ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Size: px
Start display at page:

Download "ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA"

Transcription

1

2 ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA (Analizë) Agron Loci Analist, Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes Tiranë, 2013 QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 9

3 E drejta e autorit Copyright 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes. Copyright 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence. Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare. Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre. Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë. QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 3 of 9

4 Abstrakt: Skenari i krizave qeveritare nuk është i panjohur për italianët. Largimi i pesë ministrave nga qeveria e kryeministrit Letta na solli në vëmendje pikërisht ato kohë kur krizat politike dhe qeveritare në Itali ishin të shpeshta. Po cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj krize? A ka mundësi kryeministri aktual Letta ta menaxhojë situatën pa e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme? Përse pikërisht në këtë moment Italia duhej që të përjetonte këtë krizë kur po kapërcente me shumë vështirësi pasojat e krizës financiare, dhe recesionit ekonomik? Cilat janë skenarët e të ardhmes politike në Itali? Këto dhe disa çështje të tjera të lidhura me situatën aktuale në Italinë e ditëve të fundit trajtohen në analizën e mëposhtme. QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 4 of 9

5 ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA Vetëm 5 muaj ka kryeministri italian Enrico Letta në krye të një koalicioni të madh qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Populli i Lirisë (PdL) të drejtuar nga moguli politik dhe mediatik Silvio Berlusconi. Para dy ditësh, vetëm një ditë përpara datëlindjes së tij të 77, Berlusconi i kërkoi pesë ministrave të partisë së tij që të japin dorëheqjen nga postet politike. Kërkesa e tij u përmbush në orët në vijim duke e futur kështu Italinë në një krizë qeveritare, dhe risjellë në kujtesën e europianëve Italinë e viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, me krizat e shpeshta qeveritare, dhe për pasojë me qeveritë që në disa raste arrinin të qeverisnin vetëm disa muaj vendin. Në fakt, kishte kohë që mosmarrëveshjet brenda koalicionit ishin shfaqur, por ato filluan të marrin një formë konflikti të qartë sidomos pas vendimit të gjykatës në fillim të gushtit të këtij viti, për të dënuar me katër vite burg Kavalierin, i cili u gjend fajtor pasi kishte fakte për mashtrim financiar. Megjithatë ky vendim nuk e shpinte Berlusconin në burg, për faktin se tre vite i faleshin për shkak të një ligji që merr parasysh moshën e të dënuarit (në atë moment Berluskoni llogaritej tek 76 vjeç) ndërkohë, që një vit ai mund ta shlyente duke bërë punë për komunitetin. Por, nëse Berlusconi i shpëtonte burgut, vendimi për pjesëmarrjen ose jo të tij në institucionet e larta politike është edhe thelbi i konfliktit politik në Itali. Prokuroria fillimisht kishte kërkuar që Berlusconi nuk duhej të lejohej të ushtronte për pesë vitet në vijim poste zyrtare, kërkesë kjo që nga prokurori i çështjes më vonë u reduktua në vetëm tre vite. Sipas prokurorit, Berlusconi kishte qenë për shumë vite koka drejtuese e një mashtrimi financiar sistematik. Nuk duhet harruar, se përveç këtij procesi, kundër Kavalierit ka edhe disa procese të tjera në gjykatë, ku nga ana QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 5 of 9

