Konferenca Shkencore: Dhuna kundër Fëmijëve në Shqipëri

Similar documents
Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA

Online Guide to. Educational Systems. Around the World Albania

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

Comune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98)

SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare

Myzafer Elezi, Engjellushe Zenelaj. Drug Production and Trafficking in Albania

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

Employment and Skills Strategy

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI

The Maastricht Doctor of Business Administration

The Maastricht Doctor of Business Administration

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

Environmental Impact Assessment

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI

Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law)

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

January Annual Review of Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Albania. By Nikoll Doçi*

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE

Mikaela Minga EDUCATION. PhD Student University of Milan Dipartimento di Beni Culturali e Ambientali Via Noto, Milano

INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

Building Service 32BJ Health Fund Empire Basic Plan

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

Annual Report H I G H E R E D U C AT I O N C O M M I S S I O N - PA K I S TA N

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Systems with Central Monitoring and Control for Data Center Infrastructure and the Effect of Video Frames in the Transmission Bandwidth

Pyetësori i Studentëve. Pyetësor. Than you have to enter this individual password

La Borsa Lavoro Edile Nazionale Istruzioni per l uso.

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI

A SURVEY AN EFFECTIVE USE OF INFORMATION TECHNOLOGY IN HIGH SCHOOLS ABSTRACT

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

MAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

The Maastricht Doctor of Business Administration

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP

(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300

PUNIM DIPLOME. Kanceri kolorektal dhe kujdesi infermieror. UNIVERSITETI : ALEKSANDËR MOISIU DURRËS

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje

CURRICULUM VITAE. Shkelzen Cakaj. Informatat themelore

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SYLLABUS I PROGRAMIT MËSIMOR INFERMIERI CIKLI AKADEMIK. Prishtinë, 2013 HYRJE

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së)

CARTOGRAPHIC EDUCATION OF SURVEYORS WITHIN THE UNIVERSITY OF PRISHTINA

GLOSSARIO TECNICO SULLA SICUREZZA NEI LUOGHI DI LAVORO TECHNICAL GLOSSARY ON SAFETY IN THE WORKPLACE

MANAGEMENT ROLE IN DEVELOPMENT OF TOURISM, KOSOVO CASE

University Aleksander Xhuvani Faculty of Economy. Elbasan

(Master) Ligjerata 4. Metodologjia hulumtuese. Anketimi. Prof.asc. Avdullah Hoti 2013/14

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Development of Higher Education in Albania:

CMYK GUIDE. Highline matte. CMYK GUIDE Highline matte DeltaE ISO :2004/Amd.1:2007 Paper type 2, Ikono Silk 250 gr White backing

INVESTMENTS AND FINANCING SOURCES OF BUSINESSES: * EVIDENCE FROM POLLOG REGION UDC (497.7) Fitim Deari

Housing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form


Matona mia cara. SATB a cappella. ca - ra, ca - ra, ca - ra, ca - ra, mi fol - le - ca - ra. mi fol - le - ca - ra. mi fol - ca - ra.

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje Udhëzim shfrytëzues

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE ЈУГОИСТОЧЕН ЕВРОПСКИ УНИВЕРЗИТ Е Т SOUTH EAST EUROPEAN UNIVERSITY SEEU REVIEW

B A S I C S C I E N C E S

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends

Money worries? Strong Communities, Excellent Services, Decent Homes

S e w i n g m a c h i n e s for but t - seams. - c o m p l e t e b r o c h u r e -


RICHMOND HOUSING REGISTER

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Baseline Nutrition and Food Security Survey

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË Konferenca Shkencore: Dhuna kundër Fëmijëve në Shqipëri Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijëve sistemi i mbrojtjes sociale dhe shërbimet sociale në Shqipëri? Tiranë, 21 nëntor 2012

isbn: 9789928162-52-6 Design & Shtypi: Shtypshkronja PEGI Cel: 0694007501 Email: shtypshkronjapegi@yahoo.com / www.botimepegi.al Adresa: Lundër, Tiranë

Falënderime Falenderojmë Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kryeministrinë, Parlamentin, Avokatin e Popullit, Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Drejtësisë dhe UNICEF për mbështetjen e tyre për zhvillimin e konferencës, si dhe kontributet e vlefshme gjatë punës përgatitore për realizimin e konferencës. Gjithashtu, falenderojmë organizatat pjesëmarrëse në këtë konferencë, Koalicionin BKTF, Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve, Terre des Hommes, Aleanca e Fëmijëve/ Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve, Qendrën Fëmijët Sot, për kontributin e tyre të madh, si dhe për bashkëpunimin e frytshëm që kanë dhënë gjatë procesit parapërgatitor për organizimin e saj. Falenderojmë Bordin Shkencor të kësaj konference, pa profesionalizmin dhe përkushtimin e të cilit, nuk do të kishte qenë i mundur organizimi dhe suksesi i kësaj konference. Së fundmi, duam të falenderojmë dhe mbështetësit e kësaj konference, Komisionin Europian dhe Kooperacionin Austriak për Zhvillim, për kontributin e tyre teknik dhe financiar. 3

4 Konferenca Shkencore:

Tabela e lëndës 1. Përmbledhje Ekzekutive 2. Çfarë përmendën referuesit kryesorë? 3. Çfarë u diskutua gjatë Konferencës dhe cilat ishin gjetjet kryesore të Konferencës? 4. Ku do të shkojmë më tej? 5. Artikujt shkencorë Shtojca 1: Koncept ideja e konferencës Shtojca 2: Rendi i dites i konferencës Shtojca 3. Fotografitë e Konferencës 5

6 Konferenca Shkencore:

1 Përmbledhje Ekzekutive 1.1. Si mund të përdoret ky botim? Ky botim mund të përdoret si një mjet reference dhe njëkohësisht si një burim idesh për të gjithë palët e interesuara që kanë lidhje me punën e mbrojtjes së fëmijëve ndër të cilët mund të përmendim: qeverinë, ligjvënësit, përpiluesit e politikave, vendimmarrësit, zbatuesit e programeve, qeverinë vendore dhe shoqërinë civile për ta çuar më tej debatin dhe për të bërë identifikimin e ndërhyrjeve të rëndësishme për të përmirësuar parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve në Shqipëri. 1.2. Përse u organizua kjo konferencë? Me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës ndaj Fëmijëve (19 nëntor) dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 nëntor), UNICEF Shqipëri së bashku me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Juridikut, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH, CRCA, ACA/Observatorët për të Drejtat e Fëmijës dhe Qendrën Fëmijët Sot dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Austriak organizuan Konferencën Shkencore mbi Dhunën ndaj Fëmijëve (DHNF) në Shqipëri me temë: Si e parandalojnë sistemi i mbrojtjes sociale dhe shërbimet sociale dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri? Hulumtimi i sinergjive midis parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve dhe mbrojtjes sociale në një mjedis të pafavorshëm Kjo Konferencë shkencore u organizua për të përkujtuar Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës ndaj Fëmijëve (19 nëntor) dhe Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 nëntor) dhe pati si synim që të shërbente si një aktivitet ku do të diskutoheshin tema rreth abuzimit ndaj fëmijëve dhe nevojës për programe urgjente, efikase parandaluese. Synimi ishte që brënda një dite të alternoheshin organizatat qeveritare dhe ato të shoqërisë civile për të luajtur një rol më aktiv për promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijës (neni 19 dhe 34 i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës) dhe për të kontribuar për parandalimin e abuzmit ndaj fëmijëve. 1.3. Cilët ishin organizatorët? Organizatori kryesor i Konferencës ishte UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e 7

Juridikut, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH Shqipëri, CRCA, ACA/Observatorët për të Drejtat e Fëmijës dhe Qendrën Fëmijët Sot dhe me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Austriak. 1.4. Cilat ishin objektivat dhe synimet e Konferencës? Objektivi kryesor i Konferencës ishte çuarja përpara e dialogut në fushën e abuzimit ndaj fëmijëve si edhe prezantimi i kërkimeve, praktikave, metodologjive dhe evidencave bazuar në mësimet e nxjerra të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e mundësive dhe mangësive si edhe do të ofrojnë rekomandime mbi mënyrën se si të përmirësohet reagimi ndaj parandalimit të abuzimit ndaj fëmijëve përmes një mbrojtje sociale dhe shërbimeve sociale më të mira si edhe krijimi i më shumë sinergjive të cilat kanë ndikim mbi parandalimin, mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijës. Konferenca synoi: Të rrisë sensibilizimin dhe ndjeshmërinë e opinionit publik, Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), vendimmarrësve dhe hartuesve të politikave, akademikëve, komunitetit të gjerë dhe se si të përqendrohen përpjekjet mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve përmes punës ndërsektoriale, përmirësimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve sociale. Të shërbejë si një forum për akademikët, politikanë dhe vendimmarrësit për të diskutuar mbi eksperiencat/modelet e reja ose metodologjitë për parandalimin e DHNF. Të stimulojë një dialog bazuar në evidenca/elementë shkencorë me Parlamentin Shqiptar dhe Qeverinë lidhur me atë se çfarë mund të bëjnë ata për të parandaluar DHNF në sektorë të ndryshëm (shëndetësi, arsim, drejtësi, mbrojtje) dhe të rrisë qasjen sistematike ndaj punës për mbrojtjen e fëmijëve të aprovuar nga Shqipëria. Të stimulojë/forcojë punën kërkimore, dokumentimin e praktikave premtuese dhe dialogun profesional ndërmjet akademikëve, OSHC dhe Qeverisë. Të zhvillojë një bazë fillestare me evidenca/të dhëna e cila do t i shërbejë palëve të interesuara në thellimin e njohurive në sektorët e përzgjedhur lidhur me parandalimin e DHNF dhe t i ofrojë informacion reformave të ardhshme strategjike të cilat kanë si fokus të tyre fëmijët më vulnerabël. 1.5. Cilat ishin rezultatet e pritshme? 8 Të paktën 50 kumtesa shkencore të prezantuara dhe të mbajtura gjatë Konferencës mbi temat përkatëse. Një platformë për një dialog publik ndërmjet parlamentarëve, institucioneve publike, OJF-ve dhe ekspertëve për të drejtat e fëmijëve. Një përmbledhje mbi studimet e fundit kërkimore mbi dhunën ndaj fëmijëve. Një mjet mbi sensibilizimin publik në nivel kombëtar mbi çështjet përkatëse. Një listë e përfundimeve dhe rekomandimeve të cilat do t i shërbejnë përpiluesve të politikave për të trajtuar më mirë dhe për të filluar politika të reja për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.

Një grup propozimesh nga CAUCUS-i (nje grup deputetësh që kanë për qëllim mbrojtjen e kauzave) mbi të Drejtat e Fëmijëve drejtuar Qeverisë mbi iniciativat dhe veprimet të cilat lidhen me parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve. Një nivel fillestar të dhënash me njohuritë e fundit të cila do t i shërbejë Qeverisë dhe përpiluesve të politikave dhe të vendimeve për të thelluar studimet/kërkimet mbi politikat ekzistuese, për të zhvilluar programe të reja parandaluese/mbrojtjese, për të zhvilluar poitika të reja të ndjeshme ndaj fëmijës. 1.6. Si ishte strukturuar programi i Konferencës? Programi i Konferencës u përmbush tërësisht sipas axhendës (Ju lutem referojuni Axhendës së bashkëngjitur, Shtojca 1). Prezantimet dhe diskutimet u shpërndanë gjatë të tre seksioneve kryesore të Konferencës: seanca hapëse plenare, workshopet dhe seanca përmbyllëse plenare. Gjatë seancës hapëse plenare u mbajtën fjalime të ndryshme dhe fjalë përshëndetëse nga Znj. Denada Dibra, Drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave Sociale dhe Shërbimeve Sociale, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përfaqësues të ndryshëm nga institucionet publike kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe organizata jo-qeveritare. Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha përshëndeti Konferencën; kjo ishte Konferenca e parë Shkencore mbi parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve në Shqipëri. Gjatë workshop-eve pjesëmarrësit u ndanë në mënyrë spontane bazuar në interesat e tyre profesionale dhe akademike. Në të njëjtën kohë organizoheshin katër sesione paralele. Në dy prej këtyre sesioneve fokusi kryesor ishte legjislacioni lidhur me mbrojtjen ndaj fëmijëve ndërsa dy të tjerët ishin të përqendruar mbi shërbimet sociale. Gjatë seancës përmbyllëse plenare (të moderuar nga Znj. Denada Dibra) të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës u mblodhën përsëri së bashku për të ndarë gjetjet kryesore, konkluzionet dhe rekomandimet. Nga secili sesion ishte përzgjedhur një moderator i cili prezantoi rezultatet dhe në fund fare Znj. Denada Dibra bëri një përmbledhje të konkluzioneve dhe rekomandimeve të të gjithë Konferencës. 9

2 Çfarë përmendën referuesit kryesorë? Përmbledhje e rezultateve të seancës së hapjes Referuesit gjatë seancës hapëse ishin përfaqësues nga institucionet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të cilët ofrojnë kontribute mbi mbrojten e fëmijëve dhe mirëqenien në përgjithësi. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër e fjalimeve të tyre. Fjalimi i parë u mbajt nga Z. Detlef Palm, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri. Ai u përqendrua mbi nevojën e madhe për përforcimin e legjislacionit i cili lidhet me mbrojtjen e fëmijëve si edhe për zhvillimet e mëtejshme të shërbimeve të tjera sociale dhe shërbimeve të tjera të lidhura me këtë fushë. Z. Palm prezantoi ALO 116 dhe COMBI, si dy iniciativa të cilat mbështeten nga UNICEF të cilat janë duke kontribuar mbi parandalimin dhe uljen e nivelit të abuzimit ndaj fëmijëve si edhe theksoi nevojën për kontribute akademike në këtë fushë sepse akademikët i dinë më mirë. Fjalimi i dytë u mbajt nga Z. Ettore Sequi, përfaqësues i Këshillit të Evropës në Shqipëri. Fjalimi u përqendrua mbi nevojën që kanë fëmijët për të ndërmarrë veprime në dobi të tyre dhe se si mbrojtjen e fëmijëve i hap rrugën zhvillimit të një vendi si edhe që kjo çështje është një prej 12 prioriteteve kyçe për BE. Fjala kyç është zbatimi. Nevojitet progres për të monitoruar përkujdesjen rezidenciale, për të arritur drejtësinë për të rinjtë, për luftën ndaj trafikimit dhe shfrytëzimit. Nevojiten më shumë përpjekje për ndërmarrjen e politikave mbi të drejtat e fëmijëve në nivel vendor dhe kombëtar. Kryeministri Z. Sali Berisha mbajti fjalimin e rradhës duke shprehur fillimisht një përgëzim për organizatorët e Konferencës. Fjalimi u përqendrua mbi promovimin e rëndësisë së fëmijërisë në nivel kombëtar dhe se si e qara e një fëmije duhet të dëgjohet në të gjithë shkollën, komunitetin, shoqërinë. Qeveria do të mbështetsë çdo iniciativë e cila promovon mbrojtjen e fëmijës theksoi Z. Berisha në fund të fjalimit. 10

Fjalimi i katërt u mbajt nga Z. Spiro Ksera, Ministër i MPÇSSHB. Z. Ksera u përqendrua mbi përpjekjet e Ministrisë së tij për Zhvillimin e Reformës Sociale dhe garantoi se të drejtat e fëmijëve do të jenë në qendër të vëmendjes të punës së qeverisë. Përmbledhje Znj. Mesila Doda, anëtare e Parlamentit, gjatë fjalimit të saj përshëndeti iniciativën për forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijës dhe për ngritjen e CAUCUS-it për këtë çështje. Ajo gjithashtu shprehu përkushtimin që ka qeveria për mbrojtjen e fëmijëve përmes ratifikimit të disa dokumenteve ndërkombëtarë, ligjit të ri mbi të drejtat e fëmijës dhe angazhimin në të ardhmen për marrjen e masave të mëtejshme për zbatimin e tyre. Ekzekutive Fjalimi i gjashtë u mbajt nga Z. Igli Totozani, Avokat i Popullit. Ai shprehu përkushtimin e tij ndaj çështjes së mbrojtjes së fëmijëve dhe deklaroi se ka shumë punë për të bërë për të pasur rezultate si për fëmijët ashtu dhe për shoqërinë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për dispozitat ligjore për të miturit në burgje, nevojën për bashkëpunim ndërmjet të gjithë insituticoneve të përfshira në mbrojtjen e fëmijëve, nevojën për mbështetje financiare për pushtetin vendor si edhe propozoi idenë për ngritjen e një Departamenti të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, i mbështetur nga Avokati i Popullit ose nga një Avokat Populli për Fëmijët. Fjalimi i fundit u mbajt nga Znj. Astrid Wein, Përfaqësuese e Bashkëpunimit për Zhvillim Austriak. Fjalimi i saj u përqendrua mbi modelin e njësive të mbrojtjes së fëmijës të cilat filluan si një projekt pilot por që tani po zhvillohen në nivel kombëtar. Ajo përgëzoi të gjitha përpjekjet që po ndërmerren nga të gjithë palët përkatëse të interesuara për të zbatuar këtë model dhe për të mbështetur punonjësit socialë të cilët janë në pozicionin e specialistëve për mbrojten e fëmijëve në mënyrë që ata të punojnë me sukses duke ndjekur një qasje bazuar në menaxhimin e rastit. Gjatë workshop-eve u bënë prezantime të njëpasnjëshme nga kumtuesit. Pas çdo prezantimi, i cili zgjaste mesatarisht dhjetë minuta, lihej hapësirë për pyetje, komente dhe diskutime të cilat ishin në linjë me pritshmëritë e Konferencës. Në sesionin e mëposhtëm do të paraqitet një përmbledhje e secilit workshop. 11

3 Çfarë u diskutua gjatë Konferencës dhe cilat ishin gjetjet kryesore të Konferencës? Përmbledhje e rezultateve për secilin workshop 3.1 Workshop 1 Legjislacioni, moderuar Ass. Prof. Dr. Evis Alimehmeti dhe nga Ass. Prof. Dr. Eralda Methasani Parimet e barazisë dhe mos-diskriminimit të fëmijëve në legjislacionin shqiptar, kandidat për Dr. Besmir Alushi; Prof.Dr. Theodhori Karaj; MA. Anila Gjonaj Ky prezantim u përqendrua mbi të drejtat e fëmijëve si pjesë e të drejtave njerëzore, përmes prezantimit të disa çështjeve të ndryshme lidhur me këtë fushë si për shembull: Kushtetuta e Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë fëmijëve dhe të drejtave të tyre; zhvillimet pozitive ligjore, ngritja e mekanizmave si p.sh. Avokati i Popullit përbën një hap institucional drejt të drejtave të njeriut në përgjithësi; gjithsesi ka disa pjesë në legjislacion të cilat nuk përfshijnë rregullore të veçanta për mbrojtjen nga diskriminimi si p.sh. Kodi Penal. Gjatë përfundimit u theksua përfshirja në Kodin Penal të një neni të qartë i cili trajton parimin e mos-diskriminimit ndaj fëmijëve. Ndërhyrjet në gjenitalet e minorenëve ndërmjet ligjit dhe traditës. Realiteti shqiptar krahasuar më atë evropian, Dr. Juelda Lamce; Dr. Dariel Sina. 12 Ky prezantim ishte përqendruar mbi mutilimin e organeve gjenitale, si një cënim i të drejtave të fëmijës. Çështjet kryesore përqendroheshin mbi nevojën për një analizë të marrëdhënies prind-fëmijë, besimit dhe dinjitetit, nderimit, kulturës etj.; nevojës për një të kuptuar më të mirë të trajtimit ligjor në dy aspekte, asimilimi dhe multikulturalizmi; trajtimi diferencial i mutilimit të gjenitaleve si një dëm ndaj parimit të barazisë; detyrat e Republikës së Shqipërisë për të respektuar rregulloret

e aprovuara nga organet ndërkombëtare (të cilat nuk kanë një trajtim gjyqësor të djemve, vetëm të vajzave); nevojën për të respektuar ligjin mbi të drejtat e fëmijës i cili nuk lejon dëmtimin e ndonjë fëmije pavarësisht gjinisë; faktin që dispozitat ligjore të Shqipërisë nuk e trajtojnë këtë çështje. Konkluzionet kryesore theksuan nevojën për aktivitete sensibilizuese për publikun e gjerë, inkurajimin e debatit publik, respektimin e ligjit mbi të drejtat e fëmijës dhe monitorimin e tij nga Agjencitë Shtetërore dhe sugjerime për një analizë për nevojën për përforcimin e politikave penale për trajtimin e mutilimit gjenital te fëmijët. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve një detyrim evropian, Kandidate për Dr. Nadia Rusi. Ky prezantim u fokusua mbi detyrimet që ka Shqipëria për të respektuar jurisprudencën evropiane në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. U përdorën raste të ndryshme lidhur me ndëshkimin trupor, internetin/teknologjinë, abuzimin fizik, neglizhimin, institucione si për shembull policia, minorenët dhe gjykata. Përfundimet theksuan nevojën për përmirësime ligjore të cilat u panë të lidhura ngushtë me rishikimin e politikave penale për shkak të zhvillimit teknologjik. Mekanizmi i ankimimit për mbrojtjen e adoleshentëve të LGBT nga dhuna dhe diskriminimi në sistemin para-universitar në Shqipëri, Av. Altin Azizaj Ky prezantim u përqendrua mbi mekanizmat për mbrojtjen e adoleshentëve LGBT në sistemin para-universitar në Shqipëri. Janë ndërmarrë hapa ligjorë pozitivë si për shembull përfshirja e orientimit seksual në ligjin arsimor para-universitar por sipas tij mekanizmat e mbrojtjes së LGBT nuk janë të mjaftueshëm. Përfundimet theksuan nevojën për të rritur më shumë sensibilizimin mbi mos-diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe për përmirësimin mekanizmat ekzistues për mbrojtje. Indikatorët e unifikuar mbi dhunën ndaj fëmijëve: nevojë për përmirësim, Ass. Prof. Dr. Eralda (Methasani) Cani; MA. Klesta Hysi Ky prezantim u përqendrua mbi nevojën për një unifikim të indikatorëve dhe të terminologjisë mbi dhunën ndaj fëmijëve, nevojën për të dhëna gjithëpërfshirëse të cilat mblidhen periodikisht, nevojën për një studim mbi kornizën institucionale që merret me mbledhjen e këtyre të dhënave etj. Përfundimet theksuan nevojën për veprime në këtë fushë për përfshirjen në kornizën ligjore të indikatorëve të kundërveprimit të shtetit ndaj dhunës. Përdorimi i komuniteteve për të luftuar punën e fëmijëve dhe praktika të tjera abuzive ndaj tyre Elma Tershana (Shehu), Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi zhvillimin e politikave lidhur me dhunën ndaj fëmijëve dhe pengesat ekzistuese. Zhvillimet shumë të mira në hartimin e legjislacionit përkatës ndiqen nga mungesa e zbatimit dhe mungesa e strategjive në nivel vendore. Përfundimet theksuan nevojën për veprime në këtë fushë përmes zhvillimeve të strategjive vendore në çdo njësi vendore të cilat duhet të reflektojnë modelin e bashkëpunimit me komunitetin si një mënyrë pozitive për të parandaluar dhe ulur nivelin e dhunës ndaj fëmijëve dhe punën e fëmijëve. 13

Institucionalizmi i fëmijërisë jashtë marrëdhënieve të gjakut, Blerina Shkurti Ky prezantim u përqendrua mbi modelin e institucionalizimit të fëmijërisë përmes familjeve me baza familjare (ose casa familja ) si një model i suksesshëm i përdorur në vende të tjera. Përfundimet theksuan nevojën për një zbatim më të gjerë të këtij modeli në vendin tonë sepse ofron më shumë garanci që të drejtat e fëmijëve do të respektohen. Prezantimi u shoqërua nga një shënim i propozuar prej moderatorëve i cili sugjeronte që kjo temë duhet të trajtohet me shumë kujdes sepse de-institucionalizimi, dhe jo institucionalizimi, përbën një pjesë të strategjive të shtetit shqiptar kur bëhet fjalë për fëmijët. Mbrojtja e minorenëve prej formave të dhunës seksuale përmes përdorimit të internetit, Evisa Kambellari - Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi sfidat që zhvillimi i teknologjisë krijon mbi kornizën ligjore në mënyrë që të pasqyrojë masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi përmes internetit. Përfundimet theksuan nevojën për masa për të rritur sensibilizimin e prindërve, për një përfshirje të mjaftueshme të kësaj teme në kurrikulat shkollore, për studime të mëtejshme në këtë fushë dhe për përmirësimin e Kodit Penal në mënyrë që të trajtohen ndikimet negative që ka ekspozimi ndaj internetit te fëmijët. Konventa mbi Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve, një instrument ligjor i cili forcon mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, Fjorda Shqarri Kandidate për Dr., Nadia Rusi Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi Konventën Evropiane mbi Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve si edhe mbi rregulloret që i transmeton vendeve që e kanë ratifikuar atë duke përfshirë Shqipërinë që në qershor 2011. Përfundimet theksuan detyrimet e Republikës së Shqipërisë për të raportuar mbi zbatimin e dispozitave të Konventës. 3.2. Workshop 2 Legjislacioni, moderuar nga Ass. Prof. Dr. Argita Malltezi dhe Ass.Prof. Dr. Flutura Kola-Tafaj Parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve të cilët janë të privuar nga liria në Shqipëri: nga praktika e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, Dajena Kumbaro 14 Ky prezantim u përqendrua mbi problematikën e minorenëve në konflikt me ligjin lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tyre, dhe mbi praktikat më të mira ndërkombëtare mbi masat parandaluese lidhur me keqtrajtimin e minorenëve në mënyrë që të reflektohen në sistemin tonë. Efikasiteti i Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës si një mekanizëm parandalues u nxor në pah së bashku me progresin e Shqipërisë në parandalimin e keqtrajtimit të minorenëve në institucionet policore, qendrat e paraburgimit, në burgje dhe institucione të tjera të mbrojtjes sociale. Përfundimet theksuan rolin e mbrojtësit ligjor gjatë kontaktit të parë me ligjin (policia), metodologjinë parandaluese të Komitetit dhe karakteristikat e tij dhe rezultatet e vizitave të Komitetit nga 1997-2012, ku në 2012 për herë të parë, përveç parregullsive, u raportua edhe progresi.

Legjislacioni shqiptar mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Harmonizimi i tij me legjislacionin dhe praktikat evropiane. Migena Leskoviku, Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi dimensionin global të dhunës ndaj fëmijëve dhe se si trajtohet kjo në nivel ndërkombëtar dhe rajonal, përmes kornizës ligjore dhe tendencat e fundit në përpilimin e politikave duke nxjerr në pah disa dokumente ndërkombëtarë mbi bazën e të cilëve është krijuar një propozim për një kornizë sistematike dhe multi-disiplinore për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. Përfundimet theksuan nevojën për një ndryshim kulturor dhe institucional lidhur me perceptimin e fëmijëve si agjentë të ndryshimit. Trafikimi i fëmijëve në rrethin e Tiranës 2005-2011, Naim Tota, Kandidat për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi shkaqet dhe format e trafikimit të fëmijëve, kategoritë në rrezik të cilat janë subjekt i krimeve bazuar në statistikat e procedurave penale të personave të akuzuar për trafikimin e fëmijëve në Tiranë gjatë viteve 2005-2011. Përfundimet theksuan problematikën lidhur me kompensimin e viktimave dhe nevojën për sensibilizim të këtij mjeti procedural. Krimet seksuale ndaj të miturve Parandalimi dhe rehabilitimi në drejtësinë penale, Aranita Brahaj Ky prezantim u përqendrua mbi pikat e dobëta të ligjit, doktrinën dhe realitetin, bazuar në statistikat e rasteve të krimeve seksuale ndaj minorenëve të cilat janë proceduar në gjykatë gjatë viteve 2002 2008 dhe si se janë trajtuar ato nga gjykata shqiptare. Identifikon mungesën e një trajtimi të detajuar të normave gjyqësore të Kodit Penal, lidhur me veprat seksuale ndaj minorenëve, mungesën e doktrinës ose të doktrinës së pa-përditësuar, pengesat për të alternuar ndëshkimin penal dhe për të parandaluar përmes manifestimit social, identifikimit të autorëve dhe rehabilitimin e viktimës dhe autorit. Përfundimet theksuan nevojën për një manual dhe bazë të dhënash në mënyrë që të ndihmohen punonjësit e drejtësisë me të gjithë informacionin e duhur për parandalimin, rehabilitimin dhe trajtimin e rasteve të viktimizimit seksual të fëmijëve. Legjislacioni dhe parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve në institucionet arsimore, Heliona Mico Ky prezantim u përqendrua mbi parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve në ambientet shkollore. Theksoi rëndësinë e thjeshtësimit dhe sqarimit të mekanizmave ligjorë për parandalimin në mënyrë që të arrihet një perceptim më i shpejtë dhe më efikas nga vetë fëmijët. Përfundimet theksuan se mbrojtja ndaj dhunës në shkolla duhet të ofrohet përmes mekanizmave ligjorë dhe shërbimeve psikologjike, masave rehabilituese, përmes përdorimit të një manuali të procedurave në të gjithë shkollat etj. Intervistimi i fëmijëve viktima të dhunës nga Policia Gjyqësore, Bajram Yzeiri, Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi përmirësimin e komunikimit të policisë gjyqësore me minorenët. Karakteristikat e reagimit të policisë në çështjet penale lidhur me jetën dhe shëndetin e minorenëve përfshin prioritizimin e tyre, shpejtësinë e veprimeve, aftësitë komunikuese dhe teknikat dhe bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe OJF-të. Përfundimet theksuan nevojën për një përditësim të vazhdueshëm të 15

legjislacionit, rritje të standardeve të komunikimit me fëmijët, sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë investiguese, duke marrë në konsideratë nevojat specifike të secilit fëmijë, politikat dhe planet e veprimit që ndryshojnë, strukturat zhvilluese dhe trajtimin social. Analizat penale-gjyqësore të veprimeve ndaj minorenëve në legjislacionin shqiptar, Mirela Shameti, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi një analizë të dispozitave ekzistuese të Kodit Penal lidhur me veprimet penale ndaj minorenëve dhe nxori në pah disa ndryshime të kohëve të fundit të tij dhe ndikimin që kanë pasur këto në parandalimin e dhunës ndaj minorenëve dhe identifikimin e rast eve. Përfundimet theksuan nevojën për një qartësim të terminologjisë në Kodin Penal, nevojën për më shumë raportime të rasteve të dhunës dhe kompensimin e viktimave, raportet e detyrueshme etj. Arsimi para-universitar dhe legjislacioni përkatës si faktorë të rëndësishëm në parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, Av. Sonila Cami, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi rëndësinë e rolit të arsimit para-universitar për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijës dhe ndikimet e tij pozitive ose negative për të ndihmuar fëmijën në mënyrë që të parandalohet dhuna dhe abuzimi ndaj fëmijëve dhe mbështetja ekzistuese e legjislacionit shqiptar dhe të neneve ndërkombëtare në këtë fushë. Përfundimet theksuan nevojën për një trajnim të veçantë për mësueset, përfshirjen e aftësive komunikuese si një pjesë e vlerësimit të mësueseve, rritjen e sensibilizimit të mësueseve dhe prindërve mbi kornizën ligjore lidhur me dhunën dhe abuzimin ndaj fëmijëve, marrjen e masave ndëshkuese ndaj mësueseve të dhunshme, kur shihet e nevojshme etj. E drejta për mbrojtje sociale dhe kujdesje sociale për fëmijët në Shqipëri lidhur me dekretet ndërkombëtare, Juliana Bylykbashi, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua se si të drejtat e fëmijëve nuk janë trajtuar në mënyrë specifike në fushën e asistencës sociale dhe sigurimeve shoqërore. Mbështetja ekzistuese përmes familjes nuk është e mjaftueshme sidomos kur bëhet fjalë për familjet migruese pasi fëmijët e këtyre familjeve kanë nevojë për mbështetje të veçantë sociale. Përfundimet theksuan nevojën për përmirësimin e skemës së sigurimeve shoqërore dhe të ndihmës që duhet të ofrojë shteti për familjet dhe fëmijët në nevojë, bazuar në analizat e përjashtimit social dhe monitorimin e varfërisë, të përcaktuar në Strategjinë e Integruar të Përfshirjes Sociale 2008 2013. Dhuna ndaj fëmijëve në kontekstin familjar, Altin Shegani, Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi kornizën kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me të drejtat e fëmijëve, sidomos për të drejtën që gëzon për t u mbrojtur nga dhuna, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, format e ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve etj. Përfundimet theksuan nevojën për ndryshime në legjislacionin penal shqiptar në mënyrë që të ofrohet më shumë mbrojtje për fëmijët në rrezik dhune dhe abuzimi. Ky prezantim u ndoq nga një debat lidhur me nëse ka një rritje të numrit të rasteve të raportuara të krimeve seksuale ndaj minorenëve. 16

3.3. Workshop 3 Shërbimet Sociale, moderuar nga Prof. Dr. Theodhori Karaj dhe Dr. Alban Ylli Hulumtimi i stilit të prindërimit dhe lidhjet ndërmjet tij dhe abuzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijës, M.Sc. Irena Xhaferri Ky prezantim u përqendrua mbi stilet e prindërimit dhe shkaqet e dhunës së prindërve. Përfundimet theksuan nevojën për një informim të prindërve përmes punës së OJF-ve, bashkëpunimin ndërmjet OJF-ve me Ministrinë e Arsimit dhe nevojën për të forcuar rolin e psikologëve të shkollave në këtë fushë. Bashkëpunimi institucional ndërmjet policisë dhe shërbimeve sociale: një theks i veçantë mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, MA Enkeleda Fejzulla Ky prezantim u përqendrua mbi mungesën e koherencës ndërmjet të dy ligjeve që orientojnë policinë dhe shërbimet sociale lidhur me mbrojtjen e fëmijëve të cilat krijojnë sfida për koordinimin ndërmjet këtyre dy agjencive. Përfundimet theksuan nevojën për të përmirësuar kanalet e komunikimit formalë dhe jo-formalë ndërmjet dy strukturave dhe rritjen e besimit reciprok për ndarjen e eksperiencës së punës që ka fituar secili sektor. Ndikimet psikologjike, sociale dhe ato të sjelljes të vëllezërve dhe motrave me sëmundje të përhershme, Matilda Mema Ky prezantim u përqendrua mbi perceptimin e sjelljes prindërore neglizhuese ; ankthin, depresionin etj. si pasojë e sëmundjes së një anëtari të familjes. Përfundimet theksuan nevojën për ndërhyrje më specifike në familjet të cilët përballen me sëmundje të përhershme të një pjesëtari të saj dhe për forcimin e rolit të psikologëve dhe punonjësve socialë në spitale. Dhuna ndaj fëmijëve në Kosovë dhe masat për parandalimin e saj, Emrush Thaci, Kandidat për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi shpeshtësinë e llojeve të dhunës në shkolla në Kosovë dhe se si numrat e rasteve të regjistruara në shkolla dhe polici janë më të lartë sesa ato të raportuarit. Përfundimet theksuan nevojën për ngritjen e një strukture shtetërore për trajtimin e dhunës në shkolla, hartimin e politikave përkatëse që t i bëjnë fëmijët prioritarë dhe për fushata sensibilizimi të cilat synojnë arritjen e publikut të gjerë. Legjislacioni dhe familja si instrumente të rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, Luis Bekteshi Ky prezantim u përqendrua mbi mënyrën se si mangësitë ligjore krijojnë hapësirë për abuzim brënda familjes: Legjislacioni i BE nuk është përshtatur me kontekstin shqiptar; përkufizimi i abuzimit është i paqartë. Përfundimet theksuan nevojën për të rritur sensibilizimin e familjeve lidhur me pasojat që lë abuzimi ndaj fëmijëve dhe nevojën për të ulur mangësitë ligjore për këtë çështje. Sjellja e prindërve të rinj lidhur me zhvillimin e fëmijës gjatë tre viteve të para dhe rëndësia e programeve parandaluese për prindërit, M.Sc. Oriola Hamzallari Ky prezantim u përqendrua se si prindërit, megjithëse mund ta konsiderojnë të gabuar përdorimin e dhunës si një mjet disiplinor, e ndërmarrin shpesh herë si 17

veprim. Përfundimet theksuan nevojën për model prindërimi pozitiv, zhvillimin e shërbimeve sociale dhe konsultime në këtë fushë të prindërimit. Sexting, një lloj abuzimi me imazhin e fëmijëve, Jeta Shkurti (Tocila), Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi mënyrën se si sexting është një fenomen në rritje i cili shoqëron zhvillimin e teknologjisë dhe mund të jetë abuziv për fëmijët dhe adoleshentët. Edhe në Shqipëri shumë adoleshentë janë ekspozuar ndaj këtij rreziku. Përfundimet theksuan nevojën për informacion dhe sensibilizim të prindërve dhe mësueseve dhe madje mund të ketë nevojë për ndryshime të reja ligjore. Fëmijët dhe Interneti, Monika Cenameri, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi rritjen e shpejtë të përdorimit të internetit në Shqipëri dhe risqet e mundshme që lidhen me përdorimin e tij nga fëmijët. Përfundimet theksuan nevojën për një vlerësim të ndikimit social të internetit mbi fëmijët; inkurajim të praktikave mbi marrëdhëniet sociale dhe nevojën për informim të fëmijëve mbi përdorimin e sigurt të internetit. Mobilizimi i komunitetit për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, M.Sc. Merita Mece Ky prezantim u përqendrua mbi një model të ndërhyrjes komunitare duke kombinuar promovimin e të drejtave të njeriut, huave financiare dhe mbështetjen ekonomike dhe rritjen e kapaciteteve (duke përfshirë dhe vullnetarët) me një fokus të veçantë mbi disa komunitete Rome. Përfundimet theksuan faktin se megjithëse përfshirja dhe mobilizimi i komunitetit është një synim dhe investim afatgjatë, nga ana tjetër është shumë i rëndësishëm dhe ofron rezultate pozitive duke e krahasuar me ndërhyrje të tjera dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë bazuar në interesin më të lartë të fëmijës. 3.4. Workshop 4 Shërbimet Sociale, moderuar nga Prof. Dr. Edmond Dragoti and Dr. Anila Sulstarova Shërbimet Sociale të fokusuara mbi fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komunitetit si një masë për parandalimin e abuzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, Etleva Zeqo, Kandidate për Dr. 18 Ky prezantim u përqendrua mbi çështjen e abuzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara e cila rrezikon të jetë e padukshme për shkak të mungesës së shërbimeve të specializuara dhe të një sistemi të unifikuar të mbrojtjes dhe vështirësinë e shtuar për disa nga këta fëmijë për të raportuar abuzimin. Kjo nevojë mund të përmbushet përmes: një plani ndërhyrjeje për anëtarët e familjes së këtyre fëmijëve ndërkohë që ata trajtohen në një qendër duke përfshirë shërbime punësimi, trajtim psikologji etj.; duke bërë të mundur që psikologët brënda shkollave të trajtojnë këtë fenomen. Përfundimet theksuan nevojën për zhvillimin e programeve dhe politikave kombëtare dhe vendore të cilat trajtojnë abuzimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe politika monitoruese të standardeve dhe shërbimeve të ofruara nga organizatat publike dhe private si edhe nevojën për masa për integrimin e tyre në shkollë duke u përqendruar mbi parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve dhe bullizmin.

Fuqizimi i fëmijëve dhe zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse si një model efikas për ndërhyrjen e hershme dhe për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve (një praktikë bazuar në evidencë), M.Sc. Enkelejda Lopari, Alketa Lasku, Terre des hommes Albania Ky prezantim synoi të sillte një praktikë të bazuar në evidencë nga tërreni mbi mënyrën se si pjesëmarrja e fëmijës dhe përfshirja e fëmijës në zhvillimin e reziliencës dhe të aftësive mbrojtëse janë shumë të rëndësishme në identifikimin e hershëm dhe parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve. Gjetjet e marra nga një studim cilësor dhe sasior mbi ndikimin e metodologjisë të quajtur lëvizje-lojëra dhe sporte tregojnë se gjetja e mënyrave për të përfshirë fëmijët dhe të rriturit në fazat e hershme për të forcuar reziliencën është shumë e rëndësishme për të identifikuar forma të ndryshme të abuzimit ndaj fëmijës dhe në krijimin e besimit për ta raportuar atë. Për më tepër, përmes kësaj metodologjie, është vërejtur se kapacitete të ndryshme si p.sh. rezilienca, aftësitë mbrojtëse përbëjnë çelësin për zhvillimin e fëmijëve dhe të adultëve. Forcimi i fëmijëve përmes metodologjive të fokusuara mbi fëmijët dhe krijimi i një mjedisi dhe marrëdhënie të sigurt me të rriturit si mësueset, kujdestarët, prindërit etj. janë shumë të rëndësishme në promovimin e të drejtës për të pasur mbrojtje dhe mirëqenie për fëmijën. Programe/shërbime sociale të përqendruara në fuqizimin e fëmijëve pa prindër si një masë për të parandaluar dhunën ndaj tyre, Kandidate për Dr.Orneda Hoxha Ky prezantim u përqendrua mbi programe që synojnë parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve në institucionet rezidenciale. Këto programe duhet të përfshijnë aktivitete për fuqizimin e fëmijëve dhe trajnime të mëtejshme për kujdestarët kryesorë, lidhur me legjislacionin, njohuritë mbi abuzimin ndaj fëmijëve dhe pasojat e tij etj. Ky prezantim u ndoq nga diskutime të cilat synonin të sillnin një informacion më të përditësuar mbi situatën e institucioneve rezidenciale për fëmijët. Mbështetja ndaj familjes dhe fëmijës një prioritet i reformave të programeve të mbrojtjes sociale, Matilda Nonaj Ky prezantim u përqendrua mbi ri-vlerësimin e sistemit të mbrojtjes sociale përmes dy reformave të mëdha me një fokus të dyfishtë mbi familjen dhe individin. Ky kombinim synon të fuqizojë dhe mbështesë familjen në mënyrë që të parandalohet insitucionalizimi i fëmijëve dhe si e tillë konsiderohet si shumë i rëndësishëm forcimi i rolit të bashkive në rrethe në mënyrë që të krijohet një bazë e fortë e shërbimeve të integruara. Përfundimet theksuan nevojën për decentralizim të ndërhyrjeve sociale përmes ri-organizimit, zgjerimit dhe kualifikimit të një rrjeti të integruar të përbërë nga shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore dhe kulturore, trajnimeve profesionale, shërbimeve të punësimit dhe strehimit etj. Shërbimet multi-disiplinore të integruara të përqendruar mbi parandalimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e fëmijëve të ekspozuar ndaj llojeve të ndryshme të abuzimit, Denada Seferi, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi tipologjitë e reja të shërbimeve, të krijuara përmes hartimit dhe zbatimit të standardeve të mbrojtjes sociale për fëmijët dhe të ofruara në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor. Megjithatë ekzistojnë një 19

numër problemesh brënda sistemit si për shembull vështirësitë në bashkëpunimin ndër-sektorial në nivel qendror dhe vendor, kufizimet financiare dhe një nevojë për një rishikim të standardeve, vështirësive gjatë procesit të decentralizimit etj. Përfundimet theksuan nevojën për një koordinim më të mirë të strukturave në nivel vendor dhe qendror dhe të të gjithë aktorëve që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët sipas fushës së tyre të punës: sektori i drejtësisë ka detyrimin të ofrojë mbrojtje ligjore falas për fëmijët në konflikt me ligjin, sektori arsimor duhet të ofrojë shërbime gjithëpërfshirëse për fëmijët në nevojë, sektori shëndetësor duhet të ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse, shërbimet sociale gjithashtu duhet të ofrojnë shërbime të specializuara për këta fëmijë ndërkohë që sektori policor duhet të sigurojë dhe ofrojë shërbime gjithëpërfshirëse si për shembull identifikimi, urdhër mbrojtës etj. Ky prezantim ngjalli diskutime mbi shërbimin e ri të kujdesit të birësimit dhe përfitimet e tij në lidhje me mirëqenien e fëmijëve. Vlerësimi i mbledhjes së të dhënave nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, Belioza Coku, Kandidate për Dr. Ky prezantim u përqendrua mbi llojin e të dhënave të mbledhura dhe mbi mënyrën se si ato regjistrohen nga agjencitë që ofrojnë shërbime për fëmijët në Shqipëri në kontekstin e studimit epidemiologjik mbi abuzimin dhe neglizhencën ndaj fëmijëve (BECAN). Përfundimet theksuan se abuzimi ndaj fëmijës nuk raportohet aq sa ç duhet dhe shpeshherë bëhet përmes një surveliance pasive prandaj lind dhe nevoja për një unifikim të raportimit të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve në Shqipëri duke qenë se sistemi i mbrojtjes së fëmijës po kalon nëpër një proces reformimi. Parandalimi i dhunës si një mjet arsimor në shkolla, Dena Grillo, Floriana Hima. Ky prezantim u përqendrua mbi prezantimin e projektit COMBI në shkolla dhe përdorimi i kartave PEET si një mënyrë e re për të disiplinuar fëmijët brënda shkollës duke eliminuar metodat e dhunshme të disiplinimit dhe duke i zëvendësuar ato me metoda pozitive. Përfundimet theksuan se metoda e re ka funksionuar mirë në disa shkolla por nevojitet akoma më tepër punë në mënyrë që të integrohet kjo qasje e re në filozofinë e shkollës gjatë komunikimit me fëmijët. Metodologjia multi-disiplinore përmes modelit të NJMF si një metodë për identifikimin e hershëm dhe parandalimin e abuzimit të fëmijës, M.Sc. Enkelejda Lopari, Terre des homes Albania. 20 Ligji mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Nr. 10 347 krijoi themelet për krijimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës (NJMF), e ngritur në nivele vendore, përbën farën e këtij modeli. NJMF është një shërbim social i ngritur në nivel vendor e cila identifikon, referon dhe koordinon veprimet për t iu përgjigjur rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve. NJMF përdor një metodologji multi-disiplinore për t iu përgjigjur rasteve në nevojë. Kjo metodologji ka rezultuar që është efikase dhe ka një ndikim të madh në identifikimin dhe mbështetjen e rasteve të fëmijëve në rrezik ose që po abuzohen. Referata shqyrton dhe reflekton në mënyrë kritike mënyrat se si mund të aprovohen dhe përdoren metodologji të tilla për ndërhyrje të hershme, dhe identifikon rastet dhe siguron masat parandaluese për rastet e fëmijëve dhe familjeve në nevojë. Studimi i dhjetë

rasteve studimore të marra nga Shqipëria dhe të disa praktikave ndërkombëtare nga SHBA, MB dhe Australia tregojnë se gjithmonë e më shumë po bëhen përpjekje nga institucionet publike dhe jo-publike mbi mënyrën se si të çohet përpara sistemi i mbrojtjes së fëmijës për të pasur një fokus më parandalues përmes metodologjisë multi-disiplinore ndaj identifikimit të hershëm. Më pas në referatë përmenden përfitimet dhe sfidat për praktikimin e një modeli të tillë dhe për promovimin e këtij modeli si një metodologji e përbashkët sistematike e cila mund të rrisë vëmendjen e shërbimeve të ndryshme lidhur me fëmijët në nevojë. 21

4 Ku do të shkojmë më tej? Konkluzionet përfundimtare dhe rekomandimet Prezantimet dhe diskutimet e mbajtura në të gjithë workshop-et paraqesin një interes real nga ana e ligjvënësve, përpiluesve të politikave, strukturave zbatuese dhe akademia për të ndërmarrë masa konkrete afat-shkurtra dhe afat-gjata për të zhvilluar më tej legjislacionin, për zbatimin e kornizës ligjore që trajton çështjen e dhunës ndaj fëmijëve, për ndërmarrjen e strategjive të reja për parandalimin dhe uljen e dhunës ndaj fëmijëve dhe për rritjen e sensibilizimit të opinionit publik në këtë drejtim. Përfundimet dhe rekomandimet e përmendura më poshtë janë një përmbledhje e gjetjeve të Konferencës dhe i përkthejnë ato në terma dhe hapa konkretë që mund të ndërmerren nga të gjithë palët e interesuara përkatëse të përfshira në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme. Megjithëse ato mund të jenë përmbledhur në grupe të ndryshme interesi secili grup mund të gjejë lidhje me të gjithë grupet e rekomandimeve në lidhje me fushën e tyre të punës që ka të bëjë me dhunën ndaj fëmijëve. 22 Për ligjvënësit Nevojiten ndryshime ligjore për të hartuar strategji për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve; Nevojitet një koherencë më e madhe e legjislacionit për dhunën ndaj fëmijëve lidhur me dispozitat ndërkombëtare, e shoqëruar me një sqarim të terminologjisë, sidomos në Kodin Penal; Indikatorët e përgjigjes së shtetit ndaj dhunës ndaj fëmijëve duhet të përfshihet në kornizën ligjore; Duhet të ndërmerren ndryshime ligjore në lidhje me trajtimin e veprave penale të fëmijëve nën moshën 14 vjeçare; Duhet të zhvillohet legjislacioni për parandalimin e dhunës në sistemin arsimor, së bashku me një mekanizëm ligjor për ankimimet e fëmijëve; Mekanizmi i mbrojtjes së adoleshentëve LGBT, i krijuar sipas ligjit për arsimin para-universitar, duhet të përmirësohet;

Kodi Penal duhet të përmirësohet në mënyrë që të trajtojë pasojat negative të ekspozimit të fëmijëve ndaj internetit; Vizibiliteti i shoqatave të gjykatave duhet të vlerësohet. Për politikë-bërësit në nivel qendor Indikatorët që matin dhunën ndaj fëmijëve duhet të rishikohen dhe të zhvillohen më tej dhe VKM duhet të përmirësohet; institucionet që veprojnë për t iu përgjigjur atyre duhet të përfshihen në mënyrë që të mundësohet hartimi i politikave të nevojshme për dhunën ndaj fëmijëve; Programet e parandalimit dhe ndërhyrjet e hershme duhet të buxhetohen në mënyrë që sistemi i mbrojtjes së fëmijës të jetë më proaktiv dhe të jetë në gjendje të identifikojë dhe parandalojë aktet e dhunës ndaj fëmijëve përpara se ato të ndodhin; Nevojitet mbështetje më e madhe nga qeveria qendrore dhe vendore të mënyrë që të fuqizohen mekanizmat e nivelit vendor (njësitë e MF); Programet për mbrojtjen e fëmijëve duhet të jenë në gjendje të kenë një ndikim mbi pjesën më të madhe të fëmijëve vulnerabël dhe të jenë më shumë të përqendruar ndaj fëmijëve; Skema për sigurimet shoqërore duhet të përmirësohet në mënyrë që të mbështeten më mirë familjet dhe fëmijët në nevojë; Shërbimet psiko-sociale në shkolla duhet të mbështeten në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet për të ofruar konsultime individuale, lidhur me trajnimin e punonjësve, por sidomos për pengesat strukturore për të punuar me individët (koha, fokusi etj.); UNICEF duhet të mbështetet në rolin e tij në përmirësimin e modeleve të programeve; Nevojitet një analizë e nevojës për ri-forcimin e politikave penale lidhur me mutilimin e gjenitaleve të fëmijëve. Për shërbimet sociale kombëtare Nevojitet një monitorim i mëtejshëm, për zbatimin e ligjit për të drejtat e fëmijëve nga ana e shoqërisë civile, institucionet e pavarura dhe nga Agjencia mbi të Drejtat e Fëmijës. Këto monitorime duhet të ofrojnë informacion për politikat sociale për fëmijët; Nevojitet ngritja dhe forcimi i strukturave multi-disiplinore të cilat parandalojnë dhunën në mënyrë që të plotësojnë ndërhyrjet aktuale të cilat funksionojnë vetëm pasi ka ndodhur akti i dhunës; Duhet të ngrihet një sistem i cili të identifikojë gupe potenciale dhunuesish; Duhet të organizohen fushata sensibilizimi që synojnë publikun e gjerë në mënyrë që të parandalohet dhuna ndaj fëmijëve dhe të krijohet një sjellje pozitive ndaj shërbimeve të reja (NJMF); Duhet të ngrihen programe sensibilizimi lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, të cilat synojnë popullatën e gjerë, në lidhje me grupe specifike vulnerabël dhe/ ose me grupet që janë në rrezik për t u diskriminuar; Duhet të zhvillohen programe dhe aktivitete informuese të cilët synojnë prindërit; ato duhet të zhvillohen nga organizatat jo-fitimprurëse dhe 23

institucionet shtetërore si p.sh. Agjencia në mënyrë që t i përgatisë prindërit për të menaxhuar përdorimin e internetit nga fëmijët; Duhet të krijohen ndërhyrje të reja lidhur me informacionin, konkluzionin dhe rregulloret ligjore mbi Teknologjitë e reja të komunikimit; Duhet të krijohen programe dhe shërbime mbi prindërimin pozitiv, përfshirë këtu edhe konsultimet me prindërit, si pjesë e shërbimeve sociale parandaluese për fëmijët dhe familjet; Duhet të bëhet trajnimi i personelit të sektorëve të ndryshëm të sistemit ligjor në mënyrë që të respektohen të drejtat e minorenëve në konflikt me ligjin dhe roli i mbrojtësit ligjor duhet të nxirret më shumë në pah; Është i nevojshëm një integrim i programeve të ndryshme për parandalimin e dhunës ku përfshihen shumë aktorë si p.sh. mësueset (COMBI), ose fëmijët (MOVE) etj. për të rritur aftësitë e tyre vepruese dhe përfitimet prej aftësive të reja komunikuese; Duhet të krijohet një bazë të dhënash nga të gjitha strukturat përkatëse të cilat punojnë kundër dhunës ndaj fëmijëve, gjithashtu duhet parandaluar keqpërdorimi i të dhënave; Përdorimi konfidencial i të dhënave lidhur me rastet e mbrojtjes së fëmijës përbën një nevojë urgjente; Nevojitet një bazë e të dhënave që ndihmon manifestimin/identifikimin social të dhunuesve seksual të fëmijëve në mënyrë që të parandalohet abuzimi seksual ndaj fëmijëve; Është e rëndësishme të ketë një standardizim të mbledhje së të dhënave, të standardeve dhe të mjeteve si për strukturat publike ashtu dhe për ato jopublike. Për politikë-bërësit në nivel vendor Duhet të hartohen strategji vendore mbi të drejtat e fëmijëve në ato rajonet vendore ku ato mungojnë. Fëmijët duhet të jenë një pjesë aktive dhe në qendër të proceseve të tilla; Modeli i mobilizimit të komuniteti duhet të reflektohet më shumë në strategjitë vendore si një mjet për të parandaluar dhe ulur nivelin e dhunës ndaj fëmijëve dhe sidomos punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve; Nevojitet një bashkëpunim i mëtejshëm ndërmjet strukturave të qeverisë vendore dhe qendrore në mënyrë që shërbimet të kenë punonjësit e nevojshëm dhe të kenë trajnime specifike për nevojat e grupeve të synuara; Nevojitet forcimi i shërbimeve sociale në nivel vendor për të parandaluar dhe ulur abuzimin dhe për të forcuar familjet për rritjen e fëmijëve të tyre, si një masë parandaluese; Duhet të ngrihen struktura të komunitetit të cilat synojnë fuqizimin e individëve në rastet e personave me aftësi të kufizuar por gjithashtu edhe për të rinjtë të cilët dalin nga institucionet dhe fëmijët në shërbimet e përkujdesit birësues. 24 Për akademinë Nevojiten kërkime të mëtejshme në mënyrë që të kuptohet korniza institucionale e mbledhjes së të dhënave dhe përpunimi i rasteve abuzuese;

Duhet të mbështeten kërkuesit/studiuesit për të shpërndarë punimet e tyre mbi dhunën dhe abuzimin ndaj fëmijëve si për shembull analizat e tekstit, prindërim i shëndetshëm etj. Duhet të ndërmerren studime të mëtejshme të cilët analizojnë shkaqet e ekspozimit të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë ndaj internetit si edhe pasojat që vijnë; Duhet të ndërmerret një analizë e nivelit të trajtimit të informacionit mbi përdorimin e sigurt të internetit në mbarë kurrikulën shkollore; Nevojiten studime të mëtejshme në komunitet nga njësitë/punonjësit e MF ose nga institucione të tjera në mënyrë që të përmirësohet informacioni ekzistues mbi abuzimin e fëmijëve; Është i rëndësishëm zhvillimi profesional i punonjësve socialë, personelit shëndetësor, policisë dhe sistemit të drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mënyrë e përbashkët e të kuptuarit dhe e debatit për të parandaluar më shumë abuzimin e fëmijëve dhe për të trajtuar çështjet në një mënyrë etike. 25

5 Artikujt shkencorë MEKANIZMI I ANKESAVE PËR MBROJTJEN E ADOLESHENTEVE LGBT NGA DHUNA DHE DISKRIMINIMI NE SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NE SHQIPËRI Av. Altin HAZIZAJ DOKTORANT Katedra e të Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë,Universiteti i Tiranës ahazizaj@yahoo.co.uk 1. Qëllimi Qëllimi i këtij artikulli është që të identifikojë dhe analizojë mënyren sesi legjislacioni dhe rregulloret e sistemit arsimor parauniversitar në Shqipëri bëjnë të mundur ngritjen dhe funksionimin e mekanizmave dhe trajtimin e ankesave të adoleshëntëve LGBT, për mbrojtjen e tyre nga dhuna dhe diskriminimi. Analiza ndalet dhe merr në shqyrtim aspektet ligjore të mbrojtjes të të drejtave të adoleshentëve nga dhuna dhe diskriminimi në ligjin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, e në mënyrë më specifike observon funksonimin e skemës së ankesave në këtë system. Së fundi, dokumenti propozon disa zgjidhje për mbrojtjen e mirëqenies dhe të të drejtave të adoleshentëve LGBT në sistemin arsimor para-universitar, si dhe ta bëj këtë të fundit më të përgjegjshëm për masat që duhet të marrë për eleminimin e dhunës dhe diskriminimit, promovimit të mireqenies fizike, morale, emocionale dhe shëndetësore të adoleshentëve. 26 2. Përkufizime Adoleshent 1. Personi ndërmjet moshës 10-18 vjeç. Dhunë 2. Përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike apo 1 Developing Adolescents, A reference for Professionals. Shoqata Amerikane e Psikologjisë, 2002. 2 Etienne G. Krug, Linda L. Dahlberg, James A. Mercy, Anthony B. Zwi and Rafael Lozano, World report on violence and health, fuqisë, që ka ndodhur apo mund të ndodhë, ndaj vetes, një personi tjetër, ose kundër një grupi ose komuniteti, që çon ose ka mundësi të çojë në plagosje, vdekje, dëmtim psikologjik, keq-zhvillim apo humbje të aftësive. Geneva 2002.

Sistemi arsimor parauniversitar 3. Arsimi parauniversitar përfshin nivelet arsimore me kodet 0, 1, 2 dhe 3, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar Standard të Arsimit, të miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në sesionin e 29-të të saj, në nëntor 1997, përkatësisht: a) Niveli me kodin 0, arsimi parashkollor; b) Niveli me kodin 1, arsimi fillor; c) Niveli me kodin 2, arsimi i mesëm i ulët; ç) Niveli me kodin 3, arsimi i mesëm i lartë. Seks 4. Seksi i referohet statusit biologjik të një personi dhe që kategorizohet zakonisht si mashkull, femër, ose interseksual (dmth., karakteristikat e ndryshme që zakonisht dallojnë femrat nga meshkujt). Ka një numër të treguesve të seksit biologjik, si kromozomet, organet riprodhuese dhe organet gjenitale. Gjinia. Gjinia i referohet qëndrimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që një kulturë i lidh me seksin biologjik të një personi. Sjelljet që janë në përputhje me kulturën shoqërore gjerësisht të pranuar konsiderohen se janë në konformitet me normativen-gjinore (gendernormative), sjelljet që konsiderohen si të papajtueshme me këtë kulturë konsiderohen si jo në konformitet me normativen-gjinore (gender non-conformity). Identitet gjinor 5. Identiteti gjinor i referohet ndjenjës sesi vetja e identifikon vetëveten, si: femër mashkull ose transgjinor/e». Identitet gjinor 6. Kur identiteti gjinor i dikujt dhe seksi biologjik nuk janë në harmoni me njëri-tjetrin, individi mund të identifikohet si transeksual apo ndonjë tjetër kategori trans-gjinie. Orientim seksual 7. Orientimi seksual i 3 Ligj Nr. 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 4 The Guidelines for Psychological Practice with Lesbian, Gay, and Bisexual Clients, adopted by the APA Council of Representatives, February 18-20, 2011.Shoqata Amerikane e Psikologjisë. 5 Shoqata Amerikane e Psikologjisw, 2006 6 Kathy A. Gainor, Including Trasnsgender Issues in Lesbian, Gay and Bisexual Psychology, Education, Research, and Practice in Lesbian, Gay, Bisexual, and Transgendered Psychology. Psuchological Perspectives on Lesbian and Gay Issues, Volume 5, 2000. 7 The Guidelines for Psychological Practice with Lesbian, Gay, and Bisexual Clients, adopted by the APA Council of Representatives, February 18-20, 2011.Shoqata Amerikane e Psikologjisë. referohet seksit të atyre drejt të cilëve një njeri tërhiqet në aspektin seksual dhe romantik. Kategoritë e orientimit seksual zakonisht përfshijnë tërheqjen përkundrejt gjinisë së njejtë (gay ose lezbike), tërheqjen për gjininë e kundërt (heteroseksualët), dhe tërheqjen ndaj të dyja gjinive (biseksualët). Ndërsa këto kategori të vazhdojë të përdoret gjerësisht, studimet sugjerojnë se orientimi seksual nuk shfaqet gjithmonë në kategori kaq të ndara dhe midis tyre ka një vazhdimësi (si p.sh., Kinsey, Pomeroy, Martin, dhe Gebhard, 1953, Klein, 1993, Klein, Sepekoff, & Wolff, 1985; Shiveley & DeCecco, 1977). Përveç kësaj, disa studime tregojnë se orientimi seksual është fluid për disa njerëz dhe kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë (p.sh., Diamond, 2007, Golden, 1987; Peplau & Garnets, 2000). 3. Dhuna ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve dhe pasojat e saj Një serë studimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kanë matur prevalencën, incidencën dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, theksojnë ndër të tjera dy aspekte kryesore: a. fëmijët që raportojnë se janë viktima të dhunës shfaqin një serë pasojash në shëndetin e tyre të shkaktuara nga dhuna, kur ata rriten; b. fëmijët viktima të dhunës, kanë tendencën që të bëhen viktima të formave të tjera të dhunës ndaj tyre. Studimet në Shqipëri për pasojat afat-gjata të dhunës ndaj fëmijëve mungojnë, ndaj për këtë arsye është e rëndësishme referenca tek studimet e pranuara nga komuniteti i gjerë shkencor në vende të tjera. Në meta-analizen e tyre mbi efektet qe ka dhuna tek fëmijët kur ata rriten, Wegman dhe Stetler në të tjera shkruajnë: Efekti i abuzimit të fëmijëve në shëndetin e të rriturve ishte më i madh në studimet me kampion ekskluzivisht femra në krahasim me studimet që përfshinin të dyja gjinitë. Ky rezultat duhet të interpretohet me kujdes të madh, sepse përbërja gjinore e studimit mbi abuzimn ndaj fëmijëve nuk pasqyron prevalencën e abuzimit për 27

meshkujt dhe femrat në popullatën e përgjithshme. Edhe pse shumica e studimeve të tashme të metaanalizës përfshijnë vetëm femrat në kampionet e tyre, meshkujt kanë po aq të ngjarë si edhe femrat që të përjetojnë abuzimin, mbase edhe më shumë se to. Djemtë kanë më shumë gjasa të jenë viktima të abuzimit të rëndë fizik, abuzimit psikologjik, dhe neglizhencës, ndërsa vajzat kanë më shumë gjasa të jenë viktima të abuzimit seksual 8. Çdo keqtrajtim i fëmijës mund të shkaktojë në pasoja të dëmshme dhe të pakthyeshme, megjithatë, studimet tregojnë se kur kjo bëhet në mënyrë kronike dhe të përsëritur fëmija përjeton pasoja më të rënda 9. Abuzimi i fëmijëve dhe neglizhenca mund të ndikojnë në të gjitha fushat e zhvillimit - fizike, psikologjike, njohëse, të sjelljes dhe ato sociale - të cilat janë shpesh të ndërlidhura 10. Studimet e pakta shkencore në Shqipëri mbi dhunën ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve tregojnë se Format më të shpeshta të dhunës fizike në shtëpi dhe në shkollë janë ato me goditje dhe përkatësisht: një në dy fëmijë goditen në kokë e trup në shtëpi, ndërsa një në tre goditen edhe në shkollë. Kjo do të thotë se në shtëpi fëmijët përjetojnë më shumë akte të dhunës fizike sesa në shkollë 11. Në Shqipëri studimet shkencore për dhunën ndaj adoleshentëve LGBT janë inekzistente. As studimi i Tamo/Karaj dhe as studimi i BECAN/CRCA nuk e shtrinë fushën e kërkimit tek dhuna për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Nje serë studimesh të reja në fushën e psikologjisë dhe edukimit, sidomos në Amerikë, tregojnë se adoleshentët LGBT kanë tendenca më të larta për 8 Holly L. Wegman, Cinnamon Stetler, A Meta-Analytic Review of the Effects of Childhood Abuse on Medical Outcomes in Adulthood, Shoqata Amerikane e Psikosomatikws (http://www2. furman.edu/academics/psychology /FacultyandStaff/Stetler/ Documents /Wegman%20%20Stetler%202009.pdf) 9 Arata, C. M., Langhinrichsen-Rohling, J., Bowers, D., & O Farrill-Swails, L. (2005). Single versus multi-type maltreatment: An examination of the long-term effects of child abuse. Journal of Agrression, Maltreatment & Trauma, 11(4), 29-52. 10 Brown, J., Cohen, P., Johnson, J., & Smailes, E. (1999). Childhood abuse and neglect: Specificity of effects on adolescent and young adult depression and suicidality. Journal of the American Academy of Child and Adolescent Psychiatry. 11 Adem TAMO, Theodhori KARAJ, Dhuna kundër Fëmijëve në Shqipëri, Qendra e Zhvillimeve Humane dhe Unicef, Tiranë 2006 vetëvrasje se adoleshentët heteroseksualë (Russell, 2005; Saewyc, Skay, et al., 2007). Homofobia dhe paragjykimet seksuale janë përvoja të përditshme për shumë nxënës LGBT (Koscië, Diaz dhe Greytak, 2008). Për shembull, një studim i mbi 200.000 nxënësve në Kaliforni tregoi se 7,5% e tyre ishin viktima të bulizmit pasi sepse ata «gay ose lezbike ose dikush mendonte se [ata] ishin» (O Shaughnessy, Russell, Hecks, Calhoun, dhe Laub, 2004, f. 3 12 ). Të dhënat nga Sondazhi Sjelljet e Rrezikshme tek të Rinjte në Massachusetts dhe Vermont gjetën se të rinjtë LGB në shkolla ishin në rrezik të lartë të dhunës dhe sjelljeve të rrezikshme shëndetësore, të tilla si përdorimi i substancave, marrëdhënieve seksuale të rrezikshme etj. Studime të tjera gjetën se nxënësit që ngacmohen për shkak të stuatusit të tyre LGBT kanë ankth më të madh psikologjik (Sëearer, Turner, Givens, dhe Pollack 2008), depresion, vetëdëmtim, ose mendime më të shpeshta për vetëvrasje (Almeida, Johnson, Corliss, Molnar, dhe Azrael, 2009; Espelage, Aragon, BIRKETT, dhe Koenig, 2008, Birkket, Espelage, dhe Koenig, 2009) dhe përdorimi më të madh të substancave (Espelage et al, 2008;.. Birkket et al, 2009 13 ). Gjatë vitit 2012, zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi realizoi një sondazh me mësues dhe nxënës të sistemit arsimor para-universitar në 6 qarqe të Shqipërisë dhe rezultatet e anketimit tregojnë se mësuesit ashtu edhe nxënësit mendojnë në një masë jo të vogël se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë shkaqe për diskriminim në Shkollë 14. Ndërkohë që nxënësit raportojnë se orientimi seksual është një ndër shkaqet kryesore të diskriminimit, mësuesit nuk e konsiderojnë atë si ndër faktorët kryesorë. 12 Stephen T. Russell, Joseph Kosciw, Stacey Horn, Elizabeth Saewyc, Safe Schools Policy for LGBTQ Students, Social Policy Report, volume 24, number 4, 2010 13 Stephen T. Russell, Joseph Kosciw, Stacey Horn, Elizabeth Saewyc, Safe Schools Policy for LGBTQ Students, Social Policy Report, volume 24, number 4, 2010 14 Anketim: Sa njihet dhe zbatohet nga drejtuesit e shkollave ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe si është implementuar ai tek mësuesit dhe nxënësit në shkolla, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Tiranë 2012. 28

28.2% GRAFIK 1: Cilat mendoni se jane shkaqet e diskriminimit ne ambientet shkollore (Sipas Mesuesve) 17.2% 15.7% 16.9% 3.5% 8.2% 7.5% 5.1% 1.7% 8.7% 5.6% 3.3% 3.9% 1.2% 0.4% 0.9% 1.4% 8.4% 2.5% 0.0% 0.8% GRAFIK 1: Cilat mendoni se janë shkaqet e diskriminimit në ambientet shkollore (Sipas Nxënësve) 12.0% 10.5% 12.5% 14.0% 15.0% 7.0% 2.5% 3.5% 1.0% 2.0% 1.0% 1.0% 29

30 4. Legjislacioni ndërkombëtar për mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna dhe diskriminimi Një serë aktesh dhe konventash të ratifikuara nga Shqipëria mbrojnë integritetin fizik, mendor, moral dhe shëndetësor të fëmijëve dhe adoleshentëve, përfshi edhe mbrojtjen e tyre nga diskriminimi dhe të drejtën për arsim. Neni 1 i Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut 15 thotë: Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi. Neni 7 i Deklaratës ndalet tek barazia përpara ligjit dhe mbrojtja nga diskriminimi 16. Deklarata po ashtu garanton të drejtën e adoleshentëve për arsim. Neni 26 i Deklaratës, paragrafi 2, thotë: Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve 17. Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (KDF) është ndër aktet kryesore ndërkombëtare që zhvilloi edhe më tej mbrojtjen dhe respektin për të drejtat e fëmijëve. KDF-ja është ndërtuar mbi kater parime kryesore: mos-diskriminimi (Neni 2), interesi më i lartë i fëmijës (Neni 3), mbijetësa dhe zhvillimi (Neni 6), dhe pjesmarrja e fëmijës (Neni 12). Për analizën tonë Neni 2, paragrafi 2, përshkruan bazën ligjore mbi të cilën jemi mbështetur: Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve të tij, të përfaqësuesve të tij 15 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Ministria e Punëve të Jashtme (http://www.mfa.gov.al/dokumenta/deklarata. pdf) 16 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Neni 7: Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji.të gjithë kanë të drejtën për t u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë. 17 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Ministria e Punëve të Jashtme (http://www.mfa.gov.al/dokumenta/deklarata. pdf) ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij. 18 Neni 19 i KDF-së ndalet tek masat që shtetet palë në Konventë duhet të marrin për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës 19. Neni 28 dhe 29 i KDF-së garantojnë të drejtën e fëmijës për arsim, qëllimet e arsimit, si dhe masat që duhet të marrin shtetet palë për të garantuar respektimin e kësaj të drejte 20. Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave kundër Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË) mbulon aspekte të rëndësishme të të drehtave të vajzave adoleshente, që kanë të bëjnë me integritetin e tyre fizik, mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, mekanizmat e mbrojtjes etj. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut 21 e Këshillit të Europës në Nenin 14 të saj garanton mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të seksit ose çdo statusi tjetër. Konventa për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Dhuna Seksuale e Këshillit të Europës 22 (që ndryshe njihet si Konventa e Lanzarotit) 18 Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, Unicef Shqipëri (http://www.unicef.org/tfyrmacedonia/crc_albanian_ language_version(3).pdf ) 19 Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, Unicef Shqipëri (http://www.unicef.org/tfyrmacedonia/crc_albanian_ language_version(3).pdf ). Neni 19: 1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit i është besuar. / 2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet, procedurat e ndërhyrjes gjyqësore 20 Neni 29, paragrafi 1/d: Shtetet Palë u morën vesh që arsimimi i fëmijës të ketë për synim: Ta përgatisë fëmijën për një jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymë e mirëkuptimit, paqes, tolerimit, barazisë midis sekseve dhe miqësisë midis të gjithë popujve, grupeve etnike, grupeve kombëtare e fetare dhe personave me origjinë autoktone; 21 Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Council of Europe,http:// www.echr.coe.int/nr/rdonlyres/9d74a089-c364-456a-a23b- 2C1B0725F73C/0/Convention_SQI.pdf 22 Lanzarote, 25.10.2007 (http://conventions.coe.int/treaty/ EN/treaties/html/201.htm). Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datë14.04.2009 dhe hyrë në fuqi në 01.07.2010

në Nenin 2 përforcon parimin e mos-diskriminimit, ku ndër të tjera përfshihet edhe orientimi seksual. Në Nenin 5 Konventa kërkon që shtetet palë të marrin masa stafet që punojnë direkt me fëmijët të jenë të informuar për të drejtat e tyre, ndërsa neni 6 kërkon që shtetet të marrin masa legjislative që fëmijët të jenë të informuar në lidhje me dhunën seksuale dhe se ata kanë mjete në dispozicion për t u mbrojtur. 5. Legjislacioni i brendshëm për mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna dhe diskriminimi Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në drejtim të promovimit të legjislacionit të ri në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve nga njëra anë dhe mbrojtjes së personave nga diskriminimi nga ana tjetër. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për legjislacionin për sistemin arsimor para-universitar në Shqipëri. Përgjatë një periudhe 2 vjeçare vendi ka miratuar disa nga ligjet më të rëndësishme për të drejtat e njeriut, një aspekt sa pozitiv aq edhe për tu patur në qendër të vemendjes, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të mos-zbatimit të ligjeve të reja dhe dobësisë së mekanizmave të zbatimit të tyre. Kushtetuta e Shqipërisë në një serë nenesh të saj garanton mbrojtjen e të drejtave të fëmijës për të mos u diskriminuar, për arsim, identitet, për mbrojtje nga dhuna etj 23. Qëllimet e Kushtetutës shprehen që në hyrjen e saj për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerances, e zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor 24. Neni 15 i Kushtetutës garanton parimin e patjetërsueshmërinë të të drejtave të njeriut; Neni garanton parimin e barazisë së shtetasve përpara ligjit dhe atë të mos-diskriminimit; Neni 22 garanton lirinë e shprehjes; Neni 54 garanton mbrojtjen e posaçme që fëmijët dhe gratë gëzojnë nga shteti, përfshirë edhe mbrojtjen nga dhuna dhe keqtrajtimi; Neni 57 përcakton parimet e të drejtës për arsim. 23 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Publikimeve Zyrtare, 2003 24 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Publikimeve Zyrtare, 2003 Ligji për Avokatin e Popullit 25 bën të mundur mbrojtjen e të drejtave, liritë dhe interesave të ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike, si dhe të të tretëve që veprojnë për llogari të saj. Kjo mbrojtje përfshin pa asnjë lloj diskriminimi edhe adoleshentët në sistemin arsimor para-universitar, të drejtat e të cilëve mund të shkelen nga shkolla. Kreu 3 i Ligjit për Avokatin e Popullit rregullon sistemin e ankesave dhe rregullat që ndiqen në shqyrtimin e tyre. Një vemendje e posaçme ligji i ka kushtuar të miturit (nënkupton çdo person nën moshën 18 vjeç) pasi i jep të drejtë Avokatit të Popullit që të veprojë, qofte edhe pa autorizimin e kujdestarit ligjor të fëmijës, për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës 26 (Neni 13/parag 2). Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi 27 për herë të parë përfshiu në legjislacionin shqiptar disa koncepte të reja si orientimi seksual, identiteti gjinor, diskriminimi i terthortë apo edhe diskriminimi për shkak të shoqërimit. Është një ligj që konsiderohet i përparuar, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shumë shtete të Bashkimit Europian, fal edhe ekspertizës më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare që u dha në përgatitjen e tij. Ligji fokusohet në ndalimin e diskriminimit në fushën e shërbimeve dhe të mirave materiale, punësimit dhe arsimit. Ligji në tre nene të tij (Nenet 17-19) ndalet në disa aspekte thelbesore të vetë fushës së zbatimit të ligjit, siç mund të përmendim: a. ndalimin e diskriminimit; b. zbatimin e masave të përkohëshme të diskriminimit pozitiv dhe 25 Ligji Nr.8454, datë 4.2.1999, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005 (http://www.avokatipopullit.gov.al/?page_id=548 ) 26 Ligji Nr.8454, datë 4.2.1999, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005, Neni 13/2: Në rastet kur Avokati i Popullit fillon proçedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur është i mitur apo i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuara ose për mbrojtjen e të drejtave të një numri të madh të individëve. 27 Ligj Nr. 10221, datë 04.02.2010, Për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Fletore Zyrtare Nr. 15, 25 Shkurt 2010, botim i Qendra e Publkimeve Zyrtare. (mund të lexohet në këtë link: http://www.kmd.al/?fq=brënda&emri=baza%20 Ligjore&gj=gj1&kid=110&kidd=86 ) 31

c. caktimin e detyrimeve konkrete për Ministrinë e Arsimit dhe Drejtuesit e institucioneve arsimore për të marrë masa për eleminimin e diskriminimit në mjediset shkollore. Ligji thekson faktin se çdo person që beson se është diskriminuar për një nga shkaqet e përmendura në të ka të drejtë t i drejtohet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ose edhe Gjykatës për të kërkuar mbrojtjen nga diskriminimi dhe ndalimin e sjelljes / masës diskriminimuese (Neni 32 dhe 33 i Ligjit). Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 28 është një ligj i ri që i shtohet gamës së legjislacionit vendas për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe që ka për qëllim të rrisë zbatueshmërinë e Konventës për të Drejtat e Fëmijës (KDF) në Shqipëri. Objekti i ligjit është të përcaktojë...të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat përgjegjës, që garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijën 29. Ndër të tjera ligji ndalon çdo formë dhune ndaj fëmijëve përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve ndaj ushtruesve të dhunës nga mekanizmi kryesor i zbatimit të ligjit (Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës). Një arritje e ligjit është se ndër të tjera, për herë të parë në literaturën ligjore në Shqipëri, e klasifikon diskriminimin si një ndër shkaqet e dhunës ndaj fëmijëve dhe përcakton masat që merren për mbrojtjen e fëmijës. Neni 21, Mbrojtja nga të gjitha format e dhunës, përcakton se: Fëmija mbrohet nga çdo formë e: a. dhunës fizike dhe psikologjike; b. ndëshkimit trupor dhe trajtimit poshtërues e denigrues; c. diskriminimit, përjashtimit dhe fyerjes; ç. keqtrajtimit dhe braktisjes; d. mospërfilljes dhe neglizhimit; dh. shfrytëzimit dhe abuzimit; e. dhunës seksuale. 6. Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe mekanizmi i ankesave për mbrojtjen e adoleshenteve LGBT nga dhuna dhe diskriminimi Ligji i ri për Sistemin Arsimor Para-universitar 30 solli një sërë ndryshimesh të mirëpritura prej kohësh në drejtim të administrimit të të gjithë sistemit, përfshirë edhe pjesët përbërëse të tij. Një ndër aspektet e rëndësishme të sistemit arismor para-universitar ka të bëj me trajtimin e nxënësve si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre. Në këtë pjesë të tij artikulli eksploron sesi sistemi arsimor parauniveristar i përgjigjet arritjes së qëllimeve të ligjit dhe ndërtimit të mekanizmave që jo vetëm promovojnë respektin midis vetë nxënësve, midis nxënësve dhe mësuesve dhe midis nxënësve dhe institucionit arsimor. 6.1 Qëllimi i ligjit për arsimin parauniversitar dhe zbatimi i tij Sipas ligjit sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim formimin e çdo individi, në mënyrë që të përballojë sfidat e së ardhmes, të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e kombin dhe në mënyrë të veçantë: a) të njohë, të respektojë, të mbrojë identitetin kombëtar e të zhvillojë trashëgiminë dhe diversitetin tonë kulturor 31 ; Neni 5 i ligjit përcakton parimet thelbësore të të drejtës për arsim në Shqipëri. Një nga risitë e ligjit është se tek shkaqet e diskriminimit është përfshirë edhe orientimi seksual përpos shumë shkaqeve të tjera. Neni 5/parag. 1 shkruan: 1. Në Republikën e Shqipërisë garantohet e drejta për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar. Ky nen ndonëse nuk i përfshin të gjitha shkaqet dhe arsyet mbi të cilat individët apo grupe individësh 32 28 Ligj Nr. 10 347, datë 4.11.2010, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 29 Neni 1, Ligj Nr. 10 347, datë 4.11.2010, Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. 30 Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 31 Neni 3, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë

mund të diskriminohen, të cilat permenden në Nenin 1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përsëri ka lënë hapsira të mjaftueshme për zbatimin e këtij të fundit nga sistemi arsimor parauniversitar dhe mekanizmat e zbatimit të ligjit. Parimet e KDF-së kanë gjëtur gjithashtu gjerësisht zbatim në Ligj. Neni 6 përshkruan parimet e i ligjit dhe ai është ndërtuar dukshëm mbi 4 pilarët e Konventës për të Drejtat e Fëmijës së OKB-së: interesi më i lartë i fëmijës; mbijetësa dhe zhvillimi; pjesmarrja e fëmijëve dhe mos-diskriminimi. Paragrafi 3 i Nenit 6, thotë: Në sistemin arsimor parauniversitar, nxënësve dhe punonjësve u ofrohet mbrojtje nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral. Ligji krijon një strukturë vertikale të menaxhimdrejtimit të tij: Ministër Inspektoriati i Arsimit - Njësi Arsimore Vendore- Këshill Kombëtar i Arsimit- Institucion Arsimor 32. Ministri përveç detyrave të tjera të përcaktuara në këtë ligj: a) nxjerr urdhra dhe udhëzime për zbatimin e këtij ligji; e) miraton rregulloren tip të institucioneve arsimore; Inspektorati Shtetëror i Arsimit 33, ka ndër të tjera si funksion: a) vlerësimin i cilësisë së shërbimit të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore vendore; b) kontrollimi i pajtueshmërisë së veprimtarisë të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore vendore me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; ç) informimi i ministrit, njësive arsimore vendore dhe institucioneve për gjetjet e inspektimeve arsimore, si dhe bërja publike e tyre; d) përhapja e praktikave të suksesshme të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore vendore. Roli i Këshillit Kombëtar i Arsimit Parauniversitar 34 fokusohet ndër të tjera për: 32 Neni 26, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 33 Neni 27, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 34 Neni 29, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë a) hartimin e strategjive, programeve kombëtare dhe akteve ligjore; b) projektbuxhetin për arsimin parauniversitar; c) çështje të tjera të politikave arsimore, me kërkesën e ministrit. Njësitë arsimore vendore 35 kanë për detyrë: a) zbatimin e Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar; b) të mbështesë institucionet arsimore për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor; Institucioni arsimor 36 (1) ka për detyrë krijimin e mjedisit miqësor për nxënësit dhe të mundësive që secili nxënës të shfaqë, të zhvillojë individualitetin dhe të realizojë potencialin e tij në përputhje me këtë ligj. (2). Institucioni arsimor funksionon sipas rregullores së tij të brendshme, e cila është në përputhje më këtë ligj e aktet e tjera ligjore në fuqi dhe miratohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse. 6.2 Mekanizmi dhe procedura e ankesave për mbrojtjen e adoleshentëve LGBT nga dhuna dhe diskriminimi Jo vetëm për shkak se legjislacioni ndër vite po vjen duke u përmirësuar dhe shtuar me nocione të reja, por edhe për arsye të reformimit të mëtejshëm të shoqërisë dhe familjes, pranimit më të gjerë të vlerave të reja shoqërore të respektit të individit dhe të drejtave të tij, zhvillimit të shkencës drejt njohjes së seksualitetit të njeriut, forcimit të statusit të individit në familje dhe zhvlerësimit të hetero-normativitetit, adoleshentët LGBT do të kenë tendencë që gjithnjë e më shumë të jetojnë dhe t a bëjnë orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor publik si në mjediset e ngushta të klasës ashtu edhe më gjere. Ndonëse tabutë dhe paragjykimet që shoqërojnë të drejtat seksuale, si pjesë integrale e korpusit të ligjeve të të drejtave të njeriut, janë ende të fuqishme dhe prezente në kulturën vendase, pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, informacioni në rritje, ndërgjegjësimi publik, roli i medias dhe 35 Neni 30, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 36 Neni 32, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 33

efekti i ligjit, do të ndikojnë në përmirësimin e sjelljes dhe qendrimeve ndaj individëve LGBT përfshi edhe adoleshentët LGBT. Rasti më poshtë i raportuar nga një adoleshent pranë ALO 116-Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët, tregon nga njera anë dhunën, paragjykimet dhe diskriminimin me të cilin ai përballet në sistemin arsimor para-universitar, ndërkohë nga ana tjetër tregon dilemat e tij në lidhje me seksualitetin e tij dhe rolit që mund të luaj familja dhe shoqëria e ngushtë në përmirësimin e gjendjes së tij. RASTI D 37 Djali telefonon nga qyteti i Tiranës dhe është 16 vjeç. Ai jeton me prindërit dhe ndjek shkollën e mesme ne një nga gjimnazet e njohura të Tiranës. Ai shprehet shumë i shqetësuar në lidhje me disa shokë të shkollës së tij, pasi ata shpesh here e shajne dhe e ofendojnë me fjalë të rënda. E gjithë kjo nuk vjen si pasojë e perceptimeve që shokët kanë ndaj tij. Duke pare mënyren e të sjellurit, të komunikuarit, të ecurës etj. ata e ofendojne me fjalë të rënda në lidhje me orientimin e tij seksual. Kjo sjellje e djemve ështe shumë e shpeshtë dhe si pasoje ai ndihet shumë keq, por reagimi i tij ështe paqësor dhe përherë mundohet t i shmanget bisedave apo edhe përballjeve me ta. Ai shprehet se nuk ka besim tek psikologu i shkolles apo tek biseda që ai mund të bëjë me mësuesit e tij. Ai mendon se ndihma nga ana e tyre është shumë fiktive, thjeshtë për faktin se nuk di ndonjë rast që nxenesit të jenë ndihmuar nga psikologu i shkollës dhe që ndonjë nxënës të ketë besim që të bisedojë problemet e tija me të. Djali shprehet se ndjehet mirë me veten e tij dhe me mënyrën se si ai sillet. Ai mendon se është homoseksual sepse vërtetë ndjen tërheqje të forte për djemtë dhe jo për femrat, por gjithsesi mendon se tani është shumë heret për të arritur në një përcaktim të saktë të seksualitetit të tij. Ai mendon se ka shumë gjera akoma për të mësuar tek vetja e tij, por ështe i sigurt për faktin se ai ndjehet mire me veten e tij. Shqetësimi i tij qëndron tek sjellja që të tjerët kanë dhe mund të kene në vazhdim ndaj tij. Ai mendon se e gjithë mbarëvajtja dhe harmonija e tij si në shkollë, në shoqëri, në rrugë dhe kudo do shkatërrohet një ditë dhe kjo frikë e ka vënë në një pikëpyetje të madhe për mënyren se si ai duhet të ndjejë, pra të kontrollojë ndjenjat e tij dhe të mundohet t i kanalizojë në nje mënyrë tjetër. Ai thotë se familja e tij e përkrah shumë dhe e ndihmojnë për çdo problem apo pengesë qe ai mund të ketë, por ai nuk ka biseduar me ta për problemin që ai ka në shkollë. Mendon se kjo bisedë do e fuste në telashe të reja. Gjithashtu në marëdhënie me shoqërinë e tij të ngushtë ai thotë se ndjehet shumë mire dhe se kalon nje kohë te madhe me ta, por akoma nuk mendon të bisedojë me ta për ndjenjat e tij. 37 34 37

Më poshtë do të marrim në shqyrtim mekanizmat dhe procedurat që Ligji për Sistemin Arsimor përdor për shqyrtimin e ankesave të adoleshentëve LGBT dhe zgjidhjen e tyre, me qëllim final mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna, keqtrajtimi dhe diskriminimi. Kjo analizë na ndihmon që të parashtojmë edhe rekomandime sesi sistemi arsimor para-universitar mund të ndërtojë politika dhe mekanizma të rinj për mbrojtjen e të gjithë popullatës së adoleshentëve, pjesë e sistemit, nga dhuna dhe diskriminimi. Ligji në tërësinë e tij duket sikur krijon një mekanizëm efektiv për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në tërësi nga dhuna dhe diskriminimi, për shkak të përcaktimeve të Nenit 6 (Parimet e Ligjit) për garantimin e; a. interesit më të lartë të fëmijës; b. mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; c. mbrojtja nga diskriminimi dhe dhuna; d. gjithëpërfshirja; dh. arsim cilësor; e) llogaridhënia etj. Kur merren në analizë detyrat dhe funksionet e organeve arsimore, shihet se ato janë më tepër të lidhura më rregullimin e natyrës institucionale të tyre, sesa me rregullimin e sjelljes sociale në këto institucione dhe mbrojtjen e fëmijëve e adoleshentëve nga sjellja anti-sociale. Ligji për Arsimin cakton Komisionin e Etikës dhe Sjelljes (KES) si autoritetin përgjegjës brënda shkollës për traktimin e ankesave dhe propozimin e masave ndaj shkelësve të ligjit. KES 38 është mekanizmi i vetëm për shqyrtimin e ankesave të nxënësve. Ligji nuk ndalet në mënyrën sesi ngrihet Komisioni, numrin e anëtarëve dhe funksionet që Komisioni ka, mbase sepse ligjvënësi ka menduar se kjo çështje mund të rregullohet me vendime të Ministrit të Arsimit. KES 39, përbëhet nga mësues, prindër dhe nxënës. Ai ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e nxënësve, të prindërve e të punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe të sjelljes dhe t i propozojë drejtorit të institucionit masat përkatëse. Ligji nuk rregullon mënyrën e ankimit dhe formën e ankesës së nxënësit për dhunë, diskrimimin apo edhe më gjerë për shkelje të të drejtave individuale. Neni 6 përcakton se çdo nxënës gëzon të drejtën e ankimit. Kjo le të nënkuptohet se çdo nxënës duhet t i drejtohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë KES gojarisht, në formë të shkruar ose nëpërmjet përfaqësuesit/kujdestarit të tij ligjor. Ligji, ndonëse jo në mënyrë të shprehur mohuese, duket se nuk i jep rëndësi komunikimit fillimisht të ankesës së nxënësit me mësuesit / mësuesin e tij. Neni 56, paragrafi 3, përcakton detyrimet e mësuesit, ku përmenden: a) të zbatojë këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij; b) të përkujdeset për mbarëvajtjen e çdo nxënësi të tij; c) të zbatojë dhe të zhvillojë kurrikulën; ç) të përditësojë kompetencat profesionale; d) të zbatojë rregulloren e institucionit; dh) të japë ndihmësën e tij për mbarëvajtjen e institucionit ku punon. Siç shihet ligji nuk i cakton Mësuesit detyra të qarta institucionale për administrimin fillestar të ankesave të nxënësve të tij/saj, me përjashtim të mësuesve që janë anëtar të KES-it. Skema 1: SKEMA E MEKANIZMIT TE ANKIMIT NE SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR (Mësues Nxënësi i dhunuar ose i diskriminuar Komisioni i Etikës dhe Sjelljes (Mësues) Drejtor i ri Shkollë 38 Neni 33, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 39 Neni 33, Ligj Nr. 69/2012, Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 35

36 Siç shihet edhe nga skema 1, KES ka për detyrë t i propozojë marrjen e masave përkatëse për të sanksionuar ose dënuar shkelësin e etikës dhe sjelljes. Në ligj mungojnë përkufizimet e etikës dhe sjelljes dhe nuk bëhet e qartë nëse parimet e Nenit 6 apo edhe parime të tjera në ligj do të konsiderohen si një kod etike dhe sjellje për çdo individ që është pjesë e sistemit. Ligji nuk përcakton se cili është qëllimi i zbatimit të masave dhe për më tepër nuk i përcakton (liston) se cilat janë masat që do zbatohen. Kjo krijon konfuzion në zbatuesit e ligjit, shumica e të cilëve nuk janë profesonistë të ligjit, por zyrtarë publikë të specializuar në fushën e arsimit. Mekanizmi i ankimit, i skematizuar më sipër, i jep të drejtë Drejtorit që të vendosë për masat përkatëse që duhet të marrë për të eleminuar sjelljet negative dhe etikën e papërshtatshme në shkollë. Megjithatë nëse hedhim një vështrim tek detyrat institucionale të Drejtorit, të përfshira në Nenin 54, paragrafi 2 i ligjit, shohim se ai është përgjegjës për: a) zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij; b) përmirësimin e cilësisë së shërbimit arsimor; c) zbatimin dhe zhvillimin e kurrikulës; ç) menaxhimin e personelit dhe krijimin e kushteve për zhvillimin profesional të punonjësve të institucionit. Nga sa shihet nga leximi i nenit përkatës, në detyrat institucionale të Drejtorit nuk përfshihet as marrja e masave disiplinore ndaj shkelësve të ligjit dhe as procedurat që do të ndiqen kur kjo kërkohet nga KES. 6.3 A i mungon ligjit fokusi dhe dëshira për të mbrojtur adoleshentët apo ligji mban një qëndrim paragjykues ose diskriminues ndaj adoleshentëve LGBT? Përbërja e KES me mësues, prindër dhe nxënës, në situatën aktuale të paragjykimeve dhe diskriminimit, që shpesh shoqërohen me dhunë, të gjendjes së adoleshentëve LGBT, ka tendencën të frenojë çdo adoleshent të ankohet në një komision që nuk garanton privatësinë dhe mbrojtjen në tërësi të të drejtave të adoleshentit ankues. Qëllimi i ligjit nuk është vetëm thjesht të normojë sjelljen sociale humane, por edhe të garantojë që institucionet dhe mekanizmat e zbatimit të ligjit janë të afta të marrim masa për të mbrojtur individët më pak të mbrojtur të shoqërisë. Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (Neni 19 i KDF) kërkon që shtetet palë të marrin masa legjislative, administrative, sociale dhe edukative për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës. Këto masa duhet të përfshijnë edhe përcaktimin e procedurave për raportimin, referimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. Mungesa e një mekanizmi efektiv ankimimi të shoqëruar me politika dhe rregullore për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe diskriminimi për shkaqet e parashikuara në Nenin 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë tregues se ligjvënësi nuk është përqendruar mjaftueshëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe diskriminimi, që janë dy nga faktorët që më së shumti ndikojnë në shëndetin fizik dhe mendor të adoleshentëve dhe mirëqenien e tyre. Mungesa e një Zyrtari të të Drejtave të Fëmijëve në në çdo shkollë, krijon tendencën që ankesat e adoleshentëve LGBT (por jo vetëm) për dhunë dhe diskriminim a) të mos merren seriozisht nga trupa mësimore; b) të mos shqyrtohen siç duhet, përfshi edhe marrjen e masave që eleminojnë sjelljet e dhunshme dhe qendrimet diskriminuese; c) të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale të fëmijëve (Njësive të Mbrojtjes së Fëmijës). Pavarësisht se nga të dhënat që kemi në dispozicion është e vështirë të vërtetohet sa më sipër, për shkak të kohës së shkurtër të zbatimit të ligjit, ekziston arsyeja të besohet se mungesa e mekanizmit të ankesave krijon premisa që ligji të mos arrijë qëllimet, parimet dhe objektivat, për të cilat është miratuar dhe si pasojë mos marrja e masave poro-aktive në drejtim të përmirësimit të ligjeve dhe politikave mund të të krijojë një xhungël brënda mjediseve shkollore, ku individët-adoleshentë me më shumë pushtet dhe forcë mund të mbizotërojnë të paktën jetën sociale të nxënësve në dukje më të dobët apo më të ndryshëm se ata. Paragjykimet dhe diskriminimi jo vetëm që bëjnë një diferencë për nxënësit si individë, por për më tepër

ato formësojnë kulturën e shkollave dhe kërcënojnë efektivitetin e institucioneve arsimore 40. Ashtu siç e thekson edhe Ligji, është detyrë dhe përgjegjësi e sistemit arsimor të zgjidhe ankesat që kanë të bëjnë me sistemin dhe pjesët përbërëse të tij, përpara se ato të bëhen pjesë e ankesave drejt institucioneve të pavarura të të drejtave të njeriut si: Avokati i Popullit, Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo edhe Gjykatës. Nëse çdo ankesë do të përfundonte në sistemin e ankesave të të dy institucioneve të pavarura, kjo do t i ekspozonte institucionet arsimore parauniverstare dhe vetë sistemin përballë kërkesavë për dëmshpërblim moral, social dhe financiar të të dëmtuarve nga dhuna dhe diskriminimi. Të drejtat e fëmijëve janë të drejta universale dhe të gëzueshme njësoj nga të gjithë fëmijët dhe adoleshentët në sistemin arsimor para-universitar, të cilat burojnë si nga Kushtetuta e Shqipërisë ashtu edhe nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës dhe akte të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Pas analizës së elementëve përbërës të Ligjit për Sistemin Arsimor Parauniversitar dhe mekanizmit të ankimit arrihet në konkluzionin se vetë ligji nuk ndërton një mekanizëm të sigurtë, të drejtë dhe efektiv për shqyrtimin e ankesave të adoleshentëve për dhunë dhe diskriminim për shkak të orientimit seksual, i cili garanton: a) privatësinë e adoleshentit; b) që garanton mirëqenien dhe sigurinë e tij/saj fizike dhe emocionale; c) që eleminon shkeljen e të drejtave, sjelljen dhunuese ose diskriminuese; d) që shpërblen nxënësin për dëmin që i është shkaktuar dhe së fundi; e) që merr masa për rehabilitimin dhe korrektimin e sjelljeve dhe qëndrimeve të dhunshme dhe/ose diskriminuese. Si përfundim Ligji për Arsimin Parauniversitar në Shqipëri nuk arrin të garantojë se të gjithë adoleshentët LGBT do të gëzojnë të drejta të njëjta dhe të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre. Për shkak të mungesës së mekanizmit dhe politikave të mbrojtjes të të drejtave të adoleshentëve, ligji le hapësira për bërjen e dallimit, 40 Stephen T. Russell, Joseph Kosciw, Stacey Horn, Elizabeth Saewyc, Safe Schools Policy for LGBTQ Students, Social Policy Report, volume 24, number 4, 2010 përjashtimin, kufizimin apo trajtimin e diferencuar të adoleshentëve LGBT ndaj atyre heteroseksual, që mund t i pengojë ata për ushtrimin në të njëjtën mënyrë me adoleshentët e tjerët, të të drejtave e lirive themelore të tyre. 7. Konkluzione dhe rekomandime Shqipëria nuk ka studime të mirëfillta mbi pasojat e dhunës dhe diskriminimit tek adoleshentët për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të tyre. Nevoja për studime në popullata të gjëra është shumë e nevojshme për të parë se cila është incidenca dhe prevalence e dhunës dhe diskriminimit për këto shkaqe, si dhe format krysore me të cilat shfaqet dhuna dhe diskriminimi ndaj adoleshentëve LGBT; Përmirësimi i legjislacionit të brendshëm po krijon premisa pozitive për mbrojtjen e adoleshentëve LGBT, por edhe të adoleshentëve në tërësi, nga dhuna, qendrimet dhe sjelljet paragjykuese dhe diskriminuese. Në këtë aspekt funksionimi i mekanizmave të ankimit pranë Avokatit të Popullit, Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi apo Agjensisë Kombëtare të Fëmijëve, janë të një rëndësie vitale për shumë adoleshentë dhe të rinj LGBT, për të kërkuar mbrojtje dhe rivendosjen në gjendjen e mëparshme të të drejtave të tyre të shkelura. Legjislacioni i brendshëm në tërësinë e tij përputhet me normat ndërkombëtare. Sidoqoftë mbetet ende shumë të për të bërë në drejtim të zbatimit të plotë të tyre nga sistemi i drejtësisë, arsimit dhe ai i mbrojtjes sociale. Ligji për Sistemin Arsimor Parauniversitar, pavarësisht përfshirjes së nocioneve të reja të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe diskriminimi, përfshirë edhe orientimin seksual, për shkak të mungesës së një strukture të brendshme që garanton shqyrtimin mbi bazë të kritereve dhe procedurave të qarta të privatësisë, të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, krijon premisa që të mos mbrojë adoleshentët LGBT nga dhuna dhe diskriminimi. Në këtë aspekt duhet parë me prioritet forcimi i mekanizmit të mbrojtjes së fëmijëve 37

dhe adoleshentëve nëpërmjet rishikimit të disa neneve në ligj, përfshirë edhe inicimin e politikave, procedurave dhe rregulloreve për mbrojtjen e adoleshentëve LGBT nga dhuna, paragjykimet, sjelljet dhe qendrimet diskriminuese. Ligji për Arsimin Parauniversitar në Shqipëri nuk krijon një mekanizëm të plotë dhe efektiv të shqyrtimit të ankesave për mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna, diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të tyre individuale. Kjo mungesë krijon premisa për mos-mbrojtjen e të drejtave universale të fëmijëve dhe adoleshentëve, sipas parimeve të KDF-së dhe Kushtetutës së Shqipërisë, moszbatim efektiv të ligjit nga njera anë, por nga ana tjetër rrit rrezikun e xhunglëzimit të shkollës për shkak të mungesës së procedurave dhe masave që institucioni arsimor duhet të marrë për të eleminuar dhunën, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të adoleshentëve. Në vijim të konkluzionit të mësipërm, rekomandohet që çdo institucion arsimor, publik dhe privat, të miratojë politikën e tij të tolerancës zero ndaj dhunës dhe diskriminimit të adoleshenëve LGBT, por edhe më gjerë, përfshirë edhe punësimin e Zytarëve të të Drejtave të Fëmijëve në Shkolla. Kjo duhet bërë jo vetëm për t i dhënë mundësi çdo individi që të zhvillojë potencialet e tij intelektuale dhe fizike, por edhe për të shmangur pasojat afat-gjata që dhuna dhe diskriminimi shkaktojnë tek adoleshentët e më pas tek të rriturit. Trainimi, informimi dhe miratimi i Rregulloreve tip Shkolla të Sigurta dhe Miqësore mund të përdoren për të nxitur dhe lehtësuar zbatimin e ligjeve dhe ndryshimin e qendrimeve nga ana e trupës mësimore drejt adoleshentëve LGBT dhe ndërmjet bashkëmoshatarëve të tyre, përfshi edhe bashkëpunimin me grupet rinore LGBT apo organizatat e tyre të shoqërisë civile. 38

DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KONTEKSTIN FAMILJAR P.h.D., Dr. Altin SHEGANI 1 Abstrakt Në preambul të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës parashikohet se familja është mjedisi natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të saj, dhe veçanërisht fëmijëve, duke pranuar se familja ka më shumë potencial për të mbrojtur fëmijët duke ju garantuar atyre sigurinë e përshtatshme fizike dhe emocionale. Eliminimi i dhunës ndaj fëmijëve është ndoshta më i vështirë në kontekstin e familjes, pasi nga shumica konsiderohet si ngushtësisht e lidhur me sferën e privatësisë. Sidoqoftë, për të drejtat e fëmijëve, mbijetësën, zhvillimin, dinjitetin dhe integritetin fizik të tyre, nuk duhet të ndalemi në derën e shtëpisë familjare, as në detyrimet e shteteve për të siguruar këto të drejta për fëmijët. Prevalenca e dhunës kundër fëmijëve nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së ngushtë (fizike, seksuale, psikologjike, si dhe neglizhenca e qëllimshme - ka qenë e njohur dhe e dokumentuar në dekadat e fundit). Hyrje Fëmijëria konsiderohet nga disiplinat mjekësore, psikologjike e pedagogjike si një periudhë vendimtare për të ardhmen e zhvillimit të fëmijëve si individë dhe si qytetarë 2. Rëndësia e kësaj periudhe për gjithë zhvillimin e mëpasshëm e bën të domosdoshme që për fëmijët të tregohet kujdes i posaçëm për t ua plotësuar atyre nevojat zhvillimore. Njëra prej tyre është nevoja 1 Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës 2 Qendra e Zhvillimeve Humane A. Tamo, Th. Karaj për siguri, ku në mungesë të saj është e pamundur të kemi individë të shëndetshëm dhe qytetarë të përgjegjshëm. Keqtrajtimet, abuzimet dhe dhuna ndaj fëmijëve janë fenomene të cilat kanë bashkëshoqëruar historinë e njerëzimit dhe të zhvillimit të shoqërisë. Ky fenomen arkaik është përcjellë edhe në ditët e sotme, derisa shtetet, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtyre akteve dhe pasojave të tyre, ndërmorrën një sërë nismash ligjore dhe institucionale, bazuar në interesin më të lartë të fëmijës, me synim mbrojtjen juridike, psikologjike, sociale të tyre si një nga drejtimet më të rëndësishme të politikave sociale të çdo shteti demokratik. Në themel të politikave sociale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, reflektohen parimet themelore te Konventës së OKB-së, Për të Drejtat e Fëmijës 3, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 20 nëntor 1989, si edhe instrumentave të tjera ndërkombëtare të ratifikuara këto edhe nga Shteti Shqiptar, të cilat theksojnë se fëmijët, të kushtëzuar nga elementë të tillë si: mosha, mungesa e pjekurisë fizike dhe intelektuale, kanë nevojë për një mbrojtje dhe vëmendje të veçantë, nga familja si edhe institucionet shtetërorë. Në funksion të pasqyrimit të problematikave me të cilat përballet kjo kategori vulnerabël, është me rëndësi edhe defincioni sipas pikëpamjes juridike i nocionit fëmijë. Sipas legjislacionit shqiptar, i cili është në përputhje 3 Konventa Për te Drejtat e Fëmijës u ratifikua nga Kuvendi i Republikes se Shqiperisë ne Shkurt 1992 dhe hyri ne fuqi ne Mars 1992. 39

40 me legjislacionin ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve: Me fëmijë kuptohet çdo njeri nën moshën 18 vjeç. Me arritjen e kësaj moshe sipas legjislacionit civil, personi fizik fiton zotësi të plotë juridike për të vepruar. Kur mosha e personit nuk është plotësisht e përcaktuar, por ekzistojnë arsye që lënë të nënkuptohet se personi është fëmijë, ky person konsiderohet fëmijë dhe përfiton nga legjislacioni në mbrojtje të fëmijëve, derisa mosha e tij të jetë përcaktuar plotësisht. 1. Kuadri legjislativ kombëtar dhe ndërkombëtar mbi të drejtat e fëmijëve (veçanërisht e drejta për të qenë i mbrojtur nga dhuna) Vitet e fundit, evidentohet një interes i lartë i shtuar sa i takon mbrojtjes juridike të fëmijëve ndaj çdo forme dhune. Si rrjedhojë janë ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm në nivele kombëtar dhe ndërkombëtar duke theksuar rëndësinë dhe nevojën që paraqet harmonizimi i legjislacioneve të shteteve me kultura, potencial ekonomik dhe zhvillim politikosocial të ndryshëm, në fushën e parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve, konform standardeteve ndërkombëtare. Ndër nismat kryesore me karakter ndërkombëtar me karakter ligjor, e ratifikuar nga pjesa më e madhe e shteteve, është Konventa e OKB-së e vitit1989, e cila dikton nevojën për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve duke i konsideruar këta të fundit si subjekte të përkrahjes, përkujdesit dhe ndihmësës nga të gjitha insitucionet private dhe publike dhe duke filluar pikë së pari nga familja. Në Shqipëri, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ato të fëmijës në veçanti kanë pësuar përmirësime të ndjeshme nëpërmjet reformave të gjithanshme ligjore dhe institucionale, duke u përshtatur standarteve Europiane. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë sanksionohet se një nga detyrat kryesore të shtetit tonë të së drejtës është mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të njeriut, ndër të cilat edhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Sipas nenit 54 të Ligjit tonë Themeltar, fëmijët gëzojnë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Në këtë kontekst, mund të përmendim se institucionet publike si edhe ato private te mbrojtjes sociale, gjatë procesit të vendimarrjes, në kuadër të zbatimit të detyrave të tyre ligjore, duhet të mbajnë parasysh interesin më të lartë të fëmijës. Në vijim të kuptimit të mbrojtjes të një të drejte kushtetuese, theksojmë se çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punë, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal. Konventa e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës merr një rëndësi të veçantë praktike duke konsideruar faktin se vetë Kushtetuta 4 e Republikës së Shqipërisë i jep mundësinë këtij akti të jetë pjesë e rendit të brendshëm juridik, nga moment i ratifikimit dhe mbi të gjitha i njeh me fuqi mbizotëruese ndaj çdo ligji jo konform me të, si edhe mund të zbatohet direkt në rastin kur në legjislacionin e brëndshëm ka mangësi në lidhje me fushën e mbrojtjës së të drejtave të fëmijëve. Në përputhje me nenin 19 të Konventës së sipërcituar, shtetet anëtare, duhet të marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja ose mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual. Legjislacioni kombëtar në frymën e legjislacionit ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve miratoi në vitin 2010 Ligj Nr.10 347, Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Me qëllim pershtatjen e legjislacionit të brendshem me Konventen e OKB-se mbi te Drejtat e Fëmijës, pas Marsit 1992 janë miratuar nje sere ligjesh dhe vendimesh te cilat direkt, apo indirekt ndikojne ne permiresimin e te drejtave te fëmijës ne Republiken e Shqiperisë. Si te tille mund te permenden: Kodi i Familjes, ligji Nr. 6599, datë 29.06.1982; Kodi Penal, ligji nr.7895, datë 27.01.1995, i ndryshuar; 4 Shih nenin 122 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Kodi i Procedures Penale, ligji Nr.7905, datë 21.3.1995; Kodi Civil, ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994; Kodi i Procedures Civile, ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996; Kodi i Punes, ligji Nr.7961, datë 12.07.1995; Konventa e Hages Për mbrojtjen e fëmijeve dhe bashkëpunimin për biresimet jashte vendit, ratifikuar ne qershor 2000, me ligjin 8624, date 15.06.2000; Ligji nr.8328, date 14.04.1998 Për te drejtat dhe trajtimin e te dënuarve me burgim. Një ndër aktet ligjore me rëndësi substanciale, që garanton mbrojtjen juridiko-penale të fëmijëve është edhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë: Në dispozitat e tij parashikohen masa më të buta ndëshkimore për të gjithë autorët e veprave penale të cilët në momentin e kryerjes së veprës kanë qënë të mitur 5. Në të kundërt, në legjislacionin penal parashikohen masa dënimi më të ashpra nëse vepra penale është kryer kundër fëmijëve 6. Më konkretisht, Kodi Penal në kreun II Vepra penale kundër personit, Krime kundër jetës, në nenin 79, parashikon se Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit nën gjashtëmbëdhjetë vjeç dënohet me burgim të përjetshëm a me vdekje; Neni 101-Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç kur sjell si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të miturës, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet-duhet të riformulohet kjo dispozitë që të përfitojnë dhe të miturit(jo vetëm të miturat).neni 106-Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari: Kryerja e marrëdhënieve seksuale midis prindërit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, midis personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie apo të birësimit, dënohet me burgim gjer në pesë vjet.neni 108-Vepra të turpshme : Kryerja e veprave të turpshme me persona që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Kodi Penal i RSH duhet të parashikojë në një dispozitë më vete dhunën ndaj fëmijëve si vepër 5 Shih nenet 33/2, 51, 52 të Kodit Penal 6 Shih nenin Neni 50 të Kodit penal Rrethanat rënduese penale me sanksione të rënda penale sepse është një dukuri që haset dendur në realitetin shqiptar Me synim garantimin e integritetit fizik dhe të drejtave të fëmijës, neni 109 i Kodit Penal, parashikon se në rastin e Rrëmbimit të fëmijës nën moshën katërmbëdhjetë vjeç, fshehja ose zëvendësimi me një tjetër, dënohet jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje. Pra në këtë rast parashikohen sanksione më të rënda, kur rrëmbimi realizohet ndaj një fëmije dhe jo ndaj çdo personi tjetër madhorë. Në nenin 124 parashikohet se Braktisja e fëmijës nën moshën 14 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Ndërsa në rast se, si pasojë e braktisjes, shkaktohet dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Kodi Penal parashikon dispozita të posaçme që synojnë të mbrojnë të drejtën e fëmijës për të jetuar. Neni 81 i Kodit Penal Vrasja e Foshnjës trajton kryerjen e vrasjes me dashje të foshnjës nga nëna, menjëhërë pas lindjes. Në këtë rast, vepra penale cilësohet si kundërvajtje penale dhe kundërvajtësja-nëna dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Legjislacioni në fuqi që prek çështjet e fëmijëve në vitet e fundit është pasuruar dukshëm në përputhje me standardet e ndërkombëtare. Dhuna në familje edhe kur nuk ushtrohet drejtpërdrejt ndaj fëmijëve, por në prani të tyre passjell pasoja negative të konsiderueshme për zhvillimin normal të tyre. Një masë tjetër ligjore në këtë fushë që synon dhënien e asistencës ndaj viktimës të dhunes në familje është edhe ligji nr.9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Qellimi i ligjit është qe te parandalojë dhe reduktojë dhunën në familje në të gjitha format e saj, dhe te mbrojë viktimat e saj. Sipas ketij ligji, gjykatat civile mund te vendosin masa mbrojtëse për viktimat permes nje procedure të shpejtë. Sipas ligjit 7 mbrojtja realizohet sipas urdhrit te mbrojtjes, i cili ekziston ne dy forma: Nje urdher mbrojtje, është nje vendim gjykate 7 Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare 41

42 dhe percakton nje sere masash mbrojtëse për viktimën/viktimat e dhunes ne familje. Gjykata leshon urdhrin e mbrojtjes nese gjen prova te mjaftueshme për te besuar se dhunuesi mund te kryeje nje veprim dhune ne familje ose kur leshimi i urdhrit është i domosdoshëm për të mbrojtur sigurinë, shëndetin, mirëqenien e viktimës/ave, Nje urdher i menjehershem mbrojtje ; është nje urdher i perkohshem gjykate I vlefshem deri ne leshimin e urdhrit te rregullt te mbrojtjes. Mund te leshohet nese abuzuesi paraqet nje rrezik te drejtperdrejt dhe te menjehershem ndaj sigurisë, shëndetit, mirëqenien e viktimës/ave. 2. Dhuna ndaj fëmijëve në kontekstin familjar në gjuhën e raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhuna në familje edhe kur në rastet kur nuk ushtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi fëmijët, por në prani të tyre, sjell pasoja të rënda për këta të fundit. Kuptimi i këtij fenomeni, tashmë me karakter ndërkombëtar dikton domosdoshmërinë e përcaktimit të definicionit se cfarë nënkuptohet me dhunë. Dhuna 8 konsiderohet si një dhunim (shkelje) i përgjithshëm i të drejtave të çdo qenieje njerëzore: i së drejtës së jetës, sigurisë, dinjitetit njerëzor dhe integritetit fizik e mendor dhe mund të marrë forma të ndryshme ose, më saktë, materializohet në forma të ndryshme, si agresion ose sulm fizik, abuzim seksual e përdhunim, kanosje dhe tronditje e thellë ose frikësim dhe duhet të konsiderohet nga e drejta penale, si vepër penale. Realizimi i këtyre akteve, në rastin e dhunës ndaj fëmijëve, bazohet në raportin ndërmjet një të rrituri dhe një fëmije, karakterizuar ky raport nga një asimetri njohjesh, eksperience si edhe forcë fizike, duke e vendosur automatikisht fëmijën në pozita vulnerabiliteti dhe në një ekspozim të vazhdueshëm rreziku fizik dhe psikik. Si rrjedhojë, ky fenomen ka karakter shumë kompleks dhe nuk konsiston vetëm në një akt të vetëm dhune fizike, ashtu sikurse rëndom konsiderohet. 8 Përkufizim nga Asambleja e Këshillit të Evropës Bazuar në përkufizimin e mësipërm, edhe neni 3 i ligjit nr.9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, jep përkufuzimin e dhunës duke e konsideruar si një veprim apo mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik, ndërsa në rastin e dhunës në familje ështëçdo akt dhune, e ushtruar midis personave që janë apo kanë qenë në marrëdhënie familjare. 3. Format e ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve dhe specifikat në vende me zhvillime të ndryshme. Dhuna fizike: është ajo që bie më tepër në sy, për arsye të natyrës së gjurmëve që lë. Dhuna fizike përfshin goditjet, gjuajtjet me objekte të ndryshme me natyrë prerëse, shpuese, etj., të cilat passjellin dëmtime të ndryshme, deri edhe vdekje. Dhuna psikologjike: është më pak e dukshmja. Përfshin sulmet në mënyrë verbale, poshtërimet, kërcënimet, ngacmimet e përsëritura me pasoja të rënda në ekuilibrin psikologjik të fëmijës duke bërë të mundur që fëmija të humbë besimin, të ketë një personalitet të dobët që i pamundëson marrjen përsipër të përgjegjësive. Dhuna seksuale: (inçesti) - kur një anëtar i familjes iu imponon marrëdhënie seksuale fëmijëve të familjes. Neglizhenca e qëllimshme: konsiston në lënien pas dore, në mosdedikimin e vëmendjes ndaj fëmijës, braktisjen, apo mospërfilljen, të patolerueshme dhe me pasoja të rënda për personalitetin e fëmijës. Për parandalimin e këtyre akteve, një rol parësor luan mbrojtja në nivel familjar. Sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijevë, zhvillimi i plotë dhe i harmonishëm i personalitetit të fëmijës duhet dhe mund të arrihet vetëm në një mjedis familjar, në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi 9.Kështu që, edhe Konventa e 9 Në preambulen e Konventës nënkuptohet se: Familja është mjedisi natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të saj, dhe veçanërisht fëmijëve, duke pranuar se familja ka më shumë potencial për të mbrojtur fëmijët duke ju garantuar atyre sigurinë e përshtatshme fizike dhe emocionale

konsideron, familjen si shkallën e parë për garantimin e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë, praktika ka treguar se përdorimi i dhunës, njëkohësisht, haset në bazën e shoqërisë, në familje, ku edhe eliminimi i këtyre akteve, brënda mureve të saj është gjithnjë edhe më i vështirë, pasi nga shumica konsiderohet si ngushtësisht e lidhur me sferën e privatësisë. Dhuna në familje është një nga krimet më serioze dhe me pasoja jo vetëm në momentin e ushtrimit të saj por edhe në zhvillimin e gjeneratës së një popullsie të një shteti, shpesh herë me probleme me karakter psikologjik dhe jo vetëm, si pasojë e kësaj dhune. Megjithatë, sot dukuria e dhunës ndaj fëmijëve në familje është shndërruar nga një çështje private në një çështje publike 10, për shkak të pasojave me karakter social që sjell rritja e fëmijës nën ndikimin e dhunës. Kështu që, për të drejtat e fëmijëve, mbijetësën, zhvillimin, dinjitetin dhe integritetin fizik të tyre, nuk ka rëndësi nëse dhuna ndodh brënda mureve të shtëpisë familjare, sepse tashmë është një nga detyrimet e shteteve për garantuar sigurimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve. Ushtrimi i dhunës nga pjesëtarët e familjes e ka zanafillen, tek koncepti i pushtetit prindëror të kohëve të lashta romake, ku fëmijët konsideroheshin pronësi e prindërve të tyre dhe mbi ata ushtrohej pushteti absolut. Sot, prindërit ndodhen para përgjegjësisë prindërore, çka nënkupton një sërë të drejtash dhe detyrash vetëm në kuadër të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, çka është ndër hapat e para për parandalimin e dhunës të hasur brënda mureve të shtëpisë. Shpesh herë fëmijet janë pjesë e mosmarrëveshjeve deri në nivel të dhunës fizike dhe psikike të vetë prindërve, në të cilat edhe pse ata nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në këto akte, këto të fundit shkaktojnë pasoja negative në rritjen dhe edukimin e tyre. Për sa më sipër, edhe ndryshimet e fundit të 10 Neni 19 I Konventës së të Drejtave te Fëmijeve parashikon se Shtetet palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerja ose keqtrajtimi, braktisja ose mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual. Kodit Penal 11, në nenin 130/a Dhuna në familje parashikojnë se Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim gjer në pesë vjet, në varësi të rrethanave të kryerjes së kësaj vepre dhe pasojave që passjell. Në përmbajtjen e dispozitës së mësipërme, prima facie, nuk garantohet një mbrojtje e të drejtave të fëmijëve, megjithatë, indirekt nënkupton garantimin e një mjedisi familjar, të një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi, të domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin fizik dhe psikik të një fëmije. Studime të ndryshme provojnë faktin se në familjen shqiptare të ditëve tona, fëmijët jo rrallë herë u nënshtrohen formave të ndryshme të dhunës nga vetë prindërit e tyre. Shpesh, kjo dhunë e ushtruar ndaj tyre, vjen edhe si pasojë e mentalitetit arkaik duke e konsideruar dhunën një formë edukimi për fëmijët e tyre, bazuar tek pushteti prindëror i kohëve romake dhe jo të përgjegjësia prindërore që realisht kanë prindërit për garandimin e edukimit, mirëqënies dhe zhvillimit të tyre jo thjesht si një e drejtë por mbi të gjitha një detyrë morale dhe ligjore. Sipas statistikave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, ku rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale. Po sipas të njëjtit studim 12 thuhet se rreth 80-93 % e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është një vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18-at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. 11 Ligj, nr. 23/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar 12 Raporti i dhunës, Organizata e Kombeve të Bashkuara 43

44 Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit Kombeve të Bashkuara, është fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet fizike në shkollë. 4. Pasojat e dhunës te fëmijët Eksperienca negative që kanë përjetuar fëmijët e keqtrajtuar/dhunuar nuk përfundon vetëm me pasoja fizike, pra pasoja këto të materializuara por shpesh këto të fundit janë inferiore para implikacioneve psikike, të cilat hasen gjatë procesit të zhvillimit psikik, pasoja këto të jashtëzakonshme për ekuilibrin e personalitetit të një fëmije dhe të cilat cojnë në krijimin e një personi madhor problematik. Pasoja të keqtrajtimeve fizike dhe psikologjike janë kryesisht forma të ndryshme vuajtjeje mendore, vështirësi sociale dhe akademike, abuzimi me alkoolin dhe lëndët narkotike dhe psikotrope, vetëvlerësimi I ulët, crregullime alimentare, ankthi, depresioni, agresiviteti, probleme përqëndruese, shkaktimi I vetëvrasjes ose kryerja e veprave penale si pasojë e rebelimit të fëmijës ndaj këtyre akteve. Mbi të gjitha, konstatohet fakti se këto keqtrajtime ose akte dhune sjellin pasoja përtej nivelit individual, pra edhe në raportet shoqërore ndaj të tretëve. Si rrjedhojë, dhuna ndaj fëmijeve ka kosto të lartë sociale, për aq sa një fëmijë I dhunuar bëhet një i rritur problematik. Pasojat e dhunës psikologjike mbi fëmijët konsistojnë në: Pasoja që prekin nivelin e përgjithshëm të funksionimit emocional të fëmijës. Është fjala këtu për pasoja të tilla si: kultivimin e frikës dhe zhvillimin e saj deri në nivelin e një mekanizmi vetbllokues; kultivimin dhe zhvillimin e ndjenjave të fajit dhe të turpit; kultivimin dhe zhvillimin e ndjenjave të pakënaqësisë, vetmisë. Kompleksi i ndjenjave negative që pasojnë përdorimin e dhunës sjell edhe një varg ndjenjash të tjera si pesimizmi, lëndimi, inferioriteti, vetmia, fyerja, ndrojtja, nervozizmi, humbja e besimit në vete. Pasojat që prekin mundësinë zhvillimore të fëmijës Këtu është fjala për humbjen e aftësive të mëparshme psikike në kuptimin e dëmtimit të vëmendjes, të kujtesës, të aftësive për t u shoqëruar me të tjerët, të aftësisë për pavarësi dhe iniciativë, çka mund te çojë deri ne çrregullime të rënda psikike të fëmijës. 5. Përkujdesja alternative ndaj fëmijës Domosdoshmëria e një mjedisi natyror të përshtatshëm për rritjen dhe mirëqenien e fëmijës, në të cilin garantohen siguria e përshtatshme fizike dhe emocionale e tyre, implikon domosdoshmërinë e ekzistencës së një instituti të vecantë atë të përkujdesjes alternative 13. Përkujdesje alternative zbatohet në rastin kur fëmija vendoset në një familje birësuese, në një familje alternative ose në një institucion të përkujdesit për fëmijët, në rastin kur fëmijës i është privuar në mënyrë të përkohshme a të përhershme mjedisi i tij familjar ose edhe në rastin kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në këtë mjedis. Më konkretisht Neni 29 i ligjit Nr.10 347, datë 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës parashikon përkujdesjen alternative si më poshtë vijon: 1 Fëmijës së privuar në mënyrë të përkohshme a të përhershme nga mjedisi i tij familjar ose kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në këtë mjedis, i sigurohet një përkujdesje alternative. 2 Përkujdesja alternative mund të jetë:a) vendosja në një familje birësuese;b) vendosja në një familje alternative ose në një institucion të përkujdesit për fëmijët. 3 Zgjedhja e një prej alternativave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni bëhet në përputhje me: a) procesin e vazhdimësisë së edukimit të fëmijës; b) nivelin e aftësive fizike dhe psikike të fëmijës; c) veçoritë e karakterit dhe të personalitetit të fëmijës, që lidhen me origjinën e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore. 4 Për zgjedhjen për fëmijën, për të cilin/cilën është 13 Ligji nr.10 347, datë 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës..

e pamundur të kujdeset prindi i tij/saj, ndiqet kjo shkallë përparësie: a) vendosja e fëmijës pranë pjesëtarëve të tjerë të familjes së fëmijës, përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes në kuptimin e gjerë të konceptit familje, duke nënkuptuar anëtarët e familjes së zgjeruar; b) nëse zgjedhja, sipas shkronjës a të pikës 2 të këtij neni, nuk është e mundur ose nuk është në interesin më të lartë të fëmijës, fëmija vendoset në një familje alternative; c) nëse zgjedhja, sipas shkronjave a dhe b të pikës 2 të këtij neni, nuk është e mundur ose nuk është në interesin më të lartë të fëmijës, në alternativë të fundit, fëmija mund të vendoset në një institucion të përkujdesjes sociale. 5 Procedurat që ndiqen për zgjedhjen e një prej alternativave të parashikuara në pikën 2 të këtij neni bëhen në përputhje me parashikimet e Kodit të Familjes. Kjo lloj përkujdesje aplikohet, gjithnjë, në përputhje me procesin e vazhdimësisë së edukimit të fëmijës, nivelit të aftësive fizike dhe psikike të tij si edhe veçorive të karakterit dhe të personalitetit të fëmijës, që lidhen me origjinën e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore. 6. Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, të cilat veprojnë në Republikën e Shqipërisë, klasifikohen bazuar në ndarjen administrative-territoriale. Mekanizmat në nivel qendror: a) Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës; b) Ministri që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës; c) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Mekanizmat në nivel vendor: a) Njësia për të drejtat e fëmijës në këshillin e qarkut; b) Njësia për mbrojtjen fëmijës në bashki/komunë. Mekanizmat në nivel qendror dhe vendor bashkëpunojnë ndërmjet tyre për zbatimin e legjislacionit dhe të politikave shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Bashkërendimi i veprimtarisë së tyre për çështje që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, të parashikuara në këtë ligj, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas nenit 21 të ligjit nr.10 347, datë 4.11.2010 - Për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, sanksionohet mbrojtja e fëmijës nga çdo formë dhune duke përfshirë dhunën fizike dhe psikologjike, ndëshkimin trupor dhe trajtimin poshtërues e denigrues, diskriminimin, përjashtimin dhe fyerjen; keqtrajtimin dhe braktisjen; mospërfilljen dhe neglizhimin; shfrytëzimin dhe abuzimin si edhe dhunën seksuale. 7. Dhuna ndaj fëmijëve në kuadër të disiplinës dhe propozime për forma pozitive dhe efektive alternative të disiplinës Megjithëse, shoqëria jonë është e vetëdijshme se dhuna fizike dhe/ose psikologjike ka pasoja negative për rritjen, edukimin dhe zhvillinin e personalitetit të fëmijës, ende në heshtje pranohet se dhuna fizike dhe psikologjike përdoret si mënyrë edukimi dhe mbi të gjitha me efekte mjaft pozitive në edukimin e tyre. Shpesh herë dhuna përdoret në rastet kur sipas prindërve konsiderohet si e nevojshme ose e dobishme për vetë fëmijën edhe pse duhen përdorur vetëm akte dhune në forma të lehta. Por cili do të jetë ai kriter matës që do të përcaktojë dobishmërinë dhe formën e lehtë të dhunës ndaj fëmijës? Kjo lihet në vlerësime subjektive dhe shpesh herë abuzuese, me pasoja katastrofike për fëmijën. Sipas statistikave, përdorimi i dhunës fizike dhe psikologjike tolerohet më shumë në shtëpi nga prindërit apo anëtarë të tjerë të familjes sesa në shkollë apo në institucione të tjera si edhe sipas tyre dhuna fizike është më e dëmshme sesa dhuna psikologjike dhe për pasojë kjo e fundit shihet si e lejueshme dhe e dobishme, qoftë në shtëpi apo në shkollë 14. 14 Qendra e zhvillimeve humane A. Tamo, Th. Karaj 45

Për këtë arsye, sot një ndër metodat që duhet të aplikohen është aftësimi i prindërve për të miredukuar fëmijët jashtë formave të dhunshme të detyrimit, duke aplikuar forma të reja, alternative për disiplinën e fëmijëve si forma ndëshkimore të ndryshme nga ndëshkimet fizike. Format alternative të disiplinës janë forma ndëshkimore ndaj fëmijëve, por të ndryshme nga ndëshkimet fizike. Format alternative të disiplinës konsistojnë kryesisht në: heqjen e privilegjeve, mosdhënien e shpërblimeve(verbale dhe materiale), dënime të lehta etj Këto forma alternative të disiplinës ndaj fëmijëve, në mënyrë që të kenë efekte pozitive, sygjerohen që të ndërmerren nën këshillimin dhe vëmendjen e personave dhe institucioneve të specializuara për të përcaktuar drejt dhe në proporcion me gabimin e fëmijës, dënimin alternativ. Megjithatë, edhe këto të konsideruara si më efikase, kur nuk aplikohen në rastet e duhura por në rrethana zemërimi dhe impulsiviteti, japin efekte negative dhe nuk sjellin rezultatin e dëshiruar nga prindëri apo nga institucionet e përkujdesit ku fëmijët zhvillojnë një pjesë të karakterit dhe personalitetit të tyre. Këto forma alternative të disiplinës ndaj fëmijëve, duhet të ndërmerren nën këshillimin dhe vëmendjen e personave dhe institucioneve të specializuara për të përcaktuar drejt dhe në proporcion me gabimin e fëmijës, dënimin alternativ në mënyrë që të kenë efekte sa më positive. Në përfundim, mund të themi për të mbrojtur në një mënyrë sa më efektive fëmijët nga format e ndryshme të dhunës, në Shqipëri nevojiten një kuadër masash dhe ndërhyrjesh: në legjislacionin e fushës, në kuadrin institucional, në politikat dhe reformat afatmesme dhe afatgjata, në ndërgjegjësimin e qytetarëve, etj. BIBLIOGRAFIA Kodi Civil, ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994. Kodi i Familjes, ligji Nr. 6599, datë 29.06.1982. Kodi i Procedures Civile, ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996. Kodi i Procedures Penale, ligji Nr.7905, datë 21.3.1995. Kodi i Punes, ligji Nr.7961, datë 12.07.1995. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë Konventa 182 Për format me te keqija te punes se fëmijeve dhe rekomandimi nr.190, Format me te keqija te punes se fëmijeve miratuar nga Qeveria Shqiptare ne shtator 2000. Konventa e Hages Për mbrojtjen e fëmijeve dhe bashkëpunimin për birësimet jashte vendit, ratifikuar ne qershor 2000, me ligjin 8624, date 15.06.2000. Konventa Për të Drejtat e Fëmijës Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Ligj, nr. 23/2012, Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë Ligji nr.10 347, datë 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Ligji nr.7650, date 17.12.1992 Për biresimin e të miturve nga shtetas te huaj dhe për disa ndryshime ne Kodin e Familjes. Ligji nr.8328, date 14.04.1998 Për te drejtat dhe trajtimin e te dënuarve me burgim. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare Qendra e Zhvillimeve Humane A. Tamo, Th. Karaj Raporti i dhunës, Organizata e Kombeve të Bashkuara Rregullorja e Pergjithshme e Burgjeve. Vendimi Nr 384 date 20.05.1996, Për mbrojtjen e të miturve ne pune. 46

KRIME SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE - PARANDALIMI DHE REHABILITIMI NË TË DREJTËN PENALE Aranita BRAHAJ Instituti Shqiptar i Shkencave & Open Data Albania aranita.brahaj@ais.al Në Republikën e Shqipërisë në pesë vite 2002-2010, gjykatat kanë proceduar me 307 çështje për krime seksuale ndaj të miturve. Në këtë kontekst shënohen 300 autorë të shpallur fajtor. Kjo statistikë përmban vetëm numrin e të dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk hedh dritë mbi raste të proceduara dhe të pa vërtetuara nga gjykata apo më tej raste për të cilat ka munguar procedimi penal apo denoncimi për veprimin kriminal. Ne dinamiken e këtij krimi spikat se 8-10% e autorëve për krime seksuale janë të moshës 14-18 vjeç. Në një shikim të thjesht të ligjit, doktrinës dhe realitetit që na vjen nga evidenca statistikore dhe pasqyrimi mediatik i rasteve, konstaton lehtësisht dhe bindshëm se Drejtësia Shqiptare në rastin e krimit seksual ndaj të miturit është larg modelit të drejtësisë ndëshkuese, rehabilituese dhe parandaluese. Ky defekt shkakton viktimizim të fëmijëve nga krimi seksual si një nga format më të rënda të cenimit të jetës; shëndetit; integritetit fizik, moral e social të fëmijës. Në kodin tonë penal krimet seksuale parashikohen në disa nene ku mungon norma përshkruese. Defektin dhe mangësinë e Kodit Penal e thekson doktrina shqiptare e cila adresohet në një botim të vetëm të mjekësisë - ligjore të viteve 2000, problematik si i pa përditësuar me akte ndërkombëtare të gjashte dekadave të fundit. Kështu një person në moshë madhore është shpallur nga gjykata shqiptare si fajtor për Vepra të turpshme, (neni 108 i KP) për veprimin që karakterizohej nga penetrimi dhe prishja e himenit vajzëror te një 12- vjeçare nëpërmjet gjymtyrës së sipërme të trupit. Klasifikuar sipas këtij neni ky veprim sanksionohet deri në 5 vite heqje lirie. Në Itali, Kosovë, Greqi e kudo tjetër, veprimin do ta klasifikonin automatikisht si krim seksual me sanksion 15-25 vite burgim. Rasti shqiptar favorizon mosndëshkim dhe rehabilitim të shpejtë të skedës penale të një autori me rrezikshmëri të lartë dhe prirje recidiviste. Shkak paaftësia e ligjit dhe doktrinës për të bërë referimin e duhur. Ky punim shkencor merr përsipër të zbardhë disa nga defektet e ligjit dhe doktrinës penale në RSh që pengojnë: ndëshkim me dënime penale të alternuara; parandalim nëpërmjet evidentimit social të autorëve; dhe rehabilitim të të dy subjekteve viktimës dhe autorit. Për identifikim të problematikës në rastin e 47

48 Shqipërisë merren si referencë ligje penale dhe akte të Organizatës Botërore të Shëndetit. Gjithashtu punimi do të përmbajë propozime konkrete mbi nevojën për një Manual dhe një Databaze që ndihmon punonjësit e drejtësisë e njëkohësisht profesionistët e mirërritjes të kenë informacionin e duhur për parandalim, rehabilitim dhe trajtim të rasteve të viktimizimit seksual të fëmijëve. Fjalë kyçe: i mitur; fëmijë; krimi seksual; viktimizim; parandalim; rehabilitim; drejtësi penale; pedofili. Në teoritë bashkëkohore të kriminologjisë, krimi seksual ndaj të miturve, konsiderohet si ngjarje që nëse nuk kurohet, mund të kthehet në fenomen të zgjeruar epidemi apo krime me efekt zinxhirë. Ndër karakteristikat e viktimizimit seksual të fëmijëve spikatin recidivizmi dhe post trauma e fëmijërisë. Shkenca juridiko-penale gjithnjë e më shumë është fokusuar tek politika penale specifike për evidentim, parandalim, rehabilitim dhe ndëshkim të viktimizimit seksual të fëmijëve. Në Shqipëri krimet seksuale e më tej krimet me sfond seksual po bëhen më të shpeshta e më të rënda me forma tragjike të viktimizimit. Ky lloj krimi karakterizohet nga element social dhe psikologjik. Në ngjarjet e fundit konstatohet se viktimat janë kryesisht anëtarë të grupeve të pambrojtura sociale. Abuzuesit gjithnjë e më shpesh vinë me profil kriminal si përsëritës me karrierë të gjatë viktimizimesh. Në këtë kontest Shkenca Juridike Penale duhet të sjellë një model eficent të trajtimit shkencor të fenomenit. Kriminologjia duhet të hartojë programe të rehabilitimit dhe izolimit sipas rrezikshmërisë. Për parandalim të fenomenit dhe rehabilitim të viktimave të krimit seksual rëndësi të veçantë marrin Evidenca dhe Trajtimi Ligjor e më tej Doktrinar. Evidenca e viktimizimit seksual me të miturin duhet të përfshijë evidentim statistikorë dhe evidentim të profilizuar. Evidenca Statistikore shërben për të pasur njohuri të qarta mbi vëllimin, dinamikën, shtrirjen territoriale, nivelin dhe tipologjinë e viktimizimit. Evidentimi statistikorë është zanafilla për të hartuar një plan mbi politika rehabilituese dhe parandaluese. Kjo lloj statistike duhet të informojë edhe mbi numrin e viktimave. Gjithashtu duhet të identifikojë grupe apo kategori sociale më në risk (fëmijë jetim, fëmijë pa kujdes; sipas gjinisë; sipas grup moshës, kategori sociale në zona të prekura nga migrimi/emigrimi). Të dhënat statistikore duhet të adresojnë problematikën dhe nevojën për ndërhyrje. Evidenca Profilizuese është një instrument për parandalim të viktimizimit seksual. Paralelisht me ndërtimin e kësaj evidence në formë databaze funksionojnë edhe filtra të kontrollit për grupe profesionale që punojnë me fëmijët. Evidenca sipas profileve kërkon modelim ligjor. Policia e Shtetit nëpërmjet një strukture me oficerë ndërinstitucional do të ishte institucioni kompetent për këtë databazë. Përmbajtja do të duhet të kishte të dhëna shteruese mbi individë të dënuar brënda dhe jashtë vendit. Gjithashtu duke konsideruar rrezikshmërinë e këtij grupi autorësh kjo databaze do të duhet të ketë të evidentuar edhe persona të skeduar apo ish të dënuar me skedë penale të rehabilituar. Identifikimi nuk duhet të jetë vetëm sipas gjeneraliteteve dhe skedës penale. Kjo data bazë duhet të përmbajë edhe profilin e autorit dhe veprimit për të dëshmuar qartë rrezikshmërinë dhe prirjet e subjektit. Databaza duhet të jetë sipas shtrirjes territoriale. Institucione të tjera që merren me politika të mirërritjes, kujdesit social apo atij shëndetësor, duhet të kenë me ligj apo akt institucional një detyrim për verifikim të stafeve përkatëse apo subjekteve. Një pjesë e databazës duhet të punohet në formë që të jetë e dobishme për publikun dhe komunitetin prindëror. Evidentimi sipas profileve duhet të përmbajë edhe një databazë shumë kofidenciale të viktimave. Identifikimi i viktimave lidhet me politika për rehabilitim e njëkohësisht edhe me efektin post traumë fëmijërore. Në rastin e viktimizimit seksual autorët mund të jenë ish viktima dhe efekti zinxhir i krimeve ka nevojë për hetim të zgjeruar. Për të siguruar të dhënat fillestare që bëjnë të mundur adresimin e problematikës mund të punohet me hulumtim të vendimeve gjyqësore për pesë deri në shtatë vitet e fundit. Model për aplikim mund të konsiderohet edhe metodologjia e Open Data Albania. Ligji Penal në Republikën e Shqipërisë paraqet mjaft probleme në trajtimin e krimeve seksuale

në tërësi. Një person në moshë madhore është shpallur nga gjykata shqiptare si fajtor për Vepra të turpshme, (neni 108) për veprimin që karakterizohej nga penetrimi dhe prishja e himenit vajzëror te një 12- vjeçare nëpërmjet gjymtyrës së sipërme të trupit. Klasifikuar sipas këtij neni ky veprim sanksionohet deri në 5 vite heqje lirie. Kodi ynë penal nuk ka norma përshkruese që të përkufizojnë krimin seksual kundrejt veprës së turpshme. Në mungesë të përkufizimit gjykatat shqiptare interpretojnë në bazë të përkufizimeve të dhëna nga doktrina akademike. Termi marrëdhënie seksuale përkon me figura vepre penale parashikuar në nëntë nene të Kodit tonë Penal (Kodi Penal i përditësuar 2009)1. Kjo figurë vepre penale është parashikuar në seksionin Krime Seksuale, pjesë e kreut të II Vepra Penale kundër personit. Krime kundër jetës. Në asnjë prej neneve nuk kemi përkufizim për marrëdhënie seksuale apo marrëdhënie homoseksuale, pra jemi përpara mungesës së normave përshkruese. Referuar Prof. Dr Ismet Elezi, Prof.Dr. Skënder Kaçupi dhe Prof. Dr Maksim Haxhia normë përshkruese apo përcaktuese janë ato norma penale juridike që bëjnë përkufizimin e instituteve të së drejtës penale ose veprave penale konkrete 2. Seksioni Krime Seksuale në KP nuk ka asnjë normë përshkruese duke cenuar kështu eficensën e ligjit penal i cili duhet të jetë sa më abstrakt dhe i detajuar. Për të gjetur një përkufizim mbi veprimin kriminal duhet tu referohemi komentarëve dhe teksteve 1 Kodi penal i përditësuar dhe praktikë Gjyqësore. Alb Juris. Tiranë, 2009 faqe 62-65. Konkretisht në nenet: Neni 100 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur ; Neni 101 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç ; Neni 102 Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ; Neni 102/a Marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur ; Neni 103 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t u mbrojtur ; Neni 104 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës ; Neni 105 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën ; Neni 106 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari ; Neni 107 Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike 2 Elezi&Kacupi&Haxhia. Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Tiranë 2006. të përfshira në programet akademike për student të fakulteteve të drejtësisë. Kështu për termin marrëdhënie seksuale Prof. Dr. Ismet Elezi në botimin e 2007-ës për student e magjistratë, përcakton Marrëdhënie seksuale kuptohet bashkimi seksual normal midis një mashkulli dhe një femre (Elezi 2007)3 Në përkufizimet e dhëna në të vetmin tekst shkencorë për të Drejtën tonë Penale, Pjesa e Posaçme togfjalëshi bashkim seksual normal dhe bashkim seksual i kundërnatyrshëm shkaktojnë konfuzion së pari për faktin se nuk kemi definicion të qartë se çfarë konsiderohet normale dhe çfarë konsiderohet i kundërnatyrshëm. Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetit që prej vitit 1974 ka njësuar në akt seksual normal aktin me subjekt persona me seks të njëjtë. Më tej bashkim seksual sipas tekstit akademik të Mjekësisë Ligjore ku bashkimi seksual konsiderohet lidhje fiziologjike normale që ndodh vetëm midis personash të sekseve të ndryshme, midis burrit dhe gruas, gjithë veprimet e tjetra të drejtuara në përmbushjen e dëshirës seksuale në forma të tjera nuk janë bashkime seksuale. (Cipi&Meksi 2005)4. Për pasojë doktrina shkakton konfuzion në përcaktimin si bashkime seksuale të veprime të llojit a- penetrim me gjymtyrë, b-penetrim me objekt seksual stimulues, c-penetrimin oral etj. Edhe vepra të turpshme parashikohen si nen blanket, pa definicion. Në hartimin e ligjit penal ligjvënësi është mjaftuar duke përcaktuar si vepra të turpshme Kryerjen e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç, dënohet me burgim gjer në pesë vjet (neni 108, Kodi Penal në fuqi) 5. Duke ju referuar më tej doktrinës citohen Me veprime të turpshme (luksuri) kuptohen ato mënyra të të kënaqurit të epshit seksual, që nuk përmbajnë element të ndonjë krimi tjetër seksuale (Elezi 200faqe 123); dhe si vepra të tilla janë prekja e organeve seksuale të të miturve (vajza e djem) me dorë ose me ndonjë pjesë tjetër të trupit nga të 3 Ismet Elezi. E drejta penale - pjesa e posacme 2007, faqe 106 4 Prof. Bardhyl Cipi& Prof. Sokrat Meksi, Mjekësia Ligjore 2005 faqe145 5 Kodi penal i përditësuar dhe praktikë Gjyqësore. Alb Juris. Tiranë, 2009 faqe 65 49

