Si funksionon telefonia celulare

Similar documents
ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA

Environmental Impact Assessment

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.

Formular për SYLLABUS të Lëndës

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

sources in our environment i.e. Natural and man-made. The sun, earth and ionosphere are the natural source.

The Maastricht Doctor of Business Administration

SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare

The Maastricht Doctor of Business Administration

Comune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98)

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

Online Guide to. Educational Systems. Around the World Albania

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac

How To Know If You Are Safe To Use An Antenna (Wired) Or Wireless (Wireless)

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

Electromagnetic Radiation Compatibility Survey and Safety Analysis around Mobile Base Transceiver Stations: Case Studies around Kathmandu Valley

A Survey of Radiation Levels Associated with Mobile and Wireless Communication Technology Masts in Public Areas in Kaduna Metropolis

OpenWay Radio Frequency FAQ

The field strength measurement and SAR experience related to human exposure in 110 MHz to 40 GHz

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

Selected Radio Frequency Exposure Limits

$ $; #! $ $ $ $. $ $, $ $,! $ # $ -$.! #,! # #. ' () «-,» ( ),. 2-3!!!, - $# (RF) #! $., - #! $ $, #. - & # $!.

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

Mobile use, radio signals and health

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

Users Manual FA106 / FA306 version 1.0. Field Analyzer. FA106 and FA306. Users Manual

Technical limits of Human Exposure to RF from Cellular Base Stations and Handsets

IP Adresimi dhe Subnetimi

Microwave Exposure from Mobile Phones and Base Stations in Sweden

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

The Salzburg Model: A Precautionary Strategy for Siting of Base Stations

(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300

January Annual Review of Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Albania. By Nikoll Doçi*

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

Assessment of SAR in a human exposed to GSM electromagnetic fields

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

Human Exposure Limits

Annex to the joint statement: Exposure of the general public to radiofrequency fields

La Borsa Lavoro Edile Nazionale Istruzioni per l uso.

Measurement of Output Power Density from Mobile Phone as a Function of Input Sound Frequency

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

Radio waves and health. Mobile communications

Mobile Phones: Jargon Explained

RF Exposure Evaluation Report

Non-Ionizing Electromagnetic Radiation

EMR-300 Broadband RF Survey Meter

GSM Base Station Radiation Level: A Case Study of University of Nigeria Environment

LTE: Technology and Health. 4G and Mobile Broadband

RF safety at base station sites

RF EXPOSURE LIMITS AND TESTING REQUIREMENTS

KU BUSINESS CARD OPTIONS Standard Horizontal: 1-sided (Blank Back)

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

COMMON REGULATORY OBJECTIVES FOR WIRELESS LOCAL AREA NETWORK (WLAN) EQUIPMENT PART 2 SPECIFIC ASPECTS OF WLAN EQUIPMENT

Real-life Applications of ICNIRP Guidelines to Various Human EMF Exposure Issues

B A S I C S C I E N C E S

Human exposure to RF

1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ).

MAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE

UNDERSTANDING RADIO FREQUENCY AND BC HYDRO S SMART METERS

CURRICULUM VITAE. Shkelzen Cakaj. Informatat themelore

Technical Specification. Cellular Base Station and Repeater System

Keywords Mobile Tower Radiations, Electromagnetic Radiations, Signal Strength, Mobile Phone

INSTALLING A SATELLITE DISH USING TV EXPLORER

IJMIE Volume 2, Issue 5 ISSN:

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

3 Radio Waves and Human Body 8 Specific Absorption Rate (SAR)... 8 SAR value of a mobile handset... 8 Radiation level by a mobile tower...

COMMUNICATIONS SYSTEMS USED FOR ITS

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

SITE RADIATION SURVEY

GLOSSARIO TECNICO SULLA SICUREZZA NEI LUOGHI DI LAVORO TECHNICAL GLOSSARY ON SAFETY IN THE WORKPLACE

Aspects of remote monitoring and recording system of non-ionizing electromagnetic radiation

Housing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form

Measuring electric and magnetic fields

GS units (dirty electricity) presented as a function of voltage & frequency. Ralph Frederick

Employment and Skills Strategy

Transcription:

Si funksionon telefonia celulare Dhe mos harro: Behu pjese e riciklimit LETËR PLASTIKË alu ALUMIN Në të gjithë ambientet e brendshme të AMC dhe dyqanet AMC Për më tepër informacion vizitoni: www.amc.al Kur ke njohuri, bota Kur është ke njohuri, në duart e tua. bota është në duart e tua. NJË BOTË PLOT TEKNOLOGJI.