6 e prokurorisë italiane kërkohet dënimi i tij për shkak të korrupsionit, apo edhe procesi i shumë përfolur që njihet edhe si Ruby scandal ku ai akuzohet të jetë i përfshirë në afera seksuale me prostituta minorene. Për ditën e premte dt është parashikuar mbledhja e komisionit të senatit Italian, në të cilën do të kërkohet heqja e imunitetit të Berlusconit. Vetëm disa kohë më pare, po ky komision nuk kishte pranuar kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, ndërkohë që pritet me kureshtje votimi i dytë i komisionit pas katër ditësh. Pas mbledhjes së komisionit të mandateve të senatit, vendimi përfundimtar pritet të merret në mesin e muajit tetor, në mbledhjen plenare të senatit. Në fakt, rreziku për Kavalierin qëndron në faktin se sipas një ligji të miratuar në vitin 2012, që njihet si Ligji antikorrupsion severino, politikanët e dënuar me vendim gjykate për korrupsion më shumë se dy vjet, humbasin mandatin e tyre në ushtrimin e funksioneve zyrtare. Sipas avokatëve të Kavalierit ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2012, dhe nuk ka fuqi prapavepruese pasi procesi kundër Berlusconit ka shumë vite që kalon dyerve të gjykatave. Ndërsa pjesa më e madhe e komentatorëve dhe e opinionit publik në Itali, mendojnë se është pikërisht ky motivi kryesor, që ka detyruar Berlusconin të kërkojë tërheqjen e ministrave të tij nga qeveria Letta. Vetë Berlusconi dhe disa nga njerëzit e tij më të afërt arsyen e largimit nga qeveria e lidhin me rritjen në nivelin e 22% të taksës mbi vlerën e shtuar nga ana e qeverisë Letta, duke argumentuar se ata nuk mund të bëjnë pjesë në një qeveri që rrit taksat e qytetarëve italianë. A po luan të fortin Berlusconi duke e shpënë vendin drejt një krize qeveritare vetëm për interesa të tij personale? Apo qeveria Letta vërtet përmes paketës së saj fiskale ka kaluar vijën e kuqe që mbante të lidhur koalicionin qeverisës? Këto janë çështje që do të marrin përgjigje në ditët në vijim. Ajo që është e rëndësishme është fakti se në takimin me presidentin italian Napolitano, kryeministri Letta ka kërkuar për të mërkurën dt votëbesimin e tij dhe të qeverisë së në parlamentin Italian, e nëse ky votëbesim nuk do të vijë, atëherë Letta do të deklaronte se; unë kam ndërmend që të qeveris vendin me çdo çmim. Pra, nëse Letta nuk do ta gjente mbështetjen edhe tek partitë e tjera, atëherë Italia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa Berlusconi është i bindur se aktualisht partia e tij ka shumicën e mbështetjes popullore, fakt që sipas tij mbështetet në sondazhet e fundit të opinionit publik, kjo QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 6 of 9

7 e bën atë të shohë me optimizëm dhe të jetë i interesuar për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, presidenti Napolitano po përpiqet me të gjitha mënyrat për të mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në rast të një dorëheqje të qeverisë, kryetari i shtetit mund t i kërkonte sërish Lettas apo ndonjë politikani tjetër që të formonte një qeveri transitore, megjithëse ai vazhdon të jetë kundër këtij skenari, kjo edhe për vetë faktin se me kodin aktual zgjedhor Italian, mund të rikthehej sërish një situatë e tillë siç ishte ajo e shkurtit të kaluar, kur forcat politike kishin numër të barabartë votash, gjë që do të zgjaste edhe më shumë situatën e krizës në vend. Në fakt kryeministri Letta ka kërkuar jo vetëm nga anëtarët e partisë së tij, por edhe nga ata të partisë së Berlusconit dhe të partive të tjera të përfaqësuara në parlament, të vlerësojnë seriozisht situatën. Një vendim kundër vazhdimit të qeverisjes aktuale dhe kalimi në periudhën transitore drejt zgjedhjeve të reja, mund të kishte pasoja në radhë të parë për ekonominë italiane, kur e para që reagoi ndaj kësaj situate të paqartë politike ishte bursa e Milanos. Italia, si ekonomia e tretë me e madhe në zonën Euro, ekonomi që vetëm gjatë vitit të fundit ka dhënë shenja se po del me shumë ngadalësi nga faza e recensionit ekonomik, do të duhej të bënte një sforco tjetër të madhe në rast se vendi shkonte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Vetë presidenti Napolitano e ka kritikuar ashpër partinë e Berlusconit për këtë qëndrim duke i kujtuar se ajo nuk duhej që përmes këtij akti të vinte në lojë funksionimin e parlamentit në mesin e një krize ekonomike, si dhe është absurd që Berlusconi një vendim gjykate kundër tij ta konsideronte si një puç apo si një grusht shteti Të ndodhur përpara një situate të tillë të vështirë kryetari i PD Gugliemo Epifani do ta quante vendimin e PdL së Berlusconit si akti i fundit përpara kolapsit. Sipas tij gjithçka që po ndodh këto ditë në Itali nuk është veçse një presion, që ka në bazë interesin personal të Berluskonit në mënyrë që Senati, të mos miratojë përjashtimin e tij nga Dhoma e Lartë. Situata është e paparashikuar edhe për vetë faktin se brenda partisë së Berlusconit ka politikanë që nuk janë dakord me qëndrimin zyrtar të partisë, po ashtu siç ka edhe kundërshtarë të linjës qeverisëse të Letta-s brenda partisë demokratike. Dita e mërkurë ( ) do të jetë një ditë kur shumë vende por edhe tregje financiare do të mbajnë sytë nga zhvillimet në parlamentin Italian. Në rast se Letta QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 7 of 9