50 rriturit etj (Cipi&Meksi 2005) 6. Po këtu gjejmë edhe veprimi një personi i cili zhvirgjëron me gisht një vajzë të mitur për të përfituar kënaqësinë e tij seksuale konsiderohet si vepër e turpshme (Cipi&Meksi 2005) 7. Kolegji Penal i Gjykatës së lartë është mbështetur tek ky definicion për të klasifikuar veprimin sipas nenin 108. Tani duhet të analizojmë a është i saktë definicioni, e më tej a është korrekt zbatimi i tij nga doktrina jonë gjyqësore. Së pari çfarë kriteresh do të duheshin për të konsideruar një definicion të dhënë si të saktë brënda kritereve të doktrinës akademike. Teksti i Mjekësisë Ligjore megjithëse është pjesë e programit akademik të Fakulteti i Drejtësisë në UT, nuk është një tekst i miratuar nga ndonjë komision apo kongres shkencor. Gjithashtu ky tekst nuk ka recentë dhe oponencë akademike. Në formulimin e definicioneve autorët nuk kanë referuar asnjë burim shkencorë dhe ndër të tjera nuk kemi as bibliografi që shoqëron studimin. Teksti i Mjekësisë Ligjore nuk mund të merret si bazë në interpretimet dhe definicionet e tij për sa kohë që nuk mbështetet në asnjë burim parësor kërkimi. Po të njëjtat të meta ka edhe teksti për student e magjistratë i prof. I. Elezit (2007). Atëherë jemi në një situatë ku për të përkufizuar veprimin duhet të mbështetemi tek karakteristika të veprimit si një veprimi i kundërligjshëm, me rrezikshmëri, pasoja dhe dënueshmëri. Për të analizuar veprimin kriminal duhet të shohim çfarë objekti ka figura e veprës penale ku do të parashikohet ky veprim. Vepra penale me dy objekte (ose shume objekte) janë ato vepra që prekin ose vënë në rrezik në të njëjtën kohë dy ose me shumë objekte të mbrojtur posaçërisht nga ligji penal. (Elezi&Kacupi&Haxhaj 2006)8. Në rastin e penetrimit me gjymtyrë të trupit me pasojë prishje të himenit vajzëror, objekte të cenuar janë: jeta; shëndeti; integriteti seksual dhe moral i një subjekti të cilësuar për shkak të moshës. Atëherë me tre 6 Prof. Bardhyl Cipi& Prof. Sokrat Meksi, Mjekësia Ligjore faqe 153 7 Prof. Bardhyl Cipi& Prof. Sokrat Meksi, Mjekësia Ligjore 2005 faqe 153 8 Elezi&Kacupi&Haxhia. Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Tiranë 2006 faqe 52 objekte të cenuara nga veprimi në fjalë jemi përpara një figure vepre penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Objekti i shumëfishtë që është cenuar në veprimin e sipërshënuar përkon me një krim seksual me rrezikshmëri si ai i parashikuar në nenin 100 dhe jo 108-të. Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (2003) për hartimin e ligjit penal është përdorur modeli i abstraktimit dhe detajimit të anës objektive dhe rrethanave. Përkufizimi ligjorë për termin akt seksual, jepet në nenin 192 paragrafi 3 akt seksual do të thotë penetrimi organit seksual në cilëndo pjesë të trupit të personit ose penetrim në hapjen anale a gjenitale të personit me ndonjë objekt ose me cilëndo pjesë tjetër të trupit (Kodi Penal, RK 2003). Edhe në rastin e ligjit penal italian përkufizimi jep parashikim të detajuar të anës objektive të figurës së veprës penale duke krijuar situatë krejt të qartë për punonjësit e të drejtës e më gjerë qytetarët...akte të dhunshme që përfshijnë organe seksuale në mënyra të ndryshme mund të grupohen nën emërtimin krime me sfond seksual. Në disa raste, dhunimi mund të kryhet duke përdorur objekte si p.sh pjesë të trupit në organet seksuale të subjektit pasiv. Kodi Penal i 1995 i rishikuar, paraqet mjaft mangësi në parashikimin e krimeve seksuale dhe veprave penale kundër moralit dhe dinjitetit të të miturit. Për të kuptuar se sa pak është punuar për hartimin e normës sipas kritereve shkencore nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndonjë mangësi të spikatur gjuhësore që krijon probleme me interpretimin logjik te ligjit. Kështu termi marrëdhënie është një term i zgjedhur në mënyrë arbitrare për këtë figurë vepre penale. Sipas Interpretimit Logjik të Leksikut dhe Terminologjisë në Gjuhën Shqipe marrëdhënie përmban disa sema, shtresa kuptimore të fjalës, si : veprim konsensual; veprim me dy pale; veprim reciprok; veprim me reagues; veprim vazhdues 9 (Akademia e Shkencave RSh 2006). Asnjë nga shtresat kuptimore, semat e sipërshënuara nuk na përputhet, përkundrazi bie ne kundërshtim 9 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë. Fjalor i Gjuhës Shqipe. Autor Prof. Dr. Jani Thomai. Tiranë 2006

me logjikën e përdorimit të këtij termi për veprime me dhunë, me mashtrim, me imponim, pa dëshirë si dhe është parashikuar në nenet përkatëse të Kodit Tonë Penal. Gjithashtu Kodit i mungojnë disa figura veprash penale që duhej të mbronin marrëdhëniet juridike në mbrojtje të integritetit fizik e moral të fëmijës. P. sh: sulm seksual, nxitje e aktit seksual, degradim i integritetit seksual, ushtrim prostitucioni në afërsi të ambienteve shkollore, turizëm seksual; posedim i materialit pornografik me të mitur etj. Në përfundim Politka Penale në Republikën e Shqipërisë duhet të konsiderojë nevojën emergjente për një kongresi të ekspertëve shkencorë dhe kërkuesve akademik në fushën e të drejtës me qëllim hartimin e një komentari me rregullime konkrete të krimit seksual në tërësi dhe krimit seksual ndaj fëmijëve në veçanti. Ky koment duhet të referojë mbi çështje të trajtimit të pjesës së posaçme të ligjit penal, politikën e dënimeve, aspekte të procedurës penale etj. Kongresi shkencorë duhet të shënojë miratimin e akteve të shkencës juridike penale ndërkombëtare. Ky kongres shkencor duhet të referojë edhe mbi përfundime të qarta të të drejtës penale si pjesë e një manuali për mbrojtjen e fëmijëve nga viktimizimi seksual. Hartimi i këtij manuali është domosdoshmëri për institucionet edukuese dhe të kujdesit ndaj fëmijës dhe është instrument me dobishmëri për prindërim të mirë dhe komunitete të sigurta. Referenca: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë. (Tirane 2006). Fjalor i Gjuhës Shqipe. Tiranë 2006 Republika e Shqipërisë Kodi penal i përditësuar dhe praktikë Gjyqësore. (2009) AlbJuris. Prof. Ismet Elezi. (2007) E Drejta Penale Pjesa e Posaçme. Prof Bardhyl Cipi & Prof. Sokrat Meksi (2005) Mjekësia Ligjore Prof. Dr. Skënder Kaçupi; Prof as. Dr. Maksim Haxhia. (2006) Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Pjesa e përgjithshme Aranita Brahaj.(2009) Pedofilia. Krime Seksuale ndaj të miturve Republika e Kosovës. Ligji Nr. 03/L - 002 Për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të përkohshëm Penal të Kosovës. Gazeta Zyrtare/Nr. 44 Ministria e Drejtësisë RSh. (2005). Buletini Statistikor 2004. Ministria e Drejtësisë RSh. (2004). Vjetari Statistikor 2003. Ministria e Drejtësisë RSh.(2003) Vjetari Statistikor për vitin 2002. Ministria e Drejtësisë RSh.(2006) Vjetari Statistikorë 2005 Ministria e Drejtësisë. Vjetari Statistikorë 2006. Tiranë 07 Ministria e Drejtësisë. Vjetari Statistikorë 2006. Tiranë 08 Ministria e Drejtësisë. Vjetari Statistikorë 2006. Tiranë 09 Ministria e Drejtësisë. Vjetari Statistikorë 2006. Tiranë 10 Open Data Albania http://open.data.al http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/135/te-miturautore-te-krimeve-seksuale & http://www.albtime.com/pedofilia-problem-shqetesues-ne-shqiperi-35- raste-ne-vit/ 51

INTERVISTIMI I FËMIJEVE VIKTIMA TE DHUNES NGA POLICIA GJYQËSORE Dr. Bajram YZEIRAJ 1. Abstrakt 52 Në kushtet aktuale qe kalon shteti dhe shoqëria shqiptare, të gjitha agjensite ligjzbatuse, përfshirë edhe Policinë e shtetit, për rritjen e performances se shërbimit, përveç të tjerash duhet të rishikojne sjelljen me qytetaret dhe standartet profesionale të oranizatës. Më evident bëhet ky problem për rritjen e eficencës së shërbimeve të sigurisë ndaj fëmijëve, me qëllim që ata të mbrohen nga dhunimet e abuzimet e ndryshme. Synimi i temës së zgjedhur është që të evidentohen përgjegjësitë e Policisë së shtetit për parandalimin e viktimizimit të fëmijëve dhe veçoritë e krimit ndaj kësaj moshe duke vënë theksin tek nevoja e njohjes e zbatimit të metodave e teknikave të intervistimit të kësaj moshe në rastet më tipike të dhunimit. Kumtesa Intervistimi i fëmijëve - viktima të dhunës nga Policia gjyqësore në përmbajtjen e saj trajton infrastrukturën ligjore dhe përgjegjesitë institucionale të Policisë për mbrojtjen e fëmijëve; veçoritë e krimit ndaj fëmijeve në kushtet aktuale; metodat dhe teknikat e intervistimit si dhe veçoritë e tyre në rastet me tipike si dhuna në familje, trafikimi, e abuzimi seksual. Fëmijet mund te jenë te rrezikuar nga ngjarje aksidentale te ndryshme dhe nga akte te dhunëshme qe perbejnë në shumë raste vepra penale. Për rjedhoje ata mund të jenë të dëmtuar (viktime) ose të pranishëm që kanë dijeni mbi ngjarjen, pra në rolin e deshmitarit dhe si autor, pra si të pandehur që u duhet të përballen me ligjin. Përgjegjësia për ti marë në mbrojtje Fëmijet e komunikuar me ta paraqet vështiresi por dhe veçori në raport me moshën e ritur. Mbrojtja e jetës e shëndetit te fëmijeve nga aktet e dhunëshme duke respektuar etiken dhe procedurat lijore, shtron para punonjësve të Policisë gjyqësore nevojën e ritjes së nivelit profesional dhe ndryshimit të metodave e teknikave të intervistimit duke mbajtur parasysh veçoritë e kësaj moshe dhe krimeve të ndodhura. Ndër veçoritë e reagimit te Policisë në rastet e viktimizimit të të miturve, sidomos në veprat penale

që prekin jeten e shëndetin, duhen veçuar: a) përparesia (ndjekja me prioritet), b) shpejtësia e veprimeve c) profesionalizmi, qe lidhet me metodat dhe teknikat e komunikimit ç) bashkëpunimi me institucionet shtetërore e subjekte te shoqërisë civile. Metodologjia e përdorur është kryesisht ajo e ballafaqimit me legjislacionin, e analizës kriminologjike mbi tregusit e viktimizimit dhe e interpretimit në aspektin procedurial, psikologjik, të metodave e teknikave me efiçente të provuara nga praktika e punës. Tema është me interes për institucionet dhe punonjsit e sherbimeve publike që detyra u kërkon të angazhohen e komunikojnë me këtë moshë në ngjarje të ndryshme, punonjsit e Policisë gjyqësore e prokurorët që hetojnë e kryjnë veprime proceduriale, mbrojtësit ligjorë e avokatet si dhe studiot e organizatat e ndryshme jofitimprurese. Shkolla e lartë universitare jopublike Sevasti & Parashqevi Qiriazi E-mail: sekretariajuridik@uniqiriazi.edu.al; bajramyzeiri@gmail.com Tel: 355(0)4230234 Cel: 0684026873; 0672032679 2. Përgjegjësitë ligjore te policisë se shtetit për mbrojtjen e fëmijeve nga dhuna e abuzimi Qellimi i drejtësisë për të mitur është të sigurojë zbatimin e plotë të drejtave, normave dhe standarteve Ndërkombetare për te gjithe Fëmijet, ku përfshihen edhe ata qe vijnë në kontakt me sistemin e drejtësisë si viktima, dëshmitare e të dyshuar për një vepër penale apo arsye tjeter; si dhe sigurimi i aksesit të fëmijeve për të kërkuar dhe marë kompesimin e shpërblimin e duhur në çështjet penale apo civile për te drejtat e shkelura. Kushtetuta e R. Shqipërisë mer në mbrojtje te veçantë kete moshe duke u shprehur: Çdo fëmije ka të drejtë te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi për punë e vecanarisht nën moshën minimale për punë qe mund te demtoje shëndetin, moralin ose rrezikoje jeten e zhvillimin seksual.(1). Në zbatim te saj kodi penal, ai procedurial penal, kodi civil e ai i familjes dhe nje sere ligjesh te tjera te vecanta, normojnë te drejtat e tyre, detyrimet e organeve shtetërore e atyre te drejtësisë, procedurat e punës, mbrojtjen nga abuzimi e krimi dhe nje sere rregullash te tjera. Strategjia e veçantë për Fëmijet e shoqëruar nga programe te tjera dhe komiteti Ndërministror i ngritur për ndjekjen e zbatimit të detyrave, perbejnë një infrastrukture të mirë për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijeve. Ligji organik e ngarkon Policinë e shtetit me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës se njerzve, sigurisë dhe pronës personale; parandalimin, zbulimin dhe hetimin në perputhje me ligjin penal dhe ate procedurial penal te veprave penale dhe autoreve te kryerjes se tyre (2); Ndërsa ligji Për policinë gjyqesore dhe Kodi i procedures penale percaktojnë funksionet dhe përgjegjësitë në rastet e kryerjes se veprave penale, te cilat konsistojnë në: a) Marjen dijeni për vepren penale, b) Pengimin e ardhjes se pasojave te metejshme, c) Zbulimin dhe kërkimin e autoreve te vepres penale. d) Kryerjen e hetimeve paraprake. Funksionet e tjera (ndihmëse) janë ato te urdheruara ose deleguara nga prokurori qe kanë të bëjnë me bërjen e kqyrjeve, kontrolleve të vendeve e sendeve, sekuestimet e provave, përgjimet, pyetjet e personave, pyetje të pandehurit, ballafaqime e njohje.(3,4) Aktet Ndërkombetare dhe legjislacioni i brendshem, shprehen se çdo fëmije ka të drejtë: - Ti jepet konsiderate primare interesave te tij, - te trajtohet në menyrë të drejtë dhe barabartë pa asnje lloj diskriminimi, - të shprehë pikpamjet e tij lirisht dhe dëgjohet, - të mbrohet nga abuzimet, shfrytëzimi dhe dhuna, - të trajtohet me dinjitet e dhembshuri, - të ketë garancitë e duhura ligjore dhe masat mbrojtëse, - thelbi i drejtësisë për të miturit te jete - parandalimi i konfliktit me ligjin, 53

- privimi nga liria duhet perdorur vetem si mase e fundit për periudha te shkurtera kohe. Parandalimi i viktimizimit te fëmijeve dhe mbrojtja e te drejtave të tyre nga Policia fillon me njohjen, administrimin e gjendjes dhe analizen e problemit. Në veprimtarinë praktike institucione e struktura te vecanta nuk arijnë të administrojnë, analizojnë e vlerësojnë drejt dinamikën dhe prirjet qe ka krimi ndaj të miturve apo pjesmarja e tyre në kryerjen e krimit. Për rjedhoje ata me dashje apo nga paaftesia nuk pranojnë e deklarojnë ritjen e viktimizimit te të miturve, qendrim ky qe ndikon edhe në veprimtarinë e perditeshme. 3. Disa tregus dhe veçori te viktimizimit te të miturve nga krimi Për të vleresuar gjendjen e viktimizimit të fëmijeve duhet të administrojmë në menyre te rregullt treguesit e shkeljeve ligjore ndaj kësaj moshe, pavaresisht nga klasifikimi ligjor; te analizojme informacionin qe japin statistikat zyrtare te institucioneve te specializuara e atyre te drejtësisë; si dhe konsiderojme vlerësimet e opinionit publik të shprehura në forma te ndryshme, sidomos nëpermjet anketimeve te posacme për kete moshe. Nr. Tregusit 2008 2009 2010 2011 1 Gjithesej të mitur te 481 636 720 418 viktimizuar nga krimi (+14%) (+32%) (+13%) 2 Viktimizuar nga krimet k/ 456 559 702 380 personit (+20%) (+22%) (+25%) V.O Tabele me te dhena mbi të miturit e viktimizuar në vitet 2008-2011 Perqindjet tregojnë ritjen e numrit te fëmijeve te viktimizuar nga krimet në pergjithesi e veçanti nga krimet kundër personit, në raport me vitin e mëparshem.(5) Të miturit e viktimizuar nga krimi në vitet 2008-2011 zenë 5-6% te numrit te përgjithshëm te dëmtuarve te evidentuar nga institucionet ligjzbatuse. Krahasuar viti 2011 me atë 2008, pra për kater vjet, numri i të miturve te viktimizuar nga krimi është ritur nga 418 në 720, pra rreth 70%. Të dënuar të MITUR 600 500 400 300 200 100 0 594 313 356 258 362 238 198 7 31 30 13 51 49 62 Viti 2004 Viti 2005 Viti 2006 Viti 2007 Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Për krime (Criminal offenses) Përkundërvajtje (Contraventions) 54 V. O Të mitur (autore) të dënuar për vepra penale në 2004-2011 (6)

Të dënuarit e mitur për vitin 2010, zene 8% të numrit të përgjithshëm të dënuarve. Mbi 91% e tyre janë dënuar për krime, çka tregon për rrezikshmeri të veprimtarisë se tyre. Krahasuar viti 2010 me atë 2005, pra për pesë vjet numri i të miturve të dënuar për veprat penale është ritur nga 289 në 656, pra mbi 50 %. Veçoritë e viktimizimit të fëmijeve, mund ti përmbledhim si me poshtë: Përqindja fëmijeve të viktimizuar nga krimi është e ulet (5-6%) të numrit të përgjithshëm të te dëmtuarve, por gjendja reale është më e rëndë, sepse shumë akte të dhunëshme e abuzime me kete moshe nuk denoncohen e ndiqen, pra shifra e erret apo maskuar e ketij krimi është disa here me e larte, Format me tipike të veprave penale janë aktet e dhunshme ndaj jetës, shëndetit e dinjitetit të fëmijës, vepra këto që sjellin pasoja të rënda, Veprat penale ndaj fëmijeve çdo vit kanë tendencen e ritjes, gjë që flet për nje prognoze jo fort të mirë në kete drejtim, Shoqëria shqiptare, por dhe institucionët ligjzbatuse, pavaresisht nga përmiresimet e bera, janë ende të familjarizuar me fenomenin dhe shpesh e përligjin ate biles edhe e fshehin sidomos brënda gjirit të familjeve, duke krijuar keshtu imazhe të gabuara. Ritja e viktimizimit te kësaj moshe shoqërohet edhe me ritjen e pjesmarjes se të miturve në kryerjen e krimeve, të cilët edhe pse për shkak të moshes duhet të perballen me ligjin, mund të cilesohen si viktima të shoqërisë. Viktimizimi i fëmijeve është nje fenomen shqetesues për shoqerinë shqiptare i trasheguar nga e kaluara dhe inkurajuar nga faktore të ndryshëm aktuale kulturore, socio - ekonomike, ligjore etj, i cili dëmton jo vetem fëmijet si që nje njerezore por dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Këto e veçori e te tjera na bejnë të konkludojmë se mosha e mitur duhet të përbëje prioritet për përkujdesje e mbrojtje të veçantë nga shteti e shoqëria, e veçanarisht nga instituccionët e agjensitë e specializuara që meren me shërbime të ndryshme publike dhe mbrojtjen e qytetarëve. 4. Sherbimet e Policisë për mbrojtjen e fëmijeve nga krimi Policisë se shtetit si institucion i specializuar dhe punonjesve të saj, për realizimin e përgjegjësive të ngarkuara nga legjislacioni, garantimin e të drejtave të fëmijeve dhe mbrojtjen e tyre, i duhet se pari të njohë mire legjislacionin, detyrat, mjetet ligjore dhe procedurat e zbatimit të tij, se dyti të njohë e diagnostikojë gjendjen reale dhe shkaqet e viktimizimit te kësaj moshe dhe se treti të risë standartet profesionale duke persosur sjelljen, metodat dhe teknikat e komunikimit. Komunikimi i punonjesve të Policisë me qytetaret gjatë kryejes se detyrave e vecanarisht me fëmijet është nje kusht pa te cilin nuk mund të përmbushen në mënyrë të suksesshme siguria e individit, pronës, regullit, shoqërisë. Komunikimi realizohet nëpermjet: 4.1 Sherbimeve te sigurisë për parandalimin e shkeljeve të ligjit Kjo veprimtari është administrative dhe lidhet me kryerjen e shërbimeve për kontrollin e teritorit me qëllim parandalimi të shkeljeve të ndryshme administrative, pqrfshi edhe veprat penale. Fjala është për zbatimin e ligjit në rrugë, vendbanim, mjedise publike, shkolla, aktivitete publike etj; Ndërhyrjen kur kostatohen çregullime, rreziqe, grindje, konflikte; dhenjen e ndihmës kur e kerkojnë qytetaret etj. Për kete punonjesve u duhet të komunikojnë me njerzit perfshi edhe fëmijet, e sipas rastit edhe të perdorin fuqite ligjore e masat administrative ndaj autoreve të shkeljeve si gjoben, procedimin, forcen, kontrollin, shoqërimin, bllokimin etj. Fëmija mund të jetë në rolin e viktimes sepse është i rrezikuar nga aksidentet në ruge, Ndërtime, lendet shperthyse e helmuse, korenti, armet e municionet, droga, rembimet, perdhunimet, keqtrajtimet e abuzimet etj. Ai mund të jete edhe ne rolin e kundravajtesit ne se ka mbushur moshën. Në këto 55

raste sherbimi i Policisë duhet ti mare ne mbrojtje të veçantë fëmijet duke informuar për rezikshmerine, Ndërhyrë, bllokuar, asistuar, perdorur masat administrative dhe fuqite e tjera të dhena nga ligji, si dhe bashkepunuar me subjekte të ndryshme shtetërore e shoqerore. 4.2 Ushtrimit të Funksioneve të Policisë gjyqesore, duke kryer veprimet proçeduriale Mënyra e veprimit të sherbimeve policore në raste të ngjarjeve të viktimizimit të fëmijeve është ajo reaguse, qe do të thotë se Ndërhyet e veprohet kur meret dijeni se ka ndodhur nje krim, duke kryer një sërë veprimesh që lidhen me ushtrimin e funksioneve të Policisë gjyqësore. Komunikimi dhe asistenca e shërbimit të Policisë ndaj të miturve të rrezikuar apo viktimizuar, pavaresisht nga roli i tyre ne raport me ligjin, mbart ne vetvehte perkujdesje të natyres fizike, shëndetesore, psikologjike, ligjore e deri materiale. Shërbimi i Policimit në rastet e fëmijeve të viktimizuar duhet ti japë prioritet në raport me ngjarjet apo qytetaret e tjere, të kryeje veprimet me shpejtësi e profesionalizëm dhe bashkepunojë me institucionet e tjera shtetërore, struktura të kujdesit social e subjekte të shoqërisë civile. Në rastet e ndodhjes se veprave penale, punonjësit e Policisë duhet tu japin ndihmë të dëmtuarve, Ndërpresin vazhdimesinë e ngjarjes kriminale, ndjekin, kapin dhe arestojne autorin e vepres, sigurojne provat materjale, marin ne mbrojtje persona të tjerë që rrezikohen, bashkepunojne me struktura të tjera shtetërore dhe organizma shoqerore, relatojnë ngjarjen tek prokurori etj. Fëmija në këto raste mund të jete i dëmtuar, ose deshmitar që ka dijeni për ngjarjen, ose ne rolin e autorit të krimit (të dyshuarit), me të cilin sherbimi policor duhet të komunikoje e veproje. Veprimet administrative apo proceduriale të Policisë bazohen janë të Ndërvarura nga klasifikimi i ngjarjes, roli qe ka fëmija ne kete ngjarje dhe pasoja e ardhur. Ato bazohen ne ligjet e ndryshme qe ngarkojne me detyra dhe vecanarisht ligjin procedurial penal i cili regullon procedurat e hetimit të veprave penale. 5. Veçoritë e intervistimit të fëmijeve të viktimizuar 56 Dihet se procesi i intervistimit të të miturve paraqet vështirësi për punonjësit e Policisë Gjyqësore dhe prokurorët. Këto vështirësi e kanë burimin tek personaliteti i paformuar i të miturit, kompleksiteti psikologjik i tij, rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja kriminale, marrëdhëniet e fëmijës me viktimën apo autorin, rrezikun e shtuar tek i mituri për t u sugjestionuar nga persona të tjerë ose nga vetë punonjësit e policisë dhe, në veçanti, ndrojtja e frika që manifeston i mituri në zyrat e policisë etj. Kur fëmija i nënshtrohet procedurave të marrjes në pyetje, saktësia e fakteve zvogëlohet në të njëjtin kah me moshën. Sa më të vegjël të jenë ata, aq më shumë janë të prirur për t u influencuar e manipuluar nga pyetjet sugjestionuese. Fëmijët kanë një sensibilitet të madh ndaj nëntekstit të asaj që dëgjojnë, intonacioneve të zërit, apo shprehjeve me miratim e pakënaqësi, pranim apo qortim dhe, në varësi të tyre, reagojnë për të shpjeguar pikërisht atë që, sipas mendimit të tyre, presin punonjësit e policisë apo dhe prindërit. Kështu rritet rreziku i marrjes së informacioneve të gabuara dhe, nga ana tjetër, shpenzohen energji, kohë e mjete shtesë. Situata të tilla e vendosin, shpesh, punonjësin e policisë para dilemave për t i pranuar, si të vërteta apo si fantazi fëminore, faktet dhe informacionet që përmban tregimi i tyre, pasi ndonëse fëmijët mund të japin të dhëna të sakta, karakteri i shkurtuar, i fragmentarizuar dhe i mbushur me imagjinatë, shtron nevojën e ripyetjes së tyre dhe riverifikimit të fakteve nga burime të tjera. Pra, në raportet që krijohen, midis të miturit që merret në pyetje dhe punonjësit të policisë, evidentohet një konflikt real dhe i ndjeshëm, zgjidhja e të cilit gjendet tek reduktimi i elementëve traumatizues dhe frikëndjellës që prodhon procesi i pyetjes.

Praktika me e mire aktuale për menaxhimin e nje interviste bazohet ne modelin PEACE qe aplikohet ne shume agjenci të zbatimit të ligjit. Ky model perdoret ne hetimin reaktiv bazuar ne viktimën si deshmitar. Sinkronizimi i germave të bashkuara do të thote: P. Planifikim&Pergatitje (zgjedhja e ekipit, vleresimi i faktoreve, mjedisi, paisjet ) E. Shpjegim (hyrje, pozicioni ndenjes, prezantimi, biseda fillestare) A. të dhena (Ndërtimi i raportit, tregimi i lire, pyetjet dhe mbyllja) C. Mbyllja (permbledhje e pikave kryesore të intervistës) E. Vleresimi (vleresimi i përgjithshëm) Fazat e intervistimit : Krijimi i raportit; Ritregimi i lire i ngjarjes; Pyetjet; Mbyllja. Procedura e intervistës: Pergatitja; Hapja; Udheheqja; Mbyllja; Dokumentimi. Për të gjitha fazat duhet të njihen e zbatohen jo vetem parimet dhe rregullat e përgjithëshme, por dhe veçoritë e komunikimit me kete moshe. 5.1 Pergatitja për zhvillimin e intervistës Për të patur një interviste të sukseshme me fëmijën, se pari duhet të studjohet mosha e fëmijës dhe personaliteti i tij, pra zhvillimi i intelektit; cilësite, mardhenjet me prindërit, shkollen; sjelljet e tij; se dyti të krijohet mjedisi i posaçëm për pyetjen e tij, qe mund të jetë një dhomë e thjeshtë në katin e parë ose jashtë ndërtesës se Policisë (ku mund të evitohen zhurmat), nuk ka hyrje dhe dalje të personave të tjerë, e pajisur me lojra dhe afishe që pasqyrojnë frymën e bashkëpunimit të komunitetit. Mund të shfrytëzohen edhe zyrat e punonjësve socialë, ambientet shkollore ose dhe banesat e tyre, për të shmangur emocionet e tensionin nervor të të miturve përballë punonjësit të policisë. Mënyra e komunikimit me fëmijën është percaktuese ne marrjen e informacionit prej tyre. Mundësisht duhen përdorur të njëjtat karrige, pa tavolina në mes dhe në vartësi të moshës duhet ulur edhe në dysheme apo karrige të vogla t iu dhënë atyre më shumë siguri dhe mbështetje. Ne varësi nga mosha fëmijet lejohen edhe të luajnë me lodra ose vizatojnë në ambjetin e dhomës. Duhet evituar çdo lloj kontakti pamor i fëmijës me pajisjet që përdor policia (shkopinj gome, pranga, skafandra, mbrojtëse anti-plumb, armë, persona të arestuar, të dehur apo droguar, të bertitura etj), të cilat japin efekte negative në gjëndjen psikologjike e emocionale të fëmijës 5.2 Disa veçori të komunikimit me fëmijet Gjate komunkimit me fëmijët duhen mbajtur ne konsiderate se: Fëmijë të moshave të ndryshme kanë ritëm të ndryshëm reagimi. Jo të gjithë reagojnë me të njëjtën shpejtësi për të komunikuar, krijojnë besim në të njëjtën kohë, apo janë të hapur dhe komunikues. Ndaj duhet patur durim dhe lëne ata të veprojnë me ritmin e tyre. Fëmija duhet qartësuar se po veprohet për të miren e tij, gjithcka bëhet për sigurine e tij dhe duhet lëne të kuptojë se është në vendin dhe kohën e duhur. Fëmijët shpesh janë të pazotë të pohojnë për vehten apo kundërshtojnë një të rritur. Për rjedhojë ata u përgjigjën pyetjeve në një mënyrë që e mendojnë se ju dëshironi. Ndaj duhet të ruhemi nga të dhënit atyre të informacionit se çfarë presim të na thonë. Ata duhen inkurajuar dhe siguruar se jemi të interesuar vetëm për ate që kanë parë e degjuar. Përgjithësisht tek fëmijët ka një tendencë për heshtje, Ndërsa disa priren të thonë po, pavarësisht nga pyetja e bere. Prandaj pyetjet duhet të jenë të tilla që të mos kërkojnë përgjigje të shkurtër me po/jo. Psh. Si do të ndjeheshit ju po ta bënit atë veprim? 57

Përveç konformizmit, fëmijët shfaqin tendencën për t u përgjigjur me shprehjen: nuk e di nga që nuk janë të interesuar, nuk e kuptojnë pyetjen ose terminologjinë e përdorur, nuk duan të pranojnë çfarë dinë, kanë frikë; duan të mbrojnë familjarët e e të afermit e tyre. Shprehja nuk e di është një përgjigje që ka nevojë për trajtim të kujdesshëm. Është e rëndësishme të dihet se asnjë konkluzion aq më tepër vendim nuk duhet të bazohet mbi përgjigjen nuk e di. Aq më pak të arrihet në konkluzionin se fëmijët nuk dinë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kohëzgjatja e përqendrimit te fëmijës ne interviste varet shumë nga mosha e veçanarisht nga natyra e fëmijës. Me fëmijët e vegjël është e vështirë të presësh një përqendrim afatgjatë dhe cilësor. Është e rëndësishme që intervista të jeta relativisht e shkurtër. Gjatë procesit të pyetjes për shume ngjarje duhet evituar prania e prindërve për te mos ndikuar me gjeste tek fëmija; dhe perdoren si dëshmitar te pranishëm psikologe, punonjës social ose specialist te fushës së edukimit; Koha e pyetjes duhet të zgjasë më pak se me një të rritur; të perdorën një numër i kufizuar pyetjesh, pasi pyetjet e shumta e lodhin dhe ne rast hutimi ose mos reagimi, rekomandohet zëvëndësimi i punonjësit të policisë me një tjetër. 58 6. Stili i pyetjes te fëmijës se viktimizuar Në teknikat e intervistimit te fëmijës viktimë, nje rol te rëndësishem luan stili i të pyeturit, për të cilin rekomandohet: Pyetjet të bëhen njëra pas tjetrës, por të jenë të shkurtëra e të thjeshta dhe shmangin përdorimin e fjaleve te pakuptueshme apo te vështira; të jenë me tone mbështetëse duke shmangur fjalet mosbesuese apo gjykuese; Gjatë pyetjeve duhet të shmanget zhargoni policor dhe çdo zhargon tjetër që mund të hutojë viktimën; të përdoren termat e përdorura nga vetë viktima në përshkrimin e historisë së tij/saj në raste të dhunës seksuale, trafikimit etj. Në çdo rast duhet të inkurajohet viktima, biles dhe të perdorët humor për te ndihmuar në inkurajimin që të flasë lirshëm; të merren përgigje dhe të dhëna cilësore për ngjarjen e ndodhur (kohën, vendin etj.) dhe mundesisht të dhëna specifike për afatet kohore mbi ngjarjen qe informon. Me rëndesi të veçantë për punonjësit e zbatimit të ligjit janë shprehitë e komunikimit efektiv, në themel të te cilit qëndrojnë aftësitë e mira dëgjuese. Pyetjet qe përdoren gjatë procesit të intervistimit kanë rëndësi sepse mundësojnë të zbulohet më shumë rreth fëmijës; lejojnë ate të eksplorojë më tej rreth ngjarjes objek interviste; lehtësojnë procesin e komunikimit dhe mundësojnë që të përçohet te fëmija ndjenja e përkujdesjes. Pyetjet e mbylluara kërkojnë përgjigje me po ose jo ; fillojnë me a është..?, a ke? etj. Psh. a ke frikë të kthehesh në shtëpi tani?.qellimi i tyre është të mbledhin e qartësojnë informacionin, të fokusojnë bisedën dhe ndalojnë fëmijën t i largohet fokusit të bisedës. Prandaj është me mirë të përdoren pyetje të hapura se sa të mbyllura, për aq kohë sa këto të fundit nuk janë absolutisht të domosdoshme. Pyetjet e hapura marin përgjigje lehtësisht me po ose jo. Ato fillojnë me Çfarë..?, Kush? Ku? Kur? Si? Pse? etj. Gjatë bërjes së pyetjeve duhet mbajtur parasysh qe ato të ndjekin një linjë llogjike. Në këtë kuptim pyetjet nuk duhet të kalojnë nga një objekt pyetjeje në një tjetër. Pra intervista duhet të ketë një grafik pyetjesh. Intervistuesi gjatë procesit të pyetjeve duhet të përqendrohet tek ndjenjat dhe sjellja e fëmijës gjate bisedes. Pyetjet e hapura me Pse? nuk keshillohen të përdorën sepse fëmijet e kane të vështirë pergjigjen ose mund te japin pergjigje justifikuse.

7. Veçorite e Intervistimit te fëmijeve Gjate veprimtarisë se perditshme hetimore shpesh here ndodh qe punonjësit e Policisë ose prokurorët të intervistojnë fëmijë në situata e role të ndryshme, te cilat kane veçori qe duhen njohur e zbatuar. a. Ne rastet e dhunës në familje Faktoret që ndikojnë në intervistimin e fëmijëve në rastet e dhunës në familje janë komplekse sepse kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete dhe pasojat e saj, gjendjen e familjes në shumë aspekte, nivelin e prindërve dhe cilësitë e tyre, moshën e cilësitë e fëmijës, rolin ose poziten e tij etj. Kur fëmija merret në pyetje si dëshmitar i dhunës në familje, situata e tij psikologjike nuk është aspak e lehtë. Në disa raste si rezultat i dhunës në familje ai/ajo mund të ketë humbur një ose disa anëtarë të familjes si nënën, babain apo motra e vëllezër, gjë që e komplikon më tepër situatën. Në ndonjë rast atij/asaj mund t i duket vetja në një pozicion për të mbrojtur nderin dhe privacinë e familjes, ose ndjehen të turpëruar për atë që ka ndodhur në familje. Shpesh ata kërcënohen nga dhunuesi për të mos treguar të vërtetën mbi situatën në familjen e tyre. Nisur nga këta faktorë e të tjerë duhet : të veçohet autori në mjediset e Policisë dhe aktivizohen të afërm për ndihmë. të sigurohet privatësia e fëmijës dhe të sigurohet fëmija për të folur; të tregohet ndjeshmeri ndaj viktimës; të dëgjohet me vëmendje ai; të ndihmohet fëmija të qetësohet e ndjehet mirë; të vendosëet nëse fëmija ka nevojë për ndihmë mjekësore; të sigurohet ndihma në shërbime të tjera nëse është e domosdoshme; të mos detyrohet fëmija të flasë nëse ai nuk ndjehet gati për të folur; të mos kërcënohet dhe detyrohet për te treguar ate qe nuk ka ndodhur; të mos fyet e etiketohet etj. b. Ne rastet e abuzimit seksual Viktimat ne rastet e përdhunimit janë përgjithësisht të turpëruara, ndjehen fajtorë dhe kanë frikë nga reagimi i njerëzve të tjerë. Shpesh viktima stigmatizohet dhe fajësohet më shumë se përdhunuesi, duke u përballur me egërsinë e familjarëve, dyshimet e të afërmve, e ne ndonjë rast edhe me paragjykimet dhe keqtrajtimet e punonjësve të policisë. Qëndrimet negative ndaj viktimave të përdhunuara janë te lidhura me mitet dhe qendrimet ndaj femrave, te cilat mendohet se e provokojnë përdhunuesin nga mënyra se si vishen, flasin dhe sillen. Ky qendrim ndikon edhe mbi punonjësit e Policise. Situata rëndohet më shumë kur rasti është i dyshimtë, ose kur nuk ka shenja dëmtimi, apo kur denoncimi është i vonuar dhe vajza paraqitet relativisht e qetë e pa emocione. Në të tilla raste punonjësi i policisë duhet t i kushtojë vëmendjen e duhur viktimës, duke vepruar në menyre te paaneshme, pa paragjykime dhe përdorur teknikat profesionale në trajtimin e viktimës. Punonjësi i policisë duhet të mbajë parasysh faktin se viktima mund të vuajë nga trauma e përdhunimit që i shfaq efektet e saj pas aktit të dhunshëm. Në këto raste duhet kërkuar edhe ndihma e specialistëve si punonjës socialë, psikologë dhe mjek. Në krimet seksuale me të mitura Policia duhet të veprojë me shpejtësi e pa bujë për : verifikimin e informacionit, zhvillimin e intervistës, marjen e denoncimit nga të miturit e familjaret, sigurimin e provave e gjurmeve, marjen e çertifikatës se gjendjes civile për viktimën, marjen e deklarimeve nga persona të tjerë që kanë dijeni rreth ngjarjes, berjen e vizitës mjekësore dhe sigurimin e aktit perkates, gjetjen, shoqërimin dhe marjen në pyetje te personit te dyshuar, relatimin e ngjarjes tek prokurori. Për intervistimin e fëmijës të abuzuar rekomandohet: Ta bëjë nje punonjes policie femer ne ambjente te qeta e sigurta për viktimën; e cila mund të qëndrojë e shoqëruar edhe nga ndonjë i afërm i saj, nëna kryesisht, për t u ndjerë e sigurt dhe e mbrojtur; 59

Te behet një ekzaminim mjekësor paraprakisht, gjithmonë me pëlqimin dhe miratimin e viktimës; Gjate intervistës do mbajtur parasysh mosha, niveli arsimor, pozicioni social i viktimes; objektiviteti ne bisede; mosperdorimi i pyetjeve sugjestionuse; shmangjen e çdo lloj manipulimi; kërkimin e informacionit shtese apo shenjave te dhunes e tj. Nga intervista fëmijen duhet të sigurohet informacion ne lidhje me pyetjet Çfarë? Kush? Ku? Kur? Si? Perse? si dhe me pyetje te tjera te nevojshme për ndricimin e ngjarjes. c. Ne rastet e trafikimit Përvoja e trafikimit zakonisht përfshin akte në seri të dhunës shumëplanëshe, ku fëmijët e trafikuar përjetojnë dëmtime të ndërgjegjes, paaftësi për të menduar dhe vepruar, kanë ritëm të ulët të proceseve mendore dhe janë tejet të traumatizuar. Si rezultat i ndikimit të traumës, viktimat shfaqin pasiguri dhe dyshim ndaj ndihmës që iu ofrohet dhe reagojnë me zemërim ndaj atyre që mundohen t i ndihmojnë. Në disa raste ata janë të ndërgjegjshem se kanë kryer veprime të paligjshme dhe për këtë arsye kanë frikë të përballen me punonjësit e policisë. Në këto kushte procesi i intervistimit të tyre nuk është i lehtë dhe duhet realizuar me shumë profesionalizëm. Veprimet e Policise në këto raste duhet të perqendrohen tek: verifikimi i informacionit, kërkimi, gjetja e fëmijës dhe identifikimi, zhvillimi i intervistës dhe marja e denoncimit nga viktima ose familjare, sigurimi i provave te ndryshme nëpërmjet akteve proceduriale, vendosja e viktimes ne qendren e veçantë te trajtimit ose qendra sociale, marje e deklarimeve nga persona që kanë dijeni për ngjarjen, gjetja e autoreve te dyshuar dhe shoqerimi i tyre ne Polici, marja në pyetje dhe fiksimi i shpegimeve, verifikimi i thenjeve e alibive dhe marjen e deklarimeve nga shtetas të tjerë, marje e dokumentave nga si certifikate e gjendjes civile, raporte mjekësore etj. Gjatë intervistimit duhet mbajtur parasysh : Ti krijohet besim fëmijës se tashmë periudha e abuzimit dhe e keqtrajtimit ka marrë fund; të sigurohet se nga ky moment gjithshka bëhet për të mirën dhe në mbështetje të tij; të sigurohet se askush dhe për asnjë arsye nuk do të abuzojë me. Ti jepet kohë për t u ndjerë mirë dhe të tregojë eksperiencën e tij; nderkohe i duhet lënë të kuptojë se jemi të vëmendshëm dhe se e kuptojmë ata çfarë ai/ajo ka përjetuar; të mos bëhen pyetje që e bëjnë të ndjehet keq; paragjykime ose fajësime. Nëse intervista bëhet e pamundur, mund të kërkohet ndihmë tek specialistët e tjerë si punonjës socialë apo psikologë; në asnjë rast nuk duhen konsideruar qëndrimet dhe reagimet e fëmijës si personale ndaj intervistuesit. 60 Konkluzione e rekomandime Viktimizimi i fëmijeve nga krimi dhe abuzime te ndryshme është nje dukuri me rrezikshmeri shoqerore, e cila ekziston dhe ka veçoritë e veta, por qe vazhdon te mos administrohet ne menyre te studjuar e te plote. Nder faktoret dhe shkaqet tradicionale e aktuale, duhen veçuar ambjentimi i institucioneve shtetërore e shoqërisë civile dhe standartet jo te mira te zbatimit te ligjeshmerisë nga sherbimet publike. Gjendja e viktimizimit dhe veçoritë, diktojnë nevojën e ndjekjes se problemit me prioritet duke investuar, menaxhuaar dhe kontrolluar hap pas hapi zbatimin e programeve te miratuara dhe legjislacionit perkates. Për ritjen e eficencës ne parandalimin e viktimizimit te fëmijeve është e nevojshme të funksionojnë organizmat kolegjiale e nderstrukturore për kordinim të punëve; te aktivizohet mendimi dhe përkrahja e komunitetit për njohjen e gjendjes dhe zgjidhjen

e problemeve ; shtohet numri i strukturave te ndihmës sociale ne qytetet kryesore si dhe zyrave te intervistimit te fëmijeve ne komisariatet e Policise; ndersa për ritjen e standarteve profesionale te punonjësit te Policise qe punojne ne strukturat e policimit te komunitetit dhe hetimin e ngjarjeve kriminale ndaj fëmijeve e nga fëmijet te zhvillohen kualifikime te vecanta dhe paisen me dëshmi përkatëse. Biblografia 1. Kushtetuta e R. Shqiperisë (neni 54) 2. Ligji nr. 9749 date 04.06.2007 Për Policine e shtetit (neni 4) 3. Ligji nr. 8677 date 02.11.2000 neni 3, i ndryshuar Për Policine gjyqesore, 4. Kodi i procedures penale 5. Statistika te Policise se shtetit për të miturit e viktimizuar 6. Vjetari statistikor M. Drejtësisë për të miturit e dënuar - Konventa Për te Drejtat e Fëmijës e Kom.te Bashkuara - Rregullat standarte minimale te drejtësisë për te rrinjte. (Rregullat e Pekinit). - Rregullat për mbrojtjen e te rinjve te privuar nga liria. - Rregullat standarte minimale për masat jo ndaluse (Rregullat e Tokios). - Konventa Evropiane Për te drejtat e njeriut - Rekomandimi Për shfrytezimin seksual, pornografine dhe trafikimin e fëmijeve - Rekomandimi Për reagimin social ndaj kriminalitetit te të miturve. - Rekomandimi Për nderhyrjen e hershme psiko-sociale për parandalimin e krimit - Rekomandimi Abuzimi dhe neglizhencat ndaj fëmijeve. - Kushtetuta e Republikes se Shqiperisë - Kodi Penal i Republikes se Shqiperisë - Kriminologji V.Hysi 2010 - Kriminalistika V.2 S.Begeja 2007 - Investigimi i krimit Grup autoresh 2004 61

VLERËSIMI I MBLEDHJES SË TË DHËNAVE NGA SISTEMI I MBROJTJES SË FËMIJËVE NË SHQIPËRI Belioza ÇOKU Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale bela.coku@gmail.com Abstrakt 62 Abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve (ANF) shkaktohet nga një numër faktorësh të lidhur me karakteristikat e individit, familjes dhe komunitetit. Fenomeni është i njohur në çdo vend, në të gjitha ndarjet dhe grupet sociale, kulturore, fetare dhe etnike, duke rezultuar në pasoja të menjëhershme dhe afatgjatë sociale, shëndetësore dhe financiare. Pavarësisht rëndësisë së problemit, llogaritjet e sakta të shtrirjes dhe karakteristikave të tij në popullsinë e gjerë janë të vështira për t u matur për dy arsye: a. heshtjen që karakterizon rastet e keqtrajtimit për shkak të turpit, stigmës shoqërore dhe përgjegjësisë ligjore kriminale që si rrjedhojë sjellin mungesën e raportimit të rasteve të ANF dhe b. mungesën e përpjekjeve të koordinuara kombëtare për monitorimin e ANF që si pasojë sjellin mospasjen e të dhënave të plota dhe të besueshme mbi ANF në shumicën e vendeve të botës. Të dhënat ekzistuese nga sistemet kombëtare të survejimit të ANF në rastet kur këto sisteme ekzistojnë janë fragmentare, jo të krahasueshme dhe të mospërputhshme, janë të njëanshme dhe për këtë arsye nuk ndihmojnë në krijimin e politikave dhe shërbimeve adekuate. Në përgjithësi, procesi i survejimit përfshin regjistrimin e duhur të rasteve individuale, mbledhjen e informacionit të këtyre rasteve, interpretimin e këtij informacioni, dhe raportimin e tij tek aktorët e interesuar si autoritetet qeveritarë përgjegjës politikëbërës në të gjitha fushat që afektojnë mirëqenien e fëmijëve. Survejimi mund të jetë aktiv ose pasiv. Nëpërmjet surveijimit aktiv, fëmijët e keqtrajtuar identifikohen nga një numër burimesh (si raportet e policisë apo ata ligjorë, agjencitë e shërbimit social dhe shëndetësor dhe autoritetet arsimore), intervistohen dhe më pas rasti ndiqet. Ky lloj survejimi zakonisht ka kosto të lartë financiare dhe në burime njerëzore. Nëpërmjet surveijimit pasiv, informacioni mblidhet gjatë kryerjes së aktiviteteve apo detyrave të tjera. Survejimi pasiv zakonisht është më pak i kushtueshëm se ai aktiv, por informacioni i mbledhur varet nga motivimi i personit që përgatit raportin.

Dhe në rastet kur raportimi i incidenteve është i detyrueshëm me ligj, shpesh profesionistët nuk i raportojnë të gjitha rastet për shkak të ngarkesës së madhe të punës ose për të shmangur përfshirje të mundshme me procedura ligjore afatgjatë që mund të vijnë si pasojë e raportimit, sidomos në vendet ku nuk ka bazë ligjore për imunitet ligjor të profesionistit. Ngritja e mekanizmave të duhur të survejimit, në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, do të ndihmonte në ngritjen e një protokolli vlerësimi në mënyrë aktive, duke mundësuar kështu raportimin më real të rasteve të ANF dhe parandalimin në kohë të tyre. Në kuadër të studimit epidemiologjik mbi abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve (BECAN), është bërë një vlerësim mbi formën e regjistrimit të të dhënave nga agjencitë e mbrojtjes së fëmijëve në vend. Qëllimi i këtij vlerësimi, është survejimi i duhur mbi regjistrimin e të dhënave që i referohen ANF, përmes pyetsorëve të përgatitur nga Grupi Shkencor i Studimit (BECAN) përshtatur sipas kontekstit shqiptar. Në këtë kontekst, prezantimi do të konsistojë në paraqitjen e të dhënave që janë mbledhur dhe formën e regjistrimit të tyre nga agjencitë që punojnë dhe ofrojnë shërbime për fëmijët në vend, me qëllim përmirësimin e mekanizmave ndihmës në identifikimin dhe parandalimin e rasteve të ANF. Fjalët kyçe: Sistem mbrojtje, abuzim, neglizhim, vlerësim i të dhënave, të drejtat e fëmijëve. Studimet shkencore tregojnë se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve është garancia për një shoqëri të shëndetshme. Për këtë arsye, të rriturit, përfshirë prindërit, kujdestarët, edukatorët dhe politikë bërësit duhet të orientohen për të marrë masa të posaçme për kujdesin ndaj fëmijëve, me qëllim që ti mundësojnë atyre kushtet për një zhvillim optimal. Një marrëdhënie e shëndetshme midis fëmijëve dhe të rriturve që kujdesen për ta, do të rriste në një nivel të gjerë rezultatet në zhvillimin e fëmijëve, të cilat përfshijnë elementët kognitivë, emocionalë dhe socialë të funksionimit të shëndetshëm të njeriut. Në kontrast, studimet shkencore tregojnë se stresi i vazhdueshëm në fëmijërinë e hershme i shkaktuar nga situata ekstreme si varfëria, abuzimi dhe neglizhimi mund të dobësojnë zhvillimin e arkitekturës së trurit dhe të afektojnë rritjen e shëndetshme të fëmijës (Këshilli Shkencor mbi zhvillimin e fëmijës, 2005). Situata e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve (ANF) në Ballkan Megjithë konfirmimin e studimeve të kryera në vendet e zhvilluara të botës për prevalencën e lartë të abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve, (Dunne, Zolotor, Runyan, Andreva-Miller, Yen Choo et al., 2009), pjesa më e madhe e vendeve të botës, ka pak të dhëna mbi situatën reale të abuzimit të fëmijëve dhe po rritet gjithmonë e më shumë nevoja për mbledhjen e këtyre të dhënave në nivel global (Dunne et al., 2009). Kjo nevojë për mbledhjen në mënyrë të standardizuar të këtyre të dhënave është akoma dhe më shumë e nevojshme në vendet me nivel të ulët ekonomik dhe shoqëror, siç janë vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë. Në këto vende shkalla e abuzimit të fëmijëve dyshoshet se është akoma më e lartë se në vendet e zhvilluara, pasi mungojnë mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve. Studimet kanë treguar që është i nevojshëm unfikimi i disa proceseve të rëndësishme në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në rajon. Për këtë qëllim edhe në Shqipëri po realizohet një studim i thelluar mbi abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve (Balkan Epidemiological Study on Child Abuse & Neglect), BECAN. Ky studim është një mundësi e përbashkët për të pasur një panoramë më të qartë mbi situatën e ANF dhe identifikimin e mekanizmave parandalues. Projekti BECAN filloi me qëllimin për të ndihmuar në plotësimin e mungesës së të dhënave në Ballkan, ku mungon informacion mbi shpeshtësinë dhe sasinë e ANF në popullsi, duke zbatuar një sondazh epidemiologjik me kampion të madh në nëntë vende të Ballkanit. Të dhënat e marra nga Studimi Ballkanik Epidemiologjik mbi ANF (BECAN) do të japin një përkufizim sasior të problemit që mund të përdoret nga sektorë të ndryshëm për të mundësuar identifikimin e hershëm të trendeve të ndryshëm të ANF. 63

1. Vështrim i Përgjithshëm mbi Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri: Situata në Shqipëri Prej kohësh, problemi më rezistent në vend, në lidhje me format e abuzimit ndaj fëmijëve, vazhdon të jetë kuadri ligjor në progres, por i pashoqëruar me shërbime dhe mekanizma konkretë, që synojnë një zgjidhje afatgjatë të problematikës. Studimet deri më sot, kanë qenë kryesisht të fokusuara në rishikime të legjislacionit dhe situatës në përgjithësi. Fenomeni i abuzimit ndaj fëmijëve nuk ka shifra konkrete mbi numrin e fëmijëve që ekspozohen ndaj formave të ndryshme të ekspozimit, mbi faktorët që i ekspozojnë ata më shumë, mbi nivelin e identifikimit të abuzimit nga agjensitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbi masat parandaluese në nivel afatgjatë kundrejt këtij fenomeni. Studimet sporadike dhe të pamjaftueshme në lidhje me këtë çështje kanë bërë që të mos ketë një përshkrim të standartizuar të fenomenit në nivel mikro dhe makro. Kjo situatë, është shoqëruar dhe me mangësira të theksuara përsa i përket alokimeve të buxheteve spoecifikike, që do nxisnin ofrimin e shërbimeve identifikuese dhe rehabilituse për fëmijët në Shqipëri. Strategjia Kombëtare për Fëmijët dhe Strategjia Kombëtare për Shërbimet Sociale janë masa që synojnë përmirësimin e situatës. Strategjitë dhe implementimi në realitet kanë një hendek shumë të madh. Nuk ka një sistem të unifikuar treguesish (indikatorë) për matjen e dhunës ndaj fëmijëve në vend. Sipas Raportit Alternativ për CRC, Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve mbetet një problem për garantimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Sistemi nuk është i unifikuar në mbledhjen e të dhënave dhe treguesve për implementimin e të drejtave të fëmijëve. Ka mungesë koordinimi ndërmjet shërbimeve në të gjithë vendin, duke mos arritur të aplikohet një strategji dhe politikë e përbashkët. Shoqëria Civile dhe organizata të ndryshme jo-qeveritare kanë një rol më aktiv në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Informacionet dhe studimet vijnë nga sektori jo shtetëror, duke identifikuar dhe boshllëqet dhe mos funksionimet në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri (Tamo, A., & Karaj, Th., 2006). Një nga komponentet e rërndësishëm që ndihmon në identifikimin e problemit të abuzimit ndaj fëmijëve, është mbledhja e të dhënave mbi këtë fenomen. Format e unifikuara të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit të formave të abuzimit në një sistem të koordinuar shërbimesh do të ishin një ndihmë e jashtëzakonshme për uljen e prevalencës së abuzimit në të gjitha nivelet dhe marrjen e masave prandaluese për reduktimin e fenomenit. Ende nuk ekziston një sistem dhe një protokoll i posaçëm, për mbledhjen e të dhënave dhe administrimin e tyre, me qëllim reduktimin e fenomenit. 2. Abuzimi dhe Neglizhimi i Fëmijëve në Shqipëri 64 Abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve (ANF) përbën një problem kompleks të shëndetit publik që shkaktohet nga një numër faktorësh të lidhur me karakteristikat e individit, familjes dhe komunitetit. Referuar raportit Botëror mbi Dhunën dhe Shëndetin abuzimi përkufizohet si: Të gjitha format e keqtrajtimit fizike dhe/ose emocionale, abuzimit seksual, neglizhimit ose trajtimit me neglizhencë, shfrytëzim ekonomik apo forma të tjera shfrytëzimi, që rezultojnë në pasoja të vërteta apo të mundshme mbi shëndetin, mbijetësën, zhvillimit apo dinjitetin e fëmijës. (WHO, 1999) ANF ndodh në çdo vend në të gjitha ndarjet dhe grupet sociale, kulturore, fetare dhe etnike, duke rezultuar në pasoja të menjëhershme dhe afatgjatë sociale, shëndetësore dhe financiare. Pavarësisht rëndësisë së problemit, llogaritjet e sakta të shtrirjes dhe karakteristikave të tij në popullsinë e gjerë janë të vështira për t u matur për dy arsye: a. heshtjen që karakterizon rastet e keqtrajtimit për shkak të turpit, stigmës shoqërore dhe përgjegjësisë ligjore kriminale që si rrjedhojë sjellin mungesën e raportimit të rasteve të ANF dhe b. mungesën e përpjekjeve të koordinuara kombëtare për monitorimin e ANF që si pasojë sjellin mospasjen e të dhënave të plota dhe të besueshme mbi ANF në shumicën e vendeve të botës (Dunne et al., 2009).

3. Nevoja për survejimin e ANF-së në Shqipëri Nevoja për survejimin sistematik të sistemeve të monitorimit të ANF është parësore. Vlera e qendrave të përhershme kombëtare të referimit dhe administrimit të rasteve ANF përfshin bashkëpunimin e koordinuar të sektorëve të ndryshëm si të shërbimeve sociale, shëndetësore, të drejtësisë, të policisë si dhe të OJF-ve (Dunne, M. P., et al. (2009). Survejimi sipas përkufizimit standart të OBSH-së është mbledhja, analiza dhe interpretimi i vazhdueshëm dhe sistematik i të dhënave shëndetësore të nevojshme për planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e praktikave shëndetësore, të lidhura ngushtë me shpërndarjen në kohë të këtyre të dhënave tek ata të cilët duhet ti kenë këto të dhëna. Sipas kësaj logjike, në 1996, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke konsideruar faktin që prevalenca e formave të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve mbetet e panjohur në pothuajse gjithë botën, ka bërë një thirrje për një studim botëror për dhunën ndaj fëmijëve. Një nga rezultatet kryesore të studimit ishte njohja e nevojës për një metodologji të përbashkët (Zolotor, A. J. et al., 2009). Për shkak të mungesës së të dhënave të sakta dhe të besueshme për përhapjen e keqtrajtimit të fëmijëve, si vendim-marrësit dhe publiku i gjerë shpesh refuzojnë të pranojnë se ANF paraqet një sfidë serioze në shoqëritë e tyre. Në 2000, Djedah theksoi se sistemet ekzistuese të survejimit jo gjithmonë kapin abuzimin e fëmijëve dhe, për më tepër, që të dhënat ekzistuese mbi vdekshmërinë dhe pasojat e tjera, si aftësitë e kufizuara dhe implikimet socio-ekonomike, janë të pakta dhe shpesh jo të besueshme (Zolotor, A. J. et al., 2009). Këto përfundime janë të aplikueshme dhe për shumicën e vendeve ballkanike, duke qenë se aplikohen metoda të ndryshme të survejimit të bazuara mbi politika të ndryshme të vendeve të Ballkanit. Në shumë raste këto metoda nuk janë të mjaftueshme për të dhënë një panoramë të besueshme të seriozitetit të fenomenit ANF dhe të rezultojë në minimizim të shkallës së problemit. Të dhënat ekzistues nga sistemet kombëtare të survejimit të ANF në rastet kur këto sisteme ekzistojnë janë fragmentare, jo të krahasueshme dhe të mospërputhshme, janë të njëanshme dhe për këtë arsye nuk ndihmojnë në krijimin e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare. Krahasimi midis kulturave dhe grupeve të ndryshme të të njëjtit shtet është shumë i vështirë. 3.1 Format e mbledhjes së të dhënave Survejimi mund të jetë aktiv ose pasiv. Nëpërmjet survejimit aktiv, fëmijët e keqtrajtuar identifikohen nga një numër burimesh (si raportet e policisë apo ata ligjorë, agjencitë e shërbimit social dhe shëndetësor dhe autoritetet arsimore), intervistohen dhe merren masa për ndjekjen e rastit. Ky lloj survejimi zakonisht ka kosto të lartë financiare dhe në burime njerëzore. Nëpërmjet surveijimit pasiv, informacioni mblidhet gjatë kryerjes së aktiviteteve apo detyrave të tjera. Survejimi pasiv zakonisht është më pak i kushtueshëm se ai aktiv, por informacioni i mbledhur varet nga motivimi i personit që përgatit raportin. Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri, është akoma në proces reformimi dhe për këtë arsye shumica e agjensive që punojnë për mborjtjen e fëmijëve, nuk aplikojnë forma dhe protokolle të posaçme të mbledhjes së të dhënave dhe raportimit për rastet e ANF. Agjensitë që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve, në të gjitha nivelet, përdorin kryesisht formën pasive të mbledhjes së të dhënave, e cila korrenspondon me mbledhjen e informacionit jo si qëllim në vetvete, por vjen si rezultat i kryerjes së detyrave të tjera. 4. Rezultatet e mbledhjes së të dhënave të ANF-së Ky punim është fokusuar në: Mbledhjen e të dhënave mbi keqtrajtimin e fëmijëve nga një sërë burimesh në nivel kombëtar në çdo vend rreth karakteristikave të rasteve individuale duke 65

përfshirë identitetin e rastit, fëmijën, incidentin, dhunuesin, kujdestarin, familjen, shtëpinë, keqtrajtime të mëparshme, agjensitë e përfshira, dhe shërbimet e dhëna (shiko indikatorët ). Në bazë të këtij informacioni objektivi është të ndërtojë profilin e fëmijëve të keqtrajtuar dhe të familjeve të tyre, të identifikojë faktorë të ndryshëm të rrezikut dhe karakteristikat e grupeve në rrezik, të eksplorojë cili është niveli i rasteve të ANF në lidhje me kohëzgjatjen dhe dëmin/lëndimin e shkaktuar dhe të përshkruajë rezultatet e hulumtimit, duke përfshirë sa raste konfirmohen, sa prej tyre vendosen në institucione, përfshirjen e gjykatës dhe ndjekjen penale. (Butchart, A., Phinney, A., Check, P., & Villaveces, A., 2004; World Health Organization and International Society for Prevention of Child Abuse and Neglect., 2006; Zolotor, A. J. et al., 2009). Indikatorët specifikë që janë përdorur synojnë: Të mbledhin të dhëna mbi karakteristikat e arkivave/ database ekzistuese dhe të agjensive që mbledhin apo regjistrojnë raste të ANF. 66 4.1 Lista e indikatorëve që janë eksploruar: Incidenca e ANF Vulnerabiliteti i fëmijëve ndaj çdo forme specifike të ANF Faktorët që e venë fëmijën në rrezik për ANF Karakteristikat e familjes që e venë fëmijën në rrezik për ANF Karakteristikat e dhunuesit/ve që e vënë fëmijën në rrezik për ANF Agjensitë e përfshira, lloji i shërbimit të ofruar Sa i kompletuar është informacioni i marrë mbi karakteristikat e rasteve Pasja (ose jo) e informacionit për të hetuar rastin më tej Karakteristikat e arkivave/ database Karakteristikat e agjensive që mbajnë database/ arkiva Mjetet e përdorura janë pyetsorë të përshtatur sipas kontekstit lokal të cilat përbëhen nga dy pjesë: e para adreson çështje të lidhura me agjensitë pjesëmarrëse dhe rekordet që ato kanë mbi ANF; ndërsa e dyta adreson vetë rastet e ANF. Çdo pjesë përfshin një numër variblash të matshme, të cilat janë kategorizuar në nën titujt e përgjithshëm. Referimet vijnë kryesisht nga vetë fëmijët, kryesisht në shërbime konfidenciale, shkolla dhe personeli i saj dhe shërbimi social. Forma më e hasur e dhunës mbetet forma fizike, më pas vjen neglizhimi dhe dhuna psikologjike dhe raste më të pakta ka për dhunën seksuale. Vihet re në sistemin e referimit mungesa e rezultateve konkrete, përsa i përket ndjekjes së mëtejshme të rastit dhe vazhdueshmërisë së procedurave. Në nivelet e raportimit të rasteve duhet theksuar se nuk del në pah, qëllimi i raportimit të rastit, pasi reflektohet vetëm nevoja për dokumentim. Edhe pse disa agjensi koordinohen për rastin, pjesa më e madhe e fëmijëve mbeten të ekspozuar në të njëjtin nivel keqtrajtimi duke pasur shumë raste të ri-viktimizimit. Në kategorinë e fëmijëve, grupmosha më e shpeshtë që raporton raste keqtrajtimi është 12-16 vjeç. Kjo mund të shpjegohet me nivelin e ndërgjegjësimit apo të rritjes së tyre, e cila shoqërohet dhe me më shumë aftësi artikulimi dhe përpunimi të situatës në të cilën ekspozohen. Vlerësimi dhe konfirmimi i rastit bëhet në pjesën më të madhe të rasteve nga shërbimi social ku përfshihen CPU dhe OJF të ndryshme. Më pas në procesin e vlerësimit dhe konfirmimit përfshihen instititucionet arsimore dhe më pak shërbimet juridike/ligjore dhe ato të mbrojtjes. Pra raportimi mbetet vetëm minimal nga ana e agjensisë shtetërore, kryesisht për mungesë resursesh. Masat e ndërmarra kryesisht janë masa për mbrojtje sociale (këshillim për fëmijën, familjen, shërbime psikologjike) dhe në rastet e dhunës ekstreme lidhen me masa ligjore (urdhër mbrojtje). Dhunuesit më të shpeshtë janë prindërit dhe në pjesën më të madhe janë baballarët biologjikë. Më pas vijnë nënat dhe më pak të afërmit apo shokët. Në rastin e CPU-ve, të gjitha rastet kanë ndjekje të vazhdueshme. Ndërsa në rastin e ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, rastet ndiqen për një periudhë të caktuar kohore. CPU-të, janë agjensitë që zotërojnë më shumë informacion mbi rastet e raportuara. Të dhënat lidhur me fëmijën si psh: arsimi, punësimi, forma e

keqtrajtimit, janë të dhëna të regjistruara në pjesën më të madhe të pyetësorëve. Më pak të dhëna ka në lidhje me dhunuesin dhe kujdestarin dhe të dhënat mbi historinë e abuzimit 5. Konkluzione dhe Rekomandime Rekomandimi dhe konkluzioni kryesor i këtij punimi dhe vështrimi që përfshin, është unifikimi i raportimit të rasteve të ANF në Shqipëri. Mbledhja e të dhënave është e rëndësishme për të gjetur zgjidhje për problemet dhe për të ngritur të dhënat e duhura, si dhe për të pasur përkufizime konkrete. Nga rastet e raportuara do mund të ndërtohen rekomandimet e duhura për të adresuar zgjidhjen afatgjatë të problemeve. Mangësitë e identifikuara në mbledhjen e të dhënave për ANF, mund të ndihmojnë në ngritjen e mekanizmave ndihmës në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu mund të ndërtohen politika për parandalimin e ANF në Shqipëri. Me anë të ndihmës së raportimit mund të identifikohen dhe investigohen faktorët që shoqërojnë fenomenin e abuzimit ndaj fëmijëve, duke i paraprirë kështu paqrandalimit të pasojave afatgjata në shëndetin e fëmijëve. Në këtë aspekt, mund të planifikohen më shumë shërbime për mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijëve; Mund ti paraprihet ngritjes së një sistemi të unifikuar dhe koordinuar të shërbimeve që synojnë lokalizimin e problemit dhe ndjekjen e vazhdueshme, për mospërsëritjen e tij; Unifikimi i sistemit të referimit dhe raportimit të rasteve, do të ndihmonte ndjeshëm në parandalimin e abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve; Mbledhja e të dhënave mund të ndihmojë në identifikimin e karakteristikave të sistemit aktual të survejimit dhe infrastrukturës që monitoron rastet e ANF; Ngritja e një protokolli të posaçëm në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve, për identifikimin, menaxhimin e rasteve dhe trajtimin profesional të tyre, do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të situatës. Referencat Barber-Madden, R., Cohn, A. H., & Schloesser, P. (1988). Prevention of Child Abuse: A Public Health Agenda. Journal of Public Health Policy, 9(2), 167-176 http://www.jstor.org/pss/3343003 Barber- Butchart, A., Phinney, A., Check, P., & Villaveces, A. (2004). Preventing violence: a guide to implementing the recommendations of the World report on violence and health. Geneva, World Health Organization. Tamo, A., & Karaj, Th. (2006). Violence against Children in Albania. Tirana, Albania: Human Development Centre and UNICEF. Dunne, M. P., et al. (2009). ISPCAN Child Abuse Screening Tools Retrospective version (ICAST-R): Delphi study and field testing in seven countries, Child Abuse & Neglect, 33, 815 825. Holder, Y., Peden, M., Krug, E. et al (Eds). (2001). Injury surveillance guidelines. Geneva, World Health Organization. Madden, R., Cohn, A. H., & Schloesser, P. (1988). Prevention of Child Abuse: A Public Health Agenda. Journal of Public Health Policy, 9(2), 167-176 http://www.jstor.org/pss/3343003 Strategjia Kombëtare e Fëmijëve. (2009) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Strengthening, the Child, Youth and Protection System in Albania. (2007). National Conference- UNICEF, Albania. Radford L., Corral S., Bradley C., Fisher H., Bassett F., Hoëat N.and Collishaë S. (2011). Child Abuse and Neglect in the UK. Cruelty to Children must Stop. Full Stop. Waldfogel, J. (2009). Prevention and the Child Protection System. Future of the Child. 67

World Health Organization and International Society for Prevention of Child Abuse and Neglect. (2006). Preventing child maltreatment: a guide to taking action and generating evidence. Geneva: WHO Press. Screening Tool Children s Version (ICAST-C): Instrument development and multi-national pilot testing. Child Abuse & Neglect, 33, 833 841. Zolotor, A. J. et al. (2009). ISPCAN Child Abuse 68

PARIMI I BARAZISË DHE MOS DISKRIMINIMIT TË FËMIJËVE NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR Besmir ALUSHI Theodhori KARAJ Anila GJONAJ Instituti i Studimeve Europiane. Universiteti i Tiranës anilagjonaj@yahoo.com besmir.alushi@hotmail.com Abstrakti Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është akti ligjor më i lartë, i cili sanksionon parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit, si parim përshkues i të gjithë legjislacionit. I gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit. Gjithashtu, mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit, i të drejtave dhe i lirive të njeriut përbëjnë detyrim kushtetues. Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga ana e shtetit. Kushtetuta nuk e përjashton mbrojtjen e familjes (e sidomos fëmijëve) edhe në rastet kur nuk është e krijuar me martesë. Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Të drejtat e njeriut janë të drejtat që çdo qenie njerëzore ka dhe ka të drejtë t i gëzojë, thjesht nga virtyti i të qenit njerëzor. Ato janë mbështetur në parimin themelor që të gjitha qeniet njerëzore zotërojnë një dinjitet të brendshëm dhe se ato janë të barabarta, të autorizuara për të gëzuar të drejtat e tyre, pavarësisht seksit, racës, ngjyrës, gjuhës, origjinës kombëtare, moshës, klasës ose besimit fetar a politik. Të drejtat e njeriut kanë qenë formuluar në norma ligjore të detyrueshme që mbrojnë individët dhe grupet kundër veprimeve që cënojnë dinjitetin njerëzor dhe liritë themelore. Në thelb të konceptit të të drejtave të njeriut është respekti për dinjitetin njerëzor dhe vlerën e çdo personi. Ky koncept është reflektuar në marrëdhënien midis çdo personi dhe shoqërisë në të cilën duhet të sigurohen vlera të qëndrueshme dhe universale. Në këtë kontekst, të drejtat e individëve janë njohur përkundrejt shoqërisë së tyre. Përmbajtja kryesore e të drejtave të njeriut i referohet gëzimit të një numri garancish që përbëjnë të drejtën dhe që kanë karakteristikat e saj universale. Përmbajtja kryesore minimale është e panegociueshme dhe u përket të gjithë individëve, në të gjitha kontekstet dhe në të gjitha rrethanat. Ajo tregon një nivel minimal nën të cilin nuk duhet të veprojë asnjë shtet. 69

70 Koncepti diskriminim dhe barazi Diskriminimi ka ekzistuar qysh herët në historinë e njerëzimit. Sa i vjetër është si fenomen, po aq i larmishëm është në shumëllojshmërinë e shfaqjes së tij. Kur dëgjojmë fjalën diskriminim, shpesh herë bëjmë lidhjen me trajtimin jo të barabartë në familje e shoqëri të grave dhe vajzave, të të miturve dhe të moshuarve, trajtimin jo të mirë që u bëhet komuniteteve, si atij rom, egjiptian, LGBT, në raport me persona të tjerë. Në të vërtetë, si në Shqipëri, ashtu dhe kudo në botë, ka edhe shumë individë e grupe individësh që diskriminohen për arsye të shumëllojshme. Ka shumë përkufizime të konceptit të diskriminimit, të cilat derivojnë nga këndvështrime të ndryshme që i atribuohen trajtimit të tij. Megjithatë, ajo çka i bashkon, është fakti që, nëse flasim për diskriminim, gjithmonë gjejmë dallim në trajtimin e personave ose të subjekteve të ndryshme, si sjellje negative në shumicën e rasteve, por edhe pozitive, në raste të tjera. Ka shumë mënyra me të cilat njerëzit mund të diskriminojnë, disa më pak të dëmshme, të tjerat shumë më tepër. Gjithsesi sipas legjislacionit shqiptar Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim apo parapëlqim, pavarësisht nga shkaku, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nga aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe nga legjislacioni në fuqi 1. Ligji Për mbrojtjen nga diskriminimi parashikon disa forma me anë të të cilave mund të diskriminohet një person ose grup personash si gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicionet gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë ose çdo shkak tjetër 2. Duke përdorur togfjalëshin ose 1 Komiteti Shqiptar i Helsinkit.(2011). Barazia dhe ndalimi i diskriminimit në k1ndvështrimin ligjor dhe social.tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit nga http://www.ahc.org.al/doc/barazia_dhe_ ndalimi_i_diskriminimit_manual_ojf.pdf 2 Gjoleka, E. Brari, R. Zogolli, I.(2011). Përmbledhje legjislacioni çdo shkak tjetër, ligji nuk e kufizon mbrojtjen nga diskriminimi vetëm për shkaqet e parashikuara shprehimisht në të, por e lë të hapur llojin e shkaqeve për të cilat mund të shkaktohet një sjellje diskriminuese. Koncepti i barazisë është shumë i lidhur me konceptin e diskriminimit, në kuptimin që, nëse kemi mungesë të të parit medoemos kemi praninë e të dytit. Lidhja e tyre përbën një raport të zhdrejtë. Në libra të gjithë njerëzit janë të barabartë, sepse ata kanë të drejta të barabarta dhe këto të drejta duhet t i gëzojnë të gjithë njëlloj. Në praktikë, shumë herë ndodh e kundërta. Barazia, si koncept, shpesh trajtohet si pasja e mundësive të barabarta (barazia formale), më shumë sesa pasja e rezultateve të barabarta, si dhe e eliminimit të barrierave apo mangësive ligjore dhe sociale për të realizuar këtë qëllim (barazia substanciale). Standardet ligjore Shqiptare për barazinë dhe mosdiskriminimin Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është akti ligjor më i lartë, i cili sanksionon parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit, si parim përshkues i të gjithë legjislacionit. Ajo i ka hapur rrugë zhvillimit të së drejtës së brendshme në përqasje me standardet ndërkombëtare. Në nenin 18 të saj përcaktohet qartë se Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe se askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive. 3 Gjithashtu, mbrojtja dhe respektimi i dinjitetit, i të drejtave dhe i lirive të njeriut përbëjnë detyrim kushtetues. Jeta, martesa, familja gëzojnë mbrojtje të veçantë nga ana e shtetit. Kushtetuta në nenin 54 të saj thotë se: Fëmijët, të rinjtë, gratë shtatzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtjeje të veçantë nga shteti. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga për shërbimin e gjëndjes civile.tiranë: Dizajn&Print EDER STUDIO.COM 3 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (2012). Kuvendi i Shqipërisë, 2012, ngahttp://www.parlament.al/web/ Kushtetuta_e_Republikes_se_Shqiperisë_e_perditesuar_1150_1. php

martesa. Kodi i familjes e ripërcakton më qartë atë çfarë është thënë në kushtetutën e shqipërisë në nenin 4 të këtij kodi shprehet se: Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të njëjtat të drejta dhe detyra si fëmijët e lindur nga martesa po ashtu në nenin 5 përcaktohet se çdo fëmijë, për një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi 4. Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal 5. Po ashtu në nenin 20 të saj thuhet se: Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre 6. Duket qartë që dhe fëmijët si persona që janë gëzojnë të drejta të barabarta. Kushtetuta, që në pamje të parë duket sikur ofron vetëm dispozita deklarative, ka krijuar mekanizma garantues të përgjithshëm për mbrojtjen nga diskriminimi të tilla si: Avokati i Popullit, Sistemi Gjyqësor, Gjykata Kushtetuese etj. Në nenin 57 të Kushtetutës thuhet shprehimisht se Kushdo ka të drejtën për arsimim (pra duket qartë trajtimi për një të drejtë që e gëzojnë të gjithë personat shqiptar), po ashtu dhe me ligj njihen se e drejta e arsimit të detyruar është një e drejtë që e gëzojnë të tërë individët. Drejtuesi i institucionit arsimor duhet të trajtojë me efektivitet ankesat për diskriminim në institucionin e tij, duke shqyrtuar çdo ankim brënda 30 ditëve nga paraqitja e tyre. Drejtuesi i institucionit arsimor vendos masa disiplinore ndaj çdo personi që verifikohet të ketë kryer një veprim diskriminues, kur 4 Gjoleka, E. Brari, R. Zogolli, I.(2011). Përmbledhje legjislacioni për shërbimin e gjëndjes civile.tiranë: Dizajn&Print eder studio.com 5 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (2012). Kuvendi i Shqipërisë, 2012, ngahttp://www.parlament.al/web/kushtetuta_e_ Republikes_se_Shqiperisë_e_perditesuar_1150_1.php 6 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (2012). Kuvendi i Shqipërisë, 2012, ngahttp://www.parlament.al/web/kushtetuta_e_ Republikes_se_Shqiperisë_e_perditesuar_1150_1.php një gjë e tillë është e përshtatshme, proporcionale dhe në përputhje me kompetencat e tij 7. Neni 59 i Kushtetutës trajton dhe barazinë sipas aftësisë apo mundësisë pika ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë; Po ashtu Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti 8 Kodi Penal dhunën në familje nuk e përmban si figurë të veçantë të veprës penale. Megjithatë, si rrethanë rënduese, ai parashikon çdo vepër penale që kryhet ndaj fëmijëve, grave shtatzëna, personave me paaftësi, përsëritjen e dhunës në familjenë mënyrë sistematike, ose veprën që kryhet duke përfituar nga marrëdhëniet familjare 9. Kodi penal parashikon se detyrimi i të miturve për të punuar, për të siguruar të ardhura, ose për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve dënohet me burg. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtim i rëndë i shëndetit tuaj ose vdekja e të miturit, dënimi është më i rëndë. Ligji Për mbrojtjen nga diskriminimi garanton të drejtën e personave për t u trajtuar në mënyrë të barabartë nga ligji dhe për të pasur dhe për të gëzuar të drejta e detyrime të barabarta në të gjitha fushat e jetës, si dhe për të mos u diskriminuar për asnjë arsye dhe në asnjë mjedis. Në jetën e përditshme të gjithë mund të vihemi në rrethana dalluese, përjashtuese ose parapëlqyese, për shkaqe nga më të ndryshmet ose nga subjekte të ndryshme, ndaj njohja e ligjit nr. 10221, date 4.2.2010, Për mbrojtjen nga diskriminimi na ndihmon për të mundësuar realisht të drejtën për mosdiskriminim. Ai e shtrin efektin e tij në të gjitha të drejtat e parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, duke pasur në konsideratë kushtet aktuale të vendit, ligji trajton specifikisht disa nga fushat dhe të drejtat të cilat janë më të prekshme nga sjelljet apo format e diskriminimit. 7 Ligjit nr.10221, date 4.2.2010, Për mbrojtjen nga diskriminimi. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare 15, 2010, nga http:// www.ilo.org/aids/legislation/wcms_171379/lang--en/index.htm 8 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (2012). Kuvendi i Shqipërisë, 2012, ngahttp://www.parlament.al/web/kushtetuta_e_ Republikes_se_Shqiperisë_e_perditesuar_1150_1.php 9 http://www.undp.or.jp/undpandjapan/widfund/pdf/albania_ Manual%20for%20Policy%20Officers%20in%20Albania.pdf 71

Mbrojtja juridike falas për fëmijët. Të miturit, për të cilët mbrojtja në procedim penal dhe në gjykim është e detyrueshme me ligj. Të miturit të pandehur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Po ashtu institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion mbrojtës edhe për të drejtat e fëmijëve. Fëmijët e mitur të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat, liritë ose interesat e tyre të ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme ose të parregullta të organeve të administratës kanë të drejtë të ankohen ose të njoftojnë Avokatin e Popullit dhe të kërkojnë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës ose lirisë së shkelur 10. Ndihma nga shteti, fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtën e marrjes së ndihmës nga shteti (paaftësisë apo aftësisë së kufizuar) Regjistrimi në Gjendjen civile Fëmija i gjetur ka të drejta për t u regjistruar në zyrën e gjendjes civile njësoj si fëmijët me prindër. Punonjësi i policisë së bashku me punonjësin e gjendjes civile vendosin datëlindjen e fëmijës në momentin e gjetjes, po ashtu i vendosin një emër dhe mbiemër, emra të prindërve fiktiv, adresë etj Në të ardhmen fëmija mund të ndërroj gjeneralitetet në rast verifikimi dhe identifikimi (gjetje të prindërve apo të të afërmëve të ndyshëm) Konkluzione Si konkluzion mund të themi se barazia është një nga parimet bazë të cilat sanksionohet që në ligjin themelor të shtetit tonë, Kushtetutën. Pra në themel të legjislacionit kemi të vendosur barazinë e personave para ligjit dhe gëzimin e të drejtave themelore të tyre. Gjithashtu kemi të sanksionuar edhe të drejtën për të mos u diskriminuar. Ku askush nuk mund të diskriminohet për asnjë arsye përveç rasteve të përligjura në mënyrë të arsyeshme dhe objektive. Për fëmijët nuk është se kemi një legjislacion specifik për shkak të përcaktimit dhe mbrojtjes më shumë të personave (ku aty përfshihen dhe fëmijët). Por edhe për ta kemi një trajtim mbi barazinë dhe mosdiskriminimin e tyre për asnjë arsye. Fëmijët kanë të drejtë të gëzojnë të drejtat dhe detyrat e përcaktuara nga ligji dhe nuk mund të përjashtohen apo diskriminohen nga askush. Ka një mori institucionesh të cilat iu vijnë në ndihmë fëmijëve në rast se të drejtat e tyre cënohen apo diskriminohen. Këta institucione japin një ndihmë juridike dhe psikologjike (kur është e nevojshme) falas për këta fëmijë po ashtu luajnë dhe rolin e tyre primar zgjidhjen e situatës. Gjykatat, Prokuroria e Avokati i Popullit apo dhe më tutje Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut janë institucione në të cilat fëmijët mund të mbrojnë të drejtat e tyre njerëzore. Fjalë kyçe: Fëmijë: nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeç, duke përfshirë fëmijët viktima, dëshmitarë dhe autorëve të dhunës. Dhuna: përkufizohet si përfshirje e të gjitha formave të dhunës fizike apo mendore, lëndimit dhe abuzimit, neglizhimit dhe trajtimit neglizhent, keqtrajtimit ose shfrytëzimit, duke përfshirë abuzimin seksual. E drejt a: nënkupton një sistem normash juridike të cilat i sanksionon shteti me qëllim të mbrojtjes së rendit shoqëror Ligji: është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhte të ndjekin në një shoqëri apo vend. Qeveria: bëjnë pjesë elementet institucionale qendrore të çdo shteti. Mbrojtjaligjore: Mbrojtja dhe të drejtat të cilat ua jep ligji për t u mbrojtur ndaj diskriminimit apo cënimit të këtyre të drejtave. 72 10 Gjoleka, E. Brari, R. Zogolli, I.(2011). Përmbledhje legjislacioni për shërbimin e gjëndjes civile.tiranë: Dizajn&Print EDER STUDIO.COM

Bibliografi Gjoleka, E. Brari, R. Zogolli, I.(2011). Përmbledhje legjislacioni për shërbimin e gjëndjes civile. Tiranë:Dizajn&Print EDER STUDIO.COM Ligjit nr.10221, date 4.2.2010, Për mbrojtjen nga diskriminimi. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare 15, 2010,nga http://www.ilo.org/aids/legislation/wcms_171379/lang--en/index.htm Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. (2012). Kuvendi i Shqipërisë, 2012, ngahttp://www.parlament.al/ web/kushtetuta_e_republikes_se_shqiperisë_e_perditesuar_1150_1.php LIGJInr.10 129, datë 11.05.2009 Për gjendjen civile dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, Bashkia e Tiranës, 2011, nga http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=0ccw QFjAA&url=http%3A%2F%2Fwww.tirana.gov.al%2Frepository%2Fdocs%2FLidhja_e_Ligjit_nr.10129-_ per_gjendjen_civile 179753. doc&ei=7rcruoded8mj4gsanidocg&usg=afqjcnfm6pwontjmqcczrmot5hhujrouna Mandro, I. Agastra, F. (2008).DHUNA NË FAMILJE, Përgjegjësitë që ka Policia e Shtetit për parandalimin dhe reduktimin e saj. Tiranë: UNDP ngahttp://www.undp.or.jp/undpandjapan/widfund/pdf/ Albania_Manual%20for%20Policy%20Officers%20in%20Albania.pdf Komiteti Shqiptar i Helsinkit. (2011). Barazia dhe ndalimi i diskriminimit në k1ndvështrimin ligjordhe social. Tiranë: Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngahttp://www.ahc.org.al/doc/barazia_dhe_ndalimi_i_diskriminimit_ Manual_OJF.pdf 73

INSTITUCIONALIZIMI I FËMIJËRISË JASHTË LIDHJEVE TË GJAKUT Blerina SHKURTI Shkolla e Lartë Universitare JoPublike LUARASI Qëndra e Kërkimit Shkencor blerina.shkurti@luarasi-univ.edu.al 74 Njerëzimi duhet t u japë fëmijëve atë c ka ai ka me të mirë kjo është fjala hyrëse e Deklaratës së të drejtave të Fëmijës shpallur nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1959. Tridhjetë vjet më vonë në vitin 1989 u miratua Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve, e cila ndër parimet bazë rreshtoj: Parimin e Interesit më të lartë të fëmijës E drejta e Jetës, Mbijetësës dhe Zhvillimit të fëmijës 192 shtete e ratifikuan këtë Konvent, ky fakt tregon vendosmërinë botërore për të punuar për mirërritjen e fëmijëve. Një shoqëri që respekton të drejtat njerëzore të fëmijëve brënda një gjenerate e më tej, ka premisë të bëhet një shoqëri që respekton të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut fillojnë nga të drejtat e fëmijëve. Fëmijëria është institut. Ajo kalohet një herë në jetë dhe lë gjurmë gjatë gjithë jetës. Në kujtesën e njeriut shënimet që mban fëmijëria nuk humbasin, janë të vërteta, janë të sinqerta, janë të pamodeluara. Fëmijëria është një term shume dimensional, nga aspekti biologjik ajo i referohet periudhës midis foshnjërisë dhe të rriturit, ajo fillon që nga lindja. Të tjerë, psikolog dhe sociolog e konsiderojnë fëmijërinë si një koncept të pafajsisë dhe naivitetit. Juristët bazohen në përkufizimin e dhënë nga Konventa Mbi të drejtat e fëmijës ku në nenin 1 të saj thuhet : Me fëmijë kuptohet çdo qënie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet përpara në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet Ka autorë që hedhin tezën se fëmijëria nuk është një fenomen natyral por një shpikje e njerëzimit (Philippe Aries- Centuries of Childhood). Konceptin modern për fëmijërin e hodhi Zhan Zhak Ruso i cili e përshkroi fëmijërinë si një periudhë e shkurtër e jetës se njeriut, e cila është e gëzueshme dhe pa shqetësime deri sa ai të bëhet i rritur (adult). Termi shpesh i përdorur në jetën e përditshme humbja e pafajsisë tregon për një fëmijëri të kaluar, për një person tashmë të rritur, shprehet Ruso.

Por si kalon fëmijëria e personave të cilët shpesh janë viktima ose spektator të dhunës në familje? A kalojnë ato një fëmijëri të gëzueshme dhe pashqetësime siç thotë Rusoi? A e humbasin ato pafajësin përpara se të bëhen adult? Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohen si një çështje private, si rrjedhoj nuk dihen me saktësi përmasat dhe frekuencat e fenomenit. Ajo është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë, madje dhuna e paraportuar është në përmasa më të mëdha se ajo e raportuar. Dhuna ndaj fëmijëve është veçanërisht e rrezikshme sepse fëmijët janë shpesh të pazotë të largohen apo denoncojnë problemin. Fëmijët shpesh herë janë të padukshëm në shoqëri ato nuk votojnë, nuk kanë zë, shpesh nuk kanë dhe shumë mënyra për të kërkuar të drejtat e tyre, si rrjedhoj kujdesi që duhet treguar për to duhet të jetë maksimal. Fëmijët shumë shpesh gjënden të ekspozuar ndaj dhunës në familje. Është dokumentuar që fëmijët të cilët janë afër dhunës familjare, veçanërisht ato fëmijë të cilët bëhen dëshmitar të dhunës së ushtruar nga një prind tek tjetri, vuajnë shumë forma të traumës. Ndërhyrja e shpejtë mund të bëhet një mjet i rëndësishëm, i cili i vjen në ndihmë fëmijëve të rrezikuar të dalin nga cikli i dhunës. Në shumicën e rasteve fëmijët jetojnë në shtëpi ku dhuna në familje ndodh. Shpesh herë këto fëmijë fshihen ose bëjnë sikur flejnë gjatë akteve të dhunës që ndodhin në shtëpitë e tyre, pavarësishtë kësaj Ata dëgjojnë gjithmonë. Edhe ato fëmijë të cilët nuk janë direkt dëshmitar ose degjojnë me veshët e tyre dhunën që ndodh në familjet e tyre ato janë shpesh të vetëdijshëm dhe të ndikueshëm nga ajo. Fëmijët që asistojnë në skenat e dhunës që ndodhin në familjet e tyre, nuk janë viktimat e drejtëpërdrejta të dhunës por ato vuajnë njësoj sikur të jenë dhunuar. Ato janë dëshmitarët e parë të skenave që do rrënjosen thellë ne memorjen dhe ndërgjegjen e tyre. Dhuna e asistuar është dhunimi që pëson personi i cili është i detyruar të asistoj në një skenë dhune, ndonëse ai nuk është subjekt i drejtpërdrejtë që dhunuesi ka për objektiv (E drejta familjare- Arta Mandro). Fëmijët shpesh e përceptojnë këtë formë të sjellurit të familjarëve të tyre si formë normale jetëse, kështu realiteti i tyre deformohet dhe ato kthehen në dhunuesit e së ardhmes. Për ti shpëtuar këtij fati të parashikuar këto fëmijë duhet të zhvendosen sa më shpejt nga ky ambient familjarë dhune, në një ambient të ngjashëm, por që i siguron fëmijës një fëmijëri të qetë dhe të sigurtë pa i ndërprerë atij ciklin e fëmijërisë dhe zhvillimit të tij. Një model i strukturave të ngjashme me ambientet familjare janë të ashtuquajturat Shtëpi Familje Sistemi i Shtëpive Familje në konotacionin modern filloj në vitin 1853, njëkohësisht në Britanin e Madhe dhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Vendosja e fëmijëve nëpër shtëpitë familje në atë kohë bëhej nga qeveria ose agjensitë sociale të shërbimeve. Institucioni ose shtëpitë që merrnin përsipër angazhimin për fëmijët e këtyre nevojave kompesoheshin për shpenzimet e tyre. Shteti nëpërmjet gjykatave familjare dhe agjensive për mbrojtjen e fëmijëve i siguronin një Shtëpi Familje, fëmijës, e cila ishte ligjërisht e përgjegjëshme për mirërritjen e fëmijës gjatë periudhës që ai qendronte aty. Këto Shtepi Familje ishin parashikuar si një rrugëzgjidhje afatshkurter e cila gjykohej ne interesin me te mire te fëmijës dhe qe zakonisht ishte zgjidhja e pare për fëmijet e pastrehe, te abandonuar, dhunuar ne menyre te drejtperdrejte ose jo. Zakonisht, zgjedhja e pare midis personave të cilët mund të kujdesen për fëmijën është një anëtar i familjes, xhaxhai, halla ose gjyshërit, më tej rrethi zgjerohet me një mësues ose edukues që ka kontakt me fëmijën. Ky rreth i mirëpërcaktuar ka vetëm një qëllim Fëmija të ndihet si në shtëpinë e tij me njerëz që e kanë rritur dhe ndenjur afër. Kjo me qëllim për të ruajtur vazhdimësin në jetën e fëmijës. Nëse asnjë nga këto opsione nuk ishte e mundur atëhere fëmija sistemohej nga shteti në struktura të ngjashme me familjen dhe shtëpinë e fëmijës, këto struktura quheshin ndryshe Shtëpi Familje. Kjo alternativ lejon fëmijën të qëndroj në shtëpitë kujdestare të caktuara nga shteti me këtë funksjon vetëm ose me ndonjë të afërm i cili në pamundësi për të mbajtur fëmijën për shkak të kushteve ekonomike i qëndrojnë afër fëmijës gjatë strehimit të tij në Shtëpitë Familje. Fëmijët mund të hyjnë në këtë sistem vullnetarisht, kur prindërit biologjik ose kujdestar ligjor e kanë të 75

pamundur ekonomikisht dhe fizikisht të kujdesen për fëmijën e tyre. Vendosja e pavullnetshme e fëmijës në këtë sistem ndodh kur një fëmijë është larguar nga prindi ose kujdestari i tyre ligjor për shkak të rrezikut aktual ose kanosje për dëmtime fizike ose psikologjike. Krijimi i këtyre shtëpive familje në Shqipëri, enkas për këtë grup fëmijësh, fëmijët që asistojnë në skenat e dhunës, sot është e domosdoshme. Identifikimi i kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe vlerësimi i nevojave të tyre specifike duhet të trajtohet me përparësi nga institucionet e përkujdesit social. Shtëpitë familje janë një komunitet në formën e familjes, të lokalizuara pranë qëndrave të banuara, qëllimi i të cilave është strehimi i fëmijëve, të cilët nuk mund të kenë një jetë të qetë familjare pasi ato janë të dhunuar, rrezikojnë të dhunohen ose asistojnë në skenat e dhunës brënda familjes se tyre. Shtëpitë Familje duhet të krijonë një ambjent familjar për fëmijën si nga ana subjektive ashtu dhe nga ana objektive. Kjo do të thotë që Shtëpitë Familje përveçse duhet të krijojnë idenë nga ana strukurale të një shtëpie normale banimi, ajo me anë të punonjësve të saj duhet të ofroj dhe një ambient të ngohtë dhe afektiv ndaj fëmijëve që ka nën kujdes. Shtëpitë familje janë një alternativ e jetimoreve, në ndryshim nga to Shtëpitë Familje duhet të kenë disa karakteristika të cilat do e përngjasonin me një familje. Karakteristikat më të përafërta me familjen që duhet të kenë këto shtëpi janë : 76 Prezenca e figurave prindërore, mëmësore dhe atësore, të cilat në koshiencën e fëmijës krijojnë idenë e një familjeje.(edukuesit duhet të jenë të trajnuar për këtë qëllim si dhe duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara më parë nga strukturat që do të liçencojnë këto Shtëpi) Prania e një psikologu i cili do të mbikqyrë ecurinë emocionale dhe mendore të fëmiijës Numër i reduktuar i fëmijëve të mikëpritur në këto shtëpi, kjo për të garantuar që raportet ndërpersonale midis personelit dhe fëmijëve të jenë më të afërta, të tilla që ti përngjasojnë raporteve familjare. Shtëpia duhet të ketë karakteristikat arkitektonike të një shtëpie normale banimi Shtëpia duhet të jetë pranë qëndrave të banuara, si rrjedhoj të lejoj aksesin e lirë në të gjitha shërbimet publike për të cilat ka nevojë një fëmijë, spitale, shkolla, kinema etj. Kërkesa për të qënë pjesë e Shtëpive Familje duhet ti bëhet shërbimeve sociale të Bashkisë ose Komunës së vendbanimit të fëmijës, e cila vlerëson situatën personale të çdo kërkuesi, dhe mbulon shpenzimet totale ose një pjesë të mirë të tyre për atashimin e fëmijës në këto struktura. Kjo kërkesë mund të niset nga, Policia, Prindi i dhunuar (viktima), i afërm i familjes, mësues të shkollës së fëmijës i cili vihet në dijeni të situatës familjare. Shërbimet e Shtëpive Familje duhet t u mundësojnë fëmijëve të atashuar pranë tyre një mjedis të sigurtë, i cili u mundëson atyre në të ardhmen të gjejnë rrugën e tyre në shoqëri si qytetar të përgjegjshëm dhe plotësisht të integruar në komunitet. Funksjoni i Shtëpive Familje është i njëjtë me funksjonin që kryen një familje biologjike për fëmijët e saj. Operatorët të cilët mund ti ofrojnë dhe financojnë këto shërbime janë shumë. Ato mund të jenë: Institucionet publike të pushtetit vendor të cilët duhen të krijojnë struktura të posaçme për këto fëmijë, sië janë Shtëpitë Familje Organizatat Jo Fitimprurëse të cilët mund të krijonë ambiente të posaçme për sisteminin e këtyre fëmijëve në një fazë paraprake përpara sistemimit të tyre përfundimtar në Shtëpitë Familje Ofrues Privatë të cilët duhet të licensohen paraprakisht nga Bashkia ose Komuna e vëndit në të cilën ato kërkojnë të operojnë. Objektivi i tyre është reformimi i sistemit të përkujdesit shoqëror për të siguruar të drejtat, barazinë e mundësive dhe trajtimeve të barabarta për fëmijët e kësaj kategorie. Shteti duhet të vendos disa rregulla dhe standarte për cilësinë e shërbimeve, që duhen respektuar nga të gjithë ofruesit e këtij shërbimi, nga institucionet

publike, Organizatat Jo Fitimprurëse dhe nga ofrues të tjerë privat. Standartet duhet të synojnë respektimin e parimit të garantimit të vlerave dhe të personalitetit të fëmijës, barazinë e mundësive, transparencën, paanshmërinë dhe mosdiskriminimin. Faktet nga praktikat e njëjta ndërkombëtare tregojnë se kujdesi jo i mirë në Shtëpitë Familje nga ana e personave të specializuar për këtë strukturë mund të ketë pasoja të dëmshme në shëndetin fizik dhe mirëqënien mendore të fëmijëve. Shumë fëmijë hyn në këtë sistem në moshë shumë të re, në një periudhë ku zhvillimi i proçeseve mendore dhe psikologjike janë në majat e tyre më kritike. Proceset që shoqërohen në zhvillimin e tipareve të personalitetit, të reagimit ndaj stresit dhe aftësit e njohjes janë formuar gjatë kësaj periudhe. Truri ndikohet drejtëpërdrejtë në zhvillim, nga faktor negative mjedisor duke përfshirë mungesën e stimulimit për shkak të neglizhencës, mbështetjes emocionale të dobët, ekspozimit ndaj dhunës në mjediset e strukturës dhe abuzimit të fëmijëve. Fëmijët e strehuar në Shtëpitë Familje kanë nivele të larta të kortizolit, një hormon stresi në krahasim me fëmijët e rritur nga prindërit biologjik. Nivelet e larta të kortizolit ndikojnë dhe ne sistemin imunitar të fëmijës. Ndikimet negative mjedisore gjatë kësaj periudhe kritike të zhvillimit të trurit mund të kenë pasoja gjatë tërë jetës, si psh : Çrregullimet në ngrënie obezite, anoreksi Trauma 80% depresion, ankth, mosshoqërizim ½ e fëmijëve që arrijnë moshën 18 vjeçë kthehen në të pastrehë ose të varfër Vetëvrasje Vdekje në moshe të re, 6 herë më shumë se popullësia në përgjithësi Mundësi të pakta të prospektivës në arsim, propabiliteti të lënë shkollën është 75% (bazuar në një statistik të Universitetit John Hopkins, Filadelfia) Prandaj Shtëpitë Familje duhet të garantojnë shërbime cilësore për fëmijët. Kjo sigurohet nëse ato mbikqyren sistematikisht nga strukturat e përkatëse të cilat mund të jenë publike ose private, si psh : Bashkia ose Komuna me e afërt me Shtëpinë Familje, për liçencimin, inspektimin dhe vlerësimin e tyre Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Inspektoriatet e Shërbimeve Sociale OJF që merren kryesisht me këto çeshtje,për trajnimin e punonjësve Organizatat që përfaqësojnë interesat e fëmijëve (UNICEF, etj) Organizata dhe donator të huaj Shtëpitë Familje janë komunitete rezidente të tipologjisë familjare. Pra janë vendbanime normale në të cilat punonjës të specializuar koordinojnë aktivitetin e tyre me fëmijët e atashuar aty. Fëmijët të cilët atashohen në këto Shtëpi Familje janë foshnje ose adoleshent që nuk mund të jetojnë me familjet e tyre për shkak të rrethanave familjare që ato kanë. Fëmijët në këto struktura nuk janë të përhershëm ato mund të rikthehen në shtëpitë e tyre sapo rreziku të ketë pushuar. Kjo vlerësohet rast pas rasti nga specialistët e fushës. Të tilla struktura të ngjashme me Shtëpitë Familje funksionojnë në 25 shtete të botës. Fëmijët e atashuar në këto struktura nuk mund të birësohen. Familja është mjedisi më i mirë për mbrojtjen dhe mirërritjen e fëmijës, ajo është kujdestari kryesor i fëmijës, kur fëmija është i privuar nga ky habitat natyror për te Shtëpitë familje janë zgjidhja më e mirë. 77

MBROJTJA SHOQERORE DHE PARANDALIMI I ABUZIMIT TE FËMIJËS M.A Brikena LIKAJ Universiteti i Tiranes Fakulteti i Shkencave Sociale Departamenti i Filozofise Adresa e-mail: b_l_m@live.com ABSTRAKT 78 Abuzimi fizik do të konsiderohet çdo veprim i cili rezulton në trauma jo aksidentale, dëmtim ose plagosje të fëmijës. Dhuna fizike përfaqëson dhunim trupor të paarsyetuar ose një dënim të pajustifikuar. Kjo ndodh zakonisht kur një prind ose kujdestar i nervozuar apo i frustruar keqtrajton fëmijën. Dëmtimet nga abuzimi fizik vijnë si pasojë e goditjes me grushta, shkelma, rrahjes, djegies dhe çdo veprim tjetër që shkakton dëmtim tek fëmija. Ndonëse këto dëmtime mund të ndodhin tek fëmija aksidentalisht kur ai/ajo luan, abuzimi fizik duhet të dyshohet se ndodh në rastet kur dëmtimi ose plagosja e fëmijës nuk mund të justifikohet thjesht nga loja ose nga shpeshtësia e ndodhjes së tyre. Sa më shumë të zgjasë abuzimi, aq më serioze do të bëhen dëmtimet tek fëmija dhe akoma më e vështirë do të bëhet eleminimi i sjelljes abuzive. Goditja me shuplakë shpesh konsiderohet si një veprim që i shërben disiplinimit të fëmijës, por që në fakt është një formë e abuzimit të fëmijës, pavarsisht nëse lë shenja apo jo. Abuzimi fizik konfirmon edhe një herë dobësinë e moshës fëminore, frikën e fëmijës për mbrojtjen e tij dhe realitetin e pavarsisë. Në shumë raste prindërit pasi i bërtasin fëmijës, nuk munden më ti kontrollojnë më emocionet e tyre dhe në vend që të mundohen të kuptojnë fëmijën dhe ti shpjegojnë sjelljet, përdorin forcën fizike. Abuzimi prek çdo lloj moshe, nga lindja e tij deri në moshën 18 vjeç. Një nga format e abuzimit fizik që njihet pak në Shqipëri është sindroma e tundjes së fëmijëve, i cili për pasojë mund të shkaktojë vdekje ose paaftësi të përhershme tek fëmijët e porsalindur. E qara është gjuha universale e fëmijëve të vegjël, është mënyra se si ata komunikojnë me të tjerët për nevojat e tyre. Për disa prindër apo kujdestarë e qara bëhet shumë bezdisëse. Në këto raste kur fëmija qan shumë, prindërit nuk dinë si ta

qetësojnë dhe përveç se bërtasin, e tundin beben që ta trembin, në mënyrë që ta bëjnë të pushojë. Por muskujt e qafës së fëmijës janë të paaftë për të përballuar tundjen që u bëhet dhe kjo shpesh mund të shkaktojë hemoragji në tru që mund ti marrë edhe jetën fëmijës. Shpesh fëmija me sindromën e bebes së tundur në vitet e ardhshme shfaq problem me të mësuarit, prapambetje të zhvillimit, problem me artikulimin e fjalëve, epilepsi, humbje të dëgjimit, prapambetje mendore etj. Fëmija i dhunuar fizikisht, psikologjikisht, por edhe seksualisht vuan emocionalisht nga kujdesi jo i vazhdueshëm prindëror dhe nga frika e dhunimeve të tjera që mund të pasojnë. Këta fëmijë vuajnë neglizhimin emocional, mungesën e afeksionit dhe lidhjeve të fuqishme me prindërit. Në rastin e dhunës seksuale, ata i tremben faktit që mbeten në duart e dhunuesit për të plotësuar nevojat e tyre emocionale. Fëmijët e dhunuar karakterizohen nga mungesa e besimit ndaj njerëzve që i rrethojnë ata. Kjo shpjegohet me faktin se duke qenë i dhunuar nga individë të tillë që presupozohen të kujdesen për ata, fëmijët nuk munden të krijojnë marrëdhënie besimi me njerëz të tjerë. Fëmijët e abuzuar përjetojnë një ndërprerje të proçesit normal të rritjes së tyre fizike dhe psikologjike. Kjo ndërprerje mund të shprehet në formën e kapërcimit të fazave të rritjes ose të fiksimit në një fazë të hershme të zhvillimit. Qëllimi i artikullit është analizimi i kapilarit kryesor të formimit të individit, në etapën më të rëndësishme të jetës, fëmijërisë, më lind dëshira për një punim të detajuar rreth saj. Për më tepër, kur ky kapilar merr dëmtime të rënda prej dhunës, domosdoshmërisht nevojitet analizimi i saj. Si një fenomen i rëndë për shoqërinë, përpjekjet për eleminimin e tij duhet të jenë të përmasave të jashtëzakonshme. Bazuar në pjesëmarrjen në konferencën internacionale Development problems of childhood and adolescence in transitional societies, eksperienca në mësimdhënie dhe literatura të ndryshme rreth këtij fenomeni, mundësoj përgatitjen e këtij punimi. Fjalët kyç: Abuzimi Fizik, Trauma Jo Aksidentale, Neglizhim Emocional, Paaftësi të Përhershme, Dëmtim Psikologjik dhe Seksual. Me termin fëmijë nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeç, duke përfshirë fëmijët viktima, dëshmitarë dhe autorëve të dhunës. Sipas Protokolli Fakultativ i Konventës të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës mbi shitjen, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve, dhe Protokollin Fakultativ të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës mbi përfshirjen e fëmijëve në konflikt të armatosur Në përputhje me nenin 19 të KKBDF, dhuna përkufizohet si përfshirje e të gjitha formave të dhunës fizike apo mendore, lëndimit dhe abuzimit, neglizhimit dhe trajtimit neglizhent, keqtrajtimit ose shfrytëzimit, duke përfshirë abuzimin seksual. Ky përkufizim përfshin ekspozimin ndaj dhunës në shtëpi dhe kudo tjetër. Dhuna nënkuptohet që shfaqet jo vetëm mes të rriturve dhe fëmijëve, por edhe ndërmjet fëmijëve. Në ditët tona, standartet ligjore ndërkombëtare ndalojnë qartë dhunën në familje, si dhunim i të drejtave njerëzore kryesore dhe lirive themelore, të mëposhtme, të garantuara nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut për të gjithë individët (UNDP, 2008). Të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik ose tjetër, origjinë kombëtare apo sociale, lidhje më një pakicë kombëtare, pasurie, lindjeje, orientimi seksual, gjendjeje shëndetësore, invaliditeti apo statusi tjetër, duhet të mbrohen kundrejt të gjitha formave të dhunës dhe t u sigurohet kujdes dhe ndihmë e tillë për të garantuar shkallën maksimale të mundëshme për mbijetësën dhe zhvillimin e tyre. Fëmijët duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe t u jepet autoriteti, në përputhje me kapacitetin e zhvillimit dhe me pëlqimin e tyre të dhënë për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave dhe programeve për të parandaluar dhunën. Shteti dhe të tjerë aktorë të përshtatshëm duhet të dëgjojnë me kujdes pikëpamjet e fëmijëve në dritën e kontributit që mund të sjellë perspektiva e fëmijës për cilësinë e zgjidhjeve që merren nën shqyrtim. Shteti ka një detyrim të qartë për të siguruar të drejtën e fëmijëve për t u mbrojtur nga të gjitha format e dhunës, sado e vogël qoftë. Masat e duhura legjislative, administrative, shoqërore dhe arsimore duhet të merren për të ndaluar të gjitha format e dhunës 79

80 ndaj fëmijëve në të gjitha kohërat dhe në të gjitha mjediset dhe për të siguruar mbrojtjen e të gjithë fëmijëve brënda juridiksionit të shtetit. Mbrojtjet ligjore dhe autorizimet për çdo formë të dhunës, duke përfshirë atë për qëllime korrektimi, disipline ose ndëshkimi, brënda ose jashtë familjeve, duhet të shfuqizohen (2000). Ndalimi duhet të mbulojë domosdoshmërisht: Të gjitha format e dhunës seksuale dhe abuzimit, korrupsionit me fëmijët dhe joshjen e fëmijëve për qëllime seksuale: Të gjitha format e shfrytëzimit të fëmijëve, duke përfshirë prostitucionin e fëmijëve, pornografinë e fëmijëve, shfrytëzimin seksual në udhëtim dhe turizëm, trafikimin, shitjen e fëmijëve, adoptimin e paligjshëm, punën ose shërbimet e detyruara, skllavërinë dhe praktikat e ngjashme me të, heqjen e organeve, për çdo qëllim ose çdo formë (2008). Të gjitha format e shfrytëzimit të fëmijëve përmes përdorimit të teknologjive të reja: Të gjitha praktikat e dëmshme tradicionale apo zakonore, të tilla si martesa e hershme ose e detyruar, vrasja për nder dhe gjymtimi gjenital: Ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjes së dhunshme apo të dëmshme, pavarsisht nga origjina e saj dhe mjeti I transmetimit: Të gjitha format e dhunës në institucionet rezidenciale (2005). Të gjitha format e dhunës në shkollë. Të gjithë format e ndëshkimit trupor dhe trajtimit tjetër mizor, çnjerëzor ose degradues apo ndëshkimit të fëmijëve, si fizik ashtu edhe psikologjik (2007). Ekspozimit të fëmijëve ndaj dhunës në familje dhe në shtëpi. Edukimi për të drejtat e fëmijës, njohuritë dhe mirëkuptimi i autoriteteve tek të cilët mund të raportohet dhuna janë dy kushte thelbësore që mundësojnë raportimin më të gjerë të dhunës si nga fëmijët, ashtu edhe të rriturit. Për të qenë realisht të efektshëm, mekanizmi i raportimit duhet të jetë miqesor ndaj fëmijës dhe pjesë e një sistemi i tillë duhet të respektojë të drejtat e fëmijës dhe t i ofrojë fëmijëve mbrojtjen e nevojshme, duke përfshirë edhe mbrojtjen e privatësisë së tyre, pa vonesë të panevojshme. Një linjë telefonike falas, e pavarur, konfidenciale, e mirë reklamuar, e lehtë për t u mbajtur mend, duhet të vihet në dispozicion për fëmijët për të kërkuar këshillim konfidencial dhe professional dhe për të raportuar dhunën. Në shtëpi dhe në ambjentet familjare fëmijët do të përjetojnë sulme dhe akte të tjera të dhunës fizike, të abuzimit seksual, të poshtërimit dhe lloje të tjera të abuzimit emocional dhe psikologjik, si dhe neglizhim. Megjithatë shpesh herë fëmijët janë viktimat e padukshme dhe të harruara të dhunës në familje. Në shtëpi, përgjegjësit për dhunën ndaj fëmijëve përfshijnë prindërit, njerkët, vëllezërit dhe motrat, gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.nga 991 fëmijët e anketuar, 57.7% raportuan se ishin rrahur fizikisht nga një anëtar i familjes. 56,8% raportuan se një anëtar i familjes i ka goditur, i ka gjuajtur me grusht ose me shkelm. Përvec kësaj, 12,8% e fëmijëve raportuan se dikush në familjen e tyre i ka goditur me objekte dhe 0,4% raportuan se ishin djegur me cigare ose një objekt tjetër të nxehtë. Vetëm katër fëmijë raportuan se ishin kërcënuar me armë ose thikë nga një anëtar i familjes (2009). Mbi 220 milionë fëmijë janë pre e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Kështu thuhet në statistikat e frikshme, të publikuara nga Kombet e Bashkuara. Nën nismën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, është publikuar raporti i dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, për të cilin kanë kryer hetime katër grupe të specializuara. Rezulton se çdo vit, rreth 150 milionë fëmijë, ose 14% e popullsisë së brishtë në planet janë viktimë e abuzimeve seksuale. Shtatë për qind janë viktima të manjakëve seksual. Por sipas studimit thuhet se rreth 80-93% e fëmijëve dënohen fizikisht në shtëpi edhe pse shumë prej tyre kanë turp të tregojnë apo nuk flasin për shkak të mungesës së besimit te institucionet ligjore. Shtëpia është vend i rrezikshëm për rreth 62 milionë vajza, të cilat martohen pa mbushur të 18- at dhe që më pas dhunohen edhe nga partnerët e tyre. Ndërsa ajo që është më e tmerrshme, sipas studimit të Kombeve të Bashkuara, është

fakti që në 106 vende të botës lejohen ligjërisht ndëshkimet në shkollë. Në bazë të këtyre të dhënave, duket qartë që dhuna ndaj minorenëve në botë është e pranueshme dhe shpesh edhe me bekimin e institucioneve, ndërkohë që duhej të ishte një akt ligjërisht i dënueshëm. Shumë njerëz, edhe fëmijët e pranojnë dhunën si pjesë të paevitueshme të jetës,- thuhet në Corriere della Sera. Kjo dhunë e ushtruar, - nënvizojnë autorët e studimit, - mund të lërë shenja të rënda psikologjike për një kohë të gjatë në jetën e këtyre fëmijëve. I bëj thirrje shteteve që të parandalojnë çfarëdo lloj forme të dhunës, duke filluar që nga ajo e dënimit fizik, praktikat tradicionale si martesës që detyrojnë vajzat të martohen në moshën minorene, dhuna seksuale si dhe torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet e pamëshirshme dhe diskriminuese, shkruhet në raportin e Kombeve të Bashkuara. Në Shqipëri ka mbi 100 OJF që punojnë në fushën e fëmijëve, një pjesë e të cilave janë mjaft aktive dhe kanë ndikuar në modelimin e standarteve të reja të mbrojtjes së fëmijës si dhe të modelimit të shërbimeve të reja për mbijetësën, zhvillimin dhe mbrojtjen e tyre. Format më të përhapura të dhunës psikologjike që përdoret në shtëpi të raportuara nga fëmijët janë: të bërtiturat (95.3%), mbajtja e mërisë (39.5%), kërcënimi me fjalë ( 39 %), përdorimi i nofkave dhe i epiteteve keqëse (35.8%), kërcënimi me objekte (18 %), kërcënimi me zbim (14 %), kërcënimi me braktisje (6 %), kërcënimi me rrahje (17 %), kërcënimi me përjashtim nga shkolla (10 %). 2\3 e fëmijëve dëgjojnë të bërtiturat e prindërve të tyre në shtëpi dhe se një e treta e mësuesve u bërtet atyre në shkollë në formën më të shpeshtë të mundur. Prindërit janë më të prirur se mësuesit ta përdorin mbajtjen e mërisë si një dhunë psikologjike mbi fëmijët, si formën e rrallë ashtu edhe formën e shpeshtë të saj. Prindërit janë më të prirur se prindërit t i zbojnë nxënësit nga shkolla si kur e përdorin rrallë këtë ndëshkim psikologjik, ashtu edhe kur e përdorin dendur atë (2006). Kur fëmijët ndjejnë një farë konflikti midis asaj që ata mendojnë se duhet të ndodhë dhe çfarë ndodh aktualisht, ata mund të riformulojnë të kuptuarit e tyre dhe mund të zhvillohen njohuri të reja (2001). Fëmijët janë vazhdimisht përballë kontradiktës së realitetit dhe materialeve që u ofrohen për imitim midis teorive dhe fjalimeve të prindërve dhe mësuesve, gjë e cila mund të sjellë devijime të pa pranueshme për prindin dhe mësuesit. Psikologët theksojnë se kjo është një mënyrë të nxënit të nxënësit. Po kaq i mprehtë shfaqet problem i literaturës shkollore, i programeve televizive, i programeve kompjuterike, i literaturës jashtëshkollore. Në gjithë sa përmendëm më sipër, përfshirë edhe literaturën shkollore, ekzistojnë seksione antiedukative për sjelljen e fëmijës. Shumë pjesë antiedukative mund të gjenden në literaturën e shënuar, pjesë të cilat asnjë prind nuk do të dëshironte që fëmija t i imitojë dhe të krijojë mendime negative për situatat në të cilat ndodhet. Nga bisedat me prindërit dhe mësuesit e shkollave të ndryshme, nxënësit nuk ndjekin këshillat e prindërve apo të mësuesve, dhe kjo tregon se sot idhulli i tyre nuk është as prindi dhe as mësuesi, por ndoshta një model i përshtatur prej personazheve të filmave vizatimor apo të librave. Gjithsesi mësimdhënia dhe të nxënit sot është një process kompleks dhe i vështirë dhe një ndër faktorët më të rëndësishëm në fazat e formimit të individit. Si rrjedhojë, roli i tij, në parandalimin e dhunës së fëmijëve është shumë i rëndësishëm. Një mësues i pajisur me dimensionin etik krijon brënda klasës një kulturë të re me standarte të larta, sidomos aty ku është baza e krijimit të personalitetit të karakterit, në ciklin fillor. Mësuesit duhet të mbështeten në dy kompetenca kryesore, për të arritur standarte të larta etike: Mësuesit duhet të njohin ndryshimet individuale të nxënësve dhe mbi këtë bazë të zhvillojnë punën e tyre. Mësuesit duhet të përfshihen dhe të angazhohen në procesin e të nxënit të nxënësve (2008). Është e vërtet se gjatë viteve të fundit janë bërë zbulime dhe kërkime shkencore të rëndësishme, mbi aftësinë konjitive, zhvillimin dhe sjelljen e fëmijëve. Por më së shumti, ato janë vetëm një tregues i pjesshëm dhe i përafërt për të vlerësuar saktësisht aftësinë dhe potencialin e fëmijës. Të njohësh fëmijën është detyra parësorë për prindin, të njohësh 81

nxënësin është detyra parësore për mësuesin. Respektimi dhe promovimi i dinjitetit të fëmijës është një ndër vlerat kryesore që duhet të përçojë shkolla (2007). Nëpërmjet punës së vazhdueshme të prindit dhe fëmijës, të mësuesit dhe nxënësve, duhet të zhvillohen metoda për të stimuluar mënyra të ndryshme mendimi dhe veprimi. REFERENCA UNDP, 2008, Dhuna në familje, Përgjegjësitë që ka policia e shtetit për parandalimin dhe reduktimin e saj, Tiranë 2000, Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut, Mbretërisë së Bashkuar, Kërkesa Nr 55211\00. 2005-2008 Konventa e Këshillit të Europës për Aksionin kundër të Qënies Njerëzore, ( CETS Nr 197). 2005, Rekomandimi CM/ Rectë Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Fëmijëve që Jetojnë në Institucione Rezidenciale. 2007, Referuar Komitetit Evropian për të Drejtat Sociale, Vëzhgime të Përgjithshme në Lidhje me Nenet 7 Robin N. Haarr, Milika Dhamo, 2009, Dhuna në familje në Shqipëri: Sondazh Kombëtar me Bazë Popullatën. INSTAT Adem Tamo,2006, Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri, UNICEF Musai Bardhyl, 2001, Psikologji Edukimi, CDE, Tiranë 2008, Institut ii Kurrikulës dhe i Trajnimit, Standardet e Mësuesit, Drejtuesit, Trajnierit, Tiranë Peter Senge, 2007, Shkolla e të Nxënsit, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Kristalina 82

PARANDALIMI I DHUNËS NDAJ FËMIJËVE TË PRIVUAR NGA LIRIA NË SHQIPËRI: PRAKTIKA E KOMITETIT TË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PARANDALIMIN E TORTURËS Dajena KUMBARO 1. Abstrakt Të miturit në konflikt me ligjin mbahen në shumë raste të mbyllur nga pjesa tjetër e shoqërisë, nën kontrollin e pakufizuar të shtetit. Duke qenë se, ky kontroll e pushtet i pakufizuar sjell me vetë mundësi për abuzime me pushtetin, është domosdoshmëri, që trajtimi i të miturve të privuar nga liria, përfshi kushtet në të cilat ata qëndrojnë, të monitorohet përmes skemave të vizitave të rregullta dhe të palajmëruara të kryera nga organizma të pavarur të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si KPT-ja. Praktika botërore ka treguar me këmbëngulje se, nëse sjellim transparencë në vendet e privimit të lirisë duke siguruar akses të menjëhershëm të këtyre organizmave (si KPT), është një nga strategjitë më efektive parandaluese të keqtrajtimeve. Celësi i suksesit të këtyre skemave monitoruese qëndron në dy tipare thelbësore: pavarësia dhe qasja e tyre praktike e proaktiviteti për realizimin e mandatit përkatës të vizitave. Që nga krijimi i tij në vitin 1989 1 KPT ka formuluar një qasje shumë efikase të praktikës së vet parandaluese ndaj keqtrajtimeve për të miturit e privuar nga Liria. Në Shqipëri, Komiteti ka kryer dhjetë vizita (nëntë raporte të të cilave janë publikuar me kërkesën e Shqipërisë) në institucionet e privimit të lirisë duke evidentuar të meta ligjore, shkallën e respektimi të standarteve e ka paraqitur rekomandime bazuar në gjetjet e çdo vizite në vend, duke u përfshirë në një dialog të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare. Ky punim shkencor, përmes analizës së standarteve që burojnë kryesisht nga Konventa për Parandalimin e Torturës e Konventa për të Drejtat e Fëmijës, do të evidentojë efikasitetin e këtij mekanizmi parandalues 1 Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve Cnjerëzore e Degraduese, European Treaty Series nr. 126. Teksti i Konventës është amenduar nga dispozitat e Protokollit Nr. 1 (ETS Nr. 151) dhe Nr. 2 (ETS Nr. 152) i cili hyri në fuqi në 1 mars 2002. 83

84 dhe progresin që ka arritur të bëjë Shqipëria në fushën e parandalimit të keqtrajtimit të të miturve në polici, paraburgim, burgim dhe institucionet e tjera të mbrojtjes shoqërore. 2. Hyrje: Standartet e parandalimit të keqtrajtimeve të të miturve sipas KPT-së 2 Të miturve duhet t u hiqet liria veçse si një masë e fundit dhe për afatin më të shkurtër të mundshëm 3. Ky është nga parimet kardinale të mishëruar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe i cili përqafohet krejtësisht nga Komiteti për Parandalimin e Torturës, Trajtimeve Cnjerëzore e Degraduese (KPT). Standartet e KPT-së janë komplementare me ato të parashikuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve të 1989; Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit) të 1985; Rregullat e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Miturve në Heqje Lirie të 1990 dhe Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Delinkuencës së të Miturve (Udhëzimet e Riadit). Prioritet i parë i KPT-së gjatë vizitave në vende ku u hiqet liria të miturve është të verifikojë nëse të miturit i nënshtrohen keqtrajtimit me dashje. Sidoqoftë, siç është rasti edhe me madhorët, duket se të miturit kanë më shumë gjasa të keqtrajtohen me dashje në komisariatet e policisë sesa në vende të tjera ndalimi. Rreziku më i madh i keqtrajtimit është menjëherë pas heqjes së lirisë. Ndaj është thelbësore që të gjithë personat që u hiqet liria (duke përfshirë të miturit) të gëzojnë, që nga momenti kur ata detyrohen së pari të mbeten në polici, të drejtën që të njoftojnë një 2 Komiteti për Parandalimin e Torturës, Trajtimeve Cnjerëzore e Degraduese (KPT) është krijuar në bazë të Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Dënimit Çnjerëzor dhe Degradues (ose Konventa) të Këshillit të Evropës, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1989. Ajo bazohet në Nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila përcakton që askush nuk duhet të jetë objekt torture ose trajtimi ose dënimi çnjerëzor ose degradues. Që në fillim duhet theksuar se neni 15 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk lejon derogim nga ndalimi i torturës dhe trajtimi cnjerëzor dhe degradues, as në gjendje të jashtëzakonshme. 3 Neni 37 b. i Konventës për Të Drejtat e Fëmijës dhe Rregullat 13 dhe 19 të Rregullave të Pekinit të afërm ose një palë të tretë për faktin e ndalimit të tyre, të drejtën e aksesit të një avokat dhe të drejtën e aksesit te një mjek. Përtej këtyre garancive, disa juridiksione pranojnë që vulnerabiliteti i vetvetishëm i të miturve kërkon që të merren përkujdesje shtesë. Këto përfshijnë vendosjen e punonjësve nën një detyrim zyrtar që të njoftojnë një person të përshtatshëm për faktin që një i mitur është ndaluar (pavarësisht në se i mituri kërkon ose jo që kjo të bëhet), apo mos marrja në pyetje të miturit pa praninë e një personi të tillë të përshtatshëm dhe/ose të një avokati. Thelbi i ekzistencës së dispozitave të vecanta për të miturit është mbrojtja dhe dhënia e mbështetjes nga të rriturit në mënyrë që të miturit të mos marrin vetë vendime me pasoja të rëndësishme ligjore për ta. 4 Një element i rëndësishëm i çdo strategjie për të parandaluar abuzime të tilla është respektimi i parimit që të miturit e ndaluar si rregull duhet të akomodohen të veçuar nga madhorët. Mund të ketë situate përjashtimore (psh fëmijët dhe prindërit që mbahen si të ndaluar imigracioni), rast në të cilin mbajtja e fëmijës me të rriturin është në interesin më të mirë të fëmijës. Megjithatë vendosja e të miturve me të rritur me të cilët nuk kanë asnjë lidhje familjare sjell paevitueshmërisht mundësinë për dominim dhe shfrytëzim. 5 3. Metodologjia Parandaluese e KPTs-ë KPT nuk është thjesht një organ gjetës-faktesh si shumë organizma të tjerë në fushën e të drejtave të njeriut dhe as organ gjyqësor. Qëllimi kryesor i gjetjes së fakteve nga Komiteti është të vërtetojë nëse në vendet ku personat e privuar nga liria mbahen nga një autoritet publik, ka kushte të përgjithshme ose të vecanta, të cilat ka të ngjarë të degjenerojnë në torturë apo dënime cnjerëzore e degraduese, ose që të cojnë në të tilla akte a praktika të papranueshme me qëllim parandalimin e tyre në të ardhmen. 6 Sa më sipër sigurisht nuk përjashton elementë të gjetjes 4 Vizita e KPT në Austri 2004, Report to the Austrian Government on the visit to Austria carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 14 to 23 April 2004 [par 29]. Shih http:// www.cpt.coe.int/documents/aut/2005-13-inf-eng.htm 5 9th General Report (1998) of the CPT [par. 25], te http://www. cpt.coe.int/en/annual/rep-09.htm. 6 Raporti i Parë i Përgjithshëm i KPT-së Para graf 45. http:// www.cpt.coe.int/en/annual/rep-01.htm#iv.

së fakteve që lidhen me ngjarje të së shkuarës, vecanërisht në raste të vizitave ad-hoc. 7 KPT gjithmonë vlerëson kushtet e përgjthshme të privimit të lirisë në vendet që viziton; shqyrton, jo vetëm nëse abuzimet janë duke ndodhur, por duhet të jetë i vëmendshëm ndaj atyre treguesve apo shenjave të hershme të abuzimeve. Kështu KPT duhet dhe në fakt gjithnjë shqyrton kushtet fizike të privimit të lirisë (hapësira për personat e privuar nga liria; tualete dhe dushet; ushqimi dhe fjetja; kujdesi mjekësor që sigurohet nga autoritetet etj), si edhe kushtet sociale (psh marrëdhëniet me persona të tjerë të privuar nga liria dhe personelin apo rojet, lidhjet me familjet; punonjësit socialë, botën e jashtme në përgjithësi etj.) 8. Në një numër rastesh, KPT pasi ka hetuar kushtet e privimit të lirisë në një vend të caktuar mund të mos e kufizojë veten vetëm në kërkesën e masave të menjëhershme, afatshkurtra, apo masa që lidhen me përmirësime ligjore. Por mund të rekomandojë masa afat-gjata, të paktën kurdoherë që bëhet e dukshme, që në një vend ka kushte të papranueshme si rezultat i faktorëve që i kanë rrënjët e thella, të cilat nuk mund të cbëhen thjesht nga masa ligjore apo gjyqësore. Në këto rastë mund të sugjerohen strategji edukimi dhe të tjera qasje të tilla afatgjata. 9 3.1 Tiparet themelore të KPT-së si mekanizëm parandalues KPT si mekanizëm parandalues përshkruhet nga disa tipare themelore, të cilat janë: Panshmëria; Eficienca; Konfidencialiteti dhe Bashkëpunimi. Paanshmëria: Puna e KPT-së dhe vendimmarrja e saj janë kolegjiale dhe synimi themelor është paanshmëria. Ka dy arsye të ndërlidhura përse i vihet theksi drejtimit kolegjial - (Byroja e përbërë nga Presidenti dhe dy nënkryetarë dhe gjithë anëtarësia e Komitetit). Arsyeja e kësaj mënyre vendimmarrje është se ky organizëm trajton cështje multidisiplinare me një kompleksitet të konsiderueshëm dhe duhet të marrë vendime delikate që lidhen me bashkëpunimin me Shtetet Palë të Konventës. Po ashtu, meqë 7 Ibidem, para 46. 8 Paragrafi 47-48 9 Paragrafi 49-50 një nga tiparet më të vecanta të KPT-së është anëtarësia (që përbëhet nga një kombinim mjekësh, ekspertë të sistemit penitenciar, specialistë të të drejtave të njeriut dhe juristë), u mendua që drejtimi i komitetit të bëhej nga një grup njerëzish në mënyrë që shumëllojshmëria e ekspertizës së KPT-së të mund të reflektohej në vendimmarrje. 10 Detyra novatore që iu besua KPT-së nga Konventa (vizita e vendeve të privimit të lirisë ku shtetet tradicionalisht nuk i kishin lejuar organizmat ndërkombëtare që të kryenin hetime të gjera) e ka cuar KPT-në që të përpiqet vazhdimisht për të qenë krejtësisht i panshëm në të gjitha diskutimet dhe vendimet për një vizitë të caktuar. Sa i takon anëtarit kombëtar u vendos që ai nuk merr pjesë në vizitat në vendin e vet. Edhe pse ky anëtar mund të ketë shumë informacione për vendin e vet, u mendua që në dukje ai/ajo mund të paragjykohej. 11 Efektiviteti: Për të patur sukses në parandalim, KPT-ja duhet të jetë në gjendje të reagojë shpejt dhe me efektivitet kur merr raporte shqetësuese, por kur faktet në dizpozicion të saj nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar një vizitë ad hoc. Kështu KPT, para se të vendosë për një vizitë të caktuar, mund t i kërkojë shtetit informacion kur merr raporte shqetësuese. 12 Më pas, vizitat periodike njoftohen dhe ky është një process që zhvillohet me faza 13. Në 10 Paragrafi 17 11 Paragrafi 18-20. Sigurisht kjo nuk do të thotë që anëtari kombëtar nuk mund të japë informacion dhe këshilla delegacionit kur ai përgatiti një vizitë. Po ashtu gjatë diskutimit të një raporti, ky anëtar vetëm mund të ndërhyjë nëse kërkohet që të sqaropjë informacion (psh cështje ligjore), por nuk mund të marrë pjesë në votim apo të influencojë vendimmarrjen. Rregulla 9 e Rregullave të Procedurës së KPT-së. Së fundmi KPT ka zhvilluar praktikën që është e preferueshme që anëtari kombëtar të dalë nga séance plenare kur zdiskutohet raporti i vendit nga i cili ai/ajo është. 12 Rregulla 30 e rregullores së KPT-së dhe Paragrafi 23-24. 13 Në fillim bëhet një listë paraprake e gjithë vendeve që do të vizitohen në një vit të caktuar dhe më pas KPT-ja nxjerr një njoftim për shtyp. Faza e dytë është njoftimi formal që i bëhet shtetit dhe zakonisht dërgohet dy javë para vizitës. Ky njoftim formal jep datën kur nis vizita, tregon kohëzgjatjen e mundshme të saj dhe jep emrat e anëtarëve të Komitetit që përbëjnë delegacionin, si dhe të ekspertëve e përkthyesve; dhe kërkon që të organizohen takime me zyrtarë të lartë e ministra. Në fazën e tretë, disa ditë para nisjes së vizitës tregohen vendet që KPT mund të vizitojë dhe tregohet që mund të vizitojë edhe vende të tjera të palajmëruara. Shih edhe Nenin 8 paragrafi 1 i Konventës dhe raportin e saj shpjegues. 85

86 fund është ndjekja që i bëhet gjithë rekomandimeve, kërkesave për informacion dhe komenteve - pas një vizite. Cështja më delikate është zbatimi i nenit 10 paragrafi 2 kur KPT mund të vendosë bërjen e një deklarate publike. Kështu u vendos që mënyra më e mirë për zbatimin e nenit 10/2 ishte t i kërkohej Shteteve të vizituara çdo herë pas një vizite që për një periudhë të caktuar kohore të përgjigjeshin lidhur me masat e marra për zbatimin e rekomandimeve 14. Në këtë mënyrë sigurohet një dialog i vazhdueshëm me Shtetet Anëtare të Konventës 15. Konfidencialiteti: Eshtë një parim bazë i KPT-së pasi në bazë të këtij parimi krijohet besimi te personat e privuar nga liria dhe autoritetet se çdo gjetje qe bëhet në një vizitë, apo thënie e marrë mbetet tërësisht konfidenciale me përjashtim të rastit kur shtetet bien dakord për publikimin, apo kur komiteti vendos bërjen e një deklarate publike në bazë të nenit 10 paragrafi 2. Po ashtu ruhet konfidencialiteti lidhur me të dhënat e të dënuarve që kanë bërë deklarime, përvecse kur ata kërkojnë apo bien dakord që identiteti të bëhet publik. Bashkëpunimi 16 : Duke qenë mekanizëm parandalues, shtetet nga njëra anë kanë rënë dakord në Konventë që të garantojnë informacion të plotë e akses të pakufizuar në të gjitha vendet e privimit të lirisë, dhe nga ana tjeter Komiteti përfshihet në një dialog të vazhdueshëm e të qëndrueshëm me autoritetet për të gjetur zgjidhje e për të vepruar në bazë të rekomandimeve që bëhen gjatë vizitës apo më pas në raportin e vizitës. 4. Të miturit e privuar nga liria: Raportet e KPT-së për Shqipërinë Bazuar në nenin 7 të Konventës Europiane për Parandalimin e torturës, trajtimeve cnjerëzore e dergraduese, KPT ka kryer dhjetë vizita në Shqipëri, nëntë raporte nga të cilat janë publikuar me kërkesë të qeverisë shqiptare. 14 Paragrafi 31-32 15 Paragrafi 33 16 Neni 8 paragrafi 2 i Konventës për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Europës. 4.1 Vizita 1997 (9-19 dhjetor 1997) 17 Kjo ishte vizita e parë periodike e një delegacioni të KPT në Shqipëri 18. Një nga vlerësimet e menjëhershme që u bë në fund të vizitës në bazë të nenit 8 paragrafi 5 i Konventës ishte ndarja e të miturve nga të rriturit; pajisja e të gjithë të ndaluarve me batanije dhe dyshekë për të kaluar natën; ofrimi i mundësisë për të ndaluarit për periudha të gjata për t u ushtruar në ajër të pastër të paktën për një orë. Shqipërisë iu la një afat 3 mujor për t i përmbushur këto vëzhgime. Shqipëria u përgjigj për marrjen e disa masave në fillim të muajit maj 1998 dhe në fund qershori 1998 19 ). 4.2 Keqtrajtimet nga policia Komiteti mori shumë pretendime nga të gjitha zonat e vendit për keqtrajtime nga policia të cilat kryesisht kishin të bënin me shqelmime, goditje me shkopinj gome, me kabllo elektrike ose me këmbë karrige. Kryesisht keqtrajtimet ndodhnin gjatë marrjes në pyetje nga policia 20. Shumica e të intervistuarve u kontrolluan edhe nga mjekët e delegacionit dhe pretendimet e tyre përputheshin me shenjat trupore që paraqesnin. Në Drejtorinë e Policisë Elbasan u konstatuan 3 unaza metalike të fiksuara në mur, të cilat ishin përdorur edhe së fundmi për të mbajtur të palëvizur të ndaluarit me qëllim keqtrajtimi. Delegacioni gjeti njolla të freskëta gjaku pranë unazave. Në fund të vizitës u kërkua heqja e menjëhershme e këtyre unazave. Qeveria shqiptare, me letrën e datës 8 maj 1998, u përgjigj që ishte shpërndarë një udhëzim për heqjen e gjithë relikeve të regjimit të shkuar nga komisariatet e policisë. KPT u shpreh se dëshiron të marrë konfirmim që pas këtij udhëzimi, unazat e mësipërme të jenë hequr të gjitha 21. Një nga mjetet më efikase për parandalimin e keqtrajtimeve nga funksionarët e policisë është 17 Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prévention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 9 au 19 décembre 1997, te http://www.cpt.coe.int/en/ states/alb.htm 18 Shqipëria u bë palë në Konventën për Parandalimin e Torturës në 1 shkurt 1997- (Vizita 1997) 19 Paragrafi 14, vizita 1997 20 Paragrafi 40, vizita 1997 21 Paragrafi 43, vizita 1997

shqyrtimi i kujdeshëm nga autoritetet kompetente të të gjitha ankesave për keqtrajtime dhe, sipas rastit nëse ato vërtetohen, të vendosjes së sanksioneve të përshtatshme. Në përgjithësi delegacioni vuri re frikë për të bërë ankesa, pasi funksionarë të ndryshëm i kishin paralajmëruar se nuk ishte në interesin e tyre. 22 Lloji i informacionit që iu kërkua autoriteteve shqiptare ishte: numri i ankesave për keqtrajtime kundër oficerëve të policisë dhe numri i procedimeve disiplinare/penale të ndërmarra në vijim; një shpjegim të sanksioneve të vendosura; informacion i detajuar mbi procedurat disiplinore të zbatuara në rast të pretendimeve për keqtrajtime. KPT i rekomandoi Prokurorit të Përgjithshëm që të japë udhëzime lidhur me mënyrën e veprimit në rast të marrjes së një ankese për keqtrajtim të kryer nga polici, vecanërisht të urdhërimit të menjëhershëm të kryerjes së një ekzaminimi mjeko-ligjor. 4.3 Garancitë ndaj keqtrajtimeve KPT rekomandoi ndarjen e të miturve nga të rriturit pa vonesë 23. E drejta për të njoftuar një familjar nëse i ndaluari është i mitur është e detyrueshme sipas Kodit të Procedurës Penale (KPP). Megjithatë shumë persona që u takuan nga delegacioni ankoheshin për vonesa në ekzekutimin e kësaj të drejte. KPT rekomandoi që të gjitha vonesat dhe motivet për këto vonesa duhet të evidentohen me shkrim 24. Një cështje shumë delikate është mënyra e pyetjes së një të ndaluari. Neni 39 i KPP vendos rregulla të përgjithshme për kryerjen e pyetjeve të të pandehurve. Parashikohet ndalimi i metodave ose teknikave, të cilat ndikojnë në vullnetin e personave të pyetur, ose të cilat modifikojnë aftësinë për të kujtuar për vlerësimin e fakteve. KPT vuri re me shqetësim se nuk ekziston asnjë udhëzim në zbatim të këtyre dispozitave dhe asnjë mënyrë precise lidhur me kryerjen e një pyetje. Kështu i rekomandoi autoriteteve që të zhvillonin një kod sjellje 25 për mënyrën sesi policia zhvillon pyetjen 22 Paragrafi 47, vizita 1997 23 Paragrafi 69 vizita 1997 24 Paragrafi 74-75 vizita 1997 25 KPT rekomandoi që ky kod duhet të trajtojë këto aspekte: informimi i të ndaluarit për identitetin (emrin dhe/ose numrin) e atyre që janë të pranishëm në intervistim, kohëzgjatja e lejuar e intervistimit, pushimet ndërmjet intervistave dhe ndërprerjet gjatë dhe mbajtjen e evidencave sistematike të kohës kur fillojnë dhe mbarojnë intervistat, të ndonjë kërkese nga një i ndaluar gjatë intervistës dhe i personave të pranishëm gjatë çdo intervistimi. Regjistrimi elektronik i marrjeve në pyetje nga policia është një garanci tjetër e dobishme kundër keqtrajtimit të të ndaluarve 26. 4.4 Cështje specifike për të miturit Të miturit e takuar nga delegacioni ishin të shumtë dhe qëndronin të përzjerë me të rriturit dhe nuk përfitonin nga asnjë trajtim apo regjim i vecantë. Delegacioni u preokupua në mënyrë të vacantë nga situata e të miturve të takuar në Burgun 313 në Tiranë. Përvec kushteve shumë të këqija dhe mungesës totale të aktiviteteve, të miturit pretendonin se ishin objekt i shfrytëzimit nga të ndaluarit e rritur. Tipike ishte pastrimi i qelive dhe shërbime të tjera.një situatë e tillë përbën një risk potencial për keqtrajtime të rënda të të miturve 27 (). Ishte për këtë motiv që KPT rekomandoi ndarjen e menjëhershme të të miturve nga të rriturit. Sa i takon kushteve të privimit të lirisë, ndonëse mungesa e aktivitetit të qëllimshëm është e dëmshme për çdo të burgosur, ajo është veçanërisht e tillë për të miturit, të cilët kanë një nevojë të veçantë për aktivitet fizik dhe stimulim intelektual. Të miturve në heqje lirie duhet t u ofrohet një program i plotë edukimi, sporti, trajnimi profesional, rikrijimi dhe aktivitete të tjera të qëllimshme. Edukimi fizik duhet të përbëjë një pjesë të rëndësishme të atij programi. Këto aktivitete duhet të realizohen nga personel, i cili është i trajnuar për t u marrë me fëmijët. Vizita 1998 (13-17 dhjetor) 28. Një vit më pas Komiteti u rikthye në Shqipëri dhe një nga cështjet që e shqetësonte më shumë ishte përzjerja e të miturve me të rriturit. Situata nuk kishte ndyrshuar. Ndaj një interviste; vendet ku mund të zhvillohen marrjet në pyetje; në se të ndaluarit mund t i kërkohet të qëndrojë në këmbë kur pyetet; intervistimi i personave që janë nën ndikimin e drogës, alkolit, etj. 26 Paragrafi 84, vizita 1997 27 Paragrafi 155, 1997. 28 Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prévention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 13 au 17 décembre 1998, te http://www.cpt.coe.int/ en/states/alb.htm 87