AMC, prioritet dhe informim! Udhëzuesi që mbani në duar ka si qëllim t ju informojë për një shërbim që tashmë është pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme: telefoninë e lëvizshme. Thjesht dhe me të dhëna të provuara shkencërisht, dëshirojmë t u japim përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja dhe t ju ndihmojmë të kuptoni se si funksionon telefonia celulare. PËRMBAJTJA 1 A e dini se si funksionon telefonia celulare 2 A e dini cilët janë limitet e ekspozimit të sigurt 3 Hamendësimet më të përhapura për telefoninë celulare 4 Pyetjet më të shpeshta 5 Ku mund të gjeni më shumë informacion rreth këtyre çështjeve 06-09 10-13 14-17 18-26 27

Pak histori... Është fakt që kur celulari u shfaq për herë të parë në tregun shqipar - viti 1996 - ishte produkt për pak njerëz, një mjet i ri dhe i çuditshëm. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë, hyri në jetën tonë dhe shumë natyrshëm u bë një mjet i përditshëm, në funksion të nevojave kryesore. Në këtë zhvillim AMC luajti një rol shumë të rëndësishëm duke qenë kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar që në vitin 1996. Telefonia celulare përbën sot fushën e telekomunikacioneve që përhapet me ritmet më të shpejta. Tabelë shkalla e penetrimit Shkalla e penetrimit të telefonisë celulare Për çdo shtet BE - 2007 Industria e telekomunikacioneve kontribuon realisht në zhvillimin e vendit pikërisht: Në rritjen e GDP Të ardhurat që u krijuan nga sektori i telefonisë celulare në vitin 2009 përbënin 5.27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në hapjen e vendeve të reja të punës AMC është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë duke punësuar mbi 500 punonjës. Telefonia celulare gjithashtu kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithëve, pasi: Ofron liri më të madhe në komunikim dhe kontaktet tona shoqërore Ofron më shumë argëtim Ofron akses më të lehtë në informim Ofron fleksibilitet në aktivitetet tona profesionale Përkrah kategori njerëzish me aſtësi të kufizuara, duke kontribuuar në jetesën dhe komunikimin e barabartë Kontribuon në rritjen e sigurisë për të gjithë ne, duke na dhënë mundësinë e komunikimit me autoritetet përkatëse dhe të njohurit tanë, sidomos në raste emergjente (si tërmete, zjarre, përmbytje, reshje, etj.) Burimi:

A e dini se si funksionon telefonia celulare? A e dini që: Funksionimi i telefonisë celulare bazohet në transmetimin e valëve elektromagnetike. Janë valët në MegaHertz me të cilat transmetohen gjithashtu edhe programet radiofonike dhe televizive. Rrezatimi elektromagnetik që transmetojnë antenat dhe telefonat celularë bën pjesë në rrezatimet jo jonizuese. Rrezatimet jo jonizuese nuk mund të shkaktojnë jonizim të atomeve dhe të thyejnë lidhjet kimike që mbajnë të lidhur trupat e ndryshëm, përfshi këtu dhe ata njerëzorë, pasi nuk e zotërojnë një energji të tillë. Rrezatimi elektromagnetik i telefonisë celulare nuk është rrezatim radioaktiv. Rrezatimi radioaktiv është rrezatim jonizues dhe me energji të lartë. Rrezatimi jo - jonizues është edhe pjesë e rrezatimit të diellit dhe shumë pajisjeve elektrike dhe elektronike që perdorim çdo ditë, si llampa, televizori, tharësja e flokëve, ekranet e kompjuterave, telefonat pa tel, lavatriçet etj.