8 arrin të marrë mbështetjen e shumicës në parlament, atëherë atij do t i duhet të kërkojë aleatë të tjerë brenda parlamentit. Një detyrë jo shumë e thjeshtë po të kihet parasysh se cilat parti janë të përfaqësuara. Në rast të mos marrjes së mbështetjes nga parlamenti, parlamenti italian do të miratojë përbërjen e një qeverie transitore që do ta çojë vendin në zgjedhjet e parakohshme. Nëse ky do të jetë vendimi i përfaqësuesve të popullit Italian, atëherë italianët i thonë jo një projekti dhe një programi të qeverisë Letta, duke shpresuar tek një alternativë tjetër ndoshta pse jo me Berlusconin për të disatën herë si kryeministër i vendit, ndërkohë që financat dhe biznesi do t i duhet një farë kohe të marrin veten dhe të kuptojnë lojën e politikës italiane. Po kështu edhe partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të interesuar për një Itali të qëndrueshme. QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 8 of 9

9 QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është: mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE. Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes. Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është gjithashtu kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike partiake në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit. Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor. Na vizitoni tek: Mail: Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) Bulevardi Zhan D Ark, Nr 31, Tiranë, Shqipëri qksm@mod.gov.al Formati i artikujve/temave studimore Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font Cambria, font size 12, spacing after 12, Line spacing multiple, at 1.5 format justify. Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh. Angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare. Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e cila ka në të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore. QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 9 of 9

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION INTRODUCTION The factoring of accounts receivables in Albania is regulated by law No 9630, dated 30 October 2006 regarding factoring. The Bank of Albania is the supervisory authority that includes factoring

More information

Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania Ad-Hoc Evaluation Final Report Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes Country: Albania Sectors: Justice and Home Affairs Administrative Capacity Building Economic and Social Development Environment

More information

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF LIBRA SHQIP PDF PDF ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF LIBRA SHQIP PDF PDF - Are you searching for Libra Shqip Pdf Books? Now, you will be happy that at this time Libra Shqip Pdf PDF is available at our

More information

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008 MINISTRIA E MBROJTJES KOMANDA E DOKTRINES DHE STERVITJES QENDRA E ANALIZAVE TE MBROJTJES CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008 Tiranë, Qershor 2009 qam@aaf.mil.al 1 CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE

More information

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012 AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS by Elton DEMIRXHIU June 2012 An Application Based Solution for Managing Web Servers Copyright 2012 Elton Demirxhiu ii To my parents iii ABSTRACT An

More information

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D. Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D. Datëlindja: 07.03.1984 Vendbanimi: Tirane Tel: +355 696014673 E-mail: a.dama@albanianuniversity.edu.al Studime Pasuniversitare Shkurt 2009 Fituar të drejtën për Doktoraturë

More information

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes Këshilli Botues Gjen. Maj. (Rez) Maksim Malaj Kryetar Kolonel (Rez) Thimi Hudhra Anëtar Z. Igli Hasani Anëtar Z. Hristian Naumov Anëtar Redaktor

More information

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake POPULATION AND HOUSING CENSUS IN ALBANIA Preliminary Results Dhjetor December CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet

More information

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë Projekt i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur Projekat Kosovske Fondacije za Otvoreno Društvo Project of the Kosovo Foundation of Open Society Seria e analizave Çka shkoi ters? Kultura e mosndëshkueshmërisë

More information

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014 BJH.. BEDER JOURNAL OF ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014 2 HËNA E PLOTË BEDËR UNIVERSITY About the Journal Beder Journal of Humanities (BJH) is a peer-reviewed journal published by Hena e Plote Beder University

More information

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac The project Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in the village Ratkoc/Ratkovac municipality of Rahovec/Orahovac,consists

More information

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE. Për përdorim të gjërë Organisation de cooperation et de Developpement ekonomiques Organisation for Economic Co-peration and Development Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik 28mars2007 DREJTORIA

More information

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet 6. ARSIMI Gjendja, lëvizja dhe cilësia e kapitalit njerëzor në Shqipëri, si pasqyrim i rezultateve të shpenzimeve në sektorin e arsimit, janë thuajse të pamjaftueshme për të mbështetur kalimin e Shqiperisë

More information

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA ZBATIMI I GIS-IT PER PLANIFIKIMIN E PERDORIMIT TE TOKES: NJE RAST STUDIMOR NE PJESEN QENDRORE TE SHQIPERISE Lefteri DUSHAJ¹,

More information

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Zyra e Auditorit Gjeneral/Kancelarija Glavnog Revizora AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR

More information

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI ROZANA RUSHITI Datëlindje: 22.06.1975, Tiranë Adresa: Rruga e Dibrës, Pall 10/4, Tiranë Cel: (355) 0684003010 e-mail: roirushiti@yahoo.com; roirushiti@gmail.com ARSIMI: 2007-Prill 2012 Grada DOKTOR në

More information

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë Doracak për zyrtarët komunal të mjedisit Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë Përgatiti: Visar Morina Prishtinë, Shtator 2006 Projekti i financuar nga Ministria