88 edhe në këtë raport, KPT u shpreh se autoritetet duhet të merrnin gjithë masat për të ndarë të miturit nga të rriturit (paragrafi 50). Autoriteteve shqiptare iu vendosën afate për të përmbushur rekomandimet: 3 muaj për përmbushjen e vëzhgimeve të menjëhershme: Raport i ndërmjetëm të paraqitej brënda 6 muajsh dhe Raporti i vazhdimësisë brënda 12 muajsh. 4.5 Vizita 2000 (4-14 dhjetor) 29 Keqtrajtimet e tortura nga Policia Gjatë kësaj vizite u vure që dhuna në komisariate, vecanërisht ndaj të miturve ishte shumë e përhapur. Të mitur 16-17 vjecarë (thëniet e të cilëve u vërtetuan nga mjekët e delegacionit) ishin rrahur me shpulla dhe goditur me grushta gjatë marrjes në pyetje dhe me shkopinj gome gjatë transportimit me furgon për në Komisariat. Në një rast, një të mituri i ishin lidhur kycet e këmbëve me një litar, ishte shtrirë në toke dhe një civil i kishte vendosur një karrige mbi të dhe ishte ulur, i tërhiqte kaviljet deri sa i mituri kishte humbur ndjenjat nga dhimbjet. KPT në bazë të nenit 8/5 të Konventës bëri një vëzhgim imediat duke i kërkuar autoriteteve që të zhvillonin një hetim të menjëhershëm dhe të thelluar mbi përdorimin e dhunës nga funskionarët e policisë gjatë marrjes në pyetje në komisariatet e policisë Tiranë, dhe këto gjetje t ia transmetonte KPT-së brënda 3 muajve 30. Me letrat e datave 4 dhe 5 maj 2001, autoritetet informuan KPT-në se ishte ngritur një grup pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, që kanë hetuar situatën. Në përfundim u morën një sërë masash për përmirësimin e trajtimit të të ndaluarve. Lidhur me rastin e rëndë të keqtrajtimit më lart, autoritetet sqaruan se i ndaluari e ka tërhequr ankesën. Megjithatë gjithë personelit i është tërhequr vëmendja lidhur me standartet ligjore të brendshme dhe ndërkombëtare dhe i është dhënë paralajmërimi se do të merren masa shumë strikte 31. KPT e përshëndeti masën e parë të marrë nga autoritetet. Megjithatë, fakti që i ndaluari ka 29 Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prevention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 4 au 14 décembre 2000. http://www.cpt.coe.int/en/ states/alb.htm 30 Paragrafi 9 dhe 15, vizita 2000. 31 Paragrafët 13-16, vizita 2000. dëshiruar ta tërheqë ankesën, për KPT-në është një motiv i mjaftueshëm që autoritetet nuk kanë zhvilluar një hetim tërësor e të thelluar të kërkuar nga KPT, i cili mund të merrte edhe formën e një hetimi administrativ 32. Me letrën e 8 maj 1998, autoritetet shqiptare e informuan KPT për disa masa urgjente të marra për ushqimin, pajisjen e dhomave të vuajtjes së dënimit apo paraburgimit, ndarjen e të miturve nga të rriturit. Pas mbledhjes së pestë të grupit të reformës penitenciare në tetor 2000, autoritetet shqiptare informuan se një grup i përbashkët pune Minsitri e Rendit/Ministri e Drejtësisë po përgatisnin që prej muajsh transferimin e përgjegjësisë nga Ministria e Rendit te Ministria e Drejtësisë. Parashikohej që komisariatet e përdorura për qëllime ndalimi provizore do të vendoseshin në përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë. KPT i përshëndeti këto zhvillime dhe rekomandoi që ti jepej pritoriteti më i lartë, duke theksuar se dëshiron të marrë informacione të detajuara lidhur me programin e transferimit (vendet, kapacitetin, personelin, datat kur kjo do të kryhet 33. Në vijim, KPT rekomandoi përsëri ndarjen e të rriturve nga të miturit dhe dhënia këtyre të fundit e një vëmendje të vecantë në planin e shëndetit dhe kryerjes së aktiviteteve të përshtatshme. 4.6 Vizita 2001 (22-26 tetor 2001) 34 Keqtrajtimet Vizita e vitit 2000 nxorri në pah një përkeqësim të situatës vecanërisht lidhur me keqtrajtimet nga policia, kryesisht në Tiranë, ndaj KPT u rikthye në terren në 2001. Edhe në 2001 u morën shumë pretendime për keqtrajtime lidheshin kryesisht me periudhën e arrestimit dhe transporti deri në komisariat dhe ato të marrjes në pyetje. Sipas një numri të madh të ndaluarish, në disa raste keqtrajtimet ishin kryer nga oficerë të policisë me 32 Për të respektuar karakterin e pavarur të hetimit, një mundësi mund të jetë që ky hetim t i besohej Inspektorit të Përgjithshëm të Policisë, pranë Ministrisë së Rendit Publik, paragafi 17, vizita 2000. 33 Paragrafi 40, vizita 2000. 34 Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prevention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 22 au 26 octobre 2001, te http://www.cpt.coe.int/en/ states/alb.htm

arsyen e vullnetit për të dënuar, duke përbërë në këtë rast manifestime të panevojshme të pushtetit. Sipas informacioneve të mbledhura nga delegacioni disa kategori të ndaluarish si të miturit dhe toksikomanët, ishin vecanërisht vulnerabël dhe ekspozoheshin në mënyrë sistematike ndaj keqtrajtimeve. (paragrafi 9). KPT rekomandoi dhënien e një mesazhi të qartë që dënon keqtrajtimet nga niveli më i lartë dhe vetë Ministri i Brendshëm 35 ; hapjen e dosjeve mjekësore infividuale dhe konfidenciale për çdo person që i hiqet liria ; kryerjen e një kontrolli mjekësor brënda 24 orësh nga arritja e personit në institucion etj ; dhënien e udhëzimeve të sakta sa herë që një person që ndalohet, pretendon se është keqtrajtuar nga policia, prokurori apo gjyqtari e shkruan këtë pretendim, urdhëron menjëherë një ekzaminim mjeko-ligjor dhe merr masat e nevojshme që pretendimi të shqyrtohet si duhet. Kjo qasje duhet ndjekur pavarësisht nga fakti nëse personi shfaq shenja dhune të dukshme ose jo. Pavarësisht nga fakti nëse personi paraqet një ankesë, prokurori apo gjyqtari kryesisht duhet të vendosin një shqyrtim mjeko ligjor 36. 4.7 Vizita 2003(13-18 korrik 2003) 37 Prova të reja për torturë dhe forma të tjera keqtrajtimesh Edhe gjatë kësaj vizitë, pjesa dërrmuese e të intervistuarve nga delegacioni pretendonin se ata ishin keqtrajtuar gjatë qëndrimit në polici. Shumica e këtyre pretendimeve lidheshin me keqtrajtime gjatë periudhës së pyetjes nga policia. Shembuj shqelmimesh, grushtash dhe rrahje të rënda me shkopinj gome kryesisht për të marrë pohime thuhen që janë cështje rutine normale. Në shumë raste, pretendohej që keqtrajtimet ishin aq të rënda sa mund të quheshin torturë. Disa pretendime lidheshin me goditje në shputat e këmbëve, dhe ose në pëllëmbët e duarve dhe sipër duarve, si edhe futja e kokës së të dushuarit në një kovë me ujë dhe teknika të tjera të ngjashme. Në një numër të madh rastesh, mjekët në përbërje të delegacionit shqyrtuan dokumentacionin mjekësor dhe/ ose 35 Paragrafi 14, vizita 2001 36 Paragrafi 19-20, vizita 2001 37 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT). Te http://www.cpt.coe.int/en/states/alb.htm bënë vëzhgime direkte mjekësore, të cilat ishin në përputhje me pretendimet e bëra 38. KPT kërkoi informacion lidhur me rezultate e procedimeve penale nëse ishin zhvilluar dhe veprimet e ndërmarra në përgjigje të tyre (në nivel gjyqësor apo disiplinor). Por u konstatua se ende nuk kishte dhënë në asnjë rast një mesazh i qartë nga Ministria e Rendit Publik drejtuar punonjësve të policisë, e cila të kundërshtonte keqtrajtimin në mënyrë të qartë dhe vendimtare, si ishte kërkuar specifikisht nga KPT në vizitat e mëparshme. KPT i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që një deklaratë formale e bërë nga autoritetet më të larta politike kompetente t i drejtohej të gjithë zyrtarëve të policisë me përmbajtjen se keqtrajtimi i personave të cilëve i është provuar liria është një sulm ndaj vlerave që përbëjnë vetë themelet e shtetit dhe nuk do të tolerohet dhe se çdo zyrtar që do t i shpërfillë këto urdhra do të jetë subjekt i sanksioneve të rënda 39. 4.8 Ndarja e të miturve nga të rriturit KPT shprehu shqetësim që në dy vende të vizituara (Komisaratet e Elbasanit dhe Shkodrës), fëmijë 14 vjec mbaheshin në të njëjtën qeli me të rritur 40. Delegacioni u informua për vendimin e kohëve të fundit se gjithë personat në paraburgim do të transferoheshin nga komisariatet në burgje. Megjithatë ndër të tjera KPT bëri disa vëzhgime të menjëhershme në fund të vizitës, si psh që të miturit të mos vendoseshin në të njëjtën qeli me të rriturit. Autoritetet shqiptare konfirmuan se të miturit nuk mbaheshin më në të njëjtën qeli me të rriturit në të gjitha vendet e paraburgimit të policisë 41 dhe KPT e mirëpriti këtë zhvillim. Edhe në Burgun 313 u vu re se disa të mitur mbaheshin në të njëjtën qeli me të rriturit. Në letrën e 21 tetor 2001, autoritetet shqiptare informuan se të gjitha masat e nevojshme ishin marrë për të akomoduar të miturit në qeli të vecanta nga të rriturit 42. 38 Paragrafi 10, vizita 2003 39 Paragrafi 17, vizita 2003 40 Paragrafi 63, vizita 2003 41 Paragrafi 66, vizita 2003 42 Paragrafët 73; 76, vizita 2003 89

4.9 Vizita 2005 (23 Maj - 3 qershor 2005) 43 Mos ndarja e të miturve nga të rriturit në komisariate u vu re sërish. Në fund të vizitës në 3 qershor 2005, komiteti paraqiti vëzhgimin e menjëhershëm që autoritetet shqiptare të ndërmerrnin hapa urgjente që të gjithë të miturit dhe gratë që mbaheshin në komisariatin e Policisë Durrës të transferoheshin në një vend të përshtatshëm burgimi brënda dy javësh 44. 4.10 Keqtrajtimet Njëlloj si në vitin 2003, shumica e personave të intervistuar nga delegacioni pretendonin se ishin keqtrajtuar nga policia, kryesisht gjatë marrjes në pyetje nga policia. Keqtrajtimet ishin me grushta, shkelma, goditja e personave me shkopinj gome ose me këmbët e tavolinave e karrigeve. Në disa raste, keqtrajtimet ishin rrahje shumë të rënda, goditje në shputat e këmbëve dhe/ose pëllëmbët apo shpinën e dorës ishin të tilla sa mund të konsiderohej se arrinin në torturë. Më shumë shqetësues ishte s shumica e të miturve pretendonin se ishin keqtrajtuar nga policia 45. Njëlloj si në vitin 2003, e drejta për të njoftuar ndalimin edhe pse garantuar nga ligji nuk ishte efektive në praktikë. Shqetësim i vecantë ishte se në një numër rastesh njoftimi i ndalimit të një të mituri vonohej për disa ditë. KPT bën thirrje që njoftimi i një të afërmi ose pale të tretë të bëhej menjëherë që nga fillimi i privimit të lirisë. E drejta për akses imediat të një avokat garantohet nga neni 28/1 i Kushtetutës, dhe neni 53/1 i KPP. Po kalonte një kohë e konsiderueshme deria sa i ndaluari të takonte avokatin, të cilin kryesisht e shihte në seancë gjyqësore. Po ashtu marrja në pyetje e të miturve nuk bëhej në prani të avokatit, dhe në këtë rast kjo praktikë ishte në kundërshtim të hapur me KPP 46. Me anë të letrës së 5 nëntorit 2005 u dhanë disa shpjegime, të cilat KPT i konsideroi se asnjë përmirësim nuk është bërë sa i takon kushteve të ndalimit dhe u shpreh se kjo gjendje ishte totalisht a papranueshme 47. Dhomat e paraburgimit brënda komisariateve të policisë janë krejt të papërshtatshme për të miturit. Kushtet në të cilat ata mbaheshin në qendrën e paraburgimit në Durrës ishin të tmerrshme. Të gjithë të miturit (rreth 11 rreth 14 vjec) mbaheshin së bashku në një qeli 9 metra katrorë, e cila ishte krejt e papajisur. Ata flinin mbi një dysheme prej druri pa dyshekë apo mbulesa. Aksesi në dritë natyrore nuk ekzistonte (dritaret e vogrla ishin mbuluar me mbulesë metalike dhe dritarja shihte në një oborr me mure të larta në një distancë 2 metra. Për shkak të temperaturave të larta dhe ajrosjes së keqe, ajri ishte edhe më i keq se në qelitë ku mbaheshin të rriturit. Disa të mitur ishin mbajtur në atë qeli për më shumë se një vit. Delegacioni në fund të vizitës bëri një vëzhgim imediat sipas nenit 8/5 të Konventës ku i kërkoi autoriteteve transferimin e menjëhershëm të të miturve nga Durrësi në një vend të përshtatshëm burgimi 48. Në letrën e datës 14 korrik 2005, autoritetet u përgjigjën se për të miturit në paraburgim nuk ka institucione të posacme. Ata mbahen në dhoma të vecanta të ndara nga të rriturit. Nga kjo përgjigje KPT arriti në përfundimin se autoritetet shqiptare kishin dështuar në përmbushjen e kërkesës së bërë nga delegacioni. KPT i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin hapa të menjëhershme për të siguruar që të miturit të mos mbahen më në ambjentet e paraburgimit në drejtorinë e Policisë Durrës. Për ambjentet e tjera, KPT rekomandon qe të bëhen përpjekje të vecanta që të miturve t i ofrohen kushte të privimit të lirisë të përshtatshme për moshën e tyre. 90 43 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 23 May to 3 June 2005, te http://www.cpt.coe.int/ en/states/alb.htm 44 Paragrafi 9, vizita 2005 45 Paragrafi 12, vizita 2005 46 Paragrafi 23, vizita 2005 47 Paragrafi 65, vizita 2005 48 Paragrafi 69-70, vizita 2005

4.11 Kushtet e heqjes së lirisë së të miturve të burgosur KPT u shpreh se mirëpret përpjekjet e bëra në Burgun e Vaqarrit për të ndarë të miturit nga të rriturit. Të miturit ishin akomoduar në dy dhoma, të cilat kishin edhe një oborr të vecantë. Megjithatë kushtet material ishin shumë të ngjashme me ato të të rriturve. Në vecanti cilësia e keqe e ushqimit është shumë e dëmshme për të miturit. Aktivitetet e organizuara për të miturit ishin pak më mirë se sa për të rriturit. Gjatë ditëve të punës, të miturit shpenzonin 7 orë në ditë jashtë qelisë për aktivitetet arsimore, sportive, aksesi në një dhomë të përbashkët dhe tre orë ushtrim jashtë. Po asnjë aktivitet, madje as ajrosja nuk ofrohej të shtunave dhe të dielave dhe në ditë festash. Aktiviteti arsimor ishte shumë i dobët dhe arsimimi formal pothuaj nuk ekzistonte. Plotësoheshin regjistra për aktivitete mësimore, kur asgje nuk kryhej. KPT rekomandoi që të merren hapa prioritarëpër të përmirësuar cilësinë e aktiviteteve arsimore në Burgun e Vaqarrit. Ruajtja dhe kujdesi për të miturit e privuar nga liria është detyrë e vështirë. Personeli që kryen këto detyra duhet të përzgjidhet me kujdes për pjekurinë dhe aftësinë për t u përballur me sfidat e të punuarit me këtë grup. Informacioni i mbledhur gjatë vizitës së 2005 tregoi që kriteret më lart nuk ishin përmbushur dhe rekomandoi kryerjen e trajnimeve të specializuara për ta. Në mënyrë më të përgjithshme, sipas KPT Burgu i Vaqarrit nuk është vend i përshtatshëm për të miturit 49. 4.12 Vizita 2006 (28-31 mars 2006) 50 Vizita e vitit 2006 ishte një vizitë ad hoc. KPT u rikthye për të parë ndër të tjera nëse ishin marrë masa në përputhje me vëzhgimet e saj të menjëhershme të shprehura në vizitën e mëparshme. Por me shqetësim u konstatua që të miturit mbaheshin ende në ambjentet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë në Durrës 51. Po për aq kohë sa ky insitutcion vazhdon 49 Paragrafi 101-104, vizita 2005 50 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT), te http://www.cpt.coe.int/en/states/alb.htm 51 Paragrafi 14, vizita 2006. të përdoret, KPT i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrë hapa të menjëhershëm që të miturit të mos mbahen më në këtë vend 52. 4.13 Vizita 2008: 16-20 qershor 2008 53 Vizita e vitit 2008 ishte një vizitë ad hoc. Në përfundim të kësaj vizite Komiteti bëri disa vëzhgime të menjëhershme në bazë të nenit 8 paragrafi 5 të Konventës, disa prej të cilave ishin: heqja nga përdorimi e disa qelive në komisariatet nr.3 dhe 4 të Tiranës me përmasa më të vogla se 2 metra katrorë dhe të cilat nuk kishin akses në dritë natyrore; sa i takon disa pretendimeve për keqtrajtime të qëllimshme në Burgun 313 dhe në qendën e paraburgimit në Korcë, delegacioni i kërkoi autoriteteve që të kryente hetime të thelluara dhe të paanshme për të gjitha pretendimet dhe të japë informacion për këto hetime dhe veprimeve që u ndërmorrën 54. 4.14 Keqtrajtimet Në Burgun 313, delegacioni dëgjoi disa pretendime nga të miturit për keqtrajtime që lidheshin me një punonjës të vecantë të burgut në njësinë për të mitur. KPT është shumë e shqetësuar për pretendimet për keqtrajtime në paraburgimin e Korces nga rojet e burgut. Eshtë edhe më shqetësuese kur të paktën në dy raste, edhe drejtori i burgut pretendohej se ishte përfshirë në këto akte. Me letrën e 2 shtator 2008, autoritete shqiptare informuan KPT se pas një hetimi nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, ishin nisur procedimi disiplinor kundër rojeve të paraburgimit të Korcës. Si rezultat drejtori dhe dy roje kishin marre si sanksion disiplinor paralajmërim për shkëputje nga puna. KPT kërkoi më shumë informacion vecanërisht lidhur për arsyetimin e këtyre masave disiplinore. Nuk ka informacion lidhur me hetimet në burgun 313. Ndaj KPT dëshiron të marrë informacione pa vonesë. 52 Paragrafi 18, vizita 2006. 53 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 16 to 20 June 2008, te http://www.cpt.coe.int/en/ states/alb.htm 54 Paragrafi 17, vizita 2007 91

92 Sa i përket të miturve, ata mbaheshin vecan të rriturve në të gjitha vendet e paraburgimit. Në Durrës ishin punësuar dy mësuese për t i dhënë arsim bazë. Ndërsa në Korcë dhe Vlorë mësimi do fillonte me nisjen e vitit të ri akademik. KPT dëshiron të marrë informacion më të detajuar për këtë cështje 55. Në Burgun 313 në Tiranë, delegacioni u impresionua nga standartet e larta materiale në njësinë për të mitur (7 dhoma të pajisura me tre shtretër, tavolinë, karrige, dollap, frigorifer dhe TV) Të gjithë të miturit mund të lëviznin lirisht në njësi gjatë ditës dhe atyre i siguroheshin aktivitete arsimore dhe argëtuese (zakonisht 2 orë mësim dhe 4 orë ushtrim/ajrim / sport) çdo ditë. 4.15 Vizita 2010: (10-21 maj 2010) 56 Keqtrajtimet KPT shprehu sërish shqetësimin e madh për shumë pretendime konsistente keqtrajtimesh nga të miturit. Shumica e të miturve të intervistuar pretendonin se ata ishin keqtrajtuar fizikisht nga policia (shpulla, shqelma, goditje të këmbët me shkopinj gome gjatë kapjes ose marrjes në pyetje. Disa të mitur pretenduan edhe keqtrajtime të një natyre psikologjike (si kërcënime për keqtrajtim fizik), si edhe abuzim verbal 57. Pasi njohu progresin e bërë në vitet e fundit për të luftuar keqtrajtimet, Komiteti përshëndeti nxjerrjen e një qarkoreje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pas vizitës së vitit 2010, e cila u kujton të gjithë oficerëve të policisë që të drejtat e personave të cilëve i është hequr liria duhet të respektohen. Gjatë vizitës, disa të mitur ishin shprehur se ishin ankuar në gjykatë për keqtrajtimet, por gjyqtari i kishte kushtuar pak vëmendje dhe nuk kishte marrë veprim. Si Komiteti e ka thënë edhe në të shkuarën, kurdo që një i dyshuar si autor i veprës penale pretendon se është keqtrajtuar, pretendimi duhet të regjistrohet me shkrim, një ekzaminim mediko-ligjor duhet të bëhet menjëherë dhe të merren masat e nevojshme për të siguruar 55 Paragrafi 23, vizita 2008 56 Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 10 to 21 May 2010, te http://www.cpt.coe.int/en/ states/alb.htm 57 Paragrafi 14, vizita 2010 që pretendimet të hetohen në mënyrën e duhur. Kjo qasje duhet ndjekur pavarësisht faktit nëse personi në fjalë ka ose jo dëmtime të dukshme 58. KPT i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të sigurojë që sa më lart të zbatohet sistematikisht në praktikë. 4.16 Cështje specifike që lidhen me të miturit KPP përmban garanci procedurale për të miturit e ndaluar nga policia. Kështu prindërit apo përfaqësuesi ligjor duhet të lajmërohen pa vonesë. Më tej prezenca e avokatit eshtë e detyrueshme gjatë çdo veprimi procedural, përfshi gjatë pyetjes në polici. Informacioni i mbledhur gjatë vizitës nxjerr në pah boshllëkun ndërmjet ligjit dhe praktikës. Një numër i konsiderueshëm të miturish thanë se ata ishin marrë në pyetje pa praninë e një avokati apo prindit, dhe në pak raste ishin detyruar të nënshkruanin deklarata. KPT rekomandoi marrjen e masave për të siguruar që të miturit e privuar nga liria nga policia të mos bëjnë deklarata apo nënshkruajnë ndonjë dokument pa praninë e një avokati dhe idealisht të një personi tjetër të besueshëm që i asiston 59. Sërish u shpreh shqetësimi serioz për praktikën e zakonshme e u vu re në disa komisariate policie ku të mitur (disa prej të cilëve vetëm 15 vjec) mbaheshin bashkë me të rritur në të njëjtën qeli. Kjo situatë është e papranueshme. KPT rekomandon qe të merren masa në të gjithë rajonet e policisë që të sigurohet që të miturit të mos mbahen në të njëjtën qeli me të rriturit 60. Në Korcë përsëri u dëgjuan pretendime nga të mitur se ishin goditur me grusht nga rojet e burgut kur ata kishin kërkuar të shkonin në tualet. Në fund të vizitës u shprehen shqetësime për këto pretendime. Me letrën e 17 gusht 2010, autoritetet shqiptare informuan KPT se hetimet do të kryheshin gjatë shtatorit 2010. KPT u shpreh se ndjente keqardhje lidhur me faktin që autoritetet shqiptare nuk kanë marrë hapa të shpejta për të siguruar që pretendimet të mund të hetohen në mënyrë efektive. Procedimet penale duhet të nisin menjëherë të ndjekura nga vendosja e një dënimi dhe ftoi autoritetet shqiptar që të komentonin mbi këtë fakt 61. 58 Paragrafi 16-18, vizita 2010 59 Paragrafi 26-27, vizita 2010. 60 Paragrafi 36, vizita 2010 61 Paragrafi 45, vizita 2010

Kushtet materiale ku mbaheshin të miturit ishin të standarteve të larta në Kavajë dhe në përgjithësi të mira në Korcë. Kushtet materiale te Burgu 313 nuk kishin ndryshuar që nga viti 2008. Ato mbeteshin të kënaqshme si te Burgu 313, ashtu dhe në Burgun e Korcës ku të miturit mbaheshin vec nga të rriturit 62. Vlerësimi ishte vecanërisht pozitiv për regjimin e ofruar në Kavajë. Në fakt të miturit përfitonin nga një program i strukturuar aktivitetesh dhe kalonin shumicën e kohës jashtë qelive, ku përfshihej edhe një program tërësor edukimi i ciklit të mesëm, sporte, punë me dru e me metal. Për fat të keq, regjimi në Burgun 313 ishte përkeqësuar që prej vizitës së 2008. Me përjashtim të klasave të pikturës dy herë në javë, aktivitetet edukative nuk i ofroheshin më të miturve. Si rezultat, ata kalonin shumicën e kohës duke u sorollatur nëpër korridore e duke parën TV. Sipas KPT-ës, të miturit kanë një nevojë të vecantë për aktivitet fizik dhe stimulim intelektual. Pavarësisht nga periudha e privimit të lirisë, atyre duhet t i ofrohet një program i plotë edukimi, sporti, trajnimi profesional, argëtimi dhe aktivitete të tjera. Edukimi fizik duhet të përbëjë një pjesë të rëndësishme të këtij programi. Në Burgun e Korcës, të miturit nuk ishin ndarë nga të rriturit gjatë kohës së ajrimit. Pas vëzhgimit nga delegacioni, autoritetet shqiptare u përgjigjën menjëherë në 17 gusht 2010 duke konfirmuar se kishin marrë masa të menjëhershme për të rregulluar këtë gjë. Në Kavajë, të miturit transferoheshin në një burg për të rritur sa arrinin moshën e maturisë, edhe kur data e përfundimit të heqjes së lirisë ishte afër. Ndaj KPT rekomandoi kryerjen e një vlerësimi rast pas rasti në vendosjen e transferimit të një të dënuari në institucione për të rritur, duke marrë në konsderatë pjesën e mbetur të dënimit, pjekurinë e tij, ndikimin mbi të mitur të tjerë dhe faktorë të tjerë relevantë. Ndaj KPT i ftoi autoritetet, nëse është e nevojshme përmes amendamenteve ligjore, për fleksibilitet në transferimin e të burgosurve të cilët bëhen 18 vjec në një institucion për të rritur si më lart 63. 62 Paragrafi 63, vizita 2010 63 Paragrafi 65-68, vizita 2010 4.17 Disiplina Të miturit mund të vendoseshin në qelitë e disiplinës ose izolim deri në 10 ditë. KPT mendon se kjo periudhë maksimale është shumë e gjatë. Për këtë grup moshë, vendosja në regjim izolimi është një masë e cila mund të kompromentojë lehtësisht integritetin e tyre fizik dhe/ose mendor; për rrjedhojë marrja e kësaj mase duhet të jetë përjashtimore vetëm për periudha shumë të shkurtra (mundësisht për periudha të cilat nuk i kalojnë 3 ditë). Ndaj KPT i rekomandoi autoriteteve shqiptare që ta reduktojnë periudhën maksimale të izolimit të të miturve si dënim për ta. Kurdoherë që të miturit i nënshtrohen këtij sanksioni, atyre duhet t i garantohet mbështetje sociale e arsimore dhe kontakte të përshtatshme njerëzore përgjatë gjithë kohëzgjatjes së masës 64. 5. Konkluzionet Mekanizmat parandalues ndaj keqtrajtimeve të të miturve të privuar nga liria, si KPT-ja ndjekin një qasje tërësore, duke vlerësuar kushtet e përgjithshme të cilat mund të tregojnë premisa për abuzime e keqtrajtime. Ato hedhin dritë mbi probleme të gjera dhe sistemike, të cilat janë të qenësishme për sistemet e drejtësisë penale. Vizitat parandaluese përqëndrohen te shkelja e cila mund të ndodhë në të ardhmen duke iu referuar së shkuarës edhe në formën e nxjerrjes së të metave sistemike dhe modeleve të sjelljes. Ndaj vizitat parandaluese udhëhiqen nga një anagazhim afatgjatë me autoritetet dhe dialog konstruktiv dhe i vazhdueshëm me ta, me synimin për të siguruar një ndryshim gradual të mënyrës së sjelljes brënda një sistemi. Thelbi i ekzistencës së dispozitave e garancive të vecanta për të miturit është mbrojtja e kësaj grupmoshe dhe dhënia e mbështetjes nga të rriturit në mënyrë që ata të mos marrin të vetëm vendime me pasoja të rëndësishme ligjore për ta. Një nga parimet kardinale të punës parandaluese me të mitur mishëruar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës dhe i cili përqafohet krejtësisht nga KPT është që të miturve duhet t u hiqet liria veçse si një masë e fundit dhe për afatin më të shkurtër të mundshëm. Nëse 64 Paragrafi 98, vizita 2010 93

të miturve i hiqet liria, një element i rëndësishëm i çdo strategjie për të parandaluar keqtrajtimin e të miturve është respektimi i parimit që të miturit e ndaluar si rregull duhet të akomodohen të veçuar nga të rriturit. Komiteti gjatë vizitës së parë në Shqipëri në vitin 1997 konstatoi se ky standart nuk respektohej gjithandej në vendet e privimit të lirisë. Fillimisht u arrit pas disa rekomandimesh që ndarja të ndodhte në burgje, ndërsa në komisariate praktika e akomodimit të përzjerë u vu re edhe në vizitën e vitit 2010. Për burgjet kjo cështje është zgjidhur, vecanërisht me Qendrën e Rehabilitimit në Kavajë. Keqtrajtimet e të miturve në komisariatet e policisë për periudhën së cilës i referohen raportet kanë qenë praktika të vërejtura në çdo vizitë. Grushta, shpulla, goditje me shkopinj gome në shputat e këmbëve e pëllëmbët e duarve, e të tjera praktika keqtrajtimi përbëjnë vepër penale dhe shkaqe për fillimin e procedimeve penale e disiplinore. Krijimi i një praktike pandëshkueshmërie ndaj autorëve të këtyre akteve është tregues i një kulture që e pranon dhunën ndaj njerëzve që e meritojnë atë. Kjo është në shkelje të parimeve të së drejtës që përbëjnë themelin e një shteti demokratik. Deklarata nga nivelet më të larta shtetërore kundër dhunës në vitin 2010 ishte një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm. Kushtet e privimit të lirisë, nga një situatë krejtësisht e papërshtatshme për të miturit të konstatuar në vitin 1997, është transformuar në kushte me standarte të larta, vecanërisht me Qendrën e Rehabilitimit të të Miturve në Kavajë, me një regjim për të miturit, edukim, e punë duke krijuar kështu një ambjent pozitiv dhe mbështetës për të miturit e privuar nga liria. Ndonëse dhuna ndaj të miturve të privuar nga liria ende vihet re të ndodhë, vlerësoj se Komiteti është një nga mjetet më efektive të mekanizmave të të drejtave të njeriut, misioni i të cilit do të realizohet kryhet për një kohë të gjatë. Nëse sjellim transparencë në vendet e privimit të lirisë duke siguruar akses të menjëhershëm të këtyre organizmave (si KPT), kjo është një nga strategjitë më efektive parandaluese të keqtrajtimeve. Celësi i suksesit të këtyre skemave monitoruese qëndron te pavarësia, qasja e tyre praktike e proaktiviteti për realizimin e mandatit të vizitave dhe të dialogut me autoritetet shtetërore larg retorikave, bazuar mbi cështje e vëzhgime konkrete. 94 REFERENCA Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve Cnjerëzore e Degraduese, European Treaty Series nr. 126. Teksti i Konventës është amenduar nga dispozitat e Protokollit Nr. 1 (ETS Nr. 151) dhe Nr. 2 (ETS Nr. 152); Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve Cnjerëzore e Degraduese, European Treaty Series nr. 126. Teksti i Konventës është amenduar nga dispozitat e Protokollit Nr. 1 (ETS Nr. 151) dhe Nr. 2 (ETS Nr. 152) United Nations Rules for the Protection of Juveniles Deprived of their Liberty, Adopted by General Assembly resolution 45/113 of 14 December 1990 te http://www2.ohchr.org/ english/law/res45_113.htm General Reports on CPT activities te http:// www.cpt.coe.int/en/docsannual.htm Komiteti i të Drejtave të Fëmijës, Komenti i Përgjithshëm nr. 10, Të drejtat e fëmijës në drejtësinë për të mitur. Committee on the Rights of the Child, forty-fourth Session Geneva, 15 january-2 february 2007, General Comment no. 10 (2007) Children s rights in juvenile justice, te http://www2.ohchr.org/ english/bodies/crc/comments.htm Standartet e KPT-së, CPT Standards CPT/ Inf/E (2002) 1 - Rev. 2011 English te http://www.cpt.coe.int/en/documents/engstandards.pdf R. Morgan, M. Evans, Combating torture in Europe - The work and standards of the

European Committee for the Prevention of Torture (2002), Council of Europe Publication. Innocenti Digest, Juvenile Justice, UNICEF International Child Development Centre Kodi Penal i Republikes se Shqiperisë; Kodi i Procedures Penale te Republikes se Shqiperisë; Kushtetuta e Republikes se Shqiperisë; Ligji nr.8291, datë 25.02.1998, Kodi i Etikës së Policisë ; Ligji nr. 8321, datë 02.04.1998, Për Policinë e Burgjeve ; Ligji nr.8328 datë 16.04.1998, Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim (ndryshuar) Ligji nr. 8331, datë 21.04.1998, Për ekzekutimin e vendimeve penale. Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prévention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 9 au 19 décembre 1997 ; Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prévention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 13 au 17 décembre 1998 ; Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT); Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prevention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 4 au 14 décembre 2000; Rapport au Gouvernement de l Albanie relatif à la visite effectuée en Albanie par le Comité européen pour la prevention de la torture et des peines ou traitements inhumains ou dégradants (CPT) du 22 au 26 octobre 2001; Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 23 May to 3 June 2005; Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 16 to 20 June 2008; Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT); Report to the Albanian Government on the visit to Albania carried out by the European Committee for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT) from 10 to 21 May 2010; 95

PARANDALIMI I DHUNËS SI MËNYRË EDUKIMI NË SHKOLLA Dena GRILLO denagrillo@gmail.com Floriana HIMA, fhima@unicef.org 96 1. Abstrakt Edhe pse dhuna në shoqërinë shqiptare paraqet një dukuri të gjerë, ndjeshmëria e brezit të ri ndaj saj duket më e lartë dhe me reaktive. Vizioni i administratës shqiptare ndaj arsimit ka synuar në dy dekadat e fundit të modernizojë kurrikulën, pa lënë pas dore marrëdhëniet që përbëjnë themelin e didaktikës. Pjesë e këtyre përpjekjeve, prej dy vitesh është edhe Programi COMBI (Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes), i cili ofron një mënyre të re disiplinimi në arsimin publik parauniversitar, në përputhje me një mentalitet të ri kundër çdo forme dhune fizike apo psikologjike, duke synuar të konsolidojë një praktikë që dekurajon çdo riciklim të mënyrave të vjetra të disiplinës. Koncepti i avancuar i kësaj qasjeje ngrihet mbi ndërgjegjësimin e nxënësve mbi format e dhunës dhe ndërtimin e shprehive të reja te mësuesit, duke synuar në një rrafsh afatgjatë parandalimin e dhunës fizike dhe psikologjike në mjediset arsimore. Studimet sasiore dhe cilësore deri tani dëshmojnë një vetëdije të rritur nga nxënësit në identifikimin e formave të dhunës, ndërsa procesi i komunikimit ka arritur të ulë incidencën e rasteve të dhunës së përjetuar. Ky punim ka për qëllim të evidentojë disa nga arritjet e deritanishme në uljen e përqindjeve të dhunës fizike dhe psikologjike në arsimin publik parauniversitar, si dhe të analizojë ato ndryshime që janë vërejtur në përpjekjet për parandalimin e dhunës; efekte që edhe pse të reja, kanë efekte premtuese. Ato kërkojnë thellimin e mëtejshëm të shprehive, si dhe një praktikë më të detajuar zbatimore, për t ju përgjigjur çdo rasti në mënyrën e duhur. Trajnimi i mësuesve në procesin e mësimdhënies dhe diskutimet e hapura në grupe, përfshirë ato me nxënësit, janë një instrument i ri në thellimin e pritshmërive të kërkuara. 2. Hyrje Përpjekjet për të parandaluar dhe për të luftuar dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri janë të reja, edhe pse në dy dekadat e fundit janë kryer një sërë

studimesh. Përpjekjet për ta bërë këtë në shkolla në rang kombëtar, janë edhe më të reja. Kjo sepse dhuna kundër fëmijëve në vendin tonë bën pjesë në një pikturë më të madhe të bashkëveprimit social dhe mendësisë së trashëguar, ku marrëdhëniet mes palëve janë strukturuar historikisht brënda një raporti me korniza patriarkale. Duhet theksuar se dallimi i parë dhe kryesor mes asaj çfarë konsiderojmë Lindje dhe Perëndim, brënda diskursit perëndimor filozofik, shprehet fillimisht në mentalitetin e formimit të marrëdhënieve. Struktura e të drejtave dhe e respektimit të tyre dalloi Rilindjen Europiane, ndërsa procesi i rindërtimt të së drejtës natyrore përmes rivlerësimit të rolit të individit dhe pozitës së tij në shoqëri, filloi me Magna Carta. Në Lindje, ky proces, me gjithë shkëndijat pozitive të filozofisë Islame që u përhap gjerësisht, nuk arriti të tejkalonte formatet tradicionale të organizimit shoqëror. Historia në shumë prej këtyre vendeve, zgjodhi të fliste me mjetet e kujtesës, ku fëmija nuk perceptohej si individ. Shqipëria është një prej këtyre shembujve. Kjo qasje e re në Shqipëri merr një karakter të përforëcuar prej faktit se vendi mbetet një hambar moshash të reja, ku mosha mesatare sot është 32 vjeç 1. Kjo e bën brezin e ri thelbësisht përcaktues të karakterit dhe aftësisë kombëtare për rritje dhe zhvillim. Kjo e bën Shkollën Shqipe institucionin më të rëndësishëm në garantimin e një perspektive rajonale dhe Europiane të vendit, brënda parametrash të verifikueshëm cilësorë. Në këtë vizion, Shqipëria mbetet një laborator i jashtëzakonshëm social për nisma pozitive që synojnë në themel përmbysjen e një tradite kundër produktive të edukimit, forcimin e aftësisë vetëzhvilluese të individit të ri dhe rindërtimin e marrëdhënieve shoqërore mbi një bazë vlerash që mbesin pjesë e truallit historik kombëtar. E para ndër to është harmonia komunitare dhe lidershipi real. Mbi këtë panoramë, Programi COMBI Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, nuk erdhi si uji mbi shkretëtirë. Nisma pararendëse të ndërmarra nga administrata shqiptare dhe shoqëria civile, falë mbështetjes së partnerëve europianë e më gjerë, kishin tentuar ta adresonin në mënyrë të pjesshme problemin e dhunës si formë abuzimi ndaj fëmijëve në tërësi dhe të dhunës në sistemin arsimor në veçanti. Programi Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes për herë të parë e adresoi këtë dukuri në rang kombëtar. Natyrshëm ky program ndërkombëtar i shkruar nga Dr. Everold Hossein, një ndër ekspertët botërorë më të njohur të komunikimit social, duhet të merrte parasysh një seri tiparesh socio psikologjike të vendit, duke iu përshtatur deri në nivel rajonal veçantive që paraqiste terreni sociologjik shqiptar. Analizimi i këtyre të dhënave kërkonte padyshim një qasje ndërdisiplinore. 3. Dhuna si kujtesë kombëtare Stereotipi social i dhunës në Shqipëri i ka rrënjët në mesjetë. Familja tradicionale shqiptare ishte e madhe (dhe jetonte si një trung shumë familjar), e qeverisur me një hierarki fisnore të qartë. E kodifikuar, tradita reflektonte tipare të erës para Krishtit. Kjo ruajti një qasje të sundimit të fisit mbi familjen, të familjes mbi individin, e realizuar e gjitha si dhunë direkte, në raport të mbrojtjes së vlerave të trashëgueshme. Destinacioni social i gruas ishte i qartë. Destinacioni social i fëmijëve ishte një çështje gjinore dhe pozita shoqërore e fëmijës nuk vinte në shprehje përpara arritjes së tij në moshë madhore. Kjo prodhoi në Shqipëri dy qëndrime shoqërore: vajzat martoheshin në djep dhe trajtoheshin si mall tregu; djemtë rriteshin para kohe dhe ballafaqoheshin me sfida në moshë minore 2. Hierarkia vertikale me origjinë fisnore i njihte të drejtën burrit të vriste gruan e tij dhe të dyve u jepte të drejtën të rrihnin fëmijët. Kjo vetëdije mesjetare u shtri edhe në qytetin e vonë shqiptar, dhe reflektohet në shumë prej udhëtarëve të huaj që përshkuan Shqipërinë. Fëmijët ushqeheshin pasi ishte ngopur miku ose përndryshe flinin pa ngrënë, së bashku me nënat e tyre... Kaq mjafton për të përshkruar pozitën e një familjeje që hymnizonte mikun e panjohur, kalimtar... Ky format politeist, ku shtëpia ishte e Zotit dhe e 1 INSTAT, (2011), Të Dhëna Demografike të Shqipërisë, Regjistrim i përgjithshëm i popullsisë 2 Nopcsa Franc Baron, (2009), Shqipëria Katolike e Veriut, Prishtinë, Faik Konica 97

98 mikut, qartëson arsyet pse burri i shtëpisë ishte Zoti i plotfuqishëm për gruan dhe fëmijët e tij 3. Kjo e ktheu dhunën në familjen primitive shqiptare në një të drejtë natyrore. Edhe aty ku familja përvetësoi një mënyrë të re jetëse, ajo nuk humbi instrumentat e konsoliduar të komunikimit të brendshëm social. I pari ndër to ishte dhuna, e cila në rastin më të mirë u sofistikua në formatin psikologjik dhe pasuror 4. Njësia fisnore shqiptare e Mesjetës e kishte dhunën një burim ekonomik, falë marrëdhënieve të prapambetura të pronësisë dhe të mbijetësës ekonomike. Korniza e besnikërisë me çdo kusht, përfshirja në betejat e tjetrit si mercenarizëm ushtarak, grabitja e pasurisë dhe produkti ekonomik i sjelljeve të dhunshme në tërësi, e konsoliduan dhunën si mjet të mbijetësës ekonomike të njësisë komunitare shqiptare. Përballë vetëdijes se nuk kishin një rrugë tjetër për të ndërtuar autoritetin dhe për të bërë të trashëgueshme vlerat komunitare, shqiptarët, kryesisht në qytete, përvetësuan një qasje të dyfishtë: me kujtesën politeiste hymnizuan fëmijën, ndërsa nuk prekën asgjë në modelin tradicional të marrëdhënies me të. Në kulturën antike shqiptare fëmija ishte i shenjtë në vdekje 5. Në kulturën qytetare të shek. XIX, fëmija filloi të marrë vlerën e dritës së syve, të motivit të jetës, etj., por vetëm në nivel deklarativ. Në shumë raste kjo qasje ishte edhe alibi e një zhvillimi të pamundur shoqëror. I lexuar si kompleks faji, në një hark kohor që shoqëronte rritjen e fëmijës, kjo prirje kundërshtuese reflektonte pjesshëm kulturën qytetare që qendra të tjera urbane të Perandorisë Otomane kishin nisur të përvetësonin, në nivel edukativ. Megjithatë, ruajtja e traditës së dhunës në shkollën Shqipe që po lindtte, dëshmon së pari ekzistencën e dhunës në familje, dhe së dyti, transferimin e kësaj të drejte natyrore për imponim me çdo mjet mbi fëmijën nga familja e tij tek mësuesi. Kjo e bëri mësuesin një prind të dytë dhe njëkohshëm një zgjatim të dhunës familjare mbi të në të gjithë hapësirën shoqërore të rritjes dhe zhvillimit. Komunizmi si periudhë, me filozofinë e 3 Robert Elsie (26 dhjetor 2003), Baron Franc Nopcsa dhe Shqiptarët, Tiranë, Gazeta Shekulli 4 Fuga Artan, Dervishi Zyhdi, (2010), Nga fshati i lindjes drejt qytetërimit global, Tiranë, Dudaj 5 Nopcsa Franc Baron, (2009), Shqipëria Katolike e Veriut, Prishtinë, Faik Konica dhunës dhe të konfliktit si parim zhvillimi, nuk kishte arsye të ndryshonte asnjë element të trashëguar nga Mesjeta shqiptare në këto marrëdhënie. Ai vetëm e motivoi metodologjikisht, në aspektin ideologjik 6. Komunizmi ruajti konceptin kristian të Atit në vizionin e udhëheqësit të Partisë, perimetruar me vizionin e Birit të popullit që drejtonte vendin. Konsolidimi i kësaj tradite dhe suksesi i pjesshëm i arsimit në Shqipëri gjatë periudhës komuniste, ecën dorë për dore deri në vitin 1990, kur vendi filloi një proces tërësor reformimi dhe ku për shkaqe ekonomike, ndryshimi i kurrikulës eci më shpejt se ndërhyrje të tjera të nevojshme. 4. Çfarë është fëmija në Shqipëri? Tradita Europiane e sheh martesën të shndërruar në një instrument aleancash shoqërore dhe më gjerë. Të paktën që nga periudha e Skënderbeut Shqipëria ka ndarë të njëjtin vizion. Vajzat janë përdorur nga familja shqiptare për të forcuar pozitat fisnore dhe djemtë si burim njerëzor për përfitime ekonomike. Në asnjë rast fëmija nuk është parë si subjekt, por si objekt, pronë e familjes dhe trashëgimtar i vlerave të saj. Ai nuk përfaqësonte një institut të drejtash brënda institucionit të madh familjar, derisa tradita qytetare shqiptare e viteve 30 nuk u pasurua me një përvojë të gjallë shkëmbimesh me Europën Perëndimore 7. Ky tipar megjithatë, mbeti shumë periferik dhe nuk prodhoi dot një model qytetar vendas, me një popullatë që deri në vitin 1990 jetonte 82% në fshat 8. 5. COMBI - Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes Vërshimi demografik i qyteteve nga popullatat rurale, me një strukturë popullsie që për herë të parë në vitin 2011 numëron 54% të popullsisë në qytet 9, prodhoi në Shqipëri një fshat global me qytete të ruralizuara 6 Fuga Artan, (2008), Brirët e Dhisë, Tiranë, Ora 7 Qendra Fëmijët Sot (2008), Fëmijët në Shqipëri 8 INSTAT, (1991), Të Dhëna Demografike të Shqipërisë, Regjistrim i përgjithshëm i popullsisë 9 INSTAT, ( 2011), Të Dhëna Demografike të Shqipërisë, Regjistrim i përgjithshëm i popullsisë

në mentalitet. Hendeku kulturor prodhoi në këto vite raste ekstreme të krimit në familje, si formë e dëshpëruar e ndërkomunikimit social të dikurshëm. Mbi këtë panoramë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF Shqipëri, lançuan në vitin 2010 fillimin e një programi 4 vjecar që synon parandalimin dhe shmangien e dhunës ndaj fëmijëve dhe nxënësve të arsimit publik parauniversitar në rang kombëtar, të quajtur Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes (COMBI 10 ), për reduktimin e rasteve të dhunës së mësuesëve/kujdestarëve ndaj fëmijëve/nxënësve, si mjet disipline në Shqipëri. Programi Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes për fëmijët dhe dhunën mbështetet mbi konsultimet me nivele të ndryshme të stafit të UNICEF, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta; vizitat në shkolla, kopshte dhe institucione të përkujdesjes sociale; mësues, psikologë, deputetë, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Save the Children, dhe një numër OJF partnerë të UNICEF të cilat trajtojnë çështjen e fëmijëve dhe dhunës ndaj tyre. Janë shqyrtuar gjithashtu dokumente të ndryshme bazë përpara dhe gjatë misionit në terren. Dokumenti më kritik ishte studimi i porositur nga UNICEF mbi Fëmijët dhe Dhunën në Shqipëri, i vitit 2005. Raporti i plotë Dhuna ndaj Fëmijëve në Shqipëri, Qendra për Zhvillim Human Tiranë, u përgatit nga Prof. Dr. Adem Tamo dhe Prof. Dr. Theodhori Karaj, dhe iu paraqit UNICEF-it në fillim të vitit 2006. Gjetjet kryesore të këtij studimi udhëhoqën formulimin e Programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes. Qëllimi i Programit është të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e çdo forme, siç është parashikuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, dhe siç parashikohet në parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. 11 Nga studimi i vitit 2006 rezulton se fëmijët/ nxënësit denoncojnë dhunë fizike dhe psikologjike 10 Hossein Everold (1994), Communication for Behavioral Impact Methodology, New York NY, New York University. 11 Hossein Everold, (2007), Programi COMBI (Communication for Behavioral Impact), Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, strategji për reduktimin e rasteve të dhunës së mësuesëve/ kujdestarëve ndaj fëmijëve/nxënësve si mjet disipline në Shqipëri: Shtimi i Praktikave të Mënyrës së Re të Disiplinës. me incidencë 50% në shtëpi dhe 33% në shkollë. Shkolla tejkalon disa elemente të dhunës fizike por asnjë të asaj psikologjike të familjes. Ndëshkimet kryesore në shkollë vijnë për shkaqe si: mosbindja 32.8%, mospërgatitja në mësime 17.4% dhe zhurma në klasë 26.9% 12. Po nga ky studim rezulton se format më të përhapura të dhunës fizike janë pickimi, shkulja e veshit dhe goditja me dorë apo një tjetë objekt, dhe të asaj psikologjike kërëcnimi, e bërtitura dhe ofendimi. Programi Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes fokusohet pikërisht në format e dhunës së latpërmendura. 6. Promovimi dhe përvetësimi i Mënyrave të Reja të Disiplinës (MRD), në kuadër të zbatimit të Programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes Njerëzimi e ka kuptuar tashmë se dhuna shërben vetëm që brezat ta pranojnë absurdin si një gjëndje normale duke e bërë atë të trashëgueshëm. Për këtë arsye, beteja kundër dhunës dhe filozofisë së saj u projektua në shkolla, si djepi që kthen traditën kolektive në bindje personale dhe kulturën publike në praktikë jete. Përmes një vizioni të shkollës miqësore pro sjelljeve pozitive, promovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke pajisur mësuesit me një qasje të re psikologjike larg dhunës, duke forcuar indin qytetar të nxënësve dhe vetë-gjykimin kritik, duke ftuar familjen ta mbështesë këtë qasje që lehtëson marrëdhënien e një fëmije me të ardhmen e tij, programi ia doli të ndërtojë brënda një viti një histori suksesesh jo të vogla, që gradualisht po formësojnë atë që na mungon: një shoqëri gjithëpërfshirëse brënda vlerash të reja kulturore larg dhunës së çdo forme. Mënyrat e Reja të Disiplinës konsistojnë në katër mikro veprime komunikimi që përmblidhen në Procesin PEET 13 (Pause, Enquire, Engage, Take): Ndalo, Pyet, Përfshij dhe Ndërmerr. Pjesë e procesit PEET është përdorimi i një karte të verdhë nga mësuesit, 12 Tamo Adem, Theodhori Karaj (2006), Studimi Dhuna kundër fëmijeve në Shqipëri, Tiranë, Mediaprint 13 Janë ruajtur akronimet e fjalëve në Anglisht (PEET) për efekt shqiptimi 99

100 veprim që shndërron në një lojë komunikimi tensionin e prodhuar nga sjellja e diskutueshme e nxënësit. Aspektet kryesore së kësaj alternative janë pausa fillestare për tre sekonda, të pyeturit e fëmijës mbi atë se çfarë po ndodh dhe pse, përfshirja në diskutim e të gjithë grupit apo klasës dhe së fundi ndërmarrja e një veprimi jo të dhunshëm për zgjidhjen e konfliktit. Pausa reflektuese fillestare është shumë e rëndësishme sepse i jep mundësinë mësuesit të marrë frymë thellë në vend që të reagojë instiktivisht duke goditur apo qortuar fëmijën/nxënësin. Bashkëveprimi mes mësuesit dhe nxënësve në gjykimin e rastit, krijon bazën e parandalimit apo frenimit të sjelljeve negative, në kushtet kur mësuesi vëren shkelje të disiplinës brënda procesit mësimor. Kjo qasje mbështetet mbi bindjen se duke ndryshuar mënyrën sesi e perceptojmë realitetin, ne ndryshojmë mënyrën sesi e shohim veten dhe për rrjedhojë edhe sjelljen tonë. Vetëdija e të jetuarit në një gjendje dualiste, ku aspirohen disa vlera e pranohen disa të tjera, vazhdon të bëjë presion mbi shkollën shqiptare. Pikërisht për këtë arsye programi synoi të arrijë në familje, për të thyer mentalitetin tradicional dhe jo vetëm për të përcaktuar ndryshimet e dëshiruara specifike në sjellje, por mbi të gjitha për të ruajtur sjelljet e dëshiruara 14. Në vjeshtën e vitit 2011, 2,650 drejtorë e nëndrejtorë shkollash, mësues dhe psikologë të arsimit publik parauniversitar në të gjithë vendin u bënë pjesë e seancava të orientimit mbi Mënyrat e Reja të Disiplinës. Këto seanca ishin baza për t i shpërndarë këto praktika në rang kombëtar, tek rreth 40.000 mësues. Komunikimi përmes shkollës u shtri në çdo familje, ku prindërit u vetëdijesuan për këtë përpjekje kombëtare në ndërtimin e një mendjeje të hapur që jeton larg frikës, që e njeh autoritetin përmes respektit dhe jo përmes dhunës. Rreth 700 mijë fletë informuese dhe fletë diskutimi, postera, letra të dedikuara etj., u shpërndanë, duke e bërë këtë përpjekje programin më të madh në komunikimin masiv të realizuar deri më sot në Shqipëri. 14 Hossein Everold, (2007), Programi COMBI (Communication for Behavioral Impact), Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, strategji për reduktimin e rasteve të dhunës së mësuesëve/kujdestarëve ndaj fëmijëve/nxënësve si mjet disipline në Shqipëri: Shtimi i Praktikave të Mënyrës së Re të Disiplinës. Pjesë e Programit ishte ngritja e Grupeve të Avokatëve të Mënyrave të Reja të Disiplinës, që përbëhen nga drejtori i shkollës, një mësues, psikologu i shkollës dhe sipas rastit përfaqësues nga Këshilli i Prindërve dhe Qeveria e Nxënësve. Roli kryesor i Avokatëve të Mënyrave të Reja të Disiplinës është mobilizimi i komunitetit dhe përpjekja për sigurimin e mbështetjes publike ndaj këtyre mënyrave të reja alternative. Një informim masiv brënda familjeve u mbështet nga shpërndarja në shtëpi e 640 mijë fletëve të diskutimit mbi Mënyrat e Reja të Disiplinës, të cilat u diskutuan në klasë fillimisht me nxënësit e mësuesit kujdestarë, dhe më pas u firmosën nga prindërit. Fushata e komunikimit masiv u mbështet nga dy spote televizive të shpërndara gjerësisht dhe nga një numër materialesh promocionale të printuara që u shpërndanë brënda shkollave, proces i cili u realizua teknikisht nga një studio e specializuar partnere (Optima Communication) dhe u mbështet gjithashtu nga Save the Children. Një fushatë mediatike e pandërprerë promovon që prej fillimit të fazës së parë vlerat e Programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes dhe Mënyrave të Reja të Disiplinës. Nga pozitat e partnerit të analizës, Growth for Knowledge Albania (GfK Albania), ka përmbyllur dy nga pesë studimet sasiore dhe cilësore me nxënës të arsimit publik parauniversitar, duke na dhënë një grup rezultatesh paraprake, të cilat i janë dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe që do të përpunohen në mënyrë integrale në përfundim të fazës së parë të Programit. Sipas këtyre rezultateve që reflektojnë nëntë prefekturat ku operon partneri logjistik i Programit, World Vision, prirjet e ndryshimit janë premtuese. Rreth 2665 nxënës lanë komentet e tyre spontane në lidhje me temën. Sipas tyre, eksperienca e dhunës në shkollë i ka bërë ata të ndihen të poshtëruar, të hutuar dhe të kenë një sjellje jo pozitive për sa i perket dhunës së ushtruar. Ata nënvizojnë megjithatë një seri tiparesh të reja sociale: Kemi një rritje të vetëdijes ndaj dhunës dhe formave të shfaqjes së saj. Dhuna denoncohet kryesisht nga nxënës të rritur meshkuj, në zona urbane dhe pse duhet

të ishte e pritshme që kjo të ndodhte më shumë nga gjinia femërore në zona rurale. Kemi një nivel të rritur të denoncimit të dhunës në tërësi në rang kombëtar, cfarë nënkupton një sensibilitet të rritur te nxënësit. Kemi një shkallë të re të vetërespektit dhe perceptimit të dhunës nga nxënësit. Dhuna psikologjike është raportuar në nivele më të larta sesa ajo fizike, çfarë provon rritjen e vetëdijes ndaj formave të shfaqjes së dhunës. Njëkohshëm, kemi një pjesëmarrje më të gjerë të prindërve në program, falë përçimit të ndjeshmërisë së re në familje. Gjetjet paraprake dëshmojnë se nxënësit denoncojnë 2,5% më pak raste konkrete dhune, ndërsa ndjejnë prezencën e saj me afro 5% më shumë se përpara fillimit të Programit. Ndjeshmëria ndaj dhunës si dukuri është rritur paralelisht si në qytet dhe në fshat, çfarë dëshmon homogjenizim të aftësisë së perceptimit të dhunës, pavarësisht diferencave kulturore. Ndjeshmëria te gjinia femërore është më e lartë sesa më parë, ndërsa incidenca e dhunës më e ulët. Pasojat e dhunës janë sot më të brendshme sesa ishin përpara fillimit të Programit, duke na provuar jashtë çdo dyshimi, krijimin e një refleksi psikologjik të refuzimit të dhunës nga subjektet vuajtëse të saj. Krahasuar me valën e parë të studimit, vihet re nje rënie në përqindjen e nxënësve të marrë në studim që raportojnë incidente dhune fizike dhe psikologjike. Midis grupeve të nxënësve që kanë raportuar eksperience dhune fizike dhe psikologjike më të lartë janë grupet e nxënësve të zonave urbane dhe ato që ndjekin klasat e nivelit 6-të dhe 12-të. Dhuna psikologjike raportohet në nivele më të larta sesa ajo fizike. Nxënësit që kanë raportuar dhunë të ushtruar në to, raportojnë gjithashtu se kjo dhunë ka patur ndikim në dëshirën e tyre për të shkuar në shkollë dhe në dëshirën për të mësuar. Nxënësit që kanë raportur dhunë të ushtruar ndaj tyre gjithashtu raportojnë efektet e dhunës në anën e tyre emocionale, ata deklarojnë të ndihen të mërzitur, të zemëruar. të poshtëruar, të hutuar dhe të reagojnë me sjellje negative ndaj të tjerëve 15. Një prej synimeve të Programit ka qenë shndërrimi i përfituesëve të tij në promovues të qëllimeve dhe praktikave të reja, çfarë është konstatuar si sukses i deritanishëm i procesit zbatimor. Sipas raportit periodik të World Vision, qoftë drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, ashtu edhe mësuesit dhe psikologët, por sidomos nxënësit, kanë bashkëpunuar prej afër, duke arritur të gjenerojnë në nivel shkollash edhe fushata ndërgjegjësimi kundër dhunës fizike dhe psikologjike, siç është rasti i nxënësve të shkollës Gjergjan në Elbasan. Projekti ka qenë veçanërisht efektiv në shkollat fillore. Programi sheh mbi bazën e gjetjeve paraprake një përparim më të shpejtë përmes takimeve të rregullta mujore të Avokatëve të Mënyrave të Reja të Disiplinës dhe mësuesëve, si dhe takimeve më të fokusuara me prindërit në nivel shkollash. 7. Përfundime Studimet e kryera në fushën e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh kushtet e vështira kombëtare mbi të cilat janë hartuar, ku dhuna fizike apo psikologjike ishte e vetmja mënyrë për të parandaluar apo për të luftuar konfliktin. Të dhënat e grumbulluara dhe analiza e tyre kanë shërbyer e shërbejnë për të nxjerrë konkluzione të rëndësishme për situatën e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri dhe për mënyrën e manaxhimit të formave të dhunës në sistemin arsimor. Rritja e ndjeshmërisë ndaj dhunës fizike dhe psikologjike te nxënësit dhe humbja graduale e së drejtës për dhunë që familjet i njihnin shkollës, kërkon që mësuesit të vazhdojnë të formohen në drejtim të Mënyrave të Reja të Disiplinës, në kuadrin e zbatimit efektiv të Programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes. Kërkohet që nxënësit të rrisin ndërveprimin me mësuesit dhe familjet në këtë drejtim, duke u këshilluar qartazi mbi format e një komunikimi të mirë e të shëndoshë, me përvetësimin e praktikave bashkëkohore të parandalimit apo zgjidhjes së 15 Growth for Knowledge Albania, Tetor 2012, Fakte mbi raportin Impakti i programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, i pabotuar 101

konflikteve dhe arritjes së kompromisit, përmes fjalës. Ndërkaq, është i rëndësishëm procesi i përfshirjes së mëtejshme të komunitetit të prindërve në program, nëpërmjet ndarjes së informacionit mbi mbarëvajtjen e shkollës dhe të fëmijëve të tyre gjatë procesit edukativ. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore duhet të masin performancën e mësuesit në kuadër të Mënyrave të Reja të Disiplinës dhe të promovojnë së bashku me grupin zbatues të programit procesin e akreditimit të Programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, duke e bërë atë pjesë të kurrikulës arsimore. Mbetet gjithnjë thelbësor bashkëpunimi i strukturave publike dhe private në zhvillimin e rekomandimeve, strategjive e politikave me vizion largpamës, me qëllim përmirësimin e nivelit të implementimit të programeve që parandalojnë efektivisht dhunën ndaj fëmijëve në mjediset arsimore. 102 Referenca Aleanca për Fëmijët në Shqipëri (2006), Raporti i Monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Fëmijëve dhe Planit Kombëtar të Veprimit 2005 / 2011, Tiranë Elsie Robert (26 dhjetor 2003), Baron Franc Nopcsa dhe Shqiptarët, Tiranë, Gazeta Shekulli Fuga Artan, Dervishi Zyhdi, (2010), Nga fshati i lindjes drejt qytetërimit global, Tiranë, Dudaj Fuga Artan, (2008), Brirët e Dhisë, Tiranë, Ora Growth for Knowledge Albania, Tetor 2012, Fakte mbi raportin Impakti i programit Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, i pabotuar Habermas Jurgen, (1974), On Social Identity, Neë York NY, Telos Academic Journal Habermas Jurgen, (1991), The Structural Transformation of the Public Sphere, Germany, MIT Press Hossein Everold (1994), Communication for Behavioral Impact Methodology, New York NY, New York University. Hossein Everold, (2007), Programi COMBI (Communication for Behavioral Impact), Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes, strategji për reduktimin e rasteve të dhunës së mësuesëve/kujdestarëve ndaj fëmijëve/ nxënësve si mjet disipline në Shqipëri: Shtimi i Praktikave të Mënyrës së Re të Disiplinës. Këshilli i Europës (2005), Parandalimi i dhunës në shkollë: manual për partneritete lokale Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve, 20 nëntor 1989 INSTAT, (1991, 2011), Të Dhëna Demografike të Shqipërisë, Regjistrim i përgjithshëm i popullsisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (2009), Strategjia e Arsimit Parauniversitar 2009-2013 Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shansëve të Barabarta (2010), Raport i Monitorimit të Zbatimit të Strategjisë së Fëmijëve, Tiranë Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shansëve të Barabarta, Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Studimi Dhuna në Familje: Situata aktuale në Shqipëri Nopcsa Franc Baron, (2009), Shqipëria Katolike e Veriut, Prishtinë, Faik Konica Qendra Fëmijët Sot (2008), Fëmijët në Shqipëri Tamo Adem, Theodhori Karaj (2006), Dhuna kundër fëmijeve në Shqipëri, Tiranë, Mediaprint Said Edward, (1977), Orientalism, London, Penguin Book edition UNICEF (2006), Ndërprerja e dhunës nëpër shkolla: Doracak për Arsimtarë, Tiranë, Vinsnet Grafika Fjalët kyçe: dhunë, parandalim, shkollë, disiplinë, nxënës, mësues, prind, komunikim social

MBËSHTETJA NDAJ FAMILJES E FËMIJEVE-PRIORITET I REFORMAVE TË PROGRAMEVE TË MBROJTJES SOCIALE DOKTORANTE: Denada DIBRA (SEFERI) Departamenti Politikave dhe Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. de.dibra@yahoo.it 1. Abstrakt Qeveria Shiptare po ndjek krijimin e një Welfare Community e cila ofron një qasje graduale të aksesit të shërbimeve sociale alternative për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, me fokus të vecantë familjet dhe fëmijët. Ndërhyrjet prioritare janë për të mirën e individit, familjes, të miturve dhe grupeve vulnerabël. Këto nderhyrje përcaktohen në legjislacionin shqiptar me objektivin reduktimin e varfërisë dhe përjashtimit social për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e kategorive ne nevoje përmes ofrimit të një sistemi ndërhyrjesh dhe shërbimesh alternative për të përmirësuar mënyrën e tyre të jetës. Riorganizimi, zgjerimi, kualifikimi i një rrjeti të integruar, alternativ, të decentralizuar të shërbimeve te orientuara ndaj familjes, duke nderthurur të gjitha programet specifike të Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, janë supozuar si një kusht i vlefshëm për nderhyrje sociale efikase dhe shënjestruese në pergjigje të problemeve sociale të familjes në kohën e sotme. Aktualisht Sistemi i Mbrojtjes Shoqërore po rivleresohet nëpërmjet dy reformave madhore në fushën e Modernizimit të sistemit të Asistencës Sociale-ku fokusi kryesor është familja dhe Reforma e Shërbimeve Shoqërore ku fokusi kryesor është riorientimi i shërbimeve ndaj individit, të miturve, grupeve vulnerabël, familjes. Gërshetimi i këtyre dy reformave drejt ndërhyrjeve sociale tek familja, individi, përqasja e këtyre shërbimeve sa më pranë komunitetit, territorit, familjes do të mundësojë orientimin e politikave drejt parandalimit të institucionalizimit të fëmijës, forcimit të familjes, nëpërmjet programeve efikase të ndërhyrjeve që do të ndërmerren. Decentralizimi i ndërhyrjeve sociale supozohet edhe ai si një kusht i vlefshëm për të rrënjosur 103

plotësisht procesin demokratik, përmes promovimit të shërbimeve alternative në familje në vendimet e qeverisë ne nivel kombëtar dhe lokal. Në këtë artikull do të përdoret metodologjia e analizës së sistemeve aktuale të Mbrojtjes Shoqërore me arritjet, mangësitë dhe problemet e hasuara, e cila më pas do të pasohet me një përqasje të modeleve të shërbimeve sa më pranë familjes, duke arritur të gërshetojë dy ndërhyrje te sistemit te Mbrojtjes shoqërore nëpërmjet sistemit të integruar të shërbimeve. Realizimi i një sistemi të tillë të ndërhyrjeve sociale synon afirmimin dhe për të siguruar të drejtat e qytetarisë, e cila kërkon një bashkëpunim kompleks ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisë, - Shtetit, Qarkut, Bashkitë/Komunat - që vazhdimisht veprojnë për të promovuar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve dhe organizatave në zgjedhjet sociale të qeverisë kombëtare dhe asaj lokale. Pra një ide e decentralizimit që shpalos përgjegjësite, ndërtuar mbi rregullat që i bëjnë vendimet transparente, duke garantuar përdorimin e duhur të burimeve dhe një verifikim të kujdesshëm të efikasitetit dhe efektivitetit të ndërhyrjeve, do te jete hapi i pare ndaj nderhyrjeve sociale ne familje, pra ne parandalimin e fenomeneve dhe jo ne kurimin e tyre. Vetëm një proces demokratik i këtyre përmasave mundëson aktivizimin inteligjent dhe burimet në dispozicion për të mbështetur procesin e vështirë dhe për të ndërtuar një sistem të integruar të shërbimeve sociale. Ky proces nuk është vetëm i dëshirueshëm, por përkundrazi është i mundur, dhe sipas mendimit tim, koha e duhur është tani! Fjalet kyce: Mbrojtje Sociale, shërbime të integruara, shërbime alternative, ndërhyrje sociale, standarde, decentralizimi, parandalimi, institucionalizimi. 2. Reformat e programit te Mbrojtjes Sociale Ndryshimet ne Sistemin e Asistences Sociale/Ndihma Ekonomike 104 Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë dy reforma madhore ne fushen e Mbrojtjes Sociale. Secila prej tyre ka specifiken e vet, njera trajton Sistemin e Modernizimit te Asistences Sociale dhe tjetra është reforma e sherbimeve shoqerore e cila parashikon ofrimin e sherbimeve te integruara, te decentralizuara dhe te ofruara ne menyre te drejtperdrejte për individin. Fokusi i të dy reformave, është familja dhe individi, gershetimi i ketyre dy politikave ka te beje me forcimin e mbështëtjen e familjes dhe si rrjedhoje me parandalimin e institucionalizimit te fëmijeve. Forcimi i rolit te Qarkut/Bashkive, aty ku nevojat janë me te medha, por aty ku edhe planifikohet ne nivel rajonal e vendor, është shume i rëndësishem, pasi krijon nje baze solide e te qendrueshme te ofrimit te sherbimeve te integruara. Individi, familja me mire se kudo, njihet dhe vleresohet ne nivel vendor e rajonal, aty ku edhe duhet të ofrohet sherbimi. Decentralizimi është filli lidhes mes ketyre dy reformave dhe njekohesisht celesi i suksesit i ofrimit te alternativave te reja ne çështjet e mbrojtjes sociale. Në dy dekadat e fundit ( 1990-2012), zhvillimet e tranzicionit, ndryshimi i sistemit, ndryshimi i modelit të familjes, nga një familje tradicionale e gjerë me lidhje të forta, në një familje të vogël, dobësimi i rrjeteve tradicionale sociale dhe për përkujdesin ndaj fëmijëve, lëvizjet emigratore, krijimi i hendekut mes grupeve të varfëra dhe të pasura të popullsisë, rritja e divorceve, familjeve me një prind si dhe fenomene të tjera që kanë lindur pas viteve 90 kanë sjellë një sërë problematikash dhe një realitet të ri për fëmijët në Shqipëri. Kur flitet për ndërhyrjet e programeve të mbrojtjes sociale në Shqipëri, shumë rrallë adresohet vulnerabiliteti i veçantë dhe shumë dimensional i fëmijëve, gjë që nga ana tjetër rezulton në një numër fëmijësh të cilët ekspozohen ndaj formave

të ndryshme të shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit. Kjo gjë sfidon drejtpërdrejtë kapacitetin e Shtetit për të siguruar realizimin e të drejtës së fëmijës për t u mbrojtur, duke lënë pasoja afatgjata negative në jetët e fëmijëve dhe komuniteteve. Mbrojtja e fëmijëve është një komponent i mbrojtjes sociale. Në mënyrë specifike, ka të bëjë me parandalimin dhe përgjigjen ndaj të gjitha formave të dhunës fizike ose mendore, abuzimit ose keqtrajtimit, braktisjes apo neglizhimit, nëpërkëmbjes ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve, siç nënvizohen në nenin 19 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve. Gjatë dekadës së fundit, në prani të rritjes së luhatshme të produktit të brendshëm bruto - dhe jo pa kontradikta të mëdha - në Shqipëri ndërhyrjet sociale kanë qenë trajtuar në aspektin e ndërhyrjeve emergjente. Ekzistojnë edhe shërbimet sociale të bëra kryesisht me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe donatorëve por ato janë më shumë një përjashtim sesa një rregull, edhe pse sot ato po institucionalizohen, por aty ku lindin, me perfundimin e projeketeve dhe vdesin, pa patur nje baze qendrueshmerie dhe nje marredhenie te institucionalizuar e vazhdimesie me shtetin. Me mbështetjen e të gjithë aktorëve - shqiptarë, evropiane dhe ndërkombëtare - duhen krijuar kushtet për vendosjen e shërbimeve te integruara - duke përfshirë projektet e solidaritetit dhe ato të bashkëpunimit ndërkombëtar - brënda kuadrit të pronësisë të plotë shqipëtare. Reforma e sistemit te Modernizimit te Sistemit te Asistences Sociale konsiston ne ndryshimet e ligjit 9355/2005, si me poshtë vijon: Perfshirje me te gjere sociale për kategorite ne nevoje (familjet, individet) Rregjister elektronik kombetar me te dhena te sakta mbi familjet perfituese Sistem i ri pikezimi për perllogaritjen e te ardhurave te familjeve perfituese Subvencion për familjet e NE për çdo fëmije te regjistruar ne shkolle Miratimi i sherbimit te kujdestarisë përkohshme Kushtezimi I dhenies ndihmës ekonomike me pune komunitare Hapesire ligjore për ngritjen e sherbimeve komunitare ne nivel vendor (buxhet deri ne 3% te Fondit te Mbrojtjes Sociale) C do te thote e gjithe kjo reforme, e çfarë synon ajo: Mbështëtje me e gjere sociale e familjeve ne nevoje (parandalimi i nstitucionalizimit te fëmijeve, parandalimi varferisë ekstreme); Mbështëtje financiare shtese për familjet ne lidhje me çdo fëmije qe shkon ne shkolle; Ofrimi i sherbimit te ri te kujdestarisë me 45 raste (80) parashikimi ; Ofrimi i nje skeme aktive te punësimit me pune komunitare. Ne programin e Ndihmës Ekonomike aktualisht ka 96 mije familje (sipas raporteve te kontrolleve te ushtruara nga SHSSH, viti 2012), te cilat perfitojne nga pagesat ne cash. Ne baze te inspektimeve dhe te kontrollit realizuar nga Sherbimi Social Shteteror rezulton se 40% e kryefamiljareve janë te afte për punë, pasi pjesa me e madhe e tyre punojne aktualisht ne informalitet. Ne rast se nga kjo skeme, rreth 39 mije familje, te cilat i korrispondojne 40%-shit, do ta kene të mundur te futen ne skemat e punes komunitare e cila vjen si rrjedhoje e kushtezimit me pune komunitare të skemës se ndihmës ekonomike (ndryshimet e mësiperme te ligjit 9355/2005) me kusht perdorimin e fondit te Mbrojtjes Sociale për punë komunitare, 39.000 familje ndryshojne menyren e jetëses se tyre, ata behen aktive për punë, paga e tyre e punësimit formal lejon derdhjen e kontributeve te sigurimeve nga ana e tyre, shoqerore dhe shëndetesore, te ardhura me te larta, siguri ne nje te ardhme ne moshën e pensionit etj. Përpos kësaj skeme, kemi dhe mundësinë e perdorimit te ketij fondi te Mbrojtjes sociale, te Pushtetit Vendor deri ne 3% për mbështëtje për familje ekstremisht te varfera, apo për krijimin e ngritjen e sherbimeve komunitare për fëmije, të moshuar, persona me aftesi të kufizuar. Kjo analize te ben te mendosh qe 39 mije familje punësohen, por edhe fëmijet e tyre, apo fëmijet me PAK, apo të moshuarit, do të mund te marrin nje sherbim shtese ne qendrat komunitare te hapura ne mbështëtje të tyre. Ne rastin me ideal, nje njesi e qeverisjes vendore me fondet e veta te taksave, me hapesirat e reja te perdorimit te burimeve financiare te fondit te 105

Mbrojtjes Sociale, ka mundësinë e planifikimeve te reja të skemës se ndihmës ekonomike: lehtesim te saj nga familjet abuzive, perdorim me efektivitet te ketyre fondeve ne ndihmë te familjeve te afta për punë, dhe si pasoje mireqenie me te larte për popullsine. Problemi I vetem mbetet mekanizmi financiar, I cili do te propozohet ne fund te ketij artikulli. 106 3. Reforma e sherbimeve shoqerore Kuadri dhe plani i veprimit për Reformen e Sherbimeve Shoqërore cakton propozime për hartimin e strategjive qeveritare për modernizimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Përkujdesi shoqëror merret si asistencë jo në para e organizuar nga institucione publike dhe e siguruar për individë vulnerabël në rrezik përjashtimi ose të përjashtuar nga shoqëria dhe komuniteti. Ata janë: Fëmijët pa kujdes prindëror; Fëmijët me aftësi të kufizuara; Fëmijët në konflikt me ligjin. Persona të përjashtuar nga shoqëria që përfshijnë: Fëmijët që jetojnë ose punojnë në rrugë; Persona të pastrehë;persona të cilët abuzojnë me substancat; Romët dhe të tjerë. Kjo reformë parashikon që: Shërbimet e kujdesit rezidencial do të transferohen tek njësitë e qeverisë vendore dhe do të ndryshohen gradualisht në shërbime të bazuara në komunitet, në përputhje me nevojat e qytetarëve; Do të caktohen shërbime të reja komuniteti në lidhje me shërbimet ekzistuese të kujdesit rezidencial; Një rritje në llojshmërinë dhe gjeografinë e shërbimeve në përputhje me nevojat; rritje në përfshirjen e qeverisë vendore dhe shoqërisë civile në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore; rritje e përgjegjësisë së qeverisë vendore për financimin, sigurimin e qëndrueshmërisë dhe vazhdimësinë e shërbimeve;hartimi, zbatimi, monitorimi dhe përmirësimi i standardeve të shërbimeve për të gjitha grupet në nevojë për të siguruar shërbime cilësore dhe efikase;respekt për të drejtat e grupeve në nevojë, veçanërisht fëmijët, personat me aftësi të kufizuar dhe të moshuarit, duke plotësuar nevojat e tyre dhe mbështetur integrimin e tyre në jetën shoqërore; Promovim për përfshirjen e nderrmarrjeve sociale dhe biznesit social në financimin dhe ofrimin e shërbimeve shoqërore të komunitetit. Ne kuader te kësaj reforme, dhe te asaj çfarë mendohet te arrihet nëpërmjet saj, le te bejme nje analize te hollesishme te perberjes se popullsise, nevojes se saj për përkujdes shoqeror, politikave aktuale te implementuara dhe zhvillimeve te fundit ne favor te trajtimit te kategorive te familjeve e fëmijeve vulnerable. Shqipëria, me një popullsi prej 3.11 milion banorë, është një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë (mosha mesatare e popullsisë është 32.2 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve 0-19 vjeç është 1,091,5092). Shqipëria ka patur dhe vazhdon të ketë një angazhim të përhershëm, përsa i përket përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve, lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Aktualisht ne Institucionet e përkujdesjes rezidenciale perfitojne sherbim rezidencial fëmijet e moshes 0-16 vjec, 265 fëmije ne kujdes rezidencial publik dhe 400 ne kujdes rezidencial jopublik, te moshave te ndryshme. Numrin e fëmijeve te moshes0-3 vjec ne institucionet publike është 99, ndersa ne insittucionet jo publike është 55. Aktualisht, Qeveria Shqiptare ka miratuar Dokumentin Politik si pjesë e të Strategjisë Mbrojtjes Sociale për kujdestarinë për fëmijët në nevojë, e cila përbën një dokument të rëndësishëm dhe një sfidë për promovimin e shërbimeve të reja alternative për fëmijet në nevojë me bazë shërbimet në familje. Nderkaq, me miratimin e ndryshime ve te Ligjit baze për Mbrojtjen Sociale, u miratua dhe buxhet i veçantë për financimin e sherbimit te Kujdestarisë se Perkoheshme ne Shqiperi. Mbështëten prej ketij programi i rasteve te fëmijeve ne nevoje, të cilët jetojne ne familje kujdestare te përkohshme dhe fëmijet e tyre nuk janë institucionalizuar. Po keshtu, janë miratuar nga Qeveria Shqiptare standardet e sherbimit te kujdestarisë se përkohshme. Ne kete kontekst, Programi i Mbrojtjes Sociale, i cili ne dy vitet e fundit po mbështëtet nga reforma e 1 INSTAT, Vjetari Statistikor, 2007 2 INSTAT, Vlerësim, Burimi: Treguesit e Zhvillimit Botëror

Sherbimeve Shoqerore si insiative e MPCSSHB, ne bashkepunim me UNICEF, është paraprirë nga disa inisiativa te rëndësishme të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me parandalimin e vendosjes së fëmijeve në përkujdes rezidencial dhe parandalojne keshtu institucionalizimin e fëmijeve. Reforma ka dy shtylla kryesore, ku prioritet ka decentralizimi i shërbimeve shoqërore si nje përgjegjësi administrimi e strukturave përkatëse vendore, një proçes bazë i reformës së shërbimeve sociale dhe De-institucionalizimi, shtrirja e tipologjive të reja të shërbimeve alternative për grupet në nevojë në institucionet e përkujdesit shoqëror publik dhe jo-publik. Shërbimet do të synojne të mbështësin familjet për të mundësuar që fëmijet të rriten ne mjedis familjar, ne një atmosferë të ngrohtë, me dashuri, mirekuptim dhe mbrojtje. Kjo reforme do të reflektojë një bashkëpunim të institucionalizuar ndërmjet të gjithë aktorëve të angazhuar në ofrimin e një modeli gjithëpërfshirës të kujdesit alternativ për fëmijet në Shqipëri. Angazhimi i Qeverisë shqiptare është te reduktojme numrin e institucionalizimit te fëmijeve, ne masen 0% ne fëmijet 0-3 vjec, dhe transformimin e ketyre institucioneve ne sherbime komunitare dhe ofrimin e sherbimeve te integruara ne te gjithe institucionet e përkujdesjes shoqerore, duke u orientuar drejt sherbimit komunitar dhe trajtimit te rasteve te emergjenes ne institucionet e përkujdesjes shoqerore me trajtim rezidencial, si prioritete te reformes se sherbimeve shoqerore. Permenda pak me lart se decentralizimi është filli lidhes mes ketyre dy reformave. Arsyetimi i meposhtem do t ju shpjegoje me qarte si mund te ndodhe nje decentralizim i plote i sherbimeve shoqerore dhe se sa e nevojshme është qe Qarqet/ Bashkite te kuptojne sa më mirë përgjegjësitë e veta ne planifikimin territorial te sherbimeve shoqerore dhe jo vetem por pare kjo dhe ne kendveshtrimin e planifikimeve te burimeve financiare. Nese menduam se ne skemen e ndihmës ekonomike pjesa me e madhe e kryefamiljareve, mund te punesohej dhe fondet qe clirohen mund të perdorën për punë komunitare, mendoj dhe besoj se edhe ofrimi i sherbimeve te integruara nga Qarku/Bashkia,është i mundur dhe duhet të funksionoje ne dobi te mirerritjes se fëmijës. Ne kete kontekst, rolin kryesor e merr Qarku, i cili duhet të planifikoje dhe të perdorë nje plan social te territorit nen juridiksionin e tij, ne të gjitha fushat. Keshtu, për te thjështësuar arsyetimin, ne rast se 90% e fëmijeve te institucionalizuara, ne te gjithe Shqiperine, do te jete rreth 400, (sipas Buletinit statistikor te MPCSSHB 2012), ato mund t i shikojme si fëmije te familjeve problematike dhe ne nevoje. Ne rast se do t i ndajme sipas problematikave, shqetesimi kryesor i familjeve që kanë institucionalizuar fëmijet është mospunesimi i tyre, varferia dhe shqetesimi se nuk mund ti ushqejne ne menyre te rregullt, pamundesia për t i blere librat e shkolles, dhe perballja me çështjet e varferisë, dhunes ne marredheniet familjare, divorcit, alkolizmit e fenomeneve te ndryshme qe po shkaterrojne familjet. Atehere, mendohet se zgjidhja e duhur është institucioni dhe trajtimi i fëmijeve ne nje institucion, i cili për shkak te keq nuk ka edhe afate te percaktuara qarte (nje mangesi e akteve nenligjore dhe moszbatimit te atyre rregulloreve qe aktualisht janë ne fuqi), për trajtimin e fëmijeve, pa menduar për demet qe i shkaktohen fëmijeve. Pervoja jone ne menaxhimin e institucioneve ka treguar se fëmijet e institucionalizuar kane prapambetje të forta te zhvillimit të tyre. Për t u rikthyer te arsyetimi i mesiperm, 400 familje nga të cilat vijne fëmijet mund te asistohen ne menyre te veçantë nga Qarku, duke perdorur mundësinë e punësimit të tyre, nëpërmjet skemave të punëve komunitare dhe nderhyrjen e punonjesve sociale apo psikologeve për trajtimin e çdo problematike (aty ku është e mundur). Ne kete menyre, do të mund te permiresojme jetësen e familjes, trajtimin e fëmijës prane familjes, marrjen e sherbimeve te tjera komunitare prane institucionit për fëmijen si ushqimin, edukimin arsimor, shëndetesor, dhe mbajtjen e fëmijës ne qendra për nje pjese te dites. Ketu hyn ne fuqi sherbimi i integruar dhe nderhyrjet e duhura te integruara nga specialistet. Kjo mund te ndodhe për familjet te cilat vuajne nga varferia e nuk mund te ushqejne fëmijet e tyre, për familjet e tjera për të cilat gjykohet nga ekspertet se fëmijet nuk mund te trajtohen ne familjet e tyre, duhet të mendohet ofrimi i sherbimeve alternative, te cilat ofrohen aktualisht nga shteti, ofrimi i sherbimit te 107

108 kujdestarisë, te cilen e permendem me lart. Edhe ne kete rast mbështëtet familja dhe fëmija trajtohet prane nje ambjenti te ngrohte familjar. Duke u bazuar ne studimin e vitit 2011 te UNICEF, Mbi kostot e sherbimeve sociale rezidenciale rezulton se 1 fëmije ne institucion publik (duke perllogaritur edhe kostot e terthorta) kushton rreth 80.000 leke, ndersa kostoja e 1 fëmije ne sherbim komunitar ne qendrat publike kushton rreth 40.000 leke, pra sic ee shikoni 50% me lire. Atehere, a mund te mendohet qe rezulton pozitiv edhe perdorimi ne menyre efektive i buxhetit te shtetit, ne favor te familjeve dhe fëmijeve ne nevoje? Mendoj se po, nese ne do te perdorim me transparence, efektivitet, fondet e percaktuara për mbrojtjen sociale dhe reformen e sherbimeve shoqerore. Kjo do te thote, qe buxheti i cliruar te shkoje ne dobi te mbështëtjes se ketyre familjeve (sado i vogel qofte ai). Si do te gjendet ky mekanizem financiar për ndryshimin e perdorimit te zerave te buxhetit, kjo do te jete sfida e cila do te propozohet si me poshtë. Ne nivel Qarku, planifikohet dhe propozohet për ndërhyrje sociale, në nivel qëndror për ndryshime të mundshme planet strategjike për zhvillim të qëndrueshëm dhe na tregojnë se në të gjithë vendin ekzistojnë plane të ngjashme. Mbështetur nga parametrat e përcaktuar nga Bashkimi Evropian, riafirmohet besimi se pa një qasje holistike nuk është e mundur për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Kjo qasje - pikërisht holistike - nuk i referohet të gjitha menjëherë, por në një ecuri graduale, e mbështetur nga një proces demokratik e i vëmendshëm për qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve. Për më tepër përhapja e shërbimeve sociale kërkon/ lejon krijimin e ndërmarrjeve sociale të cilat janë në gjendje të ofrojnë shërbime të kualifikuara dhe mundësi punësimi gjithashtu të kualifikuara. Një virtuozitet që shtrihet me mundësinë e grave për të pasur akses në punësim, pikërisht sepse u jep atyre hapësirë dhe kohë për te menaxhuar me mire familjen, për te rritur mireqenien dhe për te krijuar nje ambjent solid familjar, ku fëmijet te rriten te qete. Bëhet fjalë të tejkalosh mendimin se ndërhyrjet sociale janë konsideruar vetëm si një shpenzim dhe jo - siç na duket më reale - si një investim në burimet njerëzore. Për këto arsye, une besoj se procesi i decentralizimit të sistemit të ndërhyrjeve sociale duhet integrohet në planet e zhvillimit të qëndrueshëm duke u zhvilluar dhe u zbatuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Decentralizimi i ndërhyrjeve sociale - që me gradualsinë e nevojshme ndjek qëllimin e qasjes universale - është në fakt një vlerë e shtuar që mundëson rritjen ekonomike inteligjente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme3. Propozimet e decentralizimit të përmendura në hyrje janë në përputhje ligjore me Kushtetutën Shqiptare dhe Kartën Europiane të Autonomisë Lokale, e quajtur Strategjia e decentralizimit, miratuar në Shqipëri në vitin 1999 4. Për të vazhuduar më tej Ligji nr. 9355 i vitit 2005 Për shërbimet dhe ndihmën shoqëror në paragrafin 2, të nenit 1, pohon vullnetin për të zvogëluar varfërinë dhe përjashtimin për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e mënyrës së tyre të jetësës. Prandaj, une besoj se shumica e propozimeve janë të realizueshme pa ndryshime ligjore 5, pasi ajo është një praktike decentralizimi të 3 Të tre mbiemrat: inteligjente, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshem janë marrë nga Strategjia Evropiane 2020. 4 Kushtetuta e Shqipërisë (miratuar me Ligjin nr. 8417, datë 21/12/1998) parashikon që qeveria lokale në Republikën e Shqipërisë të jetë e krijuar nga decentralizimi i pushteteve, dhe ushtruar sipas parimit të autonomisë lokale (art.108) Karta Evropiane e Autonomisë Lokale e miratuar në Shqipëri në vitin 1999 dhe quajtur Strategjia për Decentralizimin përshkruan një reformë decentralizimi që ka për qëllim ta bëjë sistemin më stabël demokratik, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisjes, për të stimuluar krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, për ta bërë qeverisjen më transparente, për të lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në strukturat më demokratike. Kjo reformë përfshin kontributin dhe përvojën e të gjithë aktorëve në këtë proces: Qeveria, pushteti lokal, shoqëria civile, donatorët dhe komuniteti ndërkombëtar. 5 Propozimet e mëposhtme kërkojnë ndryshime legislative, për të krijuar nje strukturë koherente të decentralizimit dhe të riorganizimit të nderhyrjeve sociale. Ndryshimet legislative nevojiten për:: - kontratat për dhënien e menaxhimit të shërbimeve sociale, - konkurrenca për financimin e ndërhyrjeve sociale nga komunat / bashkitë, - ushtrimi i kompetencave të zëvendësimit nëse komunat / bashkitë dhe qarqet kanë gjetur shkelje në kryerjen e funksioneve të caktuara të tyre në fushën sociale - fillimi i financimit të ndërhyrjeve sociale me pjesëmarrjen e private, - autorizimi, akreditimi dhe mbikëqyrja e strukturave dhe shërbimeve. - Eshtë gjithashtu konsideruar edhe konsultimi në mënyrë që të arrihet ligji që njeh rolin dhe funksionin e ndërmarrjeve sociale.

ndërhyrjeve sociale me rreze të gjerë në prag të Strategjisë për Europën 2020 6. 4. Riorganizimi i ndihmës ekonomike Në Shqipëri është i hapur diskutimi mbi mënyrën e ofrimit të ndihmës ekonomike për të luftuar varfërinë dhe aftësinë e kufizuar. Fokusi është vendosur veçanërisht në efikasitetin dhe transparencën e pagesave të tilla, për shkak të ekzistencës së një numri të madh të përfituesve abuzivë, ashtu sic e permendem edhe me siper. Mbetet kryesore nevoja për të kryer një program pilot që merr dhe bën vlerësimin shumëdimensional por edhe caktimin e pikëve - të vlefshme në të gjithë vendin - si edhe për të siguruar kontrolle të detyrueshme. Për të këtë arsye, si një masë për të luftuar varfërinë, mund të perdorën Paketa Minimale e Përfshirjes (PMP). Një masë, e adoptuar tashmë në disa vende evropiane, që rishikon ndihmën ekonomike për varfërinë, drejt ndërhyrjes aktive (jo riparuese), drejtuar individëve dhe familjeve (me tepër sesa kategorive homogjene), i projektuar në mënyrë të integruar të aspekteve të edukimit, trajnimit dhe të punësimit (në vend të përdorimit të transfertave monetare) me rrugë të personalizuara, paradigmave fleksibile dhe përshtatshmëri të përhershme (dhe jo përfitime të garantuara një herë për të gjithë). PMP parashikon nënshkrimin nga ana e përfituesve të një kontrate të përshirjes që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike: frekuentimi i shkollës nga fëmijët dhe vëmendje kundrejt tyre në mënyrë që ata mund të arrijë rezultate pozitive (zgjedhja është i motivuar nga nevoja për të ndaluar kurthin e varfërisë që përjetësohet nga prindërit tek fëmijët parashikimi te ligji 9355/2005 i ndryshuar); pjesëmarrja në trajnime dhe formime profesionale;pranimi i ofertave të punësimit edhe pse të ndryshëm nga kualifikimi i tyre;pranimi për të kryer punë komunitare në territorin e tyre. Të gjitha keto masa te mësiperme, si nje pohim i analizës qe beme me siper, ka te beje me 6 Strategjia Europiane 2020 të Bashkimit Evropian (miratuar më 2010), përcakton një model të ri rritjeje. Kjo Strategji integron objektivat e stabilitetit makroekonomik me objektivat startegjik për të promovuar një rritje inteligjente (nëpërmjet njohjes, kërkimit, inovacionit), gjithëpërfshirës (më pak varfëri dhe pjesmarrje më të lartë në sektorin e punësimit) dhe të qëndrueshme (e kujdesur në përdorimin e burimeve natyrore). efektivitetin e kësaj mase për të nxitur autonominë e njerëzve në situata të ndryshme; perdorimi me efikasitet i burimeve në nivelin lokal për përfshirjen e familjeve vulnerabel;fizibiliteti i zbatimit të mjeteve të përshtatshme për një përzgjedhje transparente të përfituesve dhe të kontrollit e vlerësimit të aktiviteteve përfshirëse. Së fundmi, kjo menyre e re e te menduarit ne filozofine e mbështëtjes se familjeve e fëmijeve, ne programet e mbrojtjes Sociale duke shfrytezuar te dy reformat e ndermarra nga qeveria, na jep sigurine se kjo nderhyrje mund të sigurojë, në bazë të përvojave të fituara, rrugen, mjetet dhe formen për riorganizimin e ndihmës ekonomike ne favor te sherbimeve te integruara dhe alternative, të ofruara aktualisht në vend. 5. Propozimet për decentralizimin e ndërhyrjeve sociale në Shqipëri Riorganizimi, zgjerimi, kualifikimi i një rrjeti të integruar dhe të decentralizuar të shërbimeve sociale, shëndetësore, arsimore, kulturore, formimit profesional, të punësimit, të strehimit, keto janë supozuar si një kusht i vlefshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të vendit. Për të ndjekur këto qëllime, decentralizimi i shërbimeve sociale duhet: të aktivizojë plotësisht konsultimin midis Shteti, Qarkut, Bashkive dhe Komunave në përputhje me parimet e mbrojtjes sociale, bashkëpunimit, efektshmërisë, efikasitetit, kosto-efektivitetit, uniformitetit, financimin etj. Ministrisë Punes, i takon roli i Drejtimit të sistemit të ndërhyrjeve sociale, planifikimi dhe organizimi i ndërhyrjeve sociale, monitorimi dhe verifikimi mbi rezultatet e arritura; të promovojnë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve përsa i përket identifikimit të nevojave, prioriteteve për të zgjedhur, funksionimin e shërbimeve dhe vlerësimin e rezultateve të tyre; të përgatisin veprime për krijimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve sociale; krijimi i mekanizmave për nxitjen dhe promovimin e kontributit të vullnetarëve në ofrimin e shërbimeve sociale. 109

ROLI I POLICISË SË SHTETIT NË PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR DHUNËS DHE ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE, NË DRITËN E NDRYSHIMEVE TË LEGJISLACIONIT PËRKATËS. Edasarela MUSTAFARAJ Hyrje Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të fëmijës, të konceptuara dhe sanksionuara si të drejta themelore të njeriut, qëndron në esencë të legjislacionit tonë kushtetues dhe atij penal. Në kuptimin institucional, Policia e Shtetit përbën një nga institucionet kryesore të shtetit shqiptar, garantues, veç të tjerash edhe të të drejtave të fëmijëve. Lidhur me Policinë e Shtetit dhe rolin e saj, ka pasur trajtime të ndryshme e të herëpashershme në qarqe të shumta juridike e shkencore. Megjithatë, duke u nisur nga qëllimi i kësaj konference, është çmuar i nevojshëm parashtrimi i disa mendimeve lidhur me statusin, rolin dhe ndërveprimin e policisë së shtetit me organe të tjera, lidhur me parandalimin dhe luftën ndaj dhunës dhe/ose abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe marrjen e masave të mbrojtjes ndaj fëmijëve, që kanë qenë dhe/ose janë viktima të dhunës në format eventuale të saj, pa pretenduar për asnjë moment që në këtë punim modest, të trajtohet e gjithë problematika, por duke shpresuar të nxiten diskutime e debate në literaturën tonë teoriko juridike. 1. Kuadri ligjor që normon punën e Policisë së Shtetit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. 110 Konteksti në të cilin fëmijët dhe policia e shtetit vijnë në kontakt, duke ndërvepruar në një marrëdhënie sa të rëndësishme, aq edhe komplekse, përbëhet nga disa aspekte, që gjenerojnë nevojën për një trajtim në një format gjithëpërfshirës të këtij ndërveprimi. Në mënyrë të përmbledhur, konteksti i ndërveprimit polici-fëmijë, ravijëzohet në linjat e rolit që luan policia e shtetit në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, respektimit të të drejtave të fëmijëve nga ana e policisë gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj, në përputhje me funksionin e saj institucional, duke përfshirë si trajtimin e fëmijëve gjatë veprimtarisë

së përditshme të policisë, ashtu edhe trajtimin e fëmijëve që janë viktima të krimeve të ndryshme dhe ata që janë subjekte të procedimit penal, dhe rolin e këtij organi në marrjen e masave ligjore mbrojtëse ndaj fëmijëve që janë viktima të dhunës në familje. Në terma të përgjithshëm, policia e shtetit përmbush disa funksione të rëndësishme dhe të gjithëpranuara sipas shumë sistemeve ligjore të vendeve demokratike, si parandalimi dhe zbulimi i krimeve, ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, dhënia e ndihmës në rastet e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore dhe mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut që është njëherazi edhe një nga parimet kryesore që udhëheq veprimtarinë e këtij institucioni. Edhe mbrojtja e fëmijës, me gjithë veçoritë që meriton në ndërtim dhe formatim, realizohet po në këtë kontekst. Në reagimin zyrtar kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre spikasin konturi ligjor dhe ai institucional, të cilët, duhet theksuar që pas viteve 1991 kanë qenë pjesë e përpjekjeve serioze e herë pas here të suksesshme, për t u përqasur me standardet ndërkombëtare lidhur me këtë tematikë. Korniza ligjore ndërkombëtare, e pranuar dhe tashmë pjesë e sistemit tonë ligjor lidhur me fëmijët dhe mbrojtjen e tyre konsiston kryesisht në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, e ratifikuar më 27.02.1992, e cila njihet si themeli i administrimit të drejtësisë për fëmijët, pasi ofron një sërë standardesh për mbrojtjen e interesave të fëmijës dhe përcakton masa konkrete për mbrojtjen e të miturve që përballen me ligjin. Sipas kësaj konvente, shtetit i sigurohet një autorizim i qartë për mbrojtjen e fëmijës nga çdo lloj forme dhune në shtëpi dhe familje dhe përcaktohet roli i tij si nja arbitër kryesor për mirëqenien e fëmijës në ambientin familjar. Në të njëjtën mënyrë, vlerësohet edhe rëndësia e dokumenteve të tjerë juridike ndërkombëtare që trajtojnë jo në mënyrë të posaçme të drejtat e fëmijëve. Për sa i përket kuadrit ligjor kombëtar që konturon punën dhe veprimtarinë e policisë së shtetit, duhet të theksojmë majën e piramidës ligjore në këtë kuadër, Kushtetutën, e cila në nenet 18, 21, 54/1, 54/2, 54/3, 320, 5, 13, 24, 22, 46 dhe 55 të saj ligjëron dhe i garanton çdo fëmije të drejta dhe liri themelore si, e drejta e jetës, e emrit, pasurore, për të mos u diskriminuar etj, si të drejtën e mbrojtjes nga shteti. Në të njëjtën linjë trajtohen edhe të drejtat dhe lehtësitë që parashikon Kodi Penal dhe ai i procedurës Penale. Në vazhdën e përqasjes së legjislacionit të vendit tonë me standardet ndërkombëtare vjen edhe ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë me dispozita që forcojnë në një masë të ndjeshme fushën e mbrojtjes ligjore që ofron legjislacioni ynë për sa i përket fëmijës, kryesisht ndaj veprimeve me natyrë kriminale, keqtrajtimin dhe abuzimin me fëmijët me qëllim përfitimi, duke gjeneruar kështu edhe nevojën për një punë edhe më profesionale nga ana e policisë për parandalimin dhe luftën ndaj këtyre veprimeve deri dje të mbrojtura nga vakumi ligjor e tashmë të kriminalizuara. Në kuadër të ndryshime të lartpërmendura, Kodi Penal i azhornuar, edhe parashikon tashmë dispozita të posaçme, që mbartin në vetvete dënime të rënda dhe penalizojnë: Trafikimin e të miturve (neni 128/b). Marrëdhëniet seksuale dhe homoseksuale me të mitur (neni 100). Marrëdhëniet seksuale dhe homoseksuale me të mitur, të moshës 14-18 vjeç (neni 101). Prostitucionin, pornografinë (neni 117). Shtytjen e të miturve në krim (neni 121). Braktisjen e fëmijës (neni 124). Mosdhënien e mjeteve për jetësë (neni 125). Ligji nr. 9479, datë 4.06.2007 Për Policinë e Shtetit dhe Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013, që bazohet në të, duke përcaktuar si vizion të policisë Së bashku për një komunitet më të sigurt theksojnë synimin strategjik afatgjatë të kësaj organizate, krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për komunitetin shqiptar, synim që është ngushtësisht i lidhur me zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet. Në nenin 106 të Ligjit të Policisë, ligjërohet shprehimisht masat mbrojtëse merren ndaj 111

të miturit që nuk mbikqyret më, ose është larguar nga prindi, ose nga kujdestari i tij, duke ia rikthyer atë kujdestarit, apo duke e dërguar në qendrat e përkujdesit për të mitur. Policimi në komunitet, përpos zgjidhjes së konflikteve, parandalimit dhe goditjes së krimit, presupozon kryerjen e funksioneve të tilla si edukimi i komunitetit ose kampionëve të caktuar e vulnerabël të komunitetit, një nga të cilët përbëhet nga fëmijët, lidhur me sigurinë rrugore, abuzimin me drogat, dhunën në familje, marrjen e vendimeve për çështje që shqetësojnë komunitetin, trajtimin e viktimave të dhunës në familje, të abuzuesve me drogat, ndërveprimin me qytetarët për reduktimin e pasigurisë. Miratimi i Ligjit Nr. 10347, datë 04.11.2010, për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve përbën themelin për ngritjen dhe funksionimin e një zinxhiri mekanizmash institucionalë që kanë për detyrë garantimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve. Ligji në fjalë dhe Plani i Veprimit për Fëmijë 2012 2015 angazhojnë edhe Policinë e Shtetit, si një nga mekanizmat e zinxhirit të lartpërmendur, me detyra të përgjithshme si plotësimin e kuadrit normativ në lidhje me fëmijët, trajnimin e punonjësve të policisë që do të trajtojnë problematikën e fëmijëve dhe detyra të posaçme, si marrja e masave për regjistrimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë, që lindin brënda dhe jashtë vendit tonë. Plani i Veprimit Nr.491, datë 17.04.2012, i Drejtorit të Përgjithshëm për Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikimit, keqtrajtimit, shfrytëzimit seksual, detyrimit për punë ose lypësi të të miturve gjatë vitit 2012. e bën më konkrete ndërhyrjen e policisë në këtë problematikë, sa i takon fëmijëve në rrugë. 2. Rritja e rolit të Policisë së Shtetit në parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve pas miratimit të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006. 112 Vitet e fundit, fenomeni i dhunës në familje, gjithnjë ekzistues, është bërë më evident, duke bërë të domosdoshëm miratimin nga parlamenti ynë të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, i cili në fillesat e tij parashikonte normat juridike sipas autoriteteve përgjegjëse, duke përcaktuar specifikisht detyrat për Policinë e Shtetit, por fatkeqësisht në termat e përgjithshëm të dhunës në familje, pa bërë një ndarje e trajtim të veçantë për fëmijët. Ky fakt detyrimisht lind nevojën e trajtimit derivativ të problematikës që lidhet me dhunën ndaj fëmijës. Ligji i mësipërm e njeh Policinë e Shtetit si një nga autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës, që është viktimë e dhunës në familje dhe në funksion të kësaj përgjegjësie dikton krijimin e sektorëve të veçantë për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve. Në të njëjtën linjë citon nevojën e bashkërendimit të shërbimeve në përmbushjen e kësaj detyre. Ky ligj ngarkon policinë me detyrimin për t iu përgjigjur çdo njoftimi të bërë nga fëmija që është viktimë e mundshme e dhunës, apo kërcënimit për dhunë, duke i dhënë edhe vlerën e provë në gjykatë raportit përkatës që përpilon policia në të tilla raste. Për të garantuar përmbushjen e detyrave të ngarkuara policisë, dhe jo vetëm, ky ligj dikton përgjegjësi administrative dhe/ ose penale për personat që nuk veprojnë në zbatim të tij. Urdhrat e Ministrit të Brendshëm Nr. 379, datë 03.03.2008, Nr.344, datë 05.10.2010 dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Nr. 981, datë 31.10.2008, Nr.1035, datë 17.11.2008, të nxjerrë në zbatim të ligjit të sipërpërmendur detajojnë më tepër masat, dhe procedurat standarte që ndiqen nga punonjësit e policisë për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në famije (ku përfshihen edhe fëmijët), evidentimin e këtyre rasteve dhe trajtimin e viktimave të dhunës. Ajo që e bën më efikas rolin e policisë në këtë përpjekje është bashkërendimi i punës së saj me autoritete të tjera të përfshira, i cili rregullohet me anë të V.K.M Nr. 334, datë 17.02.2011, Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij. Me ndryshimet që ka pësuar ky ligj në vitin 2008 dhe 2010, janë bërë të mundura përmisime të mëtejshme të tij, duke sjellë risi edhe në pjesët e tyre që ndikojnë drejtpërdrejtë punën e policisë së shtetit, si ligjërimin e policisë për të paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtjeje për të miturit. Në të njëjtën kohë, ky ligj i njeh Policisë së

Shtetit një rol të veçantë dhe të rëndësishëm si në marrjen e masave mbrojtëse ndaj fëmijës, përmes zbatimit të urdhrave të mbrojtjes. Trajtimi serioz që i bëhet dhunës në familje në Ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006 influencoi ndryshimet e fundit në Kodin Penal që kriminalizojnë dhunën në familje. Në nenet 124/b dhe 130/a të Kodit Penal të ndryshuar sipas Ligjit Nr.23/2012, datë 01.03.2012 sanksionohet mbrojtja e të miturve edhe nga familjarët dhe/ose kujdestarët e tij, si dhe përcaktohet dhuna në familje, duke penalizuar atë me një dënim me burgim deri në pesë vjet. Përfundime dhe rekomandime Policia e Shtetit është një ndër organizmat më të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe marrjen e masave ligjore për mbrojtjen e tyre. Pika më e fortë, përcaktuese e rolit të rëndësishëm të Policisë së shtetit në këtë veprimtari është ekzistenca e një kuadri ligjor thelbësor dhe bashkëkohor lidhur me këtë problematikë. Ky kuadër ligjor në avantazhet e tij numëron: Kriminalizimin e dhunës në familje, të realizuar me ndryshimet e fundit të K.P. Miratimin e Ligjit Nr.9669, datë 18.12.2006 dhe ndryshimet e tij të herëpasherëshme. Nxjerrjen e V.K.M, Urdhëra, Udhëzime, Strategji, Plane Veprimi, Plane Bashkëveprimi, Plane Masash në zbatim të ligjeve të sipërcituara, që e bëjnë edhe më të prekshëm rolin e policisë së shtetit në jetën e fëmijës. Nga sa u parashtrua në këtë punim, mendoj që specifikimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor që mbron të drejtat e fëmijëve dhe paralelisht me të, specifikimi edhe i kornizës që normon punën e policisë, jo vetëm në parandalimin dhe luftën kundër dhunës dhe abuzimit ndaj të miturve, por në të gjitha aspektet e punës së saj që lidhen apo vijnë në kontakt me fëmijët, përbën një domosdoshmëri, në kuadër të raportit normal që duhet të ekzistojë mes ligjshmërisë dhe lirive themelore të fëmijëve. Për të garantuar përmbushjen e detyrimeve që ky ligj i njeh policisë, dhe jo vetëm, ligji në fjalë ngarkon me përgjegjësi administrative dhe/ose penale personat që nuk veprojnë në zbatim të tij. Bibliografia: Konventa e OKB-së për të drejtat e fëmijëve. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, ndryshuar me ligjin Nr. 9675, datë 13.01.2007 dhe ligjin Nr. 9904, datë 21.04.2008. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar me ligjin Nr. 10023, datë 27.11.2008 dhe ligjin Nr.23/2012, datë 01.03.2012 Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare., i ndryshuar me ligjin Nr.9914, datë 12.05.2008 dhe ligjin Nr.10329, datë 30.09.2010. Ligji Nr. 9479, datë 4.06.2007 Për Policinë e Shtetit. Ligji Nr. 10347, datë 04.11.2010, për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve V.K.M Nr. 334, datë 17.02.2011, Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij. Strategjia e Policisë së Shtetit 2007-2013. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Nr. 379, datë 03.03.2008, Mbi masat për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje dhe trajtimit të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Nr.344, datë 05.10.2010, Për disa ndryshime në urdhrin e Ministrit të Brendshëm nr.251, datë 113

15.02.2008, Për përpilimin e statistikave të kriminalitetit. Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Nr. 981, datë 31.10.2008, Për masat që do të merren nga Policia e Shtetit për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje dhe trajtimit të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare. Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Nr.1035, datë 17.11.2008, për miratimin e manualit Mbi procedurat standarde që duhet të zbatojë punonjësi i PSH-së në marrjen e masave për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e kujdesin për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare. Plani i Veprimit Nr.491, datë 17.04.2012, për Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikimit, keqtrajtimit, shfrytëzimit seksual, detyrimit për punë ose lypësi të të miturve gjatë vitit 2012. 114

PËRDORIMI I KOMUNITETEVE PËR TË LUFTUAR PUNËN E FËMIJËVE DHE PRAKTIKA TË TJERA ABUZUESE NDAJ FËMIJËVE Elma TËRSHANA (SHEHU), PhD (Student) Aleanca Kombëtare për Fëmijë/ Observatori për të drejtat e fëmijëve etershana@yahoo.com Fjalët Çelës: fëmijë, format e dhunës, të drejtat e fëmijëve, komunitete miqësore për fëmijë, fëmijë të harruar. Hyrje Kjo analize e prezantuar në këtë punim është bazuar në praktikën e zbatuar në Indi dhe të dokumentuar nga Bhuëan Ribhu (2008), në politikat dhe praktikat në zbatim nga Institucionet e shtetit shqiptar, dhe së fundmi, - bazuar në rastet tejet të dhunshme deri në humbjen e jetës së vajzës (përfaqësues nga shumë vajza) në Shqipërinë e mesme, apo humbjen e jetës së djalit (përfaqësuar nga shumë djem të tjerë) në Shqipërinë e veriut. Abstrakti: Shqipëria tashmë po bën hapat e fundit drejt bashkimit me vendet e Evropës, duke ndërtuar ditë pas dite ligje dhe standarde, ndër të tjera, - në mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Gjatë këtyre viteve të ndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë, janë ngritur dhe po fuqizohen instrumente ligjore në garantim të të drejtave të fëmijës, të ndalimit të formave të ndryshme të dhunës dhe sigurimit të mirëqenies më të lartë të tyre. Avancimi i instrumenteve ligjor, nuk evidentohet të jetë në të njëjtin nivel dhe me standard e kulturën komunitare të përkujdesit ndaj fëmijës. Nga studime dhe raporte të hartuara nga aktorë të ndryshëm në vend, raportohen fakte dhe shifra në lidhje me dhunën ndaj fëmijë. Dhuna ndaj fëmijëve në vend ka forma dhe përmbajtje të ndryshme, por dhuna që shikohet nga të gjithë por nuk evidentohet si e tillë është puna e fëmijëve. Këtu 115

116 bëhet fjalë për fëmijët që punojnë në kundërshtim me ligjin, si: në minierë, në peshkim, në rrobaqepësi dhe mbi të gjitha në bujqësi dhe blegtori. Janë pikërisht këto fëmijë të harruar dhe që i përkasin shtresës së varfër të shoqërisë, të cilët për shkak të kushteve dhe mënyrës se si shfrytëzohen dhe punësohen mbesin jashtë syrit të Institucioneve, jashtë vëmendjes së donatorit, jashtë kujdesit dhe angazhimit të shoqërisë civile dhe rrallë herë janë pjesë e kamerave të medieve. Zbatimi i legjislacionit në vend, i cili kërkon krijimin e një atmosfere të shëndetshme për zhvillimin e të gjitha potencialeve pozitive të fëmijës, dikton dhe ndryshimin e kulturës komunitare në dobi të mirërritjes së fëmijës. Ndërtimi i praktikave pozitive në komunitet do të sjell dhe një rritje të përkujdesit dhe mirëqenies së çdo fëmije në vend. Një praktikë e suksesshme e zbatuar për disa vite në Indi, si një vend në zhvillim, ka qenë pikërisht prezantimi i programit Komunitete miqësore për fëmijë (KMF). Ky program është publikuar nga projekti New Tactics të Qendrës për Viktimat e Torturës. Komunitete miqësore për fëmijë (KMF) prezanton koncepte të cilat adresojnë drejtë për së drejti problemet shumë-dimensionale që gjenerojnë, e mbajnë dhe e persekutojnë një fëmijë që punon. 1. Format e dhunës së fëmijëve në Shqipëri Shqipëria, pavarësisht instrumenteve ligjore që ka ngritur dhe fuqizuar deri më tani, nga studime dhe raporte te ndryshme raportohen fakte dhe shifra në lidhje me dhunën ndaj fëmijë; Sipas formave të dhunës, raportohet që: Abuzimi i fëmijës: Gjatë vitit 2012 37 fëmijë janë regjistruar dhe trajtuar në Qendrën kombëtare për trajtimin e Viktimave të dhunës në familje, - ku 35 fëmijë kanë qenë së bashku me nënat e tyre, dhe 2 fëmijë kanë qenë të pa shoqëruar 1. Gjatë periudhës 2011-2012, në nivel kombëtar janë trajtuar 953 fëmijë nga Njësitë për të drejtat 1 Raporti vjetor i monitorimit të zbatimit të ligjit Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, 2011. Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. e Fëmijëve 2. Në përgjithësi këto fëmijë ndeshen me vështirësi ekonomike, abuzime apo braktisje të shkollës. Në lidhje me rastet e raportuara nga Linja kombëtare për fëmijë Alo 116, janë 5,014 raste të raportuara, nga të cilat: 495 raste kanë qenë raste dhunimi të fëmijëve, 981 raste fëmijësh me probleme në familje dhe 306 raste me raste të ndryshme të dhunës. Dhuna fizike është raportuar kryesisht nga fëmijët e moshës 12-17 vjeç. Abuzuesit janë kryesisht prindërit, vëllezërit dhe motrat, kushërinjtë, mësuesit dhe moshatarët 3. Puna e fëmijëve: Gjatë vitit 2011, janë identifikuar 280 fëmijë që punojnë 4 ; Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të fëmijëve që punojnë; Në vitin 2009 ishte 237 fëmijë dhe në vitin 2010 297 fëmijë. 5 Në lidhje me statistika që pasqyrojnë punën e fëmijëve, referuar raportit të UNICEF 2011 (ang: The State of the World s Children 2011), raportohet të jetë 12% për fëmijë të grupmoshës 5-14 vjeç. 6 Fëmijët e rrugës: Gjatë vitit 2011, janë identifikuar rreth 300 fëmijë që jetojnë në rrugë, ku kryesisht janë fëmijë të komunitetit romë. Numri i djemve që jetojnë në rrugë është më i lartë se ai i vajzave. Në moshën 12 vjeç, djemtë bëjnë punë të pa përshtatshme dhe jo të qëndrueshme, si: mbledhin kanaçe, hekur për skrap, sigurimin e vend-parkimit, shesin gjera të ndryshme etj. Vajzat e moshës 12 vjeç e sipër, zakonisht qëndrojnë në shtëpi duke kryer punë të ndryshme shtëpiake dhe presim për një martesë të parakohshme (ARSIS, Shtator 2012). Fëmijët e zhvendosur: Fëmijët e rrugës dhe fëmijët e zhvendosur mbetën problem, sidomos 2 Ibid; 3 Raporti vjetor, Mars 2011; Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë. 4 Raporti vjetor i monitorimit të zbatimit të ligjit Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, 2011; Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; 5 Analiza e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri, 2011. Publikim i Koalicionit Së bashku për kujdesi e mbrojtje të fëmijëve. (ang: United for Child Care and Protection). 6 UNICEF, 2011. The State of the World s Children 2011: Adolescence An Age of Opportunity; New York.

fëmijët nga komuniteti romë. Fëmijët e rrugës lypnin apo bëjnë punë të vogla, disa prej tyre emigrojnë në vendet fqinje, sidomos gjatë stinës së verës. Këta fëmijë jetojnë me riskun e trafikimit dhe në disa raste ato janë dhe viktima (të trafikimit). Shumë pak raste të trafikimit të fëmijëve janë ndjekur penalisht. 7 Fëmijët e varfër (fëmijë të cilët jetojnë në familje që trajtohen me Ndihmë Ekonomike (NE): Në Shqipëri, gjatë vitit 2010, 1 në 8 fëmijë (mosha 6-15 vjeç grup) jeton në familje të varfër. Këto janë familjet e varfra, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti. 8 Regjistrimi në lindje: Shtetësia rrjedh nga lindja brënda territorit të një vendit dhe / ose nga shtetësia e një apo dy prindërve. Në përgjithësi prindërit janë të detyruar të regjistrojnë lindjen e një fëmije në komunitetin ku ata janë brënda 60 ditëve (nga lindja e fëmijës), nëse ata janë të vendosura në vend ose 90 ditë nëse ata janë me banim jashtë vendit. Në nëntor 2011, janë identifikuar rreth 360 raste fëmijësh romë të pa regjistruar. Deri tani janë kryer procedurat dhe ka përfunduar regjistrimi për 16 fëmijëve romë. 9 Edukimi: Ligji parashikon për nëntë vjet shkollim falas. Ndjekja e shkollës është e detyrueshme deri në klasën e nëntë ose deri në moshën 16. Në praktikë, shumë fëmijë lënë shkollën më herët nga se lejon ligji, pasi angazhohen duke punuar me familjet e tyre, sidomos në zonat rurale. Pajisja e fëmijëve me mjetet shkollore, për shumë familje në vështirësi ekonomike, ose nga komuniteti rom, kjo është shumë e vështirë. Shumë familje përmendin shpenzimet e larta si një arsye për të mos dërguar vajzat në shkollë. 10 Martesa e fëmijëve: Mosha minimale për martesë është 18. Martesat e të miturve ndodhin rrallë, kryesisht në zonat rurale. Sipas 7 Bureau of Democracy, Human Rights and Labor, 2011; Country Reports on Human Rights Practices for 2011, Albania (made public on May 2012) (http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/ humanrightsreport/index.htm#wrapper);; 8 Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Draft-raporti Mbrojtja Sociale e Fëmijëve në Shqipëri, 2009. 9 Raporti vjetor i monitorimit të zbatimit të ligjit Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, 2011; Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; 10 Ibid; të dhënave nga UNICEF, 10% e grave ishin martuar para se ata të ishin 18 vjeç. Disa OJQ kanë raportuar që martesat e fëmijëve ndodhin në zonat rurale si pjesë e skemave të trafikimit të qenieve njerëzore. Prindërit i lejojnë vajzat e tyre të martohen me burra të huaj në moshë, që më pas trafikohen në vende të tjera. 11 Shfrytëzimi seksual i fëmijëve: Në disa raste fëmijët nën moshën 18 vjeç janë të angazhuar në prostitucion. Dënimet për shfrytëzimin seksual të fëmijëve variojnë nga gjobat deri në 15 vjet burgim. 12 2. Nisma ligjore dhe praktika të realizuara në vend Shteti Shqiptar, bazuar ne parimet demokratike dhe ato evropiane, gjatë këtyre 2 dekadave ka hartuar dhe miratuar ligje të shumta në garantimin e të drejtave baze dhe të drejtave për zhvillim të njeriut, e ndër ta dhe të fëmijëve. Ndër ligjet dhe angazhimet politike e qytetare të realizuara gjatë këtyre 3 viteve (2009 2012) përmendim: Ligjin për të drejtat e fëmijëve, Mbrojtja e të drejtave të fëmijës, 04/ 11/ 2010 (ligji nr. 10347); Ngritjen e Këshillit kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, KKMDF (03/ 08/ 2011); Ngritja dhe fuqizimi I Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ASHMDF (18/ 03/ 2011); Ngritja e strukturat lokale në monitorim dhe koordinim të rasteve të dhunimit të fëmijës; Në nivel qarku është mbuluar 92% e territorit të vendit (NJDF) dhe në nivel bashkie dhe komune është mbuluar 13% të territorit të vendit (NJMF) 13. 11 Bureau of Democracy, Human Rights and Labor - Country Reports on Human Rights Practices for 2011, Albania (made public on May 2012) (http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/ humanrightsreport/index.htm#wrapper); 12 Ibid; 13 Janë ngritur 49 Njësia për mbrojtjen e fëmijëve në nivel Bashkie/ Komune nga 374 Bashki/ Komuna në nivel kombëtar; Burimi: Raporti vjetor I monitorimit të zbatimit të ligjit Për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, 2011. 117

Miratimin e Planit të Veprimit për fëmijë 2012 2015 (VKM nr 182, datë 13/ 03/ 2012); Përmirësimin e kornizës ligjore për të drejtat e fëmijëve në vend; Në harkun e dy viteve (2011 2012) janë miratuar 8 VKM, të cilat synojnë një zbatim sa më të plotë të ligjit Mbrojtja e Fëmijëve në Shqipëri. Janë miratuar 84 tregues të rinj në programin e statistikës nga fusha e varfërisë, kujdesit shëndetësor, ushqimit, edukimit, mbrojtjes sociale, shpenzimet publike. Janë hartuar ose janë në proces hartimi dhe zbatimi strategji lokale/ plane veprimi për garantimin e mirëqenies së fëmijëve në të gjitha Qarqet e Shqipërisë; Nga 12 Qarqe të vendit, 11 prej tyre kanë hartuar/ janë në proces hartimi. 3. Sfida dhe probleme Për realizimin dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar dhe në nivel njësie vendore, shumë çështje dhe probleme mbeten sfida dhe prioritete për të ardhmen. Ndër ta përmendim: Mungesa e planeve dhe investimeve financiare në nivel lokal për realizimin e të drejtave të fëmijëve. Nga 12 qarqe në vend, vetëm 4 prej tyre kanë arritur të kenë buxhet të planifikuar dhe zbatuar për fëmijët për vitin 2010 dhe më konkretisht: Qarku Buxhet i shpenzuar për Fëmijët (ALL), 2010 Buxhet i shpenzuar për Mbrojtjen Sociale (ALL), 2010 Buxhet i shpenzuar për Shëndetin (ALL), 2010 Buxhet i shpenzuar për Arsimin (ALL), 2010 Qarku Shkodër 14% (1,075,456,597) 23% (1,791,204,000) 4% (334,218,000) 1% (59,081,300) Qarku Berat 0.36% (300,000) 0.5% (415,000) 0 1.8% (1,500,000) Qarku Vlorë 40% (2,421,743,000) 1% (34,648,000) 6% (392,341,000) 32% (1,950,334,000) Qarku Kukës 37% (570,857,918) 21% (330,926,473) 42% (640,572,701) Tabela 1: Shpenzimet buxhetore për fëmijë dhe për shërbime të tjera ku fëmijët janë përfitues. Burimi: Qarku Shkodër, Berat, Vlore dhe Kukës, Gusht 2012. 50% 40% 30% 20% 10% 0% Buxhet i shpenzuar për Fëmijë në nivel Qarku (ALL) 40% 14% 0.36% Qarku Vlorë Qarku Shkodër Qarku Berat Grafiku 1: Buxheti i shpenzuar për fëmijë në nivel Qarku, 2011 Burimi: Qarku Shkodër, Berat, Vlore dhe Kukës, Gusht 2012. 118 Mungesa e hartimit dhe zhvillimit të raporteve të monitorimit (në proces) në lidhje me të drejtat e fëmijës dhe abuzimit të tyre. Këto raporte monitorimi të Strategjieve/ Plane veprimi në nivel lokal do të ndikonin në përmirësimit të situatës dhe mitizimi të dhunës ndaj fëmijëve. Nevojë pë r programe edukuese në nivel kombë tar për parandalimin e sjelljeve të dhunshme ndaj fëmijës në familje, shkollë e komunitetit; Nevoja për mirë përcaktimin e roleve të secilit aktor të përfshirë në sistemin e mbrojtjes së fëmijës;

Ti kushtohet një vëmendje më e madhe arsimit parashkollor, sidomos në zonat rurale të vendit; Njohja dhe rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në procese politik-bërës dhe vendim-marrëse në nivel lokal. 4. Fakte të dhunës së fëmijëve në Shqipëri (Janar Tetor 2012) Kronikat e këtyre 10 muajve të fundit tregojnë që nga Veriu në Perëndim, nga Jugu në Lindje është dhunuar apo abuzuar deri me vdekje apo vrasje të 19 fëmijë, ose 1 fëmijë në 15 ditë (bazuar në rastet e bëra publike në media të shkruar dhe elektronike). Për këto 10 muaj të fundit (Janar Tetor 2012) kemi dëgjuar dhe jemi tronditur nga: 9 raste aksidentesh rastësore apo të qëllimshme, - deri në humbjen e jetës së fëmijës; 3 raste torture të fëmijës, 2 raste dhunimi seksual të fëmijëve, - pa dhe me pasojë marrjen e jetës së fëmijës; 2 raste të dhunimit të fëmijëve në familje, - deri në humbjen e jetës; 1 rast dhunimi seksual të fëmijës, - deri në shtyrjen e aktit të vrasjes së përdhunuesit; 1 rast të depresionit të pa ditur të fëmijëve, - deri në vetë-vrasjen e fëmijës; 1 rast konflikt mes moshatareve, - deri në humbje jete. 10 8 6 4 2 0 9 Aksidente me pasojë jetën Raste të dhunës ndaj fëmijëve, - bëra publike në media 3 3 Torture Abuzim seksual pa dhe me pasoje vdekje 2 Dhunë me pasoje vdekjen 1 1 Konflikte mes moshatarëve Femije I depresuar deri ne vetevrajse Grafiku 2: Raste të dhunës ndaj fëmijëve, - bëra publike në media, Janar-Tetor 2012 Burimi: Gazeta Koha e Jonë. E gjithë kjo tablo, u bë prezent për të theksuar rëndësinë që ka çdo moment edukimi dhe ndërgjegjësimi që realizohet si me vetë fëmijët por dhe me çdo person tjetër të shoqërisë. Një praktikë e suksesshme e zbatuar për disa vite në vendet në zhvillim ka qenë pikërisht prezantimi I programit Komunitete miqësore për fëmijë (KMF). Ky program është bërë publik nga A Tactical Notebook publikuar nga projekti New Tactics të Qendrës për Viktimat e Torturës. 5. Prezantimi i praktikave pozitive për Shqipërinë, - Komunitete miqësore për fëmijë Çfarë ndryshimi sjell Komunitete miqësore për fëmijë (KMF) në jetën e një fëmije? Om, një djalë 14 vjeç, i cili ishte i detyruar të punonte në punë krahu, fitoi çmimin ndërkombëtare për paqe për fëmijë (ang: International Children s Peace Prize) në Holandë, pasi drejtoi një fushatë të tërë kundër punës së fëmijëve. 119

Informacion 120 Om u nderuar më këtë çmim për të festuar e përkujtuar luftën e bërë nga ai vetë, kundër shfrytëzimit dhe punës së fëmijëve. Komunitete miqësore për fëmijë (KMF) prezanton koncepte të cilat adresojnë drejtë për së drejti problemet shumë-dimensionale që gjenerojnë, e mbajnë dhe e persekutojnë një fëmijë që punon. KMF kritikon rrethin vicioz të analfabetizmit, varfërinë dhe punën e fëmijëve. KMF është një koncept bashkëkohor i ri, i cili ofron zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për shumë problem si puna e fëmijëve, trafikimi për forcë pune, varfëri, analfabetizëm, etj. Komunitete Miqësore për fëmijë (KMF) synon që të parandalojë dhe kurojë punën e fëmijëve, ndërsa ka në konsideratë dhe të kuptuarit e shkaqeve të këtij abuzimi. Marrja në konsideratë e shkaqeve dhe Informacion Probleme Qeveria e Nxënësve/ Parlamenti Rinor Probleme Komuniteti i fëmijëve Struktura Qendrore për të Drejtat e Fëmijëve (NJDF-QARK), ASHMDF/Qeveria ndërkohë ngritja e programeve edukuese kundër punës së fëmijëve, siguron qëndrueshmëri në zgjidhjen e problemit të punës së fëmijëve. Praktika KMF, jo vetëm tërheq fëmijët nga puna dhe rrit potencialet e fëmijës për edukim dhe zhvillim, por kjo praktikë synon një zhvillim tërësor të fshatrave dhe komuniteteve drejt krijimit të një shoqërie miqësore për fëmijë. Gjatë realizimit të kësaj praktike, Probleme NJMF theksi vihet në pjesëmarrjen e fëmijës, mobilizimin e komunitetit, promovimin e arsimimit, fuqizimin e viktimës, barazia gjinore dhe ndërgjegjësim për çështjet gjinore. Puna e të miturve, është si kauza ashtu dhe pasoja e varfërisë, analfabetizmit e deri mungesë e sigurisë njerëzore. Shumica e fëmijëve të zonave rurale punojnë në agrikulturë, rrobaqepësi, këpucari, peshkim, minierë e shumë forma të tjera pune të sektorit formal dhe jo-formal. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), vitin 2004 ishin 218 milion fëmijë të moshës 5-17 vjeç të angazhuar në praktika të ndryshme punë në Botë 14, e cila e shprehur në raport i bie rreth 1 fëmijë në 7 është i angazhuar në forma të ndryshme pune. Angazhimi për të minimizuar punën dhe eliminuar shfrytëzimin e fëmijëve, si praktikë e KMF, kërkon ngritjen e grupeve aktivistësh në nivel fshati e komune/ Informacion Probleme Rrjeti i Këshillit të Fashatit Mësues, drejues shkolle, kryeplaku punonjësi social, ish-punonjës në pension, etj Anëtarë të zgjedhur të: - Këshilli komunar - Këshilli bashkiak Kryepleqësia Përfshirë dhe grupet rinore të fshatit Komuniteti/ Familja Informacion bashkie. Grupet e aktivistëve (GA) përbëhen nga aktorët kyç lokal të komunitetit, ku rolin kryesor e kanë fëmijët; GA angazhohen në identifikimin e rasteve të fëmijëve që punojnë, angazhohen në operacione shpëtimi të fëmijëve që punojnë, ndërgjegjësojnë konsumatorët, ndërgjegjësojnë për ndërtimin e bizneseve ku respektohet dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e fëmijëve, ndërhyjnë me propozime në politikat zonale, avokimin për të drejtat e fëmijëve, ndërgjegjësim të publikut (mitingje, marshime, demonstrata, fushatat sensibilizuese), - metoda e teknika që kanë dhënë rezultate të konsiderueshme. Roli i OJF në praktikën KMF: OJF si organizma kanë të njëjtin mision bazë, - përmirësimi i cilësisë 14 ILO, Facts on Child Labour, March 2007; http://www.ilo. org/public/english/standards/ipec/about/globalreport/2006/ doënload/2006_fs_childlabour_en.pdf

së jetës në komunitetin ku ato operojnë. OJF janë të fokusuara kryesisht në fusha tepër të domosdoshme dhe sfiduese për komunitetin dhe janë organizma qe drejtohen kryesisht nga banorë të zonës. Praktika KMF ka në përmbajtje të saj disa paketa trajnimi dhe forma të ndryshme veprimi. Paketa e trajnimit, ndër të tjera synon fuqizimin e kapaciteteve të aktorëve kyç të KMF dhe fëmijëve; Trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të lidershipit, do të sigurojë vazhdimin e programit dhe ofrimin e shërbimeve (qoftë dhe në një nivel më të mirë) nga vetë komuniteti dhe aktorët lokale. Trajnimi rreth lidershipit të fëmijëve, është një aftësim shumë i mirë i fëmijëve për ti bërë ato aktorë në realizimin e të drejtave të tyre, duke shprehur nevojat dhe kërkesat e fëmijëve nga vetë fëmijët. Praktikat e shkëmbimit të eksperiencës janë gjithashtu shumë mitë mira, pasi i frymëzojnë dhe nxisin anëtarët që të realizojnë praktika të ngjashme në komunitetin e tyre. Grupet Aktiviste (GA) janë të përbërë nga persona ose një person që me dëshirë angazhohet për të drejtat e fëmijës, angazhohet në frenimin e çdo lloj forme dhune të fëmijës dhe gjithmonë është i ndjeshëm në çështjet për mbrojtjen e të drejtave fondamentale të njeriut të fëmijës. GA organizojnë vazhdimisht programe në shkollat e fshatit/ komunës për të rritur ndjeshmërinë e fëmijëve ndaj çështjes së punës së fëmijëve. Këto angazhime shërbejnë dhe si platforma për të ndërgjegjësuar komunitetin përreth, veçanërisht gratë për çështjet sociale. Përfshirja e të gjithë familjes, gjë e cila ndihmon në uljen e shkallës së braktisjes së shkollës. Përfshirja e grupeve të ndryshme nga Komuniteti, siç mund të jetë grupet e grave, të të rinjve, parlamenti rinor, qeverisja e nxënësve, kryepleqësia, drejtues dhe punonjës komune/ bashkie, - mundëson ndërthurjen e perceptimeve dhe veprimeve në lidhje me fëmijët në risk, duke identifikuar lehtësisht fëmijën që punon. Gjithashtu, duke qenë se këto grupe janë pjesë e komunitetit, ato mund të vazhdojnë punën me fëmijët që i ri-kthehen shkollës ose që i kthehen përsëri situatës së punës. Pronësia komunitare është një element i rëndësishëm i KMF, ku fëmijët e shpëtuar nga tregu i punës, bëhen nga faktorë të situatës së punës, në aktorë të zgjidhjes së çështjes së punës të fëmijëve. Kjo tregon dhe angazhimin e madh që kanë në këtë kauzë këto fëmijë të shpëtuar nga tregu i punës,duke hartuar letra/ ankesa zyrtare, - të cilët konsiderohen dhe si element të rëndësishëm të qëndrueshmërisë. Më pas, çdo praktikë KMF e ngritur në një fshat, konsiderohet si një eksperience kyçe për tu vetë-shpërndarë dhe në fshatrat e tjerë, duke gërshetuar format dhe idetë për komunitete sa më miqësore me fëmijën. Konkluzione Komunitete Miqësore për Fëmijë (KMF) ka një vlerë specifike si një instrument parandalues dhe mbrojtës për fëmijën. Praktika të ndryshme, tregojnë që parandalimi duhet të jetë në qendër të luftës kundër punës së fëmijëve, pasi një parandalim efektiv tregon që në numër gjithnjë e më i vogël i fëmijëve jetojnë nën frikë dhe të dëmtuar. Rol në këtë proces kanë dhe organizatat e shoqërisë civile (OJF), të cilat mund të orientojnë programet e tyre drejt ndërgjegjësimit për punën e fëmijëve. Praktika KMF tregon se si mund të mobilizohen organizata komunitare dhe grupe në mbështetje të realizimit e nismave të ndryshme, si dhe në organizimin e tyre në monitorimin e problemeve të ndryshme komunitare. Dhe kjo praktikë mund të përdoret shumë më gjerë se sa çështja e punës së fëmijëve. Në lidhje me punën e fëmijëve, praktika KMF tregon se si komuniteti dhe roli i fëmijëve mund të institucionalizohen rreth konceptit të miqësisë ndaj 121

fëmijëve në komunitet komunitete miqësore për fëmijë. Nëpërmjet përdorimit të mjeteve të informacionit, edukimit dhe komunikimit dhe taktikave të tjera ndërgjegjësuese për çështjet sociale, siç janë: martesa e minoreneve, regjistrimi në lindje, zbutja e varfërisë dhe maksimizimi i dobishmërisë së burimeve shtetërore, - taktika të cilat kërkojnë që të ngrenë/ sensibilizojnë të gjithë komunitetin ndërsa zbatohen praktike me qendër fëmijën dhe në eliminimin e punës së fëmijës duke u dhënë hapësira për edukim të gjithëve. KMF, si një program dhe taktikë parandaluese, ofron një numër të madhe mundësish për aksione të qëndrueshme në përgjigje të sfidave të ditëve të sotme, siç është shfrytëzimi i fëmijëve për punë. +++ Lista e shkurtimeve KKMDF - Këshillit kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ASHMDF - Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve NJDF Njësia për të Drejtat e Fëmijëve NJMF Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve VKM Vendim i Këshillit të Ministrave KMF - Komunitete miqësore për fëmijë ILO - Organizatës Ndërkombëtare të Punës GA - Grupet e Aktivistëve OJF Organizata jo - fitimprurëse Bibliografi Analiza e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri, 2011. Publikim i Koalicionit Së bashku për kujdesi e mbrojtje të fëmijëve. (ang: United for Child Care and Protection). Raporti vjetor i monitorimit të zbatimit të ligjit Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, 2011. Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Raporti vjetor, Mars 2011; Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë. UNICEF, 2011. The State of the World s Children 2011: Adolescence An Age of Opportunity; New York. Bureau of Democracy, Human Rights and Labor, 2011; Country Reports on Human Rights Practices for 2011, Albania (made public on May 2012) (http://www.state.gov/j/drl/rls/hrrpt/humanrightsreport/index. htm#wrapper); ILO, Facts on Child Labour, March 2007; http://www.ilo.org/public/english/standards/ipec/about/ globalreport/2006/doënload/2006_fs_childlabour_en.pdf 122

Punim kërkimor shkencor DHUNA KUNDËR FËMIJËVE NË KOSOVË DHE MASAT NË PARANDALIMIN E SAJ (DALLIMI NË SHFAQJEN E DHUNËS MES VAJZAVE DHE DJEMVE) Autorët: Emrush THAÇI, PHD CAND. Mirlinda GASHI BUNJAKU, PHD CAND. Fadil OSMANI, PHD CAND. thaqi2003@hotmail.com P Ë R M B A J T J A HYRJA QËLLIMI I HULUMTIMIT HIPOTEZAT E PËRGJITHSHME METODOLOGJIA E PUNËS REZULTATET DHE INTERPRETIMET ANALIZA E HIPOTEZAVE PARANDALIMI I DHUNËS REKOMANDIME PËRFUNDIMI LITERATURA 123

HYRJE Dihet shumë mirë se Kosova për një kohë të gjatë ka kaluar nëpër një etapë të gjatë të dhunës e cila do të përshkallëzohet sidomos në vitet e 90-ta nën regjimin serb, ku dhuna psikologjike dhe ajo fizike, pothuaj, ishin një përditshmëri e jetës. Në këtë kontekst shoqëror, një prej mjediseve (institucioneve) që kohët e fundit po ballafaqohet më së shumti me fenomenin e dhunës është pa dyshim shkolla. Pothuajse nuk ka ditë që në televizion, ose në shtypin ditor që nuk gjen ndonjë kronikë ose artikull me një temë të tillë. Të gjitha të dhënat tregojnë se dhuna në shkolla është në rritje, krahasuar me vitet e mëparshme. Duke u nisur nga titulli prej nga edhe rrjedh thelbi ikrejt kësaj që do të shqyrtohet në këtë punim, mund të thuhet se dhuna ka disa elemente që nuk mund të anashkalohen. E këto janë: forca fizike; shtrëngimi fizik dhe psikik; detyrimi; veprimi ose mosveprimi; nënshtrimi; dhe shtypja. Definimi i dhunës dhuna është definuar si përdorim i qëllimshëm i forcës fizike, kërcënim ose krijim i një pushteti, ndaj një personi tjetër ose kundër një grupi a komuniteti që rezulton ose ka mundësi të lartë të rezultojnë në plagosje, vdekje, dëm psikologjik ose privimi nga jeta. Dhuna si fenomen dukuria e dhunës në shkolla është pasojë edhe e dobësisë së lidhjeve mësuesnxënës, paaftësi e mësuesve për të ndikuar dhe mungesë e vullnetit për të ndikuar. QËLLIMI I HULUMTIMIT Identifikimi I formave së dhunës. Të kuptuarit dhe shpjegimi i formave të dhunës. Analiza dhe dallimi i perceptimit të dhunës ndërmjet vajzave dhe djemve. Një ndër qëllimet e këtij studimi ka qenë edhe mundësia e përshkrimit të masave që duhen ndërmarrë për të ndikuar sa më shumë në zvogëlimin e dhunës. HIPOTEZAT E PËRGJITHSHME Në mbështetje të analizës së literaturës, dokumentacionit të Policisë së Kosovës për dhunën, përcjelljes së ngjarjeve dhe duke u bazuar në qëllimin e këtij punimi, janë parashtruar këto hipoteza: H1: Format më të shpeshta të dhunës janë: ngacmimi, detyrimi, përndjekja, dhuna psikologjike, dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë, dhuna fizike dhe vendi ku paraqitet më së shpeshti dhuna. H2: Dhuna seksuale, sulmi seksual, nuk paraqesin dukuri të theksuar në shkolla, fillore ku është bërë hulumtimi. H3: Ekziston besueshmëria e mjaftueshme për grupet e variablave: ngacmimi, detyrimi, përndjekja; dhuna psikologjike; dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë; dhuna fizike; dhuna seksuale dhe vendi ku paraqitet më së shpeshti dhuna. H4: Vajzat dhe djemtë nuk kanë qëndrime dhe përjetime të njëjta për dhunën. Variabla të nxjerra nga të dhënat për dhunën. Variablat janë të sistemuara në pesë grupe: Përhapja e dhunës; 124 Format e dhunës;

Ngacmim, detyrim, përndjekje; Dhuna psikologjike; Dëmtim, shkatërrim i pasurisë; Dhuna fizike; Ku paraqitet më së shpeshti dhuna. Kjo nënhapësirë është përcaktuar me 6 variabla: Ndikimi i dhunës. Kjo nënhapësirë është përcaktuar me 3 variabla: Variablat në përgjigje të hapura. Në këtë nënhapësirë janë përfshirë dy variabla: 1. Çfarë kuptoni me termin dhunë? 2. Sipas jush, cilat janë arsyet më të shpeshta për të cilat është shprehur dhuna nga moshatarët tuaj? METODOLOGJIA E PUNËS Metoda e analizës teorike Kjo metodë është përdorur për të shfletuar dhe analizuar literaturën, artikujt shkencorë e profesionalë që në një mënyrë ose në tjetrën kanë qenë të lidhur me problemin e hulumtimit. Metoda e krahasimit Duke marrë parasysh se mostra e zgjedhur për hulumtim ka qenë e shtresuar në aspektin shkollë fshati shkollë qyteti dhe vajza djem, përdorimi i metodës krahasuese ka qenë më se i nevojshëm, sepse ka mundësuar krahasimin e rezultateve ndërmjet shtresave dhe nga këto janë nxjerrë dallimet ekzistuese ndërmjet tyre në lidhje me problemin. Metoda statistikore Metoda statistikore është një metodë tjetër që është përdorur në këtë studim, nëpërmjet të cilës të dhënat e marra me anë të pyetësorit janë përpunuar dhe analizuar. Kjo gjë ka bërë të mundur që rezultatet të shprehen me numra, në përqindje dhe në mënyrë tabelare. Metodat e përpunimit të rezultateve Përpunimi i të dhënave është bërë me ndihmën e programit për përpunimin statistikor SPSS 11.0.1. (Statistical Package for Social Sciences) dhe të programit STATISTICA 5.0. Për analizën e të dhënave dhe vërtetimin e hipotezave të hulumtimit janë përdorur këto metoda statistikore: 1. ALPHA Crombach 2. T-Test 3. Korelacioni i Pirsonit 4. Analiza Diskriminative Për paraqitjen e rezultateve të arritura në variablat e caktuara janë përdorur dhe: 1. Frekuencat. 2. Mesatarja aritmetike. 3. Devijimi standard. Instrumenti matës (pyetësori) Nga ky pyetësor janë përzgjedhur 49 variabla, duke përfshi edhe këtu edhe variablat e identifikimit të nxënësve (gjinia, mosha, klasa dhe vendbanimi). Për secilën variabël është dhënë përshkrimi përmbajtësor shifra apo kodi. Si i tillë, ai është përpiluar në përputhje me formulimin e problemit dhe përbëhet nga 51 pyetje, të ndara në katër pjesë kryesore: 125

1. Të dhënat e përgjithshme. 2. Përhapja e dhunës. 3. Format e dhunës. Ngacmimi, detyrimi, përndjekja, dhuna psikologjike, dhuna fizike, dhuna seksuale, dëmtimi i pasurisë dhe vendi ku paraqitet më së shpeshti dhuna. 4. Ndikimi i dhunës. Në përgjithësi, pyetësori përbëhet prej pyetjeve të tipit të mbyllur, por përmban edhe dy pyetje të hapura. REZULTATET DHE INTERPRETIMET Analiza e besueshmërisë e grupeve të variablave të nxjerra nga pyetësori: Në pjesën e parë, janë dhënë parametrat elementarë statistikorë për çdo variabël veç e veç: Mesatarja aritmetike, devijimi standard (std. dev). Në pjesën e dytë, të tabelës janë paraqitur korelacionet ndërmjet variablave, kurse në pjesën e tretë janë paraqitur mesatarja e variablave, rezultati minimal dhe maksimal, ndërkaq në pjesën e fundit është llogaritur koeficienti ALPHA i besueshmërisë dhe vlera e variablave: Siç shihet, ALPHA koeficienti i besueshmërisë është i vlefshëm mbi (0.70), kurse nga madhësia e koeficientit të korrelacionit shihet se përveç variablave të paraqitura në tabelë që nuk kanë realizuar rezultatet të larta, të gjitha variablat kanë realizuar rezultate të larta, çka ka mundësuar edhe koeficientin e lartë të besueshmërisë ALPHA. Pasqyra përmbledhëse e tabelave të Analizës së besueshmërisë të grupeve të variablave e nxjerrë nga pyetësori. Analiza e besueshmërisë e grupit të variablave, Përhapja e dhunës dhe Sa shpesh shihni dhunë? Nuk ka realizuar rezultate të larta. Variablat në përgjigje të hapura Pyetja e parë: Çfarë kuptojnë me termin dhunë? Duke u bazuar në pyetjet që ishin në pyetësor e që kishin të bënin me format më të përhapura të dhunës në shkollë janë marr disa mendime të nxënësve se si ata e përkufizojnë dhunën. Me fjalën dhunë kuptoj kur njerëzit kërcënohen me dhunë fizike apo edhe me frikësim të madh. Pyetja e dytë: Cilat ishin arsyet më të shpeshta për të cilat shfaqej dhuna ndërmjet moshatarëve? Në këtë nënhapësirë janë përfshirë dy variabla: Qëllimi i kësaj pyetjeje ishte që të shkojmë pak më thellë për të kuptuar më mirë se çfarë e shkakton më së shumti dhunën; prandaj fëmijët duhej t i numëronin dy arsye të tilla, për të cilat mendonin se shprehej dhuna. Dëshira për t i sunduar të gjithë moshatarët, është njëra nga arsyet më të shpeshta të dhunës. Në shtyllën Sig. të gjitha dallimet janë statistikisht të vlefshme, përveç grupit të variablave, Ndikimi i dhunës i cili statistikisht nuk është i vlefshëm. Nëse analizohen centroidet mund të shihe se dallimet më të mëdha janë fituar në grupin e variablave, Përhapja e dhunës në nivel më tëë vogla në grupin e variablave, Ndikimi i dhunës. 126

GRUPI I VARIABLAVE Plshk, shvend, pers, kyvit, judhunë Sa shpesh shihni dhunë, dhfam, dhshk, dhtjet, dhtv, dhluft KOEFICIENTI ALPHA 0.3144 - nuk kanë realizuar rezultatet të larta 0.5939- nuk kanë realizuar rezultatet të larta Ngacmimi, detyrimi, përndjekja 0.8494 Dhuna psikologjike 0.9173 Dëmtim, shkatërrim i pasurisë 0.7795 Dhuna fizike 0.9435 Dhuna seksuale 0.8447 Ku paraqitet më së shpeshti dhuna? 0.8069 Pasqyra përmbledhëse e tabelave të Analizës së besueshmërisë të grupeve të variablave e nxjerrë nga pyetësori. Analiza e besueshmërisë e grupit të variablave, Përhapja e dhunës në shkollë dhe Sa shpesh shihni dhunë? Nuk ka realizuar rezultate të larta. ANALIZA E HIPOTEZAVE Duke pasur për bazë qëllimin e këtij punimi dhe hipotezat e parashtruara në të, si dhe duke parë rezultatet e fituara janë bërë analiza dhe verifikimi i hipotezave me sa vijon: H1: Format më të shpeshta të dhunës janë: ngacmimi, detyrimi, përndjekja, dhuna psikologjike, dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë, dhuna fizike dhe vendi ku paraqitet më së shpeshti dhuna. (1) Te variabla, Fyerje me fjalë të rënda: 152 fëmijë ose 38.2% kanë deklaruar se 1 herë ose më shumë në javë fyhen me fjalë të rënda. (2) Dhuna psikologjike: 86 fëmijë apo 21.6% kanë deklaruar se 1 herë ose më shumë në javë përqeshen, thirren me emra të ndryshëm. (3) Dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë: 70 fëmijë apo 17.6% kanë deklaruar se 1 herë ose më shumë herë në javë. (4) Dhunë fizike: 94 fëmijë ose 23.6% kanë deklaruar se 1 herë ose më shumë herë në javë ka rrahje ndërmjet fëmijëve. Në bazë të paraqitjes të numrit dhe të përqindjes shihet se format më të shpeshta të dhunës janë si ato të parashtruara në hipotezë. Nga kjo konstatojmë se hipoteza është e vërtetuar. H4: Vajzat dhe djemtë nuk kanë qëndrime dhe përjetime të njëjta për dhunën. Dallimi i rezultateve vajzat-djemtë në grupin e variablave: (1) Juve personalisht, gjatë tetë vjetëve a ju ka ndodhur të përjetoni dhunë nga bashkëmoshatarët tuaj? (2) Sa shpesh shihni dhunë? Dallimi është se djemve më shumë ju ka ndodhur të shohin dhunë sesa vajzave. (3) Ngacmim, detyrim, përndjekje, fyerje me fjalë të rënda: Dallimi është se vajzave më shumë iu ka ndodhur të fyhen me fjalë të rënda sesa djemve. (4) Paraqitje më e shpeshtë e dhunës (në oborr të shkollës): Dallimi është se djemve më shumë u është shkaktuar dhuna në oborr të shkollës sesa vajzave. Në bazë të rezultateve të fituara mund të konstatojmë se vajzat dallojnë në të mirë nga djemtë në qëndrime dhe përjetime të dhunës, me çka është vërtetuar hipoteza e parashtruar. PARANDALIMI I DHUNËS Kryesisht psikologu shkollor, por edhe anëtarët e Këshillit të Mësuesve dhe të Drejtorisë së Shkollës, me qëllim që ta shmangin dhunën, duhet të punojnë me durim në realizimin e veprimtarive të mëposhtme: 127

Japin alternativa të shëndetshme dhe efektive rreth problemeve të të mësuarit të fëmijëve. Përdorin një numër teknikash psikologjike për fëmijët a grupin e fëmijëve për t i vlerësuar: Identifikojnë vështirësitë potenciale të procesit të të mësuarit. Hartojnë programe për fëmijët, që shfaqin vështirësi reale. Psikologu shkollor, në bashkëpunim me trupën pedagogjike, zhvillojnë programe për çështje të tilla, si: REKOMANDIME Për mbrojtjen e fëmijëve nga format e ndryshme të dhunës në Kosovë është i nevojshëm një kompleks ndërhyrjesh në fusha të ndryshme. Në fushën e legjislacionit rekomandohet: Mbulimi ligjor i të gjitha formave të dhunës në të gjitha mjediset ku banon dhe mëson fëmija (në shtëpi, shkolla, institucione të shëndetit fizik dhe mendor). Në fushën institucionale rekomandohet: Të ngrihet në nivel qendror një strukturë e veçantë (së bashku me strukturat në nivel lokal) që do të merrej, para së gjithash me trajtimin e dhunës ndaj nxënësve. Në fushën e politikave, rekomandohet: Të zhvillohen politika dhe programe, në bazë kombëtare dhe lokale, që t i trajtojnë arsyet dhe faktorët themelorë që motivojnë dhunën ndaj nxënësve. Në fushën e mbledhjes së të dhënave, arkivimit dhe informimit lidhur me dhunën kundër nxënësve rekomandohet: Të bëhen sondazhe periodike për dhunën ndaj nxënësve dhe për ndikimin që kanë sanksionet ligjore në këtë fushë. Në fushën e ndërgjegjësimit dhe trajnimit rekomandohet: Të bëhen fushata në shkallë të gjerë dhe sistematike për ngritjen e ndërgjegjësimit të popullatës në përgjithësi dhe të forcave arsimore në veçanti për qëndrimin e ligjit ndaj përdorimit të dhunës. PËRFUNDIMI Rezultatet e këtij studimi tregojnë se dhuna, jo vetëm që është e pranishme, por ajo është duke u përhapur edhe më tej. Fëmijët dëshmojnë një nivel më të lartë të dhunës në raste kur flasin për atë që kanë parë tek të tjerët, përderisa kur flasin për përjetime personale të dhunës, atëherë niveli i dhunës është më i ulët. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës të cilat i kemi paraqitur në tabelë flitet për format e ndryshme të dhunës në shkolla siç janë: vrasjet, tentim vrasjet, lëndimet e rënda trupore, kanosjet, vjedhjet, dëmtimet e pasurisë, armëmbajtjet pa lejet, prishja e rendit dhe shumë gjëra të pa këndshme për nivelin dhe moshën që e kanë. 128

INCIDENTET NË SHKOLLA 01/01/2010-24/11/2010 Emërtimi rastit Tentim Gjithsej Neni 146 Vrasja Tentim 1 Neni 153 Lëndimi i lehtë trupor 15 Neni 154 Lëndimi i rëndë trupor 2 Neni 161 Kanosja 3 Neni 252 Vjedhja Tentim 2 Neni 260 Dëmtimi i pasurisë së luajtshme 28 Neni 291 Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm 3 Neni 306 Lajmërimet e rrejshme 1 Neni 323 Marrja ose asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare 1 Neni 328 Mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve 4 Prishja e rendit 15 Gjithsej 104 Janë paraqitur raste të dhunës, të ushtruara në shkolla në nivel vendi për vitin 2010. Në bazë të rezultateve të hulumtimit konstatojmë se arsyeja e shfaqjes së dhunës te djemtë më shumë sesa te vajzat është se djemtë, për nga natyra, më shumë i paraprijë shfaqjes së dhunës kudo qofshin ata. Duke pasur për bazë qëllimin e këtij punimi dhe hipotezat e parashtruara në të, si dhe duke parë rezultatet e fituara janë bërë analiza dhe verifikimi i hipotezave. Hipotezat janë vërtetuar për të gjitha variablat, përveç Grupit A, Përhapja e dhunës në shkollë dhe Pyetjes 11. Sa shpesh shihni dhunë. Vargjet sintezë të Nolit janë tepër domethënëse FËMIJËT MËSOJNË ATË QË JETOJNË Nëse një fëmijë jeton në kritikë, mëson të dënojë. Nëse një fëmijë jeton në urrejtje, mëson të luftojë. Nëse një fëmijë jeton në ironi, mëson të jetë i ndrojtur. Nëse një fëmijë jeton në turp, mëson të ndihet fajtor. Nëse një fëmijë jeton në tolerancë, mëson të jetë i durueshëm. Nëse një fëmijë jeton në inkurajim, mëson të ketë besim. Nëse një fëmijë jeton në lavdërim, mëson të vlerësojë. Nëse një fëmijë jeton në çiltërsi, mëson drejtësinë. Nëse një fëmijë jeton në siguri, mëson të ketë besnikëri. Nëse një fëmijë jeton në pranim dhe në miqësi, mëson të gjejë dashurinë në botë. LITERATURA Brestovci, B. Metodologjia kërkimore-shkencore, material për studentë, viti shkollor 2009/2010, (pjesa e parë). Brestovci, B. Metodologjia kërkimore-shkencore, material për studentë, viti shkollor 2009/2010, (pjesa e dytë). Buljubašić Kuzmanović. V., Lukaš., M: Evaluacija odgojno-obrazovnog programa živjeti bez nasilja, str. 337-346. Zbornik radova sa skupa Nasilje nad djecom i među djecom; 337-340 (2008.) Osijek. 129

Për dhunën flasin: Kovčo, I. Vukadin, T. Ljubina, Golub, i Damjanović,D: Nasilna viktimizacija djece u Hrvatskoj stanje i trendovi, str. 249.-266. Zbornik radova sa skupa Nasilje nad djecom i među djecom; (2008.) Osijek. Për ngacmimin janë bërë studime të mëdha nga qendra për siguri dhe psikologë të njohur: (National resource center for safe schools-ntcss, Hoover and Oliver Skiba and Fontanini). Për dhunën, inteligjencën dhe adoleshencën kanë dhënë mendime edhe shumë psikologë dhe autorë të ndryshëm: Velki, T Hajncl L, Takšić V, Krautzeka S, Pojavnost nasilja među srednjoškolcima, str. 277. Zbornik radova sa skupa Nasilje nad djecom i među djecom;(2008.) Osijek. http://www.edu.gov.on.ca/eng/document/policy/vfreeng.html# UNICEF-i, 2005, Hulumtimi i dhunës ndaj fëmijëve në shkollat e Kosovës, (2005) Prishtinë. XHOMARA, N. Përgjegjës i Këshillimit Pedagogjik Material didaktik në ndihmë të mësuesve, faqe 54, 55, ZA Mat, (2009) Tiranë. 130

TITULLI: BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL NDËRMJET POLICISË DHE SHËRBIMEVE SOCIALE: NJË THEKS TË VEÇANTË NË PARANDALIMIN E ABUZIMIT TË FËMIJËVE Author: Enkeleda FEJZULLA, MA Second Lecturer at Department of Education and Psychology, Faculty of Social Sciences, University of Tirana enkeledafejzulla@gmail.com There is an increasing anticipation for combined action between the social services and the police to deal with child abuse prevention and to prevail over professional and other antagonistic obstacles. In order to provide effective interventions for children exposed to abuse of all kinds, multidisciplinary agencies should work together to recognize the needs of these children. Together, they are competent to handle the complexity of the abuse and its impact on children. United through a partnership, each agency can benefit from each other by means of allocation of duties as a consequence overcoming barriers. The papër used United Nations Convention of the Right of Children (CRC) as a theoretical base and data had been collected from analytical review of available literature on child rights and child abuse prevention strategies in Albania along with government and international organizations reports regarding this matter. The aim of the study was to explore the working relationships between the Police and Social Services, the two main agencies in collaboration. It was discovered that there is a mismatch between the two laws governing the two agencies, thus leading to challenges in coordinating the two separate sets of rules governing the two agencies in cooperation. Through communication, information sharing, informal working relationships, partners are able to overcome their challenges. However, the dilemma remains to study how to make things work easily for the children benefit. Key words: Child abuse prevention, the Police, the Social Services, Collaboration, Convention of the rights of children, 1. Hyrje Ka një rritje të përpjekjeve të përbashkëta mes shërbimeve sociale dhe policisë për të punuar ndaj dhunës kundër fëmijëve dhe për t`u vendosur mbi pengesat e tyre profesionale dhe ato antagoniste 131

(Mullender, 1996). Në tërësi, arsyetimi për përpjekjet e përbashkëta për të arritur këtë bashkëpunim është i frytshëm dhe kufizon ndërhyrjet, duke mbizotëruar mbi shpërbërjen e shërbimeve dhe marrin masa për shumëllojshmërin e nevojave që kanë viktimiat (Lewis, 2000). Shërbimet Sociale janë zakonisht institucioni qëndror në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Shpesh ato nuk luajnë rolin kryesor në koordinimin e të gjitha shërbimeve ku përfshihen disiplina të shumta, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve duke krijuar kështu marrëdhënie kontraktuale (Smith, Amandamentin Nickles, Mulmat dhe Davies, 2001). Policia luan një rol jetik pasi ata veprojnë si institucion mbrojtës i gjithë sistemit të drejtësisë penale, ofrojnë shërbime kritike ligjore dhe personale për viktimat, si dhe i referojnë ata drejt shërbimeve sociale dhe mjekësore (Heise, 1998). Ndërsa të gjitha qeveritë kanë shërbime dhe programe për t iu përgjigjur fëmijëve viktima të dhunës dhe shumë prej tyre janë mjaft efektive - këto përgjigje mund të përmirësohen nga koordinimi mes agjencive multi-disiplinore (Qeveria Australiane 2009). Shërbimet janë të drejtuara shpesh ndaj fëmijës viktimës së dhunës dhe dhunuesit megjithatë, këta fëmijë vulnerabël mund të ndihmohen përmes ndërhyrjes së hershëm si nga policia dhe nga shërbimet sociale. Policia e vetme nuk mund të ndihmojnë fëmijët të ekspozuar ndaj dhunës, megjithatë ata mund të funksionojnë si një agjent jetikë, për të dalluar fëmijët në nevojë për shërbime sociale dhe për shërbime të shëndetit mendor. Parandalimi dhunës kërkon njohjen e ndërvarësisë ndërmjet ndërhyrjes ligjore për veprën kriminale dhe ndërhyrjes sociale, që përbënë punën e policisë dhe të shërbimeve sociale në veçanti (Danis, 2003). Integrimi i këtij lloji mund të arrihet së bashku me një shumëllojshmëri të metodave që shtrihen nga kontrolli në dhembshuri. Në kontroll - pika kryesore është në veprimet e destinuara për kriminalizimin e dhunës ndaj fëmijës. Në të kundërtën, në një qasje të orientuar nga dhembshuria, parimi përfundimtar është se ndërhyrja e dhunës nga fëmijëve duhet të përqendrohen në veprimet me orientim social dhe individual (Gelles, 1997). Rrjedhimisht synimi i studimit kërkimor i cili kërkon hulumtimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet policisë dhe shërbimeve sociale për të përmbushur nevojat e fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës, kërkon ti përgjigjet pyetjes kërkimore: A ekziston bashkëpunimi insitutcional midis policisë dhe shërbimeve sociale për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve? Duke u fokusuar tek identifikimi i faktorëve që mundësojnë këto institucione të punojnë së bashku me sukses në faza të ndryshme të planifikimit, vlerësimit, ofrimin e shërbimeve dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. 132 2. Materiali dhe metodologjia Eksperienca disa vjeçare në fushën e shërbimeve sociale, si inspektore te sektorit i fëmijëve pranë Shërbimit Social Shtetëror, psikologe në gjykatë dhe në rastet e intervistimit të të miturëve në rajonet e policisë, më ka dhënë mundësinë të vëzhgoj nga afër natyrën e këtij bashkëpunimi institucional. Ky ka qënë një katalizator dhe një burim i vlefshëm për zhvillimin e këtij punimi. Punimi është bazuar në shqyrtimin analitik të literaturës si dhe nga metoda e vëzhgimit si një strategji kërkimore. Për të gjetur përgjigjen e pyetjes kërkimore kam filluar kërkimin e artikujeve dhe botimeve të botuar në lidhje me të drejtat e fëmijëve në Shqipëri nga shtatori i 2008 deri në shkurt 2012, është punuar edhe me artikuj gazetash gjithashtu. Kam shqyrtuar strategjitë e MPCSSHB, Shërbimit Social Shtetëor, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë mbi dhunën kundër fëmijëve, politikat mbi të drejtat e fëmijëve, raportet statistikore të qeverisë rreth fëmijëve të dhunuar së bashku me raportet e UNICEF-it, Terre des hommes Albania dhe Save the Children Albania, etj.

