, ekranin dhe mbështetësen e miut. Duhet të kesh kujdes kur bashkon kompjuterin me pajisjet e tij. Shumica e kokave lidhëse të pajisjeve kanë fije shumë të holla, që mund të thehen me lehtësi. Duhet patur kujdes që të mos ekspozosh njësitë e kujtesës (si hardiskun, disketat apo CD-të) në nxehtësi, në dritën e diellit, në fusha magnetike, lagështirë, dëmtime, pluhur apo elektriciet statik. Elektriciteti Elektriciteti statik mund ta shkatërrojë elektronikën, të fshijë të dhënat në disketa, etj. Për të minimizuar rrezikun e elektricitetit statik, mund të përdoren disa shtroja anti-statike. Nëse gjithashtu kompjuteri apo pajisjet e tij futen në rrymë me nul, atëherë rreziku i rrymës statike zvogëlohet. Njëkohësisht edhe përdoruesi është i mbrojtur, në rast se ndodh që kompjuteri papritmas shkarkon elektricitetin (difekt). Thuhet zakonisht se rreth 70% e të gjitha difekteve në pajisjet elektrike vijnë për shkak të ndërprerjes së rrymës. Kjo do të thotë se nëse kompjuterit i ndodh që të ndërpritet rryma, ai humbet të dhënat e kujtesës së punës (RAM-it). Nga rryma alternative mundet gjithashtu që të ndodhin peaks (shmangie të fuqishme tensioni), që e shkatërrojnë elektronikën e një kompjuteri. Për këtë arsye përdoren të ashtuquajturit gjeneratorë rryme (UPS) në ato vende, ku kompjuteri duhet të funksionojë gjatë - 15 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në gjithë kohës. Ky është një lloj filteri, që largon variacionet e tensionit dhe shton rrymën rezervë, nëse rryma ndërpritet për një kohë të shkurtër. Sigurimi ndaj vjedhjes Kompjuterët, printerat, hardisqet etj. janë të kërkueshëm nga hajdutët, pasi ata mund të merren dhe të përdoren kudo. Për më tepër, teknologjia shkon në drejtim të prodhimit të pajisjeve sa më të vogla, të cilat mund të transportohen me lehtësi. Në lokale publike dhe në shumë firma, kompjuterët kyçen në të shumtën e rasteve, dhe atyre u ngjitet emri i pronarit apo një kod i veçantë. Disa shoqëri sigurimesh në SHBA nuk i sigurojnë pajisjet e shtrenjta, nëse ato nuk janë të ngjitura mirë me tavolinën, etj. Parandalimi i fatkeqësive Çfarë duhet bërë për të shmangur dëmtimet? Dhe çfarë mund të bëhet kur dëmtimi ka ndodhur? Mbyll të gjitha programet dhe eventualisht lidhjen me rrjetin ashtu siç duhet, para se të fikësh (ndalësh) kompjuterin. Fshij zakonisht filet e papërdorshme në hardisk, që të kesh vend të lirë në të. Gjej programe për ri-organizimin dhe kontrollin e hardiskut (Disk Defragmenter dhe ScanDisk (ose Error-checking) në Windows XP). Dhe bëje rutinë, që këtë punë ta kryesh zakonisht. Gjej ndonjë ekspert dhe pyete për metodat rutinë, që ai përdor për mirëmbajtjen. Ka ndodhur dëmtim? Ju duhet të keni bërë një backup? (Nëse jeni me fat, hardisku juaj ka shpëtuar dhe dokumentet shpëtojnë. Nëse je pa fat, atëherë ri-etablo filet nga backup). Kopjimi i sigurisë Rutina më e rëndësishme është që të bësh kopje sigurie të ashtuquajturën backup me faza të ndërmjetme kohore dhe sipas rregullave të caktuara. Kjo do të thotë se ju bëni ruajtjen e punës suaj dhe fileve të rëndësishme në një disk tjetër. Është e rëndësishme që të kesh rutina të menduara mirë për kopjen e sigursë. Është mirë të kesh të paktën një kopje rezervë të fileve tuaja dhe të programeve, të cilat përdorni. Disketat apo disqet me backup duhet të ruhen në një vend krejt tjetër dhe jo afër kompjuterit. Përndryshe