More information

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË 336.77.02:334.72.012.63/.64(497.115) Fisnik Morina, MSc 1 PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË ПРИЛАГОДЕНОСТА НА КРЕДИТОРНИТЕ ПОЛИТИКИ

More information

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit Përgatitur nga Dr.jur. Robert Muharremi Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) 13

More information

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje Gjuha shqipe 93 Gjuha shqipe Rrahman Paçarizi * Përmbledhje Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane, e cila konsiderohet, nga shumica e përfaqësuese të gjuhësisë krahasimtare, pasardhëse e drejtpërdrejtë

More information

MANAGEMENT ROLE IN DEVELOPMENT OF TOURISM, KOSOVO CASE

MANAGEMENT ROLE IN DEVELOPMENT OF TOURISM, KOSOVO CASE Socio economic geography; Teachnig & Education in Geography MANAGEMENT ROLE IN DEVELOPMENT OF TOURISM, KOSOVO CASE Halil Halili MEDITERAN University, Kosovo DOI: http://dx.doi.org/10.18509/gbp.2015.45

More information

Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law)

Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law) U N I V E R S I T E T I I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law) Studime Themelore Lëndë e detyrueshme Semestri i dytë - veror Kodi dhe shifra e

More information

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3 Bazuar në Microsoft Office XP PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3 Arben Çokaj për të gjithë Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj Modulet që mbulohen: 1. Njohuri

More information

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL Shkruan: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL 1. Hyrje Numri më i madhë i analistëve politik janë dakord se para dhe gjat luftës së vitit 2001 egzistonte

More information

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI CURRICULUM VITAE Prof. Dr. AURELA ANASTASI Adresa e punës: Universiteti Tiranës Fakulteti i Drejtësisë Rr. Milto Tutulani Tiranë-Shqipëri Tel: 04/222537 Cel: 0682031447 Tiranë, 2009 ARSIMI Prill, 07.1965

More information

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations. Information and Communication Technology for a better governance in Albania Empowered lives. Resilient nations. This brochure is produced by UNDP Albania. Copyright UNDP Albania 2012 TABLE OF CONTENTS

More information

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date 14.04.2008 ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date 14.04.2008 ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES Disclaimer: NOT OFFICIAL TRANSLATION REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW Nr.9901, date 14.04.2008 ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES Pursuant to Articles 78, 83 Paragraph 1 of the Constitution, upon the

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik Titulli i lëndës: Matematikë Niveli: Bechelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: I parë Numri i

More information

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code CERTIFIKATË SHËNDETËSORE PËR MISH TË SHPESËVE,PËR DESTINIM NË REPUBLIKËN E KOSOVËS SUNDHEDSCERTIFIKAT FOR EKSPORT AF FJERKRÆKØD FRA DANMARK TIL KOSOVO HEALTH CERTIFICATE FOR EXPORT OF POULTRY MEAT FROM

More information

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI 0 ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI Përgatitur nga: Programi KOMPAS Nëntor 2001, Tiranë, SHQIPËRI. KOMUNITET, PUSHTET, ADMINISTRATË

More information

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 36/2011 dhe 41/2014).

More information

Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES

Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION

More information

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr. MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA MINISTRY OF CULTURE, YOUTH ANS SPORTS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC OF KOSOVE QEVERIA-VLADA-GOVERNMENT KOMISIONI

More information

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT LIGJI

More information

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Buletini i Njoftimeve Zyrtare I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË www.legjislacioni.gov.al Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare Viti: 2016 Numri: 17 Tiranë E hënë, 30 maj 2016 Vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

More information

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË An ZYRA EU E funded project BASHKIMIT managed by the European EVROPIAN Union NË KOSOVË Office in Kosovo INSTITUTI PËR Implemented HULUMTIME by: * RIINVEST ZHVILLIMORE INSTITUTE RIINVEST * * KLIMA E BIZNESIT

More information

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizëm mbarevropian i sigurisë dhe 55 shtetet anëtare

More information

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania National Council of Radio and Television, ALBANIA BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania Albania Audiovisual Landscape (Public audiovisual sector) The public sector is run by the RTSH (Albanian Radio-Television).

More information

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.legjislacionishqiptar.gov.al Nr.11 13 shkurt 2008 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i GJK nr.1, datë 25.1.2008 Vendim

More information

Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved. 2

Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved. 2 - - Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved. 2 Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved. 2 Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved. 3 Copyright 2013 wolfssl Inc. All rights reserved.