Janë shqyrtuar punimet dhe botimet mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve në botë, kjo për të kuptuar konkestin e dhunës ndaj fëmijëve dhe theksi i është dhënë në zonën e Ballkanit dhe situata e vendeve të tjera në zhvillim. Tek mangësit e punimit mund të listojë kohën e limituar në dizpozicion për shkak të afateve te vendosuara paraprakisht. 3. Rezultatet Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF), e miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1989, ka luajtur një ndikim të rëndësishëm në promovimin, nxitjet në kërkimin shkencor, legjislacionin, bërjen e politikave dhe masave të ndryshme të ndërmarra për realizimin e të drejtave të fëmijëve. Hetimet mbi parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve të cilat përfshijë institucione të ndryshme, tregon që shpesh mungon koordinim, i cili mund të shkaktojnë trauma shtesë dhe përkeqësojnë stresin e viktimave (Rasmusson 2010). Rezultatet flasin mbi rëndësinë e komunikimit efektiv dhe shkëmbimin e informacionit, vendosur mbi bazën e faktit që të dy institucionet të njohin punën e njëri-tjetrit në mënyrë që të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të vlerësojmë kompetencë e njëritjetrit. Mungesa e njohurive në lidhje me punët e tyre gjithashtu shkakton mosbesim në kompetencat që ata shfaqin. Gjetjet e mësipërme për mungesën e njohurive në punët e tyre dhe besimit në kompetencën që ata shfaqin janë mbështetur nga Shklar, (1984) në Gambetta, (2000) me pretendimin se gjëndja e të qënurit i pandërgjegjshëm apo i pasigurtë në lidhje me veprimet e njerëzve të tjerë është me rëndësi jetike për konceptin e besimit. Ajo është e lidhur me kufij të aftësisë sonë për të arritur një kuptim të plotë të të tjerëve, synimet e tyre, reagimet e tyre ndaj ndryshimeve të prodhuara nga brënda dhe jashtë. Besimi është një reagim krejtësisht i kujdesshëm dhe delikate i mungesës së njohurive tona, një mënyrë që ka të bëjnë me pamundësinë për të parashikuar problemet ose pengesat e mundshme në të ardhmen. Ndërsa (Spekman, 1994) argumenton se mungesa e besimit do të jetë e dëmshme për shkëmbimin e informacionit, në ndikimin e bashkëpunimit, dhe sjellë një rënie në efikasitetin e zgjidhjes së problemit të kombinuar. Mohr dhe Spekman, (1994) propozojnë që pasi është arritur besimi, institucionet zbulojnë se përpjekjet e kombinuara do të kenë sukses që kalon atë që çdo institucion do të arrijë nëse ndërmerre ekskluzivisht vetëm interesi e vet. Në bazë të ligjit shqiptar shërbimi social është i detyruar të punojë së bashku me insitucionet e tjera për të përmbushur nevojat e fëmijëve viktima të dhunës. Gjithashtu, policia është e detyruara të raportojnë tek shërbimet sociale shenja të abuzimit të fëmijëve në një vend të krimit. Ata duhet të raportojnë se ka një fëmijë, i cili mund të jetë në rrezik. Marrëdhëniet midis instuticioneve janë të ndikuar edhe nëpërmjet një dizajni të lidhur me një kontratë, e cila është një grup besimesh në lidhje me detyrimet reciproke midis instuticioneve të ndryshme. Rezultatet kanë theksuar se motivimi për një qasje të koordinuar ishte për shkak të faktit se shërbimet sociale vetëm nuk janë të majftueshme të plotësuar nevojat e fëmijëve viktimave të dhunës. Dhuna ndaj fëmijëve ndikon si në institucionet gjyqësore dhe sociale të tilla si kujdesi shëndetësor dhe institucione të tjera. Objektivi kryesor në përdorimin e një përgjigje të koordinuar është për të parë figurën si të tërë dhe të vendosë se kush bën çfarë, për të siguruar që përgjegjësitë shtrihen mbi njerëzit e duhur me kompetencën e duhur dhe shmangë mbivendosjen e shërbimeve. Arsyeja pse policia dhe shërbimet sociale punojnë së bashku është sigurisht për të bërë në mënyrë që fëmijët të kenë kujdesin më mirë të mundshëm, se ata do të ndihmohen në mënyrën më të mirë 133

të mundshme dhe sigurisht që do të thotë se ata duhet të bashkëpunojnë me njër-tjetrin duke dhënë informacion, dhe duke bashkërenduar kur flasin me fëmijët në mënyrë që ata nuk do të kenë nevojë të takojnë shumë njerëz. Bashhkëpunimi i policisë dhe shërbimeve sociale mbështetur në ideologjinë, vendimmarrje, dhe ligjet janë shumë jetike për sa i përket luftës kundër dhunës ndaj fëmijëve, prandaj dhe një bashkëpunimi i tyre është mjaft i rëndësishmë. Praktikat në realitet tregojnë një zbatim tjetër të tyre. 4. Diskutimet Vëzhgimet treguan se shumica e drejtorive të policisë i njoftojnë shërbimet sociale kur ka fëmijë të mitur të përfshirë. Përveç këtij studimi, raportet tregojnë gjithashtu se policia është e detyruar me ligj të raportojnë të gjitha rastet e abuzimit të fëmijëve tek shërbimet sociale. Ka një politikë të ndjekur nga departamentet e policisë për të hetuar nëse ndonjë fëmijë është i ekspozuar ndaj dhunës. Kjo tregoi se ka përpjekje të bëra nga departamentet e policisë në Shqipëri për të përmbushur nevojat e fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës. Megjithatë, studimi tregoi gjithashtu se shumica e rajoneve të policisë nuk japin informacionin e nevojshëm duke shpjeguar alterantivat që janë në dispozicion nga organizata të tjera për fëmijët e dhunuar. Nocioni i punës së përbashkët është temë themelore e diskutimit në konferencat, intervista që janë mbajtur me të gjithë profesionistët që punojnë për organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Në përputhje me hulumtimet në këtë studim ekziston perceptimi se ekziston një mospërputhje në dy ligjet që rregullojnë shërbimet sociale dhe policsë. Fakti që dhuna kundër fëmijëve është sfidë e veçanta për të dy institucionet nuk është një gjetje unik i këtij studimi (Lloyd dhe Burman, 1996). Janë dy ligje, strategji të ndryshme që në të vërtetë nuk bashkëpunojnë së bashku duke shkaktuar pengesa në koordinim kryesor mes dy institucioneve. Kjo është pohuar të jetë shkaku, edhe pse pjesërisht, institucionet kanë misione të ndryshme organizative. Shërbimet sociale për shkak të mirëqenies së saj, në vend se të përqëndrohet në aspektin penale të dhunës, pranon një standard të ndryshëm të provave nga ato të pranuara nga departamenti i policisë. Për shembull ata mund të marrin një fëmijë nga një shtëpi nën dyshimin se fëmija është duke u abuzuar, veçanërisht aty ku situata është e rrezikshme, dhe nuk ju duhet asgjë për t`a provuar ndërsa policisë i duhen fakte për t`a provuar dhunën. Megjithatë në rastet kur hetimi policor dështon për të provuar se nuk po dhunohet, forca institucionale e shërbimeve sociale është e kufizuar dhe është aq e fuqishëm që do të thotë dështimin për të marrë në mbrojtje fëmijën që është duke u dhunuar, ky është një nga elementet e ligjit që e bëjnë komplekse, zbatimin dhe implementimin e ligjit të së drejtës. Për këtë arsye, kritikët e sundimit të ligjit të tillë si Fuller (1963), kanë krijuar dallime dhe rekomandime që shoqëritë duhet të arrijnë një ekuilibër mes objektivave të ndryshme në elementet e sundimit të ligjit. 134 5. Konkluzionet Konkluzioni kryesor për këtë studim ishte mospërputhja mes dy ligjeve që rregullojnë punën e policisë dhe shërbimeve sociale, duke çuar kështu në një sfidë koordinimin e dy grupeve të veçanta të rregullave që drejtojnë autoritetet e ndryshme në bashkëpunim. Megjithatë, studimi zbuloi se nëpërmjet komunikimit, shkëmbimin e informacionit, net-worket joformale sociale midis partnerëve, insitucionet janë në gjendje për të kapërcyer pengesat e bashkëpunimit. Në mënyrë që bashkëpunimi të ketë arritje Mohr dhe Spekman, (1994) thonë se komunikimi efektiv midis partnerëve është thelbësore. Cilësia e informacionit është një element kryesor i bartjes së informacionit.

Cilësia përfshin veçori të tilla si saktësinë, mjaftueshmërinë, dhe besueshmërinë e informacionit që jepet. Koha e duhur, informata të sakta dhe rilevante, janë të nevojshme për të arritur objektivat e partneritetit. Shkëmbimin e informacionit dhe duke njohur në rregulloren/ ligjin e funksionimit të njëritjetrit; partnerët duhet të jenë kompetente për të vepruar në mënyrë autonome që marrëdhëniet të ruhen me kalimin e kohës. Përveç kësaj Adler dhe Kwon (2002) argumentojnë se për të arritur nivele të larta të bashkëpunimit midis insitucioneve duhet të ndërtohen marrëdhënie të forta pune në bazë të lidhjeve shoqërore, si dhe nëpërmjet marrëdhënieve të mira jozartare pune. Nëpërmjet marrëdhënieve të mira të punës informale partnerët janë në gjendje ti ofrojnë njëritjetrit, besimin, respektin dhe faljen të cilat janë burime të vlefshme në ndërtimin e partneriteteve bashkëpunuese. Në këtë rast kapitali shoqëror si një element teorik, i përfaqësuara nga normat shoqërore që fillon nga normat formale deri tek ato informale integrohen për objektivin e përbashkët. Nga këto perspektiva mund të konkludohet se lënda e parë për bashkëpunim janë njerëzit që çojnë përpara një partneritet. Bashkëpunimet me anëtarët e ndryshëm, ku personalitete e tyre, aftësitë, dhe pikëpamjet, mund të sjellin ndikim të dukshëm dhe përbëjnë mundësinë maksimale për parandalimin dhe për të ndihmuar fëmijët të ekspozuar ndaj dhunës (Lasker, Weiss dhe Miller 2001). Megjithatë, dallimet në vendimmarrje, ideologjitë dhe mospërputhje në ligjet e bën tepër të vështirë për policinë dhe shërbimet sociale për të bashkëpunuar kështu pyetja kërkimore për këtë studim mbetet. 6. Referencat 1. Bryman, Alan, 2004, Social Research Methods, Oxford University Press, Oxford 2. Connolly, M., & Enneë, J., 1996, Children out of place, Childhood: A Global Journal of Child Research, Vol. 3, p. 131-145 3. CRC, 1989, Convention on the Rights of the Child, Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights http://ëëë2.ohchr.org/english/laë/ crc.htm accessed on 9th November,2012 4. Melton, Gary B., 1991, PRESERVING THE DIGNITY OF CHILDREN AROUND THE ËORLD: THE U. N. CONVENTION ON THE RIGHTS OF THE CHILD, Child Abuse & Neglect, Vol. 15, p. 343-350 5. Silverman, David, editor, 2004, Qualitative Research: Theory, Method and Practice, Sage London. 6. Tobin, John, 2004, Partners ëorth courting: The relationship betëeen the media and the Convention on the Rights of the Child, The International Journal of Children s Rights, Vol. 12, p. 139-167 7. The Daily Star, 2009, Sufferings of our children, published on April 22, 2009. http://ëëë.thedailystar.net/neëdesign/neësdetails.php?nid=85028 8. UNICEF, 2008a, Convention on the Rights of Child http://ëëë.unicef.org/crc/ accessed on November 10, 2012 9. Gambetta, D. (2000) Making and Breaking Cooperative Relations, electronic edition, Department of Sociology, University of Oxford, chapter 13, pp. 213-237 10. Huxham, C. Vangen, S.E (2005) Managing to Collaborate: The Theory and Practice of Collaborative Advantage. Routledge Taylor and Francis Group 135

Referencat ne Web http://www.asp.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=category&id=62&itemid=171&lang=sq http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/ligj%20nr%209749%20dat%c3%ab%2004-05-2007.htm http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/ligj%20nr%207504%20dat%c3%ab%2030-07-1991.htm http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/vendim%20nr%20763%20dat%c3%ab%2011-06-2009.htm http://www.ohchr.org/english/bodies/crc/crcwg60.htm 136

PËRQASJA MULTIDISIPLINARE PËRMES MODELIT TË NJËSIVE PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE SI NJË METODË PËR IDENTIFIKIMIN E HERSHËM DHE PARANDALIMIN E DHUNËS NDAJ FËMIJËVE Enkelejda LOPARI MPS Terre des homes Albania Info@tdhalbania.org; enkelejda.lopari@tdhalbania.org Fjalët kyc : përqasje multidisiplinare, manaxhim rasti, grup multidisiplinar, identifikim i hershëm, rast në rrezik. Abstrakt Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri nr.10347 (Fletore Zyrtare, Rep.Shqipërisë, 2010) hedh bazat për ngritjen dhe funksionimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve pasi parashikon ngritjen e mekanizmave shtetëror në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar për të realizuar identifikimin dhe adresimin e rasteve në rrezik dhe të abuzimit 1 ndaj fëmijëve. Modeli i Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve prezantuar fillimisht nga organizatat jo fitimprurëse është vlerësuar dhe më pas integruar si një model statutor dhe institucional i cili është duke u krijuar në të gjitha njësitë e pushtetit vendor në Shqipëri. Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve raporton se deri në shtator 2012 janë ngritur 64 Njësi 2. Për Mbrojtjen e Fëmijëve në të gjithë territorin e Shqipërsië duke përfaqësuar fillesat e një modeli sistemik institucional të mbrojtjes së fëmijëve. Ky model tashmë i provuar si një model efektiv (Westwater G., 2009) në identifikimin dhe trajtimin e rasteve në rrezik dhe që përjetojnë abuzimin, ka përqafuar përqasjen multidisiplinare në mënyrën e trajtimit të rasteve të fëmijëve të abuzuar. Ky punim fokusohet të sjellë një analizë kritike pikërisht në rishikimin e praktikës aktuale të ndërhyrjes përmes modelit të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe reflekton sesi përqasja multidisiplinare e adoptuar në manaxhimin e rastit në rrezik, mund të shndërrohet në një përqasje të përbashkët sistemike në identifikimin e hershëm të rreziqeve që mund të cojnë në abuzimin e fëmijëve në rastet e fëmijëve dhe familjeve në nevojë dhe si rezultat në një model për të ndërhyrë herët në kohë për të reduktuar rrezikun ndaj fëmijës dhe familjes. Metodologjia e punimit kombinon rishikimin të disa praktikave ndërkombëtare dhe analizës së praktikës aktuale të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve përmes dhjetë rasteve studimore. Njëkohësisht, punimi reflekton për sfidat, përfitimet dhe ofron sugjerime sesi përafrimi i përqasjes multidisiplinare në identifkimin e hershëm të faktorëve të rrezikut mund të promovohet si një përqasje e përbashkët sistemike, si rezultat, mund të ndikojë në rritjen e vëmendjes dhe ndjeshmërisë së ofruesve të shërbimeve bazë të tilla si ato shëndetësore, ligjore, arsimore dhe sociale ndaj fëmijëve në rrezik. 137

Parandalimi i Abuzimit dhe Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve Abuzimi dhe neglizhimi i fëmijëve ndodh në familje, shkollë dhe komunitetin e gjerë pavarësisht nga statusi social dhe ekonomik, mosha, gjinia, besimi fetar, grupi etnik, origjina apo vendbanimi i fëmijës. Sipas modelit ekologjik, nuk ka një shkak të vetëm të përcaktuar për abuzimin ndaj fëmijëve, ndërkohë që ka një mendim të përbashkët që rastet më të shpeshta vijnë si rezultat i kombinimit të faktorëve të lidhur me fëmijën si individ, me familjen, komunitetin dhe faktorët strukturor të shoqërisë (WHO, 2001). Megjithatë prezenca vetëm e këtyre faktorëve nuk mjafton që një situatë abuzive të ndodhë. E thënë ndryshe, prezenca e faktorëve të njohur të rrezikut jo gjithmonë çon në dhunë ndaj fëmijëve dhe faktorët të cilët mund të ndikojnë tek një fëmijë jo domosdoshmërisht ndikon një fëmijë tjetër. Parandalimi i abuzimit të fëmijëve ka marrë forma të ndryshme që kur C.Henry Kempe në vitin 1960 identifikoi sindromën e fëmijës së rrahur (Kempe H., 1985). Politikanët, hartuesit dhe zbatuesit e legjislacioneve, ofruesit e shërbimeve si dhe shoqëria civile e angazhuar në këtë fushë shpesh herë e ka patur shumë të vështirë të identifkojë mënyra efektive për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve si dhe institucionalizimin e këtyre praktikave si pjesë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Termi parandalim ka kuptime të ndryshme. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (2006) e përcakton në këtë mënyrë: PARANDALOJ kal. Marr masa që më parë për të ndaluar diçka të keqe që të shfaqet a të zhvillohet më tej. Masa për të parandaluar një sëmundje. Puna për të parandaluar dëmet (krimet, aksidentet). Parandalimi i veprimeve, sjelljeve dhe faktorëve të padëshirueshëm dhe të dëmshëm në fushën e mbrojtjes së fëmijëve ka rëndësi pasi jo vetëm shpëton jetën e fëmijës, zhvillimin dhe mirëqënien si në terma afatshkurtër dhe në terma afatgjatë, por njëkohësisht parandalimi kursen mjaft burime njerëzore dhe financiare. Ndonëse është tërësisht e pamundur që të eleminohen të gjitha llojet e sjelljeve dhe veprimeve të cilat kanë pasoja negative dhe tragjike për fëmijën, është tërësisht e mundur që të reduktohen ndjeshëm faktorët që rrezikojnë familjen dhe fëmijën. Gjithashtu është e mundur që sistemi i mbrojtjes sociale dhe i mbrojtjes së fëmijëve të mund të frenojnë këto faktorë në stadet e hershme kur fëmija dhe familja janë në nevojë dhe ende nuk kanë kaluar në ciklin e rrezikut. Dhuna ndaj fëmijëve është mjaft komplekse dhe si e tillë kërkon ndërhyrje komplekse. Mbrojtja sociale përfshin një sërë ndërhyrjesh për të zbutur deprivimin social dhe ekonomik dhe bazohet në identifikimin e llojeve të ndryshme të vulnerabilitetit dhe rreziqeve, dhe mënyra sesi këto zhvillohen përgjatë gjithë ciklit të jetës. Kjo sugjeron se vetëm nëpërmjet një vlerësimi të kujdesshëm të të gjitha llojeve të cenueshmërisë dhe rreziqeve, duke mbajtur në konsideratë zhvillimin e kapaciteteve të fëmijëve, është e mundshme që çdo shok i cili zvogëlon kapacitetin e prindërve dhe kujdestarëve për të siguruar nevojat themelore të familjes do të shkaktojnë pasoja që rëndojnë mbi fëmijët (Laci V., Lopari E., 2010). Neni 19 i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës përbën një ndër nenet themelore në përcaktimin e konceptit të mbrojtjes së fëmijëve. Ky nen përcakton jo vetëm kategoritë e dëmit nga i cili duhen të mbrohen fëmijët, por njëkohësisht specifikon hapat dhe masat dhe mjetet konkrete që duhen ndërmarrë nga shtetet për të siguruar këtë mbrojtje dhe për të ndihmuar fëmijën për të kaluar këtë situatë. Gjithnjë e më shumë, modelet dhe praktikat pozitive tregojnë se fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve si një fenomen mjaft kompleks duhet të adresohet përmes një qasje sistemike. Zhvillimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, përfshin një sërë ligjesh, politikash, rregullash dhe 138

shërbimesh të nevojshme - sidomos për mirëqenien, edukimin, shëndetin, sigurinë dhe në sistemin e drejtësisë - në mënyrë që të parandalojë dhe t i përgjigjet cënimit të mbrojtjes së tyre. Ky sistem nuk duhet të adresojë dhunën në momentin që ndodh por njëkohësisht duhet të arrijë të parandalojë në momentin kur dyshohet ose ekzistojnë faktorë rreziku të cilët mund ta vendosin fëmijën në rrezik. Pra përfshin dhe funksionin parandalues dhe të ndërhyrjes së hershme në mjedisin ku fëmija jeton dhe rritet në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmëri dhe siguri të këtij mjedisi. Në skemën 1, jepet në mënyrë skematike lidhja mes sistemit të përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. Faktet dhe evidencat nga realiteti në Shqipëri ndonëse janë ende të fragmentuara dhe të pa studiuara në mënyrë sistematike sjellin shumë shembuj pozitiv sesi në rastet kur sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe i shërbimeve sociale, mjekësore, arsimore e të tjera reagon herët në kohë, mund të parandalojë rreziqet ndaj fëmijës dhe si rezultat dhunën ndaj fëmijëve. Gjithnjë e më tepër, modelet dhe praktikat pozitive po synojnë që mes mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve të krijohen sa më tepër marrëdhënie të Sistemet e përkujdesitshoqëror për fëmijët dhe familjet Niveli primar UNIVERSAL Edukim, Informim, dhe ndërgjegjësim KUADRI LIGJOR DHE I POLITIKAVE Niveli sekondar I TARGETUAR Mbështetje e familjes - Ndërhyrjet e hershme VAZHDIMESIA E PERKUJDESIT Intensiteti i rrezikut K ERK IMI DHE ANA LIZA Niveliterciar INDIVIDUAL Shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve Mbështetje intensive e familjes Përkujdes jashtë shtëpisë Skema 1.(UNICEF) integruara ku njëra mund të influencojë tjetrën dhe anasjelltas. Krijimi i marrëdhënieve sinergjike mes këtyre dy sistemeve influencon pozitivisht dhe në aspektin e parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve sic ka treguar dhe praktika ndërkombëtare. 1 Modele pozitive nga praktika ndërkombëtare që promovojnë parandalimin Ekziston një marrëveshje e gjerë mes studiuesve se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët është që të parandalohet dhuna dhe neglizhimi dhe fëmija dhe familja të mbështeten me programe ndihmë përpara se problemi të shndërrohet në situatë krize. Rishikimi i literaturës kryesore në vendet si Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia, sugjeron se kjo mund të arrihet nëse ofruesit e shërbimeve bazë, të tila si: shërbimet shëndetësore, shërbimet sociale, shërbimet e punësimit, shërbimet e asistencës ekonomike, gjendja civile, shkolla e të tjera si këto të cilat janë në kontakt të rregullt me fëmijën dhe familjen kanë dëshirë dhe marrin përgjegjësinë për të identifkuar dhe për t iu përgjigjur herët në kohë nevojave të fëmijës dhe familjes (ARACY, 2010). Përgjatë viteve janë zhvilluar një sërë modelesh teorike dhe konceptuale të cilat ndihmojnë për të analizuar sesi strukturat e shërbimeve sociale dhe të mbrojtjes sociale mund t i shërbejnë më mirë targetimit të nevojave të familjeve në nevojë, si dhe të ofrojnë ide për rishikimin e këtyre shërbimeve për t iu përgjigjur sa më mirë problemit. Disa nga modelet më të njohura përfshijnë: kornizën ekologjike zhvillimore, modelin e parandalimit të krimit situacional, teorinë e atashimit, teorinë e traumës, teorinë e zhvillimit të fëmijës, teorinë zhvillimore psikopatologjike, teorina mbi përkatësinë gjinore, modelin e shëndetit public, modelet e përfshirjes terapeutike (Hunter, 2011). Këto modele janë huazuar kryesisht nga fusha e shëndetit mendor, fusha e shëndetit publik dhe edukimit. Modeli i shëndetit publik ofron një kornizë konceptuale e cila nëse do të realizohej, mund të zhvendosë funksionin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve më tepër drejt parandalimit dhe bashkëpunimit me sistemet e tjera. Ky model e koncepton sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në tre nivele: a) parësor, b) dytësor dhe c) tretësor, duke e paralelizuar me nivelet e sistemit shëndetësor. Në nivelin parësor përfshihen programet dhe ndërhyrjet të cilat targetojnë gjithë komunitetin ose familjet në mënyrë që të aksesojnë shërbimet bazë 139

Vazhdimësia e Shërbimeve Shpërndarja e Shërbimeve sipas këtij Modelit të Shëndetit Publik SHËRBIME DYTËSORE SHËRBIME PARËSORE ÇDO FËMIJË Shërbime Tretësore Shërbime dytësore Shërbime Parësore dhe burimet e domosdoshme për të siguruar cilësi jetëse si dhe që mund të kontribuojnë potencialisht në abuzimin ndaj fëmijëve. Në nivelin dytësor ose ndërhyrjet e fokusura përfshihen programet për familjet në nevojë, për fëmijët të cilët janë në rrezik për abuzim- si psh fëmijët me nevoja të vecanta, aftësi të kufizuara, pa prindër të cilët janë në nevojë për më tepër mbështetje. Në nivelin tretësor përfshihen familjet dhe fëmijët të cilët janë në situatë dhune. Këto ndërhyrje synojnë të reduktojnë ndikimin afat-gjatë të abuzimit dhe të parandalojnë ripërsëritjen e abuzimit. Këtu përfshihen shërbimet statutore për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve. Pra, në modelin e shëndetit publik, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, sic është modeli i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve të ndërtuar tashmë në Shqipëri janë një nga komponentët e sistemit që mbron fëmijët. Baum (1998) evidenton tre parime kryesore të modelit të shëndetit publik: a) Fokusi tek popullata si entitet. Theksi tek strategjitë e promocionit dhe parandalimit në nivel popullate; b) Zhvillimi i një sistemi shëndetësor që t i përgjigjet problemeve apo manifestimeve të ndryshme të shëndetit të një popullate; c) më tepër fokus tek adresimi i rrënjëve të faktorëve social, ekonomik, biologjik, gjenetik, mjedisor, kulturor si dhe në pasojat e tyre në të gjithë popullatën. Ky punim nuk synon të eksplorojë në thellësi qasjen e shëndetit publik megjithatë është për t u theksuar se në disa nga vendet më të zhvilluara si në Amerikë, Australi dhe në Angli, kjo qasje është promovuar dhe zhvilluar si një nga modelet më pozitive për të konceptuar ndërhyrjet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve pasi thekson si aspektin parandalues të problemit dhe atë trajtues. Kjo do të thotë që kur ky model zbatohet në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, atëherë flet për krijimin e një sistemi të shërbimeve në vazhdimësi i cili është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë dhe ku shërbimet sociale, mjekësore, arsimore, ligjore janë të ndërlidhura në zinxhir dhe përmbushin nevojat e fëmijës apo familjes sipas nivelit të ndërhyrjes. Modeli i shëndetit publik në adresimin e dhunës ndaj fëmijëve është adoptuar gjerësisht në këto vende të zhvilluara dhe në thelb ky model kërkon që shtetet dhe qeveritë të fillojnë të planifikojnë më tepër burime njerëzore dhe financiare në nivelin parësor dhe dytësor si dhe të ripërshtasin përqasjet e ndërhyrjeve të shërbimeve të ndryshme në mënyrë të tillë që të funksionojnë si një filtër apo rrjetë ku identifikimi i nevojave dhe rreziqeve për familjen dhe fëmijën të realizohet herët në kohë dhe të arrihet të parandalohet. Disa programe të njohura dhe të zhvilluara si rezultat i përqasjs së këtij modeli janë: programet e prindërimit, programet e fuqizimit të familjes, programet e edukimit dhe informimit të hershëm për dhunën ndaj fëmijëve, programet e vizitave në familje të punonjësve social dhe ndjekjes së mirërritjes së fëmijës krah për krahë me personelin shëndetësor etj. Megjithatë, ky model ka kufizimet e veta dhe ende nuk janë prodhuar fakte dhe evidenca të sakta për të parë efektivitetin e këtyre ndërhyrjeve (Hunter, 2011). Modeli i Manaxhimit të Rastit përmes Modeli i NjMF-së si pjesë thelbësore e përqasjes sistemike (rishikim i praktikës aktuale të NjMF-ve) 140 Themeluar në nivelin e qeverisjes vendore, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve është një ofrues publik i shërbimeve sociale për fëmijët në rrezik ose që përjetojnë situata dhune, me qëllim koordinimine përgjigjeve dhe veprimeve ndaj rreziqeve të tilla si, abuzimi dhe shfrytëzimi keqtrajtimi i fëmijëve. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, është një strukturë administrative e Zyrës për Ndihmën Ekonomike

dhe Përkujdesin Social dhe në këtë moment ka një punonjës social i cili luan rolin e menaxherit të rastit. NjMF ka për qellim identifikimin dhe referimin e fëmijëve në rrezik dhe / ose viktima të neglizhencës, abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit përmes menaxhimit të Planit Individual të Mbrojtjes dhe Kujdesit. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve zbaton një model të shërbimeve sociale të projektuar për të mbështetur familjet dhe fëmijët në nevojë (Laci V., Lopari. E., 2010). Kjo arrihet përmes modelit të menaxhimit të të rastit, ndërmjet një grupi aktorësh shumëdisiplinor, duke ndjekur një procedurë hap-pas-hapi të ndërhyrjeve, duke filluar nga një vlerësimi fillestar, i plotë dhe hartimi i planit të ndërhyrjes, për çdo rast dhe duke vazhduar me rishikimin e rregullt dhe monitorimin e zbatimit të planit të ndërhyrjes për rastin. Përqasja multidisiplinare në menaxhimin e rastit në rrezik ose në situatë dhune është thelbësore në adresimin e nevojave dhe situatave komplekse të abuzimit të fëmijës, si dhe synon të sigurojë që shteti ndërmerr masa për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna dhe në radhë të dytë kjo ndërhyrje është në interesin më të lartë të fëmijës. Rishikimi i statistikave për përiudhën 2010-2012, në një grup prej dhjetë Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve tregon se janë trajtuar 1082 raste të fëmijëve në rrezik apo në situata abuzimi. Përvoja mesatare e punës së këtyre punonjësve të NjMF-ve në këtë shërbim është 3 vjet. Identifkimi I hershëm I faktorëve të rrezikut përmes përqasjes multidisiplinare të përbashkët Modeli Piramid i mbështetur në Modelin e Shëndetit Publik Modeli Piramid i mbështetur në Modelin e Shëndetit Publik Vazhdimësia e Shërbimeve ME FËMIJË NË RREZIK FËMIJË NË NEOJË RREZIK I LARTË - 8% RREZIK I MESË - 69.4% RREZIK I ULËT - 22.4% Vazhdimësia e Shërbimeve Shërbime Tretësore Shërbime dytësore Shërbime parësore Piramida është përmbysur ÇDO FËMIJË ÇDO FËMIJË Skema 2 Skema 3 Njëkohësisht nëse rastet kategorizohen përgjatë piramidës së niveleve të rrezikut të mbështetur në Protokollin e Punës së NjMF-së dhe asaj të ofrimit të shërbimeve sipas modelit të shëndetit publik do të kemi situatën e mëposhtme. (Shqiperisë, 2010)Rishikimi i të dhënave për shpërndarjen e rasteve në nivelet e rrezikut tregon se në nivelin e mesëm dhe të lartë të rrezikut adresohen rreth 75% e rasteve, dhe në nivelin e ulët të rrezikut janë rreth 22,4% të rasteve. Ky është tregues pozitiv pasi tregon se njësitë për mbrojtjen e fëmijëve ndonëse të reja kanë arritur të identifikojnë dhe menaxhojnë një numër të lartë rastesh në rrezik dhe në situatë dhune dhe neglizhimi. Njëkohësisht, Skema 3, e cila tregon nevojën për shërbime të 10 rasteve studimore të analizuara, na tregon se piramida është përmbysur pasi shumica e rasteve të cilat cilësohen si raste në rrezik, në momentin e identifikimit dhe refereimit paraqesin nevoja të cilat qartësisht nuk janë adresuar në nivelin e shërbimeve bazë pra në nivelin bazë. Këto raste kur përfundojnë për shërbime pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe përvec situatës së abuzimit apo dhunës kanë nevoja të shumta të cilat mund dhe duhet të ishin adresuar më herët në kohë pasi kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve bazë. Njëkohësisht, kjo mospërmbushje e këtyre nevojave 141

mund të supozohet se mund të nxisë më tej situatat e rrezikut për familjen dhe fëmijën dhe të influencojë në situatën e dhunës ndaj fëmijës. Rishikimi i 10 rasteve në rrezik të mesëm na tregon se nevojat kryesore bazë të fëmijëve dhe familjeve lidhen me shërbimet bazë të tilla si: Rregjistrim në gjendjen civile. Probleme shëndetësore (vaksinimi, mungesë mjekimesh etj). Rregjistrim në shkollë. Mundësi për të ndjekur rregullisht shkollën /kopshtin për shkak të vështirësive financiare dhe mos përfshirjes në skemën ekonomike. Probleme në marrdhëniet familjare (konflikt, situatë e vështirë ekonomike). Mungesë të ardhurash për të përballuar nevojat bazë jetësore. Probleme strehimi. Kequshqyerje për fëmijët dhe familjen. Histori dhune në familje ose ndaj fëmijëve. Të gjitha këto janë shërbime të cilat duhet të adresohen nga shërbimet bazë shëndetësore, të asistencës ekonomike, të shkollës, të zyrave të punësimit, strehimit e të tjera. Sigurisht që ka nevojë për një analizë më të thelluar për të parë arsyet se përse këto nevoja nuk janë përmbushur herët në kohë dhe sesi ka ndikuar konfigurimi i sistemit të shërbimeve në këtë drejtim apo si mund të kenë ndikuar faktorë të tillë si : besimi në sistem, sjelljet ndihmë kërkuese të popullatës, procedurat burokratike të sistemit, informimi dhe ndërgjegjësimi i grupit etj. Nevojat e rasteve nëse renditen në nivelin dytësor përfshijnë: Probleme të lidhura me të nxënit (për fëmijën ose prindin) Probleme të shëndetit mendor Probleme alkooli Sëmundje terminale të njërit prind. Cështje divorci dhe dhune mes prindërve Vendqëndrim të paqëndrueshëm (fëmijë dhe familje në lëvizje) Dhunë episodike ndaj fëmijëve nga ana e prindërve/kujdestarëve. Të gjitha këto janë shërbime të cilat duhet të adresohen nga shërbimet dytësore të tilla si: shërbim i specializuar për problemet e të nxënit, shërbim i specializuar për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor, këshillim dhe mbështetje për manaxhimin e situatave të tilla si divorci, strehimi, edukim dhe këshillim për mirë rritjen e fëmijës. Nevojat në nivelin tretësor (3 raste) përfshijnë: Probleme të dhunës së vazhdueshme dhe intensive ndaj fëmijëve. Probleme të shfrytëzimit për lypje/punë. Traumë psikologjike si rezultat i abuzimit seksual Probleme të rënda shëndetësore 142 Të gjitha këto janë shërbime të cilat duhet të adresohen nga shërbimet tretësore që është Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe në këto raste fëmija duhet të zhvendoset menjëherë nga mjedisi i

dhunës, në një qendër emergjence si dhe t i ofrohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor, psikologjik dhe juridik. Njëkohësisht, vihet re se pranë Njësisë për mbrojtjen e fëmijëve, ka dhe një grup familjesh në nevojë të cilat kërkojnë ndihmë për shërbime të ndryshme pavarësisht se mund ose mund të mos kenë shqetësim kryesor dhunën ndaj fëmijës. Në këto raste punonjësi i NjMF-së i referon tek shërbimet e tjera. Këto janë rastet kur fëmija është ende i sigurt pranë familjes, dhe nuk ka tregues të rrezikut të abuzimit. Roli kryesor i Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve lidhet kryesisht me nivelin dytësor dhe tretësor të rrezikut. Njëkohësisht, duke qenë se sistemi i shërbimeve sociale është ende në zhvillim e sipër, është për t u përqëndruar pak më tepër tek fakti që pranë njësisë vijnë dhe raste të nivelit të ulët të rrezikut si dhe fakti që ka një numër të konsiderueshëm të rasteve të nivelit të mesëm dhe të lartë, gjë që jep sinjale që sistemi më i gjerë i mbrojtjes së fëmijëve dhe shërbimeve sociale dhe mbrojtjes sociale nuk arrin të parandalojë sic duhet dhunën ndaj fëmijëve. Hipoteza e ngritur në këtë reflektim është se nëse shërbimet sociale do të modelojnë një përqasje multidisiplinare dhe në nivelin bazë të shërbimeve dhe të adresojnë përmes këtij modeli rastet e nivelit të ulët të rrezikut atëherë ka shumë mundësi që shumë nga faktorët e rrezikut të parandalohen herët në kohë dhe gjithashtu shërbim ofruesit në nivelin parësor të bashkëpunojnë më ngushtë për të rishikuar me kujdes sesi të përmbushë nevojat e rastit dhe njëkohësisht nëse ka dyshime për faktorë rreziku të referohet pranë njësisë për mbrojtjen e fëmijëve apo në nivelin dytësor të shërbimeve. Rishikimi i shifrave tregon se në këtë moment, sistemi arrin të targetojë ato raste të cilat janë aktualisht në ciklin e rrezikut të mesëm dhe të lartë, duke mos arritur të parandalojë. Si rezultat dhe shërbimet që ofrohen për rastin duhet të fokusohen në ato dy nivele kryesisht gjë që sjell: Rrezik më të lartë për të ndikuar pozitivisht, ndihmuar dhe mbështetur fëmijën në vazhdimësi dhe mundësi ndikimi pozitiv për pasojat afatgjata të dhunës ndaj tyre. Kosto më të lartë nga pikëpamja e ofrimit të shërbimit pasi shumë studime tregojnë se trajtimi ka kosto shumë herë më të lartë se parandalimi. Koordinimi i shërbimeve përmes metodologjisë së menaxhimit të rastit përmes përqasjes multidisiplinare ndodh vetëm kur fëmija është në ciklin e rrezikut ose në situatë dhune kur ndërkohë përgjegjësia e shërbimeve bazë fillon që në momentin e parandalimit ose dyshimit për abuzim. Në këtë mënyrë qasja multidisiplinare tashmë e zbatuar në nivelin e mesëm dhe të lartë të rrezikut, mund të përshtatet edhe për nivelin e ulët të rrezikut, ku është ilustruar përmes një skeme të thjeshtë. Përafrimi i Ndërhyrjes Multidisiplinare në Shërbimet Bazë Parësore Rasti Shërbimet Parësore Shërbimi Ligjor Shërbimi Shënd. Admin Social zyrat e Punësimit MAN. Rasti Shkolla/ Kopshti Shërbimi Social Policia e Shtetit Evidentohen / Dyshohet për Rreziqe ndaj fëmijës Shërbimet Dytësore Shërbimet Tretësore NUK EVIDENTOHEN NEVOJA TË TJERA QË VENDOSIN NË RREZIK Skema 4 143

Në modelin e paraqitur në Skemën 4, në momentin që një familje kërkon ndihmë ose evidentohet psh përmes administratorëve social se ka nevojë për ndihmë atëherë ndërmerret një vlerësim më i plotë multidisiplinar, me konsensusin e familjes, për nevojat e ndryshme që ka familja dhe nëse nuk evidentohen nevoja të tjera përvec ndihmës ekonomike atëherë familjes i ofrohet kjo ndihmë dhe rasti adresohet. Por, nëse familja pervec nevojës për ndihmë ekonomike ka nevoja të tjera si psh. Nevoja shëndetësore, arsimore, punësimi, atëherë kërkohet të thirret grupi multidisiplinar i përbërë nga mjeku i familjes, drejtuesit e shkollës që e frekuenton fëmija, organizata që funksionojnë në zonë etj,, dhe diskutojnë për këto nevoja duke hartuar një plan mbështetës për familjen dhe fëmijën. Ky plan mund të cilësohet si një Plan Kujdesi për Familjen dhe Fëmijën dhe adreson nevojat e ndryshme të identifikuara me synimin që këto nevoja të mos kthehen në faktorë rreziku. Zbatimi i planit mund të monitorohet në vazhdimësi nga zyra e shërbimeve sociale në njësinë përkatëse vendore. Nuk është qëllimi i këtij reflektimi të analizojë në detaje se se kush mund ta marrë ketë përgjegjësi dhe si mund të ndërtohet ky detyrim. Nëse kjo përqasje do të përqafohet si pjesë ose diskutim në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale që ka ndërmarrë Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është e nevojshme të eksplorohet më tej dhe të analizohet me kujdes. Më poshtë jepen disa avantazhe dhe përfitime të kësaj përqasje. I vendos fëmijët në qendër të procesit dhe i bën të dukshëm në sistemin e shërbimeve sociale, mjekësore, arsimore, mbrojtjes sociale përmes identifkimit të nevojave dhe jo vetëm të rreziqeve. I vendos familjet në qendër të procesit që në fazat e hershme të identifikimit dhe procesit të ndihmës dhe si rezultat krijon një mundësi shumë të madhe për të parandaluar herët në kohë faktorët të cilët rrezikojnë mbrojtjen dhe mirëqënien e fëmijëve. Fokusohet tek ofruesit e shërbimeve bazë përmes një përqasje multidisiplinare dhe modeli të përbashkët bashkëpunimi mbështetur në rolet, detyrimet dhe përgjegjësitë dhe njëkohësisht në fushat e tyre të ekspertizës. Ndikon në krijimin e marrdhënies dhe besimit me fëmijën dhe familjen në një moment më të hershmëm dhe jo thjesht në momentin e rrezikut ose të traumës kur ka ndodhur abuzimi. Ka përqasje holistike pasi fokusohet tek fëmija dhe familja si dhe tek ofruesit e ndryshëm të shërbimeve bazë. Mundëson që fëmijëve dhe familjeve të marrin në kohën e duhur shërbimet në bazë të nevojave. Ka kosto më të ulët për shtetin se sa trajtimi i viktimave të abuzimit. Parandalon kalimin e rasteve në nivel «rreziku të lartë» duke qënë se përfitojnë shërbime që në nivelin e ulët dhe të mesëm. Njëkohësisht kjo qasje mund të jetë sfiduese pasi ekzistojnë shumë barrierat dhe sfidat të cilat duhet të analizohen dhe studiohen më tej në mënyrë që të eksplorohet më tej modeli : 144 Puna në ekip multidisiplinar është një praktikë e re dhe ende nuk është brendësuar nga ofruesit e shërbimeve, ndonëse është vënë re se ka shumë raste të suksesshme të cilat janë rezultat pikërisht i punës në ekip multidisiplinar. Sistemi lëviz nga një përqasje sistemike për mbrojtjen në një përqasje holistike e shëndetit publik. Kjo do të thotë se është e nevojshme që modeli i shëndetit publik të njihet më tepër në kontekstin e Shqipërisë. Kërkon një mekanizëm të thjeshtë, jo burokratik për të kryer identifikimin fillestar të nevojave të fëmijës dhe familjes. Ky mekanizëm duhet të analizohet brënda mekanizmave ekzistues funksional të shërbim

ofruesve dhe në vecanti të shërbimeve sociale në nivel vendor. Kërkon angazhim, njohuri dhe shprehi të përbashkëta në njohjen dhe kuptimin e dhunës dhe rëndësinë e parandalimit. Në vetvete, kjo do të thotë se duhet të krijohet një kulturë e përbashkët mes shërbim ofruesve për modelin, identifikimin e hershëm dhe mënyrës së bashkëpunimit. Krijon nevojën për modelimin e programeve të fokusuara në : modelet e prindërimit, vizitave në familje për informim dhe edukim, fuqizimin e familjes, punës me qëndrimet dhe sjelljet ndaj fëmijëve si pjesë e programeve të shërbimeve sociale në komunitet dhe me familjen dhe të buxhetuara nga shteti. Nevojë për më tepër punonjës social si punonjës të terrenit ose si pjesë e shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjen për të siguruar profesionalitetin sidomos në aspektin e ndërhyrjes dhe punës me familjen dhe procesin e vlerësimit të nevojave, jo vetëm materiale por dhe ato për edukim, informim, ndryshim të sjelljeve etj. Ka nevojë të provohet dhe të vlerësohet efektiviteti i ndërhyrjes, kostos si dhe në vecanti ndikimi në parandalimin e dhunës. Kërkon edhe vendosjen e një buxheti specifik për të mbështetur fushatat parandaluese dhe informuese Konkluzione Studiuesit dhe hartuesit e politikave sociale dhe programeve për mbrojtjen dhe mirëqënien e fëmijëve gjithnjë e më shumë po e vënë theksin në faktorët mbrojtës dhe rikuperues të fëmijës dhe familjes në mënyrë që të reduktojnë rreziqet si dhe ndërtojnë kapacitetet e familjes dhe fëmijës për t u përballur me këto rreziqe (Caliber Ass., 2001). Njëkohësisht, vende të ndryshme të zhvilluara po e vendosin më tepër theksin sesi sistemi i shërbimeve parësore, të tilla si : shërbimet mjekësore, arsimore, ligjore, sociale të mund të arrijnë të parandalojnë duke punuar së bashku, duke ndarë të njëjtat përgjegjësi dhe angazhim në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve. Në kontekstin e Shqipërisë është e rëndësishme që të reflektohet sesi shteti mund të alokojë më tepër burime njerëzore dhe financiare në programe parandalimi, të ndërhyrjes së hershme dhe fuqizimit të familjes. Njëkohësisht, është e rëndësishme të evidentohen mënyra të përshtatshme për kontekstin lokal sesi sistemet e ndryshme, mbrojtja sociale, përkujdesja sociale, shërbimet sociale në nivel lokal dhe qëndror, sistemi i mbrojtjes së fëmijëve të krijojnë më tepër lidhje dhe të integrohen në mënyrë që të ndikojnë pozitivisht tek fëmija dhe familja. Ky reflektim kritik nuk mund të vinte nëse nuk do të evidentohej praktika pozitive e ndërtuar përmes modelit të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve, përmes modelit të manaxhimit të rastit dhe përqasjes multidisiplinare në identifkimin dhe manaxhimin e rasteve të fëmijëve. Rritja e numrit të fëmijëve në situatë dhune dhe abuzimi tregon rritje të identifikimit të këtyre rasteve përmes shërbimit statutor të NjMF-ve, si dhe tregon se ende sistemi nuk arrin të parandalojë sidomos rastet e dhunës ekstreme dhe që mund të rezultojë në fatale për fëmijët. Përafrimi i përqasjes multidisiplinare në menaxhimin e rastit në një stad më të hershëm të identifikimit të nevojave të fëmijës dhe familjes, mund të ndikojë pozitivisht që shumë faktorë rreziku të parandalohen dhe si rezultat të mos rrezikojnë sigurinë e fëmijëve. Kjo përqasje njëkohësisht mund të përafrojë gjithë sistemin e shërbimeve sociale dhe të përkujdesit, mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen ndaj fëmijëve në një përqasje të përbashkët jo vetëm për identifkimin e hershëm por dhe në përgjigjen e sistemit herët në kohë për të përmbushur nevojat e fëmijës dhe familjes në mënyrë që të mos influencojnë negativisht dhe nxisë më tej kushtet e vulnerabilitetit. 145

Bibliografia ARACY. (2010). Working Together to Prevent Child Abuse and Neglect - a common approach to identifying and responding early to indicators of need. Australia: Australian Research Alliance for Children and Youth- ISBN: 978-1-921352-67-6. Baum, F. (1988). The New Public health: An Australian Perspective. Melburn, Australia: South Melbourne, Oxford University Press. Caliber Ass. (2001). Emerging practices in the prevention of child abuse and neglect. Washington DC: Department of Health and Human Services, USA. Hunter, C. (2011). Defining the public health model for the child welfare services context. Australia: National Child Protection Clearinghouse. Kempe H., D. M. (1985). The Battered - Child Syndrome. Child Abuse and Neglect, pp. Vol. 9, 143-154. Laci V., Lopari E., Sendrine C.. (n.d.) (2011). Exploring Synergies between Social Protection and Child Protection.Puna Sociale dhe Politika Sociale. Revistë Shkencore Nr. 3, 2011. Dajti 2000. Tiranë. Rep.Shqipërisë, R. e. (2010, dhjetor). Fletorja Zyrtare e Republikes se Shqiperisë. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, pp. 8287-8299. Westwater G., J. V. (2009). Vlerësimi i Ndërhyrjes së Njësive për mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të reformave për mirëqenie sociale dhe procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Shqipëri. UNICEF & Austrian Development Cooperation. Tiranë, Albania: UNICEF Albania. WHO (2001). Prevention of Child Abuse and Neglect. Making the links between human rights and public health. 20, Avenue Appia, CH-1211 Geneva 27 Switzerland: WORLD HEALTH ORGANIZATION. 1 Termat abuzim dhe dhunë ndonëse janë të ndryshëm, përdoren në të njëjtin kuptim dhe i referohen përdorimit të qëllimshëm të gjitha formave të abuzimit fizik, psikologjik, seksual dhe manifestimeve të tjera të cilat cojnë në lëndimin, dëmtimin, vdekjen apo dëmtimit të zhvillimit të ploë të fëmijës. 2 Këto njesi janë ngritur ne Shqipëri ne bashkite: Sarande, Gjirokaster, Korce, Pogradec, Vlore, Berat, Kucove, Elbasan, Fier, Durres, Peshkopi, Kukes, Shkoder, dhe ne komunat, Milot, Balldre, Kolsh, Zejmen ne rrethin e Lezhes. Partnerë kryesore në ngritjen dhe mbështetjen e tyre janë: UNICEF, Terre des Hommes, Save the Children, World Vision, AlbAid Kukës dhe Partnere për Fëmije. 146

SHËRBIMET SOCIALE TË PËRQËNDRUARA NË FUQIZIMIN E FËMIJËS, RAJONI FIER Eridjona KICA Aleanca për fëmijët në Shqipëri/ UNICEF Observatori për të drejtat e fëmijëve, Fier e-mail: eridjona_87@yahoo.com Abstrakt Tema e artikullit është: Shërbimet sociale të përqëndruara në fuqizimin e fëmijës, rajoni Fier. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj teme është se grupmosha e fëmijëve 0-18 vjeç në rajonin e Fierit është në nivele të ndjeshme. Në vitin 2011 në qarkun Fier 24.98% të popullsisë e përbëjnë fëmijët e kësaj grupmoshe. Nga krahasimi i shifrave me vitin paraardhës (2010) evidentohet një ulje e numrit të fëmijëve në nivel rajonal me 2.7%. Gjithashtu edhe pse rajoni i Fierit është i madh, i rëndësishëm edhe i zhvilluar, shërbimet sociale ndaj fëmijëve të dhunuar nuk janë të konsolidura dhe shpesh mungojnë. Qëllimi i këtij artikulli është të demonstroj ecurinë e punës së programeve/ shërbimeve sociale në fuqizimin e fëmijëve nëpërmjet evidencave. Pyetja kërkimore e matshme e ngritur për hartimin e këtij artikulli është: A janë programet dhe shërbimet sociale ekzistuese në rajonin e Fierit të mjaftueshme për të fuqizuar fëmijët e viktimizuar? Metodologjia e ndjekur konsiston në mbledhjen e të dhënave sasiore nga institucionet që ofrojnë shërbime në mbrojtjen e fëmijëve, sikurse dhe të institucioneve monitoruese të zbatimit të të drejtave të tyre dhe të dhënave cilësore nga puna në terren e Observatorit për të drejtat e fëmijëve në rajonin e Fierit. Njësia për të drejtat e fëmijëve në Fier është ngritur në fund të vitit 2011. Në rajonin e Fierit janë ngritur 8 Njësi për mbrojtjen e fëmijëve nga 49 të tilla në nivel kombëtar, pra 16.32% e këtyre Njësive ndodhen në rajonin e Fierit. Të gjithë Njësitë për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, kanë arritur të trajtojnë 953 fëmijë, prej të cilëve në rajonin e Fierit janë trajtuar 91 raste nga të cilat 10 janë mbyllur. Rritja e ndjeshmërisë publike dhe institucionale ndaj të drejtave të fëmijëve dhe ngritja e kapaciteteve në mbrojtjen e tyre, është një hap i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Në nivel rajonal në Fier nuk ka një strategji të fëmijëve për qarkun Fier. Në shtator është ngritur grupi i punës për hartimin e saj. Sado të ekzistoj puna e mirë, serioziteti dhe dëshira, mungesa e një strategjie rajonale, e cila evidenton nevojat specifike në zona konkrete, kufizon ndjeshëm efektshmërinë e ndërhyrjeve. Fjalët kyçe: Shërbimet sociale: Programe që kanë në fokus zbutjen e varfërisë, nxitjen e integrimit shoqëror, garantimin e të drejtave dhe standardeve të ndihmës e përkujdesit për kategoritë në nevojë. Fuqizimi i fëmijës: Edukimi i fëmjëve rreth të drejtave të tyre dhe sigrurimi i qasjeve të këtyre të drejtave në drejtësi, shëndetësi publike, arsim. 147

148 Njësia për të drejtat e fëmijëve: Mekanizëm në nivel vendor, është pjesë e strukturës administrative të qarkut që ka për detyrë monitorimin dhe vlerësimin e mënyrës së zbatimit të ligjeve dhe politikave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në territorin e qarkut. Njësia për mbrojtjen e fëmijëve: Mekanizëm në nivel vendor, është pjesë e strukturës administrative të bashkisë/ komunës, si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale. Rajoni i Fierit: Njësi administrative, e cila përbëhet nga tre rrethe: Fier, Lushnje dhe Mallakastër. Ky rajon kufizohet në pjesën veriore nga qarku i Tiranës, në veri-lindje nga qarku i Elbasanit, në lindje nga qarku i Beratit, në jug-lindje nga rrethi i Tepelenës, në jug nga rrethi i Vlorës dhe në perëndim laget nga ujërat e detit Adriatik. Hyrje Të drejtat e fëmijëve janë ligjëruar dhe mbrohen sipas Ligjit numër 10 347, datë 4. 11. 2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, i cili i vjen në mbrojtje të gjithë fëmijëve me shtetësi shqiptare, që ndodhen brënda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Të drejtat e fëmijëve, jo vetëm që duhet të ekzistojnë në parim, por duhet të marrin edhe mbështetjen e duhur nga mekanizmat institucional në nivel qendror dhe vendor, të përcaktuara nga ligji 1. Ndërkohë mekanizmat institucional vendor në qarkun Fier, janë ngritur në nivel qarku: Njësia për të drejtat e fëmijëve në këshillin e qarkut Fier, pjesërisht edhe në nivel bashkie/ komune: Njësia për mbrojtjen e fëmijëve, e cila gjendet në 8 njësitë vendore: Bashkia Fier; Bashkia Roskovec; Komuna Dërmenas; Komuna Ruzhdie; Bashkia Lushnje; Bashkia Ballsh; Komuna Greshicë; Komuna Hekal. 1 OBSH (2001), Deklaratë për Komitetin për të Drejtat e Fëmijës Këto mekanizma bashkëpunojnë edhe me institucionet e tjera publike si edhe me aktorët e shoqërisë civile me fokusin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Fëmijët e grupmoshës 0-18 vjeç në qarkun Fier, janë në një numër të konsiderueshëm, për këtë arsye dhe politikat sociale duhet të fokusohen drejt kësaj kategorie. Në vitin 2011 në qarkun Fier 24.98% e popullsisë përbëhet nga fëmijët e kësaj grupmoshe. Nga krahasimi i shifrave me vitin paraardhës (2010) evidentohet një ulje e numrit të fëmijëve në nivel rajonal me 2.7%. Gjithashtu edhe pse rajoni i Fierit është i madh, i rëndësishëm edhe i zhvilluar, shërbimet sociale ndaj fëmijëve të dhunuar dhe të marxhinalizuar nuk janë të konsolidura dhe shpesh mungojnë. Nga të dhënat paraprake dhe vëzhgimet e drejtpërdrejta, rezulton se fëmijët më të prekur nga dhuna dhe viktimizimi janë fëmijët me aftësi të kufizuara. Qarku i Fierit ka një numër të ndjeshëm të këtyre fëmijëve. Konkretisht qarku Fier për vitin 2010 numëron 2442 fëmijë të grupmoshës 0-18 vjeç, që përbëjnë 1,8% të fëmijëve në nivel qarku. Kjo shifër e pozicionon qarkun e Fierit të tretin në nivel kombëtar për numrin e lartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar pas Tiranës dhe Elabasanit. Ndërsa sa i takon përqindjes së kësaj kategorie ndaj numrit total të fëmijëve 0-18 vjeç, qarku Fier për vitin 2010 renditet i pesti me 1,8% pas Dibrës 2,5%, Kukës 2,1%, Shkodër 2,1%, Elbasan 1,9%. 2 Megjithë specifikën e këtij problemi, në rrethin Fier ka vetëm një klasë speciale dhe një qendër ditore për FAK. Megjithatë kapacitetet e këtyre institucioneve janë të pamjaftueshme për të përballuar numrin e lartë të këtyre fëmijëve. Në institucionet më të rëndësishme publike, si shkollat apo spitalet, kushtet fizike (rampa, mbështetëse) për këta fëmijë mungojnë tërësisht 3. Gjithashtu në qarkun Fier jo vetëm që mungojnë shërbimet për FAK, që shpesh bien pre e abuzimeve, por mungojnë totalisht qendrat rehabilituese dhe të përkujdesjes sociale për fëmijët e dhunuar. 2 Informacion i marrë nga Shërbimi social shtetëror Tiranë, 2012 3 Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara (2004)

Metodologjia Për shkrimin e këtij artikulli është përdorur metodologjia e mbledhjes së të dhënave sasiore nga institucionet që ofrojnë shërbime në mbrojtjen e fëmijëve, sikurse dhe të institucioneve monitoruese të zbatimit të të drejtave të tyre dhe të dhënave cilësore nga puna në terren e Observatorit për të drejtat e fëmijëve në rajonin e Fierit. Arsyeja kryesore e përzgjedhjes së nje metodologjie të tillë është paraqitja e një tabloje sa më reale për limitet e shërbimeve sociale të përqëndruara në fuqizimin e fëmijës në rajonin Fier. Duke mbetur brënda limiteve të kohës dhe burimeve, metodologjia e aplikuar i jep përgjigje pyetjes kërkimore. Burimi kryesor i të dhenave është rishikimi i dokumenteve, raporteve të aktorëve të interesuar dhe të përfshirë, Ligjit për të drejtat e fëmijëve. Metodologjia e ndjekur konsiston në mbledhjen e të dhënave sasiore nga institucionet e mbrojtje së fëmijëve, trafikimit të tyre, fëmijëve të dhunuar dhe cilësisë/ efektivitetit të shërbimeve/ programeve të fuqizimit të fëmijëve në Shqipëri. Pyetja kërkimore e ngritur në këtë artikull është konstante për integrimin dhe fuqizimin e fëmijëve në politika sociale: A janë programet dhe shërbimet sociale ekzistuese në rajonin e Fierit të mjaftueshme për të fuqizuar fëmijët e viktimizuar? Shërbimet për fuqizimin e fëmijëve dhe roli i tyre Në Shqipëri nuk ekziston ende një politikë tërësore e harmonizuar ndërsektoriale lidhur me dhunën kundër fëmijëve, që të jetë e shoqëruar me legjislacion të kompletuar, me burime financiare edhe njerëzore të mjaftueshme dhe me strukturat e duhura implementuese, monitoruese dhe vlerësuese 4. Megjithatë, ekzistojnë disa dokumente të tjera të rëndësishme si Strategjia Kombëtare për Fëmijët, si dhe Strategjia Kombëtare e Shërbimeve Sociale. Po kështu është hartuar edhe Strategjia Kombëtare Kundër Trafikimit të Fëmijëve 5 dhe Mbrojtjes së 4 Qendra e Zhvillimeve humane (2006), Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri, faqe 80 5 Strategjia Kombëtare kundër trafikut të qenieve njerëzore 2008-2010 Fëmijëve Viktima të Trafikut 6. Shërbimet ndaj fëmijëve janë një produkt final, për të cilin puna e ngritur duhet të zbatohet dhe të funksionoj në disa nivele. Së pari në nivelin e mekanzimave institucional qendror sepse pas hartimit të ligjit, rëndësi tejet të madhe paraqet implementimi i tij. Në këtë mënyrë, ngritja e mekanizmat institucional në nivel qendror është një proçes i përfunduar duke sjellë: Këshillin kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; Ministritë që bashkërendojnë punën për çështjen e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve; Agjensia Shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Së dyti në nivelin e mekanzimave institucional vendor: Njësitë e qeverisjes vendore duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e zbatimit të ligjit, por edhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Ngritja e Njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel qarku (CRU) është ende në proçes, pasi nuk ka ende një shtrirje në të 12 qarqet e Shqipërisë. Ndërkohë në qarkun Fier CRU-ja është ngritur në fund të vitit 2011. Ndërsa ngritja e CPUve është një proçes edhe më kompleks, pasi duhet të shtrihet deri në nivel komune. Në Fier CPU bashkia Fier e ka filluar e para aktivitetin e saj në muajin Dhjetor të vitit 2006 si projekt i Terre des hommes në varësinë e Bashkisë Fier. Bashkia Fier, që nga krijimi i Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve deri tani ka menaxhuar rreth 150 raste, kryesisht dhunë në familje dhe neglizhim. Ndërsa gjatë kësaj periudhe kjo zyrë ka realizuar: 57 raste në menaxhimin e dhunës në familje dhe neglizhim; 10 aktivitete sensibilizuese; 2 forume në lidhje me dhunën; Takime me komunitetin; Dhenia e paketave shkollore 500 fëmijëve (çanta, kancelari); Dhenia e 500 paketave ushqimore për 500 familje nga të cilat 200 familje ishin me fëmijë jetim; Dhenia e ndihmës ekonomike nga organizata ALSAR për 20 fëmijë jetim. 6 Strategjia kombëtare kundër trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve viktima të trafikut, (2004) 149

150 Raste të identifikuara në Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë Lushnje dhe Komunën Dërmenas për periudhën Prill - Qershor 2012 janë:në komunën Dërmenas gjatë kësaj periudhe 3 mujore ka patur: vetëm 1 rast të ri të identifikuar; menaxhimi i rreth 40 raste me ndihmën e Terre des hommes; kryerja e 23 vizita në familje; mbështetja e 2 rasteve me ndihmë mjekësore, një fëmije autik i janë blerë ilaçet, ndërsa një fëmijë është operuar në spitalin e Fierit për një problem shëndetësor; menaxhimi i rreth 5 rasteve në bashkëpunim me struktura të tjera, si qendra shëndetësore, shkolla etj. Në bashkinë Lushnje gjatë kësaj periudhe 3 mujore: janë identifikuar 4 raste: 2 raste kanë probleme ekonomike, 1 rast është për keqtrajtim nga njërka dhe rasti i katërt është sherr për probleme pronësie. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkinë Lushnje ka menaxhuar rastin e një familjeje në vështirësi ekonomike e shëndetësore me tre fëmijë të mitur, me banim në fshatin Sopez - Komuna Gradisht. Në bashkinë Lushnje është zhvilluar një prezantim informues i bazës ligjore për krijimin e Njësisë së Koordinimit nga pushteti vendor, në bashkëpunim me institucionet e tjera që operojnë në qytetin e Lushnjës, për të monitoruar nga afër problemet me dhunën ndaj fëmijëve. Krijimi i Njësisë së Koordinimit, synon të vendos: standartet ligjore të monitorimit dhe evidentimit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve; informimin e fëmijëve mbi të drejtat dhe liritë e tyre; trajtimin psikologjik të viktimave të dhunës fizike e verbale; rehabilitimin e tyre dhe krijimin e lehtësirave për denoncimin e dhunës ndaj kësaj kategorie. Bashkia Lushnje ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një numër pa pagesë (0800 23 25), për të denoncuar të gjitha rastet e dhunës ndaj fëmijëve, duke siguruar ndihmën e nevojshme sipas institucionit përkatës. Ndërsa puna në 5 CPU-të e tjera në nivel rajonal, është në faza fillestare.drejtoria e policisë në qarkun Fier gjatë vitit 2011 ka identifikuar: 5 raste fëmijësh në nivel qarku, që janë dhunuar; 5 denoncime për dhunë dhe 5 persona të ndaluar për dhunë, abuzim ndaj të miturve; 3 raste të vetëvrasjes së fëmijëve. Strategjia rajonale për mbrojtjen e fëmijëve është programi bazë i politikave sociale për fëmijët që adreson nevojat më imediate dhe më thelbësore në kohë të ndryshme dhe në zona të ndryshme për fëmijët. Zanafilla e ndërhyrjeve, politikave dhe shërbimeve të ofruara duhet të niset nga kjo Strategji. Në nivel kombëtar vetëm 2 qarqe operojnë me Strategji rajonale për të drejtat e fëmijëve. Qarku Fier ndonëse është i zhvilluar nuk ka ende një Strategji rajonale për mbrojtjen e fëmijëve. Shërbimet sociale që ofrohen janë në përputhje me Strategjinë kombëtare 7. Në muajin shtator të vitit 2012 u ngrit grupi i punës me donatorë UNICEF për hartimin e Strategjisë rajonale për të drejtat e fëmijëve. Konkluzione Ky artikull ilustroi se shërbimet sociale të përqëndruara në fuqizimin e fëmijës në rajonin Fier janë të pakta dhe në fazat fillestare të punës në zonat ku janë ngritur. Ky artikull synoi realizimin e përmirësimeve të ndjeshme të implementimit të kuadrit ligjor të të drejtave të fëmijëve. Efektshmëria do të arrinte nota pozitive dhe optimiste nëse do të kishte më tepër institucione që ofrojnë shërbime për fëmijët e dhunuar. Kjo gjë do të çonte në rritjen e fuqizimit të fëmijëve dhe zbatimit të të drejtave të tyre për një jetë të qetë dhe pa dhunë. Një nga prioritetet kryesore të dikasterit të drejtësisë duhet të jetë ngritja dhe funksionimi i një sistemi të përshtatshëm dhe bashkëkohor drejtësie për të miturit, që do t i sjellë realitetit shqiptar arritjen e standardeve të pranuara ndërkombëtare në këtë fushë. Me rëndësi paraqitet ngritja e njësive 7 Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2001), Republika e Shqipërisë

këshillimore dhe rehabilituese, që merren me rastet urgjente ku ka dhunë ndaj fëmijëve. Aktorët që duhet përfshihen në mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve janë: administratorët shoqërorë në bashki/komuna, psikologët e shkollave, mësuesit, edukatorët ne kopshte, mjekët e familjes, sektori i anti-trafikimit në polici, punonjësit social të qendrave të shërbimeve sociale publike dhe jopublike, punonjësit e OJF-ve. Efektshmëria më e lartë e shërbimeve do të arrihej nëse ngrihen qendra rehabilitimi afatgjata për fëmijët viktima të dhunës ose fëmijët dëshmitarë të dhunës; rishihen lëndët shkollore me qëllim që të pakësohet stresi te mësuesët dhe nxënësit, shtrihet shërbimi psikologjik në të gjitha institucionet e edukimit dhe të përkujdesjes shoqërore duke e mbështetur atë në të dhënave të besueshme. Bibliografi 1- Qendra e Zhvillimeve humane (2006), Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri, mediaprint 2- Konventa mbi të drejtat e fëmijës CRC, (1990), Shqipëria 3- OBSH (2001), Deklaratë për Komitetin për të Drejtat e Fëmijës 4- Strategjia Kombëtare për Fëmijët 5 vjeçare (2001), Republika e Shqipërisë 5- Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 2005-2010 6- Ligji i decentralizimit të shërbimeve sociale në nivel lokal 7- Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara (2004) 8- Strategjia kombëtare kundër trafikimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve viktima të trafikut, (2004) 9- Strategjia Kombëtare kundër trafikut të qenieve njerëzore 2008-2010 10- Kodi Penal, neni 128/b 151

SHËRBIMET SHOQËRORE TË PËRQËNDRUAR NË FUQIZIMIN E FËMIJËVE, FAMILJEVE DHE KOMUNTIETIT SI MASË PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR. AUTORE: MA. Etleva ZEQO (MURATI) Doktorante në proçes Drejtoria e Politikave të Shërbimeve Sociale - Specialiste Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Mob: 00355682081058 Mail: etlevaz@yahoo.com 152 Parlamenti Shqiptar është në momentin që sa po u miratua ligji Për ratifikimin e konventës së OKB-së Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Kjo konventë përfaqëson aktin e parë ndërkombëtar, në të cilin aftësia e kufizuar njihet si çështje e të drejtave të njeriut. Për herë të parë OKB-ja nëpërmjet këtij instrumenti ndërkombëtar, ka parashikuar të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të personave me aftësi të kufizuar, duke vendosur një kuadër efektiv për mbrojtjen e të drejtave të 650 milionë personave me aftësi të kufizuara në botë. Ratifikimi i Konvent s ishte një detyrim në kuadër të proçesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në zbatimit të nenit 2 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku përcaktohet detyrimi i respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe në kuadër të planit të veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE-së, konkretisht, rekomandimit 11 Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Konventa u njeh personave me aftësi të kufizuara mbrojtjen dhe gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut, të pranuara në nivel ndërkombëtar, si dhe i detyron vendet anëtare që të krijojnë një shoqëri, ku personat me aftësi të kufizuar mund të integrohen lehtësisht në shoqëri. Konventa, në thelb të saj, nuk krijon të drejta të reja, por synon që përfitimi i të drejtave ekzistuese të zgjerohet dhe të garantohet për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në mbarë botën vlerësohet të jetë 200 milionë 1 dhe mbi 80% e tyre jetojnë në botën në zhvillim dhe gëzojnë pak ose aspak kujdes shëndetësor ose arsimim apo jetojnë në varfëri, provojnë disproporcionalisht dhunë fizike dhe seksuale, nuk u dëgjohet zëri dhe nuk kanë asnjë mundësi për të gëzuar një jetë familjare, për të marrë informacion, për të luajtur, për t u marrë me sport, art apo kulturë. 1 Më shiko, më dëgjo një udhëzues mbi përdorimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara për të çuar përpara mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; -Save the Children

Fëmijët me aftësi të kufizuara nuk shikohen si fëmije; ata shihen si persona që nuk janë të aftë apo nuk kanë nevojë për dashuri, humor, miqësi e stimuj të tjerë po në të shumtën e rasteve ata izolohen, mënjanohen dhe janë të prirur të pësojnë dhunë fizike e seksuale dhe për këtë vështirë sendëshkohet ndokush. Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, pjesë e grupit të personave me aftësi të kufizuara, vazhdojnë ende të jenë të disavantazhuar dhe të diskriminuar, edhe në shoqërinë tonë. Në Shqipëri, janë mbi 18,000 fëmijë me aftësi të kufizuar 2, të identifikuar si përfitues të pagesës, ndërkohë numri total i fëmijëve është 1,048,702 3. Fatkeqsisht, flitet shumë pak apo pothuajse aspak për fëmijët me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Kuadri ynë ligjor garanton ofrimin e shërbimeve shëndetësore, shërbimeve shoqërore, arsimim, për kohën e lirë, formim profesional dhe punësim për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuar, në baza të barabarta me fëmijët e tjerë. Mirëpo, nuk parashikohen masa specifike për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në mjediset familjare apo në komunitet duke e trajtuar këtë kategori nën kuadrin e përgjithshëm të termit fëmijë apo persona me aftësi të kufizuar Dhuna, në shqiperi është një problem që ndikon tek individët, familjet dhe komunitetet. Ky fenomen nuk është i ri për shoqërinë tonë, por ajo i ka rrënjet në traditën patriarkale si rolet e rrepta gjinore, autoriteti patriarkal, rendi hierarkik në familje, të cilat kanë zënë vend për një kohë të gjatë në shoqëri 4. Vështirësitë që përballet sot një familje kur ka një fëmijë me aftësi të kufizuara janë të shumta, si: mirërritja, edukimi, arsimimi apo shërbimet shëndetësore 5, pasojat e të cilave ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit te prindërit, kryesisht te nënat, si dhe shoqërohet edhe me lindjen e shumë problemeve në shëndetin fizik e mendor të tyre. Vështirësitë shtohen edhe kur prindërit ndeshen 2 Burimi Zyrtar i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta 3 Strategjia Kombëtare për Fëmijët në Shqipëri 4 Dhuna ne familje ne shqiperi vrojtim komberat instat 2009 5 http://ww.standard.al/index.php/2011-07-25-15-55-32/138- jemi-edhe-ne-drama-e-familjeve-me-fëmije-me-ak ( Raporti botëror mbi dhunën, 2006 me mungesën e mjedisit miqësor, pranues si në shkollë dhe komunitet dhe mungesa e shërbimeve të specializuara për këtë grup. Në këtë situatë, prindërit i kushtojnë vëmëndje sigurisë dhe plotësimit të nevojave bazë dhe merren pak ose aspak me përkujdesjen emocionale dhe shpritërore të tyre. Një pjesë e tyre e pranojnë se ekziston dhuna ndaj fëmijëve të tyre, por e pranojnë si një formë ndëshkimi edhe edukimi. Dhuna fizike shoqërohet edhe me atë psikologjike duke u bërtitur, apo mbyllur në dhomë, ndonjëherë i lënë edhe në shtëpi vetëm. Abuzimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar është i padukshëm për shkak të mungesës së shërbimeve të specializuara si dhe të një sistemi të unifikuar mbrojtjeje, trajtimi dhe referimi. Fëmijët me aftësi të kufizuar jo gjithmon kanë mundësi të raportojnë një rast dhune dhe keqtrajtimi kjo për shkak të gjendjes së tyre fizike, mendore dhe psikologjike. Kushtetuta nuk i ka trajtuar në mënyrë të veçantë të drejtat e fëmijëve në fushën e përkrahjes sociale dhe të sigurimeve shoqërore dhe nuk ekziston legjislacion specifik në Shqipëri që mbulon mbrojtjen e fëmijëve. Ligji 6 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore parashikon ndihmën në para dhe shërbimet shoqërore që duhet të përfitojnë nga shteti individët dhe grupet në nevojë. Pjesë e mbrojtjes shoqërore për zbutjen e pasojave të varfërisë, është dhe ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura, me të ardhura të pamjaftueshme jetëse dhe për ato familje me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh. Ndihma ekonomike, për kategoritë e përcaktuara më lart, jepet në formën e një kësti mujor, në lekë ose përfitimi mujor, në natyrë. Pjesë e programit të pagesave është pagesa e aftësisë së kufizuar, ndryshe nga programi i ndihmës ekonomike për familjet e varfëra, i cili bazohet në testimin e të ardhurave, ky program duhet të bazohet në vlerësimin e aftësisë së kufizuar si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit të lindura apo të fituara gjatë jetës. Ky vlerësim bëhet nga 6 Ligji nr.9355, date 10.03.2005 Për ndihmën dhe Shërbimet Sociale i ndryshuar 153

KMCAP, i cili është vetëm një komision mjekësor. Ky komision kryn vlerësimin fizik të personit dhe shqyrton epikrizën të lëshur nga strukturat e specializuara të spitaleve rajonale. Vendimi i këtij komisioni përcakton shkaqet, grupin e aftësisë së kufizuar; shkallën e aftësisë për punë dhe nevojën për kujdestarë. Pra ky komision nuk merr në konsideratë realizimin e funksioneve dhe pjesëmarrjen e individit me AK në jetën shoqërore. Ky komision nuk jep rekomandime mjekësore, terapeutike, arsimore, rehabilituese, për punësim etj. Po ashtu mjekët e KMCAP në sigurimet shoqërore nuk mbulojnë fushat dhe kërkesat ligjore që duhet të realizojnë gjatë vlerësimit të AK. Vlerësimi aktual nuk përcakton detyrat që duhet të ketë kujdestari me pagesë, plani i përkujdesit, mënyrën e raportimit. Pagesa e PAK është indeksuar pothuajse çdo vit, deri në 2009, ka ndjekur ritmet e ndryshimit të pagës minimale dhe më pas, në bazë të legjislacionit në fuqi janë indeksuar duke iu referuar ndryshimeve të çmimeve të konsumit. Fëmijët me aftësi të kufizuar nxiten dhe marrin 200% të pagesës së aftësisë së kufizuar në rastet, kur vazhdojnë shkollën e mesme dhe 300% të pagesës, kur vazhdojnë shkollën e lartë; Pagesë kujdestarie për fëmijën me AK që nuk mund të kujdeset për veten sipas vendimit të KMCAP. Pagesa e PAK sipas viteve dhe kategorive 2007 2008 2009 2010 2011 2012 Me aftësi të kufizuara të lindur/fituar & kujdestare 8000 8700 8700 9000 9300 9500 pagesa e para dhe tetraplegjikëve 8000 7 8700 8 8700 9000 9 9300 10 9500 kujdestarët e para dhe tetraplegjikëve 9200 11 9500 9800 10000 të verbërit dhe kujdestarët 8000 8700 12 9800 13 10200 14 10600 15 10850 154 Shtylla e tretë e sistemit të mbrojtjes sociale është skema e shërbimeve të përkujdesit. Personat që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror pranohen në institucionet rezidenciale publike pa pagesë, nëse familjet e tyre nuk kanë asnjë të ardhur. Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen për grupet në nevojë në institucionet rezidenciale, qendrat ditore ose në shtëpi. Këto shërbime financohen nga buxheti qëndror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore. 7 Udhëzimi MPCSSHB nr. 1959, datë 19.09.2006 8 VKM nr. 872, datë 18.06.2008 9 Udhëzimi MPCSSHB nr. 2210, datë 25.11.2010 10 Udhëzimi MPCSSHB nr. 114, datë 04.08.2011, 11 VKM nr.618, datë 7.9.2006 të Këshillit të Ministrave Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar i ndryshuar 12 VKM nr. 870, datë 18.06.2008 13 VKM nr. 626, datë 11.06.2009 14 Udhëzimi MPCSSHB nr. 2209, datë 25.11.2010 15 Udhëzimi nr. 115, datë 04.08.2011 Shërbimet shoqërore private përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat rezidenciale, në qendrat ditore apo në shtëpi të financuara privatisht. Në kuadër të decentralizimit bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individët, që janë banorë të atij qyteti apo komune. Fëmijëve me aftësi të kufizuara u ofrohen shërbime në qendrat rezidenciale të zhvillimit, të cilat kanë ngritur pranë tyre edhe shërbime ditore për të përfshirë sa më shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, kryesisht në zonat urbane dhe ato me dëndësi më të lartë të popullisë. Edhe në zonat ku këto qëndra funksionojnë ka vështirësi në frekurentimin e tyre nga PAK për shkak të largësisë, mungesës së transportit, vështirësi që lidhen në mos respektimin e kushteve të infrastrukturës për PAK, etj. Nga pikëpamja gjeografike këto institucione janë të vendosura në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat, Korçë, Vlorë, Durrës. I gjithë shërbimi social për personat me aftësi të kufizuar deri në vitin 2002 ka qenë i mbizotëruar nga dy format klasike: shërbimi rezidencial në institucione dhe qendra të zhvillimit

dhe programi qeveritar i mbështetjes ekonomike të personave, me pagesën e paaftësisë dhe në raste të tjera edhe me pagesën e kujdestarisë. Procesi i deinstitucionalizimit ka si qëllim lëvizjen e përfituesve nga shërbimet rezidenciale në alternativa të tjera shërbimesh, si shtëpitë-familje, jetësa gjysmë e pavarur, apartamente të mbrojtura etj. P.sh., në Shkodër janë ngritur 6 shtëpi familje, me atelie pune dhe veprimtari të tjera riintegruese, ku trajtohen 54 fëmijë. Ky model, financohet nga burime të shoqatës dhe fonde të buxhetit të shtetit. Po në këto zona funksionojnë disa qëndra ditore jopublike të ngritura nga OJF-të, që kanë ofruar modele të suksesshme rehabilitimi për fëmijët dhe i kanë përgatitur për shkollimin e tyre ose në klasa të zakonshme ose në ato të integruarat. Dinamika e shërbimeve në vite Viti 2007 2008 2010 2011 Qendra P Jp P JP P JP P JP Re Di Re Di Re Di Re Di Re Di Re Di Re Di Re Di Qendra 8 15 11 14 16 17 16 17 5 3 15 7 4 7 9 5 12 7 9 5 12 T:Pak 325 660 381 1.210 464 392 350 400 Burimi: SHSSH Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në qëndrat e shërbimeve është i standartizuar dhe bashkëkohor. Metodologjia e shërbimit të përkujdesit ka si objektiv integrimin më të mirë social dhe shëndetësor të PAK, kjo nëpërmjet mbështetjes së punës në grup. Realizimi kërkon aktivitet multidisiplinar të profesionistëve për një kujdes shëndetësor, edukim, stërvitje fizike, modifikimin e faktorëve të rrezikut dhe parandalimin e efeketeve dytësore jo favorizuese fizike dhe psikologjike. Pas këtij vlerësimi fillestar, ekipi multidisplinar do të përcaktojë objektivat e trajnimit afat mesëm, teknikat e trajtimit, mjetet edukative dhe mbështetje individuale të përsonit më aftësi të kufizuar. Plani i kujdesit individual, përfshin edhe observim të individit, ku pasqyrohen aftësia e klientit për realizimi i aktiviteteve të jetës së përditëshme: kujdesi për veten, ushqyerja, socializimi, lëvizshmëria, lidhja me të afërmit etj. E vecanta për këtë grup qëndron në faktin se duhet të zhvillohen programe të thjeshta, për nxitjen individuale duke përfshirë teknikat e relaksimit, aktivitete dhe ushtrime krijuese të cilat janë bazë për zhvillimin pozitiv të tyre. Por edhe në standartet e shërbimeve shoqërore, nuk është parashikuar proçedura e identifikimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës, por shikohet në këndvështrimin e trajtimit të barabartë dhe ankimimit. Në momentin që një PAK i ofrohen shërbime në qëndra, nuk ka një plan edhe për familjarët e tij, si psh: intervistimi dhe punësimi i nënës së fëmijës në mënyrë që ajo të lehtësohet si nga ana shoqërore ashtu edhe ekonomike, të ndjehet më e dobishme dhe të mos jetë vetëm në funksion të fëmijës me AK. Plani duhet të përfshijë edhe trajtim psikologjik të anëtarëve të familjes, në mënyrë që të ndjehen të qetë, të gatshëm për të vazhduar aktivitete të tjera ekonomike (trajnim profesional) shoqërore, emocionale për të evituar sa të jetë e mundur fenomenet negative. Sipas një studimi të realizuar nga qëndra e shërbimeve Shtepia e Kuqe, ka treguar se një ndër ndryshimet, që përjeton familja kur ka dhe rrit një fëmijë me aftësi të kufizuar është divorci. Prindërit më së shumti baballarët, marrin vesh për ekzistencën e një fëmije me aftësi të kufizuar largohen nga shtëpia dhe bëjnë nënën fajtore. Fenomeni i divorcit, si një problem social, ndikon shumë në rritjen dhe formimin e të gjithë fëmijëve, por edhe më shumë tek fëmijët me aftësi të kufizuar duke patur parasysh nevojat e tyre. Fëmijët me aftësi të kufizuar jetojnë më shumë me prindërit, por ka edhe raste kur për asye të ndryshme për ta kujdesen gjyshërit/gjyshet, ose të afërm të tjerë si tezja, daja, ejt. Familja është i vetmi vend ku i ofron siguri fëmijëve me aftësi të kufizuar, 155

156 kjo bën që shumë prej fëmijëve të mos dalin nga shtëpia, situatë e cila sjell faktin që, mjediset e tjera si komuniteti, shkolla etj nuk i pranojnë fëmijët me aftësi të kufizuar. Po ashtu, mungesa e socializimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar është rezultat edhe i dëshirës që Ka ndodhur që fëmijët me aftësi të kufizuar të gjenden në situata risku dhe të jenë pre e abuzimeve seksuale nga pedofilët ose abuzues të tjerë. Duke qenë se kompjuteri është një ndër mjetet e komunikimit të tyre (në rastet kur fëmijët kanë aftësi ta përdorin kompjuterin), ata mund të rrinë në internet për një kohë të gjatë dhe askush nuk i monitoron. Prindërit nuk kanë informacion mbi pornografinë në internet si dhe nuk dinë si ti monitorojnë dhe mbrojnë fëmijët e tyre. Aktualisht, në Shqipëri nuk ka ndonjë strukturë të mirëfilltë, as në nivel qendror e as në nivel lokal që të trajtojë në mënyrë specifike problemin e dhunës kundër fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ndërkohë, duhet theksuar se ekzistojnë disa struktura qeveritare që trajtojnë problemet e fëmijëve në përgjithësi. Në këto shërbime për fëmijët mungojnë ekipet multidisiplinore si dhe punonjësit social. Roli i shkollave është i rëndësishëm për identifikimin dhe referimin e rasteve të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit dhe gjithë formave të tjera të keqtrajtimit të fëmijëve. Psikologu i shkollës konsiderohet si një aktor kyç për adresimin e problemeve që kanë fëmijët, por numri i psikologëve për shkolla dhe për numër nxënësish është i pamjaftueshëm dhe nuk u jep mundësinë atyre të bëjnë aq sa është e nevojshme. Në Janar 2011 figurojnë gjithsej 2123 fëmijë me AK në arsimin 9-vjeçar 16. Në legjislacionin shqiptar është i garantuar krijimi i mjediseve të përshatshme për PAK por zbatimi në praktikë është shumë larg. Poliklinikat kanë një rol shumë të rëndësishëm lidhur me indentifikimin, diagnostikimin dhe referimin e formave të abuzimit dhe keqtrajtimit. Bazuar në 16 Raporti i 4 i Monitorimit të SKPAK 2010, fëmijët e tjerë që të mund të kenë për të komunikuar, lojtur me ta, sjellje këto që shoqërohen edhe me eskzistencën e dhunës dhe abuzimit ndërmjet tyre. Kjo sjell që prindërit ti kritikojnë shpesh. Në familjet, e fëmijëve me aftësi të kufizuar format më të shprehuara janë, goditja me pëllëmbë dhe mungesa e komunikimit midis anëtarëve të familjes. një akt normativ 17, roli i mjekut të familjes është parësor pasi fëmijët me aftësi të kufizuar për shkak të gjendjes së tyre shkojnë shumë shpesh tek mjeku dhe ky fakt e rrit më shumë rolin e diagnostikimit të abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Sektori shëndetësor ka filluar të mbledhë rastet e rregjistrimit të dhunës në familje të raportuara nga rrethet. Gjatë vitit 2011 janë raportuar deri tani 146 raste nga të cilat 84 prej tyre janë fëmijë 18, por nuk ka të dhëna se sa nga këta fëmijë janë më aftësi të kufizuar. Për shkak të gjendjes së tyre fizike, mendore dhe psikologjike raportimi i rasteve të dhunës është shumë i vështirë. Gjithashtu, ndërgjegjësimi i kujdestarëve të fëmijëve mbi raportimin e dhunës keqtrajtimit dhe abuzimit është në nivel të ulët, rezultojnë se në dy vitet e fundit nuk ka asnjë rast të denoncimit të abuzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Rastet më të shumta kanë qenë fëmijë me aftësi të kufizuar që përdoren për lypje dhe shfrytëzim ekonomik. Prindrit ose kujdestarët e tyre i përdorin dhe shfrytëzojnë me qëllim përfitimi. KONKLUZIONE Abuzimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri është një fenomem i padushkëm, dhe shoqëria ka paragjykime në pranimin e tyre në jetën shoqërore; Abuzimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk raportohet, kanë vështirësi për të dëshmuar rastet e abuzimit si dhe ata nuk konsiderohen si raportues të besushëm dhe shprehjet e tyre paragjykohen nga insticionet e sistemit të drejtësisë, apo edhe nga vetë shoqëria shqiptare; Mënyra e shprehjes së abuzimit fizik tek fëmijët me 17 Urdhër Nr 526, datë 2,10, 2009 Për zbatimin e sistemit të referimit të pacientëve në shërbimin shëndetësor 18 Burim i MSH

aftësi të kufizuar më së shumti është nëpërmjet goditjeve me pëllëmbë, shtyrjeve, dëmtimeve fizike, por ka raste të abuzimit fizik me mjete të forta apo privimin e lirisë; Abuzimi psikologjik shprehet me ofendime, përbuzje, etiketime të ndryshme, sharje, mallkime, presione, dhe deri në shprehje si: do të doja të mos kishe lindur kurrë 19 ; Fëmijët me aftësi të kufizuar nuk kanë pothuajse fare infomracion mbi mënyrat e mbrojtjes nga abuzimi seksual. Gjithashtu mungon edukimi seksual i specializuar për këtë target grup. Neglizhimi, nuk shprehet vetëm në mungesën e ushqyerjes, apo kequshqyerjes, veshmbathjes, por edhe në mungesën e interesimit mbi interesat e fëmijëve me aftësi të kufizuar Prindërit përballen me një sërë vështirësish njëherësh dhe me mungesë të theksuar lehtësirash për mirërritjen e fëmijëve me aftësi të kufizua, situatë e cila çon në abuzim psikologjik por edhe abuzim fizik dhe neglizhim. Shkolla konsiderohet një mjedis jo shumë i sigurt për fëmijët me aftësi të kufizuar. Kjo për shkak të diskriminimit, stigmës që fëmijët e tjerë kanë për këtë target grup. Fomat më të ndeshura të dhunës janë ato të abuzimit fizik dhe psikologjik. Abuzuesit në shkolla janë: mësuesit, edukatorët, fëmijët më të rritur dhe fëmijët djem apo vajza. Ka edhe raste të abuzimit seksual në shkolla që kryhet nga fëmijët e tjerë më të rritur djem, të tipit molestim ; Nga viti në vit ka një rritje të shërbimeve të ofruar për PAK, por numri i tyre është i kufizuar në raport me nevojat e PAK. Shërbimet e ofruara nuk mbulojnë gjithë territorin e vendit. Ka rrethe ku nuk janë prezente këto shërbime, dhe në zonat rurale nuk ka asnjë qendër që të ofrojë shërbime për këta persona. Komuniteti është një mjedis ku fëmijët me aftësi të kufizuar ndihen të abuzuar, paragjykuar dhe diskriminuar. Format e ndeshura në mjediset e komunitetit janë më së shumti psikologjik por edhe fizik. 19 Studimi Unë nuk jam ndryshe... kam të drejtë të mbrohem - Studim i shpejtë mbi Fenomenin e Abuzimit të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri- Qëndrës së Zhvillimit Shtëpia e Kuqe Tiranë Legjislacionit shqiptar i mungon një kuadër i mirëfilltë ligjor i mbështetur në një ligj të veçantë vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuar. Mungesa e legjislacionit të veçantë ka sjellë si rrjedhojë edhe mungesën e aktiviteteve sensiblizuese të mirëfillta për nevojat e kësaj kategorie. Në Shqipëri mungojnë qendrat e specializuara për trajtimin dhe rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar viktima të abuzimit. Politikat për fëmijët me aftësi të kufizuar nuk janë specifikisht për ta, por përfshihen si pjesë e personave me aftësi të kufizuar dhe fëmijët në përgjithësi. Institucione si: Policia, Shërbimi Social, Shkolla dhe Shëndeti Parësor nuk janë të përgatitura për të njohur shenjat e abuzimit tek fëmijët me aftësi të kufizuar dhe krijimin e një sistemi referimi dhe menaxhimi të rastit; Në përgjithësi programet e shoqërisë civile janë fokusuar rreth trajtimeve për nevojat shëndetësore dhe përfshirjen e tyre në proçesin mësimor dhe fenomeni i abuzimit të fëmijëve nuk është trajtuar; REKOMANDIME Të vihet në vëmëndje të të gjithë aktorëve që punojnë në këtë fushë: të institucioneve qeveritare në nivel qëndror dhe lokal, si dhe në vëmendje të shoqërisë civile, opinionit publik dhe medias; Fenomeni i abuzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar; Të rishikohet kuadri ligjor që përfshin abuzimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe të bëjë të mundur mbulimin ligjor të të gjitha formave të dhunës në të gjitha mjediset (në shtëpi, shkolla, institucione të shëndetit fizik dhe mendor, institucionet e kujdesit shëndetësor qendra banimi të fëmijëve, komunitete, mjedise publike ejt; Të zhvillohen politika dhe programe, në bazë kombëtare dhe lokale, që të trajtojnë abuzimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar si dhe politika monitoruese të standarteve të shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare dhe shoqëria civile apo shërbimi privat; 157

Për mbrojtjen e fëmijëve nga format e ndryshme të dhunës në Shqipëri janë të nevojshme një kompleks ndërhyrjesh në fusha të ndryshme si: në parandalim, trajtim, dhe referim të rasteve të fëmijëve me aftësi të kufizuar viktima të abuzimit; Të ngrihet një sistem që do të merrej me ankesat e fëmijëve, regjistrimit, dhe raportimit të rasteve të të gjitha formave të abuzimit si dhe të ngrihen njësi këshillimi dhe rehabilitimi afatgjata që merren me rastet e abuzimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar në Shqipëri; Ka nevojë për kualifikime të specializuara për mësuesit që t i përgatisë ata për mënyrën se si duhen trajtuar fëmijët me aftësi të kufizuar për të shmangur diskriminimin, veçimin dhe dhunimin e tyre; Të sigurohet një sistem mbrojtje dhe referimi ku të gjitha mekanizmat e tij të funksionojnë më së miri, për të realizuar identifikimin, referimin dhe monitorimin e rasteve të abuzimit, dhunës, shfrytëzimit dhe neglizhimit; Të bëhen sondazhe periodike për dhunën ndaj fëmijëve si dhe të ngrihet një sistem arkivimi dhe informimi periodik lidhur me dinamikën e dhunës; Të zhvillohen fushata në shkallë të gjerë dhe sistematike për ngritjen e ndërgjegjësimit të popullatës në përgjithësi dhe të profesionistëve që punojnë me /për fëmijët: mësues, edukator, mjek punonjës social, punënjës në institucionet e kujdesit, ejt., mbi indentifikimin, dhe referimin e rasteve të abuzimit tek fëmijët me aftësi të kufizuar; Të merren masa për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla si dhe të informohen fëmijët mbi pasojat e abuzimit në shkollë, veçanërisht fenomeni i bullizmit ; 158 REFERENCA Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Karta Sociale Evropiane (e rishikuar). Ligji nr. 9355 dt. 10.03.2005, Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, i ndryshuar. VKM nr. 8, dt. 7.1.2005 Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të PAK VKM nr.80, dt 24.01.2008 Për miratimin e Strategjisë së Mbrojtjes Sociale i ndryshuar. VKM Nr. 822 date 6.12.2006 Për miratimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror PAK, në qendrat rezidenciale dhe ditore. VKM nr.618, datë 7.9.2006 të Këshillit të Ministrave Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar i ndryshuar Raporti i 4 i Monitorimit te SKPAK 2010, Urdhër Nr 526, datë 2,10, 2009 Për zbatimin e sistemit të referimit të pacientësve në shërbimin shëndetësor Politikate e përfshirjes sociale për fëmijët dhe financimi i tyre në Shqipëri - UNICEF 2009 Dhuna në familje në shqipëri vrojtim komberat INSTAT 2009 Reformimi i ndihmës ekonomike : Nga mbingarkesa tek investimet në reduktimin e varfërisë-raport UNICEF & MPCSSHB & QKSS & IKU-nentor 2011. Studimi Unë nuk jam ndryshe... kam të drejtë të mbrohem - Studim i shpejtë mbi Fenomenin e Abuzimit të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri- Qëndrës së Zhvillimit Shtëpia e Kuqe Tirane. Më shiko, më dëgjo një udhëzues mbi përdorimin e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara për të çuar përpara mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; -Save the Children. Përkujdesi Shoqëror për Pesonat me Aftësi të Kufizuar Mendore - Studimi-Caritas Shqiptar,Qershor 2011 E drejta e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithëpërfshirës-faktoret që kontribuojnë në zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës-word Vision Mars 2012

MBROJTJA E TË MITURVE NDAJ FORMAVE TË DHUNËS SEKSUALE NËPËRMJET INTERNETIT Abstrakt Drnt. Evisa KAMBELLARI Departamenti i të Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës e-mail: evisa.kambellari@yahoo.com Zhvillimet e vrullshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit i kanë dhënë jetë një realiteti të ri të karakterizuar nga një hapësirë e gjerë komunikimesh elektronike të pakushtëzuara në kohë dhe hapësirë. Në sajë të avantazheve që paraqesin mënyrat e reja të komunikimit, aktiviteti njerëzor është zhvendosur gjithnjë e më shumë nga hapësira reale në atë virtuale. Krahas përdorimit të tyre për qëllime të dobishme, teknologjitë e reja të komunikimit janë shndërruar gjithashtu në mjete të fuqishme për subjektet kriminale për mbarëvajtjen e veprimtarisë së tyre. Në këtë kontekst, një problem mjaft shqetësues i cili ka gjeneruar dhe është zhvilluar paralelisht me lindjen dhe zhvillimin e teknologjive te komunikimit është edhe dhuna seksuale ndaj të miturve nëpërmjet shfrytëzimit të shërbimeve të Internetit. Zhvillimet në fjalë, kanë intensifikuar përmasat e praktikave të tilla kriminale në sajë të potencialit të mjeteve të përdorura, të cilat sigurojnë shpejtësi veprimi dhe shtrirje të pakufizuar fizike. Ekspozimi i të miturve ndaj formave të dhunës dhe abuzimit seksual nëpërmjet Internetit analizohet në dy drejtime kryesore: nga njëra anë, aksesi në burime të pakontrolluara elektronike i ekspozon të miturit ndaj materialeve që përmbajnë skena të dhunës apo abuzimit seksual, dhe nga ana tjetër, shfrytëzimi i Internetit dhe i metodave të komunikimit që realizohen nëpërmjet tij mund t i vërë të miturit në kontakt me persona të rritur që ndjekin synime abuzuese. Një hapësirë e konsiderueshme e punimit i kushtohet gjithashtu evidentimit të përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për ndërtimin e mekanizmave efiçente me qëllim parandalimin e shfrytëzimit të rrjeteve të administruara prej tyre, si mjete për shfaqjen dhe shpërndarjen e imazheve të dhunës dhe abuzimit seksual me të mitur apo si burime të ofrimit të materialeve me përmbajtje pornografike. Në këtë kontekst, do të gjejnë trajtim parashikimet e rregullimit ligjor aktual duke u ndaluar veçanërisht në detyrimet që rëndojnë mbi ofruesit e shërbimeve të Internetit, dhe në studimin e kushteve të aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj tyre në rastet e mosmarrjes së masave të nevojshme për parandalimin e realizimit të një veprimtarie kriminale që përfshin forma të ndryshme të ekspozimit seksual të të miturve, nëpërmjet rrjetit 1 Evisa Kambellari është pedagoge efektive pranë Departamentit të së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është e përfshirë në programin e studimeve të Doktoraturës në Shkencat Juridike Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT. Interesat e saj aktuale të kërkimit kanë të bëjnë me studimin e veprave penale të kryera nëpërmjet ose ndaj rrjeteve të komunikimeve elektronike publike si dhe me veçoritë e kriminalitetit të personave juridikë dhe bazat ligjore të aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj tyre. 159

që kontrollojnë. Kuadri normativ kombëtar do të vlerësohet në raport me kërkesat e parashtruara në instrumenta, rekomandime dhe raporte të përpunuara nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë me synimin e evidentimit të përqasjes së rregullimit kombëtar me këto parashikime dhe të hapave të mëtejshëm që mbeten për t u ndërmarrë në këtë drejtim. Në përfundim theksojmë se, problemi i dhunës ndaj të miturve në hapësirën kibernetike duhet parë me po aq shqetësim sa edhe format e dhunës që gjejnë shprehje në botën fizike duke pasur parasysh që e para mund të bëhet një promotor i fuqishëm i së dytës. Në këto kushte është e rëndësishme që problemit t i kushtohet e njëjta vëmëndje nëpërmjet ndërtimit të një kornize të qartë ligjore, hartimit të politikave të veçanta dhe strategjive parandaluese, të cilat të përfshijnë një gamë sa më të gjerë subjektesh vepruese me detyra të mirëpërcaktuara por njëkohësisht edhe të mirëkoordinuara. Fjalë Kyçe: komunikime elektronike, dhuna seksuale në hapësirën kibernetike, grooming, përgjegjësia e operatorëve (ISP), masa parandaluese. 1. Rëndësia e problemit Punimi synon në rradhë të parë të evidentojë ekspozimin e të miturve ndaj formave të dhunës seksuale nëpërmjet Internet-it duke u ndalur në dy drejtime kryesore: së pari, në aksesin e të miturve në burime të pakontrolluara elektronike ku gjenden materiale që përmbajnë skena pornografike apo të abuzimit seksual; dhe së dyti, në mënyrën se si shfrytëzimi i Internet-it dhe i metodave të komunikimit që realizohen nëpërmjet tij mund t i vërë të miturit në kontakt me persona të rritur që ndjekin synime abuzuese (Carlsson, 2001). Duke qenë se zhvillimet teknologjike kanë tejkaluar parashikimet tona mbi impaktin e tyre social, studimi dhe kuptimi i eksperiencave të të miturve në përdorimin e teknologjive të reja të komunikimit paraqitet si një domosdoshmëri e kohës. Dhuna ndaj fëmijëve përbën tashmë një fenomen të gjithëpërhapur që nuk njeh kufij politikë, kulturorë, ekonomikë dhe së fundmi edhe teknologjikë (Muir, 2005). Shprehjet e dhunës në hapësirën kibernetike reflektohen dhe transmetohen në bartës të ndyshëm fizikë në realitetin material. Efekti psikologjik që shaktojnë imazhet e dhunshme seksuale tek vëzhguesit e mitur i përngjan një eksperience të dhunshme që ata mund të përjetojnë në jetën reale. Kapaciteti i tyre intelektual dhe psikik është i papërgatitur për t u përballur dhe reaguar ndaj situatave të tilla, gjë e cila, mund të çojë në vijim në devijanca dhe sjellje abuzuese seksuale. Një rrezik tjetër, që shfaqet ndaj të miturve gjatë kohës që ata shfrytëzojnë shërbimet e Internetit, është edhe ai i vënies në kontakt me abuzues të ndryshëm seksualë, të cilët, shfrytëzojnë lehtësitë e komunikimit virtual për të tërhequr viktimat e tyre të mundshme (Feather, 1999). 2. Ekspozimi ndaj materialeve pornografike 160 Materialet pornografike të disponueshme në Internet përbëjnë shpesh kontaktin e parë që fëmijët dhe adoleshentët kanë ndaj skenave seksuale. Një përvojë e tillë mund të krijojë tek ata një perceptim të shtrembër dhe/ose pervers të intimitetit njerëzor, i cili, mund të jetë tepër i vështirë ose i pamundur të eleminohet në fazat e mëvonshme. Gjithashtu, këto eksperienca të hershme mund të shkaktojnë devijianca seksuale dhe shpesh ndikojnë në marrëdhëniet e ardhshme të vëzhguesve të mitur. Veçanërisht tek fëmijët, të cilët janë në rrugën formimit të personalitetit të tyre dhe zhvillimit të aftësive të arsyetimit kritik, ndërveprimi në një hapësirë virtuale, e cila shfaqet e shkëputur nga emocionet dhe perceptimet e jetës reale mund të ndikojë në një masë të konsiderueshme në shtrembërimin e perceptimit të realitetit. Kemi parasysh këtu që zhvillimi i personalitetit të fëmijëve ndikohet shumë nga ekperiencat që ata përjetojnë. Fëmijët e ekspozuar ndaj materialeve pornografike drejtohen gjithnjë e më shumë ndaj materialeve me përmbajtje pornografike më eksplicite dhe zhvillojnë dëshira të forta për eksperienca të tjera akoma më të dhunshme dhe deviante (Aym, 2010). Gjithashtu, edhe pse nuk mund të përcaktohet një lidhje e saktë dhe e përhershme shkak-pasojë midis ekspozimit

të të miturve ndaj materialeve pornografike dhe sjelljeve të mëvonshme të dhunshme seksuale, studime të ndryshme japin të dhëna në favor të këtij qëndrimi. Kështu p.sh në Australi, 90% nga 101 fëmijë nën moshën 10 vjeç të kuruar në njësitë e veçanta të spitaleve për fëmijë, të krijuara për trajtimin e sjelljeve abuzuese seksuale kanë rrëfyer se ata kanë parë rregullisht imazhe me përmbajtje eksplicite seksuale në Internet (Colman, 2003). Megjithëse, ende nuk është përcaktuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore midis shikimit të pornografisë dhe sjelljeve abuzuese seksuale, pranohet se një ekspozim i tillë mund të përshpejtojë proceset psikologjike, duke shtuar shtrembërimet në perceptimin e realitetit (Marshall, 2000). Një kategori materialesh pornografike në të cilat të miturit mund të sigurojnë lehtësisht akses gjatë kërkimit në Internet janë edhe lojërat pornografike. Subjektet në këto lojëra janë personazhe të kartonizuara dhe impakti që kanë tek fëmijët është akoma edhe më i lartë duke qenë se personazhe të tilla janë më afër me psikologjinë e fëmijës, ato janë pjesë e rëndësishme e botës së tyre dhe fantazisë së moshës. Ndjekja e skenave të mirëfillta pornografike, në të cilat janë të përfshirë personazhe të kartonizuara mund të krijojë tek të miturit idenë e gabuar se përfshirja në këto skena është normale dhe është një sjellje që edhe ata mund ta aplikojnë në botën reale. 3. Joshja seksuale on line Grooming Joshja online, e njohur ndryshe si grooming nënkupton procesin e socializimit, gjatë të cilit, abuzuesi bashkëvepron me të miturin për tërhequr atë drejt abuzimit seksual (Davidson & Gottschal, 2011). Hapësira kibernetike për shkak të veçorive të saj lehtëson krijimin e raporteve të ngushta emocionale dhe psikologjike midis komunikuesve. Kërkesat e ulëta në lidhje me verifikimin e identitetit dhe mendimi i të vepruarit në fshehtësi lehtësojnë krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve on line, marrëdhënie të cilat vendosen dhe bëhen shumë të ngushta në hapësira kohore shumë më të shkurtra se sa në botën reale. Pikërisht, këto lehtësi që paraqet krijimi i raporteve me të mitur në botën virtuale, shfrytëzohen nga abuzuesit seksualë për të vënë në jetë fantazitë dhe qëllimet e tyre. Gjatë kohës që janë në Internet, njerëzit mund të sillen shumë më ndryshe se në jetën reale. Ideja e të qënit vetëm, në një mjedis virtual që siguron anonimitet të plotë, i inkurajon ata të shprehin mendimet dhe dëshirat e fshehura (Lanning & Burgess, 1989). Një mjedis i tillë, ushqen edhe më shumë fantazitë e personave, me prirje abuzive ndaj të miturve dhe lehtëson vendosjen e kontakteve me viktimat e mundshme të mitur. Në sajë të shfrytëzimit të opsioneve të rrjeteve të ndryshme sociale si dhe hapësirave të chat-it, abuzuesit e rritur vendosin kontaktet e para me të miturit, për t i tërhequr ata me pas në fazat e mëtejshme të realizimit të qëllimeve të tyre seksuale në botën materiale. 4. Mbrojtja juridiko-penale Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë sjelljet e paligjshme që lidhen me materialet pornografike në përgjithësi, dhe me pornografinë me të mitur në veçanti, parashikohen në një dispozitë të vetme. Konkretisht në nenin 117 të K.P, të emërtuar Pornografia parashikohet se: Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarja ose publikimi i tyre në Internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë. Paragrafi i parë i dispozitës inkriminon veprime të caktuara të vënies në dispozicion të materialeve pornografike në ambiente fizike të frekuentuara zakonisht apo në bazë të një destinimi të përkohshëm nga të miturit. Ndërkohë, parashikimi që paraqet më tepër rëndësi në kuadër të këtij punimi është ai që përmbahet në paragrafin e dytë të dispozitës, në bazë të të cilit, dënohen veprimet e paligjshme që lidhen me pornografinë me të mitur dhe me shpërndarjen ose publikimin e materialeve pornografike në Internet. Nga interpretimi i dispozitës kuptojmë se një subjekt do të mbajë përgjegjësi penale nëse, 161

162 nëpërmjet përdorimit të shërbimeve të Internet-it, shpërndan ose përhap: (a) materiale pornografike me natyrë të përgjithshme ose (b) materiale të pornografisë me të mitur. Në këtë pikë, është e rëndësishme që të sqarohet se çfarë do të kuptojmë me pornografi me të mitur, duke qenë se natyra që përmban materiali pornografik i shpërndarë ose publikuar, ndikon drejtëpërsëdrejti në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të autorit dhe të veprës. Kështu, sipas nenit 20 të Konventës së Këshillit të Evropës Për mbrojtjen e fëmijëve nga shrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, termi pornografi e fëmijëve nënkupton çdo lloj materiali që përshkruan në mënyrë vizuale një fëmijë të përfshirë në një sjellje reale ose të simuluar seksuale ose çdo pamje të organeve seksuale të fëmijës për qëllime kryesore seksuale. Ndërkohë raporti shpjegues i Konventës parashikon se shprehja sjellje e dukshme seksuale do të mbulojë të paktën këto rrethana: a) mardhënie seksuale midis fëmijëve ose midis një fëmije dhe një të rrituri, të sekseve të njëjta ose të ndryshme ; b) mardhënie seksuale me kafshët c) masturbim; d) abuzim sadist ose mazokist në një kontekst seksual ; e) shfaqje seksualisht nxitëse të organeve gjenitale të një fëmije. Kuptohet se ofrimi publik on line i materialeve të pornografisë me të mitur paraqet rrezikshmëri më të madhe shoqërore duke pasur parasysh cilësitë e veçanta të viktimave. Inkriminimi i pornografisë me të mitur synon jo vetëm të parandalojë dëmin që shkaktohet nga përdorimi i tyre si protagonistë në krijimin e materialeve pornografike por gjithashtu edhe dëmin që rrjedh nga vetë ekzistenca e imazheve apo fjalëve që poshtërojnë dhe dehumanizojnë fëmijët (Akdeniz, 2008). Imazhet e dhunës seksuale ndaj të miturit, mund të nxisin më shumë fantazitë e downloadues-it dhe të shtyjnë atë në kryerjen e akteve abuzive ndaj të miturve. Bllokimi i aksesit të publikut në të tilla imazhe ndihmon në reduktimin e numrit të abuzuesve të mundshëm on line ose off line (Carr, 2010). Nëse i rikthehemi edhe një herë parashikimeve në kodin tonë penal, format e shfaqjeve pornografike në Internet që gjejnë ndëshkim janë shpërndarja dhe publikimi i materialeve pornografike nëpërmjet përdorimit të një rrjeti komunikimi elektronik publik. Në funksion të shpjegimit të elementit objektiv të veprës mund të themi se disa nga mënyrat kryesore të shpërndarjes së materialeve pornografike janë: 1. E-mailet. Nëpërmjet e-mailit mund t u shpënrdahen materiale personave të interesuar ashtu sikurse mund të përdoren për t i transmetuar këto imazhe tek një viktimë e mundshme si pjesë e procesit të joshjes grooming. 2. Chat rooms: Mund të përdoren për të shkëmbyer materiale pornografike si dhe për të tërhequr viktimat e mundshme. Ndërkohë publikimi i materialeve me natyrë pornografike realizohet nëpërmjet vendosjes së tyre në burime online të aksesueshme nga persona të tjerë nëpërmjet krijimit të faqeve të të veçanta (website) me përmbajtje pornografike. 4.1 Problemet e dispozitës penale aktuale Në këtë çështje synojmë të evidentojme disa probleme në formulimin e dispozitës penale aktuale mbi pornografinë, të cilat, ndikojnë në efektivitetin e zbatimit të saj në praktikë, e si rrjedhim në luftën ndaj fenomenit. Studimi i problematikës së dispozitës në fjalë bëhet në një perspektivë krahasuese duke ballafaquar rregullimin ligjor kombëtar me parashikimet që përmbajne instrumenta të rëndësishme ndërkombëtare në këtë fushë si dhe me përvojën e vendeve të tjera. Ndër çështjet që nuk mbulohen nga dispozita aktuale, përmendim: Mungesën e një parashikimi të veçantë për rastin kur shpërndarja dhe publikimi lidhen me materiale të pornografisë me të mitur. Mosndëshkimin e aksesit me dashje në faqe të pornografisë me të mitur. Mosndëshkimin veprimeve të tilla, si kryerja e veprimeve aktive për të siguruar posedimin e materialeve të pornografisë me të mitur. Në rradhë të parë i referohemi parashikimeve të Konventës së Këshillit të Evropës Për mbrojtjen e fëmijëve nga shrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual. Konventa vendos detyrimin e shteteve palë për të marrë masat e nevojshme legjislative për të siguruar përcaktimin si vepra penale, të veprimeve të tilla si: prodhimi, ofrimi, vënia në dispozicion/publikimi,

shpërndarja, transmetimi, sigurimi për vete ose për një person tjetër, posedimi me dashje i pornografisë së fëmijëve si dhe aksesi duke qenë në dijeni mbi natyrën e materialeve, nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe të komunikimit. Sigurimi për vete ose për persona të tjerë nënkupton përftimin në mënyrë aktive të materialeve të pornografisë (imazhe apo video) së fëmijëve nëpërmjet shkarkimit ose blerjes së tyre on line. Aksesi në këto materiale, duke pasur dijeni mbi natyërn e tyre, synon të ndëshkojë personat të cilët shikojnë pornografi me të mitur on line në sajë të aksesit në faqe të pornografisë me të mitur. Në mënyrë që një person të mbajë përgjegjësi sipas këtij parashikimi duhet që ai të hyjë me dashje në një faqe interneti që ofron pornografi me të mitur dhe që imazhe të tilla të gjenden në këtë faqe. Po kështu, në një këndvështrim krahasues, të tilla parashikime i ndeshim edhe në kodin penal të SHBA si dhe në kodin penal italian. Në nenin 2252A të kodit penal të SHBA parashikohet ndër të tjera ndëshkimi i veprimeve të tilla si: shpërndarja, reklamimi, promovimi, si dhe aksesi me dashje në burime që ofrojnë materiale të pornografisë me të mitur. Ndërkohë që në nenin 600-quarter të kodit penal italian parashikohet se kushdo që me vetëdije siguron një material pornografik të realizuar nëpërmjet përdorimit të të miturve dënohet me jo më shumë se tre vjet burg dhe me gjobë. Një formulim i tillë i dipsozitës na çon në përfundimin se mund të ndëshkohet edhe download-imi i të tilla materialeve nga burime të ndryshme në Internet. Ndërkohë, sikurse jemi shprehur edhe më sipër, praktikat e sigurimit të materialeve të pornografisë me të mitur në sajë të shkarkimit të tyre on line, si dhe aksesi me dashje në faqe interneti me përmbajtje të tillë, nuk ndëshkohen nga parashikimet e kodit tonë penal mbi pornografinë. Për më tepër në kod, nuk ka një parashikim të veçantë për rastet kur veprimet e shpërndarjes dhe publikimit në Internet, lidhen me materiale të pornografisë së fëmijëve. Një rast, i tillë, duhet të gjejë rregullim të veçantë, pasi rrezikshmëria e veprimeve rritet ndjeshëm për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe dëmit potencial që mund të shkaktojë. Duke pasur parasysh rrezikun që paraqesin sjelljet e sipërpërmendura, dhe duke ju referuar edhe eksperiencave të vendeve të tjera në përballjen me problemin, do të ishte mirë që parashikimet në fjalë, të përfshiheshin edhe në legjislacionin tonë penal për të siguruar një përgjigje sa më të plotë dhe efektive. 4.2 Parashikime të veçanta për joshjen seksuale on line Praktika e joshjes seksuale të të miturve nëpërmjet Internet-it nga persona të rritur që ndjekin qëllime abuzuese ndaj tyre e njohur ndryshe si grooming, përbën një shqetësim të kohës, dhe në një numër shtetesh, problemit i është kushtuar rregullim i veçantë juridiko-penal. Kështu, në nenin 248e të Kodit Penal Hollandez thuhet se Çdo person, i cili nëpërmjet përdorimit të kompjuterit ose shërbimeve të komunikimit i propozon një takim dhe ndërmerr veprime për realizimin e tij, një personi, për të cilin, ai ka dijeni ose mbi baza të arsyeshme duhet të kishtë dyshuar që është nën moshën 16 vjeç, me qëllim kryerjen e veprave të turpshme ose prodhimin e imazheve të skenave seksuale që përfshijnë të miturin dënohet me burgim jo më shumë se dy vjet ose me gjobë. Parashikime të ngjashme gjenden edhe në Kodin Penal të SHBA, në nenin 2422/b të të cilit, parashikohet se përdorimi me vetëdije i shërbimit postar (përfshirë këtu edhe postën elektronike) për të bindur, nxitur, joshur ose shtërnguar një person, i cili, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç, për t u angazhuar në një aktivitet seksual përbën vepër penale. Gjithashtu, vendosja e parashikimeve të veçanta për grooming, nëpërmjet hartimit të një Direktive të veçantë për këtë qëllim, është edhe në vëmendjen e ligjvënësit evropian (Kool, 2011). Duke pasur parasysh jo vetëm kërcënimin aktual të praktikës në fjalë por edhe perspektivën e përhapjes së saj në të ardhmen, do të ishte mirë që edhe në kodin tonë penal të vendosej një parashikim i veçantë për dënimin e sjelljeve të joshjes së të miturve on line me qëllim përfshirjen më pas në akte abuzuese seksuale me ta. 5. Përgjegjësia e ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike (ISP). Për të kuptuar drejtë kushtet në të cilat, një ofrues i shërbimeve të komunikimeve elektronike publike (ISP) mund të mbajë përgjegjësi penale, është e rëndësishme të kuptohen specifikat e organizimit dhe funksionimit të tyre si persona juridikë. Siç e 163

164 dimë, personi juridik është një fiksion juridik i krijuar për të plotësuar ekzigjencat e zbatimit të ligjit mbi veprimtari të kryera nga entitete që përfshijnë një bashkësi burimesh njerëzore dhe materiale. Për shkak të natyrës së tij, një person juridik nuk është në gjendje të veprojë vetë. Veprimet kryhen nga persona të cilët veprojnë në emër dhe për llogari të personit juridik. Në nenin 3 të ligjit nr. 9754, Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë parashikohet se: Personi juridik ka përgjegjësi për vepra penale të kryera: a) në emër ose në dobi të tij, nga organet dhe përfaqësuesit e tij; b) në emër ose në dobi të tij, nga një person, që është nën autoritetin e personit që përfaqëson, drejton dhe administron personin juridik; c) në emër ose në dobi të tij, për shkak të mungesës së kontrollit apo të mbikëqyrjes nga personi që drejton, përfaqëson dhe administron personin juridik. Nga studimi i kësaj dispozite kuptojmë se një ofrues i shërbimeve Internet, në kushte të caktuara, mund të mbajë përgjegjësi penale për vepra penale të kryera nga punonjësit e tij. Në mënyrë që vepra penale të konsiderohet e kryer në emër të personit juridik, punonjësi i tij (i cili mund të jetë përfaqësuesi, administratori, anëtari i organeve drejtuese etj) duhet të ketë vepruar brënda kompetencave që i takojnë në bazë të detyrës së tij dhe gjatë kohës që ai është duke ushtruar veprimtarinë e tij në shërbim të personit juridik punëdhënës. Duke ju referuar doktrinës së huaj, elementët kryesorë që merren në konsideratë për aplikimin e përgjegjësisë penale ndaj ISP-ve janë pasja dijeni dhe kontrolli mbi informacionin, i cili, transmetohet ose ruhet prej tyre (Akdeniz, 2008). Sipas një pikëpamjeje, çështja e përgjegjësisë së ISPve për shpërndarjen e materialeve pornografike, të ngarkuara nga pajtimtarët e tyre varet nga aftësia e të parëve për të monitoruar file-t e ruajtura në kompjuterat e tyre (Then & Golbach, 1999). Në këtë kontekst, një ofrues i shërbimeve Internet mund të dënohet për shpërndarje ose publikim të materialeve pornografike sipas paragrafit të dytë të nenit 117 të Kodit tonë Penal, nëse ai ka marrë më parë dijeni mbi ekzistencën e faqeve pornografike ose transmetimin e mesazheve me përmbajtje pornografike në rrjetin e administruar prej tij dhe nuk ka marrë asnjë masë të arsyeshme për të ndërprerë situatën e paligjshme. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të provohet se një ofrues i shërbimeve të komunikimeve elektronike ka dijeni mbi përmbajtjen e veçantë të materialeve, kur subjekti në fjalë, nuk kontrollon materialin që ruan në kompjuterat e tij. Për shembull, një ISP i cili lejon krijimin e një website-i në rrjetin e administruar prej tij mund të mos kontrollojë paraprakisht përmbajtjen e site-it. Në të njëjtën mënyrë, ai mund të mos kontrollojë përmbajtjen e mesazheve e-mail që kopjohen në server-in e tij. Një zgjidhje e mundshme do të ishte vendosja e detyrimit mbi ofruesit e shërbimeve Internet për të zhvilluar metodat e nevojshme teknike me qëllim sigurimin e kontrollit të përmbajtjes së trafikut të komunikimeve që ata transmetojnë si dhe mekanizma sinjalizues në raste të shpërndarjes apo publikimit të materialeve me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjeteve të tyre. Në këtë rast, duke qenë se ofruesi i shërbimeve Internet kontrollon përmbajtjen e mesazheve ose të titujve të tyre, ai ka më shumë mundësi të dyshojë ose evidentojë kur ka shkëmbim të materialeve më përmbajtje të kontestueshme (Then & Golbach, 1999). 5.1 Mungesa e parashikmit të detyrimeve të qarta për ISP-të Ligji nr. 9188 Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë përcakton AKEP-in si autoritetin përgjegjës për kontrollin e veprimtarisë së ofruesve të shërbimeve të Internet-it për respektimin e kufizimeve në lidhje me përmbajtjet e paligjshme ose të dëmshme, sipas rregullimeve përkatëse ligjore në fuqi. Aktualisht vihet re mungesa e një rregullimi ligjor, nënligjor apo rregulloreje ku të përcaktohen disa kritere në lidhje me materialet, përmbajtja e të cilave do të konsiderohet e paligjshme. Si rrjedhim, mbi ISP-të nuk ka ende një detyrim të përgjithshëm për të marrë masa për të garantuar sigurinë e faqeve apo rrjeteve të mbarëvajtura nëpërmjet tyre, në mënyrë të tillë, që nëpërmjet të tilla faqeve apo rrjeteve të mos vihen në dispozicion materiale me përmbajtje të kontestueshme. Në ligjin nr. 9918 mungojnë madje edhe parimet e përgjithshme nga të cilat duhet të udhëhiqen ISP-të në ushtrimin e aktivitetit të tyre.

