Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada- Govenment. STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË

Similar documents
Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

Online Guide to. Educational Systems. Around the World Albania

SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

Formular për SYLLABUS të Lëndës

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

January Annual Review of Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Albania. By Nikoll Doçi*

Environmental Impact Assessment

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.

Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code

The Maastricht Doctor of Business Administration

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

The Maastricht Doctor of Business Administration

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

Employment and Skills Strategy

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së)

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

PERSONAL INCOME TAX REDUCTION OF TAX RATES FROM ( 0%, 5%, 10%, 20% ) TO ( 0%, 4%, 8%, 10% ) MANUAL ON APPLICATION OF NEW TAX RATES

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

Komuna e Gjakovës në Vitin 2016

Comune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98)

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm

MAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

The Role of Information Technology in Small and Medium Sized Enterprises in Kosova Dr. Mihane Berisha-Namani 1

Consumer behavior towards loan interest rates in Kosovo

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

La Borsa Lavoro Edile Nazionale Istruzioni per l uso.

The role of strategic management on small business growth in Kosova

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

INVESTMENTS AND FINANCING SOURCES OF BUSINESSES: * EVIDENCE FROM POLLOG REGION UDC (497.7) Fitim Deari

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE

The Impact of Strategic Planning on Small Business Growth in Kosovo

Myzafer Elezi, Engjellushe Zenelaj. Drug Production and Trafficking in Albania

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI

Analysis of external factors affecting the development of SMEs in Kosovo

(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

SECTOR PROFILE OF ICT

IP Adresimi dhe Subnetimi

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

Instruction on Registry of Bank Account Holders

Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law)

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI

The Maastricht Doctor of Business Administration

Annual Report H I G H E R E D U C AT I O N C O M M I S S I O N - PA K I S TA N

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia

ADMINISTRATIVE INSTRUCTION (ICMM NO. 002/2014) ON BANK GUARANTEE AND ALL RISKS THIRD PARTY LIABILITY INSURANCES. Article 1 Purpose

Promotion Influence in Sales Advance and in Increasing the Image to the SMEs in Kosova

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo. Qeveria - Vlada - Government

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

A national Strategy for Entrepreneurship Education and Training.

Housing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form

MANAGEMENT ROLE IN DEVELOPMENT OF TOURISM, KOSOVO CASE

Building Service 32BJ Health Fund Empire Basic Plan

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje Udhëzim shfrytëzues

STRATEGIC PLAN Voluntary Compliance TAX ADMINISTRATION OF KOSOVO TAK ATK PRISTINA Professional, Transparent and Effective Services

HANDBOOK FOR MUNICIPAL SERVICES PERFORMANCE MANAGEMENT SYSTEM

A SURVEY AN EFFECTIVE USE OF INFORMATION TECHNOLOGY IN HIGH SCHOOLS ABSTRACT

Pyetësori i Studentëve. Pyetësor. Than you have to enter this individual password

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends

Gross Domestic Product by expenditure approach in Kosovo

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme. Konsumatorët (personat fizikë)

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

Dear AmCham members, It was an honor to work with each and every one of you, and I hope our paths will cross again in the near future

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

ON ACCOUNTING, FINANCIAL REPORTING AND AUDIT LAW ON ACCOUNTING, FINANCIAL REPORTING AND AUDIT CHAPTER I GENERAL PROVISIONS

ADVANTAGES AND DISADVANTAGES OF FOREIGN ASSISTANCE IN ALBANIA

(Master) Ligjerata 4. Metodologjia hulumtuese. Anketimi. Prof.asc. Avdullah Hoti 2013/14

1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ).