More information

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së)

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së) Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së) PËRMBAJTJA FAQE RAPORTI I AUDITORIT TË PAVARUR PASQYRA E POZITËS FINANCIARE

More information

Employment and Skills Strategy 2014-2020

Employment and Skills Strategy 2014-2020 Republic of Albania Ministry of Social Welfare and Youth Employment and Skills Strategy 2014-2020 Higher skills and better jobs for all women and men February 2014 (working draft) TABLE OF CONTENTS INTRODUCTION...

More information

The Maastricht Doctor of Business Administration

The Maastricht Doctor of Business Administration The Maastricht Doctor of Business Administration The pinnacle of global management scholarship Working together for better global management Doctor of Business Administration This brochure provides an

More information

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE Tetor, 2014 1 Ky botim publikohet në kuadër të projektit Promovimi i të drejtës së fëmijëve për edukim dhe zhvillim tërësor të organizatës Save the Children,

More information

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje 2008. Udhëzim shfrytëzues

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje 2008. Udhëzim shfrytëzues Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje 2008 Udhëzim shfrytëzues Përmbajtja Instalimi...3 Para se të filloni...3 Kërkime sistemore...3 Instalimi dhe aktivizimi i Norton Internet Security...4

More information

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE CURRICULUM VITAE TE DHENA PERSONALE : Emri Mbiemri : Destemona SHEHU Datëlindja : 22.05.1959 Vendlindja : Vlorë, Kombësia : Shqiptare Gjendja civile : E martuar Adresa : Rruga Komuna Parisit, Pallatet

More information

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15 Aiuto alla compilazione in lingua albanese Pyetësori në gjuhën shqipe FLETA E FAMILJES Sistema Statistico Nazionale Istituto Nazionale di Statistica Çfarë duhet bërë? 9 TETOR 0 REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM

More information

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION. UDHËZIME SE SI TË IDENTIFIKOHET DISKRIMINIMI NË TEKSTET MËSIMORE, ME THEKS TË VEÇANTË

More information

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike : Titulli i origjinalit: Understanding MARC Bibliographic Written by Betty Furrie in conjunction with the Data Base Development Department of The Follett Software Company Published by the Cataloging Distribution

More information

B I N G O B I N G O. Hf Cd Na Nb Lr. I Fl Fr Mo Si. Ho Bi Ce Eu Ac. Md Co P Pa Tc. Uut Rh K N. Sb At Md H. Bh Cm H Bi Es. Mo Uus Lu P F.

B I N G O B I N G O. Hf Cd Na Nb Lr. I Fl Fr Mo Si. Ho Bi Ce Eu Ac. Md Co P Pa Tc. Uut Rh K N. Sb At Md H. Bh Cm H Bi Es. Mo Uus Lu P F. Hf Cd Na Nb Lr Ho Bi Ce u Ac I Fl Fr Mo i Md Co P Pa Tc Uut Rh K N Dy Cl N Am b At Md H Y Bh Cm H Bi s Mo Uus Lu P F Cu Ar Ag Mg K Thomas Jefferson National Accelerator Facility - Office of cience ducation

More information

IP Adresimi dhe Subnetimi

IP Adresimi dhe Subnetimi Rrjetat Kompjuterike IP Adresimi dhe Subnetimi Ligjerues Selman Haxhijaha Objektivat Adresimi me IPv4 Klasat e IP adresave IP adresat publike dhe private Procesi i subnetimit Procesi i konveritimit të

More information

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia Curriculum Vitae ALBAN NIMANI Profesor i Asocuar Intermedia Performancë, Departamenti i Dizajnit Grafik Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës M + 386 49 209 769 M + 355 69 4059117 E alban.nimani@uni-pr.edu

More information

Promotion Influence in Sales Advance and in Increasing the Image to the SMEs in Kosova

Promotion Influence in Sales Advance and in Increasing the Image to the SMEs in Kosova European Journal of Sustainable Development (2013), 2, 4, 163-172 ISSN: 2239-5938 Promotion Influence in Sales Advance and in Increasing the Image to the SMEs in Kosova Rajan Arapi 1 - PhD (c) ABSTRACT:

More information

SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare

SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare SHENIMET E PEDAGOGUT TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare A. Hyrje Analistet jane pjese integrale e disa funkioneve, por pergjithesisht vleresojne investimet ne disa tipe letrash me vlere sic jane aksionet

More information

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP Syllabusi i lëndës HYRJE NË SOCIOLOGJI Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP Ardian Gola, PhD Candidate ardiangola@gmail.com 038 224 783 ext. 177 Përshkrimi

More information

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Departamenti Nr. Rendor i GZ Data publikimit në GZ Numri i LIgjit LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Legjislacioni themelor, i

More information

Innovation and digitalization within. February 2010

Innovation and digitalization within. February 2010 Innovation and digitalization within the PA and the Country National Award for Innovation February 2010 Table of contents The National Award for Innovation Slide 1 Sectors of the Awards and Co organizers