6. Konkluzione dhe Propozime Në përmbyllje të reflektimeve të pasqyruara gjatë këtij punimi, pjesa e fundit e tij synon të paraqesë disa propozime në lidhje me hapat e mëtejshëm normative dhe operative që duhen ndërmarrë për të krijuar një mjedis të sigurtë për të miturit edhe në hapësirën kibernetike. 6. 1 Masat me karakter legjislativ Në kuadër të masave me karakter legjislativ, propozojmë ndërmarrjen e inisiativave të mëposhtme: Vendosjen e detyrimeve ndaj ofruesve të shërbimeve të Internetit (ISP) për të ndaluar transmetimin nëpërmjet rrjetit që administrojnë të materialeve të pornografisë me të mitur, për të cilat, kanë apo janë vënë në dijeni. Parashikimin e masave, të cilat vendosin ndaj ISP-ve detyrimin për të ndërtuar sistemet e tyre të kontrollit për të luftuar prodhimin, publikimin, shpërndarjen, transmetimin dhe aksesin në të tilla materiale, si dhe sisteme sinjalizuese për raportimin e ekzistencës së tyre në burime të ndryshme elektronike. Hartimin e parashikimeve të qarta ligjore në lidhje me parimet nga të cilat, duhet të udhëhiqen ISP-të në veprimtarinë e tyre. Hartimin e parashikimeve të veçanta mbi kushtet e aplikimit të përgjegjësisë penale ndaj ISP-ve. Përfshirjen e parashikimeve të veçanta në Kodin tonë penal për të dënuar praktikat e joshjes seksuale të fëmijëve nëpërmjet Internet-it nga persona të rritur që ndjekin qëllime abuzuese ndaj tyre dhe riformulimin e dispozitës aktuale mbi pornografinë. 6.2 Masat me karakter operativ 6.2.1 Vetërregullimi i Industrisë së Internet-it Ofruesit e shërbimeve Internet luajnë një rol kyç në luftën kundër pornografisë në tërësi dhe asaj me të mitur në veçanti. Strategjitë vetërregulluese që mund të implementohen prej tyre përfshijnë: Fshirjen e faqeve me përmbajtje të paligjshme. Krijimin e faqeve për raportimin e rasteve abuzive Bllokimin e aksesit të subjektit të origjinës së një komunikimi me përmbajtje pornografike. Filtrimin (kontrollin) e paisjeve kërkuese. ISPtë mund të vendosin filtra ndaj paisjeve të tyre kërkuese. Kjo nënkupton refuzimin e aksesit në rast të çdo tentative të përdorimit të serverit të ISP-së për të hyrë në një website me përmbajtje ponografike. 6.2.1.a Zbatimi i metodave filtruese/bllokuese si mjete parandaluese: Filtrat si programe, mund të gjejnë zbatim në nivele të ndryshme, në PC-në e përdoruesit apo në serverin e një institucioni apo organizate. Filtrat mund të bazohen në mënyra të ndryshme veprimi. Ndër më kryesorët përmendim : 1. Filtrat e përmbajtjes - bazohen në lista të kontrollit të URL-ve. Kjo metodë mund të gjejë zbatim në dy trajta të ndryshme: A. Filtrimi negativ (përjashtues) - një program i tillë e bazon veprimin e tij mbi të ashtuquajturat lista të zeza. Këto lista përmbajnë URL-të e faqeve të cilat nuk mund të aksesohen nga cilido që përdor filtrin. B. Filtrimi pozitiv (përfshirës) - programi e bazon veprimin mbi disa lista të bardha. Këto janë lista të faqeve web, cilat mund të konsultohen pa paraqitur rrezik për përdoruesin. Zakonisht, kjo metodë përdoret nga prindërit, të cilët synojnë të kontrollojnë aktivitetin on line të fëmijëve pasi krijon një mjedis navigimi të sigurtë. 2. Filtrimi i paketës (packet filtering) sikurse dihet tashmë, përmbajtja e një komunikimi në botën virtuale transmetohet në formën e paketave të informacionit, të cilat përmbajnë adresën IP të dërguesit si dhe adresën IP të marrësit. Filtrimi i paketës konsiston në kontrollin e adresës IP të dërguesit dhe nëse makineria dërguese, identifikohet si shpërndarëse e 165

materialeve më përmbajtje të paligjshme, filtri do të bllokojë transmetimin e një komunikimi të tillë. 4. Filtrimi i bazuar në kontrollin e imazheve kjo është një arritje e kohëve të fundit dhe bazohet në analizën e permbajtjes së imazhit duke bllokuar transmetimin e imazheve me përmbajtje pornografike ose aksesin në faqe që përmbajnë këto imazhe. Një sipërmarrje shumë domethënëse në luftën kundër pornografisë me të mitur në Internet, është edhe vendosja e filtra bllokues në nivel kombëtar, nga një subjekt që është ofruesi kryesor i shërbimeve të komunikimeve elektronike publike në vend. Është fjala për një linjë kalimi kryesore, përmes së cilës të hyjë dhe të dalë i gjithë trafiku i komunikimeve/ transmetimeve nëpërmjet Internetit, i destinuar apo në dalje nga shteti ynë, përpara se të shpërndahet në ofrues të shërbimeve Internet të niveleve më të ulëta. Për shembull, Telecomi Anglez (BT), i cili është ofruesi kryesor i shërbimeve Internet në Angli, ka vënë në zbatim një program, të njohur si Cleanfeed, i cili bën të mundur bllokimin e aksesit në imazhe të abuzimit me të mitur, të cilat synohen të përftohen nëpërmjet përdorimit të shërbimeve Internet të këtij operatori. 6.2.2 Masa të tjera Ndër masat e tjera me karakter operativ, të cilat vlejnë të ndërmerren në kontekstin e një sipërmarrjeje me përfshirje të gjithanshme për të luftuar shfaqjet e dhunës seksuale ndaj të miturve nëpërmjet Internetit përmendim: Ndërmarrjen e iniciativave për informimin e plotë dhe trajnimin e agjensive zbatuese të ligjit në lidhje me veçoritë që paraqesin veprat e dhunës seksuale ndaj të miturve on-line; ndërmarrjen masave edukuese dhe fushatave ndërgjegjësuese për shoqërinë në tërësi, të cilat, nuk duhen vlerësuar si masa plotësuese krahas masave me karakter teknik, por si masa të së njëjtës rëndësi me këto të fundit (Carr, 2010); ngritjen e agjensive monitoruese të pavarura për të kontrolluar zbatimin e detyrimeve nga ana e subjekteve që parashikohen në ligj; dhe së fundmi, hartimin e politikave të veçanta dhe strategjive parandaluese, të cilat të përfshijnë një gamë sa më të gjerë subjektesh vepruese me detyra të mirëpërcaktuara por njëkohësisht edhe të mirëkoordinuara. Bibliografia: 166 Akdeniz, J., (2008). Internet Child Pornography And The Law: National And International Responses (4-12). Hampshire: Ashgate Publishing Ltd. Aym, T.(2010). The growing epidemic of children addicted to Internet porn. http://www.opednews.com Carlsson, U. (2001) Research, information and sensitizing the public (fq.62); në: Arnaldo, C. Child Abuse on the Internet: Ending the Silence. UNESCO Publishing & Berghahn Books. Carr, J. (2010). The Internet dimension of sexual violence against children; në: Protecting Children from Sexual Violence: A Comprehensive Approach. Strasbourg: Council of Europe Publishing. Child pornography on the Internet. Evaluating preventive measures in order to improve their effectiveness in the EU member states. (Intermediate Report, 2002), Qëndra Kërkimore mbi Krimin Transnacional, Universiteti i Trentos, Itali. Colman, E. (2003). Children act out net porn image. The Australian. http://www.theaustralian.news.com. au/ Davidson, J. C., & Gottschal, P. (2011). Internet Child Abuse: Current Research and Policy (fq. 114). New York: Routledge. Eneman, M., Gillespie, A.A., & Stahl, B.C.(2009). Criminalising Fantasies: The Regulation of Virtual Child Pornography. Journal of 17th European Conference on Information Systems. Feather, M. (1999). Internet and child victimisation. The Children and Crime: Victims and Offenders Conference. The Australian Institute of Criminology. Goldstein, S. (1999). The Sexual Exploitation of Children: A Practical Guide to Assessment,

Investigation, and Intervention. (2nd ed.). Boca Raton (Florida): CRC Press. Jenkins, P. (2001). Beyond Tolerance: Child Pornography on the Internet. New York: New York University Press. Kool, R. (2011). Prevention by All Means? A Legal Comparison of the Criminalization of Online Grooming and its Enforcement. Utrecht Law Review, Volume 7 (3), 46-69. Marshall, W.L.(2000). Revisiting the use of pornography by sexual offenders: implications for theory and practice. Journal of Sexual Aggression, 6, 67-77. Muir, D. (2005). Violence against children in Cyberspace. Bangkok: ECPAT International. O Connell, R. (2001). Paedophiles networking on the Internet (fq. 66); në : Arnaldo, C. Child Abuse on the Internet: Ending the Silence. UNESCO Publishing & Berghahn Books. Stewart, J. (1997). If This Is the Global Community, We Must Be On the Bad Side of Town: International Policing of Child Pornography on the Internet. Houston Journal of International Law 20(1):205 246. Then, E., & Golbach, T. (1999). The liability of Internet Service Providers for making, possessing, and distributing child pornography (fq.11-15), National Criminal Law Program, Montreal, Quebec. www. freewebs.com Williams, K. (2003). Controlling Internet Child Pornography and Protecting the Child. Information & Communications Technology Law, Volume 12, Issue 1. Akte ndërkombëtare dhe legjislacion: Konventa e Këshillit të Evropës Për mbrojtjen e fëmijëve nga shrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual. Protokolli opsional i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, mbi Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin dhe Pornografinë e Fëmijëve. Ligji nr. 7895, dt. 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, Botime Juridike Albjuris, Tiranë, 2012. Ligji nr. 9918, datë 19.5.2008 Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar. Ligji nr. 9754, dt. 14.06.2007 Për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridikë. Kodi Penal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i disponueshëm në: http://www.law.cornell.edu/uscode/ text/18/part-i/chapter-110 Kodi Penal Italian, i disponueshëm në: http://www.altalex.com/ 167

Abstrakt Konventa Europiane për ushtrimin e të drejtave të fëmijës, një instrument ligjor që përforcon mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Fjorda SHQARRI Doktorante Nadia RUSI Doktorante Departamenti i të Drejtës Publike Fakulteti i Drejtësisë Universiteti i Tiranës 168 Konventa Europiane për ushtrimin e të drejtave të fëmijës është realizuar si nismë nga Këshilli i Europës në kuadër të zgjerimit dhe përforcimit të të drejtave të fëmijës të parashikuara nga Konventa për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës e OKB-së. Kjo konventë synon të bëjë më efektive dhe konkrete disa nga të drejtat procedurale të fëmijëve gjatë realizimit të proceseve të adoptimit, kujdestarisë, heqjes së përgjegjësisë prindërore, trajtimit mjekësor e raste të tjera si këto. Kjo Konventë është nënshkruar vitin e fundit edhe nga shteti shqiptar, përkundrejt të cilit lind detyrimi i zbatimit të të gjitha neneve të kësaj konvente. Ky punim synon të analizojë në aspektin e një metodologjie cilësore të bazuar në kërkimin në literaturë dhe legjislacionin përkatës, parashikimet e konventës dhe efektet që pasojnë zbatimin e saj. Qëllimi i këtij punimi është të shpjegojë se cilat janë objektivat që synon të arrijë konventa, si e zgjeron dhe përforcon ajo mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, pse të drejtat që përmenden në këtë konventë kanë një rëndësi kyçe në jetën dhe edukimin e fëmijës si edhe cilat janë sfidat e reja që i paraqiten Shqipërisë me nënshkrimin dhe ratifikimin e kësaj konvente. Konkluzion: Konventa Europiane për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve është një instrument ligjor me një vlerë të veçantë dhe domethënëse në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Shteti shqiptar duhet të marrë masa që të bëjë efektive mbrojtjen e fëmijëve gjatë realizimit të proceseve administrative dhe gjyqësore që lidhen me to, si dhe realizimin e të drejtave të tyre të siguruara nga kjo Konventë. Fjalë kyçe: Të drejtat e fëmijëve, ushtrimi i të drejtave të fëmijëve, mbrojtje e të drejtave, zbatimi i Konventës Konventa për të Drejtat e Fëmijës është një nga instrumentet ligjorë më të rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e nënshkruar ne 20 nëntor 1989 dhe hyrë ne fuqi me 2 shtator 1990, të cilën e kanë ratifikuar 194 shtete anëtare të OKBsë, në të cilat ajo edhe aplikohet sot. Kjo konventë

përbën bazën në cilën janë ngritur strukturat ligjore kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendet që e kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë. Konventa për të drejtat e fëmijës është në fakt një kornizë e përgjithshme që përcakton drejtimet kryesore të mbrojtjes së të drejtave dhe në brendësi të së cilës ka degëzime dhe përshtatje, zhvillime nga më të larmishmet në varësi të vendit ku ajo aplikohet dhe që jo vetëm e bëjnë atë konkrete dhe praktike por edhe avancojnë përtej saj. Neni 4 i Konventës për të drejtat e fëmijëve Shtetet palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative dhe masat e tjera të nevojshme, për zbatimin e të drejtave të njohura në këtë Konventë. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, shtetet palë marrin të gjitha masat maksimale, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar u kërkon palëve nënshkruese të konventës të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për implementimin e të drejtave të njohura nga Konventa. Pra, shohim se vetë Konventa iu jep të gjithë palëve dhe organizmave që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të drejtën për të hedhur hapa të mëtejshëm që do të rrisnin nivelin e mbrojtjes dhe zbatim sa më efektiv. Konventa me masa të mundshme nuk nënkupton thjesht masat legjislative, me të cilat lidhen aktet e tjera të cilat do të dalin në zbatim dhe për konkretizimin e saj, dhe masat administrative, por kërkon nga palët që marrin të gjitha masat e nevojshme për të vënë në jetë të drejtat e fëmijëve. Nuk është e mundur që të drejtat e fëmijëve të vihen në jetë në një mënyrë të vetme. Pjesa e dyte e nenit 4, ka lidhje veçanërisht me përpjekjet për zbatimin e të drejtave, sociale dhe kulturore të fëmijëve. Për këtë, kërkohet që Shtetet Pale, të marrin të gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe kur është nevoja, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim. 1 Pikërisht në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërkombëtar Këshilli i Europës, i cili është një organizatë që ka dhënë një kontribut të vyer jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve por 1 S. Sadushi, H. Kotherja në përgjithësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendosi se këto masa kishin një rëndësi thelbësore në zbatimin e të drejtave të fëmijëve, pasi pa këto masa fëmijët s do të jenë në gjendje në ushtrojnë të drejtat e tyre ndaj dhe në vitin 1995 miratoi Konventën për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve, e cila hyri në fuqi në vitin 2000. Konventa është nënshkruar nga 28 shtete dhe është ratifikuar nga 17 prej tyre. Kjo Konventë lehtëson ushtrimin e të drejtave procedurale të fëmijëve duke forcuar dhe krijuar të drejta të cilat mund t i ushtrojnë fëmijët drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të tyre gjatë një procesi gjyqësor ose administrativ. 2 Qëllimi i kësaj Konvente është të promovojë të drejtat e fëmijëve dhe tu sigurojë atyre të drejta procedurale që ndihmojnë në ushtrimin e të drejtave bazë, duke siguruar që fëmijët, vetë ose nëpërmjet personave ose organeve të tjera, të informohen dhe të lejohen të marrin pjesë në procedime që ndikojnë tek ata para një autoriteti gjyqësor (Shkolla e Mgjistraturës, faqja zyrtare). Në disa raste fëmijët kanë mundësinë që t i ushtrojnë të drejtat e tyre jo vetëm përballë autoriteteve kombëtare gjyqësore, por edhe në ato ndërkombëtare si GJEDNJ. KDF i parashikon të drejta të tilla si ajo për akses në informacionin e nevojshëm, për respektimin e mendimit të tyre, e drejta për tu dëgjuar në çështje që lidhen me to, për udhëheqje prindërore, për interesin më të lartë të fëmijës në procedurat e birësimit, etj, në një kuadër të përgjithshëm, ndërsa Konventa për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve i jep një mbrojtje të veçantë disa prej këtyre të drejtave në ato raste kur fëmijët i nënshtrohen proceseve ligjore ose administrative të barazvlefshme më to. Konventa i drejtohet fëmijëve nën moshën 18 vjeç dhe ka për objekt që duke mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës, t i garantojë atij të drejtat procedurale dhe të lehtësojë zbatimin e të drejtave të tyre duke mundësuar shprehjen e mendimeve përpara autoriteteve gjyqësore gjatë procedimeve që lidhen me to. Zakonisht procedimet në të cilat marrin pjesë 2 Explanatory report 169

170 fëmijët janë ato që lidhen me çështjet familjare si kujdestaria, adoptimi, heqja e përgjegjësisë prindërore, administrimi i pasurisë, trajtimi mjekësor, mbrojtja ndaj trajtimit mizor e çnjerëzor, mbrojtja nga çfarëdolloj abuzimi, strehimi në rastet e divorcit të prindërve, etj. Megjithatë, paragrafi i tretë i nenit 1 të Konventës nuk është shterues dhe i lejon shtetet që në rast se e shohin të arsyeshme t i zbatojnë të drejtat e njohura nga konventa edhe në rastet e procedimeve të tjera civile, penale apo administrative. Paragrafi 6 i nenit 1 të KEZDF siguron minimumin e mbrojtjes së të drejtave dhe asgjë nuk i ndalon shtetet palë në konventë që t i zhvillojnë më tej dhe të aplikojnë rregulla më favorizuese për promovimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Kapitulli i dytë është kapitulli më substancial Konventës pasi parashikon pikërisht këto të drejta procedurale shtesë që i sigurohen fëmijëve. Në nenin 3 parashikohet e drejta e fëmijëve të cilët sipas të drejtës kombëtare konsiderohen si të vetëdijshëm që në rastet e procedimeve në lidhje me to të kërkojnë informacionin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm, të këshillohen dhe të shprehin pikëpamjet e tyre si edhe të informohen në lidhje me pasojat e përfshirjes se tyre në një vendim të caktuar. Kjo e drejtë është e detyrueshme të zbatohet edhe atëherë kur fëmija nuk e kërkon atë shprehimisht. Kjo përbën një hap të rëndësishëm përpara duke i bërë fëmijët pjesëmarrës aktivë në proceset gjyqësore që lidhen me to, pasi përveç se zakonisht fëmijët janë subjekte të këtyre proceseve ato mund të bëhen pjesëmarrës aktivë edhe pse nuk kanë atributet e palës në këto procese. 3 Është e kuptueshme që pavarësisht ushtrimit të kësaj të drejte dhe pjesëmarrjes në proces (zakonisht procese që lidhen me çështje familjare, kujdestari, birësim, divorce, etj), fëmija nuk ka të drejtën e vetos në vendimet që merren vetëm nga organet ligjore. Në procedimet që lidhen me fëmijët, organet gjyqësore (dhe jo vetëm) përpara se të marrin një vendim duhet disponojnë informacion të mjaftueshëm në mënyrë që vendimi të jetë në interes të fëmijës, dhe kur fëmija konsiderohet si i vetëdijshëm të sigurohen që ai i ka marrë të gjitha 3 Explanatory report informacionet e nevojshme, të konsultohen me fëmijën me ose pa prezencën e një përfaqësuesi, ta lejojnë fëmijën të shprehi mendimet e tij lirshëm dhe t i kushtojnë rëndësi mendimeve të fëmijës edhe kur këto mendime janë haptazi në kundërshtim me interesin e tij më të mirë. 4 Në rastet kur proceset gjyqësore lidhen me një konflikt mes fëmijës dhe mbajtësit të përgjegjësisë prindërore, ose kur këto të fundit bien në konflikt interesi me çështjen, atëherë fëmija ka të drejtë të kërkojë përfaqësimin nga një përfaqësues special që do të mbrojë interesat e tij gjatë procesit. 5 Ky përfaqësues caktohet nga organi gjyqësor (apo çdo lloj autoriteti përpara të cilit po zhvillohet procedimi) dhe në shumicën e rasteve është një avokat. Përfaqësuesi duhet t i japë fëmijës informacionin dhe shpjegimet e duhura dhe të përcaktojë e paraqesë para gjyqit mendimet e fëmijës. Këto janë detyrat kryesore të përfaqësuesit, por organi që e përcakton atë mund t i ngarkojë edhe detyra specifike. Disa të drejta shtesë që i njeh Konventa janë edhe e drejta e fëmijëve për tu ndihmuar nga një person tjetër për të shprehur mendimet e tij, e drejta për tu paraqitur vetëm apo nëpërmjet përfaqësuesve, të drejtën për të përcaktuar përfaqësuesin si edhe të drejtën për të pasur disa apo të gjitha të drejtat e palëve në të tilla procese. Një çështje tjetër me rëndësi është të merret edhe mendimi i fëmijëve dhe tu sigurohet atyre dhe përfaqësuesve ligjorë informacioni i nevojshëm dhe i duhur lidhur me garancitë që u siguron atyre Konventa dhe mbrojtjen që ofron ajo. Konventa parashikon ngritjen e strukturave të posaçme të cilat do të monitorojnë zbatimin e saj si edhe do të bëjnë interpretimet e mundshme që kërkohen nga palët nënshkruese të kësaj Konvente. Në hyrje të këtij punimi përmendëm se kjo Konventë është përgatitur në vitin 1995 nga Këshilli i Europës pas një procesi të gjatë pune nga Komiteti i Ekspertëve të së drejtës familjare. Vërejmë se ky vit përkon me anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë. Vetëm nga ky fakt mund të kuptojmë se 4 KZDF, Neni 6 5 KZDF, Neni 4

Shqipëria si një vend ish-komunist dhe si një shtet i ri demokratik ka hyrë vonë në rrugën e integrimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të individit. Konventa në fjale, ndonëse e miratuar kohë më parë është nënshkruar nga vendi ynë vetëm në janar të vitit 2011. Ratifikimi i kësaj Konvente nga Kuvendi i Shqipërisë në shkurt të këtij viti dhe hyrja në fuqi në qershor të vitit 2011 shënon dhe hyrjen në fuqi të saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 6 Kjo nënkupton se që nga ky moment vendi ynë është i detyruar të implementoje këtë konventë në legjislacionin e brendshëm dhe të respektojë të gjitha detyrimet që ajo parashikon. Aplikimi i kësaj konvente do të thotë që në praktikë, organet gjyqësore ose administrative duhet të respektojnë të gjitha parashikimet e Konventës në ato raste kur proceset e ndërmarra prej tyre të përfshijnë çështje që lidhen me fëmijët. Shqipëria si palë e kësaj konvente është e detyruar që të sigurojë informacionet e duhura në lidhje me ushtrimin e të drejtave të fëmijëve në media, në opinionin publik dhe personave apo institucioneve që lidhen me procedimet qe përfshijnë edhe fëmijët. Ky është një detyrim i parealizuar nga ana e shtetit tonë, sepse deri tani nuk ka asnjë fushatë publicitare apo ndërgjegjësuese që t i drejtohet ushtrimit të të drejtave të fëmijëve, s ka pasur as emisione televizive që të diskutojë këtë temë, as diskutime me grupe profesionistësh për të marrë mendimin e tyre. Konkluzione Konventa Europiane për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve është një instrument ligjor që siguron të drejta shtesë, përveç atyre të siguruara nga Konventa për të drejtat e fëmijëve e OKB-së. Konventa ofron të drejta procedurale të cilat ushtrohen gjatë proceseve ligjore ku pjesë janë fëmijët. Konventa Europiane për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve është synon që t i vijë në ndihmë fëmijëve si një kategori e brishtë e shoqërisë, duke i dhënë atyre disa ose të tëra atributet e palës në procese ligjore të tilla ku fëmijët janë pjesë e proceseve ligjore. Vendi ynë si një palë që e ka nënshkruar rishtazi konventën duhet të marrë masa ligjore dhe administrative për zbatimin e Konventës Europiane për Ushtrimin e të drejtave të fëmijëve, në mënyrë që të zbatojë detyrimin e tij ligjor ndërkombëtar, si palë që e ka nënshkruar këtë konventë. Shqipëria duhet të ndërmarrë masa për ndërgjegjësimin e opinionit publik për të drejtat shtesë që i njihen fëmijëve në mënyrë të tillë që këto të drejta të njohura nga Konventa të gjejnë zbatim në praktikë gjatë proceseve të ndryshme ligjore si edhe masa te tjera për implementimin e në legjislacionin që lidhet me këto procese të parashikimeve të Konventës. Bibliografia Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë www.counsilofeurope.com T-ED Meeting Report Konventa Për të Drejtat e Fëmijës Konventa Europiane për Ushtrimin e të drejtave të Fëmijës Explanatory report of ECECH 6 Kushtetuta e Rsh Neni 5, 116, 122 171

TEMA: LEGJISLACIONI DHE PARANDALIMI I ABUZIMIT TË FËMIJËS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË Emrush KASTRATI 1 Halim BAJRAKTARI 2 Abstrakt: Dhuna në familje, e në veçanti dhuna ndaj fëmijës si qenie ma e ndjeshme njerëzore, në ditët e sotme në Shtetin Shqiptar, është mjaftë prezente dhe konsideroj se me të drejtë duhet që urgjentisht dhe në të ardhmen, që institucionet shtetërore kompetente, mbi bazën e kompetencave ligjore që i kanë, të angazhohen tërësisht ta e parandalojnë dhunën ndaj fëmijës, pasi që dhuna ndaj fëmijës është prezente në format nga më të ndryshme, madje deri edhe vrasjen e fëmijës. Në Shqipëri, Kushtetuta dhe ligjet tjera përkatëse e parashikojnë me norma të veçanta mbrojtjen e fëmijës nga dhuna. Sipas nenit 54 par.3 të Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija gëzon mbrojtje nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi në punë, që do të mundet të dëmtojë shëndetin, moralin dhe të rrezikon jetën ose zhvillimin e tij normal. Po ashtu sipas nenit 76 të Kodit të Familjës, parashikohet se prindi i cili eventualisht e shpërdoron të drejtën prindërore, mandej tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e të drejtës prindërore, apo me veprimet e tija ndikon negativisht në edukimin e fëmijës, sipas vendimit të gjykatës mundet edhe t i hiqet e drejta prindërore. Si do që të jetë, për veq formave të cekura të dhunës ndaj fëmijës, që aktualisht është prezente në Shqipëri, shqetëson fakti i shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si dhe përdorimi i tyre për prostitucion, madje ky fenomen aktualisht është shumë i përhapur, për më tepër i tejkalon edhe kufijtë kombëtar, për kundër faktit se nenet 100, 101, e 103 të Kodit Penal të Shqipërisë, parashikojnë dënime mjaftë të rënda ndaj kryesve (autorëve) të këtyre krimeve. Fakti se ekziston legjislacioni, për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna, nuk do të thotë së është vepruar mjaftueshëm, nëse organet kompetente shtetërore i mbyllin sytë para dhunës ndaj fëmijës dhe nuk e zbatojnë ligjin, me ka për shkak të neglizhencës së mos veprimit, abuzojnë me zbatimin e ligjit. 172 1 Emrush KASTRATI, is a PhD student. He has studied in European University of Tirana, Albania. Lawyer in Prishtina, and Member of IMC Commission Independent Media, Republic of Kosovo. E-mail:emrushkastrati@hotmail.com 2 Halim BAJRAKTARI, PhD.c Lecturer:. Law Faculty University of Prizren http://www.uni-prizren.com E-mail:. halim.bajraktari@uni-prizren.com halimbajraktari@hotmail.com Facebook:. Halim Bajraktari

Sot dhuna ndaj fëmijës, i ka tejkaluar edhe kufijtë shtetëror mbetet shqetësuese këtu, tregojn rastet (lëndët e ndryshme) si: Gjykatës Komunale në Prishtinë, me vendimin e së cilës i mituri shtetas i shtetit Shqiptar dëbohet nga Republika e Kosovës, e të cilin rast do e elaboroj më gjerësisht, nëse do të kam fatin që të më pranohet abstrakti-punimi, për ta e prezantuar në konferencën shkencore. Konsideroj se organet shtetërore, duhet që të angazhohen më tepër, në evitimin përkatësisht parandalimin e dhunës ndaj fëmijës. Dhuna ndaj fëmijës, i ka tejkaluar edhe kufijtë shtetëror, tregon një rast (lëndë) e Gjykatës Komunale në Prishtinë, me vendimin e së cilës i mituri shtetas i shtetit Shqiptar dëbohet nga Republika e Kosovës. Key words: Legjislacioni, dhuna, Gjykatat, dhe e ardhmja. Dhuna ndaj fëmijeve në Shqipëri dhe Kosovë Hyrje Dhuna ndaj familjës e në veçanti ndaj fëmijës, në ditët e sotme në shtetin Shqiptar dhe atë Kosovar, bazuar në statistikat e institucioneve shtetërore është mjaftë e përhapur. Është shqetësuese dhuna ndaj fëmijës, është e shprehur dhe manifestohet në forma të ndryshme, duke mos e përjashtuar as dhunën fizike që ushtrohet ndaj tyre, madje edhe nga prindët dhe nga arsimtarët. Institucionet shtetërore kompetente, siç janë: policia, prokuroria, gjykatat, institucionet për mbrojtjen sociale, mbi bazën e kompetencave ligjore që i kanë, deri më tani mundemi të konstatojmë se nuk i kanë shfrytëzuar edhe aq sa duhet kompetencat e tyre ligjore, për ti mbrojtur fëmijët nga dhuna e përditshme që ushtrohet ndaj tyre, pra mungon një angazhim praktik më serioz i këtyre organeve, që ta e parandalojnë dhunën ndaj fëmijës. Mbrojtja me Kushtetut e të drejtave të fëmijëve Organet shtetërore si në Shqipëri dhe në Kosovë, me aktet juridike e parashikojnë, mbrojtjen e fëmijës nga dhuna, dhe këtë e parashikojnë me Kushtetutat dhe ligjet e veçanta. Sipas nenit 54 par. 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, fëmija gëzon mbrojtje nga dhuna, si dhe nga këqtrajtimet e tjera të të gjitha formave. Nga përkufizimi kushtetuës, kjartë dhe në mënyrë recidive me norma kushtetuese parashikohet mbrojtja nga dhuna që manifestohet ndaj fëmijës, pra në këtë drejtim akti më i lartë juridik i vendit, ju jep mundësinë organeve shtetërore, që përmes ligjeve dhe akteve të tjera juridike, fëmijëve të ju ofrohet mbrojtje nga dhuna. Neni 76 i Kodit të Familjes së Shqipërisë, parashikon se prindi i cili eventualisht e shpërdoron të drejtën prindërore, mandej tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e të drejtës prindërore, apo me veprimet e tija ndikon negativisht në edukimin e fëmijës, me vendimin e gjykatës mundet t i hiqet apo t i mirret e drejta prindërore. Ky formulim ligjior tregon kjartazi se në praktikë, ka ndodhur që përkundër detyrimit ligjor që prindët e kanë në edukimin, arsimimin dhe ushqimin e veshmbathjen e fëmiut, tregon se praktika e deri tanishme ka treguar, se prindët jo rrallë edhe kanë abuzuar me të drejtat e fëmiut. Në raste të tilla, ligjvënësi ka parashikuar që prindit apo prindërve me vendim gjyqësor t ju mirret e drejta prindërore, që nën kupton që fëmiu të vendoset nën kujdestari, ose nën mbrojtjen e institucioneve shtetërore. Për veç abuzimit me të drejtat e fëmijëve, aktualisht shqetësuese është edhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve, si dhe përdorimi i tyre për prostitucion, ky fenomen është shumë i përhapur, dhe i tejkalon kufijtë kombëtar. Shfrytëzimi seksual i fëmijvë, madje ka ndodhur që të jetë kryer edhe nga prindi, apo i afërmi i fëmiut, e mos të falsim nga trafikantët e ndryshëm. Ky fenomen i rrezikshëm, ndaj fëmiut ka ndodhur, ashtu që fëmiu për veç që është trafikuar brënda vendit, të njëjtit i kanë trafikuar edhe jashtë vendit, si për qëllime prostitucioni, të kërkim lëmoshës-lypjës dhe punëve të rënda fizike. Meqë në praktik u reflektua, shfrytëzimi seksual i fëmiut, dhe duke qenë në një gjendje të tillë sa amorale dhe mjaftë të rrezikshme, me qëllim të 173

174 mbrojtjës së fëmiut dhe parandalimit të dhunës ndaj tijë 3. Sikur në Shqipëri, edhe në Kosovë, fëmijët i janë nënshtruar dhe çdo ditë e më shumë po i nënshtrohen dhunës dhe keqtrajtimeve të tjera, si nga prindët dhe nga të tjerët, mu për këtë neni 50 par.3 i Kushtetutës së Kosovës, parashikon mbrojtjen e fëmijës nga dhuna, keqtrajtimi dhe eksploatimi. Kështu mbi bazën e cekur kushtetuese, neni 105 i Kodit Penal të Kosovës (KPK), parashikon se ky kod zbatohet për personat nën moshën 18-vjeçare vetëm nëse ligji në fuqi për të miturit nuk parashikon ndryshe 4. Kjo nënkupton se KPK i ka kushtuar rëndësi të veçant mbrojtjes së fëmiut, duke parashikuar që KPK do të zbatohet, vetëm në ato raste kur me ligjin (Kodin) për të miturit nuk është parashikuar ndryshe, sepse në ndërkohë mbrojtja e të miturve është e parashikuar me Kodin e Drejtësisë për të mitur. Kështu neni 2 i Kodit të Drejtësisë për të Mitur i Kosovës (KDMK) parashikon se fëmijë është personi i cili nuk e ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet. Në këtë drejtim ky kod e sanksionon delikuencën e të miturve si dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna dhe keqtrajtimi. Sipas KDMK-ës, fëmijët deri në moshën 14 vjeqare nuk janë penalisht përgjegjës, mirëpo ky kod e sanksionon përgjegjësinë penale të fëmiut-miturit prej moshë 14-18 vjeqare. Meqe kemi të bëjmë me persona të ndieshëm në kuptimin emocional KDMK-së, parashikon dispozita të veçanta sa i përket delikunecës së të miturve, kjo me qëllim të ruajtjes së zhvillimit psiko-fizik të fëmiut. Çështjen e dhunës në familje, shpeshëher nënkupton edhe dhunën ndaj fëmiut e trajton edhe neni 1 i Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje i Kosovë, i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje, në të gjitha format e saj, me masa të përshtatshme ligjore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve. Ky formulim ligjor, tregon për interesimin e institucioneve shtetërore, sa i përket mbrojtjes së dhunës që ushtrohet në veçanti ndaj fëmijës, për çka i ka kushtuar vëmendje të veçant mbrojtjes së tyre. Mirëpo që nga shpallja e Pavarsisë me 17 shukurti 3 Shif nenet 100, 101, e 103 të Kodit Penal të Shqipërisë, ku këta nene kan parashikuar dënime mjaftë të rënda ndaj kryesve (autorëve) të dhunës seksuale ndaj fëmijës. 4 Shif neni 105 i Kodit Penal të Kosovës. Kosovës pothuajse iu deleguan të gjitha kompetencat në ushtrimin dhe ne qasjen e zbatimit të masave ligjore nga ana e ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punve të Brendshme në përmbushjen e standarteve ku këto dy ministri janë të lidhura drejtpedrejt në zbatueshmerin dhe parandalimin e dukurive negative në një shtet demokratik, edhe pse para viteve 2006 nga sondazhet e dalura popullata është deklaruar e pa knaqur me punën e policisë së UNMIK-ut, ishte dukshem i ult në krahasim me SHPK-në ndaj luftimit të krimit me elementet negative ndaj fëmijeve. 5 Andaj organet e SHPK-së tash kan një qasje më praktike ne gjetjen e dhunuesve dhe kontrabanduesve me dhunën ndaj fëmijëve. Për veç legjislacionin të cekur si më lart, mbrojtjës së dhunës ndaj fëmiut rëndësi të veçant i ka kushtuar edhe, neni 3 para.2 i Ligjit për familjen i Kosovës, ku parashikon mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe përgjegjësinë e të dy prindërve për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre në raste kur fëmija ska harmoni në familje vije deri te keqmenagjimi i një fëmije 6, ku si fëmijë nënkupton personin nën moshën 18 vjeçare. Pra duke pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj personalitetit dhe zhvillimit psikofizik të fëmiut edhe ligji për familjen i Kosovës, i ka kushtuar vëmendje të veçant mbrojtjes së fëmijve. Ky ligj në mënyrë më të përafërt i rregullon raportet me prindërit, duke i kushtuar vëmendje të veçant për ta e mbrojtur fëmiun në rrethanat e çrregullimeve bashkëshortore, në të cilat raste jo rrall kanë pësuar fëmijët. Ligji në fjalë, me qëllim të mbrojtjes së fëmiut, sa ju përket të drejtave të tyre i barazon dhe ju njeh të drejta të njëjta si fëmijve martesor dhe atyre jashtmartesor. Në Shqipëri dhe në Kosovë, ekziston baza ligjore për mbrojtjen e fëmijve nga dhuna, por lindë pyetja, sa janë duke i kushtuar kujdes zbatimit të ligjit institucionet kompetente në mbrojtjen e fëmijve nga dhuna e përditshme që ushtrohet ndaj tyre. Mendojm se ka vend të mjaftueshëm, që të themi se institucionet kompetente për veç rregullimit të bazës ligjore për mbrojtjen e dhunës ndaj fëmijëve, nuk e kanë dhënë maksimumin e asaj që munden 5 Sipas Hulumtimit të UNDP,USAID, Institutit për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, Prishtinë 2005. 6 Ragip Halili: Kriminalogjia. Prishtinë 2011, fq. 133.

dhe kanë për detyrë për mbrojtjen e fëmijve nga dhuna. Ky konstatim në shikim të parë duket pak sa jo real, por e vërteta qëndron në faktin se përkundër angazhimit të institucioneve shtetërore, mungojnë rezultatet e dukshme në mbrojtjen e fëmijve nga dhuna. Mendojm se institucionet shtetërore, nuk janë duke e zbatuar aq sa duhet legjislacionin, për mbrojtjen e fëmijve nga dhuna e përditshme. Këtu mungon bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me familjen dhe shkollën. Konsiderojm se duke pasur parasysh mungesën e bashkëpunimit të institucioneve shtetërore kompetente, me familjen dhe shkollën, atëherë edhe mungojn rezultatet, prandaj në këtë drejtim duhet ndryshuar çasja në kuptimin pozitiv, në të kundërten do të kemi fëmij jo të shëndosh dhe të inkriminuar, pra në vend që të i përfiton fëmijët familja, shkolla apo institucionet shtetërore, i përfiton krimi i organizuar. Nuk guxojm të shofim për çdo ditë dhunë ndaj fëmijës, kur të njëjtit i shofim duke kërkuar lëmoshë, duke shitur cigare apo mbushje telefonike, duke kryer punë të rënda fizike, si dhe duke u trafikuar, e të mos reagojm me forcën e ligjit. Institucionet shtetërore ma me këmbngultësi do të duhej të kërkojn përgjegjësi nga prindët, dhe në rrethanat kur vërtetojn se mungon përkujdesi prindëror ndaj fëmijës, rastet e tilla duhet të i paraqesin tek organet kompetente, ashtu që të përmirësohet mbrojtja e fëmijve nga dhuna. Një rast në vazhdim tregon dhunën e ushtruar ndaj fëmijve, mbi bazën e dy rasteve gjyqësore, që këto ditë ishin në procedura gjyqësore. Të miturit M.B. me prejardhje nga Shteti Shqiptar (shtetas shqiptar), sipas aktvendimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë PM.73/2012 të dt. 25.10.2012 i caktohet masa edukuese dhe dëbohet nga Kosova. Ky fakt tregon se i mituri pa lejen e prindërve, e lëshon vendin e tijë dhe në mënyrë ilegale e kalon kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa pas një qëndrimi në një vend të pa identifikuar-i mituri nuk ka treguar se ku ka qëndruar dhe sa kohë ka qëndruar në Kosovë, si dhe për çfarë qëllimi dhe kush e ka ndihmuar që të vije deri në Kosovë. Pasi kapet nga policia, i njëjti me vendimin e cekur si më lartë të gjykatës depërtohet në Shqipëri. Ky shembull më së miri tregon për përkujdesin prindëror jo të mirë ndaj fëmijës e po ashtu tregon edhe për efikasitetin e dobët të organeve shtetërore, në zbatimin e legjislacionit, andaj edhe qasja kaq brutale ndaj kësaj qështje nga këto organe kompetente është një pjesë e papërgjegjshmerisë ligjore dhe etike një fenomen i tillë. Rasti tjetër është edhe më i rëndë, kur e mitura M.I. nga Ferizaji, trafikohet dhe mbahet fshehurazi një muaj nga trafikantët, ky rast është i evidentuar në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, PP.nr.719-4/2012 i dt.14.11.2012. Edhe sipas këtij rasti tregohet se sa prindërit janë përkujdesur për fëmiun e tyre, që nënkupton se mungesa e përkujdesjes prindërore, ju ka shkuar përshtati trafikantëve, me çka këta të fundit ja kanë arritur qëllimit që për një muaj rresht ta trafikojnë të miturën, për qëllime të prostitucionit, kur më në fund trafikantët bien në kurthat e policisë dhe të njëjtit arrestohen, ndaj të cilëve tani vazhdon procedura penale, për krim të organizuar, që ka të bënë me trafikimin e qenjeve njerëzore dhe organizimin e prostitucionit. Konkluzionet Nga të gjitha të cekurat, vërtetohet fakti se duke filluar nga familja dhe institucionet shtetërore, ka vend dhe arsye për brengosje serioze, që dhuna ndaj fëmijës jo që të mos ushtrohet, por me të drejt pritet që e njëjta të parandalohet. Elementet negative të këtyre qështjeve shtrembruese të shoqërisë sonë në ditet në vijim po e qorjentojn të ardhemen e rinisë sonë duke ditur se qysh në diten botërore ndaj mbrojtjës së fëmijeve shtetet tona shumë pak i kushtojn qasjese mbi të drejtat e të miturve një dit pas kësaj dite, një element më pozitive do të ishte edhe që këto vende tash e tutje të kenë më të orjentueshme ligjet dhe praktikat e fuqizimit të këtyre legjislacioneve dhe ti harmonizojn këto konform standarteve të BE-së, që së bashku ti forcojnë të drejtat e fëmijeve në menyre që sa më shumë të jemi ne në mbrojtjen e ketyre fëmieve do te kemi një të ardhem më te ndritshme shtetëndertuese, demokratike dhe atë integruse. 175

Biblography: 1. Bashkim Sh. Kajtazi: Ndërtimi i Sisitemit Gjyqësor të Pavarur në Kosovë. Prishtinë 2010; 2. Halim Bajraktari Kosovo Political and Economic Reform Process Towards EU Condition POLITIKJA. Universiteti i Taranës, Tiranë; (2011), 3. Jean Pradel, Geert Cortens, Gert Vermeuel: E Drejta Penale Europiane. Papirus 2010; 4. Ragip Halili: Kriminalogjia Prishtinë, 2011; 5. Rexhep Gashi: Krimi i Organizuar. Prishtinë, 2011; 6. Bujar Hoxha: Krimi dhe Antikrimi Tiranë, 2005, Hajdari Azem Vepra penale me natyrë korrupsioni me një vështrim të posaçem në Kosovë Prishtinë, 2003, 7. Nobert Mappes: Niediek Mafija e ballkanit, Shkup, 2005, 8. Gleni Misha: Mc Mafija -krimi pa kufi. Prishtinë, 2008, Tekstet ligjore dhe dokumentet ndërkombetare; Kodi penal i përkohshem i Kosovës, 2004; Kodi penal i Republikës së Maqedonisë; Kodi penal i Republikës së Shqipëris; Ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluse kunder pasurisë; Organizata e Kombeve të Bashkuara. 176

LEGJISLACIONI DHE PARANDALIMI I DHUNËS NDAJ FËMIJËVE NË INSTITUCIONET ARSIMORE Heliona MIÇO DOKTORANTE INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE UNIVERSITETI I TIRANËS heliona.bellani@gmail.com Abstrakti Legjislacioni i arsimit në vend ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme përgjatë 20 viteve të tranzicionit. Nga perceptimi i arsimit si një detyrë e individit, është kaluar në konsiderimin e arsimit si një prej të drejtave themelore të njeriut. Si e tillë kjo e drejtë është e përbërë nga parime e elementë por dhe nga kushte, përmbushja e të cilave nënkupton realizimin e plotë të saj. Legjislacioni arsimor ka sanksionuar një sërë parimesh të njohura në fushën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe në vecanti të të drejtave të fëmijëve, me qëllim jo vetëm sanksionimin e të drejtës së edukimit por realizimin e kësaj të drejtë në mënyrë të sigurt për fëmijët. Sanksionimi i këtyre parimeve është hapi i parë i nevojshëm për një zhvillim të plotë arsimor, fizik e psikologjik të fëmijës. Por këto parime kanë nevojë të bëhen të zbatueshme dhe të zbërthehen në mekanizma efektivë për t i transmetuar fëmijës besim tek institucionet arsimore dhe për të promovuar parimet dhe vlerat e një shoqërie demokratike. 1. Legjislacioni kryesor në fushën e edukimit Shkolla duhet të jetë një ambjent i sigurt për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Për të qënë e tillë, shkolla është e nevojshme të sigurohet fillimisht nga kuadri legjislativ që të bëjë të mundur realizimin e plotë të të drejtës së edukimit, duke ofruar mbrojtjen më të mirë të të drejtave të fëmijëve, dhe duke vazhduar me kalimin e këtyre të drejtave në kulturë institucionale. Politika arsimore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve mbështetet në këto dokumente ligjore: Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 1 ; Në Marrëvëshjet e traktatet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj; Në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 2 ; 1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998; 2 Ligji nr. 69, datë 21.06.2012 Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë botuar në Fletoren Zyrtare: Viti 2012, Nr 87, Faqe 4402; Data e botimit: 26.08.2012; 177

Në akte nënligjore. Po ndalemi shkurtimisht në analizën e këtyre dokumenteve ligjor që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e edukimit dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve në shkollë. 1.1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimet ndërkombëtare Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e miratuar në vitin 1998, në mënyrë të drejtpërdrejtë duke sanksionuar të drejtat dhe tërthorazi duke sanksionuar përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit Shqiptar, respekton të drejtat e fëmijëve dhe në mënyrë të vecantë të drejtën për arsim. Në kuadër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore, Kushtetuta në nenin 54 të saj ndalet në të drejtën e fëmijëve për të gëzuar një mbrojtje të vecantë nga shteti. Kjo mbrojtje duhet të ofrohet nga shteti në çdo ambjent ku rriten, zhvillohen dhe edukohen fëmijët. Ky parim përforcohet në Kushtetutë nga sanksionimi i të drejtës për arsim (neni 57), duke garantuar ofrimin dhe realizimin e kësaj të drejte në mënyrë të plotë dhe të hapur për të gjithë. Shteti, jo vetëm që ia njeh të gjithë shtetasve të drejtën për arsimim, por gjithashtu u njeh atyre të drejtën për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ai vetë ka detyrë t i ofrojë. Kushtetuta trajton përgjithësisht të gjitha çështjet qe kanë të bëjnë me realizimin e këtij parimi të rëndësishëm konform Konventës për të drejtat e fëmijës dhe akteve të tjera ndërkombëtare te ratifikuara nga Shqipëria. Miratimi i Konventës për të drejtat e fëmijëve ka shënuar fillimin e një aksioni të madh nga ana e shtetit për njohjen, ndërgjegjësimin dhe edukimin me të drejtat e fëmijëve të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në procesin e edukimit. Në zbatim të Kushtetutës është miratuar kuadri ligjor në fushën e arsimit i cili parashtron zhvillimin e të drejtës së edukimit në përputhje me parimet ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje të vecantë mbrojtjes së fëmijëve në institucionet arsimore. 1.2 Ligji Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë 178 Ligji Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë është një ligj i ri i miratuar në 21 qershor 2012. Ai garanton të drejtën kushtetuese për arsim jo vetëm nëpëmjet zhvillimit të individit në aspektin etik, intelektual, fizik e social, por dhe nëpërmjet formimit të bindjes tek individët se drejtësia, paqja, harmonia dhe respekti për të tjerët janë vlerat më të larta njerëzore. Ligji Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtën për arsim të të gjithë qytetarëve pavarësisht nga statusi i tyre social, kombësia, gjuha, gjinia, feja, raca, mosha, përkatësia politike, orientimi seksual, niveli ekonomik apo çdo arsye tjetër që përcaktohet në legjislacionin shqiptar. Në legjislacionin arsimor janë sanksionuar parimet e respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe në mënyrë të vecantë të të drejtave të fëmijëve nga sistemi arsimor parauniversitar, si dhe parimi i mbrojtjes së fëmijëve nga çdo formë veprimi apo mosveprimi që mund të shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral. Sanksionimi i këtyre parimeve me fokus mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë dhune e ushtruar mbi ta dhe edukimin e fëmijëve me të drejtat e njeriut, shkon paralelisht me: sanksionimin e lirisë së shprehjes për nxënësit ndaj cilësisë së shërbimit arsimor; fuqizimin e pjesëmarrjes së nxënësve në arsimin parauniversitar nëpërmjet funksionimit të qeverive të nxënësve; konsolidimin e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore, i cili ofrohet për trajtimin e problematikave të rasteve të ndryshme sipas nevojave të komunitetit shkollor;

parashikimin në ligj të Komisionit të etikës dhe sjelljes në institucionet arsimore me qëllim shqyrtimin e ankesave të nxënësve, prindërve dhe punonjësve të institucionit ndaj shkeljeve të normave të etikës dhe sjelljes, etj. Është detyrë e shtetit vlerësimi i cilësisë së shërbimit arsimor të ofruar nga institucionet arsimore si dhe kontrolli dhe zbatimi i ligjshmërisë në këto institucione. Një tregues i rëndësishëm i matjes së cilësisë së shërbimit arsimor është edhe respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtja e tyre nga çdo formë dhune. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijëve në institucionet arsimore mund të vijë nga brënda institucionit (nga punonjësi arsimor, nga nxënësit, nga stafi ndihmës) ashtu edhe nga jashtë institucionit. Legjislacioni arsimor ka parashikuar një ndarje të përgjegjësisë në trajtimin e rasteve të mësipërme për krijimin e një ambjenti të sigurt shkollor. Institucioni arsimor ka për detyrë krijimin e një ambjenti miqësor për nxënësit, i cili pavarësisht se nuk ka një ndarje të qartë, nënkupton ambjentin brënda shkollës. Ndërsa garantimi i paprekshmërisë së institucioneve arsimore dhe mjediseve të tyre është parashikuar si kompetencë e njësisë bazë të qeverisjes vendore që ka në juridiksionin e saj institucionin arsimor. 1.3 Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar (2002) Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar janë akti nënligjor themelor që rregullon funksionimin e gjithë procesit mësimor edukativ të shkollës, marrëdhëniet e prindërve dhe fëmijëve me mësuesit dhe administratën shkollore. Ky akt nënligjor është mbështetur në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjitimon jo vetëm të drejtat e fëmijëve për arsimim, por edhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës. Kreu VIII dhe IX i dispozitave krijon një kuadër ligjor që mbron fëmijën nga dhuna dhe abuzimi në mjediset shkollore, si në planin e të drejtave ashtu dhe në planin e detyrimeve që kanë nxënësit dhe mësuesit. Dispozitat normative në nenin 36 të tyre parashikojnë : Fëmija parashkollor dhe nxënësi kanë të drejtë të edukohen dhe mësohen në kopsht dhe në shkollë, në kushte normale, të sigurta dhe të përshtatshme shëndetësore, të cilat përcaktojnë dhe kohën për pushim, për aktivitete të lira në përputhje me psikologjinë, aftësinë, interesat dhe moshën.. Dispozitat Normative nuk lejojnë asnjë shkallë ndëshkimesh të arsyeshme ose të moderuara në shkolla. Ky ndalim është në vijë me standardin ndërkombëtar që kërkon një ndalim të qartë të përdorimit të dhunës në mjediset që lidhen me fëmijët. 2 Problematikat e hasura në aspektin ligjor a. Ndalimi i ushtrimit të dhunës në institucionet arsimore në kornizën e ligjit Për sistemin arsimor parauniversitar në R.SH. është sanksionuar në kuadrin e parimeve, por jo të dispozitave detyruese ndaj institucioneve arsimore, për të marrë masa konkrete në rast përballje me një situatë dhune, apo në rastin më të mirë të parandalimit të dhunës ndaj fëmjëve. b. Në legjislacionin arsimor shqiptar nuk parashikohen procedura specifike për ankimin ndaj formave të dhunës që ndodhin në institucionet arsimore publike dhe jopublike, etj. c. Në legjislacionin arsimor nuk parashikohen procedura konkrete, të shpejta dhe efikase për mbrojtjen e fëmijës në institucionin arsimor në rast të ushtrimit të dhunës nga brënda institucionit apo dhe nga jashtë tij, për deklarimin e një sjellje të dhunshme të shkakuar ndaj tij. d. Mungojnë organizmat e mirëfilltë të specializuar në rang institucioni arsimor që të angazhohet me zgjidhjen e rasteve të dhunës së ushtruar në shkollë, por edhe mekanizmat rehabilitues në shkollë në rast ushtrimi të dhunës ndaj fëmijëve, në mënyrë të vecantë nëse dhuna ushtrohet ndërmjet fëmjëve. 179

e. Duke qënë se ligji Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH është një ligj i ri, është e nevojshme hartimi i kuadrit nënligjor në zbatim të tij. Kuadri ekzistues nënligjor është i paazhornuar me ndryshimet legjislative në vend në fushën e të drejtave të fëmijëve, duke mos ofruar ndihmësën e duhur në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në institucionet arsimore. 3. Parandalimi i dhunës, masa të nevojshme 180 Me keqardhje duhet ta pranojmë praninë e dhunës në ambjentet shkollore. Duke u nisur nga rezultatet e studimit Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri 3, realizuar nga Qendra e Zhvillimeve Humane me mbështetjen e UNICEF-it, tetor 2006, i cili jepte shifra alarmante të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve në shkollë, jashtë saj dhe në familje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë një qarkore Për marrjen e masave për përmirësimin e punës edukative në shkollë dhe parandalimin e dhunës 4 e cila është e nevojshme të shoqërohet nga masa legjislative përkatëse të cilat të promovojnë një intolerancë të qartë dhe të padiskutueshme ndaj të gjitha formave të dhunës kundrejt fëmijëve, sado të vogla qofshin, si në sistemin arsimor ashtu dhe më gjerë. a. Nga pikëpamja legjislative me qëllim parandalimin e dhunës në institucionet arsimore është e nevojshme që të vendosen mekanizma të qartë ligjore që ankimimi i bërë nga ana e fëmijës ndaj çdo forme dhune të ushtruar në institucionin arsimor të gjejë zgjidhje shpejt dhe me efikasitet. b. Kuadri legjislativ të parashikojë lehtësira proceduriale për raportimin e çdo akti dhune të kryer ndaj fëmijëve në institucionin arsimor, duke vënë theksin në rëndësinë e këtij raportimi për parandalimin e dhunës. c. Në momentin e hartimit të kuadrit nënligjor parauniversitar, të parashikohen masat e duhura ndërshkimore për çdo formë dhune të ushtruar ndaj fëmijëve në ambjentin shkollor. Është e nevojshme që këto masa të kenë karakter edukativ sesa ndërshkimor. 3 Studimi Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri, realizuar nga Qendra e Zhvillimeve Humane me mbështetjen e UNICEF-it, tetor 2006; 4 Qarkore e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 8373 prot, datë 26.11.2006 d. Të parashikohen në kuadrin legjislativ mekanizmat rehabilitues dhe integrues për fëmijët në shkollë në rast ushtrimi të dhunës, si nga brënda institucionit ashtu dhe jashtë tij. e. Në kuadër të ndryshimeve që po ndodhin në institucionin shkollë në lidhje me rritjen e kompetencave dhe përgjegjësive, plotësimi i kuadrit ligjor nga ana e Ministrisë së Arsimit nëpërmjet hartimit të modelit të rregullores së shkollës do t i shërbente shkollës si pasqyrë për përcaktimin e organizmave përkatës, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si dhe procedurat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. f. Së fundmi, shihet i nevojshëm gërshetimi i mekanizmave mbrojtës të të gjitha organizmave dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmjëve, brënda dhe jashtë shkollës për të bërë të mundur respektimin e të drejtave të fëmijëve nga të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e edukimit (shkollë, familje, njësi vendore, Agjencia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, DAR/ZA, Inspektoriati Kombëtar i Arsimit, etj.). Për të parandaluar dhunën në institucionet arsimore nuk mjafton vetëm përforcimi apo ndryshimi i kuadrit ligjor. Është e nevojshme që këto ndryshime të mbështeten nga fushata sensibilizuese e informative, nga trajnime të ndryshme për të gjithë personat që janë në kontakt me fëmijët, në mënyrë që të gjithë individët të ndërgjegjësohen për rëndësinë dhe vlerën që transmeton respektimi i të drejtave të fëmijëve. Shkolla është një organizëm shumë palësh i cila ka nevojë që të ketë vëmëndje të posacme për mënyrën e funksionimit të saj, mbi të gjitha për mënyrën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve,

me focus të vecantë mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Hartimi i legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në institucionet arsimore por jo vetëm, duhet të bëhet në mënyrë të tillë, që të nxisë konsensusin e gjerë të qytetarëve dhe organizatave joqeveritare, duke promovuar në këtë mënyrë vlerat e vërteta të sistemit tonë arsimor. REFERENCA Punime dhe botime Finding the right balance. Freedom, Autonomy and Accountability in Education Volume 1 and Volume 2; Prof. Dr. Charles Glenn, Prof. Dr. Jan De Groof, LEMMA Utrecht 2002; Konferenca kombëtare: Strengthening the child, Youth and Family Protection System in Albania UNICEF 2007 Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20.10.1989. Plani COMBI communication for behavioral impact (komunikim për ndryshimin e sjelljes) Për reduktimin e rasteve të dhunës së mësuesve/kujdestarëve ndaj fëmijëve/nxënësve si mjet discipline në Shqipëri Shtimi i Praktikave të Mënyrës së Re të Disiplinës (MRD) Janar 2010- Dhjetor 2013 Politikat e decentralizimit ne sektorin e arsimit parauniversitar, 2004 Qarkore e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 8373 prot, datë 26.11.2006 Për marrjen e masave për përmirësimin e punës edukative në shkollë dhe parandalimin e dhunës. Standardet e mësuesit, drejtuesit, trajnierit, Botim i Institutit të Kurrikulës dhe Trajnimit, Tiranë 2008; Strategjia Kombëtare për Fëmijët (2005) (SKF) 2001-2005; Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar (2009-2013); Studim: Drafti i propozmit të arsimit për të gjithë/iniciativa përshpejtuese (EFA/FTI), Projekt i Bankës Botërore për Sektorin e Arsimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Dr. Maksim Konini, Nuri Xhepa, Konsulent Prof. Dr. Stavri Llambiri, Maj 2004. Studimi Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri, realizuar nga Qendra e Zhvillimeve Humane me mbështetjen e UNICEF-it, tetor 2006; Studim Fëmijët në Shqipëri, E. Tahiraj, Botim i Qendrës Fëmijët sot, 2008 Subsidiarity and Education. Aspects of comparative Educational Law Jan De Groof, Acco 1994; The right to education and the rights in education ; Jan De Groof, Gracienne Lauwers Wolf Legal Publisher 2006; Ligjet dhe aktet nënligjore Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Paraunversitar miratuar me shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Shencës nr. 5017, datë 27.11.2002; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998; Ligji nr. 69, datë 21.06.2012 Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë botuar në Fletoren Zyrtare: Viti 2012, Nr 87, Faqe 4402; Data e botimit: 26.08.2012; Ligji Nr. 7952, datë 21.06.1995 Për sistemin arsimor parauniversitar data e miratimit 03.07.1995, Flet. Zyrtare Nr.15, Faqe:619; ndryshuar me ligjin nr. 8387, datë 30.07.1998, Dt.Miratimit:03.08.1998, Flet. Zyrtare Nr.20, Faqe:831 me ligjin nr. 9903, date 17.04.2008 botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 61, me ligjin nr. 9985, datë 11.09.2008 botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 143, me ligjin nr. 10137, date 11.05.2009 botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 86; Ligji Nr 8872, dt. 29.3.2002 Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, ndryshuar 181

me ligjin nr. 10011, datë 30.10.2008 botuar ne Fletoren Zyrtare nr. 171, ndryshuar me ligjin nr.10434, Dt.Aktit:23.06.2011, Dt.Miratimit:23.06.2011, Flet.Zyrtare Nr.93, Faqe:3807; Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nr.6, datë 29.03.2006, Për regjistrimin në shkollë të nxënësve romë që nuk janë të pajisur me certifikatë lindje ; Linke te ndryshme Ministria e Arsimit dhe Shkences Avokati i Popullit UNICEF Shqiperi Qendra e Publikimeve Zyrtare http://www.mash.gov.al/; http://www.avokatipopullit.gov.al/ http://www.unicef.org/albania http://www.qpz.gov.al/ 182

TREGUESIT E UNIFIKUAR MBI DHUNËN NDAJ FËMIJËVE: NEVOJA PËR PËRMIRËSIME Abstrakt: Ma., Klesta HYSI, Dr. në proces 1 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës Prof.Asoc.Dr. ERALDA (METHASANI) ÇANI Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës Ekzistenca e një sistemi institucional të mirë-themeluar për matjen e dhunës ndaj fëmijëve është një aspekt i nevojshëm sa për të kuptuar shtrirjen e këtij fenomeni negativ të pranishëm në shoqëri, përfshirë edhe shoqërinë tonë, aq edhe për të reflektuar nëpërmjet politikave të nevojshme për trajtimin e duhur të tij. Duke konsideruar se dhuna ndaj fëmijëve është një ndër ato fenomene që bën të pamundur ekzistencën e një shoqërie të sotme dhe të ardhshme të shëndetshme, politikë-bërësi shqiptar ka ndërmarrë tashmë hapa të rëndësishëm ligjorë në këtë drejtim. I tillë është miratimi i Ligjit nr. 10 347, datë 2010/04/11 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Sipas këtij ligji është themeluar një institucion i posaçëm shtetëror për adresimin e fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF), që ndër të tjera, është përgjegjëse për përpunimin dhe unifikimin e të dhënave statistikore për çështjet që lidhen me fëmijët, përfshirë edhe dhunën ndaj fëmijëve (N. 36 i ligjit), në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e qeverisjes vendore. Në kuadër të këtij ligji, Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 267, datë 12.04.2012 Për llojet, mënyrën e shkëmbimit dhe të përpunimit të informacionit si dhe të dhënave statistikore të kërkuara nga Agjencia e nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor ka parashikuar të dhënat mbi abuzimin/dhunën kundër fëmijëve janë ndër ato që duhen mbledhur, dhe institucionet si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Drejtësisë si përgjegjëse për mbledhjen e tyre. Ndërsa ky kuadër ligjor në fuqi tashmë përballet me sfidën e zbatimit të duhur, gjithsesi nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar gjendjen e dhunës ndaj fëmijëve në vend. Raste të dhunës ndaj fëmijëve nuk mund të konsiderohen vetëm ato që raportohen/regjistrohen në institucionet si policia apo për të cilat merret vendim nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, ky kuadër normativ bën që të dhënat e regjistruara dhe përpunuara nga institucione të tjera si njësitë për mbrojtjen e fëmijëve, shkolla, qendra shëndetësore, etj. të mos merren në konsideratë, dhe mekanizmat e referimit për të drejtat e fëmijëve dhe shkeljen e tyre, të themeluar tashmë ligjërisht në vend, të mos përdoren me efikasitet. Po ashtu, Instituti i Statistikave nga ana tjetër nuk ka vëmendjen e duhur për përpunimin e të dhënave mbi dhunën ndaj fëmijëve. Nga kjo perspektivë, mund të thuhet se sistemet aktuale të menaxhimit të të dhënave dhe informacioneve të grumbulluara nga pushteti qendror dhe lokal nuk sigurojnë një matje të përgjithshme të dhunës kundër fëmijëve në Shqipëri. Kjo do të thotë që edhe institucione si ASHMDF, apo çdo institucion tjetër politikë-bërës, nuk janë mjaftueshëm të aftësuar për përmirësimin e politikave të posaçme për reduktimin e dhunës ndaj fëmijëve. Punimi synon kështu të nxjerrë në pah nevojë për përmirësimin e kuadrit normativ dhe institucional për mbledhjen e të dhënave për 1 Kontakti me e-mail i autorëve: <klesta.hysi@gmail.com> dhe <era.cani@gmail.com>. 183

dhunën ndaj fëmijëve si një ndër kushtet për hartimin e politikave të duhura në këtë drejtim. Sugjerimet e këtij punimi bazohen jo vetëm në gjendjen aktuale institucionale apo edhe mospërdorimin ende me efikasitet të saj, por edhe në praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare. Fjalë kyç: të dhëna, dhuna ndaj fëmijëve, institucione, unifikimi i të dhënave, kuadri ligjor 1. Hyrje 184 Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna është detyrim i çdo shoqërie. Fëmijët për shkak të moshës dhe zhvillimit gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga shteti, 2 i cili duhet të marrë masa jo vetëm për të ndëshkuar ata që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve, por edhe për të parandaluar atë. Një sërë aktesh ligjore kombëtare dhe aktesh ndërkombëtare të ratifikuara në Shqipëri sanksionojnë të drejtën e fëmijëve për të mos u dhunuar dhe parashikojnë mbrojtje të veçantë. Të tilla janë: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Kodi Penal, Kodi i Familjes, Kodi i Punës, Ligji Për të Drejtat e Fëmijës, Ligji Për Masa Ndaj Dhunës në Familje, etj. Legjislacioni ynë, posaçërisht ligji Për të Drejtat e Fëmijës ka përcaktuar se dhuna ndaj fëmijëve është përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike ose i formave të tjera të forcës, qoftë me kërcënim ose aktuale, kundër fëmijës a grupit të fëmijëve, e cila rezulton apo ka shumë të ngjarë që të rezultojë në dëmtim, vdekje, dëmtim psikologjik, keqzhvillim ose privim. 3 Më tej ky ligj detajon dhunën fizike ndaj fëmijëve si përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike ose i formave të tjera të forcës, qoftë me kërcënim ose aktuale, kundër fëmijës a grupit të fëmijëve, e cila rezulton apo ka shumë të ngjarë që të rezultojë në dëmtim, vdekje, dëmtim psikologjik, keqzhvillim ose privim, ndërsa dhunën emocionale si tërësi veprimesh që shkaktojnë dëmtime të shëndetit fizik, mendor, moral dhe social të fëmijës dhe që, ndër të tjera, kanë sjellë si pasojë kufizimin e lirisë së lëvizjes, sjellje degraduese, kërcënuese, frikësuese, diskriminuese, 2 Neni 54, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, lexon: Fëmijët dhe të rinjtë... kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti...çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën e zhvillimin e tij normal. 3 Neni 3, Ligji Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. përqeshëse ose forma të tjera të trajtimit armiqësor apo refuzues nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, përfaqësuesi ligjor, një i afërm i familjes ose çdo person tjetër që e ka për detyrë të kujdeset për fëmijën. 4 Siç shihet edhe nga këtë përkufizime që jep ligji për dhunën ndaj fëmijëve, ajo mund të jetë fizike, emocionale dhe psikologjike. Pra, kur flasim për këtë fenomen dhe ndërmarrim hapa për reduktimin e dhunës duhet të mbajmë parasysh të gjitha format e ushtrimit të saj. Gjithashtu, ligji e ka zgjeruar rrethin e subjekteve që mund të ushtrojnë dhunë mbi fëmijën duke mos u kufizuar vetëm tek familja në konceptin ngushtë prindërit por përfshinë edhe kujdestarët ligjorë, gjyshin, gjyshen, personat e tjerë që kanë për detyrë të kujdesen për fëmijën, etj. 5 Në këtë kuptim, rrethi i subjekteve që ushtrojnë dhunë apo i mjediseve ku fëmijët mund të dhunohen është i gjerë dhe kjo passjell vështirësi në matjen e saktë të shkallës së dhunës. Shtrati ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët e dhunuar është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Për aq kohë sa dhuna ndaj fëmijëve është e pranishme në shoqëri, kjo do të thotë se kuadri ligjor duhet të vazhdojë të ekzistojë, plotësohet dhe, edhe më me rëndësi akoma, duhet të përforcohet zbatimi i këtij kuadri ligjor. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve që punojnë për të drejtat e fëmijëve në nivel qendror dhe lokal si edhe politikat shtetërore për reduktimin e dhunës në këtë kuptim është i nevojshëm të zhvillohet edhe më tej: këto institucioneve duhet të jenë sa më konkrete dhe strukturat e tyre sa më efikase. Në të 4 Po aty. 5 Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, në nenin 19, vendos si standard mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna nga jo vetëm nga prindërit dhe kujdestarët ligjor, por edhe nga çdo person të cilit fëmija i është besuar. Edhe Ligji Për Masa Ndaj Dhunës në Familje i miratuar në vitin 2006 zgjeron konceptin e familjes në të njëjtën frymë.

njëjtin drejtim, edhe unifikimi i treguesve të dhunës ndaj fëmijëve merr rëndësi të veçantë. Kur flasim për tregues të të dhënave i referohemi të dhënave sasiore që nëpërmjet një shifre të matshme, që mund të shprehet në numër, përqindje apo indeks, dhe mund të na japin një pasqyrë të përgjithshme mbi fenomenin në kontekst lokal dhe kombëtar. 6 2. Rëndësia e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave për dhunën ndaj fëmijëve. Karakteristikat e përgjithshme të treguesve. Fëmijët për shkak të moshës së tyre e kanë të vështirë të kuptojnë se dhuna është e gabuar dhe e kanë të vështirë për të reaguar. 7 Shpesh prindërit janë autorët e dhunës ndaj fëmijëve, ose ata heshtin kur dhuna ushtrohet nga anëtarë të tjerë të familjes ose persona me influencë në komunitet apo shoqëri. 8 Kjo e vështirëson përcaktimin e shkallës së përdorimit të dhunës, ambientet ku dhunohen fëmijët, institucionet ku referohet dhuna të fëmijëve dhe ndërmarrjen e masave konkrete. Nga ana tjetër, dhuna emocionale është akoma edhe më e vështirë për t u evidentuar. Sjellje të caktuara të prindërve apo kujdestarëve, brënda një konteksti kulturor apo social mund të jenë brënda normave shoqërore por plotësisht në kundërshtim me ato standarde të pranuara dhe të vendosura nga ligji dhe mund të përbëjnë dhunë ndaj fëmijës. Treguesit e të dhënave të harmonizuara në nivel lokal dhe kombëtar do të ndihmonin për të pasur një tablo më të plotë për numrin e fëmijëve të dhunuar, format më të përhapura, shpërndarjen gjeografike, raportimin e dhunës, personat apo institucionet ku ushtrohet dhunë, institucionet ku referohet dhuna, etj. Kështu, institucionet do të mund të vendosin prioritete në nivel lokal dhe qendror dhe si mund 6 Për më shumë mbi nocionin e treguesve dhe llojet lexo: Rajeev Malhotra and Nicolas Fasel Quantitative Human Rights Indicators- A survey of major initiatives, http://www.abo.fi/instut/imr/ research/seminars/indicators/background.doc, f. 3 7 Eliminating Violence Against Children, Handbook for Parliamentarians, N-13, 2007, f.10 http://www.ipu.org/pdf/ publications/violence_en.pdf 8 Po aty të planifikonin ndërhyrjen në mënyrë efikase për të parandaluar dhunën. Kjo kërkon që treguesit të jenë të plotë, të qartë dhe periodikë. Gjithashtu, me po aq rëndësi evidentohet edhe shpërndarja e të dhënave të mbledhura e përpunuara tek të gjithë aktorët që punojnë me/për fëmijët. Unifikimi i treguesve do të ndihmonte në monitorimin e institucioneve shtetërore se si zbatohet në praktikë ligji, sa kanë mundur strategjitë dhe plan veprimet të reduktojnë dhunën ndaj fëmijëve dhe si kanë reaguar institucionet. Në këtë mënyrë institucionet mund të përmirësojnë punën e tyre dhe të bëjnë rekomandime për hartimin e akteve të reja ligjore dhe përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues. Treguesit e të dhënave duhet të përfshijnë jo vetëm të dhëna që pasqyrojnë situatën aktuale të dhunës ndaj fëmijëve, por edhe të dhëna mbi situatën e mjedisit mbrojtës elementët ekzistues për mbrojtjen e fëmijëve dhe mangësitë. 9 Treguesit duhet të japin të dhëna mbi pikat e forta dhe mangësitë e mjedisit mbrojtës: angazhimin e qeverisë dhe kapacitetin për të realizuar të drejtat e fëmijëve për mbrojtje, adresimin e sjelljeve, zakoneve, praktikave të dëmshme, zhvillimin e fëmijës, situatën e familjes dhe komunitetit ku jeton fëmija, shërbimet që ofrohen për ri-integrimin, raportimin e dhunës dhe monitorimin. 10 Sikurse do analizohet edhe në vijim, në Shqipëri nuk ka tregues që masin reagimin e institucioneve dhe ndërhyrjen tyre pas dhunimit të fëmijës. Treguesit për matjen e dhunës ndaj fëmijëve janë të shumtë dhe përdoren modele të ndryshme në shtete të ndryshme, megjithatë me rëndësi të evidentohet është që UNICEF në një manual mbi matjen e indikatorëve të dhunës ndaj fëmijëve 11 i ndan treguesit në dy grupe: 1) Treguesit mbi dhunën: përfshin përqindjen e fëmijëve në 12 muajt e fundit që kanë vetë-raportuar se kanë qenë viktima të dhunës; shkallën e vrasjeve të fëmijëve në 12 muaj për 100.000 banorë; vizitat 9 Për më shumë mbi treguesit kombëtar për dhunën ndaj fëmijëve lexo: http://www.unicef.org/violencestudy/pdf/ Manual%20Indicators%20UNICEF.pdf, f.6. 10 Po aty. 11 Manual for the Measurement of Indicators of Violence against Children, UNICEF, 2006, f. 7-11. 185

186 mjekësore në urgjenca për shkak të sulmeve të dhunshme ndaj fëmijëve në 12 muaj për 100.000 banorë; përqindjen e fëmijëve që kanë braktisur shkollën në 12 muajt e fundit pasi ndihen të frikësuar ose të pasigurt për të ndjekur shkollën për shkak të dhunës ndaj tyre; 2) Treguesit e mjedisit mbrojtës: përfshin përqindjen e fëmijëve që dinë çfarë të bëjnë/dinë ku të drejtohen në rast se janë viktima të dhunës dhe përqindjen e fëmijëve që e pranojnë dhunën si një mjet edukimi; përqindjen e të rriturve që e pranojnë dhunën ndaj fëmijëve si mjet edukimi; numrin zyrtar të raportuar nga autoritetet i fëmijëve të dhunuar në 12 muajt e fundit për 100.000 banorë; numrin e rasteve të vërtetuara të dhunës ndaj fëmijëve në 12 muajt e fundit për 100.000 banorë; përqindjen e fëmijëve viktima të dhunës të referuar për ndihmë te shërbimet që ofrojnë mbështetje psikologjike dhe ri-integrim në 12 muaj; përqindjen e fëmijëve viktima të dhunës që kanë përfituar nga shërbimet ri-integruese dhe mbështetje psikologjike në 12 muaj; përqindjen e shkollave që zbatojnë politika për mbrojtjen e fëmijëve. 3. Treguesit e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Kuadri ligjor për mbledhjen e të dhënave për dhunën ndaj fëmijëve. Në Shqipëri marrja, organizimi dhe shpërndarja e të dhënave që lidhen me situatën ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore realizohet nga Instituti i Statistikave Zyrtare (INSTAT). 12 Megjithatë, studime për dhunën ndaj fëmijëve nga INSTAT nuk janë të shpeshta. Një i tillë mund të përmendet ai i vitit 2009, i cili përfshinte dhunën ndaj fëmijëve jo si një çështje në qendër të studimit, por si një nënçështje të studimit mbi dhunën në familje. 13 Studimi maste dhunën në familje të përjetuar nga fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç në 12 muajt e fundit, duke përfshirë dhunën fizike (goditjen me objekte; goditjen me shuplakë, shkelm, grusht; 12 Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004, i rishikuar, Për Statistikat Zyrtare. 13 Dhuna në Familje në Shqipëri: Sondazh Kombëtar me Bazë Popullatën, Instituti i Statistikave Zyrtare, Tiranë, 2009. djegien me cigare ose me diçka tjetër të nxehtë) dhe abuzimin psikologjik (kërcënimin me armë ose me thikë). 14 Sondazhi përqendrohej vetëm te fëmijët e moshës 10 14 vjeç, nuk maste dhunën emocionale, dhe analizonte vetëm kërcënimin me thikë ose me armë si formë të dhunës psikologjike. Sondazhi sillte të dhëna mbi shpeshtësinë e dhunës fizike të përjetuar sipas gjinisë së fëmijës, përjetimin e dhunës fizike sipas moshës së fëmijës, përhapjen e dhunës fizike sipas vendbanimit urban kundrejt atij rural, lidhjen familjare të abuzuesit me fëmijën, kërkimin e ndihmës nga fëmijët e dhunuar sipas llojit të dhunës, kërkimin e ndihmës nga fëmijët e dhunuar sipas vendbanimit urban kundrejt atij rural dhe kërkimin e ndihmës sipas gjinisë së fëmijës. Pjesa më e madhe e studimeve për matjen e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri vinë nga organizata të shoqërisë civile të cilat përdorin tregues të ndryshëm brënda qëllimit apo misionit të organizatës. Kështu për shembull, në një studim të plotë të publikuar në vitin 2006 të realizuar nga Qendra për Zhvillime Humane 15 jepen të dhëna në përqindje për: formën e dhunës fizike që kanë provuar fëmijët në shtëpi, shkolla dhe institucione të kujdesit social; dendurinë e dhunës fizike të ushtruar në shtëpi, shkolla dhe institucione të kujdesit social; intensitetin e përdorimit të disa formave të dhunës psikologjike në shtëpi dhe në shkollë; nivelin e braktisjes së fëmijëve në vitet 2000-2004 sipas grupmoshës; rastet e ushtrimit të dhunës si mjet disiplinimi; pasojat e dhunës fizike të pësuar nga fëmijët; treguesit e sigurisë reale të nxënësve në mjediset shkollore; qëndrimet e fëmijëve ndaj përdorimit të dhunës fizike; ushtruesit e dhunës fizike në familje; ushtruesit e dhunës psikologjike në familje; dhunën fizike në familje, sipas ushtruesit dhe viktimës; dhunën në shtëpi, sipas moshës së fëmijëve dhe ushtruesit të dhunës; ushtruesit e dhunës fizike në shkollë; ushtruesit e dhunës psikologjike në shkollë, etj. Tregues të tjerë përdoren nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë (ALO 116) 16 e cila përdor treguesit e saj në këshillimin me telefon 14 Po aty, f. 51. 15 Tamo. A. dhe Karaj. Th., Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri, Qendra për Zhvillime Humane, MEDIA PRINT, Tiranë 2006. 16 http://www.alo116.al/

apo Observatori për të Drejtat e Fëmijëve i cila ka hartuar treguesit e tij për monitorimin e respektimit të të drejtave të fëmijëve 17. Miratimi i ligjit Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 18 ka sjellë ndryshime në organizimin institucional në nivel qendror dhe vendor për garantimin e të drejtave të fëmijëve. Në lidhje me statistikat ligji ka ngarkuar ndër të tjera Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF) për përpunimin dhe unifikimin e të dhënave statistikore për çështjet që lidhen me fëmijët, përfshirë edhe dhunën ndaj fëmijëve në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e qeverisjes vendore. 19 Krahas ASHMDF dhe organeve vendore, Policia e Shtetit, Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Social Shtetëror, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit etj., duhet të mbledhin të dhëna për dhunën ndaj fëmijëve. Në reflektim të rregullimeve ligjore të Ligjit Për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime (VKM), ndër të cilat edhe Vendimin nr. 267, datë 12.04.2012 Për Llojet, mënyrën e shkëmbimit dhe të përpunimit të informacionit dhe të dhënave statistikore të kërkuara nga agjencia e nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor, e cila parashikon lloje të ndryshme të dhënave që mblidhen në lidhje me fëmijët, përfshirë edhe të dhëna që i referohen fenomenit të dhunës që përjetojnë fëmijët. Për sa i përket kësaj të fundit, VKM parashikon se të dhënat që duhet të mblidhen janë: 1. numri dhe përqindja e fëmijëve që kanë pësuar dhunë, abuzim, neglizhim sipas grupmoshave dhe seksit, rajonit [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Drejtoria e Policisë së Shtetit]; 2. Numri i denoncimeve tek autoritetet dhe numri i personave të ndaluar për dhunë, abuzim, neglizhim ndaj të miturve [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit] 3. Numri i fëmijëve që kanë pësuar dhunë, abuzim, 17 Raporti për të Drejtat e Fëmijëve, 2009, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Tiranë 2009. 18 Ligji nr. 10 347 datë 4.11.2010 Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. 19 Neni 36 i ligjit Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. neglizhim, mungesë të kujdesit prindëror, kequshqyerje sipas grupmoshave, seksit në krahasim me numrin e fëmijëve në popullsi [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave janë Ministria e Brendshme (Drejtoria e Policisë së Shtetit) si dhe OJFtë]; 4. Numri i fëmijëve viktima sipas llojit të dhunës dhe abuzimit (dhunë fizike, seksuale, psikologjike) krahasuar me numrin e fëmijëve në popullsi [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit]; 5. Numri i fëmijëve më aftësi të kufizuar viktima të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit]; 6. Dhunuesit sipas lidhjes që kanë me viktimën [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit]; 7. Numri i fëmijëve të vdekur si rezultat i dhunës, abuzimit, neglizhimit sipas grupmoshave, gjinisë, rajonit, lidhjes me dhunuesin [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit]; 8. Numri i rasteve kur është dënuar apo ka filluar ndjekja penale ndaj autorit të krimit [përgjegjëse për mbledhjen e këtyre të dhënave janë Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë]. Duke analizuar të dhënat që duhet të mblidhen në bazë të VKM-së vihet re se ato janë të pakta dhe të pamjaftueshme për të evidentuar rastet e dhunës ndaj fëmijëve dhe për të bërë një analizë të plotë të shkaqeve të saj. Kështu për shembull: mungojnë treguesit mbi personat që kanë denoncuar rastet e dhunës në polici për të kuptuar sensibilizimin e vetë fëmijëve apo rolin që luajnë shkollat apo Njësitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në këtë drejtim; mungojnë indikatorët që tregojnë se ku drejtohen fëmijët për ndihmë në raste dhune dhe marrëdhënia e fëmijës me denoncuesin e rastit në polici; mungojnë 187

tregues për të kuptuar perceptimin e fëmijëve mbi dhunën si një dukuri negative apo si mjet edukimi; nuk ka tregues mbi shpeshtësinë e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës; mungojnë treguesit mbi situatën ekonomike dhe sociale për familjet apo mjedisin ku jetojnë këta fëmijë; mungojnë treguesit për fëmijët e dhunuar që jetojnë në qendra rezidenciale etj; mungojnë indikatorët që tregojnë se cilat institucione kanë ofruar ndihmën dhe rehabilitimin e fëmijës së dhunuar pas denoncimit të dhunës në polici, etj. Më tej, sipas VKMsë, organet e ngarkuara për të mbledhur të dhëna janë vetëm Drejtoria e Policisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. Sigurisht që këto nuk janë të vetmet institucione që kanë të dhëna apo mund të ofrojnë të dhëna për dhunën ndaj fëmijëve në Shqipëri dhe në këtë akt nënligjor lihen jashtë kopshtet, shkollat, qendrat shëndetësore, qendrat rezidenciale apo qendrat komunitare, pushteti vendor, etj. Ngarkimi i Drejtorisë së Policisë si organi kryesor që ka përgjegjësinë për mbledhjen e të dhënave e kufizon tej mase marrjen e një informacioni të plotë, pasi policia mbledh të dhëna vetëm për atë raste kur ka denoncime apo kur ka vepruar me vullnetin e saj pasi sinjalizimeve. Referuar një tjetër akti nënligjor, Planit të Veprimit për Fëmijë 2012-2015 20 nuk ka një parashikim konkret për mbledhjen e të dhënave për dhunën ndaj fëmijëve, por theksohet: 1. Miratimi i aktit nënligjor që përcakton llojin, informacionin statistikor për realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe mënyrën e përcjelljes së këtij informacioni nga pushteti vendor në ASHDMF. 2. Fuqizimi i sektorit të statistikës në ASHMDF dhe rrjetit të Njësitë e të Drejtave të Fëmijëve në qarqe. 4. Reflektime përfundimtare Duke pasur parasysh sa më sipër mund të thuhet si konkluzion se: Treguesit e dhunës ndaj fëmijëve që përdoren nga institucionet në nivel qendror dhe lokal nuk janë të unifikuara; Nuk ka studime apo sondazhe periodike për matjen e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri nga institucionet qendrore dhe vendore; Organizatat jofitimprurëse përdorin tregues të të dhënave të përpunuara prej tyre brënda misionit për të cilin janë krijuar; Nevojitet forcimi i kapaciteteve të organeve vendore për mbledhjen e të dhënave për dhunën ndaj fëmijëve; Nevojitet forcimi i kapaciteteve të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve lidhur me mbledhjen e të dhënave për dhunën ndaj fëmijëve; INSTAT duhet të luajë një rol më aktiv në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për të drejtat e fëmijëve në përgjithësi dhe dhunën ndaj fëmijëve; Unifikimi i treguesve të të dhënave në nivel kombëtar është i domosdoshëm për të shmangur mbivendosjen e shifrave; Vendimi i Këshillit të Ministrave Për Llojet, mënyrën e shkëmbimit dhe të përpunimit të informacionit dhe të dhënave statistikore të kërkuara nga agjencia e nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor e ka kufizuar mbledhjen e të dhënave te Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Drejtësisë; Lista e treguesve në këtë vendim nuk është shteruese dhe ka hapësirë për ta zgjeruar me qëllim mbledhjen e të dhënave më të plota; Duhet të bëhen publike treguesit që përdorin institucionet për matjen e dhunës dhe të dhënat që përftohen në mënyrë periodike. 188 20 VKM Nr. 182, Për miratimin e Planit të Veprimit për Fëmijët 2012-2015, datë 13.03.2012, Fletore Zyrtare nr. 39, fq. 2155, http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:vendim%20i%20 KM:182:13.03.2012, aksesuar më 23 korrik 2012.

Literatura - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. - Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës. - Ligji nr. 10 347 datë 4.11.2010 Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës - Ligji Nr. 9180, datë 5.2.2004, i rishikuar, Për Statistikat Zyrtare - Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 267, datë 12.04.2012 Për Llojet, mënyrën e shkëmbimit dhe të përpunimit të informacionit dhe të dhënave statistikore të kërkuara nga agjencia e nga strukturat shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor - VKM Nr. 182, Për miratimin e Planit të Veprimit për Fëmijët 2012-2015, datë 13.03.2012 - Adem Tamo dhe Theodhori Karaj, Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri, Qendra për Zhvillime Humane, MEDIA PRINT, Tiranë 2006 - Raporti për të Drejtat e Fëmijëve - 2009, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, 2009 - Dhuna në Familje në Shqipëri: Sondazh Kombëtar me Bazë Popullatën, Instituti i Statistikave zyrtare, Tiranë, 2009 - Eliminating Violence Against Children, Handbook for Parliamentarians, N-13, 2007: http://www.ipu. org/pdf/publications/violence_en.pdf - Manual for the Measurement of Indicators of Violence against Children, UNICEF, 2006: http://www. unicef.org/violencestudy/pdf/manual%20indicators%20unicef.pdf - Rajeev Malhotra and Nicolas Fasel, Quantitative Human Rights Indicators- A survey of major initiatives, http://www.abo.fi/instut/imr/research/seminars/indicators/background.doc. - http://www.alo116.al 189

EKSPLORIMI I STILIT TË PRINDËRIMIT DHE LIDHJA E TIJ ME ABUZIMIN E NEGLIZHIMIN E FËMIJËS MSC. Irena XHAFERRI Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan Fakulteti i Shkencave të Edukimit Department i Psikologjisë iiraena@yahoo.com irena.xhaferri@gmail.com MA. Manuela VAROSHI Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, Fakulteti i Shkencave të Edukimit Departamenti i Psikologjisë varoshimanuela@yahoo.com MSC. Fatime FAZLIU fatimefazliu.853@gmail.com Abuzimi ndaj fëmijëve është një tematikë shumë e folur në shoqërinë tonë. Ajo që është parë si domosdoshmëri në Shqipëri është dhënia e një kornize se çfarë përbën dhunë dhe të një përkufizimi të dhunës ndaj fëmijëve. Sigurisht që rëndësi të veçantë në këtë kuadër ka edhe stili i prindërimit i cili skalit personalitetin e fëmijës. Artikulli pasqyron disa koncepte teorike të stileve të prindërimit dhe ndikimi i tyre në dhunën ndaj fëmijës. Një fokus i veçantë i jepet lidhjes së stilit të prindërimit disiplinor si një ndër stilet që ka një korrelacion më të lartë me dhunën ndaj fëmijës. Qëllimi i këtij studimi është eksplorimi dhe njohja me konceptet e stilit të prindërimit dhe e karakteristikave të tij (karakteristikat e bekgraundit të prindit, faktorët intrapersonalë e personalë) që çon në shfaqjen e dhunës ndaj fëmijëve. Metodologjia e përdorur në studim është cilësore, ku janë përdorur intervista gjysëm të strukturuara ndaj prindërve e fokus grupe në qytetin e Elbasanit. Në gjetjet e studimit ishte se korniza e përkufizimit të dhunës nga prindërit nuk e përfshijnë atë kuadrin e plotë të dhunës por në dhunë përfshijnë vetëm dhunën fizike. Nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e dhunë ndaj fëmijëve janë niveli i edukimit, shprehja e zemërimit dhe kënaqja nga mbështetja sociale. Nga përfundimet del si domosdoshmëri që të punohet shumë nga ana e profesionistëve për të ndryshuar gjithë kornizën e mendësisë së prindërve në shoqërinë shqiptare duke bërë një riedukim për ta. 190

Fjalë kyçe: stil prindërimi, prindërim disiplinor, dhunë, neglizhim, fëmijë i dhunuar Arsimi I lartë (10) I mesëm 8-të vjeçar 33,3% (12) 40% (8) 26,7% Stili i prindërimit Autorizues 40% 25% 25% Tolerantë 20% 25% 12,5% Autoritarë 30% 41,7% 50% I papërfshirë 10% 8,3% 12,5% Punësimi 80% 60% 40% Shprehja e zemërimit II II II 20% 15% 10% 70% 191

SEXTING, NJË FORMË E ABUZIMIT ME IMAZHIN E FËMIJËVE DOKTORANTE : Jeta SHKURTI (TOÇILA) Departamenti Psikologji-Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. jetashkurti@yahoo.com Abstrakt 192 Në këtë studim, eksplorohet fenomeni seksting si një trend mes adoleshentëve të sotëm në Tiranë. Sexting është akti i dërgimit të mesazheve seksuale eksplicite ose fotografive, fillimisht mes telefonëve celularë, internetit dhe pajisjeve të tjera elektronike, të cilat japin detaje të të rinjve të përfshirë dhe natyrën e imazheve seksuale. Koncepti është përdorur në fillimet e këtij shekulli, dhe shihet si një bashkim mes fjalëve seks dhe tekst, në kuptimin e dërgimit të një teksi të shoqëruar me imazh. Seksting përkufizohet gjithashtu edhe si si akti i dërgimit të mesazheve tekst dikujt me shpresën për të patur më vonë me të një takim seksual. Ai fillimisht është rastësor, më pas shkon më larg, deri në dërgimin e mesazheve të qarta seksuale. Sekstimi është kthyer në modë ditët e sotme dhe praktika të tilla të sjella nga tëknologjia kanë lënë një numër të madh të rinjsh në situata disavantazhi. Disa herë ata janë bërë objekte videosh të publikuara në internet duke bërë kështu xhiron e botës e duke u përfshirë në rrjetet e pornografisë së të miturve. Ky artikull, kërkon të zbulojë se si e shohin adoleshentët sot fenomenin e sekstimit, sa ka ndikuar jetën e tyre ky aspekt i teknologjisë dhe sa e marrin në konsideratë ata sekstimin si një fenomen teknologjik, me pasoja të mundshme psikologjike, sociale e ligjore. Procedura e mbledhjes së informacionit është bazuar në qasjen kuantitative dhe kualitative. Të dhënat janë mbledhur përmes një pyetësori si dhe intervistash me adoleshentë. Në fund të studimit, nxirren konkluzionet dhe jepen rekomandimet për profesionistët e shkencave sociale e ligjore me qëllim hartimin e politikave në parandalimin e abuzimit me imazhet e fëmijëve. (fjalët kyçe : Sexting, komunikim, mesazhe seksuale, abuzim me imazhin, adoleshentë ). Hyrje Qëllimi i shpikjes së telefonit celular ishte komunikimi. Në vitin 1973 doli prototipi i parë i telefonit portabël. Ai aparat, i cili ishte shumë i gjatë dhe i rëndë, njëkohësisht kushtonte plot 3995 dollarë. Megjithatë, do të kalonin 10 vjet që ai të dilte në treg. Bateria e tij mbulonte 1 orë kohë bisedë, ndërsa memoria mbante vetëm 30 numra. Sot, iphone me ekranin retinë, multitouch,accelerometer, GPS, grafik te përshpejtuar, 2 kamera e 2 mikrofonë të mundëson lidhje të ndryshme audio-video. Dhe natyrisht duke patur gjithë këto mundësi komunikimi vetëm

përmes një telefoni celular, është zhvilluar trendi i ri i sekstimit, i quajtur ndryshe preokupimi i rrezikshëm. Teknikisht, sekstimi është praktika e dërgimit të fotografive nudo ose gjysëm nudo, videove përmes telefonit celular ose të postuarit e tyre online. Sipas një burimi tjetër, seksting përkufizohet gjithashtu edhe si akti i dërgimit të mesazheve tekst dikujt me shpresën për të patur më vonë me të një takim seksual, fillimisht ai është rastësor, më pas shkon më larg, deri në dërgimin e mesazheve të qarta seksuale Akti i dërgimit të fotove, videove dhe mesazheve eksplicite seksuale të tjerëve përmes telefonit cellular, njihet si seksting. Sexting përshkruhet si një fenomen i ri komunikimi, ku fotografitë, videot ose mesazhet me tekst, të natyrës seksuale janë të vetë-krijuara për tu dërguar tek një tjetër përmes telefonit cellular (Jaishankar, 2009; The National Campaign to Prevent Teen and Unplanned Pregnancy, 2009; O Donovan, 2010; Zhang, 2010). Në vitin 2009 Sexting u rendit e para në revistën Time si fjala më popullore (Stephey, 2009) dhe gjithashtu fjala e vitit në fjalorin e ri të Oksfordit (Stanglin, 2009). Sexting është një lojë e fjalëve sex-text (Siegle, 2010), dhe për të ka përkufizime të shumta. Sexting shihet i lidhur edhe me konceptin e cyberbullying, i cili është bullizmi përmes përdorimit të çdo lloj teknologjie. (Peckham, 2010). Sexting si cyberbullying (I njohur edhe si sextbullying ) ndodh kur një person ose grup personash bëjnë përpjekje të qëllimshme për të dëmtuar, stresuar, kërcënuar, ose poshtëruar dikë tjetër si një rezultat direkt i përmbajtjes së sekstimit, ose shfaqin veprime seksuale të cilat bëjnë që marrësi të ndihet keq (Beatbullying, 2009). Në vitin 2008 në SHBA, sipas rezultateve të një pyetësori të zhvilluar online me 653 adoleshentë të moshave nga 13 deri në 19 vjeç, 20 % e adoleshentëve vetëraportuan dërgimin ose postimin e fotografive ose videove me përmbajtje nudo ose gjysëm nudo të vetes së tyre. Në vendin tonë, konkretisht në Tiranë, nga vëzhgimet dhe raportimet e prindërve e mësuesve tek punonjësit e shërbimit psikologjik në shkollë ndihet përhapja e fenomenit sekting në masë të gjerë. Prindërit ankohen për fëmijët e tyre se nuk e lëshojnë telefonin as kur shkojnë në tualet, mësuesit mërziten me prindërit e nxënësit për mbajtjen dhe përdorimin e celularëve në orën e mësimit, jo për qëllime mësimi. Ka ndodhur disa herë në gjimnazet e Tiranës, fenomeni i cyberbylling. Adoleshentë janë vendosur në fokusin e një celulari dhe janë xhiruar në dhomat e palestrës duke u zhveshur ose në ambientet e WC-ve. Më pas videot janë shpërndarë përmes celularit në gjithë shkollën, duke mos e ditur asnjëherë çfarë përmasash ka marrë shpërndarja. Për këto arsye, ky studim kërkon të zbulojë se si e shohin të rinjtë e sotëm këtë fenomen, sa ka ndikuar në jetën e tyre seksting. Pjesëmarrësit në studim u janë përgjigjur pyetjeve të hapura, të cilat janë interpretuar cilësisht për të përforcuar më tej të dhënat sasiore të mbledhura me këtë qëllim. Çështje teorike Përdorimi i telefonisë celulare në adoleshencë Një nga format më të përhapura të komunikimit mes adoleshentëve të Tiranës ashtu si edhe atyre në vende të ndryshme të botës është dërgimi i mesazheve në celular. Në SHBA, në vitin 2008, sipas The Nielsen Company (Covey, 2008) 13-17 vjeçarët dërgonin ose merrnin reth 1 752 mesazhe në muaj. Në 2010 e njëjta kompani e përsëriti studimin që rezultoi në një shifër më të lartë. Adoleshentët amerikanë dërgonin 10 mesazhe në orë ose 3 146 mesazhe në muaj. 1 në 5 adoleshentë ka dërguar elektronikisht ose ka postuar online fotografi nudo ose gjysëm nudo ose video të vetes së tyre. Adoleshentët, të cilët ndikohen të kontrolluar nga prindërit, i gëzohen lirisë që telefoni celular i lejon në komunikim (Ling & Yttri, 2005). Përmes telefonit celular adoleshentët kanë ndjenjën e fuqisë dhe kontrollit, celulari i siguron lehtësisht akses social për të dashuruar, si dhe pa ndjerë ankth social nga dialogu direkt ndërpersonal. Për më tepër, aftësia për të dërguar mesazhe, fotografi sipas dëshirës, shton faktorin argëtues në këtë proces. 193

194 Sextimi në adoleshencë si një çështje ligjore Akti i sextimit në adoleshencë ka shkaktuar një dilemë të madhe legale në SHBA. Sipas Shafron- Perez (2009), debati mbi sekstimin qëndron nëse kjo sjellje duhet konsideruar si pornografi fëmijësh apo jo. Ka të dhëna të konsiderueshme për të dokumentuar që sekstimi ndodh mes të rinjve dhe që pjesëmarrja në këto sjellje ka kosto ligjore, etike, mjekësore dhe psikosociale. Sot adoleshentët në Shqipëri ashtu si edhe në vende të ndryshme të botës kanë mundësinë të shpërndajnë fotografi të tyre nudo vetëm duke shtypur një buton, pa menduar për pasojat e këtij veprimi. Nëse sekstimi është një çështje ligjore ose vetëm një çështje paniku moral mes të rinjve, kjo duhet parë përmes studimeve të mëtejshme mbi ndikimin e sekstimit në adoleshencë. Megjithatë po ti referohemi Konventës së të drejtave të fëmijëvë, nenit 19 E drejta e fëmijëve për tu mbrojtur nga çdo lloj dhune, ka një përcaktim gjithëpërfshirës të dhunës, që na çon drejt mendimit se parashikohet edhe mbrojtja ndaj abuzimit me imazhin e fëmijës, edhe në rast se ky abuzim iniciohet nga vetë fëmija. Shumë adoleshentë dhe të rinj nuk i dinë pasojat e mundshme ligjore dhe emocionale nëse kapen duke krijuar, mbajtur, dërguar ose shpërndarë mesazhe me përmbajtje seksuale në dëm të një fëmije. Pasojat emocionale përfshijnë ankthin, depresionin, vetë-vlerësimin e ulët dhe ndonjëherë vetëvrasjen. Jessica Logan nga Ohio, SHBA, në 2009, kur ishte vetëm 18 vjeç, vari veten pasi fotografia nudo e saj u shpërnda nga ish- i dashuri përmes e-mailit. Pasojat ligjore ndaj aktit të sekstimit ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Shumë shtete i referohen ligjit mbi pornografinë e fëmijëve për të vepruar ndaj sekstimit në mbrojtje të fëmijëve. Por në shumë vende të botës, sekstimi konsiderohet në fakt pornografi (Jaishankar, 2009). Disa shtete në SHBA si, Utah, Ohio, Vermont, kanë implementuar legjislacion të ri ndaj sekstimit, si një përpjekje për tu përballur me teknologjinë dhe për të parandaluar përhapjen e pasojave për të miturit. Sa I përket legjislacionit shqiptar në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 54, kreu V, ka parashikuar se çdo fëmijë ka të drejtë të jetë I mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, vecanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojnë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën e zhvillimin e tij normal.. Por këtu nuk përcaktohet qartë lloji I dhunës, nuk përmenden format e abuzimit, gjë që lë vend për interpretime. Ndërkohë që Konventa e të drejtave të fëmijëve parashikon në nenin 19 të saj se Shtetet palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe educative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore, fyerje ose keqtrajtimi, braktisje ose mospërfillje, neglizhimi ose shfrytëzimi, përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo personi tjetër të cilit I është besuar. Me miratimin e ligjit Nr.10 071, datë 9.2.2009 për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, në nenin 20 kemi shpjegimin e termit pornografi fëmije që do të thotë çdo material që vizualisht pasqyron një fëmijë të angazhuar në një sjellje eksplicite reale ose të simuluar seksuale ose ndonjë pasqyrim i organeve seksuale të fëmijës për qëllimet seksuale parësore. Nisur nga ky përkufizim mund të vendosim shenjën e barazimit mes fenomenit sekstim dhe pornografisë së fëmijës. Si rrjedhojë fenomeni është i gjykueshëm dhe i dënueshëm nga e drejta penale. Në Kodin penal të RSH, neni 177 parashikon se Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi I materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarja ose publikimi i tyre në internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.

Metodologjia Për kryerjen e studimit u përdor metodologji mikse: studimi i literatures, intervistimi i subjekteve, anketimi i tyre. Përdorimi i këtyre metodologjive është parë i nevojshëm për të përballuar gjerësinë e opinioneve, eksperiencave, të praktikave dhe të besimeve mbi seksting në adoleshencë. Grupi i njerëzve të intervistuar e anketuar për nevojat e këtij studimi përbëhej nga nxënës të klasave të 11-ta të një shkolle jopublike në Tiranë, e cila për arsye etike nuk do të përmendet emri i saj. Gjithsej janë intervistuar e anketuar 40 nxënës, 20 femra dhe 20 meshkuj, të gjithë i përkisnin grupmoshës 15-16 vjeç. Instrumentet e studimit janë dy, intervista e pastrukturuar me nxënësit, me qëllim mbledhjen e të dhënave për analizat cilësore dhe për të ndërtuar më pas pyetësorin si instrument të dytë për analizën sasiore. Mbledhja e të dhënave kërkoi një periudhë kohore 2 mujore me secilin nxënës, Të dhënat e këtij punimi janë kryesisht në formën e fakteve të mbledhura nga literaturë ndihmëse, intervistat individuale me nxënësit por edhe në formën e materialit statistikor që shpreh raportimet e vetë subjekteve mbi përfshirjen e tyre në fenomenin e seksting, mendimet e tyre mbi këtë fenomen dhe njohjen mbi pasojat e seksting në jetën e tyre sociale. Siç shihet të dhënat e këtij punimi janë me karakter të dyfishtë, ato janë edhe cilësore edhe sasiore. Punimi bën një përpjekje për ti gërshetuar këto me qëllim që ta përfshijë fenomenin e seksting në adoleshencë në gjithë kompleksitetin e tij. Punimi Seksting në adoleshencë është realizuar në dy faza, duke filluar në muajin shtator deri në tetor 2012. Në fazën e parë u bënë përpjekje për të shtënë në dorë materialin dokumentar, por kjo nuk kërkoi shumë kohë. Në fazën e dytë u bë puna më e madhe, ajo e ndërtimit të instrumentit vlerësues dhe grumbullimit të të dhënave përmes realizimit të pyetësorit dhe intervistave me subjektet e zgjedhura në gjimnazin jopublik. Punimi Seksting në adoleshencë është mbështetur në metodën e analizës logjike të të dhënave cilësore të mbledhura përmes literaturës e intervistave, duke i krahasuar ato me materialin e vjelur nga pyetësori, i cili u përpunua statistikisht. Rezultatet Prindërit e mësuesit në shkollat e Tiranës ku unë kam punuar si psikologe shpesh kanë ngritur zërin shqetësues lidhur me qëndrimin e fëmijëve të lidhur pas celularit. Një nënë gjatë kontrollit të celularit të vajzës konstaton që e bija kishte fotografuar veten gjysëm nudo. Ajo, si shumica e prindërve reagoi keq ndaj të bijës, por më vonë kërkoi këshillim mbi komunikimin e mëtejshëm me të. Kjo grua nuk i vinte dot emrin fenomenit si seksting, por ajo e kuptonte që nuk ishte aspak normale dhe mendonte për pasojat e asaj fotoje, në ndryshim nga e bija. E nxitur nga ky rast por edhe të tjerë të ngjashëm, mu ngjall kurioziteti mbi shpërhapjen e fenomenit të sekstimit mes adoleshentëve në Tiranë. Nuk u çudita në fakt kur u përballa me rezultatet e pyetësorit dhe përgjigjet nga intervistat me 40 gjimnazistë të një shkolle jopublike në Tiranë. Ata, si edhe shumica e adoleshentëve në botë, ishin në dijeni të fenomenit, madje ishin të përfshirë në të. Kur u pyetën nëse kanë dëgjuar mbi seksting, 27 adoleshentë (67,5%) u përgjigjën po dhe 13 (32,5%) u përgjigjën jo. Nxënësit në Tiranë janë të përditësuar me informacionin mbi sekstimin siç tregohet nga të dhënat ku më tepër se 50% e tyre kanë informacion mbi këtë fenomen. Pyetjes (2) se nga e kanë marrë informacionin, 40% u përgjigjën nga interneti, 23 % nga shoqëria, 17% nga i/e dashura, 13% në shkollë, 7% burime të tjera. Pyetjes (3) se çfarë është sekstimi për ju? 43 % iu përgjigjën dërgimi i fotografive nudo, 20 % seks përmes shkëmbimit të mesazheve, 17 % eksitim përmes mesazheve, 10% shprehen diçka e keqe për adoleshentët, 7 % shpërndarje përmes internetit të videove pornografive, dhe 3 % e të anketuarve nuk ia kanë idenë. Pyetjes (4): A keni sekstuar ndonjëherë? 55% iu përgjigjën po, ku 14 ishin vajza dhe 8 djem, dhe 45% u përgjigjën nuk kemi sekstuar ndonjëherë. Pyetjes (5) nëse ju kanë kërkuar ndonjëherë të bëheni pjesë e sekstimit, 56% iu përgjigjën po, ndërsa 41 % iu përgjigjën jo dhe 3% u përgjigjën nuk e di. Pyetjes (6) Nëse keni sekstuar, sa shpesh ka ndodhur në një muaj ose vit? 12,5 % iu përgjigën rreth 5 herë në javë, 27,5% rreth 5 herë në muaj dhe 15 % rreth 5 herë në vit. 195

196 Pyetjes (7) se çfarë keni menduar për veten pasi keni sekstuar, 10% më ka ardhur turp, 20% jam ndjerë e kënaqur, 7,5% asgjë të keqe, 12,5% jam penduar, 5% dëshirë për ta përsëritur. Pyetjes (8) A mendoni se duhet ndëshkuar me ligj sekstimi, 32,5% u përgjigjën nuk duhet ndëshkuar, 45 % u përgjigjën se duhet ndëshkuar dhe 22,5% u përgjigjën varet nga rasti. Pyetje (9) Çfarë pasojash mund të ketë për personat që sekstojnë? 32% u përgjigjën se mund të jenë viktima të abuzimit me imazhin e tyre, 11,5% mendojnë se personat që sekstojnë mund të zhgënjehen një ditë, 8% mendojnë se mund të mbyllen në vetvetë, 23% mendojnë se ata priren të humbin besimin tek të tjerët, 5% mendojnë se do të bien nga mësimet, 5% mendojnë se do të tallen nga shoqëria për veprimin e tyre, 12,5 % mendojnë se nuk mund të ketë asnjë pasojë për personat që sekstojnë, 2% mendojnë se do të dënohen nga ligji. Konkluzionet Bazuar në rezultatet e pyetësorit, nxjerrim konkluzionet e mëposhtme. Pjesa më e madhe e adoleshentëve të anketuar kanë informacion mbi fenomenin e sekstimit. Shumica e ka marrë informacionin përmes internetit. Ata mund ta identifikojnë sjelljen sekstuese lehtësisht. Shumica e adoleshentëve janë përfshirë në mënyrë aktive në sekstim. Pjesa më e madhe ishin vajza. Shumicës së adoleshentëve u ishte kërkuar prej të tjerëve të bëheshin pjesë e sekstimit Nga të anketuarit që sekstonin, pjesa më e madhe e tyre, sekstonin rreth 5 herë në muaj. Pjesa më e madhe e atyre që kanë sekstuar, e përshkruajnë përvojën e sekstimit si positive. Pjesa më e madhe e personave të anketuar mendojnë se sekstimi duhet ndëshkuar me ligj. Të anketuarit pranojnë gjerësisht se pasojat më të mëdha për ata që sekstojnë do të jenë negative si, abuzimi me imazhin e tyre, zhgënjimi, mbyllja në vetvete, rënia nga mësimet, humbja e besimit në shoqëri, tallja nga të tjerët dhe dënimi, edhe pse shumica prej tyre ishin të përfshirë në sjellje sekstuese. Diskutime Si mund ti ndihmojmë dhe mbrojmë sot fëmijët e rrezikuar nga fenomeni I rradhës? Me zhvillimin e teknologjisë, pritet përhapje e madhe e krimit kibernetik, ku bën pjesë edhe bullizmi kibernetik, ngacmimi seksual, pornografia në internet etj. Një cështje për tu ngritur është se cfarë duhet të bëjë ligjbërësi kur abuzuesi është edhe viktimë? Si mund të mbrohet fëmija në këtë rast? A duhet ndëshkuar një sjellje e tillë që vë në rrezik moralin dhe zhvillimin e fëmijës? Si mund të veprohet pa shkelur njëkohësisht edhe të drejtën për privatësi të fëmijës? Cili është roli mbrojtës I shkollës, familjes dhe shoqërisë përballë këtij fenomeni? Rekomandime Nisur nga rezultatet, rekomandimet u drejtohen më tepër psikologëve shkollorë, punonjësve socialë, mësuesve, studiuesve, ligjvënësve si dhe prindërve. Edukimi mbi fenomenin e sekstimit është shumë I nevojshëm për profesionistët që punojnë me fëmijët dhe adoleshentët, duke marrë parasysh përhapjen e fenomenit edhe në botë. Sekstimi duhet të kuptohet nga profesionistët për të edukuar fëmijët dhe prindërit e tyre mbi pasojat psiko-sociale. Ky është një hap i madh dhe sfidë nëse ndërmerret sa më shpejt. Shumica e fëmijëve marrin me vete në shkollë telefona celularë, në këtë pikë psikologët shkollorë ose punonjësit socialë duhet të bashkëpunojnë me drejtuesit e shkollës mbi politikat e ndërhyrjes në rastet e zbulimit të sekstimit mes nxënësve, me qëllim mbrojtjen e tyre ndaj një abuzimi të mundshëm.. Edukimi i prindërve mbi sekstimin, është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e politikave parandaluese të këtij fenomeni. Prindërit duhet të kuptojnë trendin e fëmijëve të tyre. Ata duhet të ndërgjegjësohen rreth pasojave negative, në mënyrë që të mund të komunikojnë me efektivitet me fëmijët e tyre rreth rreziqeve potenciale.

BIBLIOGRAPHY Brown, J. D., Keller, S., & Stern, S. (2009). Sex, sexuality, sexting, and sex ed: Adolescents and the media. The Prevention Researcher, 26, 12-16. Clark, R. C. (2009). Cell phone novels 140 characters at a time. Young Adult Library Services, 7, 29-31. Hewitt, Bill. (2009, March 30). The Dangers of Sexting. People Magazine Vol. 71, number 12. Kodi penal I RSH, 2009. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë KOnventa e OKB për të Drejtat e fëmijës, ratifikuar më 27.02.1992 Ligj nr 10 071, dt 09.02.2009 për ratifikimin e konventës së këshillit të europës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi Ligj Nr.9834, datë 22.11.2007 për aderimin e RSH në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së Për të drejtat e fëmijëve, për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë Lenhart, A., Ling, R., Campbell, S., Purcell, K. (2010). Teens and mobile phones. Levinson, P., (2004). Cellphone: The story of the world s most mobile medium and how it has transformed everything! New York, NY: Palgrave Macmillan. Martinez-Sanchez, M., & Otero, A. (2009). Factors associated with cell phone use in adolescents in the community of Madrid (Spain). CyberPsychology & Behavior, 12, 131-137. Mitchell, K. J., Finkelhor, D., Jones, L. M., & Wolak, J. (2012). Prevalence and characteristics of youth sexting: A national study. Pediatrics, 129 (1), 4-12. Moreno, M. A., Parks, M. R., Zimmerman, F. J., Brito, T. E., & Christakis, D. A. (2009). Display of health risk behaviors on Myspace by adolescents: Prevalence and associations. Archives of Pediatric Adolescent Medicine, 163, 27-34. Muscari, M. E. (1 May, 2009). Sexting: New technology, old problem. Retrieved from http://www. medscape.com/viewarticle/702078 O Donovan, E. (2010). Sexting and student discipline. District Administration, 46, 60-64. Painter, K. (2011, December 5). Sexting numbers among teens lower than thought. USA Today. Qendra e shwrbimeve dhe praktikave ligjore të integruara (2004) Legjislacioni shqiptar dhe KOnventa e të drejtave të fëmijës. Sanchez-Martinez, M., Otera, A. (2009). Factors associated with cell phone use in adolescents in the community of Madrid (Spain). Cyberpsychology & Behavior, 12, 131-137. Sanders, K. (2011). Gov. Scott signs bill easing sexting punishment for minors. Retrieved from Schiano, D. J., Chen, C. P., Ginsberg, J., Gretarsdottir, U., Huddleston, M., & Isaacs, E. (2002). Teen use of messaging media. Papër presented at the CHI 2002 Conference on Human Factors in Computing Systems. Minneapolis, Minnesota. Taylor, K. R. (2009). Sexting : Fun or felony. Principal Leadership, 9(8), 60-62. Widom, C. S. (1989). Child abuse, neglect, and violent criminal behavior. Criminology, 26, 263-285. Referencat në internet http://www.aclupa.org/pressroom/aclusueswyomingcountydafor.htm http://www.aboutourkids.org/articles/kids_cell_phones_staying_connected http://www.pewinternet.org/reports/2010/teens-and-mobile-phones/summary-of-findings.aspx from http://www.ncsl.org/default.aspx?tabid=22127. http://yourlife.usatoday.com/parenting-family/teen-ya/story/2011-12-05/sexting-numbers http://www.tampabay.com/news/politics/stateroundup/gov-scott-signs-bill-easing-sexting-punishmentfor-minors/1176566. http://www.thenationalcampaign.org/sextech/pdf/sextech_summary.pdf Bachmann, R., & Schutt, http://www.missingkids.com/missingkids/servlet/ 197

NDËRHYRJA NË ORGANET GJENITALE TË TË MITURVE, MES LIGJIT DHE TRADITËS. REALITETI SHQIPTAR KUNDREJT ATIJ EUROPIAN. PhD Juelda LAMÇE DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PRIVATE UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS juelda.lamce@yahoo.com PhD Dariel SINA DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS darielsina2002@yahoo.com ABSTRAKT 198 Punimi merr shkak nga vendimi i gjykatës gjermane që konsideron vepër penale praktikën e njohur si circumcizio (rrethprerje) të organit gjenital mashkullor, nëse ajo kryhet për motive fetare 1. Ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve shtron për debat çështjen e balancimit mes lirive dhe të drejtave themelore të njeriut: mbrojtjen e integritetit/ fizik dhe të dinjitetit njerëzor kundrejt lirisë së fesë, shfaqjes së saj individualisht në publik ose në privat, nëpërmjet kultit, praktikave ose kryerjes së riteve, si 1 Shih komentin e Pusateri V., Uno sguardo oltralpe: la Corte d Appello di Colonia ritiene che la pratica di circoncisione maschile cd. rituale integri reato. Nota a Landgericht Köln, 1. kleine Strafkammer, 7 maggio 2012, Az. 151 Ns 169/11, në http:// www.penalecontemporaneo.it/materia/2-delitti_e_ contravvenzioni_del_c_p/29-delitti_contro_la_persona/, parë në dt. 01.11.2012. Versioni integral i vendimit mund të konsultohet në http://www.justiz.nrw.de/nrwe/lgs/koeln/ lg_koeln/j2012/151_ns_169_11_urteil_20120507. html, parë në dt. 01.11.2012. dhe ruajtjes së traditave kulturore apo fetare. Neni 18 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), lejon kufizimin me ligj të lirisë së manifestimit të fesë apo të besimit vetëm në rastet kur ai është i domosdoshëm për mbrojtjen e sigurisë, të rendit e të shëndetit publik, ose të moralit ose të lirive dhe të drejtave themelore të të tjerëve. Sipas të njëjtës logjikë, neni 17 i Kushtetutës shqiptare përcakton kufizimet e mundshme ndaj lirive dhe të drejtave themelore të cilat mund të vendosen vetëm me ligj, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, dhe në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Ai përcakton gjithashtu se kufizimi në fjalë nuk mund të cënojë thelbin e lirive dhe të drejtave e as të tejkalojë kufizimet e parashikuara nga KEDNJ.

Në mënyrë specifike, është e debatueshme nëse ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve mund të konsiderohet një formë e dhunës fizike, e integritetit të tyre shëndetësor si dhe/apo dhunë e natyrës morale. Udhëzimet e Këshillit të Europës mbi strategjitë e integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna rekomandojnë marrjen e masave nga shtetet anëtare për të dënuar të gjitha format e dhunës, sado e vogël qoftë ajo. Në Shqipëri, neni 3 pika ç) e ligjit nr.10 347, dt. 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës përkufizon dhunën fizike ndër të tjera si çdo tentativë ose çdo dëmtim fizik apo plagosje e fëmijës ( ) të cilat nuk janë aksidentale. Duke patur parasysh sa më sipër, shtrohen disa pyetje. Së pari, a mund të konsiderohet ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve një formë e dhunës fizike dhe/apo morale? Së dyti, a duhet të trajtohen ndryshe nga pikëpamja ligjore ndërhyrjet në organet gjenitale të të miturve të meshkujve dhe femrave? Së treti, si paraqitet de facto dhe de jure situata e ndërhyrjeve në organet gjenitale të të miturve në Shqipëri në raport me vendet e tjera të Europës? Fjalë kyçe: circumcizio, dhunë, gjymtim i organeve gjenitale, tradita kulturore/fetare, të drejta themelore të njeriut. 1. Hyrje Artikulli merr shkak nga debati që ka përfshirë mbarë Europën (dhe jo vetëm), mbi vendimin e gjykatës gjermane të Kolonias e cila ka konsideruar vepër penale praktikën e njohur si circumcizio (rrethprerje) të organit gjenital mashkullor, nëse ajo kryhet për motive kulturore, tradicionale apo fetare 2. Ndërhyrja organet gjenitale femërore, madje gjymtimi i tyre 3, është trajtuar gjerësisht nga studiuesit në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërkohë që analiza mbi ndërhyrjet në organet gjenitale të meshkujve është ende e pakët. Nëse ndaj femrave ka një tendencë për qasje globale, 2 Cituar më sipër. 3 Terminologjia e përdorur, e njohur në literaturën ndërkombëtare si FGM Female Genital Mutilation, përmban në vetevete një gjykim negativ mbi pasojat që ajo sjell, në dallim nga tërminologjia e përdorur për ndërhyrjet në organet gjenitale të meshkujve ( cirkumcizio ). ndaj meshkujve evidentohen qasje heterogjene. Organizata e Kombeve të Bashkuara (O.K.B.) e ka trajtuar paktikën e FGM-së që në vitin 1931, por as O.K.B. dhe as Organizata Botërore e Shëndetësisë (O.B.SH.) nuk shprehen mbi circumcizio 4. Sipas literaturës juridike ka më shumë ndërhyrje në organet gjenitale të meshkujve sesa të femrave: 13 milionë në vit meshkuj kundrejt 2 milionë në vit femra. Cilat janë arsyet e këtij qëndrimi të diferencuar 5? 2. Ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve dhe aktet ndërkombëtare dhe europiane mbi të drejtat e njeriut. Në Europë, rritja e ndjeshme në vitet e fundit e fluksit migrator ka çuar në bashkëjetësën mes komunitetesh që mbartin tradita fetare dhe kulturore të ndryshme. Në këtë kontekst ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve shtron për debat çështjen e ekuilibrimit mes të drejtave themelore të njeriut: mbrojtje e integritetit/fizik dhe e dinjitetit njerëzor apo ruajtje e traditave kulturore apo fetare? Nga analiza e kombinuar e akteve ndërkombëtare dhe ato europiane mbi mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut 6, vihet re se e drejta për 4 Të dyja praktikat karakterizohen nga këto elementë të përbashkët: a) simbolizojnë pjesëmarrjen me të gjitha efektet në komunitetin respektiv; b) përbëjnë ndërhyrje rituale në organet gjenitale të të miturve, por që nuk kryhen për arsye mjeksore; c) mund të jenë të intensiteteve të ndryshme: nga ato më pak invazive, në ato me pasoja të rënda. Trajtimi i ndryshëm që vihet re si në nivel kombëtar, rajonal apo global i dy praktikave argumentohet kryesisht mbi këto baza: a) ndërhyrja te meshkujt ka bazë fetare, ndërhyrja te femrat mbështetet në traditë kulturore; b) ndërhyrja te meshkujt kryhet për qëllime higjene dhe parandalim sëmundjesh; c) ndërhyrja më e vogël te femrat mund të dëmtojë funksionimin e organeve gjenitale, ndërkohë që mungojnë provat në këtë sens për meshkujt. 5 Aldeeb Abu-Sahlieh S. A., Male and female circumcision. Religious, medical, social and legal debate, Thebookedition, Lille, 2nd edition, 2012, fq. 515. Autori argumenton se arsyet janë të natyrës politike. 6 Neni 18 ICCPR lejon kufizimin me ligj të lirisë së manifestimit të fesë apo të besimit vetëm në rastet kur ai është i domosdoshëm për mbrojtjen e sigurisë, të rendit e të shëndetit publik, ose të moralit ose të lirive dhe të drejtave themelore të të tjerëve. Neni 16 CRC parashikon se: 1. Asnjë fëmijë nuk duhet t u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose to paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në letërkëmbimin e tij, as cenimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij. 2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cenimeve të tilla. Sipas nenit 6 të Konventës së Oviedos për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë të vitit 1997, kryerja e veprimeve që dëmtojnë integritetin fizik të të miturit mund të lejohet nga përfaqësuesi i tij ligjor vetëm atëherë kur këto veprime së bashku me përcaktimin e një terapie mirëpërcaktuar mund të sjellin të paktën në teori 199

200 integritetin fizik dhe mendor është parashikuar shprehimisht në nenin 3, par. 1, të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, por ajo nuk përmendet në katër dokumente të rëndësishme mbi të drejtat e njeriut7. Pavarësisht këtij përcaktimi, ndërhyrja në organet gjenitale për arsye kulturore apo fetare në Europë (e cila nënkupton cënim të integritetit fizik dhe mendor të të miturit) trajtohet e kufizuar vetëm ndaj femrave. Zgjidhjet e ofruara nga vendet e BE-së për të parandaluar ndërhyrjet në organet gjenitale femërore janë të ndryshme. Ato variojnë mes dy ekstremeve të politikave publike mbi çështjet e emigrimit: politikat e integrimit nga njëra anë (asimilimi francez) dhe respektimi i diversiteteve kulturore nga ana tjetër (multikulturalizmi anglez). Në rastin e parë, diferencat kulturore nuk kanë rëndësi për të drejtën: vihet re një tendencë për barazi formale absolute dhe njehsim i sjelljes së emigrantëve dhe i shoqërisë pritëse (vendase). Në rastin e dytë, njihen dhe respektohen diversitetet kulturore nëpëmjet politikave tolerante dhe pluraliste, që u lejojnë emigrantëve të ruajnë shumë aspekte të traditës së tyre etnike8. Gjymitim i organeve gjenitale femërore konsiderohet nga pjesa më e madhe e vendeve europiane si vepër penale e cila motivohet nëpërmjet faktorit kulturor. Ligje të posaçme janë parashikuar në disa vende europiane 9 ndërsa në vendet e tjera europiane, FGM mund të ndiqet dhe dënohet nga dispozitat avantazhe konkrete për kushtet psiko-fizike të të përfaqësuarit dhe kryhen nga subjekte të aftë për të kryer funksion e mjekut. Nenet 2 dhe 3 të K.E.D.Nj. i referohen respektivisht mbrojtjes së jetës dhe trajtimit cnjerëzor dhe poshtërues duke konsideruar të tillë çdo veprim që shkakton një vuajtje të rëndë psikike ose fizike dhe që i shkakton njeriut ndjenjën e frikës, të ankthit dhe të inferioritetit. 7 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (U.D.H.R. 1949), Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR, 1966), Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve (CRC, 1989), Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR, 1950). 8 Fattibene R., Verso una risoluzione dell ONU për l abolizione delle mutilazioni genitali femminili a livello mondiale. Il trattamento giuridico di questa pratica tra atti internazionali, modelli culturali e normative nazionali, në Rivista Associazione Italiana dei Costituzionalisti, nr: 4/2012, dt. 30.10.2012, fq. 5. 9 Suedia (1982), Mbretëria e Bashkuar (1985), Norvegjia (1995), Belgjika (2000), Spanja (2003). Ndër vendet që nuk parashikojnë ligje ad hoc për ndalimin e FGM-sw, Franca është vendi i cili ka patur numrin më të lartë të procedimeve penale që kanë patur për objekt FGM-në. Shih Basile F., Società multiculturali, immigrazione e reati culturalmente motivate (comprese le mutilazioni genitali femminili), në revistën telematike Stato, Chiese e pluralismo confessionale, tetor 2007, fq. 53-54. e Kodit Penal. Mbi bazën e parimit të ekstraterritorialitetit praktika e FGM-së ndiqet edhe kur ajo kryhet jashtë kufijve të njërit prej shteteve anëtare të BE-së. Vendet që përjashtimisht nuk zbatojnë parimin e ekstra-territorialitetit janë Greqia, Irlanda dhe Luksemburgu. Doktrina i ka kualifikuar këto veprime si vepra penale koloniale, dhe jo më vepra penale të motivuara nëpërmjet faktorit kulturor të një komuniteti 10. 2. Ndërhyrja në organet gjenitale femërore: situata de facto dhe de jure në Europë. Aktualisht rreth 140 milionë gra përjetojnë pasojat e kësaj praktike dhe vetëm në Afrikë janë rreth 92 milionë të reja mbi 10 vjeç të cilave u shtohen rreth 3 milionë çdo vit 11. Sipas O.B.SH-së konsiderohen gjymtime të organeve femërore të gjitha procedurat e heqjes së pjesshme ose të plotë të organeve gjenitale femërore të jashtme apo dëmtime të tjera të organeve gjenitale femërore që nuk kryhen për arsye mjekësore. Neni 2 gërma a) e CEDAW përfshin në kategorinë e dhunës, dëmtimin gjenital të femrës dhe praktika të tjera tradicionale të dëmshme për femrat 12. Konventa e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje (Stamboll, 2011), parashikon shprehimisht se palët dënojnë të gjitha format e 10 Shih Miazzi L., Il diverso trattamento giuridico delle modificazioni genitali maschili e femminili, ovvero: dai reati culturali ai reati coloniali, në revistën Diritto, Immigrazione e Cittadinanza, nr. 3, 2010, di fq. 103-114. Autori argumenton se të dyja veprimet vlerësohen nga kultura mazhoritare mbi bazën e shkallës së saj të vlerave, e cila dallon cirkumcizio-n (më pranë kulturës së saj) nga FGM-ja (të lidhura gabimisht me Islamin dhe sidoqoftë shprehje e një kulture më të largët). 11 Edhe pse pjesa më e madhe e grave që gjymtohen në organet gjenitale ndodhen në Afrikë, FGM-ja gjendet edhe në zona të tjera - veccanërisht në Jemen, Indi, Indonezi, Irak, Malajzi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael dhe shpesh edhe në vendet perëndimore, nga komunitet e emigrantëve. Shih Progres - Raportin e O.B.SH. mbi FGM-në, An update on WHO s work on female genital mutilation (FGM), 2011. 12 Deklarata edhe pse nuk ka statusin e një konvente dhe si e tillë nuk është e detyrueshme për shtetet, është një deklaratë e fuqishme dhe paraqet pikëpamjet e pjesës më të madhe, në mos të të gjithë shteteve anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Neni 21 (1) i jep Komitetit të CEDAW-t të drejtën të hartojë rekomandime të përgjithshme, përmes të cilave ai interpreton kuptimin e neneve të Konventës për Shtetet Palë. Sipas Rekomandimit nr. 24, i cili lidhet me çështje të kujdesit shëndetësor, Shtetet Palë duhet të sigurojnë ndër të tjera miratimin dhe zbatimin efektiv të ligjeve që ndalojnë gjymtimin gjenital femëror dhe martesat e vajzave - fëmijë.

diskriminimit kundër grave dhe marrin pa vonesë masat legjislative dhe masa të tjera të nevojshme për t i parandaluar ato 13. Aktualisht eliminimi i të gjitha formave të FGM-së, është objekt i Rezolutës së Parlamentit europian të para disa muajve, e cila ndër të tjera, ftoi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të hartojë të njëjtën rezolutë në nivel botëror 14. Në kuadrin e planit të veprimit mbi barazinë gjinore të vitit 2010, BE-ja fton të gjitha vendet anëtare t i kushtojnë vëmendje të veçantë FGM-së si formë e luftës të dhunës ndaj grave. Megjithatë, njohja e vlerave të përbashkëta që identifikojnë Europën, bën që ndërhyrjet në organet gjenitale mbi të miturit, nuk mund të trajtohen ndryshe për femrat dhe ndryshe për meshkujt. 3. Ndërhyrja në organet gjenitale mashkullore: situata de facto dhe de jure në Europë Rethprerja u përhap ndjeshëm në shek. XX në botë sidomos në SH.B.A. për arsye të higjenës në organet gjenitale, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (O.B.SH.) e rekomandon si një masë parandaluese në zonat me rrezikshmëri të lartë nga SIDA. Por cilat janë avantazhet dhe pasojat që mund të rrjedhin nga ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve? Sipas qëndrimit të një pjese të ekspertëve të fushës, dëmet apo përfitimet që mund të rrjedhin nga praktika e cirkumcizio-s nuk janë provuar në mënyrë të pakontestueshme 15. Një pjesë e studiuesve kanë evidentuar disa pasoja negative të 13 Neni 38 përkufizon gjymtimin e organeve gjenitale femërore si prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit të gruas. Neni 39 parashikon forma të tjera ndërhyrjesh në organet gjenitale femërore sic janë aborti dhe sterilizimi i detyruar, kryerja e një operacioni kirurgjikal që ka qëllimin ose efektin e ndërprerjes së kapacitetit të një gruaje për të qenë riprodhuese në mënyrë natyrale, pa pëlqimin e saj paraprak ose kuptimin e procedurës. 14 Rezoluta e Parlamentit Europian nr. 2684 dt. 14 qershor 2012 mbi eliminimin e FGM-së i referohet gjithashtu ndër të tjera rezolutës dt. 24 mars 2009 mbi luftën kundër FGM-së të praktikuar në BE. 15 Sipas British Medical Association The medical harms or benefits have not been unequivocally proven but there are clear risks of harm if the procedure is done inexpertly, shih në British Medical Association, The law and ethics of male circumcision. Guidance for doctors, Qershor 2006, fq. 1. Mbi pasojat negative që mund të sjellw rrethprerja në marrëdhëniet seksuale, shih Morten F. ecc., Male circumcision and sexual function in men and women: a survey-based, cross-sectional study in Denmark, në International Journal of Epidemiology 2011, fq. 1 15. praktikës në fjalë 16, ndërkohë që studimet e fundit mjekësore kanë provuar se rrethprerja te meshkujt ul rrezikshmërinë e transmetimit të virusit HIV nga femrat te meshkujt 17. Nga pikëpamja ligjore, debati në Europë ka lindur nga vendimi i gjykatës gjermane të përmendur në hyrje të punimit. Bëhej fjalë për një fëmijë 4 vjecar mbi të cilin u krye rrethpreja nga një mjek me origjinë siriane. Fëmija pas tre ditësh u shtrua në spital për shkak të hemorragjisë. Sipas argumentit të gjykatës trupi i fëmijës ndryshohet në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga circumcizio dhe ky ndryshim është në kundërshtim me interesin e fëmijës për të vendosur në të ardhmen mbi bindjet e tij fetare. Për më tepër, e drejta themelore e fëmijës për integritet fizik mbizotëron ndaj të drejtave themelore të prindërve. Për herë të parë në Europë cirkumcizio si ritual shkel dispozitat e Kodit Penal. Aktualisht në Gjermani po diskutohet projektligji i cili lejon praktikën e circumcizio nëse ajo kryhet nga mjekë në kushte të sigurta për fëmijën, pa i shaktuar atij dhimbje dhe pasi janë informuar prindërit e tij për rreziqet e mundshme. Mbi circumcizio shprehet edhe Gjykata e Lartë italiane sipas të cilës circumcizio ritual mbi organin gjenital mashkullor, nuk përbën vepër penale nëse kryhet për motive kulturore që sjellin për pasojë mosnjohjen objektivisht të paevitueshme të ligjit që dënon veprën penale 18.Një pjesë e literaturës jurdike italiane argumenton se e drejta për integritet fizik e të miturit me përjashtim të rasteve kur motivohet nga patologji klinike të dokumentuara - nuk mund të sakrifikohet në emër të së drejtës së prindërve për të ushtruar përgjegjësinë prindërore në përputhje me 16 Goldman R., Circumcision: The Hidden Trauma. Vanguard Pubns, Boston, USA, 1997, fq. 134. 17 WHO, UNAIDS, Joint strategic action framework to accelerate the scale-up of voluntary medical male circumcision for HIV prevention in Eastern and Southern Africa 2012-2016, Joint United Nations Programme on HIV/AIDS (UNAIDS), 2011, fq. 7-8. 18 Një grua nigeriane ishte dënuar në Itali në shkallë të parë dhe të dytë për bashkëpunim në kyerjen e veprës penale të ushtrimit abuziv të profesionit të mjekut. Gruaja kishte shoqëruar djalin e saj të sapolindur të kryente cirkumcizion-n nga një subjekt që nuk ishte i kualifikuar të kryente funksionin e mjekut. Gjykata e Lartë italiane rrëzon vendimin e Gjykatës së Apelit duke argumentuar se fakti nuk përbën vepër penale, për mosnjohje objektivisht të paevitueshme të ligjit penal. Shih vendimin e Gjykatës së Lartë italiane, Sez. VI, n. 43646 dt. 22 qershor 2011. 201

202 bindjet e tyre fetare 19. Mund të përmendim rastin e një emigranti egjiptian të dënuar në Itali, sepse gjatë pushimeve në Egjipt kishte shoqëruar vajzën dhe djalin të mitur të kryenin sipas traditës respektivisht FGM dhe circumcizio, duke i shkaktuar të dyve dëmtime në shëndet 20. 4. Si paraqitet situata de facto dhe de jure në Shqipëri? Në Shqipëri, për sa i përket situatës de facto të ndërhyrjeve në organet gjenitale, praktika e circumcizio-s është mjaft e përhapur (kryesisht si pasojë e traditës fetare), ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për praktikat e FGM-së. Në një këndvështrim historik kujtojmë se në Shqipëri festat dhe praktikat fetare u zëvendësuan në vitin 1967 nga festat socialiste 21. Sot ndërhyrja në organin gjenital mashkullor (circumcizio) ofrohet ndër shërbimet e tjera të mikrokirurgjisë (mjekim plage, circumcizio etj.) 22. Për sa i përket kuadrit ligjor vendas, garancitë në nivel kushtetues mbi mbrojtjen e dinjitetit njerëzor 23 nga njëra anë, dhe lirisë së ushtrimit të fesë nga ana tjetër (neni 24 i Kushtetutës) shtrojnë për debat balancimin e interesave në lojë. Kriteri i balancimit të këtyre interesave gjendet në nenin 17 të Kushtetutës sipas të cilit: kufizimet me ligj, për një interes publik apo për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, nuk mund të cenojnë thelbin e lirive e të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara nga KEDNJ. Kuadri ligjor mbi mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës - përtej akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria - është përmirësuar ndjeshëm nga 19 Pacillo V., Dai principi alle regole? Brevi note critiche al testo unificato delle proposte di legge in materia di libertà religiosa, në revistën telematike Stato, Chiese e pluralismo confessionale, shkurt 2008, fq.6-7. 20 Vendim i gjykatës së Milanos dt. 25 nëntor 1999, në Diritto, immigrazione e cittadinanza, 2000, fq.. 148. 21 Shih artikullin me titull Ramiz Alia, si i ndaloi shqiptarët të bëhen synet, (Arkiva viti 1967. Letra e Komitetit Qëndror të PPSh dërguar KP-ve të rretheve) në Dossier dt. 12 gusht 2009. 22 Ndër shërbimet që ofrohen në kategorinë e mikrokirurgjisë në Shqipëri nga Shërbimi i Specializuar dhe Spitalor përfshihet edhe circumcizio me një tarifë shërbimi prej 5000 lekësh. Shih tabelën në http://www.moh.gov.al/images/referimi/4.pdf. 23 Sipas Preambulës së Kushtetutës: ( ) me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor (...). miratimi i ligjit nr. 10347, dt. 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës 24. Neni 3 gërma e) përdor termin fëmijë pa bërë dallime në gjini kur i referohet gjymtimit të organeve gjenitale: mbrojtje e fëmijës është parandalimi dhe përgjigjja ndaj dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijëve, përfshirë ( ) dhe praktikat e dëmshme tradicionale, si gjymtimi i organeve gjenitale dhe martesa e fëmijëve. Ndalimi i praktikave të FGM-së, në mungesë të një legjislacioni ad hoc, mund të mbështetet në ligjin nr. 8876, datë 4.4.2002 Për shëndetin riprodhues (neni 6, pika 1): Çdo grua ( ) ka të drejtë për t u kontrolluar e për të vendosur lirisht për të gjitha çështjet që lidhen me seksualitetin e saj dhe shëndetin seksual e riprodhues. Pasojat me karakter civil që lidhen me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore ndaj të miturve janë parashikuar shprehimisht nga nenet 223 dhe 228 K.F respektivisht mbi humbjen dhe heqjen e pëgjegjësisë prindërore 25. Nga pikëpamja e legjislacionit penal, nuk ka dispozita ligjore që i referohen në mënyrë të posaçme gjymtimit të organeve gjenitale as për femrat dhe as për meshkujt 26. Studimet e kryera nga ekspertë të fushës rekomandojnë amendimin e përkufizimit të dhunës kundër fëmijëve në Kodin Penal, duke përfshirë format e tjera të dhunës, në përputhje me konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga qeveria shqiptare 27. Ndërhyrja në organet gjenitale të të miturve përveç problemeve psiko-fizike mbi të miturin sjell implikime të rëndësishme në disa aspekte të rregullimit të saj ligjor që prekin të drejtën civile (psh. ushtrimin e 24 Neni 3 jep përkufizimet e dhunës psikologjike dhe asaj fizike: dhuna psikologjike përfshin veprimet që shkaktojnë dëmtime të shëndetit fizik, mendor, moral dhe social të fëmijës ( ); dhunë fizike është çdo tentativë ose çdo dëmtim fizik apo plagosje e fëmijës, përfshirë edhe ndëshkimin trupor të tij, të cilat nuk janë aksidentale. 25 Prindërit e fëmijës mund të humbasin përgjegjësinë prindërore nëpërmjet një vendimi penal që i ka dënuar ata si autorë ose si bashkëpunwtorë për një vepër penale ndaj fëmijës së tyre ( ). Heqja e përgjegjësisë prindërore kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj ( ). 26 Nenet 91, 92 KP parashikojnë plagosjen e lehtë/të rëndë nga pakujdesia; ato përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen respektivisht me gjobë/me burgim gjer në një vit dhe me gjobë. Neni 124/b KP dënon me burgim nga tre muaj deri në dy vjet keqtrajtimin fizik ose psikologjik të të miturit nga personi që është i detyruar të kujdeset për të. 27 Konferenca Kombëtare: Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve, të Rinjve dhe Familjes në Shqipëri, Tirnaë, 2007, fq. 57.

përgjegjësisë prindërore apo shpërblimin e dëmit si pasojë e dëmtimit të organeve gjenitale 28 ); të drejtën penale (psh. a duhen kriminalizuar këto veprime apo duhen justifikuar mbi bazë sociale/kulturore/fetare?), të drejtën publike (a duhet të krijohen lehtësira nga shërbimi shëndetësor publik për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve); të drejtën ndërkombëtare dhe europiane (e drejta e emigrantëve për të kërkuar azil për shkak të rrezikut të kryerjes së FGM-së 29 ) etj. Konkluzione Ndërhyrjet në organet gjenitale të të miturve nuk mund të konsiderohen të ligjshme dhe as të tolerohen nën pretendimin e ruajtjes së traditave fetare apo kulturore, për sa kohë përbëjnë cenim të dinjitetit njerëzor dhe/ose të integritetit psiko-fizik të të miturit. Në Europë, ka një qasje të njëtrajtshme ndaj ndërhyrjes në organet gjenitale femërore (ndalohet çdo formë pavarësisht nga niveli invaziv i saj), por mungon një qëndrim i tillë në lidhje me ndalimin e ndërhyrjeve në organet gjenitale mashkullore. Qasja në Shqipëri mbi ndërhyrjen në organet gjenitale mashkullore mund të konsiderohet hibride, mes modelit asimilist franzec dhe atij multikulturalist anglez: praktika e circumcizio kryhet nga mjekë në struktura spitalore. Trajtimi i diferencuar mbi gjymtimin e organeve gjenitale, bazuar në seksin apo mbi fenë nuk mund të justifikohet në rende juridike të bazuara në parimin e barazisë dhe të mosdiskriminimit. Së fundi, eksperienca e disa vendeve europiane tregon se e drejta penale nuk është mjeti më i mirë për integrimin kulturor mes mentaliteteve të ndryshme. BIBLIOGRAFIA Artikulli me titull Ramiz Alia, si i ndaloi shqiptarët të bëhen synet, (Arkiva viti 1967. Letra e Komitetit Qëndror të PPSh dërguar KP të rretheve) në Dossier dt. 12 gusht 2009. Basile F., Società multiculturali, immigrazione e reati culturalmente motivate (comprese le mutilazioni genitali femminili), në revistën telematike Stato, Chiese e pluralismo confessionale, tetor 2007, fq. 53-54. British Medical Association, The law and ethics of male circumcision. Guidance for doctors, Qershor 2006, fq. 1. Fattibene R., Verso una risoluzione dell ONU për l abolizione delle mutilazioni genital femminili a livello mondiale. Il trattamento giuridico di questa pratica tra atti internazionali, modelli culturali e normative nazionali, në Rivista Associazione Italiana dei Costituzionalisti, nr. 4/2012, fq. 5. Goldman R., Circumcision: The Hidden Trauma. Vanguard Pubns, Boston, USA, 1997. Konferenca Kombëtare: Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve, të Rinjve dhe Familjes në Shqipëri, Tiranë, 2007. Miazzi L., Il diverso trattamento giuridico delle modificazioni genitali maschili e femminili, ovvero: dai reati culturali ai reati coloniali, në revistën Diritto, Immigrazione e Cittadinanza, nr. 3, 2010, di fq. 103-114. Morten F. ecc., Male circumcision and sexual function in men and women: a survey-based, crosssectional study in Denmark, në International Journal of Epidemiology 2011, fq. 1 15. 28 Sipas nenit 608 KC, personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira. Sipas neni 625 KC, Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetin e tij; ( ). 29 Shih vendimet e GJEDNj. në cështjet Izevbekhai kundër Irlandës dhe Omeredo kundër Austrisë në lidhje me shkeljen e nenit 3 KEDNj. 203

Pacillo V., Dai principi alle regole? Brevi note critiche al testo unificato delle proposte di legge in materia di libertà religiosa, në revistën telematike Stato, Chiese e pluralismo confessionale, shkurt 2008, fq.6-7. WHO, UNAIDS, Joint strategic action framework to accelerate the scale-up of voluntary medical male circumcision for HIV prevention in Eastern and Southern Africa 2012-2016, Joint United Nations Programme on HIV/AIDS (UNAIDS), 2011 fq. 7-8. VENDIME GJYQËSORE Vendim i gjykatës së Milanos dt. 25 nëntor 1999, në Diritto, immigrazione e cittadinanza, 2000, fq. 148. Gjykata e Lartë italaine, Sez. VI, n. 43646 dt. 22 qershor 2011. Vendimet e GJEDNj. në cështjet Izevbekhai kundër Irlandës dhe Omeredo kundër Austrisë. BURIME ONLINE Pusateri V., Uno sguardo oltralpe: la Corte d Appello di Colonia ritiene che la pratica di circoncisione maschile cd. rituale integri reato. Nota a Landgericht Köln, 1. kleine Strafkammer, 7 maggio 2012, Az. 151 Ns 169/11, në http://www.penalecontemporaneo.it/materia/2-delitti_e_contravvenzioni_ del_c_p/29-delitti_contro_la_persona/, parë në dt. 01.11.2012. 204

TEMA: E DREJTA E MBROJTJES SHOQËRORE DHE PËRKUJDESJES SOCIALE TË FËMIJËVE NË SHQIPËRI NË PËRQASJE ME AKTET NDËRKOMBËTARE. Juliana BYLYKBASHI Doktorante, Departamenti Civil, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës julibylykbashi74@gmail.com Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga vendi ynë duke u bërë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, i ka hapur rrugë përafrimit të këtij të fundit me standardet ndërkombëtare. Me Ligjin nr.7531 dt.11.12.1991 Parlamenti Shqiptar ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe në vazhdimësi ka përqasur legjislacionin përkatës me parashikimet e kësaj Konvente. Detyrimet që lindin nga zbatimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve duhet të zbatohen dhe reflektohen në të gjitha vendimet të cilat prekin interesat e fëmijëve. Nëse do ti referohemi interpretimit të nenit 26 të Konventës për të drejtat e fëmijëve në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe përkujdesjes sociale, ajo konsiston në mbështetjen financiare për fëmijët, e siguruar kjo mbështetje nga shteti. Kur personat përgjegjës për fëmijët nuk janë në gjendje të sigurojnë të ardhura për ta dhe për më tepër nuk janë në gjendje të gjejnë punësim fitimprurës ose sepse janë prekur nga rreziku social (sëmundje, paafësi, lindje fëmije, moshë e vjetër ) atëherë shteti ka detyrimin të sigurojë që fëmija të gëzojë disa forma të mbështetjes financiare të paguara këto fëmijës drejtpërdrejt ose përmes një të rrituri. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka parashikuar të drejtën e kujtdo për sigurime shoqërore në pleqëri apo edhe kur është i paaftë për punë. Ka parashikuar gjithashtu të drejtën e ndihmës ekonomike për këdo që mbetet i papunë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe që nuk ka mjete të tjera jetëse, por nuk ka trajtuar në mënyrë të vecantë të drejtat e fëmijëve në fushën përkrahjes sociale dhe sigurimeve shoqërore. Në aktet ligjore për mbrojtjen shoqërore dhe përkrahjen sociale të drejtat e fëmijëve janë të trajtuara në kuadrin e familjes dhe të kategorive të personave që përfitojnë prej tyre. Zhvendosjet drastike demografike kanë dobësuar rrjetet tradicionale të mbrojtjes komunitare dhe kanë kufizuar mundësitë e familjeve për të përdorur shërbime cilësore sociale duke rritur rrezikun e përjashtimit social-ekonomik. Për rrjedhojë, një pjesë e fëmijëve janë të përjashtuar ose në rrezik përjashtimi dhe për pasojë kanë nevojë për mbrojtje të veçantë shoqërore. Pavarësisht miratimit të kuadrit ligjor dhe strategjisë për mbrojtjen shoqërore dhe sociale të miratuara nga qeveria shqiptare, në realitet ka mjaft fëmijë që jetojne në një gjendje të vështirë ekonomike dhe me të ardhura të pakta. 205

Skema e sigurimeve shoqërore, por edhe asistenca që ofron shteti për familjet e varfëra, nuk siguron shpeshherë as minimumin jetik për këto familje dhe për pasojë edhe për fëmijët e tyre. Në situatë të vështirë ndodhen fëmijët në zonat rurale, por edhe fëmijët me një prind, për shkak të vdekjes së prindit tjetër ose për shkak të zgjidhjes së martesës. Rekomandime: Përmirësimi i skemës së sigurimeve shoqërore dhe ndihmës së shtetit për familjet dhe fëmijët në nevojë, duke përcaktuar mbështetjen e duhur financiare për të gjitha kategoritë e fëmijëve në rrezik përjashtimi social dhe familjeve të tyre, mbi bazën e analizës së përjashtimit social dhe monitorimit të varfërisë, të përcaktuar në Strategjinë e Integruar të Përfshirjes Sociale 2008-2013. Fjalë kyce: sigurime shoqërore, asistencë, ndihmë ekonomike, përkujdesje sociale, institucione rezidenciale etj. Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga vendi ynë duke u bërë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, i ka hapur rrugë përafrimit të këtij të fundit me standardet ndërkombëtare. Kushtetuta në nenet 5, 1 116 2 dhe 122 3 të saj ka pranuar së Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të, duke i vendosur marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, si pjesë përbërëse në sistemin e brendshëm juridik, në hierarkinë e akteve normative dhe kanë epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Me Ligjin nr.7531 dt.11.12.1991 Parlamenti Shqiptar ka ratifikuar Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe në vazhdimësi ka përqasur legjislacionin përkatës me parashikimet e kësaj Konvente. Detyrimet që lindin nga zbatimi i kësaj Konvente duhet të zbatohen dhe reflektohen në të gjitha vendimet të cilat prekin interesat e fëmijëve. Neni 26 i Konventës për të drejtat e fëmijëve në fushën e mbrojtjes shoqërore dhe përkujdesjes sociale, konsiston në mbështetjen financiare për fëmijët, e siguruar kjo mbështetje nga shteti. Kur personat përgjegjës për fëmijët nuk janë në gjendje të sigurojnë të ardhura për ta dhe për më tepër nuk janë në gjendje të gjejnë punësim fitimprurës ose sepse janë prekur nga rreziku social (sëmundje, paafësi, lindje fëmije, moshë e vjetër ) atëherë shteti ka detyrimin të sigurojë që fëmija të gëzojë disa forma të mbështetjes financiare të paguara këto fëmijës drejtpërdrejt ose përmes një të rrituri. Sigurimet sociale janë element shumë i rëndësishëm i një shteti, për faktin se këto sigurime përmbajnë në vetvete disa sisteme ligjore bazë për shoqërinë të cilat veprojnë në mënyrë të detyrueshme, por edhe vullnetare në të gjithë shtetasit e një vendi.çdo individ i shoqërisë sonë është pjesë e sistemeve të sigurisë sociale kur goditen nga ngjarja sociale të tilla ; si sëmundja pleqëria,papunësia,barrëlindja apo sëmundje profesionale, si shkak i të cilave individi nuk mund të sigurojë të ardhura për të jetuar për vete dhe familjen e tij. Shteti ka detyrimin që të mbroj shtetasit e tij nëpërmjet tre sistemeve ligjore bazë; sistemin e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe sistemin e përkujdesjes shoqërore dhe ndihmës ekonomike. Nëpërmjet familjes ose personit përgjegjës së tyre, fëmijët gëzojnë mbështetje finnaciare. Akte te tjera ndërkombëtare janë ratifikuar dhe janë bërë pjesë e legjislacionit të brendshëm ndër të tjera: 206 1 Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkomëtare të detyrueshme për të 2 Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e RSH janë: a) Kushtetuta; b) Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; c) Ligjt; d) Aktet normative të Këshillit të Ministrave. 3 Pg.1 Çdo marrëveshje ndërkomëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendhsëm juridik pasi botohet në fletoren zyrtare të RSH.Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejt përvec rasteve kur nuk është e vetzbatueshme dhe zbatimi I saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Pg.2 Një marrëveshje ndërkomëtare e ratifikuar me ligjka epërsi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me të. Deklarata Universale e të drejtave të njeriut, neni 25; Çdokush ka të drejtën për një nivel jetëse të kënaqshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, për familjen e tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banimin, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, të drejtën për sigurinë në rast papunësie, sëmundje, paaftësie, të mbeturit i/e ve, pleqërie ose mungesa të tjera jetëse në rrethana përtej kontrollit të tij.