Hoje blete Telefonia celulare bazohet në sistemet GSM dhe UMTS (Universal Mobile Telecommunications System) duke përfshirë brezin e frekuencave nga 900, 1800 dhe 2100 MHz. Sistemi GSM që funksionon në Shqipëri, i krijuar në 1987 në kuadër të Politikës së Përbashkët Europiane për Telekomunikacionet, funksionon në të njëjtën mënyrë në të gjithë botën (në mbi 218 shtete). Brenda qyteteve vendosen antena me fuqi shumë të vogël (deri 22 wat). Kështu, secila prej tyre mbulon një zonë të kufizuar që quhet qelizë. Renditja e antenave bëhet në mënyrë të tillë që formojnë një rrjetë qelizash e cila mbulon të gjithë zonën e banuar. Por kur numri i telefonave celularë që kryejnë thirrje brenda një qelize të caktuar rritet shumë, në mënyrë që të vazhdojnë thirrjet pa ndërprerje, nevojitet që këto qeliza të ndahen në qeliza më të vogla. Në këtë mënyrë nevojitet të vendosen më shumë antena, por që ju nevojitet më pak fuqi pasi mbulojnë një zonë akoma më të vogël. Kjo është gjë e mirë pasi edhe telefonave ju nevojitet një fuqi akoma më e vogël për të komunikuar me antenat. Dmth, sa më të shumta të jenë antenat, aq më e vogël është fuqia e tyre, si edhe aq më e vogël është fuqia e funksionimit të telefonave. RREZATIM JO-JONIZUES VALË RADIOJE Valë drite RREZATIM JONIZUES Antenat janë të ndërtuara posaçërisht që të funksionojnë brenda zonave të banuara ndërsa transmetojnë 90% të valëve radio në mënyrë horizontale që të mos përhapet pa shkak rrezatimi elektromagnetik. Linjë e tensionit të lartë Stacion RTV, telefoni celulare, stacione satelitore, radar Ultraviolet dritë e Rrezet-X Rrezet-ɣ dukshme Valë (Hz) Energji (ev) Tabelë (Qark elektrik)

A e dini cilët janë limitet e ekspozimit të sigurt? Për limitet e ekspozimit të popullsisë ndaj rrezatimit elektromagnetik duhet të dimë që këto limite: I rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë Përcaktohen për popullsinë në përgjithësi duke patur parasysh edhe fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe ekspozimin e pandërprerë 24-orë ndaj valëve radio. Janë rezultat i shumë kërkimeve dhe studimeve të grupeve të ndryshme shkencore dhe janë propozuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (International Commission on Non Ionizing Radiation Protection - ICNIRP) Në Shqipëri, kufijve fillestarë të studimit iu shtuan dhe komponentë të tjerë sigurie duke i ndryshuar përfundimisht limitet në 50 herë më të rrepta nga ato që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rëndësi ka fuqia me të cilën funksionon antena, e cila mund të përkthehet në vendosjen e një distance sigurie.

Për antenat të cilat instalohen brenda qyteteve, distancat formale të sigurisë nuk kalojnë 6-7 metra në rrezen para antenës dhe 2 metra poshtë saj. Antenat e telefonisë celulare transmetojnë përqindjen më të madhe të fuqisë së tyre horizontalisht. Meqenëse antenat vendosen në majën e shtyllave që kalojnë 5 metra, është e qartë se afrimi në distanca më të vogla se ato të rekomanduarat nuk është i mundur. Fuqia e antenave të telefonisë celulare që vendosen brenda qyteteve është shumë e ulët, deri 22 w. Për ruajtjen e kufijve ndërkombëtarë të ekspozimit të sigurt në Shqipëri dhe mbrojtjen e popullsisë dhe të ambientit nga rrezatimet jo-jonizuese, autoriteti shtetëror përgjegjës është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Ruajtja e kufijve të ekspozimit të sigurt të antenave kontrollohet sistematikisht ose sa herë që konsiderohet e nevojshme me matje që kryhen nga ekipe të specializuara dhe të pavarura, si universitete, institute etj. AMC kryen matje të vazhdueshme, jo vetëm në pergjigje të kërkesave të herëpashershme që vijnë nga publiku AMC bashkëpunon me Universitetin Politeknik, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, për realizimin e matjeve të stacioneve të ndryshme dhe për publikimin e tyre. AMC është e pajisur me leje mjedisore të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave për të gjitha stacionet e saj.

Hamendësimet më të përhapura rreth telefonisë celulare Ekzistojnë produkte për mbrojtjen nga rrezatimi : E vërteta: produktet që premtojnë të mbrojnë nga rrezatimi zakonisht përmbajnë një mekanizëm që bllokon sinjalin, por nga ana tjetër bën që aparati celular të transmetojë në fuqinë maksimale të tij. Në këtë mënyrë kemi rezultatin e kundërt. Telefoni celular mund të pjekë kokoshka : E vërteta: Sasia dhe lloji i rrezatimit që transmeton telefoni celular është e pamundur të shkaktojë temperaturën që nevojitet për të plasur kokrrat e misrit. Videoja që qarkulloi në internet dhe në Youtube, rezultoi se ishte reklamë e kompanisë Bluetooth (CardoSystem) dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Hamendësimet më të përhapura rreth telefonisë celulare Telefonat celularë mund të ziejnë vezë Telefonat celularë janë aparatura të një fuqie shumë të ulët. Edhe nëqoſtë se supozojmë se e gjithë energjia e transmetuar do të thithej nga veza, rritja e temperaturës do të ishte shumë e vogël. E gjithe kjo çështje lindi nga një shaka e Charles Ivermee në vitin 2000, i cili e nxorri artikullin në fjalë në internet. Në Salzburg kanë kufij 10.000 herë më të ulët. E vërteta: Modeli i Salzburgut për kufij deri 1mW/m2 (milivat për meter katror) nuk u zbatua kurrë pasi nuk bazohet as praktikisht dhe as ligjërisht, dhe sigurisht të gjitha matjet që u bënë ishin gjithmonë mbi këtë vlerë. I gjithë problemi bazohet mbi një ide të gabuar. Modeli i Salzburgut u bazua në vlerësime të pabazuara shkencërisht. 17