More information

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi Hyrje- KON_2014/15 Njerëzit marrin vendime Transaksionet e biznesit ndodhin Biznesi raporton rezultatet e saj Hyrje- KON_2014/15 1 Hyrje

More information

Online Guide to. Educational Systems. Around the World Albania

Online Guide to. Educational Systems. Around the World Albania Online Guide to Educational Systems Around the World Albania Submitted by Barbara B. Glave and Agron Matoshi February 2013 About NAFSA NAFSA: Association of International Educators is a member organization

More information

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends The need of legal psychology in investigating violent crimes Aleks Prifti* Lecturer, Ismail Qemali Vlora University aleks2prifti@gmail.com

More information

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal... 1 Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal... 6 Klasët e IP-ve... 7 Klasa A e IP-ve... 8 Klasa B e IP-ve...

More information

Ranking Analysis. file://c:\programmi\web CEO\Cache\WCSE\{5CD4ADC5-1EEA-4D77-BB59-10F64F4F2CB4}\WCSE_report.htm

Ranking Analysis. file://c:\programmi\web CEO\Cache\WCSE\{5CD4ADC5-1EEA-4D77-BB59-10F64F4F2CB4}\WCSE_report.htm Pagina 1 di 5 Ranking Analysis Description: This report shows the positions of your website in the search engine results For: Centroprestiti (http://www.centroprestiti.it/) Created on: at 15.23.28 Profile:

More information

Typesetting Tamil Using Ω/ℵ

Typesetting Tamil Using Ω/ℵ Typesetting Tamil Using Ω/ℵ Alex A.J. (indictex@gmail.com) c Copyright 2003,2005,2007 Alex A.J. This document is freely redistributable. Contents 1 Obtaining and Installing the Package 2 1.1 Requirements.....................................

More information

Electronegativity and Polarity

Electronegativity and Polarity and Polarity N Goalby Chemrevise.org Definition: is the relative tendency of an atom in a molecule to attract electrons in a covalent bond to itself. is measured on the Pauling scale (ranges from 0 to

More information

When replying please quote: Ref.: NT-N1-17.2 E.OSG - NACC59844 18 March 2016

When replying please quote: Ref.: NT-N1-17.2 E.OSG - NACC59844 18 March 2016 When replying please quote: Ref.: NT-N1-17.2 E.OSG - NACC59844 18 March 2016 To: States, Territories and International Organizations Subject: Invitation Twenty-Fourth Pan America Regional Aviation Safety

More information

INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT

INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO Dr.sc. (c) Shkumbin Gërguri & Msc. Artan Kastrati ABSTRACT The Republic of Kosovo is now at the end of the transition

More information

Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry Answers

Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry Answers Key Questions & Exercises Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry Answers 1. The atomic weight of carbon is 12.0107 u, so a mole of carbon has a mass of 12.0107 g. Why doesn t a mole of

More information

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY KOMUNİKİM Nenpunesi i veçantë i Rektoratit Zyra për Çështjet Ndërkombëtare Tel: 0388 225 26 01-02 Tel: 0388 225 21 48 Faks: 0388 225 26 00 Faks: 0388

More information

Dear Europe I am wri.ng to you The Europe that I dream of Young Students and Ins6tu6ons together for Social Cohesion in Europe

Dear Europe I am wri.ng to you The Europe that I dream of Young Students and Ins6tu6ons together for Social Cohesion in Europe Dear Europe I am wri.ng to you The Europe that I dream of Young Students and Ins6tu6ons together for Social Cohesion in Europe Secondary School teachers and students and all State Members of the European

More information

CERTIFICATO CE DEL SISTEMA DI GARANZIA DELLA QUALITÀ. ING. CARLO ALBERTO ISSOGLIO & C. S.r.l. EC Quality Assurance System Certificate

CERTIFICATO CE DEL SISTEMA DI GARANZIA DELLA QUALITÀ. ING. CARLO ALBERTO ISSOGLIO & C. S.r.l. EC Quality Assurance System Certificate CERTIFICATO CE DEL SISTEMA DI GARANZIA DELLA QUALITÀ EC Quality Assurance System Certificate Si certifica che, sulla base dei risultati degli audit effettuati, il Sistema completo di garanzia di Qualità

More information

DIGITAL'INNOVATION'IN' HEALTHCARE:'' THE'SMART'CARE'SYSTEM'

DIGITAL'INNOVATION'IN' HEALTHCARE:'' THE'SMART'CARE'SYSTEM' DIGITAL'INNOVATION'IN' HEALTHCARE:'' THE'SMART'CARE'SYSTEM' MARIANO'CORSO' ' SCIENTIFIC'DIRECTOR'OF'THE'OBSERVATORY'ON'' DIGITAL'INNOVATION'IN'HEALTHCARE' ' SCHOOL'OF'MANAGEMENT,'POLITECNICO'DI' MILANO!