Konventa ndërkombëtare për të Drejtat ekonomike, shoqërore dhe Kulturore, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, më 16 dhjetor 1966 dhe ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me Ligjin Nr. 7511 datë 08.08.1991. Konventa garanton të drejtat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore për të gjithë individët, kryesisht të drejtën për sigurime shoqërore dhe shërbime shoqërore. Të gjithë fëmijët pa diskriminim race, ngjyre, seksi, gjuhe, feje,origjinë kombëtare ose sociale, pasurie apo lindjeje, kanë të drejtë të përfitojnë, nga ana familjes së tyre, shoqërisë dhe shtetit masa mbrojtëse që kërkon mosha e tyre minore Karta Sociale Europiane,ratifikuar me Ligjin nr.8960 datë 24.10.2002. Karta përmban ndër të tjera edhe të drejta që lidhen me politikat e punësimit, asistencë shoqërore dhe mjekësore, të drejtën për të përfituar nga shërbimet publike dhe të mirëqenies sociale, e drejta për të arritur standartin më të mirë të jetësës për veten dhe familjen. Së fundmi, vlen të theksohet Strategjia kombëtare për fëmijët 4, dokumenti më i rëndësishëm bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën mbi të drejtat e fëmijëve, përsa i përket mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve. Me hartimin e kësaj strategjie është plotësuar një nga kërkesat kryesore të konventës për hartimin nga ana e shteteve palë të një strategjie kombëtare e cila parashikon dhe gjen mënyrën për implementimin e të gjitha të drejtave të fëmijëve të parashikuara në Konventë. Pra është një instrument për të përmbushur standartet e konventës, përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar në fushën e te drejtave të fëmijëve dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Strategjia për përfshirjen sociale (2007-2013) 5 fokusohet në varfërinë dhe përjashtimin social, rreziqe që mbeten edhe pas rritjes ekonomike dhe më specifikisht i referohet fëmijëve të rrezikuar nga dhuna, abuzimi e neglizhimi, fëmijëve romë e atyre me aftësi të kufizuara. Kjo strategji në lidhje me fëmijët e rrezikuar zhvillon një politike të integruar dhe një strukture 4 Miratuar me VKM nr.368 datë 31.05.2005 5 Miratuar me VKM Nr. 218, datë 3.2.2008, dhe ndryshimet me VKM Nr. 1104, datë 30.07.2008 institucionale për të siguruar ndërhyrje të hershme për fëmijët e rrezikuar, për zhvillimin dhe mbrojtjen e tyre nga të gjitha llojet e abuzimit, dhunës dhe shfrytëzimit. Kuadri ligjor në Shqipëri. E drejta për sigurime shoqërore është sanksionuar në Kushtetutë si detyrim kushtetuese për këdo në pleqëri dhe në rastet kur personi është i paaftë për punë, e jetësë. Kushtetuta parashikon edhe mundësinë për ndihmë ekonomike në rastet kur personi mbetet i papunë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera, referon në ligj detyrën për të ndërtuar sistemin për sigurimet dhe ndihmën shoqërore, gjë që është realizuar kryesisht, nga ligji nr.7703, datë 11.05.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, me ndryshimet përkatëse. Ky ligj përfaqëson ligjin kryesor për rregullimin e skemës së sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë, në të cilën sigurimet shoqërore mbrojnë në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, në rastin kur pakësohen të ardhurat e tyre ekonomike si pasojë e prekjes nga rreziku social i barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit, ose humbjes së familjarit që mbante me të ardhura familjen. Gjithashtu sigurimet shoqërore i japin mbrojtje të detyrueshme të gjithë personave të punësuar, të cilët kontribuojnë në skemë, nëse të ardhurat e tyre pakësohen si pasojë e paaftësisë së përkohshme të shkaktuar nga sëmundja, aksidenti në punë, sëmundja profesionale apo papunësia. Mund të konstatojmë se Kushtetuta garanton të drejtat duke iu referuar individëve në përgjithësi, pa u ndalur specifikisht tek kategoria e të miturve. Burrat kanë të drejtë të përfitojnë pension të plotë pleqërie në moshën 65 vjeç, kurse gratë në moshën 60 vjeç. Pavarësisht nga gjinia, të gjithë duhet të jenë persona të siguruar dhe të kenë përmbushur 35 vjet sigurim. Nënat që kanë lindur gjashtë a më shumë fëmijë, të cilët janë më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 50 vjeç dhe kanë përmbushur 30 vjet sigurim. Pra ligji ka vendosur balancë midis nënave me pak fëmijë dhe atyre me shumë fëmijë, duke lehtësuar pozitën e tyre, duke përfituar ulje si në vite sigurimi ashtu edhe në moshë. Një tjetër mbrojtje për sa i përket masës së përfitimit të subjekteve në nevojë është 207

208 rritja ndihmës ekonomike për prindërit e fëmijëve të cilët kanë lindur fëmijë trinjakë, katërnjak dhe pesënjakë, përkatësisht me 3.000, 4.000 dhe 5.000 lekë/muaj, shumë e cila përfitohet për fëmijët deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm, por jo më shumë se mosha 18 vjec. Nga skema e sigurimeve shoqërore mund të përfitojnë edhe individë të cilët nuk janë të siguruar në mënyrë direkte në skemë, por ata mund ta derivojnë këtë të drejtë nga sigurimet shoqërore të dikujt tjetër.shembull tipik të këtij përfitimi është marrja e pensionit familiar në favor të fëmijëve të mitur. Që një jetim të përfitoj nga Ligji për ndihmën dhe përkujdesin shoqëror, duhet të përfitoj statusin e jetimit, e përcaktuar në Nenin 1 të Ligjit 8153 datë 31.10.1996 Për statusin e jetimit. Statusi jetimit jepet nga administrata e përgjithshme e shërbimeve sociale dhe e përfitojnë të gjithë ata persona nga 0-25 vjec që kanë kaluar ose jo nëpër institucione shtetërore ose private të përkujdesit shoqëror, të cilët plotësojnë këto kushte ligjore: Kanë humbur të dy ose njërin prind; Kur prindërit janë të divorcuar; Kur prindërit kanë humbur të drejtën e kujdestarisë mbi fëmijët e tyre; Kur njëri nga prindërit ose të dy, vuajnë një dënim të gjykatës; Kur deklarohet i braktisur. Ligji nr. 9355, datë 10.3.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore ka për qëllim të përcaktojë ndihmën dhe shërbimet shoqërore për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive dhe të mundësive personale dhe ruajtjen e integritetit për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore. Ky ligj synon të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët dhe familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetësës së tyre. Parimet bazë mbi të cilat funksionon skema e ndihmës dhe e shërbimeve shoqërore janë: respektimi dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit, universaliteti, barazia e mundësive, e drejta për të përfituar, partneriteti, pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit, mosdiskriminimi dhe karakteri subvencionues. Sipas këtij ligji me shërbime shoqërore kuptohet: tërësia e shërbimeve që u ofrohet individëve dhe grupeve në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë me burimet që kanë, nevojat e tyre jetësore për ruajtjen, zhvillimin dhe rehabilitimin e mundësive individuale, për të kapërcyer nevojat emergjente ose kronike. Ndihma ekonomike është një program që ofron garanci minimale dhe pagesa në formën e transfertave në cash për familjet e varfra pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme. Përfitues të ndihmës ekonomike janë: familjet në nevojë, jetimët nën 25 vjeç, të papunë, të cilët nuk janë në institucione ose nën kujdestari, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, e që u përkasin familjeve në nevojë. Quhen familje të varfëra pa të ardhura dhe përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë personat që nuk kanë të ardhura nga: a) veprimtaria ekonomike;b) programet e ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore ose ndonjë sistem tjetër i mbrojtjes shoqërore;c) kapitali; ç) pjesëtarët e familjes që janë në emigracion. Ofrohet ndihmë ekonomike e pjesshme kur familja ka të ardhura të pamjaftueshme nga; toka, bagëtia,shpendët, pensionet dhe të ardhura të tjera. Ligji pasqyron rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut për çdo shtetas që bëhet përfitues i shërbimeve shoqërore, duke përfshirë në kategorinë e përfituesve edhe të miturit, si përfitues të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë. Sistemi i mbrojtjes shoqërore ka ardhur duke u përmirësuar duke rritur numrin e subjekteve përfitues. Në kategorinë e subjekteve përfitues të ndihmës ekonomike është shtuar edhe një subjekt tjetër përfitues; Viktimat e dhunës së marrëdhënieve familiare. 6 Me ndryshimin e pësuar në VKM Nr.96 6 Nxjerrja e ligjit Për mbrojtjen nga dhuna në familje ka rritur shumë numrin e rasteve të raportimit të dhunës kryesisht nga nënat, ku fëmijët janë dëshmitarë të kësaj dhune dhe si të tillë janë edhe vetë të dhunuar. Ajo që vërehet është rritja nga viti në vit e numrit të denoncimeve. Nga të gjitha strukturat vendore të policisë ka vijuar me sukses plotësimi i kërkesë-padive Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes/ Urdhrit të Mbrojtjes dhe, pothuajse në të gjitha rastet, viktimave u është garantuar mbrojtja e nevojshme.

datë 07.02.2012 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.787 datë 14.12.2005 të Këshillit të Ministrave Për përcaktmin e kritereve dhe procedurave të masës së ndihmës ekonomike, masa e përfitimit të ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familiare është 3.000 lekë, në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar me vendim gjykate. Vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet rritjes të nivelit të masës financiare për familjet në nevojë, me qëllim reduktimin e fenomenit të lënies së fëmijëve në institucione rezidenciale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, pra mospërmbushjes dot nga ana e prindërve të nevojave të fëmijëve. Kështu, vendosja e një fëmije në institucion i kushton shtetit afërsisht 25.000 lek/muaj. Ndërkohë që masa mujore e ndihmës ekonomike fillon nga 2.600 lek dhe shkon deri në 8.000 lek për familje. Shteti për familjet në rrezik të lënies së fëmijëve në institucione mund dhe duhet të parashikojë një shumë më të madhe të hollash dhe programe të cilat mundësojnë punësimin e prindërve. Një problem gjithmonë e në rritje jo vetem në vendin tonë por edhe në Europë paraqiten familjet me një prind të vetëm. Këto familje përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm në shoqërinë e sotme. Për fat të keq, numri i tyre ka ardhur duke u rritur, veçanërisht për shkak të rritjes së numrit të divorceve në të gjithë territorin e RSH. Karakteristikë është fakti se pothuajse 90% e familjeve një prindërore paraqiten si familje me nënë të vetme që ka një ose më shumë fëmijë. Janë të shumta arsyet pse një grua qëndron e vetme në krye të familjes: tendenca për t u lënë nënave kujdestarinë mbi fëmijët në raste të zgjidhjes së martesës, vdekja e bashkëshortit, braktisja e partnerit bashkëjetues, ose prania e nënave beqare që rrisin vetëm fëmijë të lindur jashtë martese. Është i dukshëm fakti se në krahasim me familjet me dy prindër, familjet me një prind të vetëm, kanë të ardhura shumë më të ulëta, dhe për këtë arsye bien lehtësisht pre e varfërisë dhe e përjashtimit social. Sidomos, një nënë e vetmuar gjendet lehtësisht në gjendje papunësie, ose në një punë të pasigurt, ose me kohë të pjesshme, paga dhe siguria e të cilës është më e ulët se niveli mesatar i të ardhurave. Mundësitë për karrierë për të janë shumë të pakta. Kështu, ato mund të gjenden më shpesh në rrezik varfërie. Në përbërje të këtyre familjeve janë fëmijë të vegjël ose adoleshentë, të cilët kanë pësuar traumat e ndarjeve të prindërve të tyre, ose të mungesës së babait a nënës, në mjaft raste, edhe që prej lindjes.komisioni Europian ka ngritur zërin për t i orientuar politikat shoqërore drejt familjeve njëprindërore nëpërmjet ndihmës ekonomike, shërbimeve shoqërore dhe të një integrimi më të madh në botën e punës.që nga viti 1986, Parlamenti Europian ka nënvizuar nevojën për të kthyer sytë nga kjo kategori familjesh. Vlen të të theksohet rezoluta e vitit 1998 Për nënat e vetmuara dhe familjet njëprindërore. Që prej asaj kohe debatet rreth familjeve njëprindërore kanë qenë në qendër të agjendës politike të BE-së deri në hartimin e deklaratës së Parlamentit Evropian, e cila analizon pasojat e strukturës së shoqërisë dhe të mirëqenies ekonomike të familjeve njëprindërore, duke theksuar krizën ekonomike globale me ndikim të madh në të ardhurat e familjeve njëprindërore, me ndikim të drejtpërdrejtë në mundësinë e arsimimit të fëmijëve dhe për pasojë të jetës së tyre. Strategjia Europa 2020, ose quajtur ndryshe dokumenti që përcakton prioritetet e Bashkimit Evropian për 10 vitet e ardhshme, nxit vendet anëtare të BE-së, të miratojnë një plan kombëtar reformash për të realizuar objektivat e parashikuara. Strategjia Evropa 2020 - parashikon zbutjen e varfërisë dhe të përjashtimit shoqëror, nxit politikat kombëtare për tu ardhur në ndihmë në veçanti grave nga rreziku i varfërisë, garantimit të të ardhurave për familjet njëprindërore, të moshuarve, etj. Familja është njësia natyrale dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtë të mbrohet nga shoqëria dhe Shteti, dhe se personat me aftësi të kufizuar dhe anëtarët e tyre të familjes duhet të marrin mbrojtjen dhe asistencën e duhur me qëllim që të bëjnë të mundur që familjet të kontribuojnë që personat me aftësi të kufizuar të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të plotë dhe të barabartë. Në përputhje me kërkesat e nenit 23 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës për fëmijët me aftësi 209

210 të kufizuara mendore dhe fizike, që ata të bëjnë jetë normale dhe të përshtatshme me dinjitet dhe autonomi, janë marrë masa duke ndihmuar gjendjen financiare të prindërve për të garantuar arsimin, kualifikimin, shërbimin shëndetësor, të riaftësimit, punësimit, argëtimit etj. Trajtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuar në vendin tonë, ofrohet në këto drejtime: Shërbime sociale rezidenciale, ditore publike; Shërbime sociale jopublike; Shërbime sociale me bazë komunitare; Trajtim me pension invaliditeti. Kuadri ligjor shqiptar ofron një pagesë mujore në ndihmë të fëmijëvë me aftësi të kufizuar në shumën 8.700 lekë/muaj 7 si dhe ofrimin e kujdestarit me pagesë në shumën prej 9.200 lekë/muaj 8 vetëm për kategorinë e fëmijës me diagnoza të rënda (grupi i parë i invaliditetit). Në këtë aspekt kuadri ligjor nuk garanton të njëjën mundësi për të gjithë fëmijët më aftësi të kufizuar duke mos parashikuar ofrimin e kësaj ndihmë financiare për kategorinë e fëmijëve me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe të folur. Problematikë paraqiten edhe rastet e familjeve me 2, 3 deri 4 fëmijë me aftësi të kufizuar në përbërjen e tyre. Për këto raste kuadri ligjor parashikon pagesën vetëm për një kujdestar ( i cili përgjithësisht është nëna e fëmijëve me AK) duke shkelur në këtë mënyrë një nga të drejtat themelore të fëmijës më aftësi të kufizuar, të drejtën për të pasur kujdestarin/ asistentin e tij personal, terapinë fizike,etj Së treti, kuadri ligjor në fushën e vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar nga Komisioni mjekësor caktimit të aftësisë për punë (KMCAP)vazhdon të mbetet problematik.vendimarrja e KMCAP bazohet tërësisht në modelin mjekësor duke përcaktuar vetëm diagnozën dhe nivelin e humbjes së aftësisë, pa marrë parasysh kushtet në të cilat jetojnë fëmijët me aftësi të kufizuar, nevojat e tyre specifike për tu pajisur me mjete lëvizëse rehabilituese (karrige me rrota), nevojën për kujdestar/asistent dhe për terapi 7 Neni 7 Ligji 9355 datë 10.03.2005 Për ndihmë dhe shërbime shoqërore - 8 Neni 8 Ligji 9355 datë 10.03.2005 Për ndihmë dhe shërbime shoqërore - fizike, nevojën për gjithëpërfshirje në shkollë etj. Si përfundim, mund të themi se duhet hartuar një ligj gjithëpërfshirës për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, për ti kushtuar ndër të tjera një vëmendje të vecantë fëmijëve në përmbushje të nevojave shëndetësore, mbështetjes financiare, arsimimit, apo asistimit me kujdestar për të shmangur në këtë mënyrë pabarazinë që degjeneron edhe vetë legjislacioni ndërmjet kategorive të ndryshme të fëmijëvë me aftësi të kufizuar. Personat me aftësi të kufizuar, të paaftë për të plotësuar totalisht ose pjesërisht nevojat e tyre për të bërë një jetë normale individuale ose sociale, si pasojë e paaftësisë së tyre fizike ose mendore, kanë të drejtën e respektimit të dinjitetit të tyre human, pa asnjë lloj diskriminimi. Administratorët shoqërorë në bashki/komuna kanë një rol të rëndësishëm në lidhje me identifikimin e familjeve dhe personave me aftësi të kufizuar, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike. Ratifikimi nga Parlamenti Shqiptar i Konventës së OKB-së Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, me ligjin nr.108/20102 datë 15.11.2012 përbën një hap të rëndësishëm ku Shtetet Palë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për tu siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuar gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut njësoj si fëmijët e tjerë. 2. Në të gjitha veprimet lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuar prioritet kryesor duhet të jetë ajo cfarë është më e mirë për keta fëmijë. Sipas Ligji nr. 9355, datë 10.3.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore shërbimet shoqërore i klasifikojmë sipas natyrës, në: shërbime të përkujdesit shoqëror; shërbime të përkujdesit shoqëror-mjekësor. sipas mënyrës së organizimit dhe të funksionimit; shërbime të përkujdesit rezidencial; shërbime të përkujdesit komunitar, sipas mënyrës së financimit; shërbimë të përkujdesit publik, shërbime të kujdesit privat.

Vendosja e fëmijëve në institucionet e përkujdesit shoqëror bëhet në bazë të vendimit të marrë nga Shërbimi social shtetëror bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 9355 datë 10.03.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, VKM Nr. 209, datë 12.04.2006 dhe Udhëzimi Nr. 2470, datë 6.12.2006 i MPÇSSHB. Shërbimet shoqërore publike përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen për grupet në nevojë në institucionet rezidenciale, qendrat ditore ose në shtëpi. Këto shërbime financohen nga buxheti qendror dhe nga buxhetet e pavarura të organeve të qeverisjes vendore. Shërbimet shoqërore private përfshijnë shërbimet e përkujdesit shoqëror që ofrohen në qendrat rezidenciale, në qendrat ditore apo në shtëpi të financuara privatisht. Në kuadër të decentralizimit bashkitë dhe komunat administrojnë të gjitha shërbimet shoqërore për individët, që janë banorë të atij qyteti apo komune. Problematike paraqitet përkujdesja shoqërore për atë kategori fëmijësh në nevojë, të cilët prindërit vendosin t i lënë në përkujdesje institucionale, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Roli i strukturave të shërbimit social në këto raste nuk është mbështetja e këtyre familjeve që të mos braktisin fëmijët të tyre, por limitohet vetëm në vlerësimin e dokumentacionit përkatës. Vlen të theksohet se Qeveria ka pasur sensibilizimin për deinstitucionalizimin e fëmijëve në nevojë dhe aplikimin e alternativave të reja të shërbimeve sociale (kujdestarisë së fëmijëve) të pasqyruara në Planin Kombëtar të Veprimit për vitet 2005-2010 dhe në Strategjinë Sektoriale të Ministrisë së Punës 2007-2013. 9 Politika për mirërritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve bazohet në parimin themelor që ata duhet të rriten në një mjedis të sigurt dhe familjar dhe mundësisht fëmijët të rriten në familjet e tyre natyrore. Në rastet kur nuk realizohet kjo, ata duhet të rriten në siguri dhe të mbrojtur nga abuzimet kudo që ndodhen në përkujdesjen zëvendësuese. 10 9 Me iniciativë të MPÇSSHB-së dhe mbështetje të UNICEF-it, është miratuar Strategjia e kujdestarisë për fëmijët në nevojë, ku ndër të tjera parashikohet si fillim, të pilotohet ky shërbim në Tiranë dhe Shkodër për 80 raste, në vitet 2009-2010, për të vazhduar më pas me një shtrirje graduale në nivel kombëtar. 10 Duke u mbështetur në traditën shqiptare, kujdesi dhe shërbimet Një shërbim tjetër alternativ për fëmijët është kujdesi në familjen kujdestare. Kujdestaria do të shërbejë për rritjen e cilësisë së shërbimeve për fëmijët jetimë dhe nga familje me probleme sociale. Ky lloj shërbimi do të ofrohet nga familjet kujdestare, që marrin përgjegjësinë ligjore të përkujdesjes. Kjo platformë do të mbështesë dhe nxisë më tej traditën e mirë Shqiptare për përkujdesjen e fëmijëve jetimë dhe të anëtarëve në nevojë nga të afërmit e tyre. 11 Zbatimi i shërbimit të kujdestarisë për fëmijët paraqitet si një nga alternativat më të mira në interesin më të lartë të fëmijës. Ndonëse në funksion të mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve ekziston një kuadër ligjor e institucional i mirë, ai ende ka nevojë për përmirësim në drejtim të fokusimit ndaj të rinjve pa kujdes prindëror, e veçanërisht ndaj atyre që largohen nga përkujdesi, duke adresuar sfidat me të cilat ata përballen në këtë fazë të jetës, gjatë moshës 14-18 vjeç dhe pas moshës 18 vjeç. Si problematikë të fundit do të trajtojmë politikat që garantojnë të drejtën e mbrojtjes dhe të përfshirjes për grupet e përjashtuara të fëmijëve. Fëmijët e identifikuar në rrezik përjashtimi social janë: Fëmijët jetimë apo me probleme sociale që jetojnë në institucione rezidenciale; fëmijët e tjerë në nevojë që nuk jetojnë në institucione rezidenciale; fëmijët e trafikuar; fëmijët që punojnë; fëmijët AK; fëmijët e ngujuar, fëmijët romë. Parimi i mosdiskriminimit është një e drejtë e njeriut në vetvete dhe njëkohësisht edhe elementi thelbësor apo bazik për strukturën e të gjitha të drejtave të njeriut. Ai është njëri nga parimet bazë të Konventës. Çdo fëmijë duhet të gëzojë të drejtat e Konventës pa diskriminim. Sigurisht parimi i mosdiskriminimit është i lidhur me atë të trajtimit të barabartë. 12 Në Strategjinë Kombëtare të Fëmijëve, përcaktohet qartë sigurimi i mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët, pavarësisht moshës, gjinisë, etnisë, për fëmijët jetimë në të shumtën e rasteve ofrohen nga pjesëtarë të familjes ose të afërm të jetimit. 11 Fillimisht shërbimi i kujdestarisë do të pilotohet në Tiranë dhe në Shkodër, në bashkëpunim edhe me organizata me eksperinecë në këtë drejtim. Me pas ky sherbim do te shtrihet ne te gjithe territorin e vendit. 12 ligji nr.10221 dt.04.02.2010 Për mbrojtjen nga diskriminimi i përafruar plotësht me direktivat europiane 211

aftësisë së kufizuar apo statusit të lindjes dhe tenton të bëjë një përkufizim të fëmijëve vulnerabël ndaj diskriminimit; si p.sh., fëmijë të ngujuar, fëmijë të braktisur, fëmijë të trafikuar, fëmijë të varfër, fëmijë romë etj. Integrimi i fëmijëve të përjashtuar nga jeta normale është objektiv i gjithë shoqërisë që mund dhe duhet të arrihet. Shteti mbetet faktor kryesor dhe në mënyrë të vecantë MPCSSHB duhet të punojë për sensibilizimin e gjithë shoqërisë, dhe vetëm në këtë mënyrë kostoja e ri-integrimit do të shndërrohet në përfitim shoqëror.mbrojtja e fëmijës nuk konsiderohet vetëm si një veprim parandalues, por si një veprim që përqëndrohet gjithashtu në ofrimin e shërbimeve deri në momentin që fëmija nuk është më në rrezik. Paraqitet tejet shqetësues fenomeni i vetëgjyqësisë dhe i gjakmarrjes, i cili reflekton mungesa në garantimin e jetës së personave, veçanërisht të fëmijëve, të cilët janë detyruar të ngujohen dhe të privohen nga të gjitha të drejtat bazë. 13 Megjithëse pakica rome nuk quhet pakicë kombëtare por pakicë gjuhësore, me argumentin se nuk ka një shtet referimi, Romët trajtohen në përputhje me parimet e Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Treguesit socialë për popullsinë rome janë konsideruar më të ulët se mesatarja kombëtare. Një pjesë e madhe e minoritetit rom jeton në kushte të pasigurta, të pambrojtur dhe nën nivelin mesatar të jetësës. Papunësia masive pas viteve 90 goditi romët, më shumë se çdo grup tjetër. Situata e minoritetit rom në Shqipëri është komplekse. Në praktikë konstatohen raste të përjashtimit dhe të vetëpërjashtimit si rezultat i rrethanave ekonomike, sociologjike, psikologjike etj. Kualifikimi i tyre i ulët u krijon atyre më pak shanse për t u përfshirë në tregun e punës.paragjykimet dhe stereotipet pengojnë lëvizshmërinë e tyre sociale. Shumica e romëve jetojnë në zona me infrastrukturë jo të zhvilluar. Familjet rome përgjithësisht kanë shumë anëtarë në familje dhe në kushtet kur ato humbasin punën, nuk janë në gjëndje të sigurojnë të paktën një jetësë modeste, të strehohen me kushte të pranueshme si dhe të përballojnë pagesën e faturave të shërbimeve publike. Kjo çon në lëvizjen e tyre drejt vendstrehimeve që nuk janë të pajisura me infrastrukturën e duhur, me kushte jo të shëndetshme dhe pa status legal. Kështu romët bëhen akoma dhe më të distancuar nga shërbimet publike, shkollat dhe mundësitë e punësimit. Karakteristikë tjetër për komunitetin rom është jeta e tyre jo në vazhdimësi në një vendbanim të caktuar. Ndryshimi i ambientit ku jetojnë, lëvizja nga një shkollë tek tjetra, vështirësia për t u ripunësuar dhe integruar me jetën në një tjetër ambient, krijon vështirësi për evidentimin dhe regjistrimin e tyre në gjendje civile dhe për pasojë njohjen e legjislacionit, përjashtimin nga përfitimet e programeve sociale. Si rezultat i varfërisë, familjet rome vuajnë edhe nga probleme të mprehta sociale si dhuna, mosrespektimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, abuzimi me alkoolin, shtatzanitë në adoleshencë, vështirësi në administrimin e të ardhurave,etj. Këto familje bien shpesh pre e personave të tretë, të cilët përdorin fëmijët e tyre për trafikim. Përfundime dhe rekomandime; Kuadri ligjor ashtu sikurse edhe Kushtetuta, nuk i ka trajtuar në mënyrë të veçantë fëmijët si subjekte të drejtpërdrejtë të përfitimit të ndihmës ekonomike, por kjo i atribuohet familjes dhe përmes saj përfitojnë fëmijët e mitur. Të përmirësohet legjislacioni në drejtim të skemës së sigurimeve shoqërore dhe ndihmës së shtetit për 212 13 Prej vitit 1991 deri sot janë ngujuar mbi 6000 familje, duke izoluar gratë dhe fëmijët jashtë çdo rregulli kanunor Fëmijët e këtyre familjeve nuk dalin dot as deri te pragu i shtëpisë së tyre,sepse kanë frikë se mos i vrasin. Pa përmendur këtu që këta fëmijët nuk kanë mundësi as për shërbime shëndetësore dhe kanë vite që nuk frekuentojnë shkollën. Referuar Draft-Strategjisë kombëtare kundër gjakmarrjes, përgatitur nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar)

fëmijët dhe familjet në nevojë, duke përcaktuar edhe mbështetjen e duhur financiare për të gjitha kategoritë e fëmijëve në rrezik përjashtimi social dhe familjeve të tyre, mbi bazën e analizës së përjashtimit social dhe monitorimit të varfërisë të përcaktuar në Strategjinë e Integruar të Përfshirjes Sociale 2008-2013. Krijimi i organeve të specializuara për të kontrolluar familjet kujdestare ose kujdestarët ligjore në përdorimin e të ardhurave të akorduara për fëmijët nga shteti. Përcaktimi i një buxheti më të madh të shtetit për ndihmën direkte ndaj fëmijëve në nevojë. Të përcaktohet standardi minimal jetik për fëmijët si dhe indikatorët e matjes. Forcimin dhe mbështetjen e rolit të familjes për fëmijët; Shteti shqiptar duhet të marrë të gjitha masat për rritjen e pagesës së mbështetjes financiare për familjet në nevojë dhe kombinimin e saj me shërbime sociale të përshtatshme për fuqizimin e familjes. Skema e sigurimeve shoqërore apo ndihma ekonomike pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme kur ofrohet është më e ulët se minimumi jetik i domosdoshëm, pa marrë në konsideratë minimumin jetik për mbijetësën dhe zhvillimin e fëmijës, e cila nuk është e përcaktuar ende ligjërisht. Mungojnë mekanizmat ligjore për t u mundësuar fëmijëve t i drejtohen vetë administratorit social në rastet e kushteve të vështira ekonomike, apo kur prindi apo kujdestari ligjor abuzon me ndihmën e dhënë nga shteti për fëmijën. Referencat: 1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; 2. Konventa për të Drejtat e Fëmijëve; 3. Deklarata Universale e të drejtave të njeriut; 4. Konventa ndërkombëtare për të Drejtat ekonomike, shoqërore dhe Kulturore; 5. Karta Sociale Europiane Ratifikuar me Ligjin nr.8960 datë 24.10.2002; 6. Strategjia kombëtare për fëmijët,miratuar me VKM nr.368 datë 31.05.2005 ; 7. Strategjia për përfshirjen sociale (2007-2013) 8. Ligji nr.7703, datë 11.05.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, me ndryshimet përkatëse; 9. Ligji nr. 9355, datë 10.3.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore ; 10. Ligjit 8153 datë 31.10.1996 Për statusin e jetimit ; 11. Vendimi nr.787 datë 14.12.2005 të Këshillit të Ministrave Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike; 12. Konventës së OKB-së Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, me ligjin nr.108/20102 datë 15.11.2012 ; 13. VKM Nr. 209, datë 12.04.2006; 14. Udhëzimi Nr. 2470, datë 6.12.2006 i MPÇSSHB. 15. Ligji nr.10221 dt.04.02.2010 Për mbrojtjen nga diskriminimi ; 16. Peto,Zhaklina E drejta e mbrojtjes shoqërore Tiranë, 2011 213

GARANTIMI I MBROJTJES SE FËMIJEVE NE LEGJISLACIONIN SHQIPTAR DOKTORANTE : Kostando KSERA Universiteti i Tiranës kostandoksera@yahoo.gr Abstrakt 214 Termi mbrojtje e fëmijës perdoret ne menyra te ndryshme nga organizata te ndryshme ne situata te ndryshme. Në këtë artikull do të trajtojmë këtë çështje ne kuptimin e mbrojtjes nga dhuna, nga keqtrajtimi dhe shfrytezimi. Ne kuptimin e saj termi mbrojtje e fëmijës ka te beje me të drejtën e çdo fëmije për te mos u dëmtuar. Kjo e drejte u shtohet te drejtave te tij te tjera, te cilat garantojne qe fëmijet te perfitojne cka kane nevoje për te mbijetuar, për t u zhvilluar dhe për te ecur ne jete. Mbrojtja e fëmijës ka te beje me nje game te gjere çështjesh te rëndësishme, te ndryshme dhe urgjente. Shume prej tyre si prostitucioni fëminor, trafikimi janë te ldhura ngushte me faktoret ekonomike. Të tjerët, si dhuna ne familje, shtepi, shkolle, mund te lidhen me ngushte me varferine, vlerat sociale, normat dhe traditat. Shpesh trafikimi i fëmijeve ka tre beje me kriminalitetin. Edhe perparimi teknologjik ka aspekte qe prekin fëmijet, si ne rastin e rritjes se pornografise për fëmijet. Ky artikull do te trajtoje çështjen se çfarë kuptimi ka mbrojtja e fëmijës dhe çfarë reagimi i përgjithshëm nevojitet për te respektuar të drejtën e fëmijeve për mbrojtje. Konkretisht, do te flitet për dhunimet e së drejtës për vetembrojtje, te cilat perveçse perbejne shkelje te te drejtave te njeriut, kane dhe karakter masiv dhe perbejne pengesa te panjohura dhe te paraportuara për mbijetësen dhge zhvillimin e fëmijës. Fëmijet qe pesojne dhune, shqetesime, keqtrajtime dhe neglizhenca janë te rrezikuar qe te jetojne me pak, te kene shëndet te keq fizik dhe mendor, te kene probleme edukimi, përfshirë dhe braktisjen e shkolles, te kene aftesi prinderimi te varfera kur te rriten, te jene te pastrehe, endacake dhe te paqendrueshem ne nje vend. Nga ana tjeter, veprimet e suksesshme për mbrojtjen e fëmijës rrisin shanset e tij për t u rritur i shëndetshem fizikisht dhe menderisht, për te patur besim dhe respekt për veten dhe për te qene me pak i prirur për të abuzuar ose shfrytezuar të tjerët, përfshirë këtu edhe fëmijen e vet. Mbrojtja e fëmijës është nje problem për çdo familje ne të gjitha vendet e botes. Çështjet e mbrojtjes se fëmijeve do te trajtohen ne kontekstin legjislativ dhe ne realitetin shqiptar. Ato do te analizohen ne kontekstin legjislativ, ne aderimin e Shqiperis ene Konventat e ndryshme dhe ne dokumentet politike ne favor te mbrojtjes se fëmijeve dhe gjate gjithe vleresimeve do të perdorën te dhenat nga burimet zyrtare për trafikimin e fëmijeve, keqtrajtimin e rrezikshmerine ne mirerritjen e tyre, paraqitur kjo edhe ne masat e marra nga qeveria shqiptare. Vleresimi i politikave te ndermarra ne fushen e

mbrojtjes se fëmijeve, krijon terrenin për marrjen e masave parandaluese qe ne formulimin e politikave sociale te çdo shteti. Megjithate ekzistojne shembuj te shumte ne shume vende te botes te cilat tregojnë menyra te ndryshme se si qeverite, aktoret e shoqërisë civile, komunitetet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shpalli më 20 nëntor, 1959 Deklaratën për të Drejtat e Fëmijës. Që nga kjo datë, 20 nëntori është shpallur ditë e të drejtave të fëmijëve. Në hyrjen e deklaratës në fjalë thuhet: Njerëzimi, u ka borxh fëmijëve gjërat më të mira që ai mund t iu ofrojë.në vitin 1979, 20 vjet më vonë, - në vitin e fëmijës - u propozua zgjerimi i kësaj deklarate, e cila deri atëherë kishte pasur vetëm karakter rekomandues, duke iu dhënë karakter detyrues në aspektin e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, dhjetë vjet më vonë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Konventa përbëhet nga 54 nene, dhe është firmosur nga mbi 192 shtete të ndryshme të botës. Konventa e Kombeve të Bashkuara Për të drejtat e fëmijës shënoi një pikë te rëndësishme, duke bërë të njohur në mbarë botën që fëmijët nuk janë vetëm subjekte të mbrojtjes por gjithashtu mbajtës të të drejtave civile dhe politike. Konventa specifikon të drejtat e njeriut posaçërisht në lidhje me fëmijët, prindërit dhe të rriturit të cilët punojnë me fëmijët. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijës në vitin 1989 pas afërsisht një dhjetëvjeçari kompromisi dhe negocimi midis shteteve anëtare dhe konsultimeve të gjera me OJFtë. Konventa për të Drejtat e Fëmijëve e përkufizon fëmijën si çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç dhe pohon se fëmija i gëzon plotësisht të drejtat e njeriut. Protokolli opsional i Konventës së OKB-së Për të drejtat e fëmijëve, Për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë me fëmijë synon që shtetet palë në të, të marrin masa dhe të bashkëpunojnë me qëllim garantimin e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve nga fenomene të tilla si dhe vete fëmijet mund te ndihmojne ne parandalimin ose reagimin ndaj dhunes, keqtrajtimit e shfrytezimit. Fjalet kyce: Mbrojtje Sociale, mbrojtje e fëmijeve, dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi, trafikimi i fëmijeve, parandalimi, institucionalizimi. Konventa thekson dukshëm rëndësinë e rolit, autoritetit dhe të përgjegjësisë së familjes së fëmijës. Konventa i bën thirrje shtetit për të përkrahur familjet të cilat nuk janë në gjendje të sigurojnë një standard të mjaftueshëm jetëse për fëmijët e tyre. Konventa i njeh fëmijët si individë që janë mbajtës të të drejtave, duke u garantuar atyre sipas përshtatjes, aftësinë e të zhvilluarit, të drejtën për identitet, për jetë private, për informacion, për mendim, ndërgjegje dhe besim, për t u shprehur dhe për t u organizuar. TË DREJTAT E FËMIJËVE NË AKTET NDËRKOMBËTARE DHE LEGJISLACIONIN SHQIPTAR Më poshtë janë renditur disa nga legjislacionet dhe konventat më të rëndësishme të ratifikuara nga shteti shqiptar për të siguruar përmbushjen e detyrimeve ligjore në lidhje me të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Konventa Mbi të drejtat e fëmijëve është ratifikuar nga Shqipëria në 27 shkurt 1992 dhe ka hyrë në fuqi në 28 mars 1992. Kjo konventë shërben si një kod i vetëm unik, në të cilin janë sanksionuar të drejtat kryesore që duhet të gëzojnë fëmijët. Protokolli opsional i Konventës së OKB-së Për të drejtat e fëmijëve, Për përfshirjen në konflikte të armatosura synon që shtetet palë në të, të marrin masa dhe të bashkëpunojnë për të siguruar që fëmijët nën 18 vjeç të mos marrin pjesë në veprime luftarake, si dhe të ndalojnë rekrutimin e tyre nëpërmjet forcës ose detyrimit të kësaj grup moshe për t u përdorur në konflikte të armatosura. shitja, prostitucioni dhe pornografia me ta. Konventa nr. 138 Për moshën minimale për t u pranuar në punë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e cila synon që shtetet palë në të, të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për të eliminuar 215

216 punën e fëmijëve dhe ngritjen e moshës minimale për pranimin në punë. Konventa nr. 182 Format më të këqija të punës së fëmijëve, 1999 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e cila synon që shtetet palë në të, të marrin masa të menjëhershme dhe efektive për të siguruar ndalimin dhe eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve. Konventa e Hagës Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit, e cila synon të krijojë një sistem bashkëpunimi midis shteteve kontraktuese, për të siguruar marrjen e masave mbrojtëse, me qëllim që birësimet jashtë vendit të bëhen në përputhje me interesin më të lartë të fëmijës dhe duke respektuar të drejtat e tij themelore. Konventa Për juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen, zbatimin dhe bashkëpunimin, në lidhje me përgjegjësinë prindërore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve, e cila synon të zhvillojë në të drejtën ndërkombëtare përmirësime të mëtejshme në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në situata ndërkombëtare, si dhe të realizojë shmangien e konflikteve midis sistemeve ligjore të ndryshme të shteteve palë në të, në lidhje me juridiksionin, ligjin e zbatueshëm për përgjegjësinë prindërore, njohjen dhe zbatimin e masave mbrojtëse për fëmijët. Konventa Për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës, ka si qëllim kryesor të saj sigurimin e kthimin e shpejtë të fëmijëve që largohen apo mbahen pa të drejtë në Shtetin Kontraktues, si dhe të sigurojë që të drejtat e kujdestarisë dhe të kontaktit me fëmijën, sipas ligjit të një Shteti Kontraktues të respektohen efektivisht në Shtetet e tjera Kontraktuese. Konventa Evropiane Për marrëdhëniet me fëmijët, e cila synon që shtetet palë në të, të vendosin një bashkëpunim ndërmjet të gjitha organeve qendrore ose organeve të tjera të tyre, me qëllim nxitjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet fëmijëve, prindërve të tyre dhe personave Ligji Nr 9669 Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare miratuar me datë të tjerë që kanë lidhje familjare me këta fëmijë, si dhe të nxisë bashkëpunimin gjyqësor në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkufitare. Kushtetuta e Shqipërisë Neni 54 i Kushtetutës, fëmijës i njihet e drejta të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal. Ligji, Nr. 10 347, datë 4.11.2010, Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Ky ligj përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat përgjegjës, që garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijën. Në Nenin 2 të Kodit të Familjes theksohet përgjegjësia prindërore për sigurimin e mirëqenies emocionale, sociale dhe materiale të fëmijës. Po ashtu në Kodin e Familjes (neni 215) parashikohen masa ekstreme lidhur me keqpërdorimin e përgjegjësisë prindërore. Ligji parashikon një masë ekstreme: heqjen e përgjegjësisë prindërore në rastet kur prindi shpërdoron përgjegjësinë prindërore, kur tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose në rastet kur prindi me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijës. Ligji Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, Nr. 9355, datë, 10.03.2005/i ndryshuar. Ligji për Shërbimet Sociale nuk i përmend në mënyre eksplicite shërbimet për të trajtuar fëmijët viktima të dhunës. Megjithatë ne nenin 31, pika (f), ai vendos detyrimin për administratorët shoqërorë në bashki edhe komuna të vlerësojnë nevojat e individëve dhe familjeve që kërkojnë shërbime shoqërore, e kushtëzuar kjo nga mundësitë financiare dhe përparësitë kombëtare, gjë që duket më shumë si detyrim i përgjithshëm për të cilin lehtësisht mund të ekzistojnë kushtet për të mos u zbatuar. Në ndryshimet legjislative te fundit familjet do te perfitojne subvencion për çdo fëmije te derguar ne shkolle. Ky ehste nje stimul pozitiv për familjen dhe për punën 18.12/2006 nga Parlamenti Shqiptar dhe shpallur me datë12/01/2007 me dekretin e presidentit.

Ky ligj përfaqëson një përpjekje serioze të shtetit shqiptar për të adresuar dhunën dhe mbrojtjen e personave brënda familjes nga dhuna ku janë të përfshirë edhe fëmijët. Sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri ka pershatur modelin Perëndimor ( sidomos modeli i NjMF-së si pjesë e shërbimeve sociale) dhe është ende në stadet e hershme të zhvillimit dhe po ndërtohet dhe ndikohet nga në një sërë faktorësh të tillë si:përvoja ekzistuese dhe sistemi ekzistues të shërbimeve të mbrojtjes, shërbimeve sociale etj.; Kultura dhe modelet e mbrojtjes së fëmijëve ekzistuese në komunitete (psh familja e gjerë tradicionale ende është një sistem i rëndësishëm që ofron përkujdesje dhe mbrojtje për fëmijët.); Realitetin ekzistues dhe njohjen e mirë të nevojave të fëmijëve dhe sesi këto nevoja kanë ndryshuar me kohën; Burimet njerëzore dhe kapacitetin ekzistues i cili është ende në zhvillim ( si psh. profesioni i punonjësit social, psikologut etj; Bazën legjislative e cila ka evoluar përgjatë dy dekadave të fundit dhe ende po zhvillohet; Proceset e decentralizimit të cilat janë në zhvillim e sipër. Institucionet nën Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta (MPÇSMB) është organizmi kryesor shtetëror që përgjigjet për mbrojtjen sociale, zbutjen e varfërisë dhe përkujdesit social për grupet dhe individët në nevojë, përfshirë dhe fëmijët. Struktura kryesore brënda ministrisë që punon për çështjet e fëmijëve është Drejtoria e Përgjithshme e Politikave. Ajo është koordinuesi i përgjithshëm i cili përgjigjet për hartimin e politikave, zhvillimin e legjislacionit, adoptimin e standardeve, përpunimin e strategjive dhe programeve që lidhen me mbrojtjen sociale të grupeve të ekspozuara ndaj rrezikut duke përfshirë dhe fëmijët. Shërbimi Social Shtetëror (ShSSh) vepron si institucion ekzekutiv, me nje rol ndërmjetës në mes autoritetit politik bërës (Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta) dhe autoriteteve zbatuese (pushteti lokal). Në kuadër të decentralizimit, mandati i këtij institucioni parashikon si funksion parësor inspektimin dhe monitorimin e programeve në të holla dhe të standardeve të shërbimeve sociale, publike dhe private. Njëkohësisht SHSSH programon dhe koordinon procesin e ngritjes profesionale të stafeve që punojnë në strukturat e shërbimeve sociale publike dhe jopublike. Ai operon në nivel rajonal përmes 12 Zyrave Rajonale. Institucionet nën Ministrinë e Brendshme Në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në varësi të Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, vepron Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve e cila ka në përbërje Sektorin kundër trafikimit te paligjshëm. Ky sektor bashkëpunon me policinë kufitare të Drejtorive të Policisë në Qarqe për identifikimin, referimin dhe dhënien e ndihmës për viktimat e trafikimit. Gjithashtu pjese e misionit të punës së këtij sektori është ruajtja e fëmijëve nga shfrytëzimi, abuzimi dhe përfshirja në veprimtari kriminale, si dhe parandalimi i akteve të delinkuencës nga të rinjtë 1. Në ndihmë të këtij seksioni funksionon një specialist për mbrojtjen e fëmijës në 12 Drejtoritë Rajonale të Policisë. Në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje (2008-2010) 2 si dhe Ligji kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, në mandatin e strukturave të policisë, parashikohen detyrat për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve nëpërmjet metodave të policimit në komunitet dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, parandalimin dhe referimin e rasteve të trafikimit.. 1 Detyrat specifike te sektorit perfshijne:parandalimin e trafikimit te fëmijeve, mbrojtjen e fëmijeve me statusin e deshmitarit ne gjykate. Mbrojtjen e fëmijeve deshimater te krimit, ndjekjen e e adoptimeve te dyshimta si Brënda vendir ashtu edhe jashte tij, mbrojtjen e fëmijeve te pashoqeruar nga prinderit apo kujdestaret, mbrojtjen e fëmijeve qe janë bere pre e shitjes, shfrytezimit, keqtrajtimit dhe prostituimit, abuzimit seksual etj... (2005:30) 2 Miratuar me VKM Nr.913, datë 19.02.2007 217

218 Përveç kësaj, Seksionet e Policisë Kriminale në Komisariatet e Policisë janë ngarkuar me detyrën të zbulojnë, dokumentojnë dhe parandalojnë aktivitetet kriminale kundër fëmijëve dhe të fëmijëve. Policimi në nivel lokal kryhet nëpërmjet stacioneve të policisë në bashki dhe komuna, të cilat varen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut. Ministria e Brendshme kryeson Komitetin Shtetëror për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore i cili koordinon veprimet antitrafik që përbën edhe një nga përparësitë e Qeverisë Shqiptare. Në Ministrinë e Brendshme është vendosur Zyra e Koordinatorit Kombëtar Kundër Trafikimit (ZKKA), pozicion që mbahet nga Zv/Ministri i cili njëkohësisht kryeson Autoritetin Përgjegjës në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR) 3. ZKKA mbështetet nga Njësia Antitrafik e ngritur që në vitin 2005, në bazë të Urdhrit të Kryeministrit, nr. 203, datë 19.12.2005. Stafi i Njësisë Antitrafik, i përbërë nga një drejtues dhe tre specialistë 4, realizon një varg funksionesh teknike që lidhen me koordinim e të gjithë aktiviteteve të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar, mbledhjen dhe menaxhimin e informacionit, monitorim e aktiviteteve antitrafik dhe hartimin e raporteve periodike të zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Sistemi i mbrojtjes së viktimave realizohet nëpërmjet strehëzave të mbrojtjes së viktimave. Kjo kryhet në bashkëpunim me qeveritë vendore (komunat dhe bashkitë). Deri tani strehëzat funksionale ne vend janë në një numër të vogël: Qendra Kombëtare e Pritjes për Viktimat e Trafikimit 3 Autoriteti Përgjegjës është ngritur në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimi për krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referues për identifikimin dhe asistencën e përmirësuar për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Qendrës Kombëtare pritëse për viktimat e trafikimit; Ministrisë së Rendit Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë; Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtoria e Shërbimeve Konsullore; Organizatës Jofitimprurëse Vatra, Tjetër Vizion ARSIS dhe IOM 4 Gjate intervistimit, drejtuesia e Njësise Antitrafik informoi se personeli i kësaj strukture është shtuar edhe me tre specialistë. e menaxhuar nga Shërbimi Social Shtetëror dhe katër qendra për ri-integrimin të menaxhuara nga OJF dhe financuar nga donatorë të huaj (të ngritura në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, dhe Vlorë) dhe pjesërisht nga fonde te MPCSSHB nëpërmjet pushtetit vendor. Në Departamentin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimeve të Rënda është krijuar dhe funksionon Sektori i Mbrojtjes së të miturve dhe dhunës në familje. Ky sektor ndjek në dinamikë veprat penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Nëpërmjet analizës së fenomeneve, të të dhënave statistikore, ai nxjerr konkluzione, përcakton rrugëzgjidhje, përcakton masat që duhet të marrë Policia e Shtetit për parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje si dhe për trajtimin e viktimave të saj. Ky sektor bashkëpunon me sektorë të tjerë që trajtojnë problemet e dhunës në familje, si në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë si dhe me OJF të ndryshme që kanë objekt trajtimin e dhunës në familje dhe të viktimave të tyre. Ky bashkëpunim realizohet në shkallë vendi dhe konsiston në zhvillimin e analizave të përbashkëta, në trajnimin e punonjësve të policisë, etj. për të njëjtin qëllim parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje, trajtimin e viktimave të kësaj dhune. Në Drejtoritë e Policisë në qarqe, pranë Sektorit të Luftës Kundër Krimeve të Rënda, ka një specialist, i cili ndjek dinamikën e veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Institucionet nën Ministrinë e Drejtësisë Sistemi i drejtësisë siguron mbrojtje për fëmijët viktima dhe dëshmitarë gjatë procesit gjyqësor penal dhe përcakton statusin ligjor të fëmijëve që kanë humbur kujdestarin e tyre parësor. Sektori i drejtësisë në Shqipëri përfshin sistemin e Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Zyrat e Rretheve të Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë ministri është ngritur Sektori i Drejtësisë për të Miturit dhe të Drejtës Familjare, si pjesë përbërëse e Drejtorisë së Hartimit të Legjislacionit dhe Asistencës Ligjore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit. Kjo

Zyrë ushtron funksione dhe detyra që lidhen me politikat për të miturit, edukimin ligjor, luftën dhe parandalimin e shkeljeve të ligjit dhe kriminalitetit nga të miturit. Në Shqipëri nuk eksiton një Gjykata për të Miturit, por në Gjykatat e Rretheve dhe në disa Zyra të Prokurorisë në rrethe, janë ngritur Seksione të veçanta për gjykimin e të miturve 5. Strukturat e vuajtjes së dënimit. Gjithë sistemi i vuajtjes së dënimit, ai i Shërbimit të Provës apo i Dënimit Alternativ janë nën Administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Fëmijët në konflikt me ligjin, të prezumuar se kanë kryer një vepër penale apo janë dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, mund të ndodhen në: Strukturat e paraburgimit. Në pesë Struktura Paraburgimi, ka seksione të veçanta për fëmijët. Burgun e të Miturve në Kavajë, me kapacitet 40 të mitur (14-18 vjeç), në të cilën prevalon mundësia e rehabilitimit ndaj asaj të ndëshkimit. Në këtë burg struktura të shoqërisë civile të specializuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 6 janë duke kryer edhe funksionin e monitorimit publik të funksionimit të burgut sipas akteve normative si edhe ofrojnë shërbimeve të ndryshme rehabilituese dhe argëtuese. Shërbimi i Provës apo ai i Dënimit Alternativ me punë në komunitet apo shkollë është një formë e re e dënimit alternativ, që po aplikohet për të miturit që nga viti 2010. YAPS dhe Qendra Sociale Don Bosko janë edhe strukturat që e mbulojnë këtë shërbim. Komiteti Shqiptar i Birësimeve dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë janë struktura në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Komiteti Shqiptar i Birësimeve udhëhiqet 5 Në sistemin e drejtësisë janë të përfshira edhe disa struktura dhe hallka të tjera të cilat kanë rol vendimtar në zbatimin e procedurave për mbrojtjen e fëmijëve, shërbimin mjeko-ligjor, sigurimi mbrojtjes ligjore falas dhe shërbimin e përmbarimit. Në këto seksione të veçanta, gjykatësit kanë përgjegjësinë e caktimit të kujdestarit ligjor për fëmijët jashtë kujdesit prindëror. 6 CRCA nga parimi i interesit më të mirë të fëmijës dhe i dedikohet mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies emocionale të fëmijëve të deklaruar nga gjykata të braktisur, duke iu siguruar një ambient familjar të aftë t ju ofrojë dashuri, ngrohtësi, edukim, zhvillim dhe jetësë normale. Ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përgjegjësinë e marrjes së vendimeve lidhur me Birësimet, Komiteti Shqiptar i Birësimeve krijon një database të fëmijëve të cilësuar për birësim dhe mbikqyur procesin e përshtatjes së familjes birësuese me fëmijën. Institucionet nën Ministrinë e Shëndetësisë Mes shumë shërbimesh shëndetësore të tjera, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë përgjegjëse edhe për përkujdesjen e foshnjave 0-3 muajsh të abandonuara nga lindja. Në Maternitetin Mbretëresha Geraldine në Tirane ka një seksion të quajtur Djepi i Engjeve që funksionin si njësi për përkujdesjen e foshnjave të braktisura në lindje. Shtëpitë e Lindjes të cilat aktualisht janë struktura publike dhe private. Këto struktura kane detyrimin ligjor qe te bëjnë regjistrimin e çdo lindje te asistuar nga personeli i tyre dhe lëshimin e Certifikatës se Asistencës ne Lindje si dokument për regjistrimin e fëmijës ne Regjistrin e Gjendjes Civile. Shërbimet shëndetësore publike parësore. Ne këto struktura publike, kujdesi shëndetësor për fëmijën fillon para lindjes së fëmijës, vazhdon me lindjen dhe më pas me mirërritjen e tij. Shërbimi shëndetësor publik ofron falas për çdo fëmijë kryerjen e kontrolleve mjekësore dhe për fëmijët ne deri në një vjeç sigurohet edhe dhënia e ilaçeve/barnave falas. Ky shërbim shëndetësor siguron edhe mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet ngjitëse nëpërmjet sanksionimit te vaksinimi i fëmijëve nga 0-15 vjeç falas dhe te detyrueshëm. INSTAT mbledh, përpunon dhe analizon informacion që lidhet me punën e secilës ministri përfshirë dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe 219

220 të Shanseve të Barabarta. Zyrat e INSTAT në nivel nacional ose rajonal mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacion (ku njësia e vëzhguar është fëmija) bazuar në të dhënat e Vrojtimit te Standardit te mjeteve te Jetësës, (VSMJ), Studimin Demografik dhe Shëndetësor dhe MICS. Fale një iniciative te UNICEF, pranë INSTAT ka funksionuar deri ne 2009, Qendra për Kërkime Sociale e specializuar ne mbledhjen e te dhënave, kryerjen e analizave dhe raportimin periodik te situatës se fëmijëve dhe te drejtave të tyre. Nga 2001 deri ne 2009 kjo strukture ka ofruar informacion dhe raporte periodike rreth situatës se fëmijëve dhe te drejtave të tyre. Aktualisht UNICEF ka përfunduar mbështetjen financiare dhe shteti ende nuk ka planifikuar buxhet për ta mbajtur këtë njësi ne aktivitet. Struktura qendrore të koordinimit ndërinstitucional Me miratimin e ligjit nr. 10 347 dt. 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave te fëmijëve strukturat e niveli qendror qe merren me mbrojtjen e të drejtave te fëmijëve rikonceptohen me: Këshillin Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës është organ këshillimor ad hoc, që ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit që mbulon çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës kryesohet nga ministri që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës dhe përbëhet nga 9 përfaqësues, të përcaktuar nga Kryeministri, në nivel ministri, Avokati i Popullit, 1 përfaqësues nga Shoqata Kombëtare e Bashkive dhe 2 përfaqësues nga shoqëria civile. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës e cila është ngritur me Maj te 2011, ne mandatin e saj ka detyra qe përfshijnë monitorimin e zbatimit te legjislacionit dhe politikave për mbrojtjen e te drejtave te fëmijëve, informimin e publikut, mbledhjen e te dhënave statistikore për situatën e fëmijëve dhe bashkëpunimin me strukturat e tjera publike për çështje ne interes te fëmijëve. Komiteti Ndërministror për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka filluar të funksionojë që nga janari 2002, drejtohet nga Ministri i Brendshëm dhe përbëhet nga Zëvendësministrat e Ministrive përgjegjëse dhe drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Komiteti Shtetëror është përgjegjës në nivel politik për zbatimin e Strategjisë Kombëtare Antitrafik, vlerësimin dhe rishikimin e masave antitrafik në vend. Autoriteti Përgjegjës (AP) është një strukturë për garantimin e mbrojtjes dhe ndihmës së viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit dhe përcaktimin e detyrave të institucioneve të përfshira në këtë proces. Ajo është një strukturë ad-hoc i përbërë nga Policia e Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror/ MPCSSHB dhe Ministria e Punëve të Jashtme. 7 me nga 2 anëtarë për çdo institucion. Funksionet kryesore të parashikuara për Autoritetin Përgjegjës janë: bashkërendimi veprimeve për identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit; bashkërendimi me strukturat në vendet e destinacionit për identifikimin dhe kthimin vullnetar të asistuar të viktimave të trafikimit me shtetësi shqiptare; krijimi dhe mirëmbajtja e një baze të dhënash për viktimat e referuara; caktimi i një ekipi shumë-disiplinor për të kryer një vlerësim të nevojave dhe gjendjes së viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit; sigurimi i referimit të përshtatshëm i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit tek ofruesit e shërbimeve; sigurimi i kthimit të fëmijëve viktima dhe viktima të mundshme të trafikimit tek prindërit e tyre apo vendosja e tyre në qendrat e pritjes, qendrat rezidenciale të kujdesit për fëmijët apo familjet kujdestare. Autoriteti përgjegjës për parandalimin, reduktimin e dhunës brënda familjes dhe 7 Urdher i perbashket, Ministria e Brendshme Nr. 3394/4, date 17.5.2006,Ministria e Punes dhe e Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Nr. 1192,date 19.5.2006, Ministria e Puneve te Jashtme, Nr.7590, date 24.5.2006 për Ngritjen e Mekanizmit Kombetar Referues

mbrojtjen e viktimave. Miratimi i ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, Për Masat ndaj Dhunës ne marrëdhënie Familjare përcakton edhe strukturat përgjegjëse ne zbatim te këtij Ligjit. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta mban mandatin e autoritetit kryesor, ndërsa autoritet përgjegjëse te linjës janë njësitë e qeverisjes vendore; Ministria e Brendshme; Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë. I. Avokati i Popullit Avokati i popullit është një strukture e pavarur, politikisht neutrale e mandatuar për monitorimin dhe mbrojtjen e te drejtave te qytetareve. Ne Shqipëri ne vitin 1998 krijohet struktura e Avokatit te Popullit kurse në vitin 2004 shtohet një sektor për mbrojtjen e fëmijëve dhe me pas edhe 2 zyra rajonale në Korçë dhe Shkodër. Ne shume vende ka Avokat të Popullit për fëmijë, fusha e veprimit te se cilës është e gjerë. Ligji Nr. 10 347 i miratuar me 4.11.2010 Për të drejtat e Fëmijëve i jep më shumë hapësirë përfshirjes se Avokatit te Popullit në çështjet e respektimit te te drejtave te fëmijëve, nëpërmjet caktimit si anëtar i Këshillit Kombëtar të të drejtave të Fëmijëve. Ky pozicionim i ri i Avokatit të Popullit mendohet se do të kontribuojë në përmirësimin e ndjeshëm dhe përfshirjen e kësaj strukture në çështjet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Komitetet Rajonale Kundër Trafikimit (KRAT) janë ngritur në kuadër të krijimit të strukturave gjithëpërfshirëse në 12 qarqet e vendit dhe funksionojnë si pjesë e Mekanizmit Kombëtar Referues (MKR) për implementimin e Strategjisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. 8 Në 8 Urdheri Nr. 139, date 19.06.2006 Për Krijimin e Komiteteve Rajonale Luftes kunder Trafikut, Komitetet Rajonale Antitrafik ne perberjen e tyre kane Prefektin e qarkut, Kryetarin e Bashkise Qender ne Qark, Drejtorin e Zyres Rajonale te Sherbimit Social Shteteror, Drejtorin Rajonal te Punësimit, Drejtorin e Drejtorisë se Policise ne Qark, Drejtorin Rajonal te Sherbimit Informativ Shteteror, Drejtorin Rajonal te Drejtorisë Arsimore si dhe Drejtorin e Drejtorisë se Shëndetit Publik. marrëveshjen për ngritjen e MKR janë përcaktuar kompetencat e KRKT te cilat përfshijnë mbledhjen dhe shkëmbimin e informacionit për analizën e situatës në nivel rajonal; koordinimin e veprimeve dhe mbikqyrjen e zbatimit të detyrave kundër trafikimit; referimin dhe ndërhyrjen për menaxhimin e rasteve. Qarku - Njësia e Monitorimit të të Drejtave të Fëmijëve (NjMDF). Në bazë të legjislacionit 9,Këshilli i Qarku madatohet si institucion për shpërndarjen dhe koordinimin e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore në nivel rajonal. Për realizimin e politikave në fushën e mbrojtjes sociale, Qarku bashkërendon punën me NJQV dhe strukturat e tjera të nivelit rajonal (arsim, shëndetësi, polici, sistemi gjyqësor, etj). Në bazë të akteve ligjore, në Këshillin e çdo Qarku ngrihet Sektori i Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror i cili realizon një varg funksionesh ku përfshihen: vlerësimi i nevojave sociale të grupeve vulnerabël dhe hartimi Planeve Komunitare të Shërbimeve të reja grumbullimi i informacioneve për shërbimet specifike për fëmijët, gratë dhe vajzat e trafikuara, personat e varur nga alkooli dhe droga që nuk mund të realizohen nga një Bashki ose Komunë, bashkërendimi punës për realizimin e shërbimeve ndërmjet drejtorive të shërbimit shëndetësor, të arsimit, të rendit, sistemit gjyqësor që veprojnë pranë çdo këshilli qarku mbledhja e statistikave për familjet e varfra dhe individët që kanë nevojë për mbështetje sociale programimi e shërbimeve sociale për fëmijët dhe kategoritë e tjera sociale, vlerësimin e nivelit të varfërisë dhe përgatit hartën e shërbimeve shoqërore në nivel rajoni. Në ndihmë të Qarkut dhe për realizimin e funksioneve të tij në fushën e programimit të shërbimeve sociale, 9 VKM Nr. 563, datë 12.08.2005 Për përcaktimin e përgjegjësive të Qarkut për shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore 221

222 në aktet nënligjore 10 parashikohet krijimi i një instrumenti teknik sikurse është Komiteti i Vlerësimit të Nevojave dhe Planifikimit të Shërbimeve ne nivel rajonal. KVNPSH ka përbërje mikse, më përfaqësues të drejtorive në nivel rajonal, OJF-ve dhe biznesit lokal. Shkalla e gjerë e përbërjes të këtij me përfaqësues të institucioneve, strukturave publike dhe jo-publike përbën një kusht të mirë për bashkërendimin, harmonizimin e politikave sektoriale dhe koordinimin e ndërhyrjeve të integruara në nivel rajonal. Nga analiza dhe vlerësimi kuadrit ligjor, evidentohet mungesa e referencave për rolin e Sektorit të shërbimeve sociale në Qark në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve, të koordinimit ndërsektorial dhe referimit të rasteve për trajtimin e fëmijëve në nevojë. Për të mbushur këtë vakum, me nismën e shoqërisë civile dhe mbështetjen e UNICEF, në disa Qarqe 11 janë ngritur Njësitë e Monitorimit të Drejtave të Fëmijëve. Ligji kuadër parashikon ngritjen pranë Këshillit të Qarkut të grupeve multidisiplinare si instrumente te nevojshme për përmbushjen e funksioneve nga NJMDF për mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve të fëmijëve në rrezik në territorin e qarkut dhe në mungesë të mbulimit të të gjitha komunave dhe bashkive me NjMF. Nëpërmjet NJDF, parashikohet një rol më substancial i Qarkut në përmbushjen e detyrimeve ligjore për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Megjithatë NJDF janë struktura ende të pa konsoliduara dhe kanë nevojë të mbështet me burime financiare dhe njerëzore, me udhëzime dhe procedura për përmbushjen e misionit të tyre. Në nivel rajonal janë vendosur institucionet shtetërore të nivelit të dytë si Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Zyra Rajonale e Punës, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtoria Rajonale Arsimore, Zyra Rajonale e Inspektoriatit të Punës. Këto struktura kanë si kompetencë zbatimin e politikave sektoriale 10 Po aty 11 Ne qarqet Kukes, Korce dhe Elbasan janë ngritur Njesite për te Drejtat e Fëmijeve. të ministrive të linjës, inspektimin e strukturave të varësisë që punojnë në terren (shkollat, shërbimet shëndetësore, sektorin e policisë në komunitet, monitorimin e punës së fëmijëve, inspektimin e standardeve të shërbimeve të përkujdesit për fëmijët etj. Ne praktike bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve për çështjet e mbrojtjes se fëmijëve është formalizuar ne pjesëmarrjen ne dy struktura koordinuese sikurse janë Komitetet Rajonale Kundër Trafikimit dhe Komiteti Vlerësimit te Nevojave ne Qark. Ne rajonet ku janë ngritur NJMDF dhe NJMF, përfaqësues te institucioneve rajonale janë te përfshirë ne grupet multidisiplinare te cilat janë ne proces strukturimi. Megjithatë, ne kushtet kur mungojnë aktet nënligjore dhe procedurat standard te bashkëpunimit për trajtimin e rasteve te fëmijëve ne risk, bashkëpunimi me NJMDF realizohet me vështirësi. Bashkia / Komuna Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve (NjMF). Në Ligjin Nr. 9355, datë 10.03.2005, Për ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore dhe aktet nënligjore, janë parashikuar roli dhe kompetencat e pushteteve vendore në fushën e ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore të cilat përfshijnë dy programe kryesore: kompetencat për administrimin e programeve në cash (Ndihmën e Ekonomike për familje të varfra dhe Pagesat qe lidhen me Aftësinë e Kufizuar) kompetencat për vlerësimin e nevojave sociale dhe ngritjen e shërbimeve sociale me bazë komunitare për individë ne nevoje, përfshirë fëmijët. Kuadri ligjor, edhe pse orientohet nga fryma rritjes së kompetencave të pushtetit vendor për vlerësimin e nevojave sociale të grupeve vulnerabël, faktikisht nuk përmban specifikime të rolit dhe përgjegjësive të Seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve sociale për identifikimin, trajtimin dhe referimin e fëmijëve të rrezikuar nga dhuna, abuzimi dhe keqtrajtimi. Përgjithësisht aktiviteti drejtorive apo seksioneve te Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale ne Bashki/ Komuna, për shkak te burimeve të kufizuara financiare, mungese se përvojës dhe kapaciteteve njerëzore te pamjaftueshme, është i orientuar drejt zbatimit të

programeve ne cash. Programi ndihmës ekonomike dhe pagesat për PAK janë i vetmi instrument i njësive te qeverisjes vendore për mbështetjen e familjeve dhe individëve ne nevoje. Ne strukturat e qeverisjes vendore ende nuk është futur koncepti dhe metodat e punës sociale ne komunitet. Në mungesë të strukturave të specializuara për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve në nevojë administratorët sociale në bashki dhe komuna janë nominuar si pika fokale për ndjekjen e çështjeve që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në familje dhe referimin e fëmijëve të cilët kanë nevojë për kujdes rezidencial. Mungesa e specialisteve me formim punonjës social vështirëson vlerësimin social të fëmijëve në rrezik dhe mbështetjen e tyre me shërbim te specializuar. Mungesa e punonjësve sociale ne strukturat e qeverisjes vendore ndikon negativisht ne pasjen e një vizioni te plote mbi format e mbrojtjes se fëmijëve dhe strukturat përkatëse. Gjithsesi, ligji i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, cilëson që punonjësi i NJMF-së duhet të ketë formim në fushën e punës sociale. Në kontekstin e decentralizimit dhe rritjes se rolit të strukturave të qeverisjes vendore për zbatimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve, një nga risitë e viteve të fundit është ngritja e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve. Me nismën e agjencive dhe organizatave jo qeveritare, duke filluar nga vitit 2006, ka vazhduar procesi për ngritjen e Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve (NjMF), si pjesë e administratës te shërbimeve sociale ne Bashki/Komuna. Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve janë pjesë organike e Departamentit të Shërbimeve Sociale nëpër Bashki dhe Komuna dhe janë konceptuar si struktura të specializuara për ofrimin e shërbimeve parandaluese dhe mbrojtëse për fëmijët e rrezikuar nga dhuna, abuzimi, trafikimi dhe shfrytëzimi. Metodika e punës së NjMF bazohet ne qasjen multidisiplinare duke përfshirë ne menaxhimin e rasteve aktorë të disiplinave të ndryshme si mësues, psikologë të shkollave, mjekë, oficerë të policisë dhe autoriteteve të ligjit për t u ofruar këtyre fëmijëve shërbimet dhe masat e duhura mbrojtëse sipas rastit. Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve si strukture e shoqërisë civile. Me mbështetjen e UNICEF dhe Aleancës Shqiptare për Fëmijët në disa qarqe janë ngritur Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve 12. Qëllimi këtyre strukturave është monitorimi të drejtave të fëmijëve, mbledhja dhe analiza e të dhënave mbi situatën e fëmijëve, duke bashkëpunuar me institucionet shtetërore në nivel rajonal dhe lokal. Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve në një farë mase dublojnë funksionin monitorues te NJMDF-ve, por roli tyre duhet konsideruar komplementar ne kushtet kur NJDF janë ende struktura embrionale, pa ekspertizën e nevojshme dhe te pa mbështetura mjaftueshëm me burime njerëzore dhe financiare. Nuk është e qarte nëse këto struktura do të jenë permanente, dhe nëse do te institucionalizohen pas përfundimit të projektit të UNICEF. Rrjetet dhe Koalicionet Kombëtare Koalicioni BKTF (Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve)/ Aleanca për Fëmijët/ Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve janë organizime të shoqërisë civile që luajnë rol në disa aspekte të tilla si : Ofrimi i shërbimeve sociale/ligjore/ psikologjike/ punësimit etj.. në ndihmë dhe mbështetje të shërbimeve që ofrohen nga strukturat shtetërorore. (psh. Qendrat ditore, shërbimet komunitare, ALO 116, etj); Eksperimentimi dhe modelimi i ndërhyrjeve të drejtpërdrejta me fëmijët, familjen, komunitetin të cilat më pas adoptohen nga strukturat shtetërore si modele pozitive në ndihmë të fëmijëve ( si psh modeli i NjMF-së; Programe parandalimi, të tilla si fushata të informimit publik, sesione edukimi në shkolla, në komunitet etj.; Programe advokimi për të ndryshuar, përmirësuar legjislacionit, politikat dhe shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve ( konsultim për ligjet, sesione dëgjimore në parlament, fushata advokimi etj); Studime, vlerësime dhe raporte alternative për të njohur situatën e fëmijëve dhe informuar politikbërësit dhe vendimarrësit. Politikat e ndermarra nga Qeveria Shqiptare Në vitet e fundit Qeveria Shqiptare ka zhvilluar disa politika, reformat dhe institucione për të trajtuar problemet e reja sociale që erdhën me tranzicionin, kryesisht në perspektivën e aderimit në Bashkimin 12 Raport Vleresimi :Strategjia Kombetare e Fëmijeve dhe Plani Veprimit 2005-2010,,MPCSSHB-UNICEF, Tirane, Mars 2010 223

224 Evropian. Në të vërtetë, Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit, nënshkruar për këtë anëtarësim kërkon përputhje me kriteret në BE, duke përfshirë edhe standarde të larta lidhur me politikat sociale të tilla si përfshirja sociale dhe mbrojtjes sociale. Kjo dëshmohet përmes një numri reformash që kanë drejtuar të gjitha sektorët e ekonomisë si dhe të shërbimeve bazë të tilla si shëndetësia, arsimi dhe kujdesi social, të sigurimit dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes 1. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (2008-2013) paraqet vizionin e Shqipërisë nga kjo perspektivë e integrimit në BE dhe përcakton prioritetet dhe objektivat, duke iu referuar edhe strategjive të tjera sektoriale për zhvillimin e shërbimeve sociale dhe sistemeve të mirëqenies sociale. Megjithatë, sistemi i mbrojtjes sociale është ende në zhvillim dhe shumë sfida mbeten për tu zgjidhur në mënyrë që nevojat e vecanta të grupeve të margjinalizuara në veçanti fëmijët, dhe të rrezikuara të marrin përgjigje. Mbrojtja sociale ne Shqiperi deri në vitet e fundit është lidhur kryesisht me skemat e asistencës ekonomike dhe statusin e të punësuarit (Ligji për Asistencën dhe Ndihmën ekonomike nuk përfshin fëmijët, viktima të dhunës, abuzimit dhe neglizhimit, si kategori për të përfituar nga asistenca ekonomike 2 ). Strategjia e re për Mbrojtjen Sociale dhe Plani i Veprimit (2008-2013) (VKM nr 80, datë 28.01.2008), ka vëne themelet për një politikë reformimi të sistemit të pagesave dhe shërbimeve shoqërore, jo vetëm për grupet në nevojë, por për gjithë shoqërinë. Kjo strategji synon mbrojtjen e fëmijëve që jetojnë në varfëri absolute, ata që jetojnë në komunitete të privuara, fshatra të largët dhe në skajet e qyteteve të mëdha, Romë dhe Egjiptianë, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët trafikuar dhe ata që punojnë në rrugë, objektivat e së cilës do të ndikojë në zbatimin e të drejtave të fëmijëve nën Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. 3 Strategjia për Përfshirjen Sociale (2007-2013) (VKM nr. 218, datë 2008/03/02, dhe VKM me ndryshimet. 1104, datë 30.07.2008). është një dokument ndër-sektorial dhe fokusohen në uljen e varfërisë dhe përjashtimit social, kërcënime që mbeten edhe pas rritjes ekonomike, dhe më konkretisht i referohet fëmijëve në rrezik për t u prekur nga dhuna, abuzimi dhe neglizhimi, fëmijëve romë dhe atyre me aftësi të kufizuara. Ka për qëllim zhvillimin e politikave të integruara dhe një strukture institucionale për fëmijët në rrezik, për të siguruar ndërhyrje te hershme në të mirë të zhvillimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga të gjitha format e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Modeli i NjMF është e bazuar në Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Fëmijës, VKM 368, date 31.05.2005 dhe Planin e Veprimit të VKM nr. 487, datë 30.6.2005. Ajo parashikon krijimin e strukturave në departamentin e shërbimeve sociale në nivel rajonal ose lokal (komuna dhe bashki), të cilat duhet të kenë për mbrojtjen e fëmijëve një nga prioritetet e tyre. Për zbatimin e Strategjisë një rol të rëndësishëm kanë organet e pushtetit lokal,të cilët do të hapin zyra të specializuara për mbrojtjen e fëmijëve. Përveç kësaj, Strategjia ka prioritet decentralizimin e shërbimeve sociale dhe institucionalizimin e marrëdhënieve me OJF-të si ofrues të shërbimeve sociale. Strategjia gjithashtu kërkon të transformojë gradualisht shërbimet rezidenciale në shërbime në lëvizje dhe të bazuara në komunitet, duke garantuar një cilësi minimale të shërbimeve sociale në përputhje me standardet. Strategjia Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në veçanti pjesa për fëmijët, iu jep një rol të posaçëm Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe përmend qasjen multi-disiplinare të menaxhimit të çështjeve si vendimtare në mbrojtjen e fëmijëve Këto dokumente dhe strategji të rëndësishme politike janë përpjekje pozitive për krijimin e dispozitave të veçantë për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të cilët janë veçanërisht të rrezikuar dhe të përjashtuar dhe parashikojnë masa të tilla si përfshirja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijëve të viktima të trafikimit dhe gjithashtu duke i bërë dispozita të veçanta për tu ardhur në ndihmë. Ato pranojnë që familjet që rrisin fëmijë kanë nevojë për mbështetje për të siguruar mirë rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Si dhe theksojnë nevojën për ndërhyrje sa më shpejt

të jetë e mundur kur fëmijët janë në rrezik, për të parandaluar dëmtimet apo dëmet. Megjithatë, ka edhe elementë të tjerë kyç për një mbrojtje sociale që është e ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve. Këto elementë duhet të trajtojnë mënyrat sesi të evitohen pasojat dhe efektet e rënda tek fëmijët dhe sesi të ulen rreziqet sociale dhe ekonomike që prekin direkt jetën e fëmijëve. Gjithashtu, është e nevojshme të shihet sesi këto strategji i trajtojnë llojet e cënimeve që janë të lidhura me moshën dhe gjininë e fëmijëve përgjatë ciklit të jetës. Një aspekt tjetër që duhet marrë parasysh është sesi mekanizmat dhe dinamikat brënda familjes ndikojnë fëmijët, duke i dhënë rëndësi të veçantë balancimit të pushteteve ndërmjet burrave dhe grave në familje dhe në komunitetin e gjerë. Më tej akoma, ato duhet të përfshijnë zërin e fëmijëve dhe opinionin e fëmijëve, të rinjve dhe kujdestarëve të tyre në kuptimin dhe hartimin e programeve dhe sistemeve të mbrojtjes sociale. Pavarësisht modelit që përdoret, qëllimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve duhet të ketë për qëllim: a. Të parandalojë abuzimin, neglizhimin dhe shfrytëzimin përmes identifikimit të hershëm të popullatave, familjeve dhe fëmijëve të rrezikuar nga abuzimi apo shfrytëzimi dhe të promovojnë mirëqenien; b. Ti përgjigjet fëmijëve që kanë vuajtur nga abuzimi dhe shfrytëzimi duke garantuar një shërim dhe riintegrim të përshtatshëm. Konceptet sociale kombëtare për mbrojtjen sociale formohen nga: Konstrukti shoqëror i fëmijërisë dhe abuzimit Pikëpamjet politike për ndërhyrjen e shtetit në jetën e familjeve. Dhe patjetër edhe nga zhvillimet dhe tendencat ndërkombëtare. Ne konkluzion te ketij artikulli, shpreh bindjen time se ne sistemin legjislativ te mbrojtjes se fëmijeve ka mekanizma ligjore te adaptuara nga Qeveria Shqiptare, te cilat duhet të bashkerendojne punen e tyre për te patur suskes ky sistem i mbrojtjes se te drejtave te fëmijeve. Duke qene se ky është një proces afatgjate, ne këtë proces ka nevojë për vullnet te forte politik dhe bashkerendim te politikave ekzistuese. Për te patur sukes ne koordinimin dhe bashkerendimin e ligjeve, strukturave, mekanizmave kerkohet me shumë llogaridhënie nga ana e qeverive për të përmbushur detyrat e tyre dhe për pasojë edhe më shumë role dhe detyra për aktorët e tjerë si OJF-të apo shoqëria civile në përgjithësi. 1 SOCIAL INCLUSION AND SOCIAL PROTECTION IN ALBANIA,- Institute for Contemporary Studies, European Commission Directorate-General for Employment, Social Affairs and Equal Opportunities, 2008, [Accessed 10 Octoner 2010} http://ec.europa.eu/employment_social/spsi 2 ALTERNATIVE REPORT ON THE RIGHTS OF CHILDREN IN ALBANIA, 2009; Children s Alliance, Albania. 3 Westwater, G and Jovanović, V, 2009 EVALUATION OF CHILD PROTECTION UNIT INTERVENTION ëithin the framework of welfare system reform and decentralization of social services in Albania, Albania. 225

FUQIZIMI I FËMIJËVE DHE ZHVILLIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE SI NJË MODEL EFEKTIV PËR IDENTIFKIMIN DHE PARANDALIMIN E ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE (Një model i mbështetur në evidenca nga praktika) Autor: Enkelejda LOPARI MPS & Alketa LASKU Terre des hommes Albania Info@tdhalb ania.org; enkelejda.lopari@tdhalbania.org 226 Fjalët kyç : Metolodologjia LLS,kapacitet mbrojtës,kapacitet rezistues,pjesëmarrje,mirëqënie psiko-sociale. Ky punim synon të sjellë një reflektim të praktikës përmes një studimi të bazuar në evidenca nga praktika sesi pjesëmarrja e fëmi jëve nuk është vetëm një e drejtë e shkruar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, por njëkohësisht, zbatimi i kësaj të drejte në praktikë përmes metodologjive me qendër fëmijën, nxit dhe promovon zhvillimin e kapaciteteve të fëmijëve për të mbrojtur veten, dhe për të parandaluar abuzimin dhe format e ndryshme të tij. Pjesëmarrja e fëmijëve do të thotë që fëmijët të mos trajtohen si pasiv apo si një grup i dobët dhe vulnerabël, por do të thotë që ata të rriten si fëmijë Terre des hommes, një organizatë me fokus mbrojtjen e fëmijëve ka ndërtuar një praktikë pozitive në drejtim të zbatimit në praktikë të të drejtës së fëmijëve për pjesëmarrje, përmes një metodologjie të titulluar Lëvizje, Lojëra dhe Sport. Kjo metodologji është zhvilluar dhe e testuar në Zvicër 1 dhe e zbatuar 1 Metodologji e përdoruar në një trajnim pasuniversitar: Lëvizja, loja dhe sporti në fushën sociale në Shkollën e mesme Federale për aktiv, me kapacitete, mendime, që i kuptojnë çështjet e abuzimit dhe dhunës dhe kanë gjithë kapacitetin për të identifikuar herët në kohë dhe adresuar këto çështje në përputhje me moshën dhe zhvillimin e tyre. Pjesëmarrja efektive dhe e dobishme e fëmijëve kërkon që jo vetëm fëmijët të fuqizohen në këtë proces por njëkohësisht edhe të rriturit të fuqizohen në bashkëveprimin me fëmijët përmes krijimit të një mjedisi të sigurt dhe përmes zbatimit të metodologjive me qendër fëmijët dhe të përshtatshme për kapacitetin zhvillimor dhe moshën e fëmijës. Njëkohësisht, pjesëmarrja është thelbësore për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës, pasi stimulon kapacitetet e brendshme ripërtëritëse të fëmijëve (ose ndryshe reziliencën e fëmijëve). Pjesëmarrja është një dialog për të influencuar ndryshimin në nivel individual, grupi dhe më gjerë atë shoqëror. në disa shtete si Iran, Kolumbi, Rumani, Moldavi, Shqipëri dhe Sri Lanka. Në Shqipëri është zbatuar me grupe vulnerabël fëmijësh, si fëmijët e abuzuar ose në rrezik për abuzim, fëmijët në shtëpitë e fëmijës, fëmijët e komunitetit Rom etj. Metodologjia synon të promovojë pjesëmarrjen e fëmijëve dhe sporte në Macolin dhe e organizuar nga Anton Lehmann, Ursula Weiss, Raoul Jaccard dhe Jean-Pierre Heiniger.

të të rriturve, si dhe të krijojë një mjedis të sigurt bashkëveprimi ku fëmijët të zhvillojnë kapacitetet e tyre të brendshme ripërtëritëse dhe kapacitetet mbrojtëse. Si rezultat, fëmijët janë më të përgatitur dhe më të informuar në lidhje me çështjet e abuzimit, të të drejtave, si dhe fitojnë aftësi për t i identifikuar dhe adresuar herët në kohë, duke parandaluar abuzimin ndaj tyre ose bashkëmoshatarëve. Ndikimi i programit të përdorur është vlerësuar përmes një metode të kombinuar sasiore dhe cilësore duke krahasuar një grup eksperimental me një grup kontrolli. Punimi do të prezantojë evidencat e këtij studimi dhe njëkohësisht do të synojë të sjellë rekomandimet e nxjerra si një model i mbështetur në evidenca të provuara dhe që mund të zbatohet me grupe të tjera fëmijës në rrezik. Hyrje Në shoqërinë tonë vihet re një numër gjithnjë e në rritje i fëmijëve që janë viktima të formave të ndryshme të abuzimit, megjithë masat dhe programet që po ndërmerren nga strukturat shtetërore, të tilla si miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ngritja e Njësive për të Drejtat e Fëmijëve dhe Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve.Gjithashtu edhe programet e ndryshme të organizatave jo fitimprurëse të cilat synojnë të forcojnë ndërhyrjet në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve. Njëkohësisht duhet theksuar se ndërtimi dhe funksionimi i këtyre mekanizmave ka rritur ndjeshëm vëmendjen e institucioneve dhe të shoqërisë në drejtim të identifkimit dhe të adresimit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve. Fëmijët ndryshojnë nga të rriturit në radhë të parë sepse janë më të brishtë, më të prekshëm ndaj faktorëve të rrezikut sesa të rriturit. Njëkohësisht, studiuesit bien dakort se fëmijët nuk janë thjesht të brishtë dhe vulnerabël, ata janë individë me shumë potenciale dhe kapacitete të cilat duhet të stimulohen sa më shumë nga familja, shkolla dhe komuniteti i gjerë. Ky stimulim fillon që në momentin kur fëmija përfshihet aktivisht në aktivitetet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fëmijës. Prandaj është shumë e rëndësishme që të ketë më shumë përpjekje për fuqizimin e fëmijëve në mënyrë që vetë fëmijët të jenë në gjendje të identifkojnë dhe raportojnë dhunën tek vetja dhe moshatarët e tyre. Pjesëmarrja e fëmijëve është një e drejtë e sanksionuar në Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve si dhe në legjislacionin shqiptar. Në vecanti neni 12 dhe nene të tjera, shprehen se çdo fëmijë apo i ri ka të drejtën të shprehë pikëpamjet e tij/saj dhe të dëgjohet në vendimet që i prekin ata, përfshirë procedurat administrative dhe ligjore në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre ( KNDF,1992). Pjesëmarrja e fëmijëve lidhet ngushtësisht me fuqizimin e kapaciteteve të tyre për t u informuar, konsultuar dhe marrë pjesë në vendimet që ndikojnë jetën e tyre në përputhje me moshën dhe kapacitetin e tyre zhvillimor. Ndërsa në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës në Shqipëri( Ligj nr.10 347, 2010) i miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë, në Nenin 11, 15 përcakton të drejtën e fëmijës për t u shprehur dhe përfshirë në vendimet që ndikojnë jetën dhe mirëqënien e tij/saj. Neni 11, përcakton të drejtën e shprehjes në pikat: Fëmija ka të drejtë të shprehë lirisht, individualisht dhe kolektivisht pikëpamjet dhe mendimin e tij, për çdo çështje që ka të bëjë me të, duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën e pjekurinë e tij. Fëmija ka të drejtë të dëgjohet në çdo procedurë gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, drejtpërdrejt, ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor dhe në praninë e detyrueshme të psikologut, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Neni 15, përcakton të drejtën për të marrë informacion si më poshtë: Fëmija ka të drejtë të kërkojë ose të marrë çdo lloj informacioni në lidhje me mirëqenien, edukimin dhe zhvillimin e tij fizik dhe psikologjik. Fëmijët duhet të kenë akses në të gjithë regjistrat ku mbahen të dhëna për ta. Një ndër kapacitetet e rëndësishme për të pasur një zhvillim të shëndetshëm është kapaciteti ripërtëritës edhe mbrojtës. Zhvillimi i këtyre kapaciteteve e 227

228 shoqëruar me ndërgjegjësimin për të drejtat dhe në vecanti për të drejtën për mbrojtje, ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e fëmijëve për të identifikuar dhunën edhe raportuar atë. Kapacititeti ripërteritës ose resilienca në fushën e psikologjisë, përshkruan aftësinë për t u rikuperuar dhe për t u përshtatur pas një tronditje ose një traumatizimi(meuwly, 2011). Kapaciteti i reziliencës ndikohet nga një vetëvlerësim i shëndetshëm që i ka rrënjët në atashimin ndaj një baze të sigurt, që është një person, i cili i jep foshnjës ndjenjën e mbrojtjes dhe të komfortit, ose një atashim emocional ndaj një objektivi ose një projekti. Ai përforcon veten gjatë gjithë jetës, falë burimeve të brendshme dhe të jashtme si dhe faktorëve mbrojtës (Meuwly,2011). Këto burime vijnë nga aftësitë për të krijuar lidhje që ka një person me mjedisin e tij të ngushtë apo të gjerë, nga aktivitetet e përditshme (ndjenjat e aftësisë) dhe nga kuptimi që i jepet jetës në lidhje me familjen, komunitetin, dhe kulturën fetare, si dhe vlerat që transmetohen (Glover,2009). Në mënyrë që të nxitet zhvillimi i kapaciteteve ripërtëritëse dhe mbrojtëse është zbatuar programi Lëvizje,Lojra dhe Sport ( LLS) i cili është një model që synon të përfshijë fëmijët në mënyrë tërësore (në nivel fizik, emocional, dhe mendor).njëkohësisht është një metodë e bazuar në mësimin përmes përvojës dhe me një përqasje të fokusuar tek pjesëmarrja aktive në ndarjen e përvojës dhe krijimit të kuptimeve të ndryshme të kësaj përvoje( ndryshe e njohur si feedback).gjithashtu, duke kontribuar në mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet modifikimit të qëndrimeve të të rriturve që punojnë me fëmijët për një pjesëmarrje më të madhe si aktorë të jetës së tyre. Gjithashtu aktiviteti është lidhur me referimin e rasteve tek punonjësi i Mbrojtjes së Fëmijëve, pasi ështe identifikuar si rast përgjatë tij. Në këtë mënyrë realizohet dhe lidhja mes identifikimit fillestar me referimin dhe më pas manaxhimin e rastit nga ana e punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijëve. Në këtë kontekst,një studim i Stuart Lester edhe Wendy Russell E drejta e fëmijëve për të luajtur, tregon se loja ndikon në zhvillimin e resiliencës dhe aftësive vetmbrojtëse (Bernard van Leer Foundation, 2010). Loja kërkon një ndërlidhje të vazhdueshme, leximin dhe diferencimi i qëllimeve të të tjerëve duke përshtatur reagimin për një zhvillim tërësor të fëmijëve (Pellis, 2009). Pra në këtë mënyrë loja jo vetëm që i argëton fëmijët, por njëkohësisht shërben për të përmirësuar situatën psiko sociale të tyre, i ndërgjegjëson për veten, për të drejtat, për të drejtën për mbrojtje dhe ofron një mundësi për t i lidhur drejtpërdrejt fëmijët me shërbimin për mbrojtjen e fëmijëve. Nga ana tjetër, ky model ofron një mundësi shumë të mirë që punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe profesionistët e tjerë që punojnë në këtë fushë të kenë kontakt të drejtpërdrejt me fëmijët në mjedisin jashtë familjes duke kontribuar në këtë mënyrë në forcimin e marrdhënieve të besimit. Modeli i zbatuar në praktikë Metodologjia LLS bazohet tek teoria e zhvilluar nga Kolb Të mësuarit përmes eksperiencës dhe është testuar në Zvicër. Sipas kësaj teorie procesi i të mësuarit kalon në katër faza :1) aplikimi(përvoja aktive); 2) praktika (përvoja konkrete); 3)analiza (vëzhgimi reflektiv); 4.sinteza (konceptualizimi abstrakt) dhe ku të gjitha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Njëkohësisht programi ndërtoi një strategji për transferimin e aftësive tek të rriturit ose animatorët në 3 faza: 1) Formësimi 2)Seancat individuale të vëzhgimit 3) Formësimi i trajnerëve përmes trajnimit për trajnerë. Objektivi kryesor i programit është përmirësimi i mirëqënies psiko-sociale të fëmijëve vulnerabël nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së ndërhyrjes me fëmijët duke zhvilluar aftësitë personale, sociale, metodologjike dhe teknike të personave që kujdesen për fëmijët,duke i formësuar për të përdorur lojrat dhe sportin si një mjet psiko-social. Gjithashtu edhe formësimi i trajnerëve të rritur me qëllim transferimin e aftësive tek persona të tjerë dhe përdorimin e modelit të veprimit në punën me fëmijët. Duke u mbështetur në këto elementë programi LLS është zbatuar në Europën Juglindore (Shqipëri,Moldavi,Rumani) nga viti 2008-2012. Në Shqipëri janë trajnuar 18 trajnerë të grupit bazë dhe më pas rreth 260 profesionistë si:punonjës socialë, psikologë shkollorë e klinikë, studentë të fushës së punës sociale, edukatore, mësues,

punonjës komunitarë, pedagogë. Pjesëmarrësit të cilët u trajnuan si animatorë janë përfshirë nga disa qytete si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër. Synimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i aftësive të profesionistëve që punojnë me fëmijët dhe paisja me shprehi dhe metodologji të cilat ndikojnë në përmirësimin e mirëqënies psiko-sociale të fëmijëve vulnerabël. Trajnimi i profesionistëve ndoqi filozofinë se procesi i të mësuarit zhvillohet në nivel personal, social dhe metodologjik. Në nivel personal tek profesionistët u vu re se si rezultat i të mësuarit përmes eksperiencës duke marrë pjesë në aktivititet praktike, ato zhvilluan më shumë besim tek vetja, më shumë empati,dhe përmirësim të aftësive për të drejtuar një grup fëmijësh. Po ashtu, ky përmirësim u vu re nga rritja e vetndërgjegjësimit mbi nevojat dhe burimet e tyre si individë, duke u shëndërruar në burime për fëmijët me të cilët punojnë. Në nivel social aftësi më të mira komunikuese me kolegët dhe familjet dhe menaxhim më të mirë të stresit në ambjentet e punës. Në nivel metodologjik, pra në praktikën e punës me fëmijët metodologjia nxiti pozitivisht drejt një pedagogjie pjesëmarrëse ku fëmija është në qendër të procesit, dëgjohet aktivisht, empatizohet dhe merr rëndësi mendimi dhe pikëpamja e shpehur. Përdorimi i metodologjisë së reflektimit dhe ndarjes (ose e njohur ndryshe si feedback, nga ana e fëmijës dhe të rriturit ndryshon mënyrën e transmetimit të njohurive dhe e vendos fëmijën dhe të rriturin në një marrdhënie sigurie, besimi dhe të barabartë për të ndarë idetë, ndjesitë dhe mendimet. Një aspekti i rëndësishëm është edhe përdorimi më i reduktuar i garës gjatë aktiviteteve të organizuara gjë që ndihmon në krijimin e një atmosfere besimi midis fëmijëve, bashkëpunimi dhe respekti mes fëmijëve me njëri tjetrin dhe fëmijëve dhe të rriturve. Nga organizimi i aktiviteteve psiko-sociale në bazë javore kanë përfituar 2500 fëmijë midis tyre, fëmijë nga komuniteti Rom, fëmijë në përkujdesje institucionale, fëmijë në situatë rruge, të cilët kanë zhvilluar aftësitë e tyre si përforcimin e empatisë dhe mbështetjes. U vu re se gjatë dhe pas programit ata krijojnë më lehtësisht marrëdhënie, janë më të hapur dhe komunikojnë më mirë, shprehin më qartë mendimet dhe ndjenjat e tyre.githashtu, aspekte të tjera të ndikuara pozitivisht janë ulja e agresivitetit dhe sjelljeve të dhunshme, nxitja e bashkëpunimit, si rrjedhojë dhe rritje e besimit tek vetvetja si dhe një ndjenjë vet-përmbushje. Aktiviteti ka influencuar sigurinë në vetvete si dhe mundësinë për t u shprehur lirshëm.ndërkohë që në nivel personal, kanë zhvilluar më shumë përgjegjësi dhe ndjenjë pavarësie si rezultat i përdorimit të përqasjes gjithëpërfshirëse ku secili ndërmerr një rol. Ndërsa në nivel social, është vënë re përmirësimi i atashimit me të rriturit si rrjedhojë e ndryshimit të perceptimit si rezultat i aktiviteteve dhe përmirësim i aftësive të dëgjimit aktiv. Vlerësimi i ndikimit të programit tek fëmijët Vlerësimi i ndikimit dhe i efektivitetit të kësaj metodologjie tek fëmijët dhe të rriturit u realizua përmes një studimi. Studimi u përqëndrua në disa fusha: 1) vlerësimin e përmirësimit të mirëqënies psiko-sociale, 2) mirëqënien subjektive 3) vetvlerësimin dhe sjelljet jo-funksionale, 4) aftësitë sociale, 5) perceptimin për aktivitetet dhe 6) perceptimin për animatorin.studimi u zhvillua në dy faza:1) krijimi i një pikture të përgjithshme mbi mirëqënien psiko-sociale të fëmijëve para zbatimit të programit, 2) vlerësimi i ndikimit të programit tek mirëqënia psiko-sociale e fëmijëve pas zbatimit të programit. Për qëllimin e studimit u zgjodhën 2 grupe fëmijësh :1) grupi eksperimental (fëmijë të cilët morën pjesë në program nëpërmjet aktiviteteve të organizuara) dhe grupi i kontrollit (fëmijë të cilit nuk ishin pjesë e programit).për secilin grup të fëmijëve që morën pjesë në studim është marrë autorizimi i prindërve dhe fëmijët janë informuar paraprakisht për qëllimin e studimit, përmbajtjen dhe janë ftuar të marrin pjesë vullnetarisht. Fëmijët e grupit eksperimental janë fëmijë vulnerabël nga komuniteti Rom, fëmijët në institucionet e përkujdesit social, fëmijë që vijnë nga familje me 229

230 probleme socio-ekonomike.grupi eksperimental përbehet nga 130 fëmijë me të cilët janë organizuar aktivitete psiko-sociale nga profesionistët e trajnuar nga programi. Nga i gjithë grupi janë: 46.1% djem dhe 53.3%vajza. Fëmijët i përkasin kryesisht grupmoshës 7 dhe 14 vjec. Gjithashtu nga grupi i kontrollit u intervistuan 60 fëmijë me të cilët punonin profesionistë të cilët nuk ishin trajnuar nga programi, në mënyrë që të krahasoheshin rezultatet e tyre me ato të fëmijëve të grupit eksperimental. Instrumentat e përdorur për vlerësimin e ndikimit të programit janë : pyetësori i bazuar në instrumente të standartizuara të matjes së treguesve të mirëqënies psiko-sociale tek fëmijët dhe intervista e strukturuar. Vlerësimi i ndikimit të programit tek fëmijët u kategorizua në 3 fusha: 1)mirëqënia psiko-sociale e fëmijëve 2) perceptimi i fëmijëve për aktivitetet në të cilat kishin marrë pjesë 3)perceptimi i fëmijëve për profesionistët që punonin me ta. Në fushën e parë, vlerësohen variabla si mirëqënia psiko-sociale e fëmijëve mirëqënia subjektive, vet-vlerësimi dhe respekti për veten, treguesit e shëndetit mendor dhe aftësitë sociale të fëmijëve. Në fushën e dytë,vlerësohet perceptimi i fëmijëve për aktivitetet se sa pjesëmarrës janë ndjerë duke dhënë mendimet e tyre dhe sa janë vendosur ato në praktik. Ndërsa fusha e tretë, vlerëson perceptimet e fëmijëve për profesionistët të cilët lehtësojnë aktivitetet duke vlerësuar sa të sigurt ndihen fëmijët pranë profesionistëve(bazë e sigurt) dhe se sa profesionistët i kanë dhënë përgjegjësi fëmijëve gjatë aktiviteteve. Pas analizës së të dhënave nga krahasimi i rezultateve midis grupit eksperimental dhe grupit të kontrollit, gjetjet e studimit u ndanë me profesionsitët e përfshirë në studim. Gjetjet kryesore nga vlerësimi i zbatimit të programit me grupin eksperimental janë: përmirësim të dukshëm të treguesve të mirëqënies psiko-sociale; rritje të vet-besimit dhe ndjenjës së përgjegjësisë duke e ndjerë veten më pjesëmarrës. rritje e empatisë dhe mbështetjes të bashkëmoshatarëve dhe integrim më i mirë në grupet e tyre në shkollë dhe komunitet si rrjedhojë e përmirësimit të komunikimit. Ndërsa në lidhje me marrëdhënien midis profesionistëve dhe fëmijëve u vu re përmirësim i atashimit duke i parë profesionistët si baza të sigurta si rezultat i një perceptimi të favorshëm ndaj tyre. Përsa i përket bashkëveprimit me të tjerët u vu një reduktim i sjelljeve jo-funksionale si dhuna ndaj moshatarëve dhe shfaqjes së sjelljeve agresive si rezultat i nxitjes së bashkëpunimit përgjatë lojrave.një gjetje tjetër e rëndësishme është edhe reduktim i sjelljeve diskriminuese ndaj të tjerëve duke promovar jo-diskriminimin gjatë lojrave dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve pavarsisht nga mosha,raca apo prejardhja.për ta ilustruar më qartë njëri nga fëmijët u shpreh gjatë një aktiviteti psiko-social Tani ia jap dorën Anës kur vrapojmë gjatë lojës se në fillim e kisha problem se ajo e kishte dorën e zezë, por më pas e kuptova që ajo mundohej shumë të më ndihmonte kur nuk ecja dot dhe kjo më pëlqeu shumë. Gjetjet kryesore nga grupi i kontrollit janë: rënie të treguesve të mirëqënies psiko-sociale,kjo u vu re tek reduktimi i numrit të personave që përbënin rrethin social të fëmijëve (nga 7 persona kaloi në 4). Gjithashtu u vu re një ulje e vet-vlerësimit si edhe të mirëqënies subjektive të fëmijëve si rezultat i mos dhënies së përgjegjësive dhe roleve gjatë lojrave nga animatori. Duke sjellë në këtë mënyrë rritje të ndjenjës së përjashtimit dhe rritje të sjelljeve jo-funksionale të shoqëruar me dhunë n daj moshatarëve gjatë zhvillimit të lojrave.një gjetje tjetër e rëndësishme që u vu re është fakti që profesionistët që punojnë me ta nuk shihen si bazë e sigurt nga fëmijët,si rrjedhojë fëmjët nuk mendojnë që të flasin me ta kur kanë një problem apo vështirësi, por zgjedhin të flasin me shokët ose shoqet apo familjen.ndërkohë që fëmijët e grupit eksperimental,zgjedhin animatorin që punon me ta si personin e parë me të cilin diskutojnë kur kanë një problem apo vështirësi. Ky ndryshim mund të lidhet me marrdhënien e krijuar midis profesionistit të trajnuar nga programi, i cili perceptohet nga fëmijët si një bazë e sigurt që mund t i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve apo vështirësive. Në këtë kontekst është e rëndësishme që të theksohet se fëmijët ndihen të sigurt në një ambient

ku mund të flasin dhe identifikojnë abuzimin që u ka ndodhur dhe ta raportojn atë edhe si rezultat i realizimit të lojrave të ndërlidhura me konceptet e mbrojtjes së fëmijëve. Pikërisht për ta ilustruar këtë,një kujdestare në një shtëpi fëmije ndërsa po realizonte lojën Treni i verbër, në momentin e ndarjes së ndjesive(feedbackut) njëri nga fëmijët u shpreh Në fund të detit shoh një mace të zezë që më gërvisht dhe e kam shumë frikë. Kujdestarja ia referon rastin punonjëses sociale dhe nga biseda që ajo zhvilloi më fëmijën rezultoi se macja e zezë simbolizonte të atin i cili e kishte rrahur dhe që ai e kishte shumë frikë.në këtë mënyrë lojrat psikosociale ndihmojnë në identifikimin e rasteve të fëmijëve viktima të dhunës duke krijuar një mjedis të sigurt që lehtëson komunikimin dhe i fuqizon kapacitetet e tyre. Konkluzione Në mënyrë që të krijojmë dhe fuqizojmë një kulturë parandalimi ndaj dhunës është e këshillueshme që të investojmë në fuqizimin e fëmijëve nëpërmjet programeve që zbatohen dhe hapave që ndërmerren për mbrojtjen e fëmijëve. Fuqizimi i fëmijëve nënkupton aftësimin e tyre që ta njohin dhunën dhe ta parandalojnë atë duke u drejtuar pranë strukturave përkatëse për mbrojtjen e tyre. Mirëpo fuqizimi i tyre mund të arrihet nëpërmjet zbatimit të programeve që synojnë të zhvillojnë fëmijën në mënyrë tërësore për të përmirësuar mirëqënien e tyre psikosociale.ashtu sic është edhe program LLS i cili ka si objektiv që të fuqizojë fëmijët në nivel kognitiv, psikosocial dhe fizik duke ndikuar në forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse ndaj abuzimit dhe kapaciteteve ripërtëritëse duke i bërë fëmijët pjesëmarrës nëpëmjet zhvillimit të përgjegjësisë. Kështu nga zbatimi i programeve me fokus forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe me në qëndër fuqizimin e fëmijëve vihet re: përmirësimi i treguesve të mirëqënies psiko-sociale tek fëmijët; ndikimi në zhvillimin tërësor të fëmijës; forcimi i kapaciteteteve mbrojtëse dhe ripërtërtitëse të fëmijëve në përballje me dhunën; krijimi i praktikave pjesëmarrëse për fëmijët si aktivitetet psiko-sociale; përmirësimi i dukshëm i marrëdhënies midis fëmijëve dhe profesionistëve që kujdesen për ta; lehtësimi i klimës së punës mes profesionistëve dhe fëmijëve. Rekomandime Në mënyrë që të kontribohet në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e fëmijëvë është e rëndësishme që të modifikohen qëndrimet e të rriturve që kujdesen për fëmijët për një pjesëmarrrje të fëmijëve si aktorë të jetës së tyre. Gjithashtu është po aq e rëndësishme të forcohen aftësitë e brendshme dhe mekanizmat përballës si: vet-vlerësimi, kapaciteti ripërtëritës (resilienca) dhe vet-mbrojtja. Gjithashtu sugjerohet të përdoren lojërat edhe feedbacku në manaxhimin e rastit për identifikimin e fëmijëve viktima të mundshme të dhunës duke siguruar mbrojtjen e fëmijëve në rrezik. Si rezultat promovohet një mirëqënie universale nëpërmjet treguesve si, siguria, shëndeti, ushqimi, respekti, përgjegjësia dhe përfshirja. Duke zbatuar programe që synojnë fuqizimin e fëmijëve duke fuqizuar kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe ripërtëritëse do mund të fuqizohen fëmijët të identifikojnë herët në kohë, referojnë dhe parandalojnë dhunën ndaj tyre dhe bashkëmoshatarëve. Fuqizimi i fëmijëve, ka si rrjedhojë fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve duke krijuar një mjedis të sigurt për zhvillimin e tyre tërësor dhe njohje të të drejtave të tyre, të të drejtës për mbrojtje si dhe shërbimeve në shërbim të fëmijëve. Bibliografia Delaney,S (2003). Child participation: Theoretical Models. Unpublished. pg. 20-23. Fletore Zyrtare e Republikes se Shqiperisë. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare, pp. 8287-8299. 231

Glover,J (2009). Bouncing back resilience. pg. 4-6: Barnardo s, 2009. Goldstein,S et al(2006). Handbook of Resilience in Children. pg. 30-32. Hart,R (1997). Children s Participation: The theory and practice of involving young citizens in community development and environmental care: Earthscan London, 1997 Meuwly,M. (2011). Working with children and their environment:manual of psychosocial skills. Pg. 23-32:Terre des hommes, 2011 Malkin,J (2005). Empowering Children: Book To: Looking for a Better World. 2005. Rep.Shqipërisë, R. e. (2010, dhjetor).. 232

LEGJISLACIONI DHE FAMILJA SI MJETE TË DOMOSDOSHME PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NË SHQIPËRI. Luis BEKTESHI Departamenti i Shkencave të Komunikimit; Universiteti Hëna e Plotë Bedër luisi.bekteshi@gmail.com Hyrje Shqipëria si çdo vend tjetër që ka qenë nën regjimin komunist, vazhdon të jetë në një proces tranzicioni, i cili përfshin politikën, ekonominë, ligjet, etj. Për këtë arsye dhe vetë zbatimi i ligjeve në Shqipëri për arsye të ndryshme nuk është në të njëjtin nivel me vendet e zhvilluara. Shumë autorë të ndryshëm dhe organizata jo-qeveritare kanë shkruar rreth Shqipërisë dhe problemeve të shumta që ka për çështjen e të drejtave të njeriut. Nga këto të drejta do të fokusohem në një grup specifik. Ky grup janë fëmijët të cilët nga një anë e kanë shumë të vështire të vetëmbrohen dhe nga ana tjetër e kanë edhe më të vështirë të flasin për problemet e tyre. Fëmijët në Shqipëri dhe kudo janë pjesa më delikate e shoqërisë dhe gjithashtu në të njëjtën kohë përbëjnë të ardhmen e shoqërisë ku jetojnë. Për këtë arsye në qoftë se ne nuk do të kujdesemi për ta, atëherë rrezikojmë që e ardhmja e shoqërisë sonë të jetë në rrezik pasi fëmijët nuk bëjnë thjesht pjesë e familjes së tyre por ata bëjnë pjese edhe në shoqërinë që ato jetojnë ose do të jetojnë. Prandaj të drejtat e fëmijëve duhen të respektohen me prioritet maksimal dhe ndalimi i abuzimi, dhunimit dhe keqtrajtimit të tyre duhet ti vijë fundi. Për ta bërë këtë un kam zgjedhur dy faktorët kryesorë që për mendimin tim përmbajnë zgjidhjen përfundimtarë për këtë problem. Këto dy faktorë dhe përgjegjës në të njëjtën kohë janë legjislacioni dhe familja. Të dy këto elementë do të analizohen në pjesën e mëposhtme të artikullit. Legjislacioni shqiptar dhe mangësitë e tij. Legjislacioni shqiptar ka pësuar ndryshime të shumta, që pas rënies së komunizmit për shkak të mangësive që kishte në të. Një pjesë shumë e rëndësishme e këtij legjislacioni është edhe pjesa ku përfshihen të drejtat e fëmijëve. Pavarësisht faktit që shumë ligje janë të huazuara ose adoptuara nga institucione evropiane dhe botërore, ato kanë mangësi në përshtatjen dhe funksionimin e tyre në Shqipëri. Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar se legjislacioni shqiptar ka mangësi rreth çështjes problematike të dhunës në familje. Ambasadori Arvizu deklaroi se ka mangësi në ligjet shqiptare për trajtimin e fenomenit të dhunës në familje. Diplomati amerikan ka theksuar se ky është një fenomen, të cilit shoqëria duhet t i përgjigjet në masën e duhur. Ai ka theksuar në gjithë botën, legjislacioni për këtë çështje pëson reformime të herë pas hershme, gjë që duhet të ndodh edhe në Shqipëri (TV Klan, Prill 2011, para.3) Pra ajo 233

234 që ne kuptojmë nga ky citim është fakti që ligjet në Shqipëri përveç faktit që ato kanë mangësi, gjithashtu ato kanë një mungesë reformimi. Ky faktor shumë i rëndësishëm bën që ligji të ketë plasaritje si në zbatim ashtu edhe në përpilim. Pra nuk është e mjaftueshme që ne thjesht të huazojmë ligjet nga institucione evropiane dhe botërore, por ne gjithashtu duhet edhe ti përpilojmë në përshtatje me realitetin Shqiptar. Ky nuk është i vetmi faktor shqetësues. Gjatë kërkimit të çështjeve për dhunën në familje në Gjykatën e Shkallës së Parë në internet më rezultuan vetëm 37 çështje që vazhdonin ti ishin në gjykim në një interval kohor nga data 1 Janar 2012 deri më datën 31 Dhjetor 2012. Gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare ishte një çështje e cila ishte shtyrë 6 herë (çështja me numër 1732 dhe të pandehurin me iniciale z. S.K) dhe akoma nuk ishte marrë vendimi për arsye nga më të ndryshmet siç ishin mosparaqitja e të pandehurit në gjyq, kërkesa e mbrojtjes për tu përgatitur, kërkesë e prokurorisë për të mbledhur faktet, etj. Por si ka mundësi që një çështje e tillë të shtyhet 6 herë brënda 1 viti dhe akoma mos të shpallet vendimi përfundimtar. Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë neni 130/a thuhet se: Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psikosocial dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet. (Kodi Penal, Saksioni IX, neni 130/a). Kjo do të thotë që gjatë një viti ky i pandehur mund të ushtrojë dhunë sërish ndaj familjes së tij dhe atëherë përgjegjësi kryesor nuk do të jetë më i pandehuri, por do të jetë mosfunksionimi i ligjit dhe mangësitë e ligjit. Në raste të tilla legjislacioni i cili duhet të mbrojë qytetarët kthehet kundër tyre. Ky është thjesht një shembull mes shumë shembujsh të ndryshëm. Në një studim të kryer nga organizata CRIN (Child Rights International Network) rreth Shqipërisë në tetor të 2012 është konstatuar se një nga faktorët që bën që në Shqipëri të ketë ushtrim dhune ndaj të miturve është fakti se në Kodin Penal nuk theksohet ashtu siç duhet dënimi në rast ushtrimi të dhunës dhe nuk i mbron fëmijët që janë viktima të dhunës. Në këto observime të bëra u arrit në përfundimin se: Dispoziat e Kodit Penal që kanë të bëjnë me dhunën nuk e përcaktojnë siç duhet dhunën dhe nuk i mbrojnë fëmijët nga dhuna e ushtruar ndaj tyre, sidomos ndaj dhunës psikologjike dhe emocionale, dhe se nenet 124 dhe 125 të Kodit Penal përmban një përkufizim të ngushtë për neglizhimin e fëmijëve, që ka të bëjë thjesht me sigurimin e mjetet e jetësës (UN committe on the Rights of the Child, Tetor 2012). Kjo na çon në përfundimin se legjislacioni shqiptar ka mangësi për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe qeveria shqiptare ka akoma shumë punë për të bërë që të mund ti garantojë fëmijëve shqiptar një të ardhme ku dhuna nuk bën pjesë. Familja; dhunimi fizik dhe psikologjik i fëmijëve Familja është kontakti i parë që fëmijët kanë që në çastin që ato lindin. Prandaj institucioni i familjes është themelor dhe jetik për edukimin, rritjen dhe formimin e karakterit të fëmijëve. Fatkeqësisht në Shqipëri, dhuna në familje është mjaft e përhapur dhe përbën një problem shumë të madh për shoqërinë shqiptare. Dhuna në familje është e formave të ndryshme por ajo që un do të fokusohem më shumë është dhuna fizike dhe ajo psikologjike. Me dhunë fizike kuptojmë përdorimin e qëllimshëm të forcës fizike që të shkaktojmë vdekje, paaftësim fizik, plagosje, ose dëmtim (CDC, 20 Shtator 2010, para.3). Në këtë formë dhune mund të përfshijmë shuplakat, shtyrjet me forcë, goditjet me grushta, etj. Ndërsa dhuna psikologjike/emocionale kuptojmë trauma të viktimës të cilat janë shkaktuara nga aktet e kryera, kërcënimet, ose taktika shtrënguese ndaj viktimës (CDC, 20 Shtator 2010, para.3). Kjo formë dhunë është nga më të ndryshmet. Mund të kryhet nëpërmjet kërcënimeve, të bërtiturave, ofendimeve, etj. Të dyja këto lloje dhune kanë një ndikim të madh negativ në formimin psikologjik të fëmijëve. Në një artikull të botuar online në gazetën Mapo me titull Studimi, 52% e fëmijëve të ekspozuar nga dhuna thuhej se: Më shumë se gjysma e fëmijëve në vendin tonë janë ekspozuar ndaj sjelljeve të

dhunshme në shkollë dhe në shtëpi. Sipas Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri), keqtrajtimi fizik dhe psikologjik i fëmijëve në shkollë dhe në familje vazhdon të mbetet ndër shkeljet kryesore të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur nga dhuna (Mapo, 1 Qershor 2012). Këto tregojnë se dhuna në familje dhe sidomos ndaj fëmijëve vazhdon të përbëjë një ndër problematikat kryesore në shoqërinë shqiptare. Gjithashtu duke u bazuar dhe në observimet dhe intervistat anonime me studentë në qytetin e Tiranë, arrita në përfundimin se dhuna ushtrohet brënda ambientit të familjes dhe jo në publik. Më parë kishte raste të ndryshme kur prindërit (ose njëri nga prindërit) do të godiste me shuplakë ose forma të tjera të ushtrimit të dhunës fizike, ose psikologjike ndaj fëmijës së tij/saj teksa ecte në rrugë. Një fenomen i tillë në ditët e sotme vërehet më pak krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo tregon nga një anë që shoqëria shqiptare ka filluar të ndryshojë përsa i përket ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve, të paktën në publik, por ama ka akoma nevojë që të ndryshojë në lidhje me dhunën ndaj fëmijëve që ushtrohet në shtëpi. Vendi ku fëmijët janë më të prekur nga dhuna është shtëpia dhe shkolla. Sipas UNICEF-it, një nga dy fëmijë shqiptarë është viktimë e dhunës fizike ndaj tyre në shtëpi dhe një nga tre në shkollë. UNICEF gjithashtu raporton se 13.3% e fëmijëve që shkojnë në shkollë janë viktima të dhunës seksuale. Dhuna fizike dhe psikologjike vazhdon të jetë një mënyrë edukimi dhe disiplinimi për fëmijët në Shqipëri (Alertnet, 9 Nëntor 2010, para.3). Duke u bazuar në këto të dhëna arrijmë në përfundimin se në Shqipëri dhuna nuk ndodh thjesht për shkak të varfërisë apo papunësisë, etj. Më tepër shikohet si një mënyrë edukimi dhe disiplinimi, dhe për këtë arsye pjesa më e madhe e dhunës ushtrohet në shtëpi, ose në ambientet e shkollës. Është e rëndësishme të theksoj se vetëm pse në Shqipëri dhuna vazhdon të përdoret si mjet edukues, nuk do të thotë që është e justifikuar. Abuzimi fizik dhe psikologjik i fëmijëve duhet të që po bëjnë ndaj fëmijëve dhe shoqërisë shqiptare. Fëmijët që janë fizikisht agresiv kanë tendencën të kenë pasur prindër që i kanë ndëshkuar fizikisht dhe i kanë disiplinuar nëpërmjet përdorimit të dhunës fizike, psikologjike, ose të dyja bashkë. Pra arrijmë në përfundimin se arsyet pse të rinjtë shqiptarë kanë një sjellje të dhunshme, vjen si pasojë e dhunës që ushtrohet ndaj tyre në ambientet e familjes dhe shkollës. Kjo do të thotë se krimet e kryera nga të rinjtë shqiptarë vijnë si pasojë e faktit se ato mund të jenë disiplinuar me anë të dhunës psikologjike apo asaj fizike. Kjo bën që këta fëmijë të gjejnë zgjidhje problemeve të tyre me anë të dhunës, pasi ky është shembulli që i është dhënë atyre. Në një sondazh të bërë nga INSTAT në Shqipëri për ushtrimin e dhunës në familje thuhej se: Nga 991 fëmijët e anketuar, 57,7% raportuan se ishin rrahur fizikisht nga një anëtar i familjes. Tabela 5.1 tregon se 56,8% raportuan se një anëtar i familjes i ka goditur, i ka gjuajtur me grusht ose me shkelm. Përveç kësaj, 12,8% e fëmijëve raportuan se dikush në familjen e tyre i ka goditur me objekte dhe 0,4% raportuan se ishin djegur me cigare ose një objekt tjetër të nxehtë. Vetëm katër fëmijë raportuan se ishin kërcënuar me armë ose thikë nga një anëtar i familjes (Robin N. Haarr, 2009). Pra ne nuk mund të presim se këto fëmijë të arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre në një mënyrë paqësore, kur e vetmja mënyrë që ato njohin është dhuna e ushtruar ndaj tyre. Përfundime Së pari ajo që tregova nëpërmjet këtij artikulli është fakti se pavarësisht ndryshimeve të shumta që janë bërë legjislacionit shqiptar, akoma nuk është arritur të sigurohet një ambient i sigurtë për fëmijët në Shqipëri. Siç pamë në disa raste ishin mangësitë e ligjeve dhe në disa raste të tjera ishte moszbatimi i këtyre ligjeve nga organet përkatëse. Me rritjen e ashpërsisë së ligjeve dhe zbatimin në mënyrë korrekte të tyre, pa abuzime për përfitime personale, do të krijohej një mjedis më i qetë dhe i sigurtë për fëmijët ku dhuna psikologjike dhe ajo fizike nuk bëjnë pjesë. 235

Së dyti është familja e cila vazhdon të shikojë si mënyrë edukimi dhunën psikologjike dhe atë fizike. Kjo lloje mënyre nuk duhet të zbatohet më, pasi pasojat janë shumë negative dhe bën që ne vetë të krijojmë një brez që sheh dhunën si mënyrën më efikase për të zgjidhur problemet e tyre. Ndërgjegjësimi i prindërve është një ndër hapat kryesorë në uljen e përdorimit të dhunës. Referencat 1) (2012, Qershor 01). Studimi, 52% e fëmijëve të ekspozuar nga dhuna. Gazeta Mapo. Shikuar në Nëntor 12, 2012, nga http://www.mapo.al/2012/06/01/studimi-52-e-fëmijeve-te-ekspozuar-ngadhuna/. 2) Darcissac, Marion. (2011, Korrik 01). Albania: Saying no to violence against children in the school environment. Terre des Hommes. Shikuar në Nëntor 13, 2012, nga http://tdh.ch/en/news/albaniasaying-no-to-violence-against-children-in-the-school-environment. 3) UN Committee on the Rights of the Child. (2012, Tetor). ALBANIA: Persistent violations of children s rights. Child Rights International Network. Shikuar në Nëntor 13, 2012, nga http://www.crin.org/ violence/search/closeup.asp?infoid=29592#f. 4) (2010, Shtator 20). Intimate Partner Violence: Definitions. Centers for Disease Control and Prevention. Shikuar në Nëntor 14, 2012, nga http://www.cdc.gov/violenceprevention/intimatepartnerviolence/ definitions.html. 5) Kodi Penal, R. Sh. Neni 124/b. (2011, Shtator). Shikuar në Nëntor 12, 2012, nga http://www. justice.gov.al/userfiles/file/legjislacioni_brendshem_web/kodi_penal.pdf. 6) Kodi i Familjes, R. Sh. Neni 223 224. (2004, Shtator). Shikuar në Nëntor 12, 2012, nga http:// www.minfin.gov.al/minfin/pub/3_3_2_kodi_familjes_1942_1.pdf. 7) Haarr, Robin. N., Milika, Dhamo. (2009, Mars). Dhuna në Familje në Shqipëri: Sondazh Kombëtar me Bazë Popullatë. Instituti i Statistikave (INSTAT) Shqipëri, faqe 44 49. Shikuar në Nëntor 12, 2012, nga http://mdhamo.files.wordpress.com/2010/01/final-dv-survey-report-albanian.pdf. 8) (2011, Prill). Arvizu: Dhuna në familje, ka boshllëk në legjislacion. TV Klan. Shikuar në Nëntor 11, 2012 nga http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=16170. 9) (2010, Nëntor 09). New law to protect rights of children in Albania. AlertNet & Thomson Reuters Foundation Service. Shikuar në Nëntor 14, 2012 nga http://www.trust.org/alertnet/news/new-lawto-protect-rights-of-children-in-albania/. 236

EFEKTET PSIKOLOGJIKE, SOCIALE DHE SJELLORE TË VËLLEZËRVE DHE MOTRAVE TË FËMIJËVE ME SËMUNDJE TERMINALE. Matilda MEMAJ Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale Universiteti i Tiranës mmemaj@yahoo.com Abstrakti Megjidhëse treguesit sygjerojnë se sëmundja terminale e një fëmije është një faktor stresues për të gjithë familjen, disa studime rreth përshtatëshmërisë së familjarëve me sëmundjen e fëmijëve, kanë vlerësuar sesi vëllezërit/motrat e fëmijëve të sëmurë i përgjigjen këtij stresi të veçantë në jetë. Duke ju referuar shumë studimeve, rezulton se është më mirë që pjesa e familjes si vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me sëmundje terminale, të infomohen rreth asaj se çfarë po ndodh në familjen e tyre, të përfshihen në proçesin e informimit rreth shtrimit në spital dhe trajtimit multidisiplinar të vëllait/motrës me sëmundje terminale. Objektivat e këtij artikulli janë indetifikimi i efekteve psikologjike, emocionale, sociale dhe sjellore që vëllezërit/motrat e fëmijëve me sëmundje terminale shfaqin dhe rëndësinë e tyre. Ato mundet që të përjetojnë ndryshime të konsiderueshme në aspektin psikologjik, emocional, social dhe sjellor. Ky artikull do të zbulojë nëse vëllezërit/motrat e fëmijëve me sëmundje terminale infomohen rreth sëmundjes së vëllait/motrës së tyre, kanë nivele më të ulta të ankthit të krahasuar me ato fëmijë të cilët nuk e marrin këtë informacion. Metodologjia: Ky artikull do të përfshijë informacione të hollësishëme nga libra, revista, studime përmbledhëse, publikime dhe informacione të bazuara në kërkimet në internet, të cilat do të kontribojnë në zbulimin më në thellësi të ndryshimeve sociale, psikologjike dhe emocionale që përjetojnë vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me sëmundje terminale. Fjalët kyçe: Psikologjike, emocionale, sjellore, semundje, terminale. Sëmundja terminale ndikon në mënyrë të jashtëzakonshme tek fëmija i sëmurë por gjithashtu edhe tek familjarët e tyre. Sëmundja terminale shpesh ka një fillim akut, ç ka kërkon dhe një ndryshim të menjëherëshëm në strukturën e familjes dhe në menaxhimin e krizave. Shumë individ që kanë pasur më parë eksperienca me familajarët e tyre me sëmundje terminale, jetojnë sërish me frikën e përsëritjes së sëmundjes edhe kur ato nuk janë më prezent. Edhe pse normat e mbijetësës nga sëmundjet terminale janë rritur, ato vazhdojnë të jenë fatale. Përshtatshmëria e anëtarëve të famijes që kanë një fëmijë me sëmundje terminale i referohet fleksibilitet në rolet dhe përgjegjësitë e ristrukturimit gjatë përballjes me kërkesat e ndryshme të sëmundjes si 237

238 diagnoza dhe trajtimi i saj. Familjet që tentojnë të jenë të ngurta mund të ketë vështirësi me ndryshimet, sidomos ndryshimet e shpejta të kërkuara gjatë diagnozës fillestare dhe përsëritjes së kërkesës për ndihmë. Disa familje mund të bëhen më të ngurta, imponuese dhe më të strukturuara, në një përpjekie për të mbajtur nën kontroll për një kohë të gjatë një situatë në të cilën ata mendojnë se është përtej kontrollit e tyre. Disa familje të tjera mund të bëhen jashtëzakonisht më fleksibël sesa nevoja për të qënë të tillë, si një përpjekje për t u marrë me Marrëdhëniet vëlla e motër janë marrëdhënie të cilat zgjasin për gjatë të gjithë jetës së individit. Krahas kësaj disa prej marrëdhënieve të gjata në eksperiencat individuale, si marrëdhënia e motrave dhe vëllezërve janë gjithashtu unike në një shumllojshmëri të formave të ndryshme. Ata shpesh në përditshmërinë e tyre kanë kontakte intime me njeri-tjetrin gjatë fëmijërisë dhe adoleshentet duke qënë se janë pjesë e të njejtës familje. Edhe pse ka disa dallime në status apo pushtet, vëllezërit dhe motrat zakonisht lidhen me njëri-tjetrin më shumë si të barabartë. Kjo kontribuon në një histori të gjatë dhe të përbashkët e cila nuk është prezente në marrëdhëniet tjera (Cicirelli, 1995). Vëllai dhe motra ndikojnë tek njëri-tjetrin nëpërmjet socializimit, zhvillimit të sjelljeve, bashkëpunimit, shoqërizimit, si dhe sjelljeve negative. Prandaj përvojat që prekin një vëlla ose motër ndikojnë edhe tek vëllezërit dhe motrat e tyre si dhe tek të gjithë pjestarët e tjerë të familjes. Sipas një studimi i cili shqyrtonte faktorët mbrojtës të marrëdhënieve vëllamotër, Gass, Jenkins, dhe Dunn (2007) gjetën se marrëdhëniet pozitive mund të ndihmojnë vëllezërit dhe motrat të zbusin ngjarjet e vështira jetësore. Më konkretisht, fëmijët me marrëdhëniet pozitive ndërmjet motrave dhe vëllezërve të cilët kanë përjetuar ngjarje të vështira të jetës ka më pak të ngjarë të përjetojnë sjellje të brendëshme (si p.sh, depresioni, ankthi etj). Bazuar në shfletimin e literaturës rezulton se shumica e vëllezërve dhe motrave të fëmijëve me sëmundje terminale pësojnë humbje të shumëfishta si: ndryshimet dhe pasiguritë e sëmundjes, trajtim, dhe efekte anësore. Megjithatë, familjet që janë tej mase fleksibël mund të bëhen më të çorganizuara ose kaotike, dhe kanë vështirësi në respektimin e regjineve apo rregullave të trajtimit. Kërkimet tregojnë se vëllezërit dhe motrat e shëndetëshëm me përvojën e një përshtatshmërie më të lartë në familjet e tyre, kanë më pak vështirësi në përshtatje më sëmundjen terminale të vëllait apo motrës, sesa fëmijët të cilët vijnë ng familje me përshtatshmëri të ulët. 1. vëmendja prindërore 2. aktivitetet sociale 3. ndjenjën e sigurisë 4. shoqërizimin Edhe pse këto humbje ishin më të dukshme në fazat e para të semundjes, shumë motra dhe vëllezër të fëmijëve të sëmurë raportojnë se kjo situatë vazhdonte edhe 18 muaj pas trajtimeve mjeksore të tyre. Nga të dhënat e përftuara nga pjesmarrësit në studim rrezulton se informimi për marrëdhëniet mbështetëse ishin të dobishme për përballimin e përvojës së tyre. Slopër (2000) vuri në dukje se motrat dhe vëllezërit e pacientëve shpesh kërkonin mbështetje, nga familja, miqt, dhe mësuesit. Prindërit ishin të preokupuar për nevojat e fëmijës së sëmurë me sëmundje terminale dhe kishin më pak kohë dhe energji për të shqyrtuar nevojat e vëllezërve dhe motrave, duke rezultuar në një humbje të vëmendjes prindërore dhe mbështetës karshi tyre përgjat një kohe stresuese. Marëdhëniet midis motrave dhe vëllezërve të shëndetëshëm- të sëmurë. Sëmundja ndikon edhe në cilësinë e marrëdhënieve midis motrave dhe vëllezërve të shëndetëshme me motrën ose vëllain e sëmurë. Ulet mundësia për të bashkvepruar si pasoj e kushteve fizike apo dhe procesit të hospitalizimit. Procesi i hospitalizimit është një proces relativisht i gjatë në kohë si pasoj edhe e dinamikave të sëmundjes terminale.

Vëllezërit dhe motrat mund të përjetojnë humbje të shoqërizimit me njeri-tjetrin lidhur me shanset e pakta për të bashkvepruar krahasuar me kohen para sëmundjes. Përveç kësaj, vëllezërit dhe motrat mund të perceptojnë që prinderit i trajtojnë ata ndyshe nga motra apo vellai i/e sëmurë duke qënë më tolerant dhe duke justifikuar sjelljen e tyre. Fëmijët e shëndetshëm e perceptojnë sjelljen e prindërve karshi tyre si abuzive dhe neglizhente krahasuar me atë ndaj vëllait apo motrës së sëmurë. Efektet pozitive Rezultatet e disa studimeve tregojnë se përvoja e të qenit vëlla/motër e një pacienti me sëmundje terminale mund të ketë edhe efekte pozitive. Vëllezër dhe motra të intrevistuar kanë treguar nivele më të larta ndjeshmërie, ndihmuese dhe ndjenja e të qenit më i/e pjeku/përshtaturr si pasoj e sëmundjes terminale të vëllait apo motrës (Havemans dhe Eiser 1994). Sipas një studimi tek fëmijët e moshës parashkollore të cilët ishin vëllezër dhe motra të pacientëve në siptalet pediatrike në pavionet e onkologjis, kanë treguar për sjellje më të mëdha ndihmuese, ndjeshmeri dhe dashuri sesa pjestarët e tjerë të grupit të kontrollit. Këto sjellje mund të kenë ardhur si rezultat i mundësive më të shpeshta për të praktikuar sjellje prosociale, kjo tregon sesi koha e stresit familjar ka rritur kohezionin apo bashkveprimin familjar dhe antarët e familjes janë bërë mbështetje për njeri-tjetrin. Efektet negative. Literatura mbi efektet psikosociale të kancerit pediatrik tek vëllezërit dhe motrat e shëndetshme tregon për vështirësit e përshtatjes. Në një metaanaliz të kërkimit për vëllezërit e motrat e fëmijëve me sëmundje kronike, Sharpe dhe Rossiter (2002) gjeti një efekt të përgjithshëm negativ psikologjik për të pasur një vëlla ose motër me një sëmundje terminale. Ata gjithashtu evidentuan se sjelljet e brendshme (p.sh, depresioni, ankthi), të jenë më të spikatura se sjelljet të cilat demostrohen për së jashtëmi. Hulumtimet tregojnë se vëllezërit e motrat e fëmijëve me semundje treminale tregojë ndjenjat e izolimit dhe ankthit,depresionit dhe sjellje negative të raportuara nga prindërit. Alderfer, Labay, dhe Kazak (2003) gjeti se 32% e adoleshentëve, vëllezërit e motrat shëndetshme të fëmijëve me sëmundje terminale kanë raportuar sjellje të simptomave të rënda të stresit post-traumatik. Në dritën e provave kontradiktore, disa hulumtues kanë pohuar se nuk ka lidhje mes sëmundjes së thjeshtë dhe mospërshtatjes së vëllait ose motrës me sëmundjen terminale. Sëmundja kronike mund të konsiderohet si një faktor rreziku për vështirësitë përshtatëse që është e ndikuar thellësisht nga karakteristikat individuale dhe familjare. Ndikimi i familjes është thelbësor në përshtatjen pozitive të fëmijëve të shëndetëshëm kundrejt motrave dhe vëllezërve më sëmundje terminale. Konkluzione Rezulton se familjet që tregojnë nivele të larta të bashkpunimit dhe përshtatshmërisë priren të kenë më pak probleme me vëllezërit dhe motrat e fëmijëve me sëmundje terminale, duke sygjeruar se nivelet e bashkpunimit dhe përshtatshmërisë janë të nevojshme për familjen në mënyrë adeguate për t u përballur me kërkesat e vendosura mbi ta gjatë të githë fazave të sëmundjes. Terapia familjare mund të ndihmojë familjen për të riorganizuar gjatë ç do fazë të sëmundjes, përshtatshmërinë, rritjen e komunikimit, dhe për të ndihmuar anëtarët e familjes në mbështetjen dhe plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit. Sipas Sourkes dhe Proulx (2000), terapia familjare afirmon njësinë familjare si një tërësi, dhe ofron një kornizë për shërimin e saj (fq. 285). Është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet strukturore familjare dhe të dihet sesi ka ndikuar tek të gjithë antarët e familjes sëmundja terminale. 239

Rekomandime Është e nevojshme: ndërhyrja profesionale e punonjësve social dhe psikologëve (pran spitaleve që ofrojnë shërbime onkologjike) për të informuar dhe mbështetur të gjithë pjestarët e familjes përgjat të gjithë procesit të hospitalizimit. të informohen në përshtje me moshën motrat dhe vëllezërit e fëmijëve me sëmundje terminale. të vlerësohen ndryshimet strukturore familjare dhe të dihet sesi ka ndikuar tek të gjithë antarët e familjes sëmundja terminale. të nxitet bashkpunimi midis antarëve të familjes. të nxitet përshtatshmëria e familjes me situatën e re dhe të lehtësohet komunikimin midis anëtarëve të familjes. të ndihmohet familja si një sistem i tërë për të ruajtur mardhëniet dhe ritualet/rutinen e tyre si dhe të riorganizohet me situatën e re në të cilën ndodhet. të ndihmohet familja nëpërmjet terapis familjare në përballimin e ankthit. Bibliografia 1. Alderfer, M. A., Labay, L. E., & Kazak, A. E. (2003). Brief report: Does posttraumatic stress apply to siblings of childhood cancer survivors? Journal of Pediatric Psychology. 2. Sourkes, B. M. & Proulx, R. (2000). My family and I are in this together : Children with cancer speak out. 3. L. Baider, C. L., Cooper, & A. K. De-Nour (Eds.), Cancer and the family 4. Sharpe, D. & Rossiter, L. (2002). Siblings of children with chronic illness: A metaanalysis. Journal of Pediatric Psychology. 5. Havermans, T. & Eiser, C. (1994). Siblings of a child with cancer. Child: Care, Health and Development. 6. Sloper, P. (2000). Experiences and support needs of siblings of children ëith cancer. Health and Social Care in the Community. 7. Sloper, P. & Ëhile, D. (1996). Risk factors in the adjustment of siblings of children ëith cancer. Journal of Child Psychology and Psychiatry, Cicirelli, V. G. (1995). Sibling Relationships Across the Life Span. Neë York: Plenum Press. 8. Cathliyn E. Buranahirun, M.A.(2011) Understanding the Needs of Siblings of Children ëith Cancer:A Family Systems Perspective. 240

SHËRBIME SHOQËRORE MULTIDISIPLINORE TË FOKUSUARA NË PARANDALIMIN, MBROJTEN DHE RI-INTEGRIMIN E FËMIJËVE TË EKSPOZUAR NDAJ FORMAVE TË NDRYSHME TË ABUZIMIT. AUTORE: MA: Matilda TYLI Drejtoria e Politikave të Shërbimeve Sociale Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Mob. 00355672048421 Mail:mnonaj@hotmail.com Fëmijët përbëjnë një grup të rëndësishëm në Shqipëri, e cila konsiderohet si një nga vendet me popullsinë më të re në Europë për shkak të përqindjes së lartë të grup moshës më të re, 0-18 vjeç rreth 33% 1. Pavarsisht moshës së re dhe pasurisë në burime natyrore, Shqipëria mbetet një nga vendet me të varfëra ne Europë. Në zbatim të politikave dhe legjislacionit të mbrojtjes sociale, ligjit nr.9355 datë 10.03.2005 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, i ndryshuar, Strategjisë dhe Planit të veprimit të Mbrojtjes Sociale 2007-2013, si dhe ligjit 8652, dt 3107.2000 Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, përcaktojnë që ndihma socaile dhe shërbimet shoqërore për fëmijët dhe grupet në nevojë përbëhet nga (I) ndihma ekonomike (II) ndihma e paaftësisë (III) shërbimet e kujdesit social (rezidencial, ditor, komunitar) dhe (IV) shërbimet e kujdesit socialmjekësor 2. Reforma e përgjithshme e sistemit të shërbimeve 1 INSTAT, Shqiperia ne shifra 2010 2 Nenet 12 ligji 9355 I ndryshuar të mbrotjes shoqërore, përfshirë edhe fëmijët, mbështeten në dy shtylla kryesore deinstitucionalizimit dhe decentralizimi i shërimeve shoqërore. Zbatimi në praktikë i këtyre dy parimeve kushtëzohet nga decentralizimi financiare. Decentralizimi i sherbimeve sociale ka përfunduar, ku insitucionet e përkujdesjes sociale kanë kaluar në varësi të njësive të qeverisjes vendore së bashku me delegimin e kopetencave të caktuara nga niveli qendror në komuna me qëllim të zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes rajonale e lokale. Qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore të adresuara në mbrojtjen e grupeve në nevojë është krijimi i një sistemi të qëndrushëm te shërbimeve sociale, përfshië edhe fëmijët, me standarde bashkohore për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në jetën normale. Politikat dhe legjislacioni shqiptar në fushën e mbrojtjes sociale të grupeve në nevojë, reflektojnë parimet e Kushtetutës së Republikës Shqiptare, Konventës për të Drejtat e Njeriut, Konventës për të drejtat e Fëmijëve, Kartes Sociale Evropiane, Kartes Evropiane e Autonomisë Lokale. 241

242 Hartimi dhe implementimi i standardeve të përkujdesit shoqeror për fëmije 3, ka rritur cilësinë e ofrimit te sherbimeve për keto kategori dhe ka realizuar tipologji të reja shërbimesh të cilat aktualisht po implementohen në institucione të përkujdesit shoqeror publike dhe jopublike 4. Gjithashtu, forcimi i instrumentave të monitorimit dhe inspektimit të shërbimeve të ofruara në Institucionet e Përkujdesit Shoqeror Publik dhe jopublik nga Shërbimi Social Shteteror, ka realizuar përmirësimin e kushteve dhe jetëses në këto qendra rezidenciale dhe ditore, duke ndikuar në menyrë të drejtpërdrejtë në fuqizimin e kapaciteteve të stafeve që ofrojnë shërbime dhe ka sjell propozime në përmirësimin e kuadrit ligjorë në ofrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët në nevojë. 5 Subjekte publike dhe jo-publike që ofrojnë shërbime të përkujdesit shoqëror për fëmijë në Shqipëri. 9 institucionet publike të përkujdesit shoqëror që ofrojnë shërbime rezidenciale për 244 fëmijë në Tiranë, Shkodër, Sarandë, Vlorë, Durrës, Korçë 6. 3 qendra qe ofrojnë shërbime ditore për 75 fëmijë për komunitetin në Durrës dhe Shkodër 7. Gjithashtu, veprojnë: 18 organizata jo-qeveritare të liçensuara nga MPÇSSHB që ofrojnë shërbime rezidenciale për 396 fëmijë si dhe 8 ; 22 OJF të licensuara që ofrojnë shërbime komunitare për 1500 fëmijë 9. Në institucionet e përkujdesit shoqëror trajtohen : (i)fëmijë jetimë, (ii)fëmijë të braktisur dhe; 3 VKM 659 date 17.10.2005 Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për fëmijët në insitucionet rezidenciale 4 Analiza vjetore e SHSSH 2010 5 Po aty 6 Buletini I MPCSSHB 2011 7 Po aty 8 Po aty 9 Po aty (iii) fëmijë që vijnë nga familje me probleme socialekonomike. Kategoria e fëmijëve që vijnë nga familjet me probleme social ekonomike janë: (i)fëmijë viktima të dhunës, keqtrajtimit dhe abuzimit seksual, (ii) Fëmijë viktima të trafikimit, (iii) fëmijë të riatdhesuar, (iv) fëmijë të rrugës. Qëllimi kryesor i funksionimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë është ofrimi i shërbimit në interesin më të lartë të fëmijës në përputhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Mbi bazen e ketyre principeve, synimet kryesore të veprimtarisë së insitucioneve të përkujdesit shoqëror për fëmijë janë: Parandalimi i braktisjes së fëmijeve dhe ruajtjen e stabilitetit të familjes. Rikthimi i fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesit shoqëror në familjet biologjike. Ndjekja me perparesi nga insititucionet të proçedurave të Biresimit. Zbatimi e kujdestarisë në institucionet publike sipas udhezimit nr 1934 dt 18.10.2007. Përmiresimi i shërbimeve të përkujdesit social duke nxitur forma alternative në përputhje me interesin me të lartë të fëmijeve. Përmirësimi i sherbimeve ne institucione sipas Standarteve të Miratuara për fëmije në qendrat rezidenciale të përkujdesit shoqëror. 10 Gjatë analizave të realizuara nga Inspektoriati i Shërbimeve Sociale për zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrotjen e të drejtave të fëmijëve, zbatimin e standardeve të përkujdesit social për fëmijët në institucionet e përkujdesit social raportojnë se në të gjitha subjektet pubike dhe jo-publike të përkujdesit shoqëror për fëmijë egzistojnë rregulloret e funksionimit dhe organizimit të institucioneve të përkujdesit social, programet e shërbimeve shoqërore që kanë si qëllim mbrojtjen sociale; sigurimin e jetësës; sigurimin e shëndetit; integrimin në jetën sociale; mbështëtjen e familjeve të fëmijëve, ofrimin e shërbimeve alternative 10 Rregulloret e funksionimit te subjekteve publike dhe jo-publike që ofrojnë shërbime të përkujdesit shoqëror për fëmijë.

mbështetur në synimet e lartëpërmendura, por gjatë monitorimit dhe kontrollit të dokumentacioneve të përfituesëve fëmijë, treguesit sasior dhe cilësor janë aq të ulët dhe të papërfillshëm për arritjen e ketyre synimeve për të treguar progresivitet 11.Kjo si rezultat i (i) mungesës e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet aktorëve përgjegjës në nivel qëndror dhe vendor të disiplinave të ndryshme (ii) mungesa e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve që ofrojnë shërbime për fëmijë, institucioneve përgjegjëse dhe familjes biologjike, një punonjës social i subjektit që ofron shërbime të përkujdesit social nuk mund të koordinojë dotë këtë bashkëpunim, (iii) aktualisht sapo është implementuar shërbimi i kujdestarisë për të patur tregues të saktë për kalimin e këtyrë fëmijëve në këtë shërbim m.gj atë kemi edhe mungesën e inisiativës së pushtetit vendor nga varen këto institucione për ngritjen e shërbimeve të reja dhe transferimin e institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare. Ne këto raporte theksohet edhe rishikimi i standarteve të miratuara për fëmijë në qëndrat rezidenciale si rezultat i problematikave të lartë përmendura ku duhe të harmonizohet legjislacioni për koordinimin dhe bashkërendimin e punës për mbrojtjen e fëmijëve gjatë ketyre 7 viteve 12. Në zbatim të standardve të përkujdesit social për fëmijët në qndrat rezidenciale ofrohen shërbimet e mëposhtme: Shërbime Psiko-Sociale (këshillim, pune grupi, terapi, Aktivitete kulturore, sportive, integruese, formuese, argëtuese, etj). Shërbim shëndetësor ( kontrolle mjekësore, vaksinim,dieta etj ) Shërbim mbështetës ( përkujdesje, ushqim, veshmbathje etj ) Shërbim edukues ( arsimim, kurse kualifikuese, mesim ) 13 Organograma e punonjësve të institucioneve të përkujdesit social nën varësinë e pushtetit vendor 11 Anailza vjetore e inspektoriatit të shërbimeve shoqërore 2010 12 Po aty 13 Po aty tregon se gjatë procesit të decentralizimit të shërbimeve shoqërore kanë kaluar nën varësinë adminsitrative të qeverisjes vendore gjashtë institucione të përkujdesit social rezidencial për fëmijë. Në këto institucione të përkujdesjes sociale për fëmijë numri i stafit është i përbërë nga 106 punonjës. Nga 106 punonjës 91 punonjës janë në shërbim të drejtpërdrejtë me përfituesit. Stafi i drejtpërdrejt në shërbim me përfituesit përbëhet nga punonjës social, kujdestar, edukator, pastrues. Sic shihet kemi mungesën e mjekut, psikologut etj ku sipas legjislacionit në fuqi shërbimeve shëndetesore ofrohen falas për fëmijë nga mosha 0-18 vjeç por nuk kemi akte nënligjore të cilat të mundësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore në këto institucione të përkujdesit shoqëror. Kapaciteti i shërbimeve të ofruara është shumë i limituar kundrejt kërkesave dhe procedura për tu përfshirë në këto shërbime, është shumë burokratike për vetë faktin se i paraprinë parandalimit të institucionalizimit të fëmijëve 14. Komisionet e vlersimit për sistemimin e individëve në nevojë në shërbimet e përkujdesit shoqëror janë të ngritura vetëm në 7 bashki, ku ndodhen institucionet e përkujdesit social rezidenciale 15. Administratorët shoqëror, njësite e qeverisjes vendore, kanë detyrë ligjore të vlersojnë nevojat e individëve në nevojë për shërbime 16, përfshirë edhe fëmijët, brënda territorit nën juridiksionin e tyre por mungojnë hapësirat ligjore se kush do të jenë personat përgjegjes për identifikimin e fëmijëve në nevojë për shërbime shoqërore, për vetë faktin se vlersimin i nevojave të individëve për shërbime aktualisht mbështeten në kërkesën e vetë individit për shërbime shoqërore. Analiza e informacionit nga të dhënat e lartë përmendura tregon se brënda sistemit të shërbimeve sociale për fëmijë egzistojnë probleme ndër më kritiket e të cilave janë: Mungesa e bashkëpunimit ndërsektorialë në nivel qëndror dhe vendor me qëllim parandalimin 14 VKM 425 datë 27.06.2012 Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e persoanve në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror. 15 Analiza vjetore e SHSSH 2010 16 Ligji 9355 Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore 243

244 e braktisjes së fëmijëve dhe ruajtjen e stabilititeti të fëmijës, nuk mund të realizohet vetëm nga ofruesit e shërbimeve. Subjektet publike dhe jo-publike të lartë përmenduara nuk mund të mbrojnë, trajtojnë dhe integrojë fëmijët në nevojë të vetme pa bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërsektorialë të gjithë aktorëve të cilat mbrojnë të drejtat e fëmijëve në nivel qëndror dhe vendor. Birësimet janë të fokusuara më shumë drejtë fëmiëve të grup moshave 0-6 vjeç 17. Kosto e lartë finaciare dhe përmirësimi i kodit të familjes. Aktualisht sapo është implementuar shërbimi i kujdestarisë ne qrkun e Tiranës dhe Shkodrës. Burimet finaciare të qeverisjes vendore nuk janë të mjaftueshme dhe as të siguruara për ngritjen e shërbimeve të reja dhe transferimin e institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare. Rishikimi i standarteve të miratuara për fëmijë si rezultat i problematikave të ndryshme të dala gjatë implementimit të tyre. Harmonimzimi i politikave ndërsektoriale (arsim, shëndetesi, polici, drejtësi etj) për bashkërendimin e shërbimeve shoqërore me qëllim zvogëlimin e përjashtimit të fëmijëve në nevojë nga programet e mbrotjes sociale. Pushteti Vendor ende nuk është përfshirë në ushtrimin e përgjegjësive për administrimin efektiv dhe monitorimin e institucioneve të transferuara nën varësinë e njësive të qeverisjes vendore; Decentralizimi i kompetencave drejt pushtetit vendor nënkupton marrjen e përgjegjësive edhe në drejtim të vlerësimit të nevojave dhe komisionimin e përfituesëve, në këtë pikë konstatohet se procesi i ngritjes së Komisioneve të Vlerësimit të kërkesave për sistemim e klientëve në institucionet rezidenciale janë ngritur vetëm në në 7 Qarqe te vendit. 17 Faqa zyrtare e komitetit të Birësimit. Problemet e ngritura kërkojnë koordinim dhe bashkërendim më të mirë të strukturave në nivel vendor dhe qëndror të të gjithë aktorëve në ofrimin e shërbimeve shoqërore për fëmijët në nevojë sipas fushave të tyre përkatës: 1. drejtesia ka detyrim lidhur me fëmijët në konflikt me ligjin. (mbrojtje ligjore falas), 2. edukimi ka detyrim të ofrojë shërbime gjithepërfshirëse me kërkesa të vecanta për fëmijët në nevojë. (identifikim, referim), 3. shëndetësia: ka detyrim të ofrojë shërbimin shëndetësor gjithëpërfshirës për fëmijët në nevojë. (identifikojë, referojë, trajtojë etj), 4. shërbimet sociale: ka detyrim ofrimi i shërbimeve të specializuara për fëmijët në nevojë. 5. strukturat policore:ka detyrim sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për grupet vulnerabël. (identifikim, kërkesë padi në mbrojtje të fëmijëve në nevojë etj) Aktualisht ka lindur nevoja për një larmi shërbimesh multidisiplinore mjeksore, ligjore, arsimore etj ku të përfshihen aktorë të ndryshëm në nivel vendor dhe qëndror për identifikimin, referimin, trajtimin dhe integrimin e fëmijëve në nevojë. Shërbime te tilla mungojne ne Shqiperi jo si rezultat i mungeses së legjislacionit por harmonizimit të tij për të koordinuar dhe për të bërë funksionale shërbimet e integruara multifunksionale nga aktorët përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve në nevojë. Për të përmiresuar këtë situate propozojë ngritjen e një sistem të ri gjithëpërfshirës të të gjithë aktorëve në ofrimin e shërbimeve sociale të integruara aty ku lind nevoja e fëmijës për shërbime shoqërore. Ngritja e një sistemi mbarëkombëtar i kompjuterizuar i menaxhimit të shërbimeve shoqërore duke përfshirë procedurat dhe metodologjinë që përdoren në nivel qëndror dhe vendor për ofrimin e shërbimeve sociale të integruara multifunksionale do të realizojë garantimin e përfshirjes sociale të fëmijët në nevojë. Ky mekanizëm specifik rregullues do të sigurojë një shpërndarje cilësore dhe të barabartë të këtyre shërbimeve kundrejtë fëmijëve në nevojë.