ju rrezikoni që kopja e sigurisë të ju humbasë bashkë me kompjuterin, nëse kompjuteri juaj vidhet, apo digjet nga rënie zjarri në shtëpi. Nëse lexon në gazetë, se ndonjë firme i kanë humbur të dhënat në kompjuter për arsye të vjedhjes apo të zjarrit, kjo ka ndodhur pikërisht për arsye se, firma nuk i ka kushtuar vëmendje kopjimit të sigurisë. Nëse një kompjuter vidhet, ai mund të zëvendësohet nga firma e sigurimit. Nëse të dhënat në kompjuter janë ruajtur me kriptim, atëherë vjedhësi mund të përdorë vetëm makinat. Në vendin e punës, me një rrjet lokal, praktikohet një sistem i përgjegjshëm, i cili kryen edhe kopjen e sigurisë (backup). I dëmshëm për shëndetin Nëse punon shumë me kompjuter, atëherë të takon të rrish shpesh pa lëvizur për kohë të gjatë. Kjo jep një mbingarkesë të njëanëshme në trup. Muskujt kanë nevojë të lëvizin, në mënyrë që të kesh shëndet të mirë. Kujdesu që të lëvizësh herë pas here. Duke lëvizur printerin, skanerin etj. nga një vend në tjetrin, ju detyroheni të lëvizni. Kjo është mjaft e shëndetshme për trupin. Nëse ke një punë të qetë me kompjuter, atëherë është mirë të bësh nga pak gjimnastikë disa herë në ditë. - 16 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Kujdesu për të shlodhur parakrahët, nëse punon shumë me miun dhe tastaturën. Kjo duhet bërë për të shmanguar të ashtuquajturin dëmtim nga miu. Mos qëndro shumë afër ekranit! Vendose kompjuterin në një vend ku shmangen reflekset dhe drita mbi ekran. Llogarit sasinë e përdorimit të rrymës nga kompjuteri juaj, kështu që nuk i mbingarkon kabllot lidhëse, prizat dhe spinat, duke vënë disa kompjutera e pajisje njëherësh. Mbingarkesa mund të japë nxehje e si rrjedhojë edhe zjarr! Siguria e të dhënave Kur i pyetën njerëzit për problemet më të mëdha me teknikën e re, ata përmendin problemet e sigurisë. Çfarë është siguria në vetvete? Do të thotë se në fund të fundit teknika duhet të funksionojë siç duhet, dhe se ajo është e mbrojtur nga vjedhja, fatkeqësitë, sabotazhi, etj. Por siguri do të thotë gjithashtu, siguri për të dhënat, që janë ruajtur në sistem, siç quhet ndryshe edhe siguria e të dhënave. Në një spital, punonjësit e ndryshëm mund të shohin në ekran të dhënat relevante për një pacient të caktuar, si hisorinë e sëmundjes, grupin e gjakut, alergjitë, etj. Është tepër e vlefshme të kesh të dhënat e duhura në raste operacioni akut. Por si shmangen të tjerët për të parë këto të dhëna kaq të ndjeshme? Fjalëkalimi dhe kriptimi Metodat që përdoren më shumë janë fjalëkalimet e llojeve të ndryshme. Ka raste kur kjo gjë kryhet me anë të një karte magnetike, e cila futet në një të çarë të veçantë pranë ekranit. Ekzistojnë metoda të ndryshme për të parë rrjetin dhe për të marrë të dhëna në ekran. Për të ruajtur të dhënat në një rrjet, ato duhet të kriptohen. Ju mund edhe të kriptoni të dhënat tuaja, të cilat i ruani në hardisk. Kështu që ato të mos mund lexohen nga të tjerët. Fjalëkalimi duhet të jetë edhe i thjeshtë që të kujtohet, edhe i komplikuar, që të mos u shkojë të tjerëve në mendje. Prandaj, shmanguni më mirë nga këto lloj fjalëkalimesh: më të shkurtëra se 5-6 shenja. me emrin tuaj (apo kombinim të tij). emrat e familjarëve apo datat e lindjes. numrin e telefonit apo targën e makinës. Është më mirë, që fjalëkalimi të ketë rreth 5-6 shenja (një kombinim të shkronjave dhe numrave), të cilat nuk japin ndonjë kuptim