More information

Environmental Impact Assessment

Environmental Impact Assessment Republic of Albania BYPASS OF FIER AND LEVAN Environmental Impact Assessment FINAL REPORT NON-TECHNICAL SUMMARY Contract CC3785/PO37620 created 20/05/08 DG / RT/SA Modified 15/07/2011 Version : 6 FINAL

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government UDHËZIM ADMINISTRATIV QRK - NR. 02/2014 PËR REGJISTRIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE 1 ADMINISTRATIVE

More information

Year 9. European Studies Home Learning Booklet

Year 9. European Studies Home Learning Booklet Year 9 European Studies Home Learning Booklet Name: Tutor Group: Teacher: Given out: Monday 11 th November Hand in: Monday 18 th November Parent/Carer Comment: Staff Comment: Target: This homework booklet

More information

Sympa, un gestor de listas de distribución para las universidades

Sympa, un gestor de listas de distribución para las universidades Sympa, un gestor de listas de distribución para las universidades PONENCIAS Sympa, a mailing list software for universities S. Aumont y O. Salaün Resumen Este artículo describe las funcionalidades de Sympa,

More information

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare www.qbz.gov.al Nr. 78 13 maj 2013 P Ë R M B A J T J A Faqe Ligj nr. 128/2013 datë 25.4.2013 Ligj nr. 130/2013 datë 25.4.2013

More information

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI MJEKSISË PROGRAMI I STUDIMIT TË MASTERIT PROFESIONAL INFERMIERI KIRURGJIKALE MIKROTEZA Hernia

More information

When replying please quote: Ref.: NT-N1.17.2 EMX0943 20 October 2015

When replying please quote: Ref.: NT-N1.17.2 EMX0943 20 October 2015 When replying please quote: Ref.: NT-N1.17.2 EMX0943 20 October 2015 To: States, Territories and International Organizations Subject: Invitation Twelfth Information Analysis Team Meeting (IAT/12) and Twenty-

More information

Typesetting Malayalam Using Ω/ℵ

Typesetting Malayalam Using Ω/ℵ Typesetting Malayalam Using Ω/ℵ Alex A.J. (indictex@gmail.com) c Copyright 2005,2006,2007 Alex A.J. This document is freely redistributable. Contents 1 Obtaining and Installing the Package 2 1.1 Requirements....

More information

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government PROJEKTLIGJI PËR PENSIONET E PJESËTARËVE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS DRAFT LAW ON PENSIONS FOR MEMBERS OF THE KOSOVO

More information

A brief guide to home extensions and alterations

A brief guide to home extensions and alterations A brief guide to home extensions and alterations Extract from Residential Extensions and Alterations SPD Adopted INTERPRETING AND TRANSLATION ASSISTANCE This guidance can be made available in other languages,

More information

Comune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98)

Comune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98) Comune di Cesate Comune Comune Comune Comune di Limbiate di Senago di Solaro di Paderno D. Guida Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98) 1 LA DICHIARAZIONE ISEE CHE COS E L ISEE

More information

Creating a Newsletter with Microsoft Word

Creating a Newsletter with Microsoft Word Creating a Newsletter with Microsoft Word Frank Schneemann In this assignment we are going to use Microsoft Word to create a newsletter that can be used in your classroom instruction. If you already know

More information

Factoring and Banks. International workshop Factoring around Europe: Italy - Spain. Fausto Galmarini CEO UniCredit Factoring September 21 st 2007

Factoring and Banks. International workshop Factoring around Europe: Italy - Spain. Fausto Galmarini CEO UniCredit Factoring September 21 st 2007 Factoring and Banks International workshop Factoring around Europe: Italy - Spain Fausto Galmarini CEO UniCredit Factoring September 21 st 2007 International workshop Factoring around Europe: Italy - Spain

More information

1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ).

1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ). PROCEDIMIENTO DE RECUPERACION Y COPIAS DE SEGURIDAD DEL CORTAFUEGOS LINUX P ar a p od e r re c u p e ra r nu e s t r o c o rt a f u e go s an t e un d es a s t r e ( r ot u r a d e l di s c o o d e l a

More information

The Business of Ethics, the Ethics of Business

The Business of Ethics, the Ethics of Business Albania 25 The Business of Ethics, the Ethics of Business Albania By Ilda Londo 26 MEDIA: The Business of Ethics, The Ethics of Business Table of content I. Executive summary...27 II. III. Context...28

More information

CLASS TEST GRADE 11. PHYSICAL SCIENCES: CHEMISTRY Test 6: Chemical change

CLASS TEST GRADE 11. PHYSICAL SCIENCES: CHEMISTRY Test 6: Chemical change CLASS TEST GRADE PHYSICAL SCIENCES: CHEMISTRY Test 6: Chemical change MARKS: 45 TIME: hour INSTRUCTIONS AND INFORMATION. Answer ALL the questions. 2. You may use non-programmable calculators. 3. You may

More information

Mail completed application form to: Admission Office / Domus Academy Spa Via Darwin 20 / 20143 Milano / Italy Or email to: admissions@domusacademy.