MOBILIZIMI I KOMUNITETIT NË PARANDALIMIN E ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE MA, MSc Merita MEÇE Fondacioni Terre des hommes, Tiranë mmece_tdh@yahoo.com Fjalët kyç: mbrojtja e fëmijëve, parandalimi i abuzimit të fëmijëve, mobilizimi i komunitetit, ndërhyrje me bazë komunitetin, ndërhyrje bazuar te e drejta e fëmijëve për mbrojtje Kur flasim për fëmijërinë e përfytyrojmë atë si një periudhë të dlirë ku fëmija argëtohet, rritet dhe mëson nën kujdesin e familjes që mundohet të mos e lëndojë apo abuzojë pafajësinë e tij. Por parandalimi i abuzimit të fëmijëve dhe mbrojtja e tyre ndaj formave të ndryshme të tij nuk është një problem i izoluar që i përket vetëm një familjeje të caktuar, por është një përgjegjësi kolektive që i përket të gjithë komunitetit ku ai jeton duke ndikuar edhe te siguria e fëmijëve të tjerë. Pra, ndërthurja e harmonizuar dhe e bashkërenduar e përgjegjësisë individuale për parandalimin e abuzimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre ndaj tij me përgjegjësinë kolektive për të krijuar një mjedis të sigurt në komunitet janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve. Në të kundërt, mohimi kolektiv i këtij fenomeni do të rrisë shpeshtësinë e ndodhjes së tij dhe itensitetin e pasojave te fëmijët. 1. Pse është e rëndësishme përfshirja e komunitetit në parandalimin e abuzimit të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre ndaj formave të ndryshme të tij? Termi «komunitet» është shumë fluid dhe është e vështirë të japësh një përkufizim të vetëm për të. Wilkinson (1991) e përkufizon komunitetin si një koncept që përfshin tre elementë themelorë: a) vendin apo territorin; b) rrjetet shoqërore apo institucionet që ndërveprojnë rregullisht me banorët; c) ndërveprimin shoqëror për probleme me interes të përbashkët. Sidoqoftë, ajo që perceptohet nga jashtë si komunitet mund të jetë një bashkësi e ndarë në disa nën-grupe apo komunitete. Prandaj një komunitet mund të jetë përfshirës e mbrojtës për anëtarët e tij, por edhe pengues apo kontrollues për grupet në nevojë apo grupet e përjashtuara (UNHCR, 2008). Sipas modelit ekologjik, sjellja individ-familje është e lidhur ngushtë me kontekstin e mjedisit, kulturës, traditës dhe komunitetit (Daro dhe Dodge, 2009) dhe keqtrajtimi apo abuzimi i fëmijëve pasqyron ndërveprimin e vazhduar dhe bashkëveprimin reciprok midis faktorëve të mjedisit, karakteristikave të kujdestarit e të familjes si dhe karakteristikave të komunitetit (Bronfenbrenner dhe Morris, 2006). Bazuar në gjetjet empirike, Barry (1994) shpiegon se ndërveprimi midis individit dhe komunitetit për të referuar problemin e abuzimit dhe keqtrajtimit të fëmijëve interpretohet sipas katër pohimeve kryesore: a) abuzimi i fëmijëve dhe neglizhimi janë pasojë e stresit dhe izolimit social; b) cilësia e komunitetit ku banon familja mund të inkurajojë apo pengojë prindërimin dhe integrimin shoqëror të familjeve që jetojnë aty; c) cilësia e jetës së komunitetit varet nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të tij; d) 245

246 çdo përpjekje për të parandaluar keqtrajtimin dhe abuzimin e fëmijëve duhet të ketë parasysh forcimin e familjeve në rrezik dhe përmirësimin e komunitetit në rrezik. Pra, në varësi të cilësisë së mjedisit ku jeton, komuniteti ose nxit zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës ose rrit ekspozimin e tij ndaj faktorëve të rrezikut (Daro dhe Dodge, 2009). Fillimisht, përpjekjet për të parandaluar abuzimin e fëmijëve kanë qenë përqendruar te prindër të veçantë me të cilët është punuar për t i dhënë informacion mbi përmirësimin e aftësive të tyre prindërore (Daro dhe Donnelly, 2002). Por kohët e fundit vëmendja është përqendruar në krijimin e komuniteteve të afta që nxisin zhvillimin pozitiv të fëmijës duke mbështetur prindërit në rolin e tyre dhe duke ndryshuar apo modifikuar normat sociale që i prijnë ndërveprimeve midis fqinjëve, marrëdhënieve prind-fëmijë dhe përgjegjësisë kolektive për mbrojtjen e fëmijëve (Daro dhe Dodge, 2009). Studimet tregojnë se abuzimi i fëmijëve ndodh si në komunitetet e zhvilluara ashtu edhe në komunitetet më pak të zhvilluara apo të paorganizuara (Tucci, 2010), por numri i rasteve të raportuara të abuzimit të fëmijëve ndryshon në varësi të ekologjisë së tyre njerëzore (Garbariano dhe Sherman, 1980). Kështu, për karakteristika demografike të njëjta, komunitetet me numër më të lartë rastesh të raportuara për abuzimin e fëmijëve janë më pak të integruara nga ana sociale, kanë ndërveprime të stresuara në jetën e përditshme, pikëpamje negative për komunitetin e tyre dhe pak njohuri mbi shërbimet që ekzistojnë në komunitet (Garbariano dhe Kostelny, 1992). Ndërsa në komunitetet me numër të vogël të rasteve të raportuara të abuzimit të fëmijëve, banorët kishin lidhje të forta shoqërore (formale dhe joformale) dhe kishin mundësi të monitoronin sjelljen e fëmijëve të tyre duke e parë mbrojtjen e fëmijëve si përgjegjësi kolektive (Korbin dhe Coulton, 1997). Pra, pavarësisht nga probleme të tilla serioze si varfëria, mungesa e lartë e organizimit shoqëror në komunitet çon në përgjegjësi kolektive të ulët dhe mungesë ndjeshmërie ndaj abuzimit të fëmijëve (Daro dhe Dodge, 2009). 2. Si mund të përfshihet komuniteti në parandalimin e abuzimit të fëmijëve? Teoria e disorganizimit shoqëror thekson se ndërtimi i kapitalit social apo marrëdhënieve shoqërore brënda komunitetit që çojnë në një mjedis të karakterizuar nga reciprociteti i ndërsjelltë dhe angazhimi i përbashkët i anëtarëve të komunitetit për të mbështetur njeritjetrin në mbrojtjen e fëmijëve zvogëlon abuzimin e fëmijëve (Daro dhe Dodge, 2009). Putnam (1995) e përkufizon kapitalin social si veçori të organizimit të tilla si normat dhe besimi shoqëror që lehtësojnë koordinimin dhe bashkëpunimin për përfitim reciprok. E thënë ndryshe, kapitali social nuk nënkupton vetëm ofrimin e burimeve të duhura te familjet, por kërkon që brënda individëve të «ndërtohet» dëshira e mirë për të investuar vetë (Daro dhe Dodge, 2009). Nga ky këndvështrim, mobilizimi i qëndrueshëm i komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve dhe parandalimin e formave të ndryshme të abuzimit shihet si parësor dhe rezultatet e tij janë më premtuese kur ai ndërthuret me ofrimin e shërbimeve të koordinuara në komunitet 1. Një model ndërhyrjeje në komunitet që synon parandalimin e abuzimit të fëmijëve dhe dhunimit të të drejtave të tyre duke kombinuar mobilizimin e komunitetit në rrezik apo në nevojë me mënyra apo shërbime të tjera që adresojnë shkaqet kryesore të abuzimit të fëmijëve, si varfëria, dhe ofrojnë alternativa më aktive për prindërit dhe komunitetin që të përmirësojnë të ardhurat e tyre familjare e të përkujdesen për mirërritjen e fëmijëve të tyre është modeli i ndërhyrjes i zbatuar nga fondacioni Terre des hommes në kuadër të projektit «Zhvillimi i Rrjetit për Mbrojtjen e Fëmijëve 2» (2009-2012). I perqendruar në komunitetet në nevojë (kryesisht në komunitetin Rom me profil të ulët social-ekonomik) në qytetet Elbasan, Durrës dhe Korçë si edhe në fshatrat Baltëz (komuna Dërmenas), Levan (komuna Levan), Rom (komuna Qendër) dhe Novoselë (komuna Novoselë), ky model e sheh mobilizimin e komunitetit si efektiv kur ndërhyrja është gjithëpërfshirëse duke harmonizuar a) ndërhyrjen e përqendruar te komuniteti, b) ndërhyrjen e bazuar 1 ibid 2 www.tdh.org

te të drejtat e njeriut dhe c) ndërhyrjen për ngritjen e kapaciteteve. Ndërhyrja e përqendruar në komunitet synon të ndihmojë drejtpërsëdrejti komunitetin duke identifikuar dhe mobilizuar burimet e tij për të parandaluar rreziqet e ndryshme që cënojnë mbrojtjen e fëmijëve duke krijuar lidhje efektive me struktura mbështetëse bashkëkohore. Krijimi i grupeve vullnetare të ashtuquajtura Grupe të Këshillimit të Komunitetit (të përbërë nga 3-8 persona të grup-moshave dhe gjinive të ndryshme) shërben jo vetëm si bërthamë e komunitetit për mobilizimin e tij në identifikimin e hershëm të fëmijëve në nevojë për mbrojtje nga ekspozimi ndaj formave të ndryshme të abuzimit por edhe si urë lidhëse midis komunitetit në nevojë dhe strukturave lokale publike e jopublike për të referuar rastet e identifikuara në nevojë për mbrojtje. Ndërhyrja e bazuar te të drejtat e njeriut, në përgjithësi, dhe te të drejtat e fëmijës, në veçanti, përqendrohet njëkohësisht te procesi dhe rezultati duke mbështetur njerëzit në nevojë për të kërkuar mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre duke harmonizuar parimin e pjesëmarrjes me atë të fuqizimit si individë dhe komunitete për të promovuar ndryshimin e sjelljeve dhe qëndrimeve ndaj formave të ndryshme të abuzimit të fëmijëve duke sfiduar deri diku sistemin e vlerave të komunitetit në lidhje me trajtimin e fëmijëve; Ndërhyrja për ngritjen e kapaciteteve të komunitetit përqendrohet në bashëpunimin e ngushtë dhe të vazhduar me komunitetin duke u bazuar në vlerësimin me pjesëmarrje të nevojave të tij me synimin për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi të drejtat dhe përgjegjësinë e tij për mbrojtjen e fëmijëve; inkurajimin e tij për të ndërmarrë hapa konkrete për të parandaluar format e ndryshme të abuzimit të fëmijëve; përmirësimin e aftësive të tij të komunikimit dhe ndërmjetësimit. Por mobilizmi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit, sidomos i komunitetit në rrezik apo në nevojë, duhet të shkojë paralelisht me përdorimin e mënyrave të tjera që adresojnë shkaqet kryesore strukturore të abuzimit të fëmijëve, si varfëria, dhe ofrojnë alternativa më aktive për prindërit dhe komunitetin që të përmirësojnë të ardhurat e tyre familjare e të përkujdesen për mirërritjen e fëmijëve të tyre. Një nga këto mënyra është aktiviteti gjenerues i të ardhurave duke përdorur kredi të vogla për familjet në nevojë (kryesisht të komunitetit rom) të kushtëzuara me shkollimin e fëmijëve dhe përkujdesjen ndaj tyre me qëllim që t i mbajnë fëmijët larg situatës së rrugës i zbatuar nga Fondacioni Terre des hommes në bashkëpunim me shoqatën Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë dhe institucionit financiar NOA në kuadër të projektit «Zhvillimi i Rrjetit për Mbrojtjen e Fëmijëve» (2009-2012). Identifikimi i familjeve të varfëra që kanë nevojë për mikro-kredi bëhet nga anëtarët e Grupit të Këshillimit të Komunitetit 3 të cilët i referojnë ata te Ndërmjetësuesi me Komunitetin i fondacionit Terre des hommes. Pas vlerësimit të situatës nga ana e tij/saj, për çdo familje të referuar plotësohet formulari përkatës që më pas dërgohet te shoqata Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë e institucioni financiar NOA për vlerësimin përfundimtar dhe marrjen e vendimit për dhënie të mikro-kredisë. Gjysma e kredisë jepet falas nga Fondacioni Terre des hommes ndërsa gjysma tjetër paguhet me këste te NOA. Vlera maksimale e kredisë që u jepet familjeve në nevojë është 1000 USD për një periudhë njëvjeçare. Përfitues i kredive të vogla të kushtëzuara është çdo familje që është në gjendje të vështirë ekonomike, por që merret me një aktivitet të thjeshtë ekonomik që a) ka fëmijë në moshë shkolle dhe nuk e përballon dot shkollimin e tyre; e b) ka dëshirë të shtojë të ardhurat e saj duke zhvilluar një biznes të vogël familjar; e c) paguan rregullisht dhe në afat këstin e kredisë; e d) përkujdeset për mirërritjen dhe shkollimin e fëmijëve. Gjithsej 123 familje 4 të varfëra kanë përfituar mikrokredi, kryesisht familje të komunitetit Rom në qytetet Elbasan, Durrës e Korçë si edhe në fshatrat Baltëz, Levan, Rom (rrethi Fier) e Novosela (rrethi Vlorë). Nga monitorimi i vazhduar i ecurisë së aktivitetit ekonomik dhe përkujdesjes e shkollimit të fëmijëve, rezulton se 92.5% të përfituesve të kredisë pohojnë se shkollimi dhe përkujdesja e fëmijëve të tyre janë përmirësuar falë të ardhurave të siguruara nga puna e kryer nga mikro-kredia e marrë 5. 3 Grupe të krijuara në komunitetet me popullsi rome të lokalizuara në qyetet Elbasan, Durrës dhe Korçë si edhe në fshatrat Baltëz, Levan dhe Rom (rrrethi Fier) dhe Novoselë (rrethi Vlorë) 4 Terre des hommes, 2012 5 Ibid. 247

3. Vështirësitë e hasura gjatë zbatimit të ndërhyrjeve për mobilizimin e komunitetit në parandalimin e abuzimit të fëmijëve Studimet tregojnë se përfshirja e komunitetit në parandalimin e abuzimit të fëmijëve kërkon burime dhe investime afatgjata (Daro dhe Dodge, 2009). Modelet e zbatuara, në përgjithësi, por edhe modeli i përdorur nga fondacioni Terre des hommes, në veçanti, tregojnë përmirësim të situatës së fëmijëve dhe mirërritjes së tyre duke zvogëluar ekspozimin e fëmijëve ndaj formave të ndryshme të abuzimit, duke rritur ndërveprimin social dhe përmirësuar marrëdhëniet prind-fëmijë. Por modelet e ndërhyrjes në komunitet ndeshin në vështirësi të ndryshme që kanë të bëjnë me rezistencën e treguar nga disa familje apo anëtarë të komunitetit që shfaqin një mungesë të theksuar dëshire për të ndërvepruar me fqinjët apo anëtarë e tjerë të komunitetit 6. Në disa raste kjo mund të shpiegohet me mungesën e aftësive të tyre për të kërkuar ndihmë (dhe ku ta kërkojnë atë), por mund të jetë edhe për arsye të mungesës së besimit në ndryshim apo dëshirës për të ruajtur me fanatizëm normat dhe rregullat e vjetra të sjelljes e qëndrimeve ndaj fëmijëve. Konkluzion: Mbrojtja e fëmijëve dhe parandalimi i formave të ndryshme të abuzimit ndaj tyre është një përgjegjësi kolektive e cila, ndonëse është komplekse, kërkon angazhimin e të gjithëve për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët. Përfshirja aktive e komunitetit në mbrojtjen e fëmijëve kërkon kohë dhe investime, por është thelbësore për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe efektive për interesin më të lartë të fëmijës. Bibliografi 1. Barry. F (1994) A Neighborhood-Based Approach: What Is It? In Protecting Children from Abuse and Neglect: Foundations for a New National Strategy, edited by Gary Melton and Frank Barry (New York: Guilford Press), pp: 14 39; 2. Bronfenbrenner. U dhe P. A. Morris (2006) The Bioecological Model of Human Development, In Handbook of Child Psychology, vol. 1: Theoretical Models of Human Development, edited by Richard M. Lerner (Hoboken, N.J.: Wiley), pp: 793 828; 3. Daro. D dhe Donnelly. A (2002) Charting the Waves of Prevention: Two Steps Forward, One Step Back, Child Abuse and Neglect 26, pp: 731 42; 4. Daro. D dhe Dodge. K (2009) Creating Community Responsibility for Child protection: Possibilities and challenges, Child Abuse and Neglect 19(2); 5. Garbarino. J dhe Sherman. D (1980) High-Risk Neighborhoods and High-Risk Families: The Human Ecology of Child Maltreatment, Child Development 51, pp: 188 98; 6. Garbarino. J dhe Kostelny. K (1992) Child Maltreatment as a Community Problem, Child Abuse and Neglect 16, pp: 455 64; 7. Korbin. J dhe Coulton. C (1997) Understanding the Neighborhood Context for Children and Families: Combining Epidemiological and Ethnographic Approaches, In Neighborhood Poverty, vol. II: Policy Implications in Studying Neighborhoods, edited by Jeanne Brooks-Gunn, Greg Duncan, and Larry Aber (New York: Russell Sage Foundation), pp: 65 79; 8. Putnam. R (1995) Bowling Alone: America s Declining Social Capital, Journal of Democracy 6, pp: 65 78; 9. Tucci. J, Mitchell. J dhe Godard. C (2010) Doing nothing hurts children, Australian Childhood Foundation; 10. UNHCR (2008) A community-based approach in UNHCR operations, Geneva, Switzerland; 11. Wilkinson, K. P. (1991) The community in rural America, New York: Greenwood Press; 248 6 Ibid.

LEGJISLACIONI SHQIPTAR PËR PARANDALIMIN E DHUNËS NDAJ FËMIJËVE NË SHQIPËRI. HARMONIZIMI I TIJ ME LEGJISLACIONIN DHE PRAKTIKËN EUROPIANE PROF. ASOC. DR. Migena LESKOVIKU Zv/Dekane e Fakultetit Juridik & Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike Fakulteti Juridik, UET migena.leskoviku@gmail.com Abstrakti: Dhuna kundër fëmijëve ka marrë sot përmasa globale dhe po ashtu është adresuar gjerësisht në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Ajo është gjithashtu prezente edhe në shoqërinë shqiptare. Në këtë pikëpamje, Shqipëria ka bërë hapa pozitivë duke filluar me ndërtimin e një legjislacioni në përputhje me standartet ndërkomëbatre dhe ato europiane, duke pasur veçanërisht parasysh standartet e Këshillit të Europës dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, me përcaktimin e qartë të detyrimit që shtetet t i mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e dhunës në të gjitha kohët dhe rrethanat. Nevojat praktike në realitetin shqiptar për një parandalim sa më efikas dhe mbi bazën e një legjislacioni të harmonizuar me parimet dhe standartet ndërkombëtare, çuan në hartimin e strategjive dhe pasurimin e legjislacionit edhe me ligje specifike që kanë në qendër të vëmendjes të drejtat e fëmijës, mbrojtjen dhe garantimin e tyre praktik. Për shkak të diferencave në shkallën dhe natyrën e dhunës kundër fëmijëve, kuadrin ligjor dhe institucional të krijuar për të luftuar këtë fenomen, tendencat e fundit në politikëbërje, strategjitë parandaluese kombëtare dhe lokale dhe zbatimin e tyre, lind nevoja për rishikimin e mënyrës sesi politikat, legjislacionet dhe praktikat kombëtare trajtojnë çështjet e dhunës ndaj fëmijëve dhe i adresojnë ato në nivel europian. Në bazë të përfundimeve dhe rekomandimeve të raporteve të përfshira në Studimin e Kombeve të Bashkuara për Dhunën kundër Fëmijëve, si dhe duke pasur parasysh punën e Këshillit të Evropës përsa i përket të drejtave të fëmijëve në përgjithësi, Jurisprudencën e GJEDNJ-së, si dhe Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi Strategjitë e Integruara Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna në veçanti u propozua një kuadër kombëtar shumëdisiplinor dhe sistematik për të parandaluar dhe për t ju përgjigjur rasteve të dhunës kundër fëmijëve. Përmes Udhëzimeve pritet të ketë edhe një ndryshim kulturor e institucional shumë të nevojshëm në perceptimin e fëmijëve si aktorë ndryshimi dhe të fëmijërisë si një faktor i rëndësishëm për shoqërinë në tërësi, gjë që do të afektojë edhe politikat dhe praktikën tonë të brendshme. Kuadri kombëtar ligjor 249

250 e institucional duhet t i japë prioritet parandalimit të dhunës dhe të mbrojë të drejtat e fëmijës me masa të tilla, që synojnë e kanë në themel të tyre mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës. Fjalët kyçe: parandalim i dhunës, fëmijë, të drejtat e fëmijës, interesi më i lartë i fëmijës, diskriminim pozitiv, drejtësi miqësore-për fëmijën. Qasja ndërkombëtare dhe rajonale në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve Dhuna kundër fëmijëve ka marrë sot përmasa globale dhe po ashtu është adresuar gjerësisht në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Në aspektin ndërkombëtar, mbrojtja e fëmijëve bazohet në disa akte të rëndësishme, si: Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Rregullat e Pekinit, Rregullat e Riadit, KEDNJ, Rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, etj. Padyshim që dokumenti më i rëndësishëm mbetet Konventa për të Drejtat e Fëmijës, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB (1989). Konventa për të Drejtat e Fëmijës u konsiderua si një gur themeli në lidhje me trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre. Kjo Konventë përcakton standarte që trajtojnë të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të tyre Ajo që vlen të theksohet lidhet me faktin se në qendër të Konventës qëndron interesi më i lartë i fëmijës, si konsideratë mbizotëruese në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën të marra qoftë nga institucione publike apo private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative. Një vend i rëndësishëm i është kushtuar mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në planin europian. Kështu p.sh. Udhëzimet e Këshillit të Europës për një sistem drejtësie miqësor për fëmijët janë miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës dhe synojnë të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e fëmijës në lidhje me informimim, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në procedurat administrative dhe gjyqësore, duke u mundësuar atyre këto të drejta në të gjitha fazat e procedimit. Së fundmi përmendim Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi Strategjitë e Integruara Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna që synojnë një kuadër kombëtar shumë-disiplinor dhe sistematik për të parandaluar dhe për t ju përgjigjur rasteve të dhunës kundër fëmijëve. Përmes Udhëzimeve pritet të ketë edhe një ndryshim kulturor e institucional shumë të nevojshëm në perceptimin e fëmijëve si aktorë ndryshimi dhe të fëmijërisë si një faktor i rëndësishëm për shoqërinë në tërësi, gjë që do të afektojë edhe politikat dhe praktikën tonë të brendshme. Qëllimet e këtyre udhëzimeve janë për të: a. mbrojtur të drejtat e fëmijëve, në veçanti ata që janë viktima të dhunës; b. parandaluar dhe luftuar të gjitha format e dhunës ndaj fëmijëve; c. nxitur adoptimin, implementimin dhe monitorimin e strategjive të integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna; d. përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për të mbrojtur fëmijët nga dhuna. Në themel të këtyre dokumentave ndërkombëtare qëndrojnë parime dhe standarte që kanë në qendër vlera që promovojnë të drejtat e fëmijës, bazuar në normat dhe standartet ndërkombëtare ligjore, duhet të udhëheqin të gjitha ndërhyrjet dhe inisiativat për fëmijët, nga zhvillimi i politikave në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët : Çdo fëmijë ka të drejtë që t i jepet konsideratë primare interesave të tij/të saj më të mirë. Çdo fëmijë ka të drejtë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, pa asnjë lloj diskriminimi. Çdo fëmijë ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij ose të saj lirisht dhe ka të drejtë për t u dëgjuar. Çdo fëmijë ka të drejtë për mbrojtje nga abuzimi, shfrytëzimi dhe dhuna. Çdo fëmijë ka të drejtën të trajtohet me dinjitet dhe dhembshuri. Respekti për garanci ligjore dhe masat mbrojtëse. Parandalimi i konfliktit me ligjin si një element thelbësor i çdo politike të drejtësisë për të miturit. Po ashtu për rëndësinë që ka në planin europian, në këtë trajtim një vend të rëndësishëm do të zërë edhe KEDNJ-ja dhe Jurisprudenca e GJEDNJ-së.

KEDNJ-ja dhe praktika Gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me të drejtat e fëmijës Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore garanton respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në nivel europian. Edhe pse ajo bën disa referenca të drejtpërdrejta tek fëmijët, disa nga nenet e saj janë përdorur në mënyrë efektive nga Gjykata për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijës në Evropë. Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e vë theksin si në kërkesën për të mbrojtur interesat e fëmijës ashtu dhe në rolin e familjeve për kujdesin e fëmijëve. KEDNJ-ja gjithashtu detyron Shtetet Anëtare të parandalojnë dhunën ndaj fëmijëve si dhe u kërkon atyre që në radhë të parë të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e integritetit fizik dhe seksual të fëmijës; së dyti, autoritetet kompetente në nivel kombëtar pritet që në mënyrë efektive të hetojnë çfarëdo pretendimi të keqtrajtimit në sferën e familjes ose brënda institucioneve të kujdestarisë dhe së fundi të ndjekë penalisht dhe të ndëshkojë abuzuesit. Mund të identifikohen tri llojet e detyrimeve të shtetit në rastet e kujdesit për fëmijët: a. Detyrimet për të mos ndërhyrë në ushtrimin e të drejtave të mbrojtura nga Konventa, përkatësisht jetës familjare apo për të mos keqtrajtuar një fëmijë. b. Detyrimet pozitive për të miratuar legjislacionin që parandalon individët e tjerë për të ndërhyrë në të drejtat e mbrojtur nga Konventa; c. Detyrimet procedurale lidhur me procesin e vendimmarrjes dhe një proces të rregullt ligjor Në çdo rast, parimi që duhet të mbizotërojë është ai i interesit më të lartë të fëmijës. Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut ofron një larmishmëri rastesh në lidhje me respektimin e të drejtave në cështje që implikojnë të mitur. Ajo që vlen të theksohet është qasja që gërsheton nevojën për të garantuar gjithmonë të drejtat e fëmijës në lidhje me informacionin, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në procedurat administrative dhe gjyqësore, duke i njohur atyre këto të drejta në të gjitha fazat e procedimit, por duke pasur në vëmendje se duhet të respektohet dhe të mbrohet jeta private, interesat, nevojat e veçanta, dinjiteti individual i fëmijës. a) Dhuna ndaj fëmijëve dhe dhuna në familje Pjesa më e madhe e praktikës gjyqësore e zhvilluar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në lidhje me dhunën ndaj fëmijëve është përqëndruar në çështjen e ndëshkimit trupor, por ka rëndësi të drejtpërdrejtë për të gjithë situatat e dhunës ndaj fëmijëve. Një seri vendimesh të Gjykatës, që datojnë që prej vitit 1978, kanë sfiduar ndëshkimet trupore të fëmijëve në paraburgime, shkolla dhe në disa raste në familje. Ato janë kryesisht të bazuara në Nenin 3 të Konventës, i cili ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor apo poshtërues apo ndëshkimin në kuptimin absolut të tij. Raste të tjera të lidhura me dhunën, disa prej të cilave datojnë që nga vitet 1960, janë mbështetur kryesisht në nenin 8 të Konventës. Është përcaktuar qartë se e drejta për respektimin e jetës private përfshin respektimin e integritetit fizik (p.sh. çështja X & Y vs Hollandës, 26/03/1985), dhe se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna mund të lejojë masa proaktive nga Shtetet sipas paragrafit 2 të nenit 8 (p.sh. në çështjen X & Y vs Austrisë, 1962/08/05, përkujdesja dhe kontaktet me fëmijët pas shkurorëzimit dhe në çështjen O. vs. Mbretërisë së Bashkuar 1987, vendosja e fëmijëve në një institucion) si dhe sjell edhe obligime pozitive për shtetin sipas neneve 2, 3 dhe 8 të Konventës për të hetuar çfarëdo pretendimi në mënyrë efektive të keqtrajtimit dhe për të vendosur një sistem efektiv të së drejtës penale i cili ndëshkon të gjitha format e përdhunimit dhe abuzimit seksual. Çështja A. vs Mbretërisë së Bashkuar (23/091998), është çështja e parë që lidhej me ndëshkimin trupor të prindërve që u mor në konsideratë nga Gjykata. Aplikuesi ishte një djalë i cili kishte qenë keqtrajtuar në mënyrë të përsëritur nga njerku i tij, dhunë që i kishte shkaktuar atij dëmtime serioze. Njerku ishte proceduar penalisht në Mbretërinë e Bashkuar për shkaktimin e dëmtimeve truporë që i kishte shkaktuar aplikantit, por nuk u gjet fajtor për arsye se dënimi ishte dënim të arsyeshme. Gjykata përcaktoi se dënimi shkelte Nenin 3 të Konventës, duke arritur në përfundimin se ligji nuk ofronte mbrojtje adekuate të aplikantit kundër trajtimit apo ndëshkimit në kundërshtim me nenin 3. Në vendimin e Gjykatës përcaktohej se: Fëmijët dhe individë të tjerë në nevojë, veçanërisht, kanë të drejtë të përfitojnë nga mbrojtja e shtetit, në formën e parandalimit të efektshëm, kundër shkeljeve të tilla të rënda të integritetit personal. Kjo linjë është ndjekur më pas në disa raste të tjera të lidhura me neglizhencën, 251

252 abuzimin fizik dhe seksual brënda sferës së familjes. Për shembull në çështjen Z dhe të tjerë vs. Mbretërisë së Bashkuar (2001/10/05), aplikantët ishin katër vëllezër e motra të cilët, mes referimit fillestar tek shërbimet sociale në tetor 1987 dhe vendosjes përfundimtare në shërbimin e kujdesit të detyruar emergjent në qershor 1992, kanë pësuar neglizhencë të rëndë dhe abuzim emocional nga prindërit e tyre, pavarësisht monitorimit të vazhdueshëm dhe raportimit nga shërbimet sociale gjatë kësaj periudhe. Procedimi kundër autoriteteve lokale sipas ligjit vendas, duke pretenduar dëmet për neglizhencë në bazë të faktit që autoriteti përkatës kishte dështuar në kujdesin që duhej të tregonte për mirëqenien e fëmijëve dhe në marrjen e masave efektive për t i mbrojtur ata, dështoi në fund të fundit për shkak se gjykatat kombëtare kishin vendosur se konsideratat mbi politikat publike janë të tilla që autoritetet lokale nuk duhet të jenë përgjegjës për neglizhencë në lidhje me ushtrimin e detyrave të tyre ligjore për ruajtjen dhe garantimin e mirëqenies së fëmijëve. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se ka pasur një shkelje të neneve 3 dhe 13, dhe vendosi dhënien e shpërblimeve të konsiderueshme në lidhje me dëmin material dhe jo-material të shkaktuar. Rasti i parë që është shqyrtuar nga Gjykata në lidhje me abuzimin seksual brënda familjes (si dhe në sferën e shkollës), Stubbings dhe të tjerë vs Mbretëria e Bashkuar (22/10/1996), nuk lidhet me nenin 3, por me nenin 6 të Konventës, si dhe me kërkesat procedurale të nevojshme për mbrojtjen efektive të të drejtave të fëmijëve në këtë kontekst. Kufizimet përkatëse në bazë të ligjit anglez e ndalojnë viktimën e abuzimit seksual të fillojë procedimin civil kundër abuzuesit (që zakonisht është babai ose njerku), gjashtë vjetë pas datës së mbushjes së moshës 18 vjeç. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se thelbi e të drejtës për të pasur akses në gjykatë nuk është dëmtuar për shkak se ligji anglezparashikonte një përiudhë gjashtë-vjeçare për inicimin e procedurës civile dhe procedimi penal, që i nënshtrohet nevojës për dëshmi të mjaftueshme, mund të nisë në çdo kohë. Dhuna në shkolla ka qenë e trajtuar nga Gjykata kryesisht në disa çështje kundër Mbretësisë së Bashkuar, lidhur me përdorimin e ndëshkimit fizik nga mësuesit apo drejtorët e shkollave. Kjo jurisprudencë është e zbatueshme mutatis mutandis në institucionet rezidenciale. Në çështjen Costello-Roberts vs Mbretërisë së Bashkuar (25/03/1993) Gjykata arriti në përfundimin se ndëshkimi i një djali në një shkollë private në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ishte goditur me një këpucë në mollaqen e tij të veshur, nuk e ka arritur nivelin e rëndësisë për të pasur shkelje të nenit 3 të Konventës - edhe pse ky vendim është marrë me një shumicë të ngushtë pesë vota me katër, dhe Gjykata theksoi se ajo nuk do kurrsesi që kjo gjë të merret si miratim në çfarëdo lloj forme që ndëshkimet trupore mund të shfaqen në shkolla, dhe se trajtimi i djalit ishte në ose afër vijës së kufirit. Megjithatë, ky rast vendosi që edhe në një mjedis privat mbetet përgjegjësia e shtetit, në qoftë se rezulton shkelje e një prej të drejtave të Konventës që rrjedh nga mos-respektimi i detyrimeve të saj. Ai përcaktoi se regjimi disiplinor në shkolla lidhet me të drejtën për arsimim, dhe shteti është përgjegjës për këtë të drejtë për të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private. Gjithashtu, ekziston përgjegjësia e Shtetit, në qoftë se ndëshkimi bie ndesh me nenin 8, edhe pse kjo nuk mendohet të ketë ndodhur në këtë rast. Në çështjen italiane Scozzari dhe Giunta vs Italisë (2000), Gjykata mori gjithashtu në konsideratë se vendosja e përkohshme të fëmijëve në një institucion rezidencial drejtuesit e të cilit kanë qenë dënuar më parë për abuzim me fëmijët ka shkelur Nenin 8. Gjykata vlerësoi se autoritetet kombëtare kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të treguar shkallën e maturisë dhe vigjilencën e nevojshme në një situatë të tillë delikate dhe të ndjeshme dhe për pasojë kanë dështuar në këtë mënyrë në mbrojtjen e interesave të fëmijëve. b) Garancitë procedurale lidhur me largimin nga mjedisi familjar sipas nenit 8 të KEDNJ-së Gjykata konsideron se kënaqësia reciproke nga prindi dhe fëmija e ndenjes dhe shoqërisë me njeri-tjetrin përbën një element thelbësor të jetës familjare dhe se masat e brendshme që pengojnë një kënaqësi të tillë përbëjnë një ndërhyrje në të drejtën e mbrojtur nga Neni 8 i KEDNJsë. Një ndërhyrje tek kjo e drejtë përbën një shkelje të kësaj dispozite, nëse nuk është në përputhje me ligjin, që ndjek një qëllim të ligjshëm sipas paragrafit 2 të nenit 8 dhe mund të konsiderohet si e nevojshme në një shoqëri demokratike. Fakti që një fëmijë mund të vendoset në një mjedis më të dobishëm për rritjen e tij apo të saj nuk justifikon në vetvete një masë të detyrueshme për largimin nga kujdesi i prindërve biologjikë; duhet të ekzistojnë ose rrethana të tjera që nxjerrin në pah nevojën për një ndërhyrje të tillë me të drejtën e prindërve sipas Nenit 8

të Konventës, për të gëzuar një jetë familjare me fëmijën e tyre. Në çështjen Johnston të 1986, Gjykata pohoi se respektimi i jetës familjare nënkupton ekzistencën në ligj të masave mbrojtëse që bëjnë të mundshme, që nga momenti i lindjes, integrimin e fëmijës në familjen e tij. Nga ana tjetër, ajo përgjithësisht ka pranuar se dhuna nga ana e prindërve, neglizhenca apo abuzimi seksual ndaj fëmijëve të tyre mund të justifikojë vendosjen e fëmijës në kujdesin publik, pezullimin e të drejtës prindërore, duke përfshirë edhe kujdestarinë, ose kufizime në kontaktet e prindërve me fëmijët e tyre. Me disa përjashtime, këto lloj masash konsiderohen zakonisht nga Gjykata që të jetë në interesin më të mirë të fëmijës dhe kështu që të njihet nga shtete një masë e madhe vlerësimi, në këtë drejtim. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u lejon shteteve një diferencë të rëndësishme të vlerësimit kur vendos për domosdoshmërinë për të hequr një fëmijë nga familja e tij, bazuar në idenë se autoritetet vendase mund të vendosin të vlerësojnë më mirë balancën midis interesit të fëmijës dhe të të drejtave familjare të prindërve të tij. Megjithatë, Gjykata kërkon ekzistencën e procedurave gjyqësore në të cilat interesat e prindërve janë të mbrojtura në mënyrë të drejtë. Prandaj, kur në çështjen Ë. vs Mbretërisë së Bashkuar (gjykimi i 1987/08/07) autoriteti lokal miratoi një rezolutë mbi të drejtat prindërore për sa i përket fëmijëve të aplikantit S. dhe vendosi në mënyrë të njëanshme ta vendosë atë vendin në një kujdestari afatgjatë, me qëllim birësimin, Gjykata theksoi rëndësinë e mbrojtjes së duhur të të drejtave të prindërve kundër ndërhyrjes arbitrare. Në këtë rast, Gjykata vlerësoi se aplikanti ka qenë i përfshirë në mënyrë të pamjaftueshme në procesin e vendimmarrjes të cilat afektojnë marrëdhëniet e tij me fëmijën e tij. Megjithatë, rasti Noëacka vs Suedi (vendimi i 13/03/1989) i mëvonëshëm ilustroi se edhe kur keqtrajtimi apo abuzimi nuk është i përcaktuar juridikisht në gjykatat e vendit, prova se keqtrajtimi ka ndodhur ende mund të konsiderohet i justifikueshëm për ndërhyrje në jetën familjare. Gjykata Europiane e ka adoptuar tashmë këtë qasje në disa raste në lidhje me vendosjen e fëmijëve në kujdesin publik, si dhe në raste të lidhur me vendosjen e fëmijëve nën kujdesin publik, ashtu si edhe në çështjet që lidhen me neglizhencën, abuzimi fizik dhe seksual nga prindërit ose nga partneri i nënës, kur shërbimet sociale nuk kishte marrë masa e duhura. Pamundësia për një baba natyror për të sfiduar para gjykatave kombëtare adoptimin e fëmijës së tij thekson një shkelje të nenit 8 në çështjen Keegan vs Irlandë (vendimi i 26 maj 1994). Në disa raste kundër Britanisë së Madhe në lidhje me vendosjen e fëmijëve në kujdesin publik dhe kufizimet në kontaktet e prindërve me fëmijët e tyre, Gjykata nuk ka kritikuar masat e marra si të tilla, të cilat konsiderohen të ketë qenë ndërmarrë brënda kufirit të shtetit për të vlerësuar. Megjithatë, ajo konsideron se, duke pasur parasysh ndikimin e këtyre vendimeve në jetën familjare, procesi i vendim-marrjes duhet të jetë i tillë që të sigurojë se pikëpamjet dhe interesat e prindërve natyrore duhet të bëhen të njohura për të dhe të merren siç duhet parasysh nga organi kompetent dhe se prindërit janë në gjendje për të ushtruar në kohën e duhur çdo mjet juridik që kanë në dispozicion. Në këtë kontekst, Gjykata mund të marrë parasysh gjithashtu kohëzgjatjen e procesit të vendimarrjes apo të çdo procedure gjyqësore që lidhet me të. Ky arsyetim është marrë më pas nga Gjykata në disa vendime. Për shembull, në çështjen Covezzi dhe Morselli vs Italisë (2003/09/05) fëmijët e aplikantëve janë marrë në përkujdesje publike, pasi një anëtar i familjes kishte denoncuar abuzime seksuale të përsëritura nga disa anëtarë të rritur të familjes ndaj fëmijëve të aplikantit dhe kushërinjve të tyre. Gjykata vlerësoi se vendosja urgjente e fëmijëve pa dëgjuar aplikantët, ishte bazuar mbi arsyet përkatëse dhe të mjaftueshme, siç ishin kufizimet e kontakteve, duke pasur parasysh mungesën e nënës për bashkëpunimin me shërbimet sociale si dhe refuzimin e vazhdueshëm të fëmijëve për t u kthyer në shtëpinë e tyre. Megjithatë, në pikëpamje të Gjykatës, kohëzgjatja dhe mangësitë e procedimit para sesa gjykata për të mitur t i linte prindërit pa ndonjë zgjidhje për të kundërshtuar vendimin e vendosjes në kujdesje të përkohshme. Neni 8 përmban gjithashtu një detyrim pozitiv për Shtetet për bashkimin e prindërve me fëmijët e tyre, duke e parë zhvendosjen si një masë të përkohshme. Në gjykimin e çështjes Johansen vs Norvegjisë (1996/07/08), Gjykata pohoi se masa të tilla si ato që kanë për qëllim të privojnë në mënyrë permanente një prind të kontaktojë ose të ketë kujdestarinë duhet të aplikohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme dhe mund të justifikohet vetëm kur nuk kishte asnjë alternativë tjetër masë që të lejonte mbrojtjen e interesave të fëmijës. Në vendimin e çështjes Görgülü vs Gjermanisë e datës 26/02/2004, në lidhje me marrëdhëniet në mes një babai dhe fëmijës së tij të lindur jashtë martese dhe të dhënë nga nëna e tij për birësim, 253

254 Gjykata vlerësoi se dështimi i gjykatave kombëtare, për të shqyrtuar nëse është praktike që të bashkohet aplikanti me djalin e tij në rrethana që do të minimizojnë kufizimet të vëna për fëmijën, përbën shkelje të Konventës. Gjykata nënvizoi faktin se gjykatat kombëtare me sa duket fokusohen vetëm në efektet e menjëhershme që do të ketë ndarja e fëmijëve nga prindërit e tij, por nuk arriti të marrë në shqyrtim efektet afatgjata që një ndarje e përhershme nga babai i tij natyror mund të ketë ndikim mbi të (fëmijën). Largimi nga ambienti familjar është parë si një masë e shkallës së fundit, gjë që mund të përdoret nga shtetet vetëm kur alternativa të tjera, më pak kufizuese për të drejtat e familjes nuk janë të mundshme. Në çështjen P.C. dhe S. vs. UK (vendimi i dt. 16/07/2002), Gjykata konkludoi se, edhe pse një urdhër mbrojtje emergjente ishte vërtet i nevojshëm për një fëmijë të sapolindur nëna e të cilit vuante nga sindroi Munchhausen, implementimi i këtij urdhëri: transferimi i fëmijës nga spitali tek shërbimi i kujdesit social, përveçse është një formë drastike e mbikqyrjes së nënës dhe fëmijës brënda në spital, përbnte shkelje të nenit 8. Gjykata gjithashtu i kushton shumë rëndësi mbajtjes së kontakt midis prindërve dhe fëmijëve, gjatë vendosjes së fëmijës në përkujdesje (Shih Couillard vs. Francës, korrik 2004). c. Garancitë procedurale lidhur me privimin e lirisë për të miturit dhe procesi i rregullt ligjor Neni 5 / 1, pika d) përcakton se privimi i lirisë së një të mituri nëpërmjet një urdhri të ligjshëm me qëllim mbikëqyrjen edukative apo privimi i tij i lirisë me qëllimin për ta sjellë atë para autoritetit ligjor kompetent. Terren i parë për paraburgimin lidhet me situatat ku një autoritet administrativ ose gjyqësor vendos ta vërë një të mitur nën mbikëqyrje, e kombinuar kjo me një kufizim të lirisë, si p.sh. detyrimi për të qëndruar në një institucion riedukimi ose në një klinikë. Në Bouamar vs. Belgjikës (1988), Gjykata përcaktoi se vendosja e një të mituri në institucion riedukimi ose në burg para transferimit të tij të shpejtë në një institucion riedukimi është autorizuar nga neni 5 1, d) i Konventës. Megjithatë, Gjykata gjeti shkelje të Nenit 5 në lidhje me rrethanat e veçanta të çështjes. Gjykata gjithashtu vlerësoi se burgimi i të miturve në kushtet e izolimit virtual dhe pa ndihmën e personelit me trajnim arsimor nuk mund të konsiderohet si mbështetje e ndonjë qëllim edukativ. Në një çështje tjetër të mëvonshme, në vendimin e D.G. vs Irlandës e 16/05/2002, Gjykata deklaroi se mbikëqyrja arsimore/ edukative nuk mund të barazohet me nocionet e mësimit në klasë dhe përfshin disa aspekte të ushtruara nga një autoritet lokal të së drejtës prindërore në të mirë dhe për mbrojtjen e të miturit. Megjithatë, në këtë rast të veçantë, Gjykata gjeti shkelje të nenit 5 1 d), ku një i ri u mbajt për një muaj në një institucion penal ku çdo veprimtari arsimore dhe rekreative ishte tërësisht opsionale dhe vullnetare. Terren i dytë për paraburgimin lidhet me situatat ku një i mitur i akuzuar për një krim është vendosur, për shembull, nën vëzhgim psikiatrik, që do të çojë në një raport që rekomandon një vendim në lidhje me përshtatshmërinë e tij për të qëndruar në paraburgim. Ai mbulon gjithashtu privimin e lirisë së një të mituri gjatë procedimit gjyqësor në lidhje me vendosjen e tij në shërbimin e kujdesit për fëmijët. Një aspekt tjetër i mbrojtjes së dhënë nga ky nen është e drejta për informim. Në vendimin e çështjes Gaskin të vitit 1989, Gjykata këmbënguli në detyrimin pozitiv të shtetit për të siguruar akses në dosjen personale të aplikuesit, të hartuar dhe të mbajtur nga autoritetet lokale dhe e cila lidhej me identitetin themelor të aplikantit, dhe që siguronte të vetmet të dhëna koherente të fëmijërisë së tij të hershme dhe të viteve të formimit. Në çështjen Güveç vs Turqisë (aplikimi no. 70337/01, vendimi i dt. 20/01/2009) aplikanti, në veçanti, pretendonte se burgimi i tij me të rriturit dhe gjykimi të tij nga Gjykata e Sigurimit të Shtetit (gjykata) dhe jo nga një gjykatë për të miturit ishte shkelje e nenit 3 të Konventës. Sipas nenit 5 dhe 6 të Konventës ai gjithashtu u ankua se nuk ishte liruar ndërkohë që ishte në pritje të gjykimit dhe se ai nuk ishte gjykuar në mënyrë të drejtë nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor. Gjykata vërejti se qeveria, përtej argumentit se privimi i lirisë së aplikantit ishte justifikuar për shkak të veprës penale për të cilën ai akuzohej, nuk argumentoi se metodat alternative ishin të parat që ishin marrë në konsideratë dhe se burgimi i tij ishte përdorur vetëm si një masë e fundit, në përputhje me detyrimet e tyre sipas të drejtës së brendshme dhe një numër konventash ndërkombëtare (p.sh. çështja Nart vs. Turqisë, nr. 20817/04, 22, 6 maj 2008). Në të paktën tre vendime lidhur me Turqinë, Gjykata ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me praktikën

e mbajtjes së fëmijëve në paraburgim (shih Selçuk vs. Turqisë, (aplikimi nr. 21768/02, 35, vendimi i dt.10/01/2006); Kosti dhe të Tjerë vs. Turqisë, (aplikimi nr. 74321/01, 30, vendimi i dt. 03/05/2007); Nart vs. Turqisë, (aplikimi nr. 20817/04, 22, 34, vendimi i dt. 06/05/2008) ) dhe gjeti shkelje të neneve 5 3 të Konventës për periudha të konsiderueshme kohe më të shkurtra sesa ajo e kaluar nga kandidati në rastin në fjalë. Për shembull, në çështjen Selçuk vs Turqisë (2006) aplikanti kishte kaluar rreth katër muaj në paraburgim kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe në çështjen Nart vs Turqisë (2008) aplikanti kishte kaluar dyzet e tetë ditë në paraburgim, kur ai ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Në rast në fjalë, aplikanti u arrestua që kur ishte 15 vjeç dhe ishte mbajtur në paraburgim për një periudhë më tepër se katër vjet e gjysmë. Në dritën e sa parashtruar më sipër, Gjykata konsideroi se kohëzgjatja e paraburgimit të aplikantit ishte e tepërt dhe në shkelje të neneve 5 3, 4 të Konventës. Gjithashtu, Gjykata ka pasur parasysh tërësinë e procedimit penal kundër aplikantit dhe ajo konsideron se de facto mungesa e ndihmës juridike për pjesën më të madhe të procedimit, ka përkeqësuar pasojat e paaftësisë së aplikantit për të marrë pjesë në mënyrë efektive në gjykimin e tij dhe cënonte të drejtën e tij për një proces të rregullt. Pra, ka pasur shkelje të Nenit 6 1 të Konventës, në lidhje me nenin 6 3 (c). Aplikanti u ankua në bazë të nenit 6 3 të Konventës se ai nuk kishte qenë i informuar për akuzat kundër tij dhe se ai kishte qenë i privuar nga e drejta e tij për të pasur kohë të mjaftueshme dhe lehtësira për përgatitjen e mbrojtjes së tij. Edhe pse ai nuk kishte qenë në gjendje të mbrohej vetë, atij nuk i ishte caktuar një avokat. Siç shihet, jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtat e fëmijës është e ndryshme. Edhe pse kjo pjesë e këtij publikimi është fokusuar në jurisprudencën e Gjykatës në lidhje me nenet 3, 5, 6 dhe 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nene të tjerë të Konventës dhe të Protokolleve të saj lidhen po ashtu drejtpërdrejt me të drejtat e fëmijëve. Kuadri normativ kombëtar dhe zhvillimet ligjore dhe institucionale në Shqipëri Progres i rëndësishëm është bërë në sjelljen e legjislacionit shqiptar dhe praktikave në përputhje me standardet ndërkombëtare, angazhimet në kuadër të proceseve intergruese dhe praktikave më të mira. Ky është një proces dinamik, i cili po vazhdon. Këto zhvillime kanë ardhur si rezultat i një masë të gjerë advokimi dhe trajnimi, mbështetur nga programet e organizatave ndërkombëtare, në interes të partnerëve qeveritarë si dhe me pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile. Ndryshimet përfshijnë masa ligjore, administrative, në infrastrukturë dhe burime njerëzore, udhëhequr nga mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës. Në përpurthje me angazhimet ndërkombëtare, vëmendje i është kushtuar zhvillimit dhe zbatimit të parimeve, standarteve dhe strategjive që adresojnë rolin dhe statusin e fëmijës. Në themel të tyre qëndron ideja se fëmijët, për shkak të veçorive të moshës, të mungesës së pjekurisë fizike dhe intelektuale, kanë nevojë për një mbrojtje dhe vëmendje të veçantë nga familja dhe institucionet shtetërore. Kushtetura e RSH përcakton se fëmijët gëzojnë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti (Neni 54). Po ashtu në nenin 59 Kushtetuta jonë parashikon: Shteti, në bazë të pushtetit kushtetues dhe mjeteve në dispozicion, si dhe për të mbështetur nismën dhe përgjegjësinë private, synon: Kushte të përshtatshme pune për individët në gjendje pune; Standardet më të larta të mundshme për shëndetin fizik dhe mendor; Edukimin dhe kualifikimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe të punësuarve sipas aftësive të tyre përkatëse; Zhvillimin e sporteve dhe aktiviteteve argëtuese; Kujdes dhe ndihmë për të moshuarit, jetimët dhe personat me aftësi të kufizuara; Një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezin aktual dhe brezat e ardhshëm. Ndër ato pjesë të legjslacionit që trajtojnë çështje që lidhen me fëmijët, do të përmendja Ligjin nr. 10347, datë 04.11.2010 Për të drejtat e fëmijës dhe ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, për rëndësinë që ato shfaqin nga pikëpamja formale ligjore dhe e zbatimt praktik. Në themel tè këtij kuadri ligjor qëndron 255

qasja se dhuna kundër fëmijëve përbën shkelje të të drejtave të fëmijëve, komprometon zhvillimin e fëmijëve dhe cenon gëzimin e të drejtave të tyre bazë; si dhe duke pasur parasysh se brishtësia, vulnerabiliteti i fëmijëve dhe varësia e tyre tek të rriturit për rritjen dhe zhvillimin kërkojnë një investim më të madh në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e fëmijëve nga familjet, shoqëria dhe shteti. Duke iu referuar legjislacionit shqiptar, në menyrë të përmbledhur të drejtat e garantuara dhe prioritetet për zbatimin praktik të tyre lidhen me: a) E drejta për arsimim - Akses në arsimin bazë të detyrueshëm; Praktika jo-diskriminuese në të drejtën për arsimim; E drejta për aktivitete kulturore, rekreaktive në përputhje me moshën dhe specifikat e saj. b) Mbrojtja dhe zhvillimi i shëndetit - Akses në shërbime shëndetësore cilësore; Të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara; Mbrojtja e shëndetit riprodhues; E drejta për të përfituar nga mbrojtja shoqërore; E drejta për të pasur një standart jetëse të përshtatshëm c) Mbrojtja e veçantë - Mbrojtje nga të gjitha format e diskriminimit; Mbrojtje nga të gjitha format e shfrytëzimit (ekonomik, seksual); Mbrojtje nga dhuna (fizike, psikologjike, seksuale); Ndalimi i martesave në mosha të reja; Mbrojtja nga tortura/ keqtrajtimi dhe privimi i lirisë për fëmijët në konflikt me ligjin; Punësimi që dëmton shëndetin e fëmijës; Parandalimi i trafikimit dhe përdorimi i substancave narkotike; Masa për fëmijët me probleme sociale dhe fëmijët e rrugës. Megjithatë, pavarësisht arritjeve pozitive nè lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe posaçërisht në fushën e drejtësisë për të mitur apo në monitorimin e punës së fëmijëve, mekanizmi i mbrojtjes së fëmijëve mbetet ende i dobët (Raporti i progresit të BE për Shqipërinë). Në procesin e reformimit dhe harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me atë ndërkombëtar e europian, vlen të theksohet nevoja për promovimin e një kulture për respektimin e të drejtave të fëmijës, të bazuar në njohuri të thella për të drejtat e fëmijës dhe të kuptuarit e dobësive dhe aftësive të fëmijëve. Grupi përfitues kryesor duhet të përfshijë të gjithë profesionistët që kanë të bëjnë dhe janë në kontakt me fëmijët. Del e nevojshme hartimi dhe zhvillimi i një strategjie të integruar kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, konceptuar si një kuadër shumë-planësh dhe sistematik, e integruar plotësisht në një politikë kombëtare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, me një afat kohor të caktuar, me objektiva realiste, e koordinuar dhe e monitoruar, e mbështetur nga burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare. Duhet të inkurajohet ngritja e shërbimeve dhe mekanizmave miqësorë për fëmijën dhe të forcohet bashkëpunimi institucinal. Ato duhet të mbrojnë të drejtat e fëmijës dhe të ndjekin interesin më të mirë të fëmijës. Për të konkluduar, i jam referuar fjalëve të ish- Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së De Cuellar, i cili me rastin e hartimit te KDF (CRC), do të jepte mesazhin më të mirë të tij kur deklaronte: Mënyra se si një shoqëri i trajton fëmijët pasqyron jo vetëm cilësitë e saj të dhembshurisë dhe dashurisë mbrojtëse, por edhe ndjenjën e saj të drejtësisë, angazhimin e saj për të ardhmen dhe kërkesën e saj për të lartësuar njeriun e brezave që vijnë. Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme si për bashkësinë e kombeve, ashtu edhe për çdo vend në veçanti. Bibliografia 256 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Publikimeve Zyrtare, Ministria e Drejtësisë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i azhurnuar, Qendra e Publikimeve Zyrtare, Ministria e Drejtësisë Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, i azhurnuar, Qendra e Publikimeve Zyrtare, Ministria e Drejtësisë Konventa e OKB-së Për të Drejtat e Fëmijës (KDF), 1989 Rregullat e OKB-së për Mbrojtjen e të Miturve të Privuar nga Liria (Rregullat e Havanës)1990

Rregullat Standarde Minimale të Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur ( Rregullat e Pekinit ), 1985 OKB: Common Approach to Justice for Children, Mars 2008. Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore (KEDNJ, 1950, Këshilli i Europës. Ligji Nr.10 039, dt. 22.12.2008 Për ndihmën juridike Ligji Nr.9669, date 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare Leskoviku, Migena Jurisprudenca e GJEDNJ-së për të drejtat e fëmijëve fokusuar në raport me nenin 6 të KEDNJ-SË, mbajtur në konferencën shkencore kombëtare me titull Mekanizmat mbrojtës të të drejtave të individëve në kuadër të procesit të rregullt ligjor, organizuar nga Departamenti i të Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, UT në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore e Qytetare, Tiranë, shkurt 2011, publikimi në proceedings të konferencës, fq. 582-589. Web site i Këshillit të Europës: www.coe.int Web site i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut: www.echr.coe.int Raste nga Praktika gjyqësore e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut: (disa prej tyre) Güveç vs. Turqisë, (aplikimi nr. 70337/01, vendimi i datës 20/01/2009) Nart vs. Turqisë, (aplikimi nr. 20817/04, 22, 34, vendimi i dt. 06/05/2008). Kosti dhe të Tjerë vs. Turqisë, (aplikimi nr. 74321/01, 30, vendimi i dt. 03/05/2007) Selçuk vs. Turqisë, (aplikimi nr. 21768/02, 35, vendimi i dt.10/01/2006) Görgülü vs. Gjermanisë (vendimi i dt.26/02/2004) Couillard Maugery vs. Francës, (vendimi i dt. 01/06/2004). Covezzi dhe Morselli vs. Italisë (vendimi i dt. 09/05/2003) Z dhe të Tjerë vs. UK (vendimi i dt. 10/05/2001) Scozzari dhe Giunta vs. Italisë (vendimi i dt. 13/07/2000) A. vs. UK (aplikimi nr. 25599/94, vendimi i dt. 23/09/1998) Stubbings dhe të Tjerë vs. UK (vendimi i dt. 22/10/1996) Johansen vs. Norvegjisë (vendimi i dt. 07/08/1996) Keegan vs. Irlandës (vendimi i dt.26/05/1994). Costello-Roberts vs. UK (vendimi i dt. 25/03/1993) Noëacka vs. Suedisë, (vendimi i dt. 13/03/1989) Bouamar vs. Belgjikës (vendimi i dt. 29 257

ANALIZË JURIDIKO-PENALE E VEPRAVE PENALE KUNDËR FËMIJËVE NË LEGJISLACIONIN SHQIPTAR Doktorante Mirela SHAMETI Departamenti i së Drejtës Penale, Universiteti JUSTINIANI I PARE Adresa elektronike: muskajmirela@yahoo.com 1.1 Rëndësia e mbrojtjes juridike ndaj dhunës kundër fëmijëve. 258 Në Shqipëri, dhuna në familje në përgjithësi, duke përfshirë edhe dhunën ndaj fëmijëve, është një problem që ndikon negativisht te individët, familjet dhe në komunitet. Megjithatë, shqiptarët janë të prirur ta konsiderojnë dhunën në familje si një cështje private, si pjesë normale të jetës së tyre familjare. Duke qënë se dhuna në familje shpesh ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe nuk diskutohet, nuk rrëfehet ose nuk trajtohet hapur në shoqërinë shqiptare, viktimat vuajnë në mënyrë tipike në heshtje. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën një ndër drejtimet më të rëndësishme të politikave shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Në themel të këtyre politikave janë parimet themelore të Kushtetutës së Shqipërisë 1, të Konventave të OKB-së dhe instrumentave të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, të cilat theksojnë se fëmijët 2, për shkak të veçorive të moshës, të mungesës së 1 Neni 54 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon që; 1. Fëmiljët, të rinjtë, gratë shtatëzëna dhe nënat e raj kanë të drejtën e një mbrojtje të vecantë nga shteti. 2. Fëmijët e lindur jashtë martese kanë të drejta të barabarta me të lindurit nga martesa. 3. Çdo fëmijë ka të drejtën të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e vecanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrëzikojë jetën a zhvillimin e tij normal. 2 Sipas Konventës Për të drejtat e Fëmijës dhe legjislacionit shqiptar, fëmijë konsiderohet personi që kur lind deri në moshën 18 vjec, moment kur ai fiton zotësi juridike të plotë për të vepruar. pjekurisë fizike dhe intelektuale, kanë nevojë për një mbrojtje dhe vëmëndje të vecantë nga familja dhe institucionet shtetërore. Seksioni i IX i Kodit Penal sanksionon dhe mbron me anë të veprave penale të parashikuara në tre objekte, familjen, martesën dhe fëmijët. Sigurisht, objekti i tretë dhe jo më pak i rëndësishëm që mbron ky seksion, janë fëmijët. Mëgjithatë, këto dispozita nuk janë të vetme në drejtim të dhunës ndaj fëmijëve. Nëse do ti referohemi këtij seksioni veprat penale të parashikuara në mbrojtje të fëmijëve janë mbizotëruese ndaj atyre ne mbrojtje të martesës dhe familjes. Që në Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, Kombet e Bashkuara kanë shpallur që fëmija ka të drejtë për një ndihmë dhe një përkrahje të veçantë dhe për lulëzimin harmonik të personalitetit të tij, duhet të rritet në mjedisin familjar, në një atmosferë lunturie, dashurie dhe mirëkuptimi. Domosdoshmëria për t i dhënë një mbrojtje të posaçme fëmijës është përcaktuar në Deklaratën e Gjenevës të vitit 1924 Për të Drejtat e Fëmijës, dhe në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës miratuar nga Asamblea e Përgjithshme e O.K.B. më 29 Nëntor 1956, në Deklaratën e Pergjithshme të të Drejtave të Njeriut, në Paktin Ndërkombëtar Për të Drejtat Civile dhe Politike (në veçanti neni 23 dhe 24), në Paktin Ndërkombëtar për të drejtat Ekonomike Shoqërore dhe Kulturore (në veçanti neni 10) dhe

në Konventën për të Drejtat e Fëmijës miratuar nga Asamblea e Pergjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 Nëntor 1989. Në vitin 1992 Shqipëria ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo konventë përcakton një autorizim të qartë të shtetit për t i mbrojtur fëmijët nga të gjitha llojet e dhunës në shtëpi dhe familje, si dhe përcakton rolin e tij si arbitrin përfundimtar të mirëqënies së fëmijës në ambientin familjar. Meqënëse shteti nuk mundet të konsiderohet drejtëpërdrejtë përgjegjës për aktet e vecanta të dhunës ndaj fëmijve nga ana e prindërve, atij i kërkohet të përcaktojë një kuadër ligjor me masa të tjera të nevojshme për të siguruar mbrojtje të përshtatshme, duke përfshirë parandalimin efikas. Shteti mbron fëmijët nëpërmjet normave juridike familjare, të cilat përcaktojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve apo të paralindurve të tjerë ndaj fëmijëve dhe të fëmijëve ndaj prindërve, nëpërmjet normave penale në rastin e Kodit Penal, të cilat ndëshkojnë personat që shkelin detyrimet e tyre ndaj fëmijëve p.sh. në nenin 124 parashikohet sanksion penal për prindin apo personat e tjerë të detyruar të kujdesen për fëmijët që i braktisin ata, apo në nenin 128 ku parashikohet si kundërvajtje penale rasti i ndërrimit të fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për rritje, mjekim ose në shtëpi lindjeje, apo në nenin 129 ku synohet të mbrohen të miturit nga shfrytëzimi i tyre nga të rriturit për kryerjen e veprave penale dhe kthirnin e tyre në kontingjent për krimin. Mbi të gjitha mund të nxirret si konkluzion që veprat penale të kryera kundër fëmijëve, veprimet e dhunës drejtuar ndaj kësaj kategori personash, megjithëse të paktën në pamje të parë drejtohen kundër personave fizik, i prekin ata jo si individë të vecantë, por si anëtarë të familjes me të drejta dhe detyra. 1.2 Kuptimi juridiko - penal i veprave penale që drejtohen kundër fëmijëve sipas Kodit Penal të vitit 1995. Aktualisht, kodi që është në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë, është Kodi Penal i miratuar në vitin 1995. Ky kod ka disa karakteristika kryesore që e dallojnë atë nga të gjithë kodet penale që kanë ekzistur më parë në vendin tonë. Ai është ndërtuar sipas modeleve të kodeve penale bashkëkohore të shteteve më demokratike (Francë, Gjermani, Itali, Suedi, SHBA, Hollandë). dhe gjithashtu u pergjigjet standarteve ndërkombëtare. Në këtë kod sanksionohen parime, institute dhe figura të veprave penale që përmbahen në konventat, aktet juridike ndërkombëtare dhe në të drejtën penale ndërkombëtare. Gjithashtu Kodi Penal i vitit 1995 ka legjitirnitet kushtetues sepse ai ka dalë në bazë dhe për zbatim të dispozitave kushtetuese dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, edhe pse është miratuar para Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të vitit 1998. Një parim mjaft i rëndësishëm i Kodit Penai të vitit 1995, dhe ku ky kod mbështetet, është se figura e veprës penale me të gjithë elementet e saj përbërës të marra së bashku në unitetin e tyre, është bazë e përgjegjësisë penale. Në kohën e tanishme Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë përbën burimin kryesor të së drejtës penale. Vepra penale është një veprim ose mosveprim i rrezikshem dhe i kundërligjshëm i parashikuar dhe sanksionuar në ligj 3 Me figurë të veprës penale kuptohet tërësia e elementeve objektive dhe subjektivë të marra së bashku të veprës penale të parashikuar nga ligji penal 4. Me vepra penale që drejtohen kundër fëmijëve, kuptohen ato veprime ose mosveprime të kundërligjshme, e shoqërisht të rrezikshme, që cënojnë të drejtat e tyre të sanksionuara në Kushtetutë dhe ligjet e tjera në fuqi, të kryera me faj dhe që parashikohen si të tilla nga legjislacioni penal. Me objekt të veprës penale kuptohen marrëdhëniet juridike, si lloj i marrëdhënieve shoqërore të vendosura për të siguruar paprekshmërinë e të mirave juridike apo të vlerave të rëndësishme të personit, të shoqërisë apo të shtetit, që preken ose vihen në rrezik nga veprat penale, e që mbrohen posaçërisht nga shteti nëpërmjet normave të legjislacionit 3 Neni 1 paragrafi 1 i Kodit Penal. 4 Neni 1 paragrafi 2 dhe neni 47 paragrafi 2 i Kodit Penal. 259

260 penal 5. Objekti i veprave penale kundër fëmijëve, siç u tha me lart, janë marrëdhëniet juridike që sigurojnë të drejtat e tyre të njohura dhe të garantuara me ligj dhe të mbrojtura në mënyrë të posaçme nga legjislacioni penal. Ndërsa, subjekte pasive të veprave penale të kryera kundër fëmijëve, pra personat e dëmtuar nga vepra penale, që iu cënohen interesat e ligjshme dhe që përbëjnë objekt të veprimeve apo mosveprimeve të autorit të veprës penale, janë fëmijët. Autorë të këtyre veprave penale mundet të jenë subjekte të përgjithshëm, ose edhe persona të afërm, familjarë me fëmijët, kujdestari ligjor apo persona të tjerë që janë të ngarkuar për tu kujdesur lidhur me fëmijët. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë dhe instrumenta të tjerë ligjore trajtojnë forma të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve në mënyra më specifike dhe të drejtëpërdrejta, si dhe njëkohësisht parashikohen si vepra penale edhe veprime apo mosveprime të tjera, të cilat nuk lidhen drejtëpërdrejti me dhunën kundër fëmijëve, por kanë për objekt të tyre të posacëm mbrojtjen e interesave të ligjshme të fëmijëve. 1.2.1. Dhuna fizike. Në Kodin Penal trajtohen tre aspekte të dhunës fizike që lidhen drejtëpërdrejtë me fëmijët apo të quajtur ndryshe të miturit.; a) dhuna fizike fatale; b) praktikat e dhunshme tradicionale, si dhe c) dhuna fizike kundër të miturve të marrë nën përgjëgjësi penale 6. a) Format e dhunës fizike fatale, pra të veprimeve të dhunshme që sjellin si pasojë vdekjen e viktimës, që kryhen ndaj fëmijëve, janë të parashikuara si vepër penale në disa dispozita. Në nenin 79/a të K.Penal, Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, është parashikuar që vrasja e të miturit dënohet me burgim jo më pas se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Në neni 81 të K.Penal, vrasja e foshnjes, është parashikuar në mënyrë të posacme si vepër penale vrasja e fëmijës së 5 Neni 1/b i Kodit Penal 6 Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri, Raport Studimor i finacuar nga Unicef, Shqipëri. sapolindur nga nëna. Në nenin 93 të K.Penal, Ndërprerja e shtatëzanisë është parashikuar si vepër penale ndërprerja e shtatëzanisë pa pëlqimin të gruas, përvec rasteve kur kjo diktohet nga një shkak shëndetësor i justifikuar. b) Praktikat e dhunshme tradicionale që ushtrohen ndaj të miturve që trajtohen në Kodin Penal janë gjakmarrja, neni 78/2 i K.Penal, vrasja me paramendim, për motive gjakmarrje apo hakmarrje, neni 83/a i K.Penal, kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje, neni 88, plagosja e rëndë me dashje, neni 86 Tortura, apo vepra të tjera penale në të cilat fëmijët nuk shfaqen si subjekte pasive të veprës penale të posacëm, por janë subjekte pasive të veprës penale si personat e tjerë fizik, pra si subjekte pasive të përgjithshëm. c) Ndërsa, lidhur me fëmijët e mitur të marrë në përgjegjësi penale për kryerjen e veprave penale, në asnjë rast Kodi Penal nuk ka parashikuar ndëshkime trupore si formë dënimi penal, të miturit janë të përjashtuar nga dënimi me burgim të përjetshëm 7, dënimi penal me burgim për të miturit nuk mundet të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer 8, të miturit mundet të përjashtohen nga Gjykata në rrethana të vecanta nga kryerja e dënimit 9, në K.Pr.Penale në asnjë rast nuk lejohet që dhuna fizike të përdoret si mjet për marrjen e provave. Në Kodin Penal janë parashikuar edhe vepra të tjera penale që bëjnë fjalë për forma të tjera të dhunës fizike që ushtrohet drejtëpërdrejtë ndaj të miturve, sic është psh neni 109/3, rrëmbimi apo mbajtja peng e të miturit, e cila ka parashikuar një dënim jo më pak se 20 vjet burgim, dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënimin me burgim të përjetshëm. Dispozitat penale të mësipërme, si ato që të cilat kanë si objekt të tyre të drejtëpërdrejtë mbrojtjen e integritetit fizik të fëmijëve, të shëndetit dhe të jetës së tyre, ashtu edhe dispozitat e tjera penale që mbrojnë fëmijët si pjesë e subjekteve pasive të 7 Neni 31/2 i K.Penal. 8 Neni 51 i K.Penal. 9 Neni 52 i K.Penal.

përgjithshme, deri para pak kohësh nuk arrinin që të specifikonin shprehimisht ndalimin e përdorimit të çdo lloj dhune ndaj fëmijëve, të çdo lloj ndëshkimi trupor të fëmijve në shkolla, ambiente shoqërore apo edhe në familje. Kodi Penal në nenin 90 të tij ka parashikuar si vepër penale rrahjen dhe çdo vepër tjetër dhune, si forma të dhunës fizike, parashikon plagosjen e lehtë me dashje në nenin 89 të K.Penal, por këto dispozita trajtojnë dhunën ndaj personave fizik në një formë të përgjithshme, dhe nuk specifikojnë në mënyrë të vecantë parashikimin si vepër penale të këtyre veprimeve të kryera ndaj fëmijve. Në të njëjtën kohë dispozitat e mësipërme nuk specifikojnë nëse format e dhunës fizike që hyjnë në kategorinë e rrahjes apo të dëmtimeve të lehta, përbëjnë vepër penale nëse ato kryhen në mjediset familjare apo nëse nga do të kryhen personat anëtarë të familjes së vetë fëmijës. I njëjti arsyetim është i vlefshëm edhe lidhur me mjediset e tjera, sic janë ambientet e shkollave, sportive, institucione të kujdesit për fëmijën, si dhe lidhur me faktin nëse veprimet e keqtrajtimit dhe të ndëshkimit fizik, do të kryheshin nga kujdestarët, mësuesit, apo persona të tjerë që janë të ngarkuar me përgjegjësinë për tu kujdesuar për fëmijët, sipas llojit të veprimtarisë që ata ushtrojnë. Hap me rëndësi në këtë drejtim përfaqësojnë ndryshimet e kryera në Kodin Penal me ligjin nr.23/2012, datë 01.03.2012. Me këtë ligj, janë parashikuar disa vepra penale të reja në Kodin Penal. Vec të tjerave, në vijim në nenin 124/b të K.Penal, paragrafi i parë, është parashikuar që; Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar që të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet. Parashikimi i kësaj vepre penale përmbush vakumin e mëparshëm ligjor duke specifikuar në mënyrë të vecantë si vepër penale veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve. Ligjvënësi në këtë rast i ka kushtuar përsëri kategorisë së fëmijëve, si subjekte pasive të kësaj vepre penale, një mbrojtje të vecantë. Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me anë të keqtrajtimit fizik ose psikologjik. Lidhur me keqtrajtimin fizik në këtë rast ligji nuk ka bërë ndonjë specifikim tjetër, psh lidhur me llojin apo shkallën e dëmtimeve, por mjafton që të ekzistojnë veprime apo akte dhune të cilat të cënojnë integritetin fizik të fëmijës. E vecanta tjetër e kësaj dispozite është parashikimi i rrethit të personave që mundet të jenë subjekte të veprës penale dhe që mundet të merren nën përgjegjësi penale. Si të tillë mundet të jenë prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, pra personat me të cilët fëmija jeton në të njëjtën familje apo qëndron përkohësisht me ta, në varësi të rrethanave familjare. Ky parashikim specifikon dhe vë në dukje faktin që janë të dënueshme penalisht edhe keqtrajtimet fizike apo psikologjike të kryera nga anëtarët e familjes, pra edhe keqtrajtimet e kryera në ambientet familjare. Për shkak edhe të mentalitetit shoqëror në Shqipëri, kemi të bëjmë me një risi të vecantë në legjislacionin shqiptar. Kualifikimi i veprimve të tilla, që mundet të kryhen brënda ambienteve familjare dhe nga personat familjare me fëmijën, si vepër penale sjell një efekt të drejtëpërdrejtë në parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe imponon një ndryshim në mentalitetin e asaj kategorie të shoqërisë që e konsideron dhunën ndaj fëmijëve shpesh herë si të justifikuar, se shërben për edukimin e fëmijës dhe se ka efekte pozitive. Madje kjo situatë shkon deri atje sa edhe vetë fëmijët kanë brëndësuar këtë koncept, për nevojën e përdorimit të dhunës fizike dhe psikike në ambientet familjare. E vecanta tjetër e veprës penale të parashikuar nga neni 124/b i K.Penal qëndron në faktin se janë parashikuar si subjektë të tjerë të mundshëm të veprës penale, të cilët mundet të merren në përgjegjësi penale, kujdestarët ligjorë të fëmijës, si dhe çdo person tjetër që është i detyruar të kujdeset për fëmijët. Këtu mundet të përfshihen edhe edukatorët, mësuesit, persona të tjerë që mbikëqyrin dhe kontrollojnë veprimtarinë e fëmijëve. Edhe ky parashikim ka vecantinë që specifikon dhe thekson faktin që janë të dënueshme penalisht keqtrajtimet fizike dhe psikologjike të kryera ndaj fëmijëve në çdo ambient ku këta të fundit ndodhen dhe ngarkohet me përgjegjësi penale çdo person që është i detyruar të kujdeset për fëmijët dhe që kryen 261

262 veprime dhune fizike apo psikike. Parashikimi si vepër penale i keqtrajtimeve të kryera fëmijëve në ambientet e edukimit të tyre, të shkollës, të vënde të tjera ku ata kryejnë aktivitetet e tyre arsimore apo sportive, përbën gjithashtu një ndryshim pozitiv në drejtim të mbrojtjes së interesave të ligjshme të fëmijëve dhe parandalimin e kryerjes së veprime të keqtrajtimit fizik dhe psikologjik ndaj tyre. Vepra penale e mësipërme bën fjalë vetëm për veprimet e dhunës fizike apo psikike që kryhen nga persona familjarë të fëmijës apo nga persona që janë të detyruar të kujdesen për të, dhe vetëm këta persona mundet të jenë subjekte të kësaj vepre penale. Nëse veprimet e dhunës do të kryhen nga subjekte të tjerë, të përgjithshëm, atëherë do të zbatohen veprat penale të tjera, si dëmtime të tjera me dashje, plagosje e lehtë etj, por jo neni 127/b i K.Penal. Ndryshime ligjore të kryera në Kodin Penal me ligjin nr.23/2012, datë 01.03.2012 kanë parashikuar në Kodin Penal edhe një vepër tjetër penale të re. Në nenin 130/a të K.Penal është parashikuar vepra penale dhuna në familje 10. Pavarësisht se në anën objektive të kësaj vepre penale parashikohet që mundet të jenë subjekte të dëmtuar nga vepra penale edhe personat që janë gjini e afërt me autorin e veprës penale, ku gjini e afërt mundet të jenë edhe fëmijët, kjo vepër penale nuk zbatohet në rastin kur janë fëmijët të dëmtuar nga vepra penale dhe subjekte pasive të saj. Kjo pasi fëmijët si subjekte pasivë të veprës penale lidhur me keqtrajtimet e tyre fizike apo psikologjike janë parashikuar ekskluzivisht nga neni 124/b i K.Penal. Vec nëse fëmijët do 10 Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cënimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cënimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Plagosja e kryer me dashje, personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. të jenë dëmtuar nga personat me të cilët ata janë gjini e afërt, në një shkallë dëmtimesh që tejkalon parashikimet e nenit 124/b të K.Penal, atëherë veprimet mundet të kualifikohen sipas paragrafit të tretë të nenit 130/a të K.Penal. 1.2.2. Dhuna seksuale. Legjislacioni penal shqiptar, në një sërë dispozitash penale, i kushton një vëmëndje të vecantë mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna seksuale dhe krimet seksuale. Kështu, janë parashikuar disa vepra penale, neni 100, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, neni 101, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur të moshës 14-18 vjec, neni 106, marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose në kujdestari, neni 108, veprime të turpshme, neni 114/a, shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, të kryer në dëm të të miturit, apo me persona me të cilët ekzistojnë lidhje gjinie, kujdestarie, neni 128/b, trafikimi i të miturve, lidhur me trafikimin e të mitruve për qëllim të shfrytëzimit të prostitucioni apo të formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose të shërbimeve të detyruara, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Lidhur me veprat penale kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve Kodi Penal në dispozitat e mësipërme penale ka parashikuar dënime penale tepër të ashpra, të cilat parashikojnë në maksimum deri në 25 vjet burgim, dhe në raste të vecanta, nëse ka ardhur si pasojë vdekja e fëmijës si pasojë e kryerjes së këtyre veprave penale, është parashikuar si dënim penal edhe burgimi i përjetshëm. Pavarësisht se dhuna seksuale ndaj fëmijëve trajtohet gjerësisht në ligjin penal, ka vënd edhe për përmirësime të mëtejshme në këtë drejtim. Me përjashtim të dhunës seksuale që ushtrohet ndaj fëmijëve nga personat që janë në lidhje gjinie me të fëmijët, dispozitat përkatëse për dhunën seksuale ndaj fëmijëve kanë një natyrë të përgjithshme dhe nuk janë të specifikuara për kontekste të caktuara, si prsh specifikime të tilla lidhur me ambientet në shkollë, konvikte, institucione të kujdesit shëndetësor, etj.

1.2.3. Dhuna psikologjike. Dhuna psikologjike ndaj fëmijëve është e pranishme dhe në Shqipëri shfaqet në një përqindje relativisht të madhe si në shtëpi, në shkollë apo në ambiente dhe mjedise të tjera. Toleranca në lidhje me dhunën psikologjike është e madhe në jetën e përditshme, rrethanë kjo e lidhur edhe lidhur me mentalitetin e shoqërisë shqiptare. Si forma të dhunës psikologjike mundet të përmëndim të bërtiturat, kërcënimi me fjalë, përdorimi epiteteve dashakeqëse, kërcënimi me objekte, kërcënimime rrahje, kërcënimi me ulje note, me përjashtim nga shkolla, apo veprime të tjera të kësaj natyre. Ekziston një prirje që në shtresat e ulëta dhe më pak të arsimuara të shoqërisë të shoqërisë të përdoret më shumë dhunë fizike, ndërsa në shtresat e mesme dhe më të arsimuara, ekziston prirja për të përdorur më tepër dhunë psikologjike, e cila në fakt është më pak e raportuar, duke hequr dorë nga përdorimi i dhunës fizike 11. Edhe lidhur me dhunën psikologjike ligji penal më parë nuk trajtonte ndonjë formë të kësaj dhune të lidhur drejtëpërsëdrejti me fëmijët, duke krijuar kështu një zbrazëti ligjore. Gjithsesi, sic edhe e përmëndëm më sipër, me ndryshimet ligjore të kryera me ligjin nr.23/2012, datë 01.03.2012, aktualisht në Kodin Penal, vepra penale e parashikuar nga neni 124/b i këtij Kodi, parashikon si anë të saj objektive keqtrajtimin psikologjik të kryer ndaj fëmijëve nga prindërit, motra, vëllai, gjyshërit, kujdestari ligjor, çdo person tjetër që është i detyruar të kujdeset për fëmijën. Kështu që, edhe lidhur me dhunën psikologjike ndaj fëmijëve ligji penal specifikon në mënyrë të vecantë mbrojtjen e fëmijëve nga kjo lloj dhune dhe keqtrajtimi, të kryera nga personat e tij të afërm ose që kujdesen për fëmijën, mbrojtje e cila ofrohet në ambientet familjare, të shkollës dhe edukimit apo në vënde të tjera të lidhura me veprimtarinë e fëmijëve. Në seksionin IX të K.Penal janë parashikuar edhe vepra penale të tjera të kryera në dëm të fëmijëve. Siç 11 Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri, Raport Studimor i finacuar nga Unicef, Shqipëri. është janë; braktisja e fëmijëve të mitur, neni 124, kërkimi ose marrja shpërblimeve për procedurat e birësimit, neni 124/a, mosdhënia e mjeteve për jetëse, neni 125, marrja e padrejtë e fëmijës, neni 127, ndërrimi i fëmijëve, neni 128, fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës, neni 128/a, shtytja e të miturve në krim, neni 129 i K.Penal. Në Kodin Penal, në veprat penale të mësipërme dhe të specifikuara që kryhen kundër fëmijëve, dukshëm vihet re një rritje dhe ashpërsim të llojit dhe të masës së dënimit. Nëpërmjet shpërsimit të dënimeve për këto vepra penale, është siguruar njëkohësisht rritja edhe e efekteve parandaluese të dënimeve penale në këto raste, si në drejtim të parandalimit të përgjithshëm ashtu edhe në drejtim të parandalimit të posacëm. Edhe nëse veprat penale nuk janë të parashikuara shprehimisht se kryhen në dëm të fëmijëve, si psh plagosja e rëndë me dashje e fëmijëve nga subjekte të përgjithshme të veprës penale, përsëri në nenin 50/e të K.Penal, është parashikuar që në këto raste, kryerja e veprës penale në dëm të fëmijëve do të përbëjë rrethanë rënduese, e cila merret në konsideratë nga Gjykata për ashpërsimin e dënimit. Po kështu, vëmë në dukje se me ndryshimet ligjore të kryera me ligjin nr.23/2012, datë 01.03.2012, aktualisht në nenin 43/a të Kodit Penal, është parashikuar si dënim plotësues humbja e përgjegjësisë prindërore. Ky dënim plotësues jepet nga Gjykata ndaj personit që ushtron përgjegjësinë prindërore, kur ai dënohet si autor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjene veprës penale. 1.3 Veçoritë e ligjit për dhunën në marrëdhëniet familjare, në kuadër të trajtimit të dhunës kundër fëmijëve. Ligji për dhunën në marrëdhëniet përbën një masë të rëndësishme legjislative në drejtim të parandalimit të dhunës në familje, ku përfshihet edhe dhuna ndaj fëmijëve, në drejtim të minimizimit të saj në të gjitha format e shfaqjes, me qëllim që të garantojë mbrojtje ligjore për viktimat e dhunës, duke i kushtuar 263

264 vëmëndje të vecantë fëmijëve. Në kuptim të këtij ligji 12 me dhunë kuptohet çdo veprim apo mosveprim ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cënim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik, e cila ushtrohet ndaj personave që janë në marrëdhënie familjare. Viktimë e kësaj dhune mundet të jenë edhe fëmijët. Me ligjin e mësipërm nuk janë parashikuar dënime lidhur me personat në familje që kryejnë veprime dhune ndaj fëmijëve, por janë parashikuar masat e nevojshme për parandalimin e veprimeve të mëtejshme të dhunës ndaj këtyre subjekteve, si dhe të garantimit të një mbrojtje ligjore të shpejtë. Me konstatimin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve, të kryer nga subjektet e këtij ligji, pavarësisht pasojave të lidhura me përgjegjësinë penale të ushtruesit të dhunës, ligji në fjalë ka parashikuar marrjen e masave mbrojtëse. Në këto raste, ligji ka parashikuar që për fëmijët mundet të paraqesin në Gjykatë kërkesë për udhër mbrojtje prindi i fëmijës ose kujdestari i tij, përfaqësuesi ligjor, të afërmit, përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë Bashkisë apo Komunës ku ka banimin viktima, qëndrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në famije, të licensuara. Gjykata pasi shqyrton kërkesën dhe provat ku ajo mbështetet lëshon urdhërin e mbrojtjes, i cili parashikon masa mbrojtëse për viktimën ndaj të cilit është ushtruar dhuna. Përmes urdhrave të mbrojtjes, gjykata urdhëron të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje; që të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të famiijes së viktimës; Gjykata mund të largoje menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e saj, etj. Vendimi i Gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes përbën titull ekzekutiv që në momentin 12 Neni 3 i Ligjit nr.9669 datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. kur shpallet dhe ekzekutohen menjëherë nga përmbaruesi gjyqësor, nga komisariatet e policise, njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe vullnetarisht nga dhunuesi. KONKLUZIONE - Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën një ndër drejtimet më të rëndësishme të politikave shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Në themel të këtyre politikave janë parimet themelore të Kushtetutës së Shqipërisë, të Konventave të OKB-së dhe instrumentave të tjera ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar. - Në Shqipëri, dhuna ndaj fëmijëve, ashtu sikurse edhe dhuna në familje në përgjithësi, është një problem që ndikon negativisht te individët, familjet dhe në komunitet. Megjithatë, shqiptarët janë të prirur ta konsiderojnë dhunën në familje si një cështje private, si pjesë normale të jetës së tyre familjare. - Dhuna dhe keqtrajtimet fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve është e pranishme dhe në Shqipëri shfaqet në një përqindje relativisht të madhe si në shtëpi, në shkollë apo në ambiente dhe mjedise të tjera. Vihet re se në shoqërinë shqiptare ka një prirje për të pranuar se dhuna fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve, ka edhe efekte pozitive në edukimin e fëmijës, prandaj dhe justifikohet në raste të vecanta, në forma të lehta dhe jo te fëmijët e vegjël. Toleranca në lidhje me dhunën psikologjike është e madhe në jetën e përditshme, rrethanë kjo e lidhur edhe lidhur me mentalitetin e shoqërisë shqiptare. - Meqënëse shteti nuk mundet të konsiderohet drejtëpërdrejtë përgjegjës për aktet e vecanta të dhunës ndaj fëmijve nga ana e prindërve apo anëtarëve të tjerë të familjes, atij i kërkohet të përcaktojë një kuadër ligjor me masa të tjera të nevojshme për të siguruar mbrojtje të përshtatshme, duke përfshirë parandalimin efikas. - Kodi Penal i miratuar në vitin 1995, ka mjaft dispozita të cilat nuk gjendeshin në kodet penale të mëparshme dhe që përbëjnë një përmirësim të tij në krahasim me to. Në disa dispozita penale të vecanta, që lidhen me dhunën fizike dhe seksuale ndaj fëmijëve, Kodi Penal ka parashikuar dënime të ashpra për autorët e këtyre veprave penale.

- Parashikimi i dënimeve penale relativisht të ashpra ndaj autorëve të veprave penale të drejtuara ndaj fëmijëve, lidhur me dhunën fizike fatale si dhe lidhur me dhunë seksuale ndaj fëmijëve, i shërben sa qëllimit ndëshkues që ka dënimi penal, aq më tepër edhe nevoja të shoqërisë sonë për parandalimin e këtyre veprave penale. Kur flasim për parandalim mbajmë në konsideratë parandalimin e posacëm, që lidhet me autorin e veprës penale, ashtu edhe lidhur me parandalimin e përgjithshëm, në sensibilizimin e anëtarëve të shoqërisë për rëndësinë juridike që përfaqëson integriteti fizik i fëmijëve, në edukimin e tyre me ndjenjën e respektimit të të drejtavë që iu garantohen fëmijëve. - Parashikimi nga neni 124/b i K.Penal si vepër penale e keqtrajtimit fizik dhe psikologjik të kryer ndaj fëmijëve nga familjarët e tij, të afërmit, kujdestarët ligjorë, si dhe persona të tjerë të ngarkuar për kujdesjen e fëmijëve, është një masë legjislative e rëndësishme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, jo vetëm në ambientet e jashtëme shoqërore, por edhe në familje, shkollë, ambiente të tjera të edukimit të fëmijëve. Kjo vepër penale ka një efekt parandalues të drejtëpërdrejtë ndaj dhunës të drejtuar kundër fëmijëve, nga prindërit, gjyshërit, motra, vellai, kujdestari i tij, persona të tjerë që kanë detyrë të kujdesen për fëmijën. - Ligji nr.9669 datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, rregullon edhe dhunën e kryer ndaj fëmijëve, përbën një masë të rëndësishme legjislative në drejtim të parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve, në drejtim të minimizimit të saj në të gjitha format e shfaqjes, si dhe garanton mbrojtje ligjore për viktimat e dhunës, duke i kushtuar vëmëndje të vecantë fëmijëve, duke parashikuar edhe marrjen e masave mbrojtëse nga Gjykata në rastet e konsattimit të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve. - Veprat penale të tjera të parashikuara në seksionin IX të K.Penal janë vepra penale që kanë gjithashtu objekt të tyre të drejtëpërdrejtë mbrojtjen e fëmijëve. Edhe pse jo të gjitha këto vepra penale janë të lidhura me dhunën kundër fëmijëv dhe integritetin e tyre fizik, pasi fëmijët në këtë seksion mbrohen nga braktisja, iu sigurohen mjetet e tyre për jetësë, interesat e tyre ekonomike, interesi për mospërfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, përsëri me anë të parashikimit të dënimit penal, ato kanë efektin parandalues në mbrojtje të interesave të fëmijëve. Legjislacioni penal në mbrojtje e fëmijës nga dhuna, përveç aspekteve pozitive, paraqet edhe vënd për përmirësime të mëtejshme, të cilat po i evidentojmë si më poshtë së bashku me rekomandimet përkatëse; - Problem të paqartësisë dhe saktësisë së termave. Eshtë për t u theksuar se një e metë e përgjthshme e Kodit Penal është paqartësia dhe mungesa e saktësisë së termave. Termat keqtrajtim fizik apo keqtrajtim psikologjik të përmëndura në përmbajtjen e nenit 124/b të K.Penal, termi braktisje në nenin 124 të K.Penal, termi vepra të turpshme në nenin 108 të K.Penal, materialet pornografike të përmëndur në nënin 117 të K.Penal, janë terma të cilat është e nevojshme që të detajohen, në mënyrë që ligji penal të jetë i saktë dhe i qartë, pa ekuivoke, të jetë lehtësisht i kuptueshëm. - Mungesa e disa dispozitave që janë të nevojshme të ndodhen në Kodin Penal. Me përjashtim të dhunës seksuale që ushtrohet ndaj fëmijëve nga personat që janë në lidhje gjinie me të fëmijët, dispozitat përkatëse për dhunën seksuale ndaj fëmijëve kanë një natyrë të përgjithshme dhe nuk janë të specifikuara për kontekste të caktuara, si specifikime të lidhura me ambientet në shkollë, konvikte, apo në institucione të kujdesit shëndetësor. Nuk ka ende një dispozitë penale lidhur me ngacmimet seksuale të specifikuara në mënyrë të drejtëpërdrejtë për fëmijët e moshës nën 18 vjec. Përmëndim këtu nenin 32 të Kodit të Punës sipas të cilit ndalohen veprimet që përbëjnë shqetësim seksual ndaj punëmarrësve, ku të tillë mundet të jenë edhe personat e moshës 16-18 vjec. Është e nevojshme një dispozitë e cila jo vetëm të parashikojë si vepër penale ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve, por edhe të specifikojë se cilat janë format e ngacmimeve seksuale. Megjithëse në nenin 117 të K.Penal parashikohet si vepër penale prodhimi, shpërndarja, shitja apo botimi i materialeve pornografike në ambientet 265

e të miturve, nuk ka dispozita të tjera lidhur me shpëndarjen e materialeve pornografike përmes formave elektronike. Dispozitat penale nuk janë të vetme me anë të të cilave mundet të sigurohet parandalimi i dhunës ndaj fëmijëve. Kështu që, përvec marrjes së masave penale është e nevojshme për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve që të merren masa të tjera legjislative për të siguruar raportimin e detyrueshëm të çdo akti dhune ndaj fëmijëve nga familjarët e tij, punonjësit e arsimit dhe punonjëist e tjerë që japin ndihmën mjekësore apo psikologjike, marrjen e masave ligjore me qëllim dëmshpërblimin dhe kompesimin e fëmijëve të dhunuar, integrimin dhe rehabilitimin e fëmijëve viktima të dhunës. BIBLOGRAFIA Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e miratuar në vitin 1998. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Konventa për të Drejtat e Fëmijës. Urdhëzimet e Keshillit të Europës mbi strategjitë e integruara kombëtare përmbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Kodi Penal i R.P.SH i vitit 1952. Kodi Penal i R.P.S.SH i vitit 1977. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë i vitit 1995, si dhe ndryshimet e tij të mëvonshme. Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë. Ligji nr.9669 datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. I.Elezi - E drejta penale pjesa e posaçme - Shtëpia botuese SHBLU, Tiranë 2005. I.Elezi - E drejta penale e posaçme - Shtëpia botuese SHBLU, Tiranë 2006. Rëndësia dhe përmbajtja e ligjit Për masat ndaj dhunës në familje, Ledina Mandia, artikull ne revistën Jeta Juridike, nr.4 Dhjetor 2006, shtëpia botuese Morava. Zbatimi i strategjisë kombëtare të barazisë gjinore dhe dhunës në familje 2007-2010, si dhe ligjit Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, Raport i Fondacionit Soros, Tiranë, shkurt 2010. Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri, Raport studimor i financuar nga UNICEF, Shqipëri, Tiranë 2006. Dhuna në Familje në Shqipëri, Sondazh Kombëtar me Bazë Popullatë. Instituti i Statistikave, Shqipëri, Mars 2009. 266

FËMIJËT DHE INTERNETI Monika CENAMERI (Taçi) [MSc] Departmenti of Punës dhe Politikës Sociale Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës E-mail: monikacenameri@yahoo.com Sa herë që një tekonlogji e re shfaqet njëherësh shfaqen edhe debatet mbi efektet e kësaj teknologji sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë. (Wartella dhe Reeves, 1985). Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin si pikë referimi. Kjo tekonologji përveçse ju siguron fëmijëve dhe të rinjve përfitime në aspektin e edukimit dhe atë social i ekspozon edhe ndaj efekteve negative. Ky punim nëpërmjet rishikimit të literaturës sjell një tablo të efekteve që shkakton kalimi i një kohe të gjatë në internetit. Studime kanë zbuluar se ata të rinjë të cilët kalojnë një kohë të gjatë në internet janë të prirur për tu izoluar nga shoqëria, për të ndjerë vetmi, depresion etj. Të kuptuarit e tendencës së të rinjëve kundrejt internetit është thelbësore në aspektin e zhvillimit të tyre social kulturor. Fjalët kyçe: Internet, varësitë teknologjike, marrëdhënie sociale, komunikim, mosha dixhitale. 1. Hyrja Interneti është bërë sot enciklopedia më e madhe e botës modern. Ashtu si radio, televizioni dhe internet ka shkaktuar një revolucion të vërtetë që në moment kur u bë pjesë e realitetit njerëzor. Teknologjitë janë pasuri në vetvete dhe me impaktin e tyre janë në gjëndje të përvijojnë forma te reja të komunikimit midis individëve si dhe përqasje diverse në marrëdhëniet e individëve me botën që i rrethon. Në shekullin e xx të rinjtë kryesisht kontaktonin me të tjerët nëpërmjet komunikimit ballë-për ballë dhe nëpërmjet telefonit. Në ditët e sotme adoleshentët përdorues të internetit përdorin kompjuterin si mjetin më të përshtatshëm për të qëndruar në kontakt me të tjerët. Për herë të parë në Shqipëri ky revolucion u shfaq në fund të viteve 1990. Në ditët e sotme përdorimi i internetit në botë ka arritur shifrat e 2.3 miliardë njerëzve ndërsa në Shqipëri të 1.44 milion shqiptarëve e cila e shprehur në përqindje përfaqëson 48.1% të popullësisë. [Kjo është statistika më e fundit e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ] Me përhapjen globale të tij, internet është kthyer në objekt diskutimi në lidhje me ndikimin që ka në sjelljen e njerëzve dhe veçanërisht në sjelljen e fëmijëve për shkak të karakteristikave që ka kjo moshë. Por jo rrallë ka ndodhur që segmente të caktuara të shoqërisë të pozicionohen në anën e kundërt të këtij revolucioni. Reagimet e tyre përqëndrohen në qortime për harxhimin e kohës në internet e cila të privon nga komunikimi ballë për ballë, ndikimi në formimin e personalitetit etj (Clifford Stoll, 1995). Studime të tjera (Roco 2004) kane treguar se personat të cilët harxhojnë shumë kohë në përdorimin e kompjuterit zhvillojne një sërë problemesh. Për fëmijët dhe të rinjtë përdorimi i kompjuterit është kryesisht një mjet argëtimi duke ju konsumuar pjesën më të madhe të kohës. Përdorimi i kompjuterit nuk ka ndikim vetëm në aftësitë konjitive 267

dhe akademike, por gjithashtu mund të ndikojë në zhvillimin dhe ndërveprimin social. Që në moshën 6 vjecare ndërveprimi që fëmijët kanë me mjedisin që i rrethon, përfshi këtu edhe impaktin e teknologjive luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive ndërpersonale dhe sociale. nga interneti, ose të fiki kompjuterin (Mitrofan, 2005). Efektet 2. Rishikimi i literatures Shëndeti fizik mendor Aspekti emocional 268 2.1. Qëllimet e përdorimit të internetit nga fëmijët. Është e rëndësishme të njohim qëllimet e përdorimit të internetit nga fëmijët, sepse kjo shërben për të patur një panoramë të qartë të raporteve që ata kanë me botën virtual. Nëse do ti gruponim qëllimet e përdorimit të internetit nga fëmijët, arsyet paraqiten si më poshtë: a. Edukimi- kur Web-i është burim informacioni për detyrat e shkollës b. Kalimin të kohës së lirë- kur web-i është vendi ku gjejnë muzik, foto, plotësojne hobit, gjejnë informacion të përditshëm që i ndihmon të rinjtë për ta bërë jeten më të lehtë. c. Ndërveprimit social- me miqtë dhe të afërmit (si edhe të panjohurit) nëpërmjet e-mailit dhe chat room. Studimet e shumta mbi përdorimin e internetit raportojnë se web-i është më shumë se një mjet edukues. Me një klik të mausit fëmijët hyjnë në një botë tjetër ku problemet e jetës reale duket sikur nuk janë më prezente si dhe të gjitha dëshirat e tyre mund të bëhen realitet. Në kërkim të këtij realiteti virtual fëmijët mund të humbasin orë të gjata duke naviguar në internet dhe duke humbur kontaktin me botën reale me familjen, miqtë, etj. Koha e gjatë e harxhuar në internet mund të rrisi ndjenjën e vetmisë dhe depresionit për këtë arsye interneti është quajtur teknologjia e vetmisë. 2.2. Efektet që shkakton varësia nga internet Disa autorë e quajnë kompjuterin dhe varesinë nga interneti Sindromi - edhe një minutë më shumë sipas përgjigjes së personit kur i kërkojmë të largohet Efektet e internetit janë të shumta dhe të ndryshme, dhe shpesh herë të fshehura. Këto efekte natyrisht kanë ndikim si afatshkurtër edhe afatgjata në jetën e individëve që i përjetojnë dhe në mënyrë skematike ato mund të paraqiten si më poshtë: Performancë e ulët në shkollë Fig.1 2.3. Studimet në vendin tonë. Humbje e kontaktit ballë për ballë Lodhje fizike dhe mendore Fig.2 Efektet afat-shkurtra Shëndeti fizik dhe mendor mund të dëmtohet seriozisht Ulet cilësia e jetës Fig.3 Efektet afat- gjata Vetë-izolimi nga bota reale dhe njerëzit Edhe disa prej studimeve të realizuara në vendin tonë vitet e fundit kanë treguar se fëmijët në Shqipëri harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre në internet. Nga një studim i kryer në Tiranë Fëmijët dhe Media, nga Instituti i Medias me mbështetjen e UNICEF me 500 nxënës të moshës nga 13-18 vjeç rezultoi se interneti është shumë i rëndësishëm për të rinjtë. Gjithashtu shpeshtësia e lartë e përdorimit të tij dëshmoi për lidhjen e ngushtë që ka kjo grupmoshë me internetin (Fig 4.)

Nuk e përdor Disa herë në muaj Një herë në javë Disa herë në javë Një herë në ditë Disa herë në ditë 0 50 100 150 200 250 300 350 Fig.4 Shpeshtësia e përdorimit të internetit nga fëmijët 2.4 Koha e përdorimit të internetit Natyrisht që fëmijët dhe adoleshentët përfitojnë nga internet duke e përdoruar atë si mjet për të siguruar kontakte. Megjithatë studimet kanë treguar se interneti mund të jetë i dëmshëm në aspektin e zhvillimit social të të rinjve sepse në internet zhvendoset koha e shpenzuar në komunikimin me familjen dhe miqtë që është një komunikim real dhe i qëndrueshëm në një komunikim virtual që rezulton në një lidhje të dobët dhe të paqëndrueshme. Koha që ka secili individ është e kufizuar (24 orë në një ditë), koha që fëmijët kalojnë në internet cënon kohën që fëmijët duhet ti kushtonin një aktiviteti tjetër duke e zhvendosuar këtë të fundit ose duke e lënë të parealizuar. Disa studime empirike kanë zbuluar se koha e kaluar në internet ka cënuar një aspekt shumë të rëndësishëm dhe të vlefshëm siç është ndërveprimi social. Një prej studime që arriti në konkluzionin e mësipërm ishte HomeNet i cili shqyrtojë marrëdhëniet që krijoheshin ndërmjet përdorimit të internetit, përfshirjes socale dhe pasojave psikologjike të shfaqura. Përdorimi i madhë i internetit shoqerohej me ulje të ndërveprimit verbal në familje, sidhe ulje të numrit të miqëve, njëkohësisht rritjen e vetmisë dhe depresionit. Në vitin 2000, një grup studuesish zbuloi se fëmijët e harxhojnë kohën e tyre para kompjuterit duke realizuar komunikime ndërpersonale nëpërmjet internetit. Duke krijuar kështu marrëdhënie sociale virtual sidhe një marrëdhënie të Fig.5 re komunikimi. Ata konkluduan se largimi i fëmijëve nga kontaktet ballë për ballë përbën një shqetësim në raportin midis komunikimit real dhe atij virtual. Shpenzimi i kohës para kompjuterit më shumë sesa kryerja e aktiviteteve të tjera me bashkëmoshatarë sjellë si pasojë ulje të zhvillimit social dhe atij edukues. 3. Qëndrimi i fëmijëve në lidhje me përdorimin e teknologjive në familje Fëmijët të nxitur nga ndikimi bashkëmoshatarë mbajnë nën presion prindit për të qenë në koherencë me teknologjitë e reja me qëllim përdorjen e tyre për të përmbushur dëshirat dhe interesat. Nga ana tjetër prindit të gjendur përballë kësaj situate shpeshherë zgjedhin të bëhen konsumatorë të produkteve mediatike pa pasur informacionin e nevojshëm për mënyrën e sigurt të përdorimit të tyre. Studime të shumta kanë raportuar se fëmijët e epokës dixhitale nuk e kanë idenë sesi mund të ishte jeta e tyre pa television, internet, lojra elektronike telefona cellular etj. Nëse do ti referoheshim studimit EU Kids Online Network 75% e fëmijëve Europian e përdorin internetin. Fëmijët në fazën e rritjes kanë nevojë dhe duhet të mbështeten nga bota e të rriturve. Kur fëmija shkon nga mosha 6-10 vjec karakterizohet nga njohja më e madhe e botës, forcimi dhe rëndësia e marrëdhënieve me moshatarët dhe perfeksionimi i aftësive të reja fizike dhe intelektuale. 269

Teknologjitë po bëhen të pashmangëshme në jetën e të rinjëve sepse ata janë shumë kurioz dhe njëkohësisht shumë të shpejtë për të kuptuar sesi funksionojnë aparaturat teknologjike. Kalimi i kohës para ekranit të televizorit, internetit etj, ka sjellë rritjen e rrezikut që të rriturit të humbasin kontaktin me fëmijët sepse teknologjia po zëvendëson figurat prindërore, marrëdhëniet ndërpersonale direkte. [Koerner,A.F.Fitzpatrick, M.A (2002)]. Ndërkohë që është vërtetuar që lidhja dhe afërsia e fëmijës me prindin ndikon në forcimin e mirëqënies së tij. 4. Interneti dhe familja Interneti ka një potencial të rëndësishëm për t iu siguruar fëmijëve dhe të rinjëve informacion edukativ dhe mund të krahasohet me një biblotekë të madhe në shtëpi. Megjithatë mungesa e standarteve editoriale e kufijëve të këtij kredibiliteti në lidhje me informacionin që përcjell mbetet shqetësim. Në këtë kuadër prindit duhet të inkurajohen në përmbushjen e rolit të tyre si edukator për të bërë të mundur përfitimin e fëmijëve nga efektet pozitive të internetit. Sa më sipër është e rëndësishme që prindërit të kenë parasysh disa këshilla për të shmangur problemet që mund të krijohen tek fëmijët përdorues të internetit: * Fëmijët deri- 10 vjeç Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë për mbikëqyrje dhe monitorim për tu siguruar që nuk janë të ekspozuar ndaj matrialeve të papërshtatëshme. Prindit duhet të përdorin mjete për të limituar aksesin e fëmijëve në përmbajtje të papërshtatëshme për internet të sigurt dhe të përfshihen së bashku me fëmijët në aktivitete që ata kryejnë në internet. * Fëmijët 11 deri 14 vjeç Fëmijët e kësaj moshe janë në gjëndje të vlerësojnë njohuritë që kanë për internetin: megjithatë ata kanë nevojë për mbikëqyrje për tu siguruar që nuk janë të ekspozuar ndaj matrialeve të papërshtatëshme. Prindit duhet të përdorin mjete për të ofruar internet të sigurtë duke limituar aksesin në internet në site të papërshtatëshme dhe për të patur një panoramë të aktiviteteve të fëmijës online. * Fëmijët 15 deri 18 vjeç Gjithashtu fëmijët e kësaj moshe duhet të kenë akses të limituar në përmbajtjet dhe aktivitet që kryejnë në internet. Fëmijët e kësaj moshe janë në gjëndje të vlerësojnë njohuritë që kanë për internetin megjithatë duhet që prindit të përcaktojnë udhërrëfyes për internetin e sigurt. Prindit duhet të jenë të aftë të ndihmojnë fëmijët e tyre të kuptojnë mesazhet e papërshtatëshme dhe të shamngin situate të pasigurta. Prindi duhet të rikujtojnë të rinjtë për informacion që nuk duhet të hidhet në internet. American Academy of Pediatrics (AAP), 5. Konkluzione 270 Kur koha e kushtuar kompjuterit dhe internetit zë pjesën më të madhe të orëve të pasdites, është e pashmangshme që gama e aktiviteteve të lidhura me rritjen personale dhe sociale të fëmijëve të reduktohet ndjeshëm. Gjithashtu koha e gjatë e harxhuar në internet ndikon në zhvendosjen e kohës shoqerore, pra nw më pak kohë në komunikimin me familjen dhe shokët sidhe rritje të ndjenjës së vetmisë dhe depresionit. Nëse duam që fëmijët të mos humbasin kontaktin me botën reale duhet që prindit të impenjohen për të ruajtur stabilitetin e familjes në përballje me sfidat e reja duke i kushtuar rëndësinë e duhur kujdesit, rritjes dhe edukimit të fëmijëve.

6. Biblografia 1. Instituti i Medias (2011) Fëmijët dhe Media 2. Griffiths, M.D. (1997) Friendship and social development in children and adolescents: The impact of electronic technology Educational and Child Psychology 3. Nie, N. H., Hillygus, D. S., & Erbring, L. (2002). Internet Use, interpersonal relations, and sociability: A time diary study. In B. Wellman & C. Haythornthëaite (Eds.), The Internet in Everyday Life (pp. 215 243).Malden: Blackëell Publishers Ltd. 4. Lenhart, A., Madden, M., Macgill, A. R., & Smith, A. (2007). Teens and social media: The use of social media gains a greater foothold in teen life as they embrace the conversational nature of interactive online media.washington, D.C.: Pew Internet & American Life Project. 5. Lenhart, A., & Madden, M. (2007). Social networking websites and teens: An Overview. Retrieved January 7, 2007 6. Livingstone, S., & Bovill, M. (2001). Children and their changing media environment. Manhwah: Lawrence Erlbaum Associates. 7. Runcan Patricia Luciana (2010) One minute more: Adolescent addiction of virtual world 8. Subrahmanyam, K.Kraut,R.E.Greenfield, P.M & Gross (2000) The impact of the home computer use on children s activities and development 271

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE- NJË DETYRIM EUROPIAN MSC Nadia RUSI 1, Ma Fjorda SHQARRI 2 Universiteti I Tiranës Fakulteti I Drejtësisë Departamenti I të Drejtës Publike Email: nrusi@hotmail.com fjorda.shqarri@hotmail.com Abstrakt Trajtimi I fëmijëve me dinjitet, respekt dhe barazi, njohja dhe sanksionimi I të drejtave të tyre përbën një nga pikat më të ndjeshme të hapësirës europiane. Abuzimi I fëmijëve duhet kuptuar si çdo formë e keqtrajtimit fizik, psikologjik apo emocional I kryer nga prindërit, kujdestarët, të afërmit si dhe nga personat- pjesë të institucioneve që kujdesen për shëndëtin dhe mirëqënien e fëmijëve. Artikulli do të fokusohet në qëndrimin që ka mbajtur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut 3 ndaj abuzimit seksual të fëmijëve, në shkelje të Neneve kryesore të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. 4 Qëllimi I punimit është të tregojë se shtetet, anëtare të KEDNJ, duhet t iu sigurojnë të gjithë fëmijëve, pjesë të juridiksionit të tyre të drejtat e mbrojtura nga kjo konventë, përfshirë të drejtën e jetës, ndalimin e torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues, të drejtën e një jetë të qetë nën kujdesin e familjes, të drejtën për një proçes të rregullt ligjor. Në këtë kontekst do të përpiqemi të analizojmë në tërësi të punimit abuzimin me këto të drejta, qëndrimet që janë mbajtur ndaj abuzuesve të tyre, rolin dhe masat që duhet të marrë shteti për të parandaluar abuzimin me fëmijët. Pjesë e pandarë e punimit do të jetë edhe vendimarrja e GJEDNJ lidhur me ndëshkimin trupor të fëmijëve, abuzimin seksual, dhunën dhe abuzimin në familje, keqtrajtimin në polici, gjykatë, institucionet e paraburgimit, abuzimin brënda institucioneve të specializuara për kujdesin ndaj fëmijëve. Në arritje të një konkluzioni, pjesa e fundit e punimit, do të përqëndrohet tek konkluzionet dhe rekomandimet që duhet të mbajnë parasysh shtetet për të parandaluar apo minimizuar sjelljet abusive ndaj fëmijëve. Fjalë kyçe:fëmijë, abuzim seksual, ndëshkim trupor, KEDNJ, jurisprudenca GJEDNJ, dhuna. 272 1 As Pedagod Të drejtat e Njeriut, në proçes doktorature 2 As Pedagog E drejtë Ndërkombëtare Publike, në proçes doktorature 3 Më poshtë GJEDNJ, ose Gjykata 4 Më poshtë KEDNJ.

1.1 Abuzimi I fëmijëve si nocion Abuzimi i fëmijëve është një çështje sociale që angazhon ligjvënësit, politikëbërësit, personelin mjekësor, punonjësit socialë, mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve dhe prindërit në të gjithë botën. Edhe pse profesionistët dhe hulumtuesit janë bërë pjesë e një debati energjik gjatë dy dekadave të fundit, pak progres është bërë në krijimin e një përkufizimi të plotë të këtij termi. Teoricienët, mjekët, punonjësit social dhe psikologët flasin për abuzimin ndaj fëmijëve, secili në mënyrën e vet brënda fushës që ata përfaqësojnë. 5 Megjithatë në një kuptim të përgjithshëm abuzimi I fëmijëve do të paraprihet nga çdo veprim apo mosveprim që ve në rrezik mirëqënien e fëmijëve, duke passjellë vdekjen, demtime të rënda fizike ose psikologjike, abuzimin ose shfrytëzimin seksual të fëmijëve. 6 Abuzimi I fëmijëve paraqitet në forma të ndyshme duke filluar nga abuzimi fizik, seksual, psikologjik ose emocional deri tek mohimi apo neglizhimi I nevojave bazë për jetësë. Është e rëndësishme të shpjegojmë fillimisht kuptimin e këtyre formave të abuzimit, për të kaluar më pas në qëndrimin që ka mbajtur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ndaj secilës formë. Abuzimi fizik përfshin çdo veprim të vullnetshëm të dhunshmën të një personi të rritur kundrejt një fëmijë, i cili passjell vdekjen ose dëmtimin e rëndë fizik të fëmijës. Format më të shpeshta të abuzimit fizik të fëmijëve janë gërvishtjet, thyerjet e kockave, djegiet, çarjet të cilat shoqërohen me vuajtje të mëdha fizike. 7 Abuzimi seksual ndodh kur të rriturit i përdorin fëmijët për të arritur kënaqësi seksuale ose kur i ekspozojnë ata për dhe ndaj veprimeve seksuale. 8 Ky lloj abuzimi shoqërohet me një presion të vazhdueshëm ndaj fëmijëve për t u përfshirë në aktet seksuale. Format më të përhapura të abuzimit seksual të fëmijëve përfshijnë prekjet apo ledhatimet e fëmijëve, kryerjen e marrëdhënieve seksuale, detyrimin e fëmijëve për t u zhveshur, ekspozimin e tyre ndaj organeve 5 A grounded theory of child abuse-gail Andrew, fq 1 6 http://en.wikipedia.org/wiki/child_abuse 7 Abuzimet me fëmijët-arqile Kosta/2001, fq 2 8 http://www.childhelp.org/page/-/pdfs/child-abuse- Definitions.pdf gjenitale të të rriturve, pornografinë apo prostituimin e fëmijëve. Kjo formë abuzimi sjell pasoja të rënda fizike dhe sidomos psikologjike tëk fëmijë. Ata rrisin gjithmonë e më shumë ndjenjen e fajësisë brënda vetes, shoqërohen nga gjendja e ankthit, frikës, pasigurisë e mund të arrijnë deri në depresion. Abuzimi psikologjik apo emocional i fëmijëve përfshin çdo veprim ose mosveprim që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve apo zhvillimin social të tyre. 9 Zakonisht kjo formë e abuzimit gjendet e lidhur me një formë tjetër të abuzimit. Ajo varion nga abuzimi verbal, fyerjet, talljet, deri në goditjet apo keqtrajtimin e tyre. Abuzimi emocional sjell dëmtime të rënda psikologjike tëk fëmijët, shkatërron sistemin e tyre nervor, i mbyll ata në vetvete duke i çuar drejt një jete sociale gjithmonë e më pasive. Forma e fundit e abuzimit të fëmijëve që do të jetë pjesë e trajtimit në artikull është neglizhimi i fëmijëve nga ana e prindërve, kujdestarëve apo çdo personi tjetër që duhet të kujdeset për fëmijën, duke mos i siguruar atyre ushqimin dhe veshjet e duhura apo duke i mohuar të drejtën për kujdes mjekësor, për strehim, arsimim, mbështjetje apo përkujdesje emocionale. 10 1.1 Si e parandalon abuzimin e fëmijëve Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut? (Detyrimet pozitive të shteteve palë) Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si një instrument rajonal mbrojtje, përcakton fushën e të drejtave që duhet t i sigurohen çdo individi nën juridiksionin e saj, pjesë e të cilëve janë padiskutim edhe fëmijët. Duke sanksionuar mbrojten e të drejtave të tyre, kjo Konventë luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve në hapësirën midis shteteve palë. Për të qëndruar vetëm brënda kuadrit të qëllimit të artikullit do të ndalemi vetëm në ato nene të Konventës, cënimi i të cilave çon në abuzimin ndaj fëmijeve. Në kuadër të KEDNJ shteteve antare të saj iu lind 9 http://en.wikipedia.org/wiki/child_abuse 10 http://www.childhelp.org/page/-/pdfs/child-abuse- Definitions.pdf 273

274 një detyrim i përgjithshmën për të mbrojtur shtetasit e tyre, sa herë që të drejtat e tyre vihen në rrezik. Në këto raste, shtetet mund të mos jenë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhunues të të drejtave të shtetasve por janë ata që nuk kanë mundur të krijojnë një sistem të përshtatshëm mbrojtjeje i cili do të parandalonte abuzimin, si në rastin e moskrijimit të një sistemi efektiv sanksionimi ndaj dhunuesve të të drejtave të parashikuara në Konventë. 11 Gjithashtu dështimi i shteteve në parandalimin e abuzimit gjendet edhe në ato raste kur subjektet që veprojnë në emer të tyre kanë dijeni ose duhet të kishin dijeni për rrezikun e shkeljes së të drejtave dhe nuk marrin masa për ta ndaluar një gjë të tillë. Detyrimi pozitiv i shteteve për të marrë masa dhe për të krijuar mekanizmat e përshtatshëm për mbrojtjen e të drejtave rrjedh në mënyrë të drejtpërdrejta nga Neni 1 i KEDNJ sipas të cilit shtetet duhet t i sigurojnë çdokujt brënda juridiksionit të drejtat e parashikuara në Konventë. 12 Ky detyrim merr një rëndësi akoma më të madhe kur subjekt i shkeljes së të drejtave janë fëmijët, sidomos në rastet kur cënohen Nenet 2 13,3 14, 4 15 dhe 8 16 të Konventës. Nisur nga sa analizuam më sipër abuzimin me fëmijët nën kënvështrimin e KEDNJ do ta gjejmë sa herë të jemi përpara shkeljes së të drejtës së jetës së fëmijëve ( referuar kryesisht abuzimit fizik të tyre), detyrimit të fëmijëve për të kryer një punë të detyruar, torturimit apo çdo formë tjetër të degradimit fizik dhe moral të fëmijëve apo ndalimin e tyre për të gëzuar një jetë të qetë private dhe sidomos familjare. Kështu, nëse i referohemi Nenit 2 të konventës, shtetet mund të jenë subjekt i abuzimit me fëmijët sa herë ata nuk marrin masa për të mbrojtur jetën e tyre. Tek Kontrova kundër Sllovakisë 17 GJEDNJ nënvizon se Neni 2 përcakton nga njëra anë një detyrë primare për shtetin për të siguruar të drejtën e jetës 11 Council of Europe / European Court of Human Rights, June 2011 -Child sexual abuse and child pornography in the court s caselaw. 12 Neni 1 I KEDNJ 13 E drejta e jetës 14 Ndalimi I torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues 15 Ndalimi I punës skllavëruese dhe robërimit 16 E drejta për një jetë private dhe familjare 17 Shih Kontrová v. Slovakia, no. 7510/04, 31 Maj 2007 nëpërmjet ngritjes së një sistemi efektiv sanksionesh që do të pengonin shkeljen e dispozitës në fjalë dhe nga ana tjetër krijimin e një sistemi efektif për të mbrojtur personat, jeta e të cilëve vihet në rrezik nga veprimet kriminale të përsonave të tjerë. Do të jemi përpara abuzimit me fëmijët, për qëllime të këtij neni në ato raste kur shteti nuk merr masa për të mbrojtur jetën e fëmijëve, nuk krijon një mjedis të sigurt për ta ose kur lejon vrasjen e tyre nga ana e prindërve, kujdestarëve, apo çdo subjekti tjetër. 18 Neni 3 i KEDNJ sanksionon sidomos ndalimin e abuzimit seksual me fëmijët. Në rastet e cënimit të këtij Neni të drejtën për t u paraqitur përpara Gjykatës e ka si fëmija-subjekt i abuzimit ashtu edhe prindi i tij. Kërkesa që ata duhet të bëjnë është që abuzimi i vuajtur arrin standartin e torturës apo trajtimit çnjerëzor apo degradues të parashikuar nga Neni 3 dhe që një punonjës social apo ofcer policie ishte në dijeni ose duhet të ishte në dijeni të faktit që viktima ishte në një rrezik serioz abuzimi dhe nuk ka marrë masat e duhura për të parandaluar abuzimin e mëtejshëm.ata mund të tregojnë gjithashtu se shteti nuk ka marrë masa adeguate parandaluese, duke përfshirë edhe sanksionet penale. Qëndrimi i Gjykatës lidhur me detyrën e shtetit për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual është bazuar në jurisprudencën e saj mbi rolin që duhet të ketë një shtet në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi fizik referuar po Nenit 3. Në çështjen A kundër Mbretërisë së Bashkuar 19, Gjkykata u shpreh se Shtetit ka një detyrim pozitiv në kuadër të nenit 3 për të mbrojtur shtetasit e tij (veçanërisht ata që janë të rinj dhe vulnerabël) nga dëmtimi fizik, kur ky dëmtim arrin nivelin e ashpërsisë që mbulohet nga neni 3. Gjithashtu ajo sqaron se ashpërsia e një akti,( e për këtë arsye nëse është arritur pragu i parashikuar nga neni 3), do të bazohet në moshën e viktimës. Gjykata ka marrë në trajtim edhe rastet kur abuzimi fizik dhe seksual i fëmijëve dhe shkelja e Nenit 3 të KEDNj është kryer jashtë sferës së shërbimeve sociale, apo kur ai është pasojë e drejtpërdrejtë e 18 Shih më poshtë jurisprudencën e GJEDNJ. 19 Shih A. v. the United Kingdom, 23 Shtator 1998, Reports of Judgments and Decisions 1998-VI

shtetit. 20 ( për shembull në rastin kur abuzimi me fëmijët kryhet në ambjentet e paraburgimit). Forma më të rënda të abuzmit me fëmijët janë konsideruar përdhunimet e tyre( nisur nga fakti që janë më të dobët) brënda ambjenteve të burgut, testet e virgjërisë dhe format e tjera të dhunës seksuale të kryera nga policët. Në kuadër të Nenit 4 do të jemi përpara abuzimit të fëmijëve në të gjitha rastet kur ata janë subjekt i shfrytëzimit nëpërmjet punës së detyruar, vendosjes në robëri apo skllavëri. Në kontekstin e Nenit 8 të KEDNJ, do të jemi përpara abuzimit të fëmijëve në rastet kur fëmijëve: iu mohohen mjetet për jetësë, hiqen nga kujdesi prindëror, abuzohen seksualisht nga prindërit, të afërmit, kujdëstarët apo kur nuk iu sigurohet një mjedis i përshtatshëm për të banuar. Në të njëjtin plan,tek K.A kundër Finlandës, 21 Gjykata, ka trajtuar si formë të abuzimit me fëmijët dhe në të njëjtën kohë shkelje të nenit 8 edhe dështimin e shtetit në marrjen e masave dhe krijimin e lehtësive për ribashkimin e familjeve, (prindër-fëmijë), në një kohë sa më të shkurtër. Mos marrja e masave pozitive për këtë qëllim, do të dëmtonte interesin më të lartë të fëmijës dhe do të çonte në abuzim. Në frymën e detyrimeve pozitive që shtetet palë të konventës duhet të marrin, për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi, lind edhe detyrimi i tyre për të siguruar një sistem legjislativ të plotë që të mbrojë fëmijët nga abuzimi apo detyrimi për t iu siguruar nga ana proçedurale të drejtën për t u mbrojtur në rastet kur ata janë viktima të abuzimit. 22 Një nga rastet më të rëndësishëm të marrë në shqyrtim nga Gjykata në këtë çështje ishte X dhe Y kundër Irlandës 23, në të cilën shteti nuk kishte krijuar nga ana proçedurale, një mjedis efektiv mbrojtjeje, pasi e ndalonte që 20 Council of Europe / European Court of Human Rights, June 2011 -Child sexual abuse and child pornography in the court s caselaw. 21 K.A. v. Finland, no. 27751/95, 14 January 2003 22 Council of Europe / European Court of Human Rights, June 2011 -Child sexual abuse and child pornography in the court s case-law. 23 X and Y v. the Netherlands, no. 8978/80, 26 March 1985, Series A no. 91 babai i një vajze të mitur të paaftë mendërisht, e cila ishte dhunuar seksualisht, të mund të ngrinte padi në emër të vajzës së tij. Kjo sepse ligji holandes në atë kohë parashikonte që të drejtën për t u paraqitur përpara gjykatës, në rastet e dhunimit, do ta kishte vetëm viktima. Në raste të tjera shteti nuk kishte siguruar një kuadër legjislativ të plotë për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi. Kështu tek M.C kundër Bullgarisë 24, M.C një vajzë e mitur, viktimë e përdhunimit, njëkohësisht edhe e një prej formave të abuzimit seksual, nuk mund të gëzonte mbrojtje në kuadër të Nenit 8 të konventës, pasi ligji bullgar sanksiononte si formë të përdhunimit vetëm atë kur viktima rezistonte në mënyrë aktive. Të gjitha viktimat e tjera që i ishin nënshtruar vullnetit të përdhunuesit në heshtje nuk gëzonin asnjë lloj mbrojtje. Gjykata në këtë çështje ka ritheksuar edhe një herë detyrimin e shtetit për të krijuar një sistem efektiv mbrojtjeje për viktimat e abuzimit dhe ka detyruar shtetin bullgar, në rastin konkret të ndryshojë legjislacionin e tij të brendshëm. Pra, parë në tërësinë e saj, KEDNJ krijon një mjedis të përshtatshëm për mbrojtjen dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve. 1.2 Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me abuzimin e fëmijëve Abuzimi I fëmijëve ka qënë objekt i një numri të madh çështjesh të marra në shqyrtim nga GJEDNJ. Në këtë pjesë të punimit e shohim me rëndësi të trajtojmë disa prej çështjeve objekt i jurisprudencës së kësaj gjykate, për të parë qëndrimin dhe interpretimin që ajo ka dhënë në mbrojtje të interesave më të larta të fëmijëve. 1.2.1 Ndëshkimi trupor Tek Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar 25,Gjykata shqyrton rastin e nje 15-vjeçari, subjekt i një ndëshkimi trupor si dënim për shkak të një sulmi ndaj një nxënësi në shkollën e tij. Atij i ishte kërkuar 24 M.C. v. Bulgaria, no. 39272/98, ECHR 2003-XII 25 Tyrer v. United Kingdom (application no. 5856/72) 25.04.1978 275

276 të zhvishej dhe të vendoste rrobat mbi një tavolinë. Më pas ishte mbajtur nga dy policë, ndërkohë që një i tretë e kishte goditur atë tre herë me një thupër. GJEDNJ e konsideroi këtë ndëshkim si dhunë insitucionale, në kundërshtim me Nenin 3 të KEDNJ. Ndërkohë tëk A. kundër Mbretërisë së Bashkuar 26 merret në shqyrtim rasti i një fëmije 9 vjeçar, i konsideruar i vështirë, i cili ishte rrahur disa here me forcë të konsiderueshme nga njerku i tij, duke i shkaktuar mavijosje të trupit dhe vuajtje. Njerku ishte gjykuar për veprën e sulmit që shkakton dëmtime aktuale serioze, por ishte liruar, pasi ligji anglez i kohës kur kishte ndodhur ngjarja, pranonte mbrojtjen referuar ndëshkimit të arsyeshëm. Gjykata nënvizoi se fëmijët dhe personat e tjerë më vulnerabël, ishin subjekte të veçantë të mbrojtjes, në formën e parandalimin efektiv nga keqtrajtime të tilla. Ajo gjeti një dhunim të Nenit 3, nisur nga fakti që legjislacioni anglez nuk i siguronte mbrojtjen adeguate fëmijëve dhe A. në rastin konkret. Interesant është fakti se që nga shyrtimi i këtyre rasteve, ndëshkimi trupor u hoq në të gjitha shkollat e Mbretësrisë së Bashkuar. 1.3.2 Abuzimi përmes internetit Zhvillimi teknologjik ka rritur edhe rastet e abuzimit të fëmijëve nëpërmjet internetit. Në çështjen K.U. kundër Finlandës 27 shqyrtohet ky lloj abuzimi. Në Mars 1999 një njoftim postohet në një sit Interneti në emrin e një djali 12-vjeçar, me linkun e faqes së tij të internetit, në të cilin shkruhej se ai ishte duke kërkuar për një lidhje intime me një djalë të moshës së tij ose më të madh. K.U vihet në dijeni të këtij fakti vetëm kur merr një email nga një djalë i interesuar. Ofruesi i shërbimit kishte refuzuar të identifikonte personin përgjegjës, sepse sipas tij zbulimi i identitetit shkelte konfidencialitetin. Gjykata finlandeze vendosi që ofruesi i shërbimit nuk mund të ishte ligjërisht i detyruar të zbulonte informacionin për të cilin ishte pyetur. Ndërkohë GJEDNJ vendosi që postimi i një lajmërimi të tillë ishte një akt kriminal kur ai ishte bërë më një të mitur, duke e bërë atë një objekt për pedofilët. 26 A. v. United Kingdom (no. 25599/94),23.09.1998 27 K.U. v. Finland (no. 2872/02) 02.12.2008 Shteti finlandez kishte dështuar në detyrën e tij për të ndërtuar një sistem efektiv mbrojtjeje për fëmijët, duke shkelur nenin 8 të KEDNJ. 1.3.4 Abuzimi me kujdesin për fëmijët Tek Scozzari dhe Giunta kundër Italisë 28 shqyrtohet rasti I dy viktimave djalë/nip të lindur në 1987 dhe 1994,të cilët në shtator 1997, ishin dërguar me vendim gjykate në shtëpinë e fëmijës Forteto, ku (si ishte në dijeni gjykata vendase), dy prej drejtuesve kryesorë ishin dënuar për abuzim seksual të tre handikapatëve nën kujdesin e tyre. Para vendosjes në shtëpi, djali më i madh kishte qënë viktimë e një abuzimi seksual nga një punonjës social pedofil. Gjykata vendosi se dy drejtuesit luanin një rol aktiv në kujdesin ndaj dy fëmijëve dhe që kishte shkelje të nenin 8 të KEDNJ, për shkak, veç të tjerash, të vendosjes së fëmijëve në këtë ambjent. 1.3.5 Abuzimi fizik dhe dhuna në familje Rastet e dhunës në familje kanë qënë nga më të shumtit në numër të marrë në shqyrtim nga Gjykata, e cila në këtë pikë ka luajtur një rol të rëndësishëm në detyrimin e shteteve për të marrë masa parandaluese të cilat do të çonin në uljen e përqindjes së abuzimit familjar të fëmijëve. Tek Z dhe të tjerë kundër Mbretërisë së Bashkuar 29,katër fëmijë të vegjël ishin marrë në kujdes vetëm 4vjet e gjysëm pasi shqetësimet e familjes së tyre u raportuan në shërbimin social. Fëmijët ishin subjekt të neglizhimit afatgjatë dhe abuzimit emocional nga prindërit e tyre dhe vuanin pasoja të rënda fizike dhe psikologjike. Ata ishin gjetur vazhdimisht, të mbyllur në dhomat e tyre duke mos u nxjerrë as për nevojat personale dhe as për ushqim i cili u jepej në kazane. GJEDNJ vendosi që sistemi në vend kishte dështuar në mbrojtjen e fëmijëve duke shkelur nenin3&13. Gjithashtu tek D.P. & J.C. kundër Mbretërisë së Bashkuar 30, një motër dhe një vlla ishin abuzuar 28 Scozzari and Giunta v. Italy (nos 39221/98 & 41963/98), 13.07.2000 29 Z and Others v. United Kingdom (no. 29392/95),10.05.2001 30 D.P. & J.C. v. United Kingdom (no. 38719/97),10.10.2002

seksualisht nga njerku i tyre në moshën 8 dhe 10 vjeçare. Ata pretendonin se kishin informuar sherbimet sociale për abuzimin, por ato nuk i kishin mbrojtur. Vajza kishte tentuar të vetëvritej pas përdhunimit nga njerku, ndërkohe djali më vonë vuante nga epilepsia. Të dy kishin kaluar periudha të gjata depresioni dhe traumash. Gjykata vendosi vetëm që kishte shkelje të nenit 13, për mungesën e një hetimi efektiv dhe mohimin e dëmshpërblimit. Tek Siliadin kundër Francës 31 një vajzë 15 vjeçare togoleze ishte vendosur të punonte si sllave. Asaj i ishte hequr pasaporta dhe detyrohej të punonte më forcë 15 orë në ditë, për punët e shtëpisë dhe kujdesin e fëmijëve, pa të drejtë pushimesh ose page. Gjykata vendosi që ligji penal francez nuk kishte rezultuar efektiv në mbrojtjen e vajzës, në shkelje të nenit 4 kurse tek Kontrovà kundër. Sllovakisë, trajtohet rasti i një aplikanteje e cila në 2 nëntor 2002 kishte akuzuar burrin e saj pasi ai e kishte goditur atë me një kabëll elektrik. Ajo kishte shkuar vazhdimisht në polici për të treguar gjendjen dhe policia kishte bashkëpunuar. Por në 31 dhjetor bashkëshorti vret vajzën dhe djalin të lindur respektivisht në 1997 dhe 2001. Gjykata gjeti një shkelje të nenit 2 (të drejtës së jetës),për shkak të dështimit të autoriteteve në mbrojtjen e jetës së fëmijëve. 1.3.6 Keqtrajtimi nga policia-si formë e abuzimit Kjo formë keqtrajtimi shqyrtohet tek Stoica kundër Rumanisë 32, ku një 14 vjeçar kishte deklaruar se ishte goditur nga policia për shkak të origjinës rome. Asnjë masë nuk ishte marrë kundrejt policëve. Gjykata vendosi se dëmtimet e viktimës ishin rezultat i një trajtimi çnjerëzor dhe degradues, që nuk ishte berë asnjë hetim efektiv, dhe që policët ishin motivuar nga arsye racore. Ishim përpara shkeljes së nenit 3 dhe 14. Po kështu tek Darraj kundër Francës 33, një 16 vjeçar ishte çuar në spital me fraktura, i çarë disa herë në fytyrë dhe me mavjosje në sy,gjoks,shpatull dy orë pasi ishtë çuar në një stacion policie për të 31 Siliadin v. France (no. 73316/01),26.07.2005 32 Stoica v. Romania (no. 42722/02),4.3.2008 33 Darraj v. France (34588/07),4.11.2010 bërë një kontroll të identitetit të tij, i prangosur, pa pasur asnjë akuzë penale. Ai i ishte nënshtruar një operacioni emergjent dhe ishte shpallur 21 ditë i paaftë për punë. Fëmija deklaroi se ishte goditur nga efektivat e policisë në organet gjenitale, ndërkohë që këta të fundit pohonin të kundërtën. Gjykata nënvizoi se aplikanti ishte një një pozicion vulnerabël. Ai ishte keqtrajtuar në duart e policisë që efektivisht duhet ta mbronin atë. Ishte gjithashtu e paqartë pse duhej të ishte prangosur, kur ai kishte shkuar i qetë në polici dhe nuk kishte qënë i dënuar më parë. Gjykata pa një disproporcion midis veprimit dhe sjelljes së policëve, dhe vendosi shkelje të nenit 3. 1.3.7 Të miturit në gjykatë Objekt I shqyrimit të çështjeve përpara gjykatës, në këtë rast, do të lidhen me mundësinë e garantimit të të miturve të një proçesi të rregullt kur ata janë subjekte të gjykimit në gjykatat vendase. Tek T kundër Mbretërisë së Bashkuar & V kundër Mbretërisë së Bashkuar 34, dy djem, të moshës 11 vjeç, ishin gjykuar në publik për rreth 3 javë në një gjykatë për të rritur- me nivele të larta të pjesëmarrjes së shtypit dhe interesit publik- për vrasjen e një foshje, kur ishin 10 vjeç. Ata ishin dënuar për vrasje. Përveç të tjerave, Gjykata vendosi që djemtë nuk kishin patur një gjykim të drejtë, në shkelje të nenit 6/1. Fëmijët e akuzuar për një vepër penale duhet të trajtohen duke u marrë parasysh mosha e tyre, niveli i pjekurisë, aftësitë emocionale dhe kapaciteti intelektual. Të dy djemtë ishin duke vuajtur nga stresi post-traumatik i krimit dhe të dy u ndjenë të frikësuar dhe trembur përpara gjykatës, duke mos mundur të përqëndroheshin. Gjykata nuk gjeti shkelje të nenit 3, duke marrë parasysh edhe moshën e fëmijeve.( Nuk kishte një standart të qartë të përbashkët në Europër për moshën minimale të përgjegjësisë penale) edhe gjatësinë dhe natyrën publikë të gjykimit. Po ashtu tek S.C kundër Mbretërisë së Bashkuar 35, një djalë 15 vjeçar, me një nivel shumë të ulët intelektual për moshën, ishte gjykuar në një gjykatë 34 T. v. United Kingdom (no. 24724/94) &V. v. United Kingdom (no. 24888/94),16.12.1999 35 S.C. v. United Kingdom (no. 60958/00),15.6.2004 277

për të rritur dhe ishte dënuar për 2 vjet e gjysëm burg sepse ishte përpjekur të vidhte çantën e një gruaje të moshuar (87 vjeçare), e cila ishte rrëzuar dhe kishte thyer kraun. Gjykata gjeti shkelje të nenit 6/1, për shkak se djali nuk ishte plotësisdht i aftë për të marrë pjesë në gjykim, ai nuk kuptonte dot rolin e jurisë dhe nevojën për t iu lënë atyre një mendim të mirë apo që ai rrezikonte të shkonte në burg. Ai priste të kthehej në shtëpi me babain e tij. Është esenciale që një aplikant i ri me aftësi mendore të kufizuara të gjykohet nga një gjykatë speciale. 1.3 Konkluzione Në arritje të disa konkluzioneve në pjesën e fundit të artikullit mund të themi se: Abuzimi me fëmijët përbën një plagë të shoqërisë së sotme e cila duhet të minimizohet. E rëndësishme është të merren masa pozitive nga ana e shteteve që të mund të arrihet parandalimi i këtij fenomeni. Shtetet duhet të përsosin sistemin e tyre penal, masat e ndëshkimit, për të gjitha veprat penale kundër abuzimit të fëmijëve. Shërbimi social duhet të krijojë një mjedis sa më të ngrohtë e të përshtatshëm për fëmijët. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është rritja e ndërgjegjësimit familjar, për të ulur rastet e abuzimit brënda familjes, edhe kur subjekt i abuzimit nuk janë fëmijët. Bibliografia Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut Council of Europe / European Court of Human Rights, June 2011 CHILD SEXUAL ABUSE AND CHILD PORNOGRAPHY IN THE COURT S CASE-LAW Çëshjtjet: A. v. the United Kingdom, 23 September 1998, Reports of Judgments and Decisions 1998-VI A.S. v. Finland, no. 40156/07, 28 September 2010 Aydin v. Turkey, 25 September 1997, Reports of Judgments and Decisions 1997-VI * E. and Others v. the United Kingdom, no. 33218/96, 26 November 2002 K.A. v. Finland, no. 27751/95, 14 January 2003 Kontrová v. Slovakia, no. 7510/04, 31 May 2007 M.C. v. Bulgaria, no. 39272/98, ECHR 2003-XII Opuz v. Turkey, no. 33401/02, 9 June 2009 Scozzari and Giunta v. Italy [GC], nos. 39221/98 and 41963/98, ECHR 2000-VIII Siliadin v. France, no. 73316/01, ECHR 2005-VII T. and Others v. Finland, no. 27744/95, 13 December 2005 T.P. and K.M. v. the United Kingdom [GC], no. 28945/95, ECHR 2001-V X and Y v. the Netherlands, no. 8978/80, 26 March 1985, Series A no. 91 Z and Others v. the United Kingdom [GC], no. 29392/95, ECHR 2001-V 278