logjik. Problemi është se një fjalëkalim ruhet me vështirësi në kujtesë, me rezultatin që njeriu të detyrohet të ngjesë një copë letër në qoshe të ekranit. Por kjo nuk rekomandohet! Hackerat dhe crackerat *) Shumë kompjuterë sot mund të arrihen nga jashtë, përmes lidhjes me internetin, apo formave të ndryshme të rrjeteve. Kjo mundësi shfrytëzohet edhe nga hackerat për të hyrë në sisteme të ndryshme të kompjuterëve. Grupi gjerman i hackerave Chaos supozon se ka hyrë në mbi 100 sisteme të mëdha kompjuterësh në të gjithë botën, ndërmjet tjerash edhe në sistemin e NASA-s, Organizatës Amerikane të Fluturimeve Kozmike. Është e ndaluar të hysh pa leje në një sistem kompjuteri. Por nëse është e lehtë për amatorë privatë, që të hyjnë në kompjuterin e tjetrit, atëherë është më e lehtë për një spiun profesional për të marrë sekretet e një firme nga kompjuteri. Një variant tjetër i hackerave janë edhe crackerat, të cilët kur hyjnë në një kompjuter, fillojnë dhe e sabotojnë e të prishin sistemin. Sistemet dhe kontrolli i hyrjes Si mbrojtje kundrejt hyjes pa leje, shumë sisteme kompjuteri kanë një formë ose një tjetër të kontrollit të hyrjes. Kjo përbëhet nga një fjalëkalim apo kartë magnetike, që kontrollon se personi që don të hyjë është një persoin që njihet nga kompjuteri. Për më tepër, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat log, të cilat regjistrojnë se kush ka hyrë në sistem dhe se cilat të dhëna ka provuar të përdorë. Log-et regjistrojnë edhe përpjekjet për të hyrë nga jashtë. Sulmet nga viruset *) Hacker ose cracker, - person që thyen kodin e sigurisë të një sistemi kompjuteri dhe merr të dhëna pa leje nga një kompjuter, ose e dëmton atë. - 17 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në Një ditë, kompjuteri juaj fillon të punojë ngadalë e më ngadalë. Mund të ndodhë që ka ndonjë gabim në elektronikë, por kjo mund të shkaktohet edhe nga veprimi i ndonjë virusi krimb. Parimisht, ju mund ta identifikoni një virus, pasi ai ndryshon programe, të cilat nuk duhet të ndryshojnë. Nëse përjetoni ndonjërin nga efektet e mëposhtme, mund të jetë shkak që kompjuteri juaj të jetë i infektuar nga virus: Merr më shumë kohë se zakonisht, për të filluar një program. Ka mundësi të shfrytëzohet më pak RAM se normalisht. Ndodh që filet të zhduken krejt papritur. Filet e programit ndryshojnë madhësinë. Në rast se je pa fat, kompjuteri juaj mund të sulmohet nga një virus. Virusi mund të qëndrojë në kompjuter si një bombë logjike, e cila fillon e aktivizohet në një datë të caktuar, një ditë të caktuar në muaj, apo diçka e tillë. Nëse virusi është me të vërtetë i keq, ai mund të fshijë të gjithë filet tuaja në kompjuter. Mundësia e marrjes së një programi të infektuar, bëhet në të gjitha mënyrat siç merr edhe një proram tjetër: Përmes një diskete. Përmes rrjetit lokal. Përmes Internetit. Mbrojtja nga viruset Mbrojtja nga viruset bëhet duke përdorur programe anti-virusi. Mund të përdorni programe testuese, të cilët mund të kontrollojnë për viruset e njohur, apo filet e infektuar në kompjuterin tuaj. Mund të përdorni programe pastrimi për të larguar tipet e njohura të viruseve. Dhe mund ta mbroni kompjuterin tuaj me një program anti-virusi, i cili kujdeset që virusi të hetohet dhe të kufizohet në kohë. Shembuj të mirë të programeve avti-virus janë Norton Anti-Virus dhe McAfee s VirusScan. Këto lloj programesh