Mail completed application form to: Admission Office / Domus Academy Spa Via Darwin 20 / 20143 Milano / Italy Or email to: admissions@domusacademy. Mod. 05 PO7_01 / Pag. 1 di 5 / Rev. 2 / Nov. 2010 APPLICATION FORM FOR THE ADMISSION TO MASTER COURSES Print-out each page of this form. Please print clearly or type your answers to all questions in capital

More information

The European Union Prize for Literature. Thirteen winning authors

The European Union Prize for Literature. Thirteen winning authors The European Union Prize for Literature Thirteen winning authors 2014 The European Union Prize for Literature Thirteen winning authors 2014 www.euprizeliterature.eu Table of Contents Forewords.... 5

More information

Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry

Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry Chem 115 POGIL Worksheet - Week 4 Moles & Stoichiometry Why? Chemists are concerned with mass relationships in chemical reactions, usually run on a macroscopic scale (grams, kilograms, etc.). To deal with

More information

Converting the Stay Permit

Converting the Stay Permit Converting the Stay Permit From study to work Content 2 1. Before or after graduation? 2. Filling in the online forms 3. From student permit to employee permit. 4. From student permit to independent worker

More information

The Maastricht Doctor of Business Administration

The Maastricht Doctor of Business Administration The Maastricht Doctor of Business Administration The pinnacle of global management scholarship The Globally Networked Management School Doctor of Business Administration This brochure provides an overview

More information

The Maastricht Doctor of Business Administration

The Maastricht Doctor of Business Administration The Maastricht Doctor of Business Administration The pinnacle of global management scholarship Working together for better global management Doctor of Business Administration Dean s Declaration This brochure

More information

CÓMO SE VEN LAS PREGUNTAS DEL SMARTER? E X A M E N C O M P U TA C I O N A L A D A P TA B L E : I N G L É S

CÓMO SE VEN LAS PREGUNTAS DEL SMARTER? E X A M E N C O M P U TA C I O N A L A D A P TA B L E : I N G L É S CÓMO SE VEN LAS PREGUNTAS DEL SMARTER? E X A M E N C O M P U TA C I O N A L A D A P TA B L E : I N G L É S 3 er GRADO Smarter Balanced de inglés 3 er GRADO Smarter Balanced de inglés 5 o GRADO Smarter

More information

Turkish Economic Review www.kspjournals.org Volume 2 September 2015 Issue 3

Turkish Economic Review www.kspjournals.org Volume 2 September 2015 Issue 3 www.kspjournals.org Volume 2 September 2015 Issue 3 Analysis of Development of Accounting System in Kosovo By Mustafa ÜÇ a & Artir MALIQI b Abstract. This research aims to describe the Kosovo s accounting

More information

INTERNET USAGE ON MOBILE DEVICES AND THEIR IMPACT ON EVOLUTION OF INFORMATIVE WEBSITES IN ALBANIA ABSTRACT

INTERNET USAGE ON MOBILE DEVICES AND THEIR IMPACT ON EVOLUTION OF INFORMATIVE WEBSITES IN ALBANIA ABSTRACT INTERNET USAGE ON MOBILE DEVICES AND THEIR IMPACT ON EVOLUTION OF INFORMATIVE WEBSITES IN ALBANIA Idaver Sherifi Epoka University, Department of Business Administration ALBANIA Emirjon Senja Beder University,

More information

Private Sector Debt Dívida do Sector Privado. dossiers. Economic Outlook Conjuntura Económica. Conjuntura Económica.

Private Sector Debt Dívida do Sector Privado. dossiers. Economic Outlook Conjuntura Económica. Conjuntura Económica. dossiers Economic Outlook Private Sector Debt Dívida do Sector Privado Last Update Última Actualização:12/08/2015 Portugal Economy Probe (PE Probe) Prepared by PE Probe Preparado por PE Probe Copyright

More information

All answers must use the correct number of significant figures, and must show units!

All answers must use the correct number of significant figures, and must show units! CHEM 10113, Quiz 2 September 7, 2011 Name (please print) All answers must use the correct number of significant figures, and must show units! IA Periodic Table of the Elements VIIIA (1) (18) 1 2 1 H IIA

More information