ASPEKTE PENALE DHE KRIMINOLOGJIKE TË TRAFIKIMIMIT TË FËMIJËVE NE SHQIPËRI MA. Naim TOTA, Dokt, Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Adresa : naimtota@yahoo.com Abstract Krimi i trafikimit human është tani një shembull parësor i globalizmit në shekullin e 21. Ai ka ndikimin e vet mbi çdo kontinent dhe rajon të botës dhe vazhdon të shënojë rritje nga vitit në vit. Shifrat që lidhen me këtë dukuri janë marramendëse. Ndërkohë që, numrat që citohen, të bazuara në kërkimet e bëra apo dhe vlerësime të ndryshme, variojnë midis 500.000 dhe 2.000.000 qeniesh njerëzore të trafikuara çdo vit në nivel global. Europa Jug-Lindore është përfshirë nga ky krim, ku numri i viktimave për dhjetë vitet e fundit shkon në qindra mijëra. Pjesa më e pambrojtur e shoqërisë, objekt i krimeve të trafiqeve të paligjshme mbeten fëmijët, të cilët trafikohen për përfitime materiale ose dhe për qëllime të ndryshme. Ata detyrohen, jashtë vullnetit të tyre, të kryejnë punë skllavëruese, të jenë objekt i krimeve seksuale dhe pornografike, detyrohen të japin edhe pjesë të trupit të tyre për transplant organesh, etj. Në Shqipëri janë me qindra fëmijë nën moshën 18 vjeç të zhdukur pa gjurmë, kryesisht vajza, shumica e të cilëve kanë përfunduar në rrjetin e trafikimit. Në këtë punim analizohen të dhënat e vendimeve te Gjykatës për Krime të Rënda për trafikimin e fëmijëve gjatë periudhës 2005 2011. Nga analizimi, në një këndvështrim penalo-juridik dhe kriminologjik, i këtyre rasteve konkrete të trafikimit të fëmijëve, arrihet në disa përfundime si përsa i përket arsyeve të trafikimit të fëmijëve dhe kategorive më të rrezikuara, ashtu edhe për subjektet e këtyre krimeve. Analiza e këtij fenomeni bëhet jo vetëm mbi bazën e parashikimeve të Kodit Penal, por dhe të Protokollit të Konventës së Palermos e Konventës mbi të Drejtat e fëmijës, duke krijuar një kuadër sa më të plotë të shkaqeve, sektorëve ku shfrytëzohen fëmijët, rrugët pasojat etj. Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për rreziqet e trafikimit në mënyrë që të mbrohen. Ata duhet të marrin informacion dhe njohuritë bazë që të mos mashtrohen lehtë. Kjo mund të realizohet duke përfshirë në programet shkollore të ciklit ulët informacione që kanë të bëjnë me rreziqet që u kanosen fëmijëve e adoleshentëve nga trafikimi në përgjithësi e nga destinacionet e tij si puna e paligjshme, shfrytëzimi seksual, etj. Në përfundim të punimit rekomandohen disa masa, kryesisht në fushën penale, për parandalimin e trafikut të fëmijëve. Fjalët kyçe: Trafikimi i fëmijëve, format e trafikimit të fëmijeve, trafiku i organeve trupore, shfrytëzimi seksual, trafiku i birësimeve, faktorët, motivet, puna e detyruar, pedofil, lypja, masat parandaluese, etj. 1. Trafikimi i fëmijëve Gjatë trajtimit të problemit të të miturve, rëndësi paraqet dhe studimi i figurës së të miturit si i dëmtuar nga vepra penale. Kjo, pasi kriminaliteti studiohet 279

280 edhe nga këndvështrimi i viktimes së tij. 1 Mirërritja dhe interesat e fëmijëve dhe të adoleshentëve duhet të jenë objektivat parësor për çdo shoqëri. Për shkak të moshës së mitur që përbën një rrethanë specifike e cila e dallon nga individët madhor, fëmija duhet të përfitojë një mbrojtje të veçantë dhe lehtësira të mjaftueshme në mënyrë që të rritet i shëndetshëm dhe normal nga ana fizike, intelektuale, morale e shpirtërore. Organizatat Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (OKB) kanë pranuar se fëmijët kanë të drejtë për masa të veçanta mbrojtje dhe ndihmë duke e shpallur këtë në Deklaraten e të drejtave të fëmijës (1959) dhe në Deklaraten universale të të drejtave të njeriut. Është papjekuria fizike dhe intelektuale e fëmijës që kërkojnë mbrojtje të përshtatshme juridike para dhe pas lindjes. I mituri është një person që ende nuk i ka fituar të gjitha zotësitë për të qenë plotësisht i pavarur dhe të përballojë problemet jetësore, ndër to dhe aftësinë për tu mbrojtur nga një vepër penale kundër tij. Legjislacioni penal shqiptar, në kohë të ndryshme, ka parashikuar disa vepra penale, të krimeve ose kundervajtjeve penale ku si subjekt pasiv paraqitet i mituri. Neni 54 i Kushtetutes së R. Shqipërisë në paragrafin e parë shprehet se: fëmijët, të rinjët, gratë shtatëzëna dhe nënat e reja kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti, ndërsa në paragrafin e tretë shprehet që: ç do fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojnë shëndetin, moralin ose të rrëzikojë jetën a zhvillimin e tijë normal. Edhe Kodi Penal në fuqi, ka parashikuar një sërë veprash penale duke i kushtuar vëmëndje të posaçme të miturit, i cili për shkak të moshës së vogël nuk mund të mbrohet nga veprimet kriminale e të kundërligjshme dhe në këtë artikull do të trajtohet vepra penale e trafikimit të fëmijëve, e cila nuk është problem i një shteti të vetëm, por një fenomen ndërkombëtar që përfshin vende të ndryshme dhe sjell pasoja të rënda. Trafikimi i fëmijëve me qëllim shfrytëzimin e tyre 1 Hysi V. Hyrje në kriminologji dhe penologji, botim i Ilar, Tiranë 2000, faqe 45. në punë, prostitucion, prodhimin e materialeve pornografike është një fenomen që ka marrë dimensione të gjëra në plan ndërkombëtar. Këto aktivitete kriminale janë mjaft të dëmshme për zhvillimin psiko-social të fëmijës dhe adoleshentëve. Studimi i kësaj figure të krimit paraqet interes pasi vendi ynë këto vitet e fundit ka shërbyer në të shumtën e rasteve si piknisje për trafikimin e fëmijëve shqiptarë drejt vendeve të Europës. Me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001, kjo figurë vepre penale u përfshi në Kodin Penal aktual, në nenin 128/b. 2 Përfshirja e kësaj dispozite u pasua dhe nga ratifikimi që i bëri shteti ynë Konventës së OKB për Luftën ndaj Krimit të Organizuar dhe të Protokollit shtesë për trafikimin e qënieve njerëzore në përgjithësi dhe të fëmijëve në veçanti. Konventa u ratifikua me anë të Ligjit nr. 8920, datë 11. 07. 2002. Ky nen përbëhej nga dy paragrafe. Në paragrafin e parë thuhej: Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burg nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Objekt i këtij krimi 3, sipas asaj që është pranuar në teori janë mardhëniet juridike të vendosura për të siguruar paprekshmërinë e lirisë së fëmijëve dhe personave të tjerë, të mbrojtura posaçërisht me legjislacionin penal nga veprimet kriminale që drejtohen kundër tyre. Nga ana objektive, krimi kryhet me anë të transferimit të fëmijëve brënda dhe jashtë shtetit, duke mosrespektuar rregullat ligjore dhe tek këto forma të transferimit duhet të mbahen parasyshë dhe përcaktimet që bën protokolli shtesë për trafikimin e fëmijëve. Si subjekte, do të paraqiten të gjithë ata persona të cilët kanë mbushur moshën e kërkuar nga ligji për t u marrë në përgjegjësi penale dhe janë të përgjegjshëm, që realizojnë trafikimin e fëmijëve. Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të 2 Kjo dispozitë gjendet ne seksionin IX, Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, kreu II të Pjesës së Posaçme të Kodit Penal në fuqi. 3 Elezi.I. E drejta Penale, Pjesa e Posaçme, Ribotim, Tiranë 2007,

drejtëpërdrejtë dhe dispozita kërkon dhe ekzistencën e qëllimit për të pasur fitim material ose çdo përfitim tjetër. Paragrafi i dytë përcaktonte: Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo me pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjelle si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. Për sa i përket elementëve të figurës së krimit, vlejnë përcaktimet e bëra më lart. Paragrafi i dytë i kushton më tepër vëmendje rrethanave të cilësuara ta anës objektive pra, marrëveshje mes tyre; më shumë se një herë, që do të thotë se personi e ka kryer këtë vepër dy ose më tepër herë, në intervale kohore të ndryshme, pa u dënuar me parë dhe ndjekja penale nuk duhet të jetë parashkruar për asnjërën prej tyre; keqtrajtimi dhe detyrimi me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ku përfshihen dëmtimet trupore e psikike që mund t i shkaktohen fëmijëve viktima e sidomos që ata të kryejnë punë të ndryshme si p. sh, punë prodhuese, të lypin, të prostituojnë, etj. Pasojat e rënda për shëndetin, që për nga karakteri dhe rëndësia e tyre njësohen me ato që parashikon dispozita për plagosjen e rëndë me dashje. 4 Deri në këtë pikë, dënimi që jepet për këtë krim ishte jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Kur krimi sillte si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënimi ishte me burgim të perjetshëm. Me ligjin nr. 9188, datë 12. 02. 2004, kjo dispozitë pësoi ndryshime të tjera. Dispozita konkrete e ka zgjeruar rrethin e veprimeve ose mosveprimeve me anë të të cilëve konsumohet ky krim duke ju afruar gjithnjë e më tepër përcaktimeve që bën Protokolli Shtesë i Konventës Kundër Krimit 4 Neni 88 i K. Penal të R. Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 7895 datë 27. 01. 1995 Ndërkombëtar të Organizuar. Neni 128/b, tanimë përbëhet nga pesë paragrafe. Në paragrafin e parë thuhet: Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohet me burgim nga shtatë deri ne pesëmbëdhjet vjet dhe me gjobë nga katër milion deri në gjashtë milion lekë. Ndryshimet qendrojnë në anën objektive, ku janë rënditur format e realizimit të krimit që janë: rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja, pritja e të miturve. Ndryshimet i përkasin dhe anës subjektive e pikërisht qëllimit për të cilin kryhet kjo vepër e që kanë të bëjnë me: shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, shfrytëzimit të punës ose shërbimeve të detyruara, vënia në kushte skllavërimi ose forma të ngjashme me të, - vënia në përdorim ose transplantimi i organeve, forma të tjera të shfrytëzimit, të cilat do të tregohen nga praktika. Vepra cilësohet në paragrafin e dytë për të gjithë ata persona që organizojnë, drejtojnë dhe financojnë trafikimin e të miturve. Duke ju referuar anës objektive, rrethana të tjera që e cilësojne këtë vepër janë: kur ajo është kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, kur shoqërohet me keqtrajtim dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, kur ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin. Pasojat e rënda për shëndetin duhet të hyjnë në kategorinë e plagosjeve të rënda. Kërkohet ekzistenca e lidhjes shkaksore. Dënimi është jo më pak se pesëmbëdhjete vjet 281

282 burgim dhe me gjobë nga gjashtë deri në tetë milion lekë. Paragrafi i katërt cilësohet nga pasoja e rëndë, që është vdekja e të dëmtuarit e cila duhet të ketë ardhë si pasojë e veprës, pra kërkohet dhe ekzistenca e lidhjes shkaksore. Dënimi është jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm si dhe me gjobë nga tëtë deri në dhjetë milion lekë. Paragrafi i pestë synon në goditjen e personave të cilët shfrytëzojnë funksionin shtetëror ose shërbimin publik për të realizuar krimin e trafikimit të fëmijëve. Në këtë rast dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë. Ky paragraf dallon nga të tjerët për shkak se subjekti është i posaçëm, pra mbajtës i disa cilësive të veçanta të cilat i përdor për realizimin e veprës. Nga sa u tha më sipër rezulton se; dispozita bën përshkrimin e kuptimit të trafikimit të fëmijëve duke përfshirë përkufizimet e dhëna nga Protokolli shtesë. nuk cakton me vete dënime fikse. cilësimi në paragraf të dytë bëhet për organizuesit, drejtuesit dhe financuesit. synon të godasë strukturat shtetërore të përfshira në këtë dukuri me anë të paragrafit të pestë. Në këtë rast rritet masa e dënimit. Me ligjin nr.9859, datë 21.01.2008, kjo dispozitë pësoi edhe një ndryshim duke u shtuar fjala shitja, në paragrafin e parë pas fjalës rekrutimi. Në këtë mënyrë, ligjvënësi ka sjellë disa ndryshime të rëndësishme në këtë dispozitë. 1.1 Nocioni trafikimi i fëmijëve Fenomeni i Trafikimit të fëmijëve nuk është një dukuri e re. Ai ekziston prej kohësh dhe po merr zhvillim në të gjitha kontinentet dhe kulturat. Gati të gjitha vendet janë të përfshira në një farë mënyre në të, qoftë si vende të origjinës, të destinacionit ose tranzitë. Protokolli shtesë i Konventës së OKB për Krimin e Organizuar, për Parandalimin dhe dënimin e Trafikimit të Njerëzve e në Veçanti atë të Grave e Fëmijëve, përcakton tre elemente që përfshijnë trafikimin e personave 18 vjeç e me të moshuar; rekrutimin me anë të një ndërmjetësi(apo transportimi apo transferimi apo mbyllje apo marrje në dorëzim), mjete abuzive të kontrollit-kërcënimi ose përdorimi i forcës ose forma të tjera shtrëngimi-gjatë rekrutimit, transportimit, transferimit, mbylljes ose marrjes në dorëzim; shfrytëzimi vijues, ose symimi për të shfrytëzuar, në një apo disa mënyra, konkretisht shfrytëzimi i prostituimit të të tjerëve, forma të tjera të shfrytëzimit seksual, puna apo sherbime të detyruara, skllavëria ose praktika të ngjashme me skllavërinë, vënia në sherbim ose heqja e organeve. Protokolli shtesë i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, mbi shitjen e fëmijëve (2000), e përkufizon atë si ç do veprimtari ose marrëveshje në bazë të së cilës një fëmijë i kalohet nga ç do person ose një grup personash një tjetri, në këmbim të një shpërblimi ose për çfardo arsye tjetër. Sa më sipër, me trafikim të fëmijëve do të kuptojmë zhvendosjen e fëmijëve nga një vend në një tjetër, brënda kufijeve të një shteti ose dhe jashtë tyre, me anë të përdorimit të forcës, shtrëngimit ose mashtrimit, duke pasur si qëllim shfrytëzimin e tyre në veprimtari fitimprurese dhe të paligjshme të karakterit ekonomik ose seksual. Edhe Rezoluta AG 49/166 e Asamblese së Përgjithshme të OKB që përpiqet të jap një përkufizim të trafikimit të fëmijëve, shton që shfrytëzuesit janë trafikantë dhe organizata kriminale që përdorin trafikun e qenieve njerëzore në të njëjtën mënyrë si veprimtaritë e tjera të paligjshme, si punën e detyruar, martesat e rreme, punën e paligjshme dhe birësimet e rreme. Kështu, trafikimi i fëmijëve është tërësia e veprimeve me anë të të cilave një fëmijë zhvendoset brënda ose jashtë një shteti si të ishte një send për të rriturit. Janë veprime që përfshijnë rekrutimin, transportin, përvetësimin dhe shitjen e të miturit. Në gjykimin e çeshtjes ndaj të pandehurve H.K., N.K. dhe Z.L., akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të fëmijëve, parashikuar nga neni 128/b/2 i K.Penal, Gjykata e Krimeve të Rënda, konkludon se, veprën penale të pandehurit e kanë kryer me veprime konkrete, duke filluar nga gjetja, rekrutimi i dëshmitares M.L. që pritej të lindte, bërja e pazarit për fëmijën duke e konsideruar atë si një send e jo si një qenie njerëzore, transportimi i dëshshmitares me fëmijën që ajo mbante, në greqi

për të lindur, konkretizimi përfundimtare i këtij veprimi kriminal, me lënien e fëmijës në klinike dhe marrjen për këtë të shumës 500.000 lek. Vlen për tu thkesuar se gjykata në arsyetimin e vendimit ka përcaktuar rrezikshmërinë e theksuar shoqërore të të pandehurit N.K.i cili këtë lloj veprimtarie kriminale e kishte kthyer në profesion 5. Fenomeni i trafikimit të fëmijëve për shfrytëzimin e tyre në punë ka rrënjë të thella dhe të ndërlikuara me motive shumplanëshe dhe të ndryshme sipas shteteve dhe ekonomive të përfshira. Trafikimi i fëmijëve është një krim që konsiderohet si i tillë nga e drejta ndërkombëtare. Ai përbën një dhunim të drejtëpërdrejtë dhe të rëndë të të drejtave të fëmijës. Kjo dukuri shfaqet në ç do shtet, pavarësisht nga niveli i zhvillimit të tij ekonomik. Në shtetet e varfëra, efektet e globalizimit të ekonomisë botërore ndërthuren me konflikte të ndryshme duke e bërë më të cënueshme familjen dhe duke rritur rrëzikun e shfrytëzimit të pjesës më të dobët të popullsisë. Organizatat kriminale shfrytëzojnë pamundësinë për t u mbrojtur të fëmijëve, sidomos kur ato vijnë nga vende të varfëra, duke përdorur rrugë të tilla si trafiqet e paligjshme që kanë qëllim fitimi nëpërmjet lypjes, birësimit ndërkombëtare, shfrytëzimit seksual, trafikimit të drogës dhe organeve, punës së detyruar, etj. Ne gjykimin e çeshtjes ndaj të pandehurit A.K., akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të të miturve, parashikuar nga neni 128/b/3 i K.Penal, Gjykata e Krimeve të Rënda, konkludon se, i pandehuri A.K. me veprimet e tij të kryera me dashje dhe me qëllim përfitimin material, nepërmjet dhunës fizike ndaj të të dëmtuarës për ta detyruar të prostituonte dhe të punonte për të ka konsumuar veprën penale të Trafikimit të të miturve në një nga format e parashikuara në nenin 3 te Protokollit të Dytë Shtesë Mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanrisht të grave dhe fëmijëve, në plotësimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtare 6. 5 Për më tej shih vendimin nr. 19 i Gjykatës për Krime të Rënda, dt.05.04.2006. 6 Për më tej shih vendimin nr. 42 i Gjykatës për Krime të Rënda, dt.26.06.2008. Transferimi i fëmijëve jashtë vendit të tyre bëhet me miratimin e prindërve ose të vetë fëmijëve. Ky miratim arrihet me anë të mashtrimit ose të dhunës, duke përdorur dhe një seri ndërmjetësish dhe në disa raste dhe bashkëpunimin e shprehur ose të heshtur të funksionarëve shtetëror. Ne gjykimin e çeshtjes ndaj të pandehurit K.D., akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të fëmijëve, parashikuar nga neni 128/b/2 i K.Penal, Gjykata e Krimeve të Rënda, konkludon se, veprimet e kryera nga i pandehuri K.D. përmbajnë elementët e anës objektive të veprës penale të trafikimit, pasi ai, në marrveshje me shtetasin S.S., të atin e fëmijës së mitur, ka rekrutuar dhe transferuar këtë të fundit në greqi me qëllim për ta nxjerrë për të lypur, pra për ta shfrytëzuar për qëllime përfitimi material, që është element i anës subjektive që kërkohet shprehimisht nga dispozita penale për të patur figurën e veprës penale të trafikimit të fëmijëve 7. Trafikimi i fëmijëve karakterizohet nga qëllimi i fitimit, nga prania e një sërë ndërmjetësish, nga sjelljet abuzive për të marrë pëlqimin e fëmijëve dhe të prindërve të tyre, nga largimi i fëmijës prej ambjentit ose komunitetit ku jeton, me fjalë të tjera nga zhvendosja gjeografike e detyruar, të gjitha këto karakteristika përputhen me së miri me kuptimin e thjeshtë të skllavërisë: qenia njerzore konsiderohet dhe trajtohet sikur të ishte send. Trafikimi i fëmijëve është një plagë që ka prekur dukshëm dhe shtetin tonë i cili shpesh shërben si vend origjinë për zhvendosjen e fëmijëve shqiptarë drejt vendeve të tilla si Greqia, Italia, ose vende të tjera. Llogaritet që të paktën 3.000 fëmijë shqiptarë janë dërguar në Greqi dhe Itali për të kërkuar lëmosh. 8 Sipas të dhënave të Terre des Hommes, gjatë viteve 1999-2001 në qytetet greke të Selanikut dhe Athinës gjendeshin 3000-4000 fëmijë 9 shqiptarë. Ata mblidheshin ne cepat e rrugëve për të larë xhamat e makinave, afër pikave turistike për të kërkuar lëmosh ose duke shitur lule. Gjithë të ardhurat nga 7 Për më tej shih vendimin nr.2 i Gjykatës për Krime të Rënda, dt.01.02.2010. 8 Të dhëna të marra nga Raport i Unicef mbi shfrytëzimin seksual të fëmijëve i vitit 2001. 9 Trafiku i fëmijëve shqiptarë në Greqi, Janar 2003, botim i Terre des Hommes. Gjithsesi, të dhënat jepen nga kjo OJF dhe nuk mund të konsiderohen të dhëna zyrtare. 283

284 puna i dorëzohen pronarit, që i mbikqyr nga afër. Fëmijët tregonin se nëse nuk fitonin shumën e caktuar i rrihnin. Shumica e tyre gjendeshin aty me pëlqimin e heshtur të prindërve, të cilët pronari i ka mashtruar me premtimin se do të ndante me ta fitimet nga puna e fëmijës. Në 1998, 983 fëmijë shqiptarë janë përcjelle nga policia e të miturve të Selanikut në kufirin shqiptarë. Në 1999, 385. Ne 2001, 56. 10 1.2 Rrugët ndërkombëtare të trafikimit të fëmijëve Trafikimi i fëmijëve vepron nëpërmjet rrjeteve personale e familjare ashtu si dhe me anë të rrjeteve kriminale ndërkombëtare të organizuara. Shpesh ato që përfshijnë fëmijët në trafik janë banorë të atij vendi. Rugët e trafikut ndryshojnë shpejt duke u përshtatur me ndryshimet ekonomike, situatat politike ose hapjen e tregjeve të reja. Gjithsesi, këto rrugë kalojnë nga Jugu në Veri dhe nga Lindja në Perëndim. 1.3 Cilët janë viktimat e trafikimit të fëmijëve Është e vështirë të jepen shifra të sakta lidhur me numërin e të trafikuarve. Sipas një raporti botëror të ONP të 2002, A future without child labour, 11 numëri i fëmijëve viktima të trafikimit ishte rreth 1, 2 milion. Në pjesën më të madhe të rastëve fëmijët vijnë nga familje tepër të varfëra ose nga grupe etnike të lëna menjëanë brënda shoqërive përkatëse. Në raste të tjera, bëhet fjalë për fëmijë që vijnë nga familja që përjetojnë probleme ekonomike të cilëve ju propozohen vende pune jashtë komunitetit të origjinës ose shtetit të tyre.trafikimi i fëmijëve prek njësoj si djemtë ashtu edhe vajzat. Këta fëmijë shfrytëzohen dhe ushqehen e vishen keq, nuk shkojnë në shkollë, janë të lënë pa kujdes dhe shpesh rrihen ose keqtrajtohen. Disa herë, sidomos vajzat, bëhen viktima të dhunës seksuale. 10 Statistika të dhëna nga departamenti i policisë së të miturve të Selanikut i 15 Majit 2002 (Trafiku i fëmijëve shqiptarë në greqi, botim i Terre des Hommes, janar 2003, faqe 10) 11 Përmbledhja e këtijë raporti mund të gjendet në faqen e internetit www.ilo.org Ata vihen në situatë të rrezikshme prandaj dhe vazhdimisht bëhen viktima të aksidenteve, plagosen. Vajzat mund të mbeten lehtë shtatzëna dhe kështu dënohen ose përjashtohen nga rrjeti. Asnjëherë nuk marrin para, që kontrollohen tërësisht nga tutorët e tyre. Janë pa dokumenta identifikimi dhe shpesh nuk dinë zonën nga vijnë. Fëmijët përfundojnë në rrjetin e trafikantëve në mënyra të ndryshme: ndonjëherë fëmijët rrëmbehen ose binden me anë të mashtrimit, herë të tjera ata i dorëzohen trafikanteve ose ndërmjetësve drejtëpërdrejt nga familjet e tyre në shkëmbim të faljes së borxheve ose të premtimit për t i arsimuar apo për të mësuar një zanat; herë të tjera dorëzohen në shkëmbim të një shume parash. Shpesh fëmijët i braktisin kur sëmuren ose kur mbërrijnë në vendet e destinacionit në kushte të mjerueshme. 1.4 Faktorët që ndikojnë në trafikimin e fëmijëve Që nga vendi i nisjes, zonat tranzite dhe vendi i destinacionit përfundimtar, përgjithësisht marrin pjesë shumë aktorë të ndryshëm. Prandaj ndërhyrjet kundër trafikut nuk mund të shtrihen vetëm mbi fëmijët. Vëmëndje i duhet kushtuar familjeve, komuniteteve të origjinës, rekrutuesve, ndërmjetësve, personave që sigurojnë dokumentet, transportuesve, funksionarëve të korruptuar, punëdhënsve dhe kientëve. Motivet 12 e këtijë fenomeni të rëndë kanë të bëjnë me një sëri faktorësh që ndërthuren dhe ndërveprojnë duke krijuar një gjendje që sot është alarmuese dhe në përkeqësim të vazhdueshëm. Më poshtë po japim disa nga faktorët që ndikojnë në trafikimin e fëmijëve: Faktorët kulturor. Në vendet në zhvillim, ekziston tradita e lëvizjes së fëmijëve drejt të afërmëve me qëllim për t u lehtësuar jetën atyre dhe familjes. Të mësuar me këtë dukuri, 12 Në pjesën hyrëse të Protokollit shtesë të Konventës mbi të drejtat e fëmijës lidhur me shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë fëminore, rënditen këto shkaqe që ndikojne në këtë problem: prapambetja, varfëria, dallimet ekonomike, strukturat e pabarabarta social-ekonomike, familjet me probleme, mungesa e arsimimit, migrimi urbano-rural, diskriminimi mes sekseve, qëndrimet seksuale të papërgjegjshme të të rriturve, praktikat tradicionale të dëmshme, konfliktet e armatosura.

mungon reagimi shoqëror ndaj vetë trafikimit. Faktorët ekonomik. Në përgjithësi ky krim vjen si rrjedhojë e një kërkese të pakënaqur për krah të lirë pune dhe të një kërkesë në rritje të shpejtë për djem e vajza që të përfshihen në tregëtinë e seksit dhe në sektorët ekonomik. Edhe pse fëmijët shpesh punojnë më pak se të rriturit, mashtrohen lehtë, shfaqin me pak rezistencë dhe nuk arrijnë të mbrojnë të drejtat e tyre. Kështu, ata i detyrojnë të punojnë me orë të gjata pune, me pak ushqim, në kushte të këqija strehimi, pa pasur asnjë kujdes. Për ta nxitur trafikimin e fëmijëve ndikojnë dhe shumë faktor të lidhur me ofertën. Faktorët më të rëndësishëm janë varfëria dhe dëshira për të fituar të ardhura për të jetuar ose për të ndihmuar familjen, mungesa e arsimimit ose pamundësia për shkollim, konfliktet dhe fatkeqsitë natyrore që shkatërrojnë ekonomitë lokale, qëndrimi shoqëror ndaj fëmijëve, sidomos ndaj vajzave, legjislacioni dhe rregullat lokale. Trafikimi i fëmijëve përbën një shkelje të të drejtave të njeriut që lidhet me përfitimin ekonomik në rritje të shpejtë. Trafikimi në vetvete organizohet nga persona të tretë që i zhvendosin njerëzit në vende të tjera, me qëllimin e vetëm që të përfitojnë prej tyre nga ana ekonomike. Shkaqe të sjelljes kriminale konsiderohen të gjitha ato rrethana dhe ndikime që e shtyjnë individin apo grupet në veprime kriminale. Si rrethana të këtilla në literaturën kriminologjike bashkëkohore, përmenden kushtet ekonomike, kundërtheniet dhe konfliktet politike dhe ideore, familja, arsimimi etj 13. Në këtë kuptim, trafikimi i fëmijëve përfaqëson një përgjigje ndaj kërkesës për punë, brënda dhe jashtë kufijëve të një shteti. Faktorët që lidhen me lëvizjet migruese të të rriturve. Këtu ndikojnë zakoni i zhvendosjes, mungesa e kontrollit dhe lehtësia në kalimin e kufirit që lehtësojnë përzierjen e fëmijëve të trafikuar me ata që emigrojnë bashkë me familjen. Faktorët që lidhen me boshllëqet institucionale dhe ligjore. Në mjaft vende mungojnë sanksionet juridike dhe kualifikimi i duhur juridiko-penal i krimit të trafikimit. Mungojnë rregullat mbi qarkullimin e të miturve dhe 13 Ragip Halili, Kriminologjia, Prishtinë 2002, fq.229. kontrolli i përshtatshëm në kufi. 1.5 Veprimtaritë kryesore ku shfrytëzohen të miturit e trafikuar. Sipas të dhënave, zonat më të goditura janë Azia e Jugut, Azia Juglindore, Afrika dhe Europa Lindore. Pjesa më e madhe e fëmijëve trafikohet me qëllimin për ti shfrytëzuar seksualisht. Ata përdoren dhe për të kryer punë të ndryshme si sherbime shtëpiake, përfshirja në konflikte të armatosura, sherbime restoranti, bari, në fabrika, bujqësi, ndërtim dhe lypje. Brënda shtetit, fëmijet trafikohen nga zonat rurale drejt qyteteve me qëllimin për tu shfrytëzuar në kryerjen e punëve ose seksualisht. Duke qenë se midis vendeve fqinje dallimet ekonomike po theksohen së tepërmi, trafiku ndërkombetar po synon të përhapet në të gjitha rajonet. Ai po ecën në të njëjtin hap me lëvizjen në rritje të njerzëve. Veprimtaritë në të cilat përfshihen fëmijët viktima të trafikimit janë të shumta dhe të lidhura më tepër me zonat e ekonomisë joformale, urbane dhe rurale.. Llojat e veprimtarive ku përfshihen fëmijët janë si më poshtë: a) punët shtëpiake(në shtëpitë e të tjerëve); b) puna e detyruar(që përfshinë forma skllavërimi); c) shfrytëzimi seksual, d) puna në degë të industrisë ose bujqësisë (që përbën rrezik për shëndetin); e) lypja (kërkimi i lëmoshës); f) puna pranë të afërmëve; g) trafiku i birësimeve; h) trafiku i organeve trupore; Do të ndalemi tek disa nga këto veprimtari: a) Puna e fëmijëve, puna e detyruar dhe format bashkëkohore të skllavërimit 14 Do të konsiderohet shfrytëzim i fëmijës në punë 14 Neni 3 i konventës për të Drejtat e fëmijës i ngarkon shtetet me detyrimin për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga çdo lloj pune e rrezikshme ose që e pengon në shkollimin e tij apo është e dëmshme për shëndetin, zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral ose shoqëror. Për të garantuar zbatimin e këtij neni, shtetet duhet të marrin masa te natyrave legjislative, administrative, sociale dhe edukuese. 285

286 atëherë kur konsumohet shkelja e tre prej të drejtave të tij themelore: e drejta për shëndet, e drejta për arsim dhe e drejta për liri. Punët më të zakonshme që bëjnë fëmijët janë: si argat, në miniera, në fabrika e furra, shërbetorë në familje të pasura, mbledhës mbeturinash, hamej, në punishte të ndryshme, etj. Si një formë veçanërisht e rëndë e shfrytëzimit të fëmijëve në këtë aspekt nga ana e trafikantëve, është shtrëngimi i tyre për të lypur në një vend të huaj. Kështu, në gjykimin e çeshtjes penale me të gjykuarit F.K.dhe A.K., Gjykata e Lartë ndër të tjera arsyeton:... Nepër semaforët e Athinës, i dëmtuari S.M. punonte paradite që prej orës 08-00 të mëngjezit deri në ora 14.00 dhe pasdite nga ora 16.00 deri në ora 22.00 dhe lekët e fituara gjatë ditës rreth 40-60 euro, ia dorëzonte të gjitha të gjykuarit F.K.. Këtë punë i dëmtuari e ka kryer për rreth 3 muaj, derisa është ndaluar nga policia greke dhe është deportuar në Shqipëri. Pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, i dëmtuari është nisur përsëri drejt Greqisë, me qëllim marrjen e parave që ia mbante i gjykuari F.K.. Në shtëpinë e të gjykuarit, i dëmtuari ka pëlqyer një magnetofon të cilin i gjykuari e ka vlersuar në çmimin 1.000 euro dhe një video, të dyja së bashku sipas bisedës së bërë në mes të gjykuarit dhe të dëmtuarit S.M. plotësonin shumën e lekëve që i gjykuari i kishte borxh atij. Pas kësaj marrëveshje, i dëmtuari ka qëndruar në Greqi edhe rreth një muaj tjetër duke kryer të njëjtën punë, por në këtë kohë është kapur përsëri nga policia greke dhe është kthyer në Shqipëri 15. Sipas raportit botëror të ONP A future without child labor (shtator 2002), rreth 180 milion të mitur të moshave 5-17 vjeç i nënshtrohen formave më të rënda të shfrytëzimit, pra në punë të rrezikshme. 67 milion të mitur të moshave 5 dhe 14 vjeç i nënshtrohen punëve jo të rrezikshme, por që nuk përshtaten me moshën e tyre. Në bazë të dispozitave të konventave nr.138 dhe nr.182 te ONP, raporti nxjerr në pah tre kategori punësh që duhen hequr ose zhdukur. Punët e bëra nga fëmijë që kanë moshë më të 15 Për më tej shih vendimin nr.502, datë 14.10.2009, të Gjykatës Lartë të R.Shqipërisë. vogël nga ajo që përcaktohet për këtë lloj pune në legjislacionin kombëtar. Punët që shkaktojnë dëme në shëndetin fizik ose mendor, ose në moralin e fëmijës( punët e rrezikshme); Punët e klasifikuara si format më të rënda të punës së fëmijëve pasi përbëjnë veprimtari të dënueshme dhe që lidhen nga e drejta ndërkombëtare me skllavërinë, trafikun e njerëzve dhe me punën e detyruar si prostitucioni, pornografia dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Nga studimi i vendimeve të gjykatës për krime të rënda rezulton se në vitet 2006-2007 nuk janë gjykuar persona për trafikim fëmijësh në format e mësipërme, ndërsa në vitet 2008 dhe 2010 janë gjykuar 4 çeshtje, ku autorët e krimeve kanë shfrytëzuar të miturit për punë të detyruar dhe lypje në vende të huaja. b) Shfrytezimi seksual Shfyrtëzimi seksual 16 i fëmijëve me qëllim fitimi rritet në mënyre proporcionale me zhvillimin e turizmit dhe është një tregues i qartë i dallimeve në ekonominë botërore. Si në çdo lloj tjetër trafiku edhe në këte fushë oferta lidhet me kërkesën nga ana e shtetasve të huaj që vijnë nga vendet e pasura. Tregtia seksuale është një industri që sjell miliarda dollarë dhe rritet mbi kurrizin e personave më të dobët. Zgjidhen fëmijët meqë këmbehen lehtë dhe paraqesin vlerë të lartë monetare. Shfrytëzimi seksual me qëllim fitimi i fëmijëve shfaqet në shumë forma. Një prej tyre është prostitucioni fëminor 17 fëmijët shndërrohen në skllevër të një numri të konsiderueshëm njerëzish, ku secili prej tyre nxjerr të ardhura nga kjo veprimtari. Aryset janë të shumta dhe përfshijnë varfërinë, mungesën e arsimimit dhe qëndrimet diskriminuese 16 Neni 34 i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës i detyron shtetet për ti mbrojtur fëmijët nga çdo formë e shfrytëzimit seksual dhe të dhunës seksuale. Ata duhet të marrin masa për të parandaluar përfshirjen e tyre në aktivitete të tilla si, prostitucioni ose praktika të tjera seksuale të paligjshme, spektakle ose materiale pornografike. 17 Me prostitucion fëminor do të kuptohet përfshirja e fëmijës në veprimtari seksuale në këmbim të fitimit ose për çdo qëllim tjetër(neni 2/8 i Protokollit shtesë të konventës për të drejtat e fëmijës).

ndaj disa grupeve etnike, grave dhe vajzave të vogla. Në 1997, 1600 të mitur shqiptar janë shfrytëzuar seksualisht në Greqi. Për fëmijët e moshës 15-18, 90% ishin të seksit femër. Ky numër përfshin 400 fëmijë të shfrytëzuar seksualisht në tregun pedofil në Greqi, 75% ishin shqiptar, 60% te seksit mashkull 18. Nga vëzhgimet e vendimeve të gjykatës që kanë marrë formë të prerë rezulton se në vitin 2006 janë gjykuar 3 çeshtje për veprën penale të trafikimit të të miturve, parashikuar nga neni 128/b/2 të K.Penal, në vitin 2008 janë gjykuar 4 çeshtje ku 3 prej tyre me akuzën e parashikuar nga neni 128/b/3 i K.Penal, ndërsa 1 çeshtje në bazë të nenit 128/b/1 të K.Penal. Në vitin 2009 është gjykuar 1 çeshtje në bazë të nenit 128/b/1 të K.Penal, në vitin 2010 është gjykuar 1 çeshtje dhe në vitin 2011 janë gjykuar dy çeshtje penale. Bazuar në arsyetimet e vendimeve të gjykatës del se, të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive, konkrete, duke filluar me rekrutimin e të dëmtuarës me anë të mashtrimit për martesë e krijim familje, vazhduar me transportimin e saj jashtë shtetit etj., ku në thelb konsiston shfrytëzimi i tyre si prostituta duke i detyruar nepërmjet dhunës fizike e psikike. Në gjykimin e çeshtjes në ngarkim të të gjykuarve L.L. e P.C, Gjykata e Lartë, pasi ka lënë në fuqi vendimet e gjykatave të të dy shkallëve, në arsyetimin e vendimit shprehet:... Duke qenë se është provuar se trafikimi i të dëmtuarës është bërë nga të pandehurit në bashkëpunim me qëllimin për ta shfrytëzuar atë, pasi përmendëm më lart se është provuar se e dëmtuara është detyruar me dhunë të ushtrojë prostitucion, por nga deklarimet e të dëmtuarës provohet se të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i prostitucionit prej saj i ka përfituar në një rast i gjykuari L.L, ndërsa kur kishte punuar në shtëpi publike, të ardhurat i merrte i gjykuari P. Ç, Kolegji Penal çmon se nuk qëndron pretendimi i mbrojtësit të të gjykuarit L. L., se gjykatat kanë zbatuar gabim ligjin penal. Kjo për arsyen se të gjykuarit janë gjykuar e dënuar në bazë të nenit 128/b/2 të K.Penal, akuzë, e cila është paraqitur në kërkesën për gjykim 18 Të dhëna të marra nga Trafiku i fëmijëve shqiptar në greqi, botim i Terre des Hommes, janar 2003, faqe 23. nga ana e organit të akuzës, pasi është provuar se të gjykuarit e kanë trafikuar të dëmtuarën, për qëllime fitimi, e cila ka qene nën moshën 18 vjeç e që është fëmijë sipas nenit 3/d të Protokollit mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, dalë në plotësim të Konventës së Kombeve të Bashkuara, kundër krimit të organizuar ndërkombëtar 19. Një dukuri tjetër është rritja e pornografisë fëminore 20 në internet. Kjo shpjegohet me mundësinë për të këmbyer materiale në mënyrë të shpejtë, të fshehtë dhe anonime, gjë që ka bërë që shumë organizata kriminale të preferojnë këtë rrjet për të zhvilluar tregti të paligjshme. Vlerësohet që në internet të ketë më shumë se 30.000 site me përmbajtje pedofilie. Termi pedofili i referohet përgjithësisht meshkujve të rritur që tërhiqen nga individ më të vegjël se ata : përkufizimi më i përdorur është tërheqje seksuale për individ të moshës para pubertitetit vetë termi pedofili do të thotë dashuri për fëmijët ( pedia-fëmijë ; filia-dashuri), por prej kohësh është përcaktuar si një sjellje perverse, një shmangie nga marëdheniet seksuale normale. Nje tjetër dukuri është dhe turizmi me sfond seksual qe prek fëmijët. Shfrytëzimi i fëmijëve nëpër udhetimet turistike ndodh nga persona që përfitojnë nga fakti se gjenden në vend të huaj dhe mund të shkelin ato ndalime që rrespektojnë zakonisht. Birësimi Ndërkombëtar Në rastin e birësimeve ndërkombëtare, kërkesa për fëmijë nga çifte në vendet e pasura tërheq vemendjen e shumë vendeve ne vështirësi ekonomike. Këtu shfrytëzohen pretekstet për të shpëtuar fëmijët, fakti se birësime është një veprim privat, etj. Dëshira për të pasur një fëmijë është ndonjëherë kaq irracionale, sa bën që shumë çifte të shndërrohen në viktima të mashtrimeve mbi origjinën e fëmijëve. Shpesh këta kanë identitit të rreme, të dhëna të ndryshuara. Konventa e Hagës për mbrojtjen e të miturve dhe 19 Për më tej shih vendimin nr.92, datë 04.03.2009, të Gjykatës Lartë të R.Shqipërisë. 20 Pornografi fëminore do të kuptohet shfaqja, me anë të çdo mjeti, të një fëmije të përfshirë në veprimtari seksuale të qarta të vërteta ose të simuluara apo çdo lloj shfaqje e organeve seksuale të një fëmije për qëllime kryesisht seksuale(neni 2/c i protokollit shtesë të konventës mbi të drejtat e fëmijës). 287

bashkëpunimin për birësimin ndërkombëtar 21 përbën një hap përpara në fushën juridike për shtetet nënshkrues. Ajo garanton që birësimi të bëhet në interesin më të lartë të fëmijës dhe lejon vendosjen e një sistemi bashkëpunimi mes shteteve nënshkrues. Megjithatë, konventa do të sjelle pasoja të efektshme vetëm në se shtetet do të ushtrojnë një kontroll të rreptë mbi strukturat ndërmjetësuese, në favor të prindërve birësues. Trafiku i organeve Zakonisht, organet e trupit merren dhe dërgohen menjëherë me avion drejt vendeve të pasura. Në vendet e varfëra janë vënë re klinika private të cilat presin paciente nga vendet e zhvilluara që nuk e kanë te vështirë të paguajnë shpenzimet e udhëtimit dhe të ndërhyrjes kirurgjikale. Nuk ka të dhëna zyrtare që në Shqipëri të ekzistojë ndonjë klinikë e tillë. Nga studimi i vendimeve të Gjykatës për Krime të Rënda rezulton se, nuk është gjykuar asnjë çeshtje penale për raste të tilla. 1.6 Përse duhet ndaluar trafikimi i fëmijëve Trafikimi 22 përbën një shkelje të patolerushme të së drejtës së fëmijëve për mbrojtje ndaj shfrytëzimit, të së drejtës për të luajtur, për tu arsimuar dhe të kujdesit për të pasur shëndet të mirë dhe të jetës së tyre familjare. Shfrytëzimi, të cilit i nënshtrohen viktimat e trafikimit i bën ata të humbin aftësinë për tu bërë të rritur të zotë. Përfundime Trafikimi i qenieve njerëzore përbën një dukuri kriminale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, që sjell pasoja jo vetëm për viktimën, por edhe për shoqërinë në tërësi. Pranimi i faktit se i mituri është titullar i të drejtave subjektive përbën një hap përpara në drejtim të mbrojtjes së personalietit në formim, por ende nuk siguron gjithçka i duhet fëmijës për mirërritje të harmonishme. Është me interes trajtimi i rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të tyre të parashikuara në Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës.Trajtimi i tyre duhet të jetë jo vetem teorik por edhe praktik. Lufta ndaj krimit të trafikimit të fëmijëve, kërkon që qeveritë, institucionet ndërkombëtare dhe shoqëritë civile të organizohen duke mbajtur parasyshë rekomandimet e organizatave kryesore ndërkombëtare. Problem mbetet çeshtja e kompensimit të drejtë të viktimave të trafikimit, aplikimi me i gjërë i padisë civile në procesin penal dhe njohja e viktimave me këtë të drejtë të tyre. Goditja e trafikut nga të gjitha krahët duhet të jetë strategjia kryesore e luftës ndaj këtij fenomeni. Ajo përfshinë njohjen në thellësi të problemit me anë të të dhënave dhe statistikave të hollësishme, sensibilizimin e opinionit shoqëror, hartimin e legjislacionit të përshtatshëm, zbatimin e projekteve në zonat gjeografike ku haset më shumë trafikimi. Bibliografia - Elezi I. E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme, Ribotim, Tiranë 2007. - Salihu I. E Drejta Penale, Pjesa e Përgjithshme, Prishtinë 2008. - Halili.R. Kriminologjia, botim i tretë, Prishtinë 2002. 288 21 Kjo konventë është ratifikuar me ligjin nr. 8624, date 15.6.2000, botuar në fletoren zyrtare nr.18, faqe 876. 22 Neni 35 i konventës mbi të drejtat e fëmijës i ngarkon shtetet me detyrimin për të marrë masat e duhura në mënyrë që të parandalojnë rrëmbimin, shitjen ose trafikimin e fëmijëeve pavarësisht nga qëllimi ose forma në të cilën kryhet.

- Morant Vidal J. Delincuencia juvenil në Noticias Juridicas, 2003 - Hysi V. Hyrje në kriminologji dhe penalogji, botim i Ilar, Tiranë 2000. - Elezi I., Kaçupi S., Haxhia M. Komentari i K.Penal të R.Shqipërisë, botim i Geer, Tiranë 2006. - Kushtetuta e R.Shqipërisë, Tiranë 1998 - Kodi Penal, Tiranë 2008 - Deklarata e të Drejtave të Fëmijës, viti 1959 - Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës. - Konventa nr.138 e ONP për kufirin e moshës minimale në punë(1973). - Konventa nr.182 e ONP mbi format më të rënda të punës së të miturve(1999). - Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, si dhe dy protokollet shtesë: Mbi parandalimin dhe Ndëshkimin e Trafikut të personave, Veçanërisht të Grave dhe Fëmijëve, si dhe Kundër Trafikut te Migrantëve në rrugë Tokësore, Ajrore dhe Detare, ratifikuar me ligjin nr.8920, datë 11.07.2002. - Protokolli shtesë i Konventës mbi të Drejtat e fëmijës lidhur me shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë fëminore. - Rezoluta A/Res/49/166 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për trafikimin e grave dhe të fëmijëve. - Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, nëntor1950. - Konventa e Hagës për mbrojtjen e të miturve dhe për bashkëpunimin në fushën e birësimit ndërkombëtar. - Raport i Unicef mbi shfrytëzimin seksual të fëmijëve i vitit 2001-2003. - Trafiku i fëmijëve shqiptarë në Greqi, Janar 2003, botim i Terre des Hommes. - Vendimin nr.502, datë 14.10.2009, të Gjykatës Lartë të R.Shqipërisë. - Vendimin nr.92, datë 14.10.2009, të Gjykatës Lartë të R.Shqipërisë. - Vendimin nr. 19, i Gjykatës për Krime të Rënda, dt.05.04.2006. - Vendimin nr. 42 i Gjykatës për Krime të Rënda, dt.26.06.2008. - Vendimin nr. 2 Gjykatës për Krime të Rënda, dt.01.02.2010. - Vendime të Gjykatës Lartë, vitet 2006-2007 - Vendime të Gjykatës Apelit për Krime të Rënda, vitet 2006-2007. - Vendime të Gjykatës për Krime të Rënda, vitet 2006-2007. 289

TEKNOLOGJIA DHE PARANDALIMI I ABUZIMIT TË FËMIJËS Av. Nertil BERDUFI Asistent Kerkimor Universiteti BEDER, Departamenti i Drejtësisë nberdufi@beder.edu.al Desara DUSHI Universiteti BEDER, Departamenti i Drejtësisë desara_dushi@hotmail.com 290 Vitet e fundit ne Shqiperi kemi nje zhvillim te shpejte te perdorimit te komunikimit elektronik dhe informimit nëpërmjet internetit. Nje depertim i tille i internetit ne pune, ne shkolle dhe ne familje mund te quhet si nje lloj revolucioni për vendin tone. Patjeter qe nje zhvillim i tille i teknologjise i sjell shoqërisë shume avantazhe, nje nder te cilat është edhe mundesia e ndjekjes lehtesisht te programeve informuese dhe suportative për fëmijet qe vuajne nga problemet emocionale te shkaktuara nga keqtrajtimi ndaj tyre. Por si çdo fenomen tjeter edhe ky shoqërohet me aspekte negative te cilat nuk duhen anashkaluar. Revolucioni i internetit mund te shkaktoje mundesi te reja për te lenduar ose abuzuar me perdoruesit e rinj te tij. Interneti gradualisht po shnderrohet ne nje mjet nëpërmjet te cilit mund te ndiqen format e njohura te keqtrajtimit, abuzimit seksual dhe emocional ndaj fëmijeve. Abuzimi seksual mund te ketë nje efekt shkaterrues mbi fëmijet dhe mund te ndikoje ne te gjithe jeten e tyre. Shfaqja e perseritur e imazheve te abuzimit ne internet dhe vetedija qe nje gje e tille po ndodh ndikon shume ne gjendjen emocionale te viktimave te perfshira ne keto krime si dhe ne rritjen e krimeve te tilla. Ne ketë artikull do të trajtohet ndikimi i internetit ne abuzimin ndaj fëmijeve, vecanerisht, ne lidhje me abuzimin seksual ndaj fëmijeve; ekspozimi i fëmijeve ndaj materialeve seksuale ose ofenduese; si dhe perdorimi i internetit nga pedofilet për te legjitimuar dhe thjështëzuar aktivitetin e tyre seksual. Ketu do te pershkruhen disa menyra për te parandaluar ndikimin e internetit ne abuzimin ndaj fëmijeve si ndjekja kriminale e autoreve te ketyre veprimeve, edukimi i komunitetit, rregullimi i industrisë se internetit dhe kufizimi i aksesit te fëmijeve ne materiale qe perbejne abuzime te tilla. Ne fund do te jepen disa rekomandime mbi zgjidhjen e mundshme te ketij problemi dhe parandalimin e transformimit te tij ne nje rrezik dhe problem te madh shoqeror. Fjalet kyçe: abuzim, internet, fëmije, parandalim, materiale seksuale, pedofil. 1. Hyrje Vitet 1990 nisën një epokë të re ndryshimesh në gjithë Europën, veçanërisht në Shqipëri. Hapja e Shqipërisë me vendet e tjera europiane dhe botërore solli si rrjedhojë edhe ndryshimet e para në vend, teknologjia vit pas viti filloi të bëhej edhe më

e prekshme për shqipëtarët. Zhvillimi më i madh po vihet re veçanërisht në vitet e fundit, me vënien në zbatim të programit të qeverisë shqipëtare Shqipëria në moshën e internetit, program që synon përhapjen e internetit në çdo cep të Shqipërisë. Institucionet që preken më shumë nga ky program janë shkollat. Me instalimin e internetit në shkolla fëmijët kanë mundësi më të mëdha të lundrimit në internet. Përveç shkollave, interneti po instalohet edhe në shtëpi dhe lokale në të gjitha zonat e vendit. Ky patjetër që është një zhvillim i jashtëzakonshëm për vendin tonë, që sjell shumë përfitime për shoqërinë shqipëtare. Interneti pëlqehet shumë nga të rinjtë, pasi ai shihet si një mjet tepër i mirë për t u informuar por edhe për t u argëtuar. Ai është bërë një mjet shumë i rëndësishëm për komunikim, informim, dhe argëtim dhe luan një rol të madh në edukimin e fëmijës. Por si çdo shpikje tjetër, as interneti nuk është plotësisht i sigurt. Përveç aspekteve pozitive që përmendëm, përhapja e gjërë e internetit sjell edhe pasoja negative, të cilat nuk janë të pakta. Interneti përdoret nga të gjithë, përfshirë këtu edhe individët që kanë qëllime negative. Ai po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë nga keqbërësit për shfrytëzimin e fëmijëve. Duke qënë një mjet shumë i thjeshtë dhe i shpejtë komunikimi interneti po përdoret nga persona të ndryshëm për të krijuar kontakte me fëmijët, tek të cilët arrijnë të fitojnë besueshmëri. Në këtë mënyrë ata arrijnë edhe të organizojnë takime reale me fëmijët duke krijuar kështu terrenin e përshtatshëm për abuzimin e tyre. Më poshtë do të trajtohen ndikimi i internetit në abuzimin seksual të fëmijëve dhe përdorimi i internetit nga pedofilët për të thjeshtëzuar aktivitetin e tyre seksual dhe së fundi do të jepen disa rekomandime mbi mënyrën e parandalimit të abuzimit të fëmijëve nëpërmjet internetit. 2. Përdorimi seksual i fëmijëve Siç e dimë, sulmeve seksuale të kryera nga të panjohurit i është kushtuar gjithmonë një vëmendje e madhe nga organet e hetuesisë dhe nga mbarë shoqëria. Zhvillimi dhe përhapja e madhe e internetit në vend, lehtëson mundësitë e komunikimit në mënyrë private me fëmijë, duke ofruar kështu mundësi më të mëdha për joshjen e fëmijëve dhe kryerjen e veprimeve abuzuese nga persona jashtë familjes. Një çështje e rëndësishme të cilës duhet t i kushtohet vëmendje është mundësia e madhe e përdorimit seksual të fëmijëve dhe rritja e mundësive të fëmijëve për të patur akses në materiale të dëmshme dhe të papërshtatshme për moshën e tyre nëpërmjet medias elektronike. Interneti lehtëson edhe aktivitetin e autorëve të krimeve duke u mundësuar atyre një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë komunikimi. Por pse po bëhet interneti një mjet popullor për rekrutimin e fëmijëve për qëllime seksuale? Së pari sepse ai mundëson kontaktim të lehtë me fëmijët si dhe mundësi më të pakta që autori të identifikohet. Nëpërmjet internetit autorët e këtyre krimeve mund të mbeten anonimë ose të përdorin identitet të rremë duke i bërë fëmijët të besojnë që po bisedojnë me një fëmijë tjetër. Personi që ka këto qëllime mund të futet në dhomat e komunikimit (chatit) nga ku mund të kontakojë me fëmijët dhe duke fituar besimin e tyre të arrijë që të komunikojë me ata edhe nëpërmjet telefonit, për të arritur pastaj që t i bindë edhe për takime në jetën reale. Në këto raste paralajmërimet e prindërve për të mos u takuar me të huaj mund të mos merren në konsideratë nga fëmijët sepse ata tashmë nuk i konsiderojnë të huaj këta persona të njohur nëpërmjet internetit. Prandaj prindërit duhet t i vënë rëndësi të veçantë njohjeve që krijojnë fëmijët e tyre nëpërmjet internetit dhe t i edukojnë fëmijët me idenë që nuk duhet të takohen me persona të njohur në mënyra të tilla. Abuzuesit kanë në fokus fëmijë me disa karakteristika të veçanta si psh: fëmijët jetime, fëmijë që kanë kaluar keqtrajtime të mëparshme, fëmijë me probleme sociale dhe të pashoqërueshëm me fëmijët e tjerë, fëmijë të privuar nga dashuria dhe përkujdesja, fëmijë të cilëve u pëlqen shumë të komunikojnë me të rritur, fëmijë të cilët mund të gënjehen pas shpërblimeve (si para ose lojra kompjuterike), dhe fëmijë me vlerësim të ulët për veten (Stanley 2001). Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara tek fëmijët e moshës 10-17 vjeç, rezulton se fëmijët mbi 14 vjeç të cilët vuanin nga depresioni, keqtrajtimi, dhe ngjarje të tjera negative, ishin më të kërkuarit 291

292 (Mitchell dhe të tjerë 2001). Fëmijët zakonisht nuk i raportojnë rastet e përdorimit për qëllime seksuale. Në studimin e përmendur më lart rezulton që vetëm një e katërta e fëmijëve që ishin përballur me një abuzim seksual ia kishin treguar atë prindërve dhe vetëm 10 përqind e këtyre rasteve ishte raportuar në polici apo në ndonjë autoritet tjetër (Finkelhor dhe të tjerë 2000; Mitchell dhe të tjerë 2001). Përhapja e gjërë e internetit po rrit mundësitë për zgjerimin e grupit të personave që e përdorin atë për qëllime abuzimi seksual ndaj fëmijëve. Këtë këndvështrim e ka mbështetur edhe UNESCO në një mbledhje mbi internetin dhe abuzimin ndaj fëmijëve ku raportohet që ka patur një rritje të dukshme të shkeljeve të tilla (Arnaldo 2001). Pra rritja e mundësive për sjellje kriminale e shkaktuar nga interneti sjell rritjen e përdorimit të fëmijëve për qëllime seksuale nga një numër më i madh personash sesa më përpara. 3. Pedofilia nëpërmjet internetit Fëmijëve u pëlqen shumë interneti pasi aty mund të argëtohen, të gjejnë informacione për detyrat e shtëpisë, të shikojnë filma, të dëgjojnë muzikë, etj. Prandaj interneti në kohët e sotme është bërë mjet i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Por sa i sigurtë është ky mjet? Si çdo teknologji e re dhe risi edhe interneti ka hallkat e tij të dobëta, edhe pse kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim dhe shtetet në mbarë globin po bëjnë ç është e mundur në këtë aspekt përsëri nuk është arritur në nivelin e duhur të sigurisë. Një ndër problemet ku haset vështirësia më e madhe është pornografia, veçanërisht pornografia e fëmijëve. Pornografia nëpërmjet internetit ka marrë përhapje jashtëzakonisht të gjerë. Kjo veprimtari dëmton jo vetëm fëmijët që përdoren për imazhet pornografike por edhe të gjithë fëmijët e tjerë që i shikojnë këto imazhe. Këto imazhe janë lehtësisht të arritshme nga fëmijët në internet dhe gjithashtu mund të shkëmbehen ndërmjet tyre. Meqenëse këto imazhe pornografike dhe dëmi që ato shkaktojnë i prek të gjithë fëmijët, ky problem duhet t i shqetësojë të gjithë prindërit, policët, prokurorët, gjykatësit, ligjvënësit pra të gjithë shoqërinë dhe shtetin, të cilët duhet të marrin masat e nevojshme për parandalimin e këtij fenomeni. Nuk është aspak e vështirë të gjenden imazhe pornografike në internet. Për këtë nuk nevojitet të kërkosh website pornografike. Ato qarkullojnë pa pagese dhe shumica e fëmijëve e dinë mjaft mirë se ku ti gjejnë. Problemi qendron në faktin që prindërit e tyre nuk janë aspak në dijeni të veprimtarisë së fëmijëve të tyre në internet dhe nuk mund ta dinë që fëmijët e tyre shikojnë materiale të tilla. Fëmijët i shikojnë këto materiale që në moshë të vogël, kur janë në fazat e zhvillimit të tyre të gjithanshëm. Kjo bën që ata të krijojnë sjellje perverse ndaj shokëve dhe shoqeve të tyre dhe të formojnë një personalitet të dëmtuar në të ardhmen. Në qoftë se nuk merren masat e nevojshme sa më parë, pasojat e dëmshme të këtij aktiviteti do të shikohen edhe më vonë, kur këta fëmijë të rriten dhe të shndërrohen në pedofilët e ardhshëm të shoqërisë. Pornografia e fëmijëve nëpërmjet internetit po përdoret si një mjet për ta bërë seksin mes fëmijeve dhe të rriturve si një aktivitet normal, dhe që t i shtyjë fëmijët që të përdoren prej të rriturve për qëllime seksuale (The London Borough of Barking & Dagenham 2007). Fëmijët në imazhet pornografike shfaqen të qeshur, kjo me qellim që të nënkuptohet që fëmijët dëshirojnë që të marrin pjesë në akte të tilla degraduese. Aktivitete të tilla kryhen hapun në internet dhe fëmijët ekspozohen ndaj këtyre imazheve dhe sjelljeve që në moshë të re. Në mënyrë që të parandalohen dëmet e një fenomeni të tillë, prindërit duhet të bisedojnë me fëmijët e tyre rreth këtyre imazheve dhe t u shpjegojnë rrezikun që u vjen prej tyre, t u shpjegojnë që është një aktivitet i paligjshëm dhe që lidhet me abuzimin ndaj fëmijëve. Prindërit duhet që vazhdimisht t i kontrollojnë fëmijët e tyre, edhe në qoftë se janë të bindur që ata nuk shikojnë materiale pornografike në internet. Në vendin tonë nuk ka lëvizje të organeve shtetërore për të luftuar pornografinë nëpërmjet internetit. Organet e prokurorisë dhe të policisë bëjnë shumë pak, për të mos thënë aspak kundër abuzimit seksual në internet. Në internet shpërndahen shumë imazhe me fëmijë që abuzohen seksualisht në mënyra nga më violentet. Ata

përhapen kudo, pasi interneti nuk ka censurë apo doganë. Por përveç faktit që fëmijët i shikojnë këto imazhe, duhet të kemi parasysh edhe faktin tjetër që ka fëmijë që përdoren për të realizuar këto imazhe. Në këto imazhe ka pornografi të mirëfilltë për fëmijë, ka përdhunime të fëmijëve, skena seksuale nga më perverset. Pra ato nuk janë vetëm fotografi, janë imazhe të fëmijëve reale që vuajnë abuzimin seksual, emocional dhe fizik. Prandaj duhet që shoqëria të sensibilizohet dhe të mos mendojë që ky nuk është problemi i tij. Prindërit duhet të jenë vigjilentë, të dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në internet, të hyjnë në websitet e fëmijëve dhe t i kontrollojnë ato. Prindërit duhet të mirë informohen mbi websitet që përdorin fëmijët e tyre dhe mbi veprimtarinë e keqbërësve, në mënyrë që të dinë çfarë masash të marrin për mbrojtjen e fëmijëve të tyre. 4. Konkluzione dhe rekomandime Brënda një kohe shumë të shkurtër interneti ka sjelle një revolucion të komunikimit dhe përhapjes së informacioneve në të gjithë botën, revolucion që nuk ka lënë pa prekur edhe shtetin shqipëtar. Fëmijët janë ata që janë prekur më shumë nga ky revolucion informacioni duke qenë se janë më të dhënë pas zhvillimeve të reja të teknologjisë. Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve të shumta pozitive që solli përhapja e internetit në vendin tonë dhe në mbarë botën, ajo krijoi gjithashtu edhe mundësi të reja abuzimi ndaj fëmijëve. Vitet e fundit është parë një bashkëpunim mbarëbotëror në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga abuzimet nëpërmjet internetit. Ky bashkëpunim është iniciuar nga UNESCO dhe bazohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989. Neni 17 i Konventës parashikon një strukturë ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në lidhje me median. Ky nen bën thirrje për mbrojtjen e fëmijëve nga materiale dhe informacione të dëmshme për mirëqenien e tyre (Carlsson and von Feilitzen 1998: 9, 20). Bashkimi Europian, Interpoli, dhe Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë mjaft kërkime dhe projekte parandaluese kundër pornografisë së fëmijëve në internet (Directorate General, Justice and Home Affairs 1999). Përveç masave ndërkombëtare, është e nevojshme të merren edhe masa kombëtare. Në hartimin e strategjive kombëtare duhet të merren parasysh sjellja e fëmijëve, e familjeve të tyre dhe e autorëve të krimeve, si dhe rrethanat që i kushtëzojnë këto sjellje. Në vendin tonë nevojitet ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe prindërve në lidhje me rreziqet që sjell interneti dhe mënyrën e përdorimit të internetit të sigurtë. Duhet të merren masa për përhapjen e programeve kompjuterike të cilat bllokojnë këto materiale. Gjithashtu nevojitet marrja e masave për ndjekjen penale të keqbërësve, monitorimin e aktiviteteve të personave të dyshuar për këto veprimtari, krijimin e programeve për parandalimin e individëve që të bëhen autorë të këtyre veprave si dhe për riedukimin e keqbërësve. Siç dihet rolin kryesor për parandalimin e fëmijëve që të kenë akses në të tilla materiale abuzive nëpërmjet internetit e kanë prindërit. Prandaj prindërit duhet të kontrollojnë vazhdimisht me se merren fëmijët e tyre, duhet të informohen mbi të gjitha rreziqet që shkakton interneti dhe mënyrën e parandalimit të tyre, dhe duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre në lidhje me problemet që ata kanë. Por siç e dimë, në Shqipëri prindërit nuk janë shumë të informuar rreth aktiviteteve të fëmijëve të tyre në internet, sidomos të adoleshentëve, të cilët kërkojnë që të jenë të pavarur dhe të kenë privatësinë e tyre (The London Borough of Barking & Dagenham 2007). Gjithashtu prindërit e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjitha vendet nga ku mund të përdorin internetin fëmijët e tyre, si shkolla, qendra interneti, shtëpi të shokëve, etj, prandaj nevojitet që të gjitha institucionet të bashkëpunojnë në mbrojtjen e fëmijëve ndaj abuzimit nëpërmjet internetit duke regjistruar në të gjithë kompjuterat sisteme mbrojtëse ndaj websiteve me përmbajtje të dëmshme për fëmijët, ose të bllokojnë hapjen e këtyre websiteve nëpërmjet programeve përkatëse. Edhe shkollat duhet të japin kontributin e tyre në luftën kundër abuzimit të fëmijëve duke i drejtuar fëmijët drejt përdorimit të disa websiteve të cilat mundësojnë informacione tërheqëse, argetuese dhe edukuese për ta. Gjithashtu shkollat duhet të përdorin programe lundrimi të sigurtë në internet, 293

në mënyrë që fëmijët brënda ambjenteve shkollore të mos kenë mundësi të shikojnë materjale të dëmshme për ta. Një mënyrë tjetër për parandalimin e abuzimit të fëmijëve është që fëmijët të paralajmërohen dhe të edukohen që të mos përhapin të dhënat e tyre personale dhe të mos vendosin fotografi në internet pa lejen e prindërve; të mos ia japin fjalëkalimin askujt, as miqve të tyre; të mos lenë takime me persona të njohur nëpërmjet internetit pa lejen e prindërve; të mos hiqen si dikush tjetër në internet dhe t i injorojnë mesazhet e marra nga të panjohurit. Censurimi nga ana e shtetit të disa faqeve të internetit të konsideruara si të dëmshme do të ishte një mënyrë tjetër efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet. Ligjvënësit dhe ata që janë të ngarkuar për zbatimin e ligjeve duhet të marrin masa për parandalimin e pasojave negative të internetit dhe sidomos për parandalimin e abuzimit të fëmijëve nëpërmjet internetit. Duke parë rritjen e jashtëzakonshme të përdorimit të internetit në Shqipëri, është shumë e nevojshme që të merren sa më parë masa parandaluese, para se të jetë tepër vone. Referencat 1. Janët Stanley, (2001), Child abuse and the internet Child abuse prevention issues, Nr. 15, Australian Institute of family studies, fq. 3-9. 2. Using blocking to combat online child abuse images: Questions & Answers, (2009), ENACSO European NGO Alliance for Child Safety Online, fq 1-2. 3. Mbajtja e fëmijëve të sigurtë, standartet për mbrotjen e fëmijëve (2006), Koalicioni Mbajtja e Fëmijëve të Sigurtë. 4. Manuali i të qenit prindër, një udhërrëfyes për prindërit (2007), The London Borough of Barking & Dagenham, fq 7-23. 5. Carlsson, U. and von Feilitzen, C. (eds), (1998), Children and mediaviolence, The UNESCO International Clearinghouse on Children and Violence on the Screen, Göteborg. 6. Directorate General, Justice and Home Affairs, (1999), Background paper, International Conference on Combating Child Pornography on the internet, Vienna, 29 September 1 October, http://www.stopchildpornog.at/pa-eu.html, shikuar në Nëntor 2012. 7. Mitchell, K.J., Finkelhor, D. and Wolak, J., (2001), Risk factors for and impact of online sexual solicitation of youth, JAMA, Vol.285, No.23, fq. 3011-3014. 8. Finkelhor, D., Mitchell, K. J. and Wolak, J. (2000), Online Victimization: A Report on the Nation s Youth, Crimes Against Children Research Centre, www.missingkids.com, shikuar në Nëntor 2012. 9. Arnaldo, C.A., (2001), Child abuse on the internet: Ending the silence, Berghahn Books and UNESCO, Paris. 294

QËNDRIMET E PRINDËRVE TË RINJ RRETH ZHVILLIMIT TË FËMIJËVE NË 3 VITET E PARA TË JETËS DHE RËNDËSIA E PROGRAMEVE PARANDALUESE PËR PRINDËRIT Oriola HAMZALLARI Departamenti i Psikologjisë, Universiteti A.Moisiu oriolahamzallari@uamd.edu.al; oriolahamzallari@gmail.com Ky artikull hulumton qëndrimet që prindërit e rinj kanë rreth zhvillimit të fëmijëve të tyre veçanërisht gjatë 3 viteve të para të jetës. Për të marrë qëndrimet e prindërve janë marrë 39 intervista gjysmë të strukturuara me prindër që kanë regjistruar të paktën një fëmijë në një nga çerdhet shtetërore të Tiranës. Mosha e fëmijëve në çerdhe përafërsisht është 6 muajsh deri në 3 vjeç. Nga intervistat janë marrë disa të dhëna të rëndësishme rreth qëndrimeve që prindërit e rinj kanë për periudhën zhvillimore të fëmijëve në 3 vitet e para të jetës. Një numër i lartë i prindërve shfaqin qëndrimin se në këtë moshë fëmijët janë tepër të vegjël dhe se prioritet merr zhvillimi në vitet e mëvonshme pasi më vonë fëmijët shfaqin probleme të ndryshme të sjelljes. Nga ana tjetër, vihet re një interes i lartë i prindërve për t u informuar gjatë periudhës së shtatzënisë dhe më pas interesi për të lexuar rreth zhvillimit të fëmijës ulet gjatë 3 viteve të para të zhvillimit të fëmijëve. Për më tepër, tek pjesa më e madhe e prindërve të intervistuar vihet re një prirje për të përdorur metoda disiplinimi si ndëshkimi verbal por edhe fizik tek fëmijët në vitin e dytë dhe të tretë të jetës. Nga të dhënat e marra nga intervistat mund të dalim në konkluzionin se prindërit nuk janë shumë të përgatitur të kontrollojnë reagimet e tyre emocionale gjatë disiplinimit të fëmijëve sidomos kur fëmijët arrijnë moshën 2 dhe 3 vjeç. Gjithashtu mund të dalim në konkluzionin se prindërit nuk janë shumë të përgatitur të menaxhojnë në mënyrë konstruktive reagimet emocionale të fëmijëve të tyre. Rrjedhimisht programet parandaluese që mund të ofrohen për prindërit e rinj janë të domosdoshme për zhvillimin e aftësive prindërore në mënyrë të tillë që të jenë të përgatitur përpara sfidave të të qenit prind. Fjalët kyçe: Prindërim, Zhvillim i hershëm, Metoda disiplinimi, Programe Parandaluese 1. Hyrje Shpesh mund të mendohet se prindërit kanë një instinkt që i drejton në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Prindërimi mund të shihet si aftësi individuale jo të mësuara që prindërit i kanë dhe i përdorin gjatë zhvillimit të fëmijëve të tyre. Pikërisht, ky qëndrim mbi prindërimin mund të ndikojë në mënyrë të tillë tek prindërit që të mos vlerësojnë rëndësinë e zhvillimit të aftësive prindërore që nxisin prindërimin pozitiv. Por çfarë është prindërimi pozitiv? Prindërimi pozitiv përkufizohet si sjellje prindërore që bazohet në interesin më të mirë të fëmijës, dhe që lidhet me mirërritjen, fuqizimin e fëmijës, me sjelljen jo të dhunshme dhe orientimin e fëmijës me anën e vënies së limiteve për të mundësuar zhvillimin e plotë 295

296 të fëmijës (Committee of Ministers of the Council of Europe, 2006). Nga përkufizimi vihet re se prindërimi pozitiv lidhet me formimin e një lidhje pozitive midis prindërve dhe fëmijëve që promovon mirëqenien dhe zhvillimin e potencialeve të fëmijës. Këto përgjegjësi themelore të prindërve në zhvillimin e lidhjes pozitive me fëmijët kërkojnë nga prindërit që të zhvillojnë njohuritë e tyre në lidhje me nevojat zhvillimore të fëmijëve për të zhvilluar prindërimin pozitiv. Për të mbështetur prindërit në rolin e tyre, kërkohet të ndërtohen programe parandaluese të bazuara në fakte dhe të implementohen këto programe që në institucionet më të hershme të përkujdesjes. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nevoja për programe të bazuara tek faktet është shfaqur rreth viteve 1990, sidomos programet ndërhyrëse implementoheshin tek prindërit me probleme të varësisë ndaj substancave narkotike dhe alkoolit apo prindër që shfaqnin probleme të shëndetit mendor. Ndërsa në Evropë, pjesa më e madhe e shërbimeve dhe programeve nuk janë të bazuara në fakte dhe nuk kanë kaluar vlerësimin shkencor (Rodrigo, M.J., Almeida, A., Spiel, C., & Koops, W., 2012). Në Shqipëri, vihet re se në çerdhe këto programe mungojnë. Pavarësisht, se është bërë një progres sidomos në vënien e shërbimit psikologjik në çerdhet e Tiranës, dhe vetëm 2 vitet e fundit ky shërbim psikologjik është vënë në Durrës, programet parandaluese për të mbështetur prindërit në 3 vitet e para të prindërimit mungojnë. Në këtë artikull, nga intervistat e marra me prindër në çerdhet e Tiranës, vërehet se si prindërit kanë filluar të ndërtojnë lidhjen e tyre me fëmijët gjatë 3 viteve të para të jetës dhe se si këto lidhje mund në një pjesë të madhe të rasteve mund të ndikojnë negativisht në rregullimin emocional të fëmijëve në vitet e mëvonshme. 2. Metodologjia 2. 1 Hartimi i studimit dhe pjesëmarrësit Ky studim ka si qëllim të marrë të dhëna cilësore për të hulumtuar qëndrimet e prindërve mbi zhvillimin që ndodh tek fëmijët në tre vitet e para të jetës. Teknika e përdorur për marrjen e të dhënave ka qenë intervista gjysmë e strukturuar, e cila është regjistruar. Prindërit e intervistuar kanë qenë 39, nga këto 6 ishin meshkuj. Mosha e prindërve ishte nga 19 vjeç më i riu në 39 vjeç më i vjetri. Rreth 64% e prindërve kishin 1 fëmijë, 30% e tyre kishin 2 fëmijë dhe vetëm 6% e prindërve kishin 3 fëmijë. Statusi socio-ekonomik i 85% të prindërve të intervistuar ishte i mesëm apo i lartë. Ndërkohë 15% e prindërve të intervistuar kishin status socio-ekonomik të ulët. Prindërit me këtë status ishin të papunë, studentë por të papunë, të punë por me paga minimale. Intervistat me prindërit u regjistruan në zyrën e psikologut të çerdhes dhe analiza e përmbajtjes u përdor për interpretimin e të dhënave. Prindërit u përzgjodhën rastësisht nga 5 çerdhe të Tiranës, ku njëra nga çerdhet nuk ishte ri-konstruktuar dhe ndodhej në periferi të Tiranës. Ndërkohë që numri i çerdheve në Tiranë është 29. 3. Rezultate dhe diskutime Gjatë intervistave, prindërit janë pyetur nëse marrin informacion mbi zhvillimin e fëmijëve në 3 vitet e para të jetës, cilat janë qëndrimet e tyre për zhvillimin që ndodh në 3 vitet e para të jetës, nëse kanë dyshime apo pendime për mënyrën se si ndërveprojnë me fëmijët. Nga intervistat janë nxjerrë disa rezultate. Vihet re një prirje e prindërve të rinj të shohin 3 vitet e para të jetës si jo shumë problematike pasi fëmijët janë të vegjël për të shfaqur probleme. Ja si u shpreh një baba i moshës 39 vjeçare : Çfarë informacioni do marrësh tani, është e vogël vajza, 2 vjeç, nuk ke çfarë të presësh më shumë. Duke mos i dhënë rëndësinë e duhur 3 viteve të para zhvillimit psikologjik të fëmijëve, prindërit nuk nxiten të marrin informacion mbi nevojat zhvillimore të fëmijëve në këtë stad. Ndërkohë që vihet re se prindërit në periudhën e shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së fëmijës janë më shumë të interesuar për të lexuar dhe për të marrë informacion. Një nënë 30 vjeçare që djalin e ka në moshën 1 vjeç u shpreh: Sigurisht lexoj informacion në internet për zhvillimin e djalit por këto kohët e fundit e kemi lënë pas dore por dëshiroj të lexoj sërish I bërtas djalit me raste, mirëpo e përkëdhel im shoq, kur i bërtet ai unë nuk e përkëdhel Prindërit që shprehen se kanë lexuar por nuk lexojnë shumë, pavarësisht se disa prej tyre kanë dëshirë të lexojnë por nuk kanë kohë,

gjithashtu, shprehen se i bërtasin, madje në disa raste, edhe i gjuajnë fëmijëve të tyre. Nga intervistat vërehet se qëndrimet e pjesës më të madhe të prindërve ndaj mënyrës së disiplinimit të fëmijëve në 3 vitet e para të jetës shpesh janë në kontradiktë me mënyrën e disiplinimit të fëmijëve. Në thelb, edhe pse një pjesë e madhe e prindërve nuk janë dakord që të përdorin ndëshkimin verbal apo fizik ndaj fëmijëve të tyre, prindërit i përdorin këto mënyra disiplinimi. Nga 39 prindër, 17 prindër shpreheshin se i bërtisnin fëmijëve të tyre dhe 7 shpreheshin se kishte raste edhe i qëllonin fëmijëve të tyre. Të 24 prindërit mbasi përdornin ndëshkimin verbal apo fizik, shfaqnin ndjenja pendimi të larta që shoqëroheshin me një afeksion të tepruar e të menjëhershëm ndaj fëmijës së tyre. Një baba në moshën 37 vjeçare, i cili fëmijën e kishte 22 muajsh u shpreh: Ndodh që dhe e godas fëmijën, një shuplakë që nuk mund të jetë e drejtë, e kam bërë. Me keqardhje, ai më sheh, krijon mospëlqim ndaj meje se thotë pse gjuajti babi. Më pas e afroj, e përkëdhel. Të thashë nuk kemi marrë shumë informacion dhe shpesh mund të gabojmë Një nënë në moshën 37 vjeçare e cila kishte dy fëmijë, një në moshën 2 vjeç dhe tjetrin në moshën 6 vjeç, u shpreh: Kam dyshime kur i flasim apo i qëllojmë ndonjë pëllëmbë, them më pas pse i qëllova Unë nuk lexoj dhe nuk marr informacion për zhvillimin e fëmijës në këtë moshë... Ndërsa një nënë 27 vjeçare e cila kishte një fëmijë 1.5 vjeç, u shpreh: Pendohem kur i bërtas, dhe më pas e puth dhe e përqafoj. Ndërsa vajza fillon e qan njëherë e më pas më përqafon Një mënyrë tjetër disiplinimi që përdoret është edhe frikësimi i fëmijës duke e kërcënuar për humbjen e dashurisë së prindërore. Një nënë 23 vjeçare e cila kishte një fëmijë 3 vjeç u shpreh: Informacion kam lexuar shumë në internet përpara se të lindja ndërsa tani nuk është se lexoj shumë Kur djali më gjuan unë i them se do ngordhi mami dhe ai fillon të qajë dhe nuk më gjuan më Më thotë jo, jo, të kam xhan mami... Siç vihet re nga këto raportime të prindërve, mund të dalim në disa konkluzione të rëndësishme. Së pari, prindërit nuk janë shumë të përgatitur të kontrollojnë reagimet e tyre emocionale gjatë disiplinimit të fëmijëve sidomos kur fëmijët arrijnë moshën 2 dhe 3 vjeç. Pikërisht në këtë moshë fëmijët nxiten nga nevoja për eksplorim. Prindërit i transmetojnë ndjenjat e frikës, pasigurisë gjatë disiplinimit të fëmijëve duke kërcënuar humbjen e dashurisë prindërore, duke bërtitur dhe në disa raste edhe duke qëlluar fëmijët gjatë këtij stadi zhvillimor ku fëmija mëson të eksplorojë duke kuptuar se gjatë eksplorimit limitet mund të vihen në raste rreziku. Së dyti, prindërit nuk janë shumë të përgatitur të menaxhojnë në mënyrë konstruktive reagimet emocionale të fëmijëve të tyre. 4. Rekomandime Nga ky studim cilësor janë nxjerrë disa të dhëna të rëndësishme për qëndrimet e prindërve rreth zhvillimit në 3 vitet e para të jetës por dhe si këto qëndrime mund të ndikojnë tek mënyra e disiplinimit të fëmijëve. Gjithsesi, ky studim është ndërmarrë vetëm me prindër që dërgojnë fëmijët e tyre në 5 çerdhe të Tiranës. Por në Tiranë, shërbimi psikologjik sidomos ka pasur një ndikim pozitiv tek mënyra se si kujdestarët e fëmijëve e shohin zhvillimin e fëmijëve gjatë 3 viteve të para të jetës, ndërsa për prindërit puna ka qenë më e ngadalshme sepse raporti midis psikologut dhe çerdheve ku punon është shumë i ulët pasi vetëm 1 psikolog është përgjegjës për shërbimin psikologjik në 5 ose 6 çerdhe. Ndërkohë që shërbimi psikologjik po funksionon rreth 2 viteve edhe në Durrës, por jo qytete të tjera të Shqipërisë (Hamzallari, 2012). Si rezultat, një rekomandim i rëndësishëm është të bëhen studime shkencore për të hulumtuar mbi cilësinë e përkujdesjes në çerdhe si dhe për qëndrimet e prindërve rreth zhvillimit në 3 vitet e para të jetës dhe mënyrat e disiplinimit të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Duke u bazuar tek gjetjet e studimit, një rekomandim tjetër i rëndësishëm është zhvillimi i shërbimeve psikologjike që nxisin prindërimin pozitiv. Këto shërbime mund të ofrohen për prindërit e rinj në çerdhe. Shërbimi psikologjik për prindërit mund të ofrohet me anën e programeve parandaluese të cilat janë të bazuara tek faktet. 297

Referenca Committee of Ministers of the Council of Europe. (2006). Recommendation 19. Hamzallari, O. (2012). The impact of psychological practice in Albanian daycares: Reflections of parents and caregivers. Journal of educational and social research, 73-76. Rodrigo, M.J., Almeida, A., Spiel, C., & Koops, W. (2012). Introduction: Evidence-based parent education programmes to promote positive parenting. European Journal of Developmental Psychology, 4-5. 298

PROGRAME/SHËRBIME SHOQËRORE TË PËRQËNDRUARA NË FUQIZMIN E FËMIJËVE JETIM SI MASË PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT NDAJ TYRE. Orneda HOXHA Departamenti i Punës Sociale Universiteti i Tiranës orneda_hoxha@yahoo.com Fëmijët jetim që jetojnë në institucione publike përbëjnë një target-grup i cili ka nevojë për mbështejtje nga fushat institucionale, e politikave dhe e legjislacionit. Kujdesi i fëmijëve, veçanërisht ndaj tyre, përbën një rëndësi të madhe në të gjitha aspektet, duke përfshirë aspekin psikologjik, pedagogjik, social dhe mjeksor. Në mënyrë që ky target-grup të ketë një rritje të shëndetshme, duhet që të ofrohen shërbime të cilat përqëndrohen në fuqizimin e fëmijëve si dhe në trajnimin e kujdestarëve parësor që merren me mirërritjen e tyre në institucionet publike. E rëndësishme është dhe njohja e legjislacionit egzistues lidhur me të gjitha format e dhunës së fëmijëve. Shërbime të tilla do të mundësojnë parandalimin e dhunës tek fëmijët dhe rrjedhimisht një rritje të shëndetshme të tyre. Fjalët kyçe: fëmijë jetim; abuzimi, legjislacioni, shërbime shoqërore. Struktura e punimit: Hyrje. Qëllimi dhe metodologjia. Rëndësia e edukimit të fëmijëve pa kujdes prindëror Lidhur me keqtrajtimin, neglizhimin. Disa nga karakteristikat e fëmijëve të neglizhuar. Trajnimi i punonjësve në institucionet publike. Niveli arsimor i punonjësve. Kuadri Ligjor dhe Institucional. Rekomandime. 299

300 Hyrje: Në Shqipëri egzistojnë tetë institucione rezidenciale publike për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror 1, institucione sipas grupmoshave: 0 vjeç - 3 vjeç; 3 vjeç 6 vjeç dhe 6 vjeç 14 vjeç. Organizimi i institucioneve publike sipas grupmoshave ndikon negativisht tek fëmijët sepse fakti që ato herë pas here duhet të zhvendosen nga një institucion publik në një tjetër shkakton humbjen e lidhjeve apo kontakteve midis fëmijëve. Shpesh-herë ndodh që fëmijët të cilët kanë lidhje gjaku pra janë motra e vëllezër, nga fakti që ndryshojnë institucionin humbin lidhjet me njëri tjetrin duke shkaktuar kështu humbjen përfundimatre të familjes. Pas moshës 14 vjeç shumë prej fëmijëve vendosen nëpër konvikte të shkollave të mesme në qytetet Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Pra, deri në moshën 18 vjeç fëmijëve pa kujdes prindëror u mbulohen të gjitha shërbimet jetike nga vetë institucionet publike. Qëllimi: Punimi me temë : Programe /shërbime shoqërore të përqënduara në fuqizimin e fëmijëvë jetim si masë për parandalimin e abzuimit ndaj tyre ka si qëllim: Të trajnohen punonjësit nëpër institucione lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, duke u përcjellë ky informacion bëhet e mundur fuqizimi i fëmijëve dhe parandalimi i dhunës ndaj tyre. Metodologjia: Për të realizuar këtë punim janë analizuar literatura të ndryshme si studime, legjislacioni lidhur me të drejtat e fëmijëve, botime të ndryshme lidhur me zhvillimin psikosocial të fëmijëve etj. Rëndësia e edukimit të fëmijëve pa kujdes prindëror,: Duke u nisur nga përkufizimi 2 që ka dhënë Durheimi: Edukimi është veprimi që kryhet nga 1 Në këtë kategori përfshihen fëmijët jetim sipas përcaktimit të bërë në statusin e jetimit Fëmijë jetim quhen fëmijët pa prindër deri në moshën 25 vjeç, 2 Prof.Dr. Musa Kraja Pedagogjia Tiranë, 2006 breznitë e rritura ndaj atyre që nuk janë pjekur ende për jetën shoqërore. Ai ka për objekt të shkaktojë tek fëmija një numër gjëndjesh fizike, intelektuale dhe morale në përputhje me kërkesat e shoqërisë politike në përgjithësi dhe të mjedist shoqëror në të cilën bën pjesë mund të themi se edukimi luan një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen e fëmijëve pa përkujdes prindëror. Dihet që familja është mjedisi më i mirë për edukimin, mbrojtjen dhe mirërritjen e fëmijëve, për këta fëmijë mbetet e vetmja zgjidhje edukimi, mbrojtja dhe mirërritja nga punonjësit e institucionit. Por, për fat të keq ndodh shpesh që shumë prej këtyre fëmijëve abuzohen, neglizhohen, shfrytëzohen apo keqtrajtohen. Lidhur me këtë të fundit le të kuptojmë së pari se ku përfshihet abuzimi dhe cilat janë disa nga karakteristikat e fëmijëve te neglizhuar për të theksuar më pas rëndësinë që ka trajnimi i punonjësve në institucione lidhur me dhunën ndaj fëmijëve. Lidhur me keqtrajtimin, neglizhimin. Keqtrajtimi 3 përfshin abuzimin fizik, mosdhënien e kujdesit dhe të ushqimit të duhur, mospasjen e kujdesit të duhur mjekësor, mosinkurajimin për vazhdimësi të shkollës rregullisht, shfrytëzimin nëpërmjet detyrimit për të punuar shumë ose shumë gjatë, ekspozimi ndaj rrethanave të dëmshme ose demoralizuese, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhimin. Disa nga karakteristikat e fëmijëve të neglizhuar janë: Braktisja 4, fëmijët e braktisur janë fëmijët e pambrojur për veten e tyre përgjithmonë ose për një perjudhë të gjatë kohe; fëmijët e neglizhuar shpesh ose pothuajse gjithmonë janë lënë vetëm pa kontroll, të mjaftueshëm; fëmijët pa kontroll tërhiqen në aktivitete në të cilat mund të dëmtojnë veten e tyre; pamjaftueshmëria e veshjes dhe higjenës është karakteristika 3 Prof.As. Edlira Haxhiymeri Sjellja njerëzore dhe mjedisi social Tiranë 2006 4 Po aty

tjetër e fëmijëve të neglizhuar; mungesa e një kujdesi të mjaftueshëm për ilaçe dhe kujdesi dentar; edukimi i pamjaftueshëm; ushqimi i pamjaftueshëm. Duke u nisur nga situata e përgjithshme, e cila na përcolli informacion lidhur me institucionet publike në Shqipëri si dhe problemet e ndryshme me të cilat përballen fëmijët pa kujdes prindëror është e rëndësishme të theksohet fakti që, nevojiten shërbime/programe të veçanta për punonjësit e këtyre institucioneve në mënyrë që të minimizohet, parandalohet dhuna, neglizhimi, keqtrajtimi i këtyre fëmijëve. Shërbime të tilla si trajnimet e punonjësve të institucioneve publike të cilat të kenë në fokus shtimin e kujdesit ndaj këtyre fëmijëve, njohjen me rastet kur kemi të bëjmë me dhunë, njohjen me pasojat që ka dhuna tek këta fëmijë, në mënyrë që të sigurohet mirërritje për to. Pse lind e nevojshme që të realizohen këto shërbime? Po të nisemi nga faktet do të vëmë re se ka pasur në media raportime për dhunën fizike të ushtruar ndaj fëmijëve në institucione me raste që janë rregjistruar në Tiranë, Sarandë dhe Vlorë. Është fakt se në vitin 2005 një nga drejtuesit e institucionit u pusha nga puna sepse kishte keqatrajtuar fëmijë. Të dhënat që përmbahen në studimin Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri 5 tregon se: -Dhuna fizike dhe psikologjike është më e zakonshme, më e rëndë dhe më e vijueshme në institucionet e kujdesit për fëmijët se sa në shtëpi dhe shkolla. - Idetë për vetvrasje ndër fëmijët e vendosur në institucionet e kujdesit për fëmijët janë më të shpeshta sesa ndër fëmijët e tjerë. Pra, trajnimet duhet të bazohen në: kualifikimin e stafit në përdorimin e teknikave jo të dhunshme për të disiplinuar fëmijët. 5 National Albanian Center For Social Studies Vlerësim i shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës dhe i institucioneve për fëmijët pa kujdes prindëror (Raport studimor i financuar nga UNICEF, Shqipëri), tetor 2005 Niveli arsimor i punonjësve: Pjesa më e madhe e punonjësve të cilët punojnë me fëmijët pa përkujdes prindëror në institucionet publike janë me arsim të mesëm, ndërsa pjesa tjetër të cilët kanë arsimin e lartë janë me arsim krejt të ndryshëm të papërshtatshëm për edukimin psiko-social të fëmijëve. Punonjës të tillë me nivel të ulët arsimor, ashtu si dhe shpesh ndodh në familje ku prindërit me nivel më të ulët arsimor 6, janë më të prirur që të përdorin teknika të dhunshme për disipliminimin e fëmijëve në krahasim me punonjësit me nivel më të lartë arsimor. Për këtë arsye është e nevojshme që në trajnime profesionale këtyre punonjësve tu mësohen teknika të ndryshme jo të dhunshme për disiplinimin e fëmijëve. Kuadri Ligjor dhe Institucional: Legjislacioni shqipëtar parashikon një bazë ligjore në lidhje me shërbimet pë mbrojtjene fëmijëve. Kështu Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 54 pika 3 thekson: Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi she përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve që mund të dëmtojnë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën ose zhvillimin e tij normal. Të drejtat e fëmijëve janë përcaktohen dhe në dokumenta të tjerë ligjorë të tillë si: Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9355, date 10.03.2005 Për Ndihmë dhe Shërbimet Shoqërore (I ndryshuar), Neni 1.2.3.4 dhe 42; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 658, date 17.10.2005 Për Standartet e Shërbimeve Sociale etj. Por pavarësisht që në legjislacionin shqipëtar fëmijët duhet të mbrohen dhe dhunuesit duhet të dënohen, faktet tregojnë të kundërtën. Nga analiza e bërë rezultoi se shumë punonjës të cilët kanë dhunuar fëmijë vazhdojnë që të punojnë akoma në këto institucione 7. 6 Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri Raport Studimor Tiranë 2006 7 National Albanian Center For Social Studies Vlerësim i shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës dhe i institucioneve për fëmijët pa kujdes prindëror (Raport studimor i financuar nga UNICEF, Shqipëri), tetor 2005 301

Rekomandime: Duhet të ofrohen trajnime për të gjithë punonjësit e institucioneve publike. Trajnimet duhet të kenë si objektiv rritjen e kujdesit ndaj fëmijëve dhe parandalimin e dhunës ndaj tyre. Të trajnuarit duhet të marrin informacion lidhur me dhunën, me llojet e saj dhe për më tepër me pasojat psiko-sociale ndaj fëmijëve. Punonjësit të cilët punojnë në këto institucione duhet të kenë përshtatshmëri të nivelit arsimor të personelit që punon në fushën të trajtimit të fëmijëve të institucionalizuar. Duhet të zbatohet legjislacioni mbi të drejtat e fëmijëve. Pra, duke u siguruar një të tashme e cila nuk mbështetet vetëm në shërbimet që kanë të bëjnë me ushqimin, kujdesin mjekësor, higjenën dhe arsimimin por dhe me zhvillimin psiko-social të këtyre fëmijëve i mundësojnë atyre një të ardhme të sigurtë. Referenca: Amnesti International Shqipëria Pa shtëpi, pa jetë - Jetimët dhe e drejta për strehim Nëntor 2007. Kushtetuta e Shqipërisë, 21 tetor 1998. Ligji Nr. 8153, datë 31. 10. 1996 Për statusin e jetimit National Albanian Center For Social Studies Vlerësim i shërbimeve të kujdesit ndaj fëmijës dhe i institucioneve për fëmijët pa kujdes prindëror (Raport studimor i financuar nga UNICEF, Shqipëri), tetor 2005 Prof.As. Edlira Haxhiymeri Sjellja njerëzore dhe mjedisi social Tiranë 2006 Prof. Dr. Musa Kraja Pedagogjia Tiranë, 2006 Prof. Dr. Adem Tamo, Prof. Dr. Theodhori Karaj Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri Raport Studimor Tiranë 2006 302

REALITETI I ARSIMIMIT TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA INTELEKTUALE NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË ZAKONSHME NË SHQIPËRI Florian KULLA Renina VARFAJ Universiteti i Tiranës, Departamenti i psikologjisë kulla.florian@gmail.com reninavarfaj@gmail.com Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat 9-vjeçare të zakonshme të Shqipërisë po hyn në një fazë të re, falë edhe ligjit të ri për arsimin parauniversitar të sapomiratuar, i cili i garanton hapësira të reja ligjore arsimit gjithëpërfshirës. Megjithatë, në kushtet e sotme zbatimi i këtij ligji përbën një sfidë të madhe, veçanërisht, për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale, që vlerësohet të jetë kategoria më e neglizhuar dhe e paragjykuar në krahasim me kategoritë e tjera të aftësisë së kufizuar. Në këtë punim, autorët përdorën si metodologji analizën e të dhënave dytësore nga një kërkim i gjerë i kryer së fundmi nga vetë autorët, mbi gjendjen e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar në vend. Gjetjet e këtij studimi janë të natyrës sasiore dhe cilësore. Ato fokusohen jo vetëm në numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale, por edhe në eksplorimin e barrierave, sfidave dhe praktikave pozitive në drejtim të arsimimit të tyre, duke mundësuar sjelljen njëkohësisht si të gjetjeve kryesore, ashtu edhe ofrimit të një panorame koncize, por të plotë të realitetit të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në shkollat e zakonshme. Punimi prezanton një numër rekomandimesh për të gjitha nivelet arsimore, në nivel qendror, rajonal dhe në nivel shkolle. Rekomandimet sugjerojnë edhe rrugët e nevojshme për t u ndërmarrë nga të gjithë aktorët e përfshirë në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ligji i ri për arsimin parauniversitar, i miratuar vetëm pak muaj më parë, të jetë realisht i zbatueshëm. Fjalë kyçe: gjithëpërfshirje; aftësi e kufizuar; aftësi e kufizuar intelektuale; shkollë e zakonshme; arsim special HYRJE Studimet e pakta të kryera në vend mbi gjithpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollat e zakonshme, tregojnë se grupi i fëmijëve me më shumë vështirësi dhe mossukses në këto shkolla është ai i nxënësve me aftësi të kufizuar intelektuale (Closs, A., Nano, V. dhe Ikonomi, E. 2003). Sipas një studimi të kryer pak vite më parë, fëmijët me aftësi të kufizuar intelektuale, për një sërë arsyesh nuk arrijnë të vazhdojnë shkollimin në klasat më të larta të arsimit të detyruar duke e lënë në mes këtë shkollim. (Ronald G. Sultana 2006). Sidoqoftë, nuk ka asnjë studim të mëparshëm që pasqyron realitetin arsimor të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale, në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin. 303

304 Ky studim synon të mbledhë prova objektive për pasqyrimin e situatës aktuale të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale, në kopshte dhe shkolla në të gjithë vendin si dhe analizimin e gjetjeve, prurje këto, të cilat synojnë t iu vijnë në ndihmë institucioneve përkatëse në hedhjen e hapave drejt përmirësimit të situatës nëpërmjet hartimit të politikave dhe dokumenteve cilësore si masa të domosdoshme për zbatimin real të ligjit të ri për arsimin parauniversitar të miratuar vetëm pak muaj më parë. Gjetjet në këtë studim do të ndihmojnë në planifikimin dhe dizenjimin e studimeve të mëtejshme, e ky mund të shihet si një hap i parë në një rrugëtim të gjatë. Sigurisht, kemi përzgjedhur të paraqesim vetëm një përmbledhje të shkurtër të të dhënave dhe informacionit të mbledhur, më shumë një panoramë e situatës së përgjithshme të arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në të gjithë vendin, duke u fokusuar më së shumti në zonat urbane, por duke sjellë edhe një pasqyrë të dinamikave dhe realitetit të shkollave dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara në zonat rurale. Prurjet në studim nuk janë të natyrës konkluduese, por janë një fillim i mbarë që nxit dhe gjeneron drejtime të ndryshme në ndërtimin e hulumtimeve më cilësore në të ardhmen. Sigurisht që është thelbësore, sidomos në vendet në zhvillim si Shqipëria që nuk kanë përmbushur ende cilësisht nevojat e nxënësve të tillë, kryerja e studimeve të ngjashme dhe rishikimi i këtij studimi. Ky studim është me rëndësi edhe në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, tendenca e natyrshme e arsimit jo vetëm në vendin tonë por edhe në të gjitha vendet e tjera të rajonit dhe botës. METODOLOGJIA E STUDIMIT Për mbledhjen e të dhënave për këtë punim, autorët u bazuan në metodologjinë e analizës dytësore të të dhënave, të një studimi të kryer së fundmi nga vetë autorët, mbi gjendjen e arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar në vend. Studimi mbi të cilin janë marrë dhe analizuar të dhënat e këtij punimi, ndërthur metodat sasiore me ato cilësore. Instrumentet e përdorur në këtë studim janë: pyetësor i strukturuar për drejtoritë dhe zyrat arsimore të rretheve kryesore në Shqipëri që synoi të marrë informacion mbi gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në çdo rreth. (infrastruktura, burimet etj). Të dhënat e marra nga ky pyetësor ishin kryesisht të natyrës sasiore. dy pyetësorë gjysmë të strukturuar për realizimin e fokus-grupeve me një numër të madh njerëzish. pyetësor i strukturuar për të marrë informacion sasior dhe cilësor nga shkollat speciale në vend. Kampioni i studimit. Në studim morën pjesë një numër i madh personash. Pyetësori i parë i strukturuar u shpërnda në të gjitha DAR/ZA-të në vend. Pyetësori i dytë i strukturuar u shpërnda në të gjitha shkollat speciale në vend. Në kampionimin e fokus grupeve, për një përfaqësim sa më cilësor në marrjen e të dhënave u përdor teknika e dizenjimit të Përfshirjes së Gjerë të Kampionit (Broad Involvement Design). Numri i përgjithshëm i fokus grupeve të realizuara në të gjithë vendin ishte 29. Pjesëmarrës në fokusgrupe ishin drejtorë shkollash, mësues, nxënës dhe prindër. GJETJET KRYESORE Gjetje statistikore Sipas qasjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dallohen kategoritë e mëposhtme e aftësisë së kufizuar: aftësi e kufizuar mendore, fizike (lëvizore), mendore dhe fizike, pamore, dëgjimore, të të folurit dhe autizëm. Bazuar në këtë kategorizim numri dhe përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuara për çdo kategori është: Bazuar në po të njëjtin kateogorizim, DAR/ZA-të raportojnë numrin e mëposhtëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në shkolla 9 vjeçare të zakonshme: (këtu nuk përfshihen fëmijët me a.k. mendore dhe fizike, si dhe me autizëm)

Autizëm 10%, 164 Kategoritë e AK AK në të folur 17%, 271 AK Mendore 26%, 413 AK dëgjimore 6%, 97 AK Pamore 18%, 292 AK Fizike 14%, 224 AK Mikse 9%, 134 Grafiku nr 1: Numri përqindja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte dhe shkolla 9-vjeçare sipas kategorive të aftësisë së kufizuar 140 120 100 80 60 40 20 0 6 8 14 15 16 20 21 21 23 25 1 30 46 47 121 Gjirokastër Kukës Berat Lushnjë Shkodër Elbasan Dibër Vlorë Qarku Tiranë Lezhë Fier Korçë Durrës Tiranë Grafiku nr 2 : Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale sipas DAR-eve 2. Barrierat kryesore në përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në shkollat e zakonshme Arsimimi i fëmijëve me ak intelektuale në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të vendit pengohet nga një numër i madh barrierash në mësim dhe pjesëmarrje. Këto barriera janë strukturore, pedagogjike, konceptuale, profesionale, financiare dhe sjellore. Këto barriera gjenden brënda vetë nxënësve, shkollave, sistemit arsimor, brënda vetë familjeve dhe brënda vetë kontekstit më të gjerë ekonomik, politik dhe social. Këto barriera manifestojnë veten në mënyra të ndryshme dhe bëhen më të qarta vetëm kur shfaqet dështimi i mësimit, kur nxënësit braktisin shkollën apo kur nuk hyjnë fare në të. Këto barriera po i rendisim më poshtë në mënyrë të përmbledhur: infrastruktura e shkollave nuk është mikpritëse dhe e përshtatshme mungesa e shërbimit të transportit klasa të mbipopulluara (në zonat urbane me një mesatare mbi 32 nxënës në klasë) zhvillimi i mësimit me turne mjete dhe pajisje mësimore jo në përputhje me nevojat dokumentacion i papërshtatshëm dhe jo etik kurrikul jo fleksibël mungesa ose hartimi jo cilësor i programeve individuale të edukimit stigma, abuzimi verbal dhe bullizmi 305

Në përgjithësi, nxënësit me ak qëndrojnë gjatë gjithë orës në klasë, dhe në rastet emergjente mësuesi ose një nga nxënësit e shoqëron jashtë klase. Ndonjëherë për ta shoqëruar thirret në ndihmë roja ose pastruesja e shkollës. U përpoqa shumë t i mësoj lexim shkrim dhe numërim Ermalit. Falë kësaj ai arriti deri diku sukses, por më pas e pata të pamundur. Shpesh e lija të luante me lodra ose e lija të vizatonte. Në mungesë të kohës për të punuar veçmas me të, të paktën përpiqesha që ai të merrej me diçka e të mos trazonte të tjerët dhe procesin mësimor. Nuk kisha ç të bëja tjetër në ato kushte Mësuese e ciklit fillor, Vlorë Ka një numër të madh faktorësh pengues, që pengojnë përfshirjen e fëmijëve me ak në shkolla. Faktorë pengues që lidhen me mësuesin janë: mungesa e njohurive dhe praktikave integruese, mungesa e motivimit të tyre, fenomeni burn-out, mënyra tradicionale e mësimdhënies në shkollat e zakonshme, paragjykimet e mësuesve. Ndër faktorët pengues që lidhen me drejtuesit e shkollës përmendim: mungesë e njohurive në fushën e gjithëpërfshirjes, paragjykime dhe qëndrime negative ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, sidomos fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Skepticizëm për të ardhmen e tyre në shkollë; aftësi të dobëta ose mungesë aftësish menaxheriale; lëvizje e shpeshtë dhe ndryshimi i stafit drejtues të shkollës. 3. Cikli i dështimit - Rrugëtimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale në kopshtet dhe shkollat e zakonshme 9 vjeçare Rrugëtimi i fëmijëve me ak intelektuale në vitet e arsimit bazë ka një sërë dinamikash, gjetje me mjaft interes këto për të gjithë faktorët e përfshirë në proces. Në mënyrë të përmbledhur momentet më të vështira dhe të vecanta të këtij rrugëtimi janë: Momenti i regjistrimit në kopsht Muaji dhe viti i parë në kopsht Kalimi nga njëri grup në tjetrin Regjistrimi në klasë të parë Viti i parë i shkollës Hyrja në ciklin e lartë të arsimit bazë Në këtë cikël të vështirë për të gjitha kategoritë, vihen re dallime të qarta për kategorinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Kategoria e fëmijëve me autizëm është kategoria e fëmijëve që hasin më shumë vështirësi dhe sfida në arsim jo vetëm në atë të zakonshëm por edhe në atë special. Në intervista biseda e pjesëmarrësve fokusohej në një pjesë të madhe me raste të fëmijëve me autizëm, me të cilët puna dukej e vështirë për të mos thënë e pamundur. Në disa prej intervistave, shpesh mësuesit e identifikonin aftësinë e kufizuar (dhe sfidat që lidhen me arsimimin e aftësisë së kufizuar) tek fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale në përgjithësi dhe fëmijët me autizëm më në veçanti. Dallimi mes realitetit të kategorive të ndryshme shprehet qartë në fjalët e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare: Unë i ndaj fëmijët për të cilët po flasim në dy kategori: në ata me aftësi të kufizuara dhe në ata 50 40 30 20 10 0 12.1 Aspak Efektive 24.2 Jo shumë efektive 48.5 Disi Efektive 9.1 Shumë Efekive 45 40 35 30 25 20 15 10 5 0 9.1 Aspak Efektive 21.2 Jo shumë Efektive 42.4 Disi Efektive 6.1 Shumë Efektive 3 Plotësisht Efektive 18.1 Nuk ka fëmijë të tillë 306 Grafiku nr 3: Efektiviteti i gjithëpërfshirjes për fëmijët me aftësi të kufizuar mendore Grafiku nr 4: Efektiviteti i gjithëpërfshirjes për fëmijët autikë

me aftësi të pakufizuara. Ata me aftësi të kufizuara janë ata fëmijë që kanë ndonjë problem fizik a kanë probleme në të folur, por janë të urtë e të sjellshëm dhe i bëjnë të gjithë për vete. Kurse fëmijët me aftësi të pakufizuara janë ata fëmijë, që nuk lënë gjë pa bërë në shkollë, nuk kanë kufij e nuk di ç të bësh me ta. Ata bërtasin, godasin shokët, veten e mësuesin, prishin mësimin, thyejnë ç të mundin e nuk dimë si t i kufizojmë Mësues në Korçë 4. Probleme të monitorimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale Në gjetjet e kësaj pjese përfshihen të gjitha gjetjet që lidhen me monitorimin e fëmijëve me ak intelektuale. Në të tria nivelet e monitorimit, si në atë qendror ashtu edhe në atë rajonal dhe në nivel shkolle, vihen re mungesë strukturash, informacioni, mjetësh. 5. Praktika Pozitive Ekipi i studimit u njoh me një numër praktikash pozitive në arsimimin e fëmijëve me ak intelektuale. përmbledhtazi vecojmë: Projekti Arsimi gjithëpërfshirës kërkesë e mijëvjeçarit të ri Projekti Fëmijë me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës Një numër prindërish, mësuesish, specialistësh të motivuar dhe me pasion për përfshirjen cilësore të fëmijëve me ak intelektuale në shkolla të zakonshme. REKOMANDIME të përmbledhura në kategori Rekomandimet kryesore në studim përfshijnë e më konkretisht fokusohen në: nevojën e bashkëpunimit dhe përmirësimit të koordinimit të punës ndërmjet ministrive të linjës (MASH, MPÇSSHB, MSH) dhe institucioneve lokale me qëllim koordinimin e të gjitha shërbimeve për këta fëmijë dhe familjet e tyre rekomandime në fushën e ngritjes dhe/ose zhvillimit të mëtejshëm të dokumentacionit, nevojën për trajnime dhe kualifikime të stafit. nevojën e angazhimit të mësuesve mbështetës në çdo shkollë që ka fëmijë me ak intelektuale nevojën e ngritjes në nivel rrethi të komisioneve të vlerësimit nevojën për identifikim dhe ndërhyrje të hershme për ak intelektuale 307

ARSIMI PARAUNIVERSITAR DHE LEGJISLACIONI PËRKATËS SI FAKTORË TË RËNDËSISHËM NË PARANDALIMIN E DHUNËS KUNDËR FËMIJËS. Sonila CAMI, Avokate, MND në EU Business Law Doktorante pranë Fakultetit të Drejtësisë Departamenti i së Drejtës Civile, Universiteti i Tiranës sonila.cami@yahoo.com ABSTRAKT 308 Arsimi parauniversitar është një nga konceptet më të pranishëm gjatë jetës së një fëmije, është një nocion që e shoqëron fëmijën në fazat më të rëndësishme të zhvillimit, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dhe duke marrë pjesë dendur në formimin, edukimin e veçanërisht në dhënien e shembullit tek fëmija. Duke pohuar këtë, theksojmë se këto dukuri të arsimit parauniversitar nuk i referohen vetëm aspektit përmbajtësor - mësimor, shkencor të tij, por sidomos rolit që arsimi mund të ofrojë në ndihmën dhe asistencën e dhënë fëmijës, në funksion të parandalimit të dhunës dhe abuzimit ndaj tij. Të paturit dhe të punuarit gjithmonë për një kuadër sa më të pasur ligjor sa i takon arsimit parauniversitar si dhe legjislacionit drejtuar fëmijëve, do të ndihmonte të vendoste kufij e të ruante balanca në mënyrë që kopshti e shkolla shqiptare të jenë streha mbrojtëse dhe edukuese për fëmijët, nëpërmjet përqafimit nga ana e këtyre institucioneve të praktikave më të mira në përditshmërinë e detyrave të tyre. Në këtë mënyrë, një hapësirë e këtij punimi i takon legjislacionit shqiptar në lidhje me arsimin parauniversitar në Shqipëri, përfshirë këtu edhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve. Së fundmi, konfigurimi i këtyre elementëve: arsimi parauniversitar, shkolla si ambjent dhe legjislacioni që stabilizon pozicionet e tyre, përvijojnë kornizën e një panorame të prekshme e të mundshme që duhet të luajë rolin e saj te pazëvendësueshëm në përpjekjen madhore për të parandaluar dhunën ndaj fëmijëve. Mundësia për t u arsimuar dhe njëkohësisht përçimi i parimeve të duhura nga ana e shkollës, janë një çelës i sigurtë për të hapur një derë dhe për të ndjekur një rrugë të gjatë në përfitimin e një të nesërmeje më të shëndetshme, të qartë e të lumtur për fëmijët. Fjalë kyçe: Mbrojtja e fëmijës, dhuna, shkolla, legjislacioni shqiptar mbi arsimin parauniversitar. 1. Hyrje. Arsimi parauniversitar është një nga konceptet më të pranishëm gjatë jetës së një fëmije, është një nocion që e shoqëron fëmijën në fazat më të rëndësishme të zhvillimit, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë

me të dhe duke marrë pjesë dendur në formimin, edukimin e veçanërisht në dhënien e shembullit tek fëmija. Arsimi parauniversitar, është sistemi përçues i vlerave, është sistemi i referimit të vlerave, është sistemi i ballafaqimit të vlerave që fëmija ka marrë ndërkohë, dhe njëkohësisht mundësia efektive e përmirësimit apo e përkeqësimit të këtyre vlerave, përkrah ofrimit të dijes. Benedek dhe Nikolova (2003): Gëzimi i shumë të drejtave politike dhe civile, siç është e drejta për informim, liria e të shprehurit, e drejta për votim dhe për t u zgjedhur, dhe shumë të tjera, varen nga së paku një shkallë minimale e arsimimit (fq. 280). Është për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj hallke, arsyeja që legjislatori dhe e drejta, e rregullojnë të arsimuarit si proces, me anë të akteve ligjore të detajuar. Paralelisht, në qendër të së drejtës, qëndron fëmija dhe legjislacioni përkatës që rregullon mirëqenien, mirërritjen dhe përcakton e mbron interesin më të lartë të tij. Ndaj, është me vend një përmbledhje e shkurtër e disa akteve ligjore : Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, ne nenin 26 të saj parashikon: Çdo njeri ka të drejtën e arsimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën përsa i përket arsimit fillor dhe themelor. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Deklarata e të Drejtave të Fëmijës në parimin 7 thekson: Ata që merren me edukimin dhe orientimin e fëmijës në jetë duhet të udhëhiqen nga interesi i tij më i lartë. Konventa për të Drejtat e Fëmijës, parashikon në nenin 28 të saj: Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për arsimim dhe, me qëllim që kjo e drejtë të arrihet hap pas hapi dhe mbi bazën e mundësive të barabarta. Në mënyrë të veçantë ato bëjnë arsimin fillor të detyrueshem dhe falas për të gjithë. Shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar që disiplina shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës dhe në përputhje me këtë Konventë. Pozicioni i detyrueshëm që i është caktuar një pjese të arsimit parauniversitar në këto akte, është një tjetër tregues i rëndësisë së tij. Duke vijuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 57 i saj përcakton se: - Kushdo ka të drejtën për arsim, dhe - Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj. Më tej është Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë në nenin 22 pikat 2, 4, që plotëson: - Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. - Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. 2. Qëllimi dhe synimet e arsimit parauniversitar, roli që duhet të përmbushë ai. Nuk ka dyshim, që janë të padiskutueshme vlerat dhe domosdoshmëria e të arsimuarit, veçanërisht në fazat e hershme të zhvillimit të njeriut. Por vetëm sigurimi i një hapësire të tillë nuk mjafton. Arsimi parauniversitar duhet të përmbushë disa parametra e kritere në mënyrë që qëllimet e tij të realizohen dhe të projektohen siç duhet. Një përmbushje e tillë, fillon nga eleminimi i çdo forme dhune në ambjentet e shkollimit të sistemit arsimor parauniversitar. Neni 3, paragrafi i parë i Ligjit për Arsimin Parauniversitar, si dhe neni 22, pika 1 e këtij ligji parashikojnë: - Sistemi arsimor parauniversitar ka për qëllim formimin e çdo individi, në mënyrë që të përballojë sfidat e së ardhmes, të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e kombin. - Arsimi bazë synon zhvillimin shoqëror, intelektual e fizik, të çdo nxënësi, zotërimin e rregullave të sjelljes dhe kultivimin e vlerave, përkujdesjen për shëndetin, si dhe përgatitjen e mjaftueshme për vazhdimin e arsimit të mesëm të lartë ose për tregun e punës. Neni 6, pikat 1, 2, 3, të Ligjit për Arsimin Parauniversitar nënvizojnë: Në veprimtaritë e institucioneve të sistemit arsimor parauniversitar, interesi i nxënësit është parësor. 309

310 Në sistemin arsimor parauniversitar respektohen, mbrohen dhe promovohen të drejtat e liritë e njeriut në përgjithësi dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti. - Në sistemin arsimor parauniversitar, nxënësve dhe punonjësve u ofrohet mbrojtje nga çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund t u shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral. Është e rëndësishme të arrihet tejkalimi i rolit të arsimit nga korniza didaktike e tij. Arsimi dhe sistemi që e konturon atë, duhet të punojnë të zgjerojne dijet e njohuritë e fëmijëve edhe në fushën e të drejtave të tyre. Arsimi parauniversitar, duhet të ketë synim të mësojë fëmijën me idenë e të mosqenit vetëm, ta ndihmojë të përballet me çdo situatë dhune brënda dhe jashtë ambjenteve të shkollës. Së fundmi, është vetë shembulli që japin në përditshmërinë e tyre protagonistët e këtij sistemi kundrejt fëmijëve, lënda shkollore bazë, që mundëson që këta të fundit të formohen duke u arsimuar. 3. Mbi dhunën në sistemin arsimor parauniveristar. Karaj (2009) arriti në këto rezultate në një studim mbi mendimet e mësuesve për dënimin fizik të fëmijëve i bërë në 2 shkolla e 2 kopshte pilot: Një në pothuaj tre mësues mendon se ai që e qëllon një fëmijë e bën këtë gjë për të mirën e fëmijës. Një në pothuaj tre mësues mendon se kur një fëmijë ekzagjeron, ai ose ajo duhet të qëllohen. Një në tre mësues mendon se atyre iu lejohet të qëllojnë nxënësit e tyre në disa raste. Një në dy mësues mendon se një fëmijë mund të qëllohet, por vetëm nga disa pëllëmbë të lehta. 14% ose një në shtatë mësues mendon se dënimi trupor nuk është i tëri i dëmshëm dhe nuk duhet të ndalohet si metodë plotësisht. 4. A mjafton vetëm ekzistenca e legjislacionit? (Në brendësi të dy ligjeve të rëndësishëm). Duke vëzhguar disa nga nenet përkatës të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Shqipëri, duket se ekzistojnë mjete e organe të mirë-përcaktuara, që në bazë e në zbatim të këtij ligji mund të pasurojnë gamën e masave në parandalimin e dhunës kundër fëmijës në fushën e arsimit. Në kreun IV me titull Drejtimi i Sistemit Arsimor Parauniversitar, neni 25 bën fjalë për funksionet kryesore të ministrisë, ku ndër të tjera theksohet: Përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore të sistemit arsimor. Për të vazhduar me nenin 26, i cili parashikon se ndër detyrat direkte të ministrit janë nxjerrja e urdhrave dhe udhëzimeve për zbatimin e këtij ligji, si dhe miratimi i rregulloreve tip të institucioneve arsimore. Me tej, neni 27 mbi Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, paraqet funksionet e inspektoriatit, që ndër të cilat janë: - vlerësimi i cilësisë së shërbimit të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore vendore; - këshillimi i drejtuesve dhe i punonjësve të institucioneve arsimore e të njësive arsimore vendore; - përhapja e praktikave të suksesshme të institucioneve arsimore dhe të njësive arsimore vendore. Gjithashtu, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Shqipëri, në nenin 29, pikat a dhe c përcakton organin këshillimor të ministrit për politikat e zhvillimit të arsimit parauniversitar. Brënda dhe jashtë këndvështrimit të arsimit, mbrojtja e fëmijës është një detyrim kushtetues në Shqipëri, në nenin 54: Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi. Me rëndësi të madhe është miratimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, i cili në nenin 21 të tij sanksionon mbrojtjen e fëmijës prej: - dhunës fizike dhe psikologjike; - ndëshkimit trupor dhe trajtimit poshtërues e denigrues; - diskriminimit, përjashtimit dhe fyerjes; - keqtrajtimit dhe braktisjes; - mospërfilljes dhe neglizhimit; - shfrytëzimit dhe abuzimit; - dhunës seksuale. Në kreun e tretë të këtij ligji përcaktohen në mënyrë të detajuar mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, si dhe detyrat përkatëse të këtyre mekanizmave, disa prej të cilëve janë të ndarë në nivel qendror dhe vendor, në përputhje me fushën e ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si:

- Këshilli Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës; - Ministri që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës; - Agjencia Shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. - Njësia për të drejtat e fëmijës në këshillin e qarkut; - Njësia për mbrojtjen fëmijës në bashki/komunë. Bashkëveprimi, bashkërendimi i ligjeve më sipër dhe vënia në punë e masave dhe mekanizmave që parashikojnë ata, do të sillte një impakt të dukshëm, që nga ndërgjegjësimi i elementëve të përfshirë në këtë fushë deri tek rezultatet e përmirësuara. 5. Përfundim Arsimi, të arsimuarit, duhet të shihen si mjetet më të fuqishme në parandalimin e dhunës ndaj fëmijës, në dhënien e shembullit për një jetë e për një bashkëjetësë pa dhunë, në krijimin e një mjedisi mikpritës, miqësor në mënyrë që fëmija të përgatitet duke njohur të drejtat e tij, që t i kërkojë ato për zbatim e të denoncojë shkeljen e tyre. Strukturat që ka vendosur ligji për arsimin parauniversitar, nuk duhet të kufizohen vetëm në monitorimin e cilësisë së mësimdhënies, por ato duhet të monitorojnë në mënyrë të vazhduar edhe dhunën e ushtruar ndaj nxënësve nga ana e mësuesve si dhe çdo formë tjetër të dhunës apo keqtrajtimeve nga çdo subjekt në ambjentet e shkollës. Mësuesit, nëpërmjet kualifikimeve të detyrueshme, duhet të njihen me ligjet ne fuqi lidhur me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës, duhet të ndërgjegjësohen për dhunën kundër fëmijës, në të gjitha format me të cilat paraqitet ajo. Fëmijët duhet të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre, veçanërisht për të drejtat që kanë kundrejt mësuesve të tyre. Miratimi i rregulloreve që penalizojnë arsimtarët të cilët përdorin dhunën, frikën, fyerjet ndaj nxënësve duhet të bëhet i detyrueshëm. Rregulloret e detyrueshme që përcaktojnë qartë këto të drejta dhe detyrime, duhet të jenë të disponueshme, në dijeni te nxënësve, prindërve dhe mësuesve në çdo shkollë, duhet të bëhen publike, në mënyrë që edhe shkelja e këtyre rregulloreve të jetë e evidentueshme. Vlerësimi i mësuesve prej organeve kompetente të njësive qendrore apo vendore, nga më të lartat deri tek zyrat pranë çdo shkolle, duhet të fillojë nga kjo vetëdije e mësuesve për mospërdorimin e dhunës ndaj fëmijëve. Në zbatim të ligjeve të sipërpërmendur, organet që këto ligje përcaktojnë duhet të rrisin ndjeshmërinë, funksionalitetin dhe praninë e tyre, jo vetëm sa iu takon kontrollit të aspekteve tradicionale në shkolla, por veçanërisht sa është cilësore metodika e aplikuar prej mësuesve kundrejt mos - dhunimit e mos - diskriminimit të nxënësve. Shkolla shqiptare dhe institucionet e tjera te arsimit parauniversitar, duhet të përçojnë plotësisht idenë se edukimi i fëmijës fillon përmes dashurisë e mirësjelljes, fëmija i disiplinuar nuk është i dhunuar as i frikësuar. Shkolla duhet të ofrojë struktura të përhershme dhe efiçente në mënyrë që fëmijët të mund të shprehen për çdo shqetësim të tyre, brënda apo jashtë ambjentit shkollor. Struktura të tilla brënda institucioneve arsimore, kodi i tyre etik e disiplinor duhet të rregullohen me akte të posaçme, në mënyrë që të jenë sa më serioze e të kthehen shpejt pjesë e një tradite në shkollat tona. Mundësia dhe përpjekja për të siguruar një fëmijëri të lumtur, është dhuratë e detyrë për çdo prind dhe edukator. Lumturia është pritshmëria e pamohueshme e çdo qenieje, dhe kjo lumturi i ka rrënjët në një fëmijëri të shëndetshme, të paqtë e të mbrojtur. Në Libri i Gabimeve, shkrimtari i mirënjohur Xhani Rodari do të shkruante: E vlen barra qiranë që një fëmijë të mësojë duke qarë atë që mund të mësojë duke qeshur? Po të grumbulloheshin në një vend lotët e derdhur nga fëmijët e pesë kontinenteve për faj të drejtshkrimit, do të sajohej një katarakt që do ta shfrytëzonim për prodhimin e energjisë elektrike. Po unë jam i mendimit se çmimi i kësaj energjie do të ishte tepër i lartë. Bota do të ishte tepër e bukur sikur të gabonin ve tëm fëmijët. 311

Referencat Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, (1998). Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (2012). Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, (2010). Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1948). Deklarata e të Drejtave të Fëmijës, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1959). Konventa për të Drejtat e Fëmijës, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1989). Benedek, Wolfgang dhe Nikolova, Minna (2003), Kuptimi i të drejtave të njeriut, Grac, Austri, Qendra Evropiane e Trajnimit dhe Hulumtimit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci. Karaj, Theodhori (2009), Mendimet e mësuesve për dënimin fizik të fëmijëve, Save the Children në Shqipëri. 312

Shtojca 1 Koncept ideja: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë. Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH, CRCA, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot Me rastin e DITËS BOTËRORE PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE dhe Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës organizohet KONFERENCA SHKENCORE DHUNA KUNDËR FËMIJËVE NË SHQIPËRI: Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore? 21 Nëntor 2012 Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve: Nën sloganin Së bashku, le të krijojmë një kulturë parandalimi, Dita Botërore e nisur nga Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF) në vitin 2000, synon të krijojë një kulturë parandalimi në të gjithë botën duke inkurajuar qeveritë dhe organizatat e komunitetit/shoqërisë të luajnë role më aktive në mbrojtjen e fëmijëve. Për të përqendruar vëmendjen mbi këtë problem të vështirë, me rastin e Ditës Botërore, vende të ndryshme organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin dhe shtuar informimin mbi abuzimin e fëmijëve dhe dhunën kundër tyre, për të promovuar respekt për të Drejtat e Fëmijëve dhe për të kthyer parandalimin e abuzimit të fëmijëve në një përparësi madhore. Kjo konferencë shkencore organizohet për të shënuar Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve (19 nëntor) dhe Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës (20 313

nëntor), dhe ka si synim të jetë pikë takimi rreth çështjes së abuzimit të fëmijëve dhe nevojës për programe parandalimi urgjente dhe efikase. Ka gjithashtu synimin të jetë një ditë për t i bërë thirrje qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile të luajnë një rol më aktiv në promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijës (neni 19 dhe 34* i Konventës për të Drejtat e Fëmijës), si dhe të japë kontribut për parandalimin e abuzimit me fëmijët. Mesazhet e Ditës: Shoqëria jonë ka kapacitete, burime dhe zgjedhje të cilat mund të ndryshojnë situatën e abuzimit kundër fëmijëve. Në mënyrë që këto kapacitete dhe burime të kthehen në faktorë mbrojtës dhe ndikues për promovimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve: Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të ndryshojmë mënyrën se si vlerat dhe normat shoqërore promovojnë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Është e rëndësishme të sfidohen pritshmëritë e shoqërisë sa i përket qëndrimeve dhe sjelljeve të cilat janë dhe nuk janë të pranueshme në lidhje me fëmijët. Është e rëndësishme të ndryshohen modelet e edukimit prindëror dhe kuptimi i fjalës prind. Është e rëndësishme të fuqizohen fëmijët të mbrojnë veten dhe bashkëmoshatarët e tyre. Është e rëndësishme të luftojmë për të sjellë ndryshimin që parandalimi i abuzimit kundër fëmijëve të mos përshkruaj thjesht kauzën të cilën mbështesim; por në fakt të përshkruajë ndikimin e gjithë asaj bëjmë bashkë. Të gjithë së bashku mund të fillojmë të ndryshojmë mënyrën se si shoqëria e i vlerëson fëmijët dhe mënyrat se si i trajtojmë dhe rrisim fëmijët tanë. Historiku Fëmijët i nënshtrohen dhunës në të gjitha sferat e jetës së tyre; nga fusha private e shtëpisë deri tek hapësira publike e shkollës, kujdesit dhe institucioneve të burgimit, fëmijët kërkojnë mbrojtje. Në të gjitha situatat dhe vendndodhjet, Shtetet kanë detyrimin, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (CRC), të parandalojnë dhunën dhe të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e dhunës. Megjithëse situata e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme përmes miratimit dhe zbatimit të ligjeve dhe politikave të reja, akoma shumë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin përballen me varfërinë dhe përjashtimin shoqëror. Shqipëria është një vend ku fenomeni i dhunës kundër fëmijës është i përhapur gjerë, por gjithashtu i fshehur. Një studim i kohëve të fundit i UNICEF-it raporton se... një Anketim demografik për shëndetin arriti në përfundimin se 75% e fëmijëve shqiptarë kanë vuajtur të paktën një formë të dhunës fizike ose psikologjike (fëmijët 2-14 vjeç të anketuar mbi disiplinimin e fëmijëve). Për më tepër, një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se keqtrajtimi i fëmijëve (si rast i një dëmtimi) vlerësohet të jetë pak më i lartë se sa në Bashkimin Evropian (0,5 për 100.000 fëmijë në popullatën shqiptare, kundër 0,3 në BE), ndërsa dhuna tek të rinjtë (15-29 vjeç) është shumë më e lartë 6,6 në Shqipëri krahasuar me 1,0 në BE). 314

Nisma e përbashkët e BE-së dhe UNICEF-it quajtur Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Evropën Jug- Lindore zbatuar në katër vende (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi) synon t i kushtojë vëmendje të kujdesshme dhe të ndihmojë me kapërcimin e këtij fenomeni. Ajo gjithashtu synon të riforcojë kapacitetet e partnerëve të shoqërisë civile në monitorimin e pavarur të shkeljeve të të drejtave të fëmijës, veçanërisht dhunës kundër fëmijës. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partneritetet midis organizatave të shoqërisë civile (CSO) dhe vendimmarrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit të shërbimeve publike për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve. Me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve (19 nëntor) dhe Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 nëntor), UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH-në, CRCA-në, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Fëmijët Sot, si dhe me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Kooperacionit Austriak për Zhvillim, organizon Konferencën Shkencore mbi Dhunën kundër Fëmijëve në Shqipëri, duke u përqendruar mbi Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijës - sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore në Shqipëri? Të eksplorojmë sinergjitë midis parandalimit të dhunës kundër fëmijëve dhe mbrojtjes sociale në një mjedis të pafavorshëm Organizuesit: UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH-në, CRCA-në, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Kooperacionit Austriak për Zhvillim, Komisioni Europian. Objektivi: Objektivi kryesor i Konferencës është të çojë përpara dialogun në fushën e abuzimit kundër fëmijëve dhe të paraqesë punën kërkimore, praktikat, metodologjitë, dhe të mësuarit bazuar në evidencë që ndihmojnë identifikimin e mundësive dhe mangësitë si dhe sugjerojnë rekomandime mbi përmirësimin e përgjigjes ndaj parandalimit të abuzimit kundër fëmijëve përmes mbrojtjes më të mirë shoqërore dhe shërbimeve shoqërore, si dhe vendosjen e më shumë sinergjive të cilat ndikojnë parandalimin, mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Kjo Konferencë synon të: Rrisë ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë midis opinionit publik, shoqërisë civile, politikë-bërësve dhe vendimmarrësve, akademikëve, komunitetit të gjerë mbi përqendrimin e përpjekjeve në parandalimin e dhunës kundër fëmijës përmes punës ndër-sektoriale, përmirësimit të sistemit të mbrojtjes shoqërore dhe shërbimeve shoqërore; Shërbejë si forum për akademikët, politikanët, vendimmarrësit për të diskutuar mbi përvojat/modelet e reja ose metodologjitë për të parandaluar dhunën kundër fëmijës; Stimulojë një dialog bazuar në evidencë/shkencë me Parlamentin dhe Qeverinë Shqiptare përsa i përket asaj që mund të bëhet nga ata për të parandaluar dhunën kundër fëmijës në sektorë të ndryshëm (shëndetësi, arsim, drejtësi, mbrojtje) dhe për të forcuar qasjen sistematike drejt mbrojtjes së fëmijës të miratuar nga Shqipëria; Stimulojë/forcojë punën kërkimore, dokumentimin e praktikave premtuese dhe dialogut profesional midis akademikëve, shoqërisë civile dhe Qeverisë; dhe Zhvillojë një bazë reference me prova/të dhëna të cilat do t i shërbejnë palëve të interesuara në 315

thellimin e dijes në sektorët përkatës sa i përket parandalimit të dhunës kundër fëmijës si dhe të informojë reformat e ardhshme strategjike me një përqendrim të vetëdijshëm mbi fëmijët më të cënuar. Të ftuarit e mundshëm: 1) Komiteti Parlamentar Drejtues për të Drejtat e Fëmijës (CRP) ose parlamentarë të tjerë 2) Përfaqësues Qeveritarë - Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta - Ministria e Drejtësisë - Ministria e Shëndetësisë - Policia - Ministria e Brendshme - Ministria e Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit - Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve - Ministria e Integrimit 3) Anëtarë të komunitetit shkencor - Akademikë nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë (Studentë Doktorantë, Pas Doktorantë, Profesorë) - Ekspertë të të Drejtave të Fëmijës 4) Institucione Publike 5) OKB Shqipëri 6) Organizata të Shoqërisë Civile të cilat punojnë me dhe për fëmijët në Shqipëri 7) Zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Njësive të përzgjedhura të Qeverisjes Vendore 8) Partnerë të Shoqërisë Civile 9) Avokati i Popullit Rezultatet e Pritshme: Të paktën 50 artikuj shkencorë të paraqitur dhe diskutuar në Konferencë mbi temat përkatëse; Një platformë për dialog publik midis parlamentarëve, institucioneve publike, OJF-ve dhe ekspertëve të të drejtave të fëmijës; Një përmbledhje e studimeve kërkimore më të fundit, të cilët janë shkruar mbi dhunën kundër fëmijëve; Një instrument për ndërgjegjësimin e publikut në nivel kombëtar për çështjet me interes; Një listë përfundimesh dhe rekomandimesh të cilat do t i shërbejnë politikë-bërësve për të adresuar më mirë dhe për të marrë nisma për politika të reja për parandalimin e dhunës kundër fëmijës; Një grup propozimesh nga Komiteti Parlamentar Drejtues për të Drejtat e Fëmijës për Qeverinë mbi nismat dhe veprimet të cilat lidhen me parandalimin e dhunës kundër fëmijëve; dhe Një bazë referuese me dijen dhe njohurinë më të fundit për t i shërbyer Qeverisë dhe politikë bërësve dhe vendimmarrësve në thellimin e studimeve/kërkimeve të politikave ekzistuese, zhvillimit të programeve të reja të parandalimit/mbrojtjes dhe hartimit të politikave të reja të ndjeshme ndaj fëmijëve. 316 Gjuha e punës: Shqip (do të sigurohet interpretim simultan/konsekutiv në anglisht) Një libërth me axhendën dhe të gjitha abstraktet e miratuara do të botohet dhe shpërndahet ditën e konferencës. Botimi i artikujve të plotë do të vijojë pas konferencës

Rendi i ditës KONFERENCË SHKENCORE DHUNA KUNDËR FËMIJËVE NË SHQIPËRI: Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore? 21 nëntor 2012 Hotel Tirana International 09.30 10.00 Regjistrimi Plenare (10.00 11.00): Moderator: znj. Denada Dibra, Drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave dhe Shërbimeve Social, MPCSSHB. Objektivat e konferencës Fjalime: Z. Detlef Palm, Përfaqësues i UNICEF SH.T. Z. Ettore Sequi, Përfaqësues i Delegacionit Europian SH.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër Z. Spiro Ksera, Ministër i MPCSSHB Znj. Mesila Doda, Parlamentare Z. Igli Totozani, Avokati i Popullit Znj. Astrid Wein, Përfaqësuese e Kooperacionit Austriak për Zhvillim Pushim: 11.00 11.15 Punë në grupe paralele (11.15 13.30): G1/Moderator: Prof. Asoc. Evis Alimehmeti dhe Prof. Asoc. Eralda Methasani Tematika kryesore(a): Legjislacioni G2/ Moderator: Prof. Asoc. Argita Malltezi dhe Prof. Asoc. Flutura Tafaj Tematika kryesore(b): Legjislacioni G3/Moderator: Prof. Dr. Theodhori Karaj dhe Dr. Alban Ylli Tematika kryesore(a):sistemi dhe sherbimet G4/Moderator: Prof. Dr. Edmond Dragoti dhe Dr. Anila Sulstarova Tematika kryesore(b): Sistemi dhe sherbimet Shtojca 2 Plenare (13.30 14.00): Moderatorë: znj. Denada Dibra, Drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave dhe Shërbimeve Social, MPCSSHB dhe z. Altin Shegani, Dekan i Fakultetit Juridik Raportim nga grupet e punës mbi rekomandimet, konluzionet dhe hapat në të ardhmen. Dreka:14.00 317

Mi nistria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë. Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH, CRCA, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot. THIRRJE PËR ABSTRAKTE Me rastin e DITËS BOTËRORE PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT NDAJ FËMIJËVE dhe Ditës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës organizohet KONFERENCA SHKENCORE DHUNA KUNDËR FËMIJËVE NË SHQIPËRI: Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore? 21 Nëntor 2012 Dita Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve: Nën sloganin Së bashku, le të krijojmë një kulturë parandalimi, e nisur nga Fondacioni i Samitit Botëror të Grave (WWSF) në vitin 2000, synon të krijojë një kulturë parandalimi në të gjithë botën duke inkurajuar qeveritë dhe organizatat e komunitetit/shoqërisë të luajnë role më aktive në mbrojtjen e fëmijëve. Për të përqendruar vëmendjen mbi këtë problem të vështirë, me rastin e Ditës Botërore, vende të ndryshme organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin dhe shtuar edukimin mbi abuzimin e fëmijëve dhe dhunën kundër tyre, për të promovuar respekt për të Drejtat e Fëmijëve dhe për të kthyer parandalimin e abuzimit të fëmijëve në një përparësi madhore. 318

Kjo konferencë shkencore organizohet për të shënuar Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve (19 nëntor) dhe Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës (20 nëntor), dhe ka si synim të jetë pikë takimi rreth çështjes së abuzimit të fëmijëve dhe nevojës për programe parandalimi urgjente dhe efikase. Ka gjithashtu synimin të jetë një ditë për t i bërë thirrje qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile të luajnë një rol më aktiv në promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijës (neni 19 dhe 34* i Konventës për të Drejtat e Fëmijës), si dhe të japë kontribut për parandalimin e abuzimit me fëmijët. Mesazhet e Ditës: Shoqëria jonë ka kapacitete, burime dhe zgjedhje të cilat mund të ndryshojnë situatën e abuzimit kundër fëmijëve. Në mënyrë që këto kapacitete dhe burime të kthehen në faktorë mbrojtës dhe ndikues për promovimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve: Është e rëndësishme që të gjithë së bashku të ndryshojmë mënyrën se si vlerat dhe normat shoqërore promovojnë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Është e rëndësishme të sfidohen pritshmëritë e shoqërisë sa i përket qëndrimeve dhe sjelljeve të cilat janë dhe nuk janë të pranueshme në lidhje me fëmijët. Është e rëndësishme të ndryshohen modelet e edukimit prindëror dhe kuptimi i fjalës prind. Është e rëndësishme të fuqizohen fëmijët të mbrojnë veten dhe bashkë moshatarët e tyre. Është e rëndësishme të luftojmë për të sjellë ndryshimin që parandalimi i abuzimit kundër fëmijëve të mos përshkruaj thjesht kauzën të cilën mbështesim; por në fakt të përshkruajë ndikimin e gjithë asaj bëjmë bashkë. Të gjithë së bashku mund të fillojmë të ndryshojmë mënyrën se si shoqëria e i vlerëson fëmijët dhe mënyrat se si i trajtojmë dhe rrisim fëmijët tanë. Historiku Fëmijët i nënshtrohen dhunës në të gjitha sferat e jetës së tyre; nga fusha private e shtëpisë deri tek hapësira publike e shkollës, kujdesit dhe institucioneve të burgimit, fëmijët kërkojnë mbrojtje. Në të gjitha situatat dhe vendodhjet, Shtetet kanë detyrim në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës (CRC) të parandalojnë dhunën dhe të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e dhunës. Megjithëse situata e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme përmes miratimit dhe zbatimit të ligjeve dhe politikave të reja, akoma shumë fëmijë dhe të rinj në të gjithë vendin përballen me varfërinë dhe përjashtimin shoqëror. Shqipëria është një vend ku fenomeni i dhunës kundër fëmijës është i përhapur gjerë, por gjithashtu i fshehur. Një studim i kohëve të fundit i UNICEF-it raporton se... një Anketim demografik për shëndetin arriti në përfundimin se 75% e fëmijëve shqiptarë kanë vuajtur të paktën një formë të dhunës fizike ose psikologjike (fëmijët 2-14 vjeç të anketuar mbi disiplinimin e fëmijëve). Për më tepër, një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se keqtrajtimi i fëmijëve (si rast i një dëmtimi) vlerësohet të jetë pak më i lartë se sa në Bashkimin Evropian (0,5 për 100.000 fëmijë në popullatën shqiptare, kundër 0,3 në BE), ndërsa dhuna 319

tek të rinjtë (15-29 vjeç) është shumë më e lartë 6,6 në Shqipëri krahasuar me 1,0 në BE). Nisma e përbashkët e BE-së dhe UNICEF-it quajtur Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Evropën Jug- Lindore zbatuar në katër vende (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Turqi) synon t i kushtojë vëmendje të kujdesshme dhe të ndihmojë me kapërcimin e këtij fenomeni. Ajo gjithashtu synon të ri forcojë kapacitetet e partnerëve të shoqërisë civile në monitorimin e pavarur të shkeljeve të të drejtave të fëmijës, veçanërisht dhunës kundër fëmijës. Ajo do të ri-forcojë gjithashtu partneritetet midis organizatave të shoqërisë civile (CSO) dhe vendimmarrësve shtetërorë me synimin e forcimit të sistemit të shërbimeve publike për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës kundër fëmijëve. Me rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit dhe Dhunës kundër Fëmijëve (19 nëntor) dhe Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës (20 nëntor), UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH-në, CRCA-në, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot, si dhe me mbështetjen e Kooperacionit Austriak për Zhvillim, organizon Konferencën Shkencore mbi Dhunën kundër Fëmijëve në Shqipëri, duke u përqendruar mbi Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijës sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore në Shqipëri? Të eksplorojmë sinergjitë midis parandalimit të dhunës kundër fëmijëve dhe mbrojtjes sociale në një mjedis të pafavorshëm Organizuesit: UNICEF Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave Sociale, Koalicionin BKTF, TdH-në, CRCA-në, Aleanca e Fëmijëve/Observatorët për të Drejtat e Fëmijëve dhe Qendra Fëmijët Sot, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Kooperacionit Austriak për Zhvillim. 320

JU FTOJMË Të prezantoni abstraktet tuaja mbi temën: DHUNA KUNDËR FËMIJËVE NË SHQIPËRI: Si e parandalojnë dhunën kundër fëmijëve në Shqipëri sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe shërbimet shoqërore? 21 Nëntor 2012 Nën-tema: i. Aksesi për shërbime/ndërhyrje të shpejta dhe ndërhyrjet multi-disiplinore si mënyrë për të parandaluar abuzimin kundër fëmijëve; ii. Legjislacioni dhe parandalimi i abuzimit të fëmijës; iii. Parandalimi i abuzimit dhe neglizhimit të fëmijëve përmes përfshirjes së hershme dhe të qëndrueshme. Mbrojtja/përfshirja shoqërore dhe parandalimi i abuzimit të fëmijës; iv. Programe/shërbime shoqërore të përqendruara në fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve si masë për parandalimin e abuzimit të fëmijës. Rëndësia e evidencave për parandalimin e abuzimit të fëmijës. v. Teknologjia dhe parandalimi i abuzimit të fëmijës. Organizatorët e konferencës mirëpresin propozime për abstrakte nga akademikë, studiues dhe studentë të doktoraturës. Pedagogët dhe studentët e doktoraturës të Universiteteve publike dhe private janë të inkurajuar t i përgjigjen thirrjes për abstrakte, si dhe organizata/individë qe punojnë në fushën e parandalimit te dhunës ndaj fëmijëve. Kalendari Afati i fundit për të dërguar abstraktet: 6 nëntor, 2012. Abstrakti duhet të përmbajë nga 300-500fjalë. Abstrakti bashkë me një sintezë të kandidatit që dëshiron të marrë pjesë ne Konferencë (jo më shumë se pesë rreshta mbi aktivitetin akademik, temat kryesore të kërkimeve dhe publikimet) duhet të dërgohen në adresën fhima@unicef.org Është e preferueshme që të interesuarit të paraqiten me arritjet më të reja nga fushat e tyre profesionale dhe / ose shkencore. Referimet duhet të jenë origjinale, të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi. Abstrakti/artikulli duhet të: adresoje një nga nen-temat e listuara më lartë t i përgjigjet qëllimeve të konferencës të listuara më lartë të mbështetet në praktika dhe evidencë ekzistuese. Njoftimi i pranimit dhe përzgjedhjes së abstrakteve: 8 nëntor, 2012. Afati i fundit për dorëzimin e artikujve: 14 nëntor 2012 Kandidatët të cilëve i është përzgjedhur abstrakti do të duhet të paraqesin artikullin, prezantimet, projektet e tyre kërkimore brënda datës 14 nëntor, 2012. Artikulli duhet të përmbajë nga 1500-2000 fjalë. Një 321

version në Power-Point i artikullit duhet të dorëzohet pranë organizatorëve brënda datës 16 Nëntor 2012 në adresën fhima@unicef.org Formati i ABSTRAKTIT Formati i faqes: A4. Titulli i punimit në shqip (16pt Times New Roman, bold, në qendër) EMRAT E AUTORËVE Me shkronja të mëdha, 11pt Times New Roman, në qendër Departamenti dhe Universiteti: 12pt Times New Roman, në qendër Adresa elektronike (për komunikim): 12pt Times New Roman, në qendër Abstrakti: Teksti me 300-500 fjalë, 11pt Times New Roman, normal, baras larguar në të dy anët, Fjalët kyçe: 5-7 fjalë, 11pt Times New Roman, normal, baras larguar në të dy anët Formati i Artikullit Formati i faqes: A4. Titulli i punimit në shqip (16pt Times New Roman, bold, në qendër) EMRAT E AUTORËVE Me shkronja të mëdha, 11pt Times New Roman, në qendër Departamenti dhe Universiteti: 12pt Times New Roman, në qendër Adresa elektronike (për komunikim): 12pt Times New Roman, në qendër Abstrakti: Teksti me 1500-2000 fjalë, 11pt Times New Roman, normal, baras larguar në të dy anët, Fjalët kyçe: 5-7 fjalë, 11pt Times New Roman, normal, baras larguar në të dy anët Formati i detyrueshëm është ai i stilit APA (American Psychological Association) për vendosjen e referencave. BORDI SHKENCOR Prof. Assoc. Edlira Haxhiymeri, Prof. Dr. Edmond Dragoti, Dr. Anila Sulstarova, Prof. Assoc. Eralda Methasani, Dr. Alban Ylli, Prof. Dr. Theodhori Karaj, Prof.Asoc. Evis Alimehmeti, Prof. Asoc. Argita Malltezi, Prof.Asoc. Flutura Tafaj. Çfarë pritet nga bordi shkencor: 1. Të analizojë abstraktet brënda afateve të vendosura dhe të marrë vendimet përkatëse me shkrim 2. Të analizojë artikujt brënda afateve të vendosura dhe të marrë vendimet përkatëse me shkrim 3. Të sugjerojë një ndarje të artikujve për t u referuar në panelin e parë dhe sipas grupeve të punës 4. Të moderojë panelet dhe grupet e punës për të ruajtur konsistencën e diskutimit dhe përmbajtjes Për çdo informacion dhe sqarim mund të kontaktoni në adresën fhima@unicef.org 322

Pamje nga seanca plenare 323

Seancat e grupeve te punes 324