Ju pyesni, ne përgjigjemi Përderisa rrezatimi elektromagnetik i telefonisë celulare është i njëjtë me atë të stacioneve radiotelevizive, përse nuk vendosen antenat në male? Komunikimi, në rastin e radios dhe televizionit, është i njëanshëm (transmetuesi drejt marrësit). Në telefoninë celulare komunikimi është i dyanshëm, dmth nga antena drejt celularit dhe anasjelltas. Kështu, në rastin e radiotelevizionit është e mundur që duke transmetuar me fuqi të madhe nga një vend i vetëm, si për shembull nga maja e një mali, të mbulohet efektshmërisht me sinjal një zonë e gjerë gjeografike. Ndërsa rrjetet e telefonisë celulare, që të funksionojnë, kanë nevojë për shumë stacione me fuqi transmetuese shumë të vogël secili prej tyre dhe pikërisht për këtë u krijuan në këtë mënyrë (shiko si funksionon telefonia celulare, faqe 7). 19

Çfarë zbatohet në Shqipëri për standartet e sigurisë Antenat e telefonisë celulare i plotësojnë të gjitha standartet e sigurisë, madje me një diferencë të madhe nga kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetit. Një antenë e montuar në një lartësi 10m dhe që punon në maksimumin e mundshëm të intensitetit të fuqisë, mund të prodhojë një densitet fuqie 0.01mW/cm2 në bazën e antenës. Por në realitet nivelet e densitetit të fuqisë në këtë zonë variojnë nga 0.00001mW/cm2 në 0.0005mW/cm2. Pra nivelet e densitetit të fuqisë janë shumë larg kufirit të standarteve të sigurisë. Sigurisht që edhe vetë standartet e sigurisë janë vendosur në nivele shumë larg atyre që mund të shkaktojnë efekte të dëmshme për shëndetin. Çfarë zbatohet në vendet e tjera të botës? Në shumë vende të Evropës zbatohen në mënyrë të përpiktë Udhëzimet e Këshillit të Bashkimit Europian dhe zbatohen kufijtë e ICNIRP (International Commission of Non-Ionazing Radiation Protection). SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re dhe vende të tjera kanë vendosur kufij që bazohen në reagimet termike të rrezatimit elektromagnetik, duke marrë parasysh reagime të mundshme jo-termike dhe janë praktikisht të njëjta me ato të ICNIRP. Zvicra dhe Italia kanë nxjerrë ligje me të cilët përcaktojnë se në vende delikate si banesa, shkolla etj. zbatohen kufij për rrezatimin elektromagnetik që janë shumë herë më të ulët se ata të ICNIRP. Shumë vende të Evropës Lindore dhe ish Bashkimit Sovietik kanë vendosur kufij të rrezatimit elektromagnetik që janë shumë më të ulta se ato të ICNIRP, me bazë disa studime shkencore të papublikuara të cilat përmendin reagime jo termike. OBSH ka iniciuar një përpjekje për harmonizimin e limiteve të ekspozimit ndaj rrezatimit elektromagnetik në të gjithë botën. 21