anti-virusalë nuk ndihmojnë kundër viruseve të panjohur. Programues të poshtër mundohen gjatë gjthë kohës që të krijojnë viruse të rinj, të cilët mund t i shmangen programeve anti-virus dhe ndoshta edhe t i shkatërrojnë ata. Për më tepër, ka patur edhe programe të cilët janë reklamuar si antiviruse, por kanë qenë në të vërtetë të infektuar me viruse. Për të shmangur sulmet nga viruset, rekomandohet: të blini programe vetëm nga prodhues të njohur. të merrni programe, të cilët janë të kontrolluar deri diku, para se t i futni ato në kompjuter. të kontrollosh me anti-virus të gjitha filet, që ndodhen në kompjuter, që vijnë nga disketa, rrjeti apo interneti. Duhet të jesh i qartë, se nëse punon në një rrjet pune dhe infekton kompjuterin tuaj, atëherë mund të bëheni përgjegjës për infektimin e gjithë kompjuterëve në rrjet. Ndoshta disa kolegë mendojnë se bëhet fjalë për një program të mirë dhe e marrin një kopje në shtëpi, ku disa të tjerë e marrin dhe e përdorin edhe në vendin e tyre të punës. Kështu virusi shpërndahet me shpejtësi. Prandaj, nuk është aspak e çuditshme që të ndesheni me sulme virusale në një shkollë dhe në mjedise univeriteti, ku përdoren programe të ndryshme dhe ku shumë njerëz i përdorin kompjuterët. Rrjeti lokal i shkollave përjeton sulme të shpeshta nga viruset. Komunikimi i të dhënave Kompjuterët mund të ndërlidhen, në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (të dërgojnë të dhëna tek njëri-tjetri). Një numër kompjuterësh, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë ndërlidhur me njëri-tjetrin quhen rrjet pune. Si rregull, ndërlidhja vendoset duke shtrirë një kabëll ndërmjet secilit kompjuter. Në të shumtën e rasteve përdoret një kompjuter qendror (një server) për të ruajtur informacionet e përbashkëta. Nëse synohet ndërlidhja në distanca të largëta, atëherë përdoren linjat e telefonit për ta bërë të mundur këtë punë. Nëse ndalohesh nga policia, ju duhet me siguri të tregoni patentën e makinës. Shumë herë, policia e kontrollon nëse patenta juaj është e rregullt, apo jo. Kjo bëhet duke kontrolluar të dhënat rreth teje në regjistrin e patentave të makinës, e cila është një databazë për gjithë vendin, dhe në stacione të ndryshme policie, të dhënat munden - 18 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në të kontrollohen nga një terminal, i cili komunikon me databazën qendrore. Psh. kur porosit një biletë avioni, biletë-shitësi e di menjëherë se a ka bileta të lira apo jo. Në të njëjtën mënyrë, autoritetet publike punojnë me komunikim tek databazat e mëdha qendrore. Kur merrni para në një bankë nga një automat *), ju menjëherë do shihni se sa para keni në llogarinë tuaj, falë mundësisë që banka ka krijuar në ndërlidhje me kompjuterin qendror të bankës. Rrjeti i punës Ekzistojnë disa lloje të ndryshme rrjeti pune: LAN (Local Area Network = Rrjet Pune Lokal), përbëhet nga një bashkim kompjuterësh dhe terminalesh brenda një zone të caktuar gjeografike, psh. në të njëjtën shtëpi apo ndoshta në disa shtëpi fqinjësh. Kompjuterët e ndryshëm (klientët) janë lidhur me kabëll me një kompjutër qendror (serverin). Ky lloj rrjeti pune përdoret në shumë ndërmarje. Në rrjetin lokal, kompjuterët lidhen në atë mënyrë, që shumë kompjuterë të kenë mundësi të shfrytëzojnë të njëjtit programe apo dokumente, të cilët gjenden në server. Një rrjet pune të jep mundësinë të ndash