A duhet të vendosen antena pranë shkollave apo spitaleve? Nuk duhet të harrojmë se nuk luan rol vetëm distanca por edhe fuqia! Mos kini frikë nga distanca. Sipas ligjit në fuqi në vendin tonë, kufijtë e ekspozimit janë rreth 60% më pak krahasuar me kufijtë e Bashkimit Europian, në rast se në largësi më të vogël se 300 metra nga një antenë ekziston një shkollë, çerdhe, kopësht, spital apo azil pleqsh dhe rreth 70% më të ulëta për të gjitha rastet e tjera. Si rrjedhojë nuk ka arsye për shqetësim. Kufijtë e vendosur ligjërisht vlejnë për të gjitha grupet e popullsisë, në të cilat përfshihen edhe fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit. Çfarë zbatohet për antenat që vendosen në tarracat e pallateve, poshtë apo përballë të cilave banojnë ose punojnë njerëz? Distanca e sigurisë, për arsye të fuqisë së vogël të antenave të telefonisë celulare, është vetëm 7 metra përpara antenës dhe 2 metra poshtë saj. Luhatja në këto distanca vjen prej faktit që antenat e telefonisë celulare transmetojnë kryesisht horizontalisht dhe vetëm një pjesë e vogël e transmetimit (më pak se 10%) drejtohet për poshtë. Për çdo 10 metra largësi nga baza e antenës, fuqia që aktualisht është e vogël, zvogëlohet edhe 100 herë. Për sa kohë që zbatohen kufijtë e vendosur të ekspozimit të sigurt, nuk ka asgjë për t u shqetësuar për shëndetin tonë. Të gjitha matjet që janë bërë edhe në një distancë prej 15 m (në drejtim horizontal nga antenat) tregojnë ekspozim me dhjetra apo qindra herë më të ulët se kufijtë e vendosur në Shqipëri. Pse maskohen antenat? Antenat maskohen për arsye estetike në vendosjen e tyre në mjedis. Nuk ekzistojnë antena të fshehta pasi të gjitha vendet ku vendosen antenat e telefonise celulare deklarohen në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. 23

Banoj afër një antene. Duhet të shqetësohem? Përgjigjja është jo sepse: Antenat e telefonisë celulare të cilat janë të ndërtuara posaçërisht për të funksionuar brenda në qytet, kanë fuqi të vogël dhe transmetojnë vetëm në drejtim horizontal me një kënd të vogël prej 6 gradësh me drejtim poshtë, ndërsa distancat e sigurisë nga një antenë e këtij tipi jane 6-7 metra horizontalisht në drejtimin që transmeton antena dhe 1-2 metra vertikalisht. Në një lagje zgjidhet godina më e lartë për vendosjen e një antene telefonie celulare në mënyrë që të evitohen vlera të larta rrezatimi dhe të ekzistojë një shtrirje më e gjerë. Në rastin kur një antenë ka përqark në largësi të vogël godina më të larta, këto godina pengojnë sinjalin dhe si pasojë mbulimi është i pamjaſtueshëm. Çfarë ndodh kur zvogëlohet numri i antenave të telefonisë celulare? Telefonat celularë e kanë më të vështirë të gjejnë sinjal dhe prandaj transmetojnë në fuqinë e tyre më të madhe. Pra rrezatimi nuk ulet. Antenat periferike detyrohen të funksionojnë në fuqinë e tyre më të madhe për të mbuluar zonën që mbulonte antena që ndaloi së funksionuari. Abonentët nuk mund të kapin sinjal, pasi është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme mundësia e shërbimit të rrjetit në zonë. Në këtë rast abonentët mund të komunikojnë vetëm jashtë godinave. 25

Ku mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me këtë temë Cilët janë autoritetet ndërkombëtare që përcatojnë standardet lidhur me rrezatimin e antenave celulare? Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Eshtë autoriteti i Kombeve të Bashkuara i specializuar në çështje të shëndetit. Duke disponuar një gamë të gjërë shkencëtarësh si epidimiologë, biologë dhe fizikantë, OBSH koordinon dhe përkrah studimin ndërkombëtar mjekësor, ofron informacione dhe këshilla në fushën e mjekësisë, zhvillon, vendos dhe promovon standarde ndërkombëtare në produkte, shërbime etj. Për më shumë informacione që jep OBSH në lidhje me çështje të rrezatimit elektromagnetik, mund të vizitoni adresën elektronike http://www.who.int/peh-emf Komisioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes nga Rrezatimet Jo-Jonizuese (ICNIRP) Në bashkëpunim me OBSH kanë botuar udhëzimet për rrezatimin elektromagnetik: Guidelines for limiting exposure to time varying electric, magnetic fields (up to 300GHz). Health Physics, April 1998. Komisioni i Bashkimit Europian për Shëndetin dhe Konsumatorin (DG for Health and Consumer) Përbëhet nga shkencëtarë që punojnë për Bashkimin Europian dhe stimulon sigurinë e produkteve dhe shërbimeve që shiten në BE. Për më shumë informacion në lidhje me fushën elektromagnetike mund të vizitoni adresën elektronike: http://ec.europa.eu/health/ph_determinants/environment /EMF/emf_en.htm?up 27