edhe një printer dhe mund të dërgosh edhe mesazhe (email) tek secili kompjuter që ndodhet në rrjet. Në secilin kompjuter, duhet të montohet një kartë e veçantë karta e rrjetit dhe duhet të instalohet një program rrjeti, që sistemi të punojë. Një kompjuter pa kartë rrjeti mund të quhet edhe kompjuter standalone, që rri vetëm. WAN (Wide Area Network = Rrjet Pune i Gjërë) është një rrjet të dhënash me një shtrirje më të madhe gjeografike. Kompjuterët e ndryshëm mund të shtrihen në gjithë qytetin, në gjithë vendin apo shumë vende. Linja telefonike përdoret shpesh për të mundësuar këtë lidhje. Interneti është një bashkim i madh rrjetesh, ku të gjithë përdorin të njëjtin protokoll për të transportuar të dhëna. Protokolli i përdorur quhet TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol), dhe ai mund të krahasohet me një gjuhë të përbashkët që kuptohet nga të gjithë kompjuterët. Përmes internetit, njerëzit munden të komunikojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht *) Automatët e bankave në perëndim janë të shpërndarë në rrugë e pika të ndryshme, ku njerëzit mund të marrin para, gjë që pritet të bëhet edhe në Shqipëri në të ardhmen. lidhjes së rrjetit dhe tipit të kompjuterit. Interneti ka filluar me ARPANET në SHBA, por tani përmban edhe rrjete të tjera si EBONE, NORDUnet dhe SUNET. Transportimi i fileve Komunikimi ndërmjet kompjuterëve bën të mundur edhe kalimin e fileve nga njëri kompjuter në tjetrin. Me anë të kësaj metode mund të shkëmbehen file të dhënash apo programesh ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm dhe mund të dërgohen mesazhe në të gjithë botën. Kjo e fundit quhet postë elektronike. Drejtimi në distancë Me të njëjtën teknikë mund të drejtosh nga distanca një kompjuter. Për shembull, me anë të kompjuterit të vogël lap-top mundesh të hysh në rrjet me kompjuterin e zyrës dhe të lexosh postën elekronike, apo ndonjë dokument tjetër. Interneti Zhvillimi i internetit ka ecur mjaft shumë viteve të fundit. Numri i personave që përdorin internetin sot është rritur jashtë mase. Nëse ky zhvillim vazhdon me të njëjtat ritme, mund të ndodh që të kemi bllokime të rrjetit telefonik, nëse masat nuk merren që më parë, që kjo gjë të shmanget. Askush nuk e ka internetin në pronësi dhe askush nuk mund të kontrollojë se çfarë dërgohet në rrjet. Kushdo mund ta përdorë internetin dhe të shpërndajë inormacion. Çfarë është Interneti? Interneti nënkupton vetë rrjetin dhe burimet në të. Por, ajo që shpesh kuptohet me internet janë disa shërbime, që bëhen të mundura përmes lidhjes me internetin. Këtu do përmendim disa nga këto shërbime. E-maili (posta elektronike) Me anë të internetit mund të dërgosh dhe marrësh mesazhe elektronike për secilin person që ka një adresë e-maili. Një adresë e tillë duket si më poshtë: arben.cokaj@shkoder.net Pjesa e parë e adresës (arben.cokaj) para a-së hundore (@) identifikon personin, dhe pjesa - 19 -

BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në tjetër (shkoder) tregon emrin e atij domain-i *), që merr mesazhin. Tre shkronjat e fundit (.net) tregojnë tipin e domain-it në internet. Duhet natyrisht që të keni programin e duhur për të dërguar dhe marrë e-maile (postë elektronike). Më poshtë jepet pamja e Outlook Express, një program standart i postës elektronike, që vjen me Microsoft Windows. Përdorimi i internetit rritet thuajse me shpejtësinë e dritës. Sot duhet të jenë më shumë se 50-100 milionë përdorues dhe ky numër do vijë duke u rritur ndjeshëm në të ardhmen. Ka një problem këtu në lidhje me faktin se akoma nuk ka një katalog zyrtar mbi adresat në internet. Kjo do të thotë se, është e vështirë të gjesh psh. adresën e-mail të një personi të caktuar. Grupe lajmesh Në ndryshim me e-mailin, që shfrytëzohet më shumë nga një person tek një tjetër, kemi grupet e lajmeve (News), një shërbim nga: një person tek shumë persona. Ky shërbim mund të krahasohet me një tabelë prezantimi të madhe, ku të gjithë mund të shkruajnë dhe lexojnë mesazhe dhe pikëpamje. Për ta bërë më të lehtë gjetjen e asaj që kërkohet, sistemi është i ndarë në një numër të madh grupesh, ku secili ka temat e tij. Momentalisht mund të ketë mbi 50 000 grupe të tilla lajmesh, në shumë gjuhë të ndryshme, që mbulojnë interesa të ndryshme. Këto grupe kanë tema në kategori të caktuara, si psh. biz (biznes dhe industri), comp(kompjuterë) dhe rec (kohë e lirë dhe hobby), etj. World Wide Web (www) *) Domain pronësi, përdoret si koncept për të treguar pronësinë mbi një emër në internet. Pjesa më e njohur e internetit quhet World Wide Web (Rrjeti i Gjërë i Botës). Nëse dëgjoni shprehjen surf në internet, kjo do të thotë të lundërosh (navigate) në faqe të ndryshme dhe të vizitosh të ashtuquajturat faqe shtëpiake. Ekzistojnë faqe shtëpiake aq sa nuk ta merr mendja për persona dhe organizata private. Universitetet dhe shkollat i përdorin faqet e tyre për të dhënë informacion për studentët dhe studiuesit, ndërsa ndërmarrjet përpiqen të reklamojnë produktet e tyre. Sot është bërë gjithnjë e më e zakonshme blerja e produkteve nga interneti, duke dhënë numrin e kartës së kreditit ose një kod të veçantë, që i përgjigjet llogarisë suaj bankare. Çfarë duhet për të hyrë në Internet? Si fillim duhet të kesh një lidhje fizike për të mundësuar lidhjen me internetin. Shumë ndërmarrje kanë një lidhje permanente me një kapacitet të madh. Kjo gjë ka filluar t u mundësohet edhe klientëve privatë. Kjo lloj lidhjeje u jep mundësi punonjësve të një firme, dhe atyre që kanë të drejtë, të hyjnë në internet sa herë të duan, kundrejt një pagese të caktuar. Deri tani ka qenë tepër shtrenjtë hyrja në internet gjatë gjithë ditës për personat privatë dhe firmat e vogla. Por me zhvillimin e teknologjisë, mënyrat e lidhjes me internetin kanë ardhur duke u standartizuar, dhe lidhja 24 orëshe në ditë me internetin del shpeshherë më me leverdi edhe për personat privatë. Një lidhje me internetin merret nga një Internet Provider (dhënës interneti), psh. Alb-Telekomi ose dhënës të tjerë privatë. Lidhja kryhet përmes thirrjes në një numër të caktuar të kompanisë, e cila ju jep internetin. Për të thirrur përmes lidhjes telefonike, ju duhet të blini një Abonament Interneti tek një dhënës interneti dhe duhet të keni edhe një modem. Modemi bën të mundur transformimin e sinjaleve, që ata të kuptohen nga linja telefonike. Lidhja me modem është shumë më e ngadalshme se lidhjet e reja me ISDN dhe ADSL. Në një abonament futet si rregull edhe mundësia që ju të bëni një faqe web në internet, në serverin e kompanisë, që ju jep internetin. Në faqet tuaja, mund të shkruani çfarë të dëshironi dhe të gjithë ata që kanë hyrje në internet, mund ta shohin atë. Një adresë interneti duket si më poshtë: http://www.whitehouse.gov/ - 20 -