ON FIRE PROTECTION LAW ON FIRE PROTECTION CHAPTER I GENERAL PROVISIONS

Transcription:

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada- Govenment STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020 Korrik, 2011

Shkurtesat ABV AMNVM ARBK ATK AZHR BB BE BPV DPP ESK FMN GPS IÇK KE MF MIE MTI NVM OBT OSHB PI PIB QIB QK QKB TVSH VNRR Akti Evropian për Biznese të Vogla Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë Administrata Tatimore e Kosovës Agjencitë për Zhvillim Rajonal Banka Botrore Bashkimi Evropian Bruto Produktit Vendor Dialogu publik-privat Enti i Statistikave të Kosovës Fondi Monetar Ndërkombëtar Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve Indeksi i Çmimit të Konsumatorëve. Komisioni Evropian Ministria e Financave Ministria e Integrimeve Evropiane Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme Organizatën Botërore e Tregtisë. Ofrues të Shërbimeve për Biznesin, Plani Implementues Pikë Informative për Biznese Qendre e Inovacionit për Biznese Qeveria e Kosovës Qendrave Komunale të Biznesit Tatimi mbi Vlerën e Shtuar Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ Page 2 of 54

Përmbajtja Republika e Kosovës...1 1. Hyrje...4 1.1 Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon... 6 1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat... 7 1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve... 9 1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës... 11 2. Pasqyrë e Sektorit të NVM-ve në Kosovë...12 2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM-të... 12 2.1.1 Akti Evropian për Biznese të Vogla...14 2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes...14 2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë... 16 2.3 NVM-të dhe Sektori Joformal... 18 2.4 Kontributi i NVM-ve në BPV... 19 2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM-ve... 19 2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTIsë... 21 3. Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve në Kosovës për periudhën 2012-2016...21 3.1 Vizioni dhe Misioni... 21 3.1.1 Vizioni...21 3.1.2 Misioni...22 3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike... 22 Qëllimi Strategjik 1: Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM-ve.... 23 Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa... 25 Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë... 27 Qëllimi Strategjik 4: Përforcimi i konkurentshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM-ve.... 28 Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile... 31 Qëllimi Strategjik 6: Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM-ve... 34 Qëllimi Strategjik 7: Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve tjera specifike dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara.... 36 4. Procesi i Implementimit të Strategjisë...40 4.1 Plani i Implementimit...40 4.1.1 Aktivitetet...40 4.1.2 Intervenimet ekzistuese dhe të propozuara të donatorëve...40 4.1.3 Procesi i Implementimit të Formulimit të Planit...41 4.1.4 Monitorimi i Performancës së Sektorit të NVM-ve...41 5. Shtojcat...42 I. Analiza SWOT Sektorit të NVM-ve në Kosovë... 42 II. Struktura e Strategjisë së zhvillimit të NVM-ve... 42 Page 3 of 54

1. Hyrje Qeveria e Kosovës (QK) njeh rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës. Më shumë se 99% e ndërmarrjeve në Kosovë janë NVM. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) është institucion përgjegjës për formulimin e Strategjisë për Zhvillimin e NVM-ve 2012-2016 (Strategjia për NVM). Strategjia për NVM-të është për një periudhë pesëvjeçare nga 2012 në 2016 dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2012. Procesi për formulimin e strategjisë është iniciuar në dhjetor 2010 dhe do tё vazhdoj deri në tetor, në dy faza. Faza e parë deri në qershor 2011 ka rezultuar me përfundimin e Strategjisë për NVM-të. Në fazën e 2-të nga qershori deri në tetor 2011 do të zhvillohet dhe përfundohet Plani i Implementimit. Procesi i formulimit të Strategjisë për NVM është udhëhequr nga Grupi operativ punues për Strategjinë e NVM-ve (GPS) i formuar nga Kryeshefi ekzekutiv i AMNVM-ve në janar të vitit 2011 dhe grupi këshillues i strategjisë së NVM-ve i themeluar nga Ministri i MTI Zj. Mimoza Kusari-Lila, mars 2011 MTI-së dhe AMNVM-ve është duke iu ofruar asistenca teknike për formulimin e Strategjisë përmes projektit të financuar nga BE-ja "Përkrahja e NVM-ve përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë" (EU SME). Kjo asistencë do të vazhdojë edhe në vitin e parë të implementimit të Strategjisë për NVM-të. Projekti EUSME ka katër komponentë kryesor: 1. Përmirësimi i Klimës së Biznesit; 2. Vendosja e Dialogut Publiko-Privat dhe Koordinimin e Donatorëve; 3. Përmirësimi i Konkurentshmërisë së NVM-ve në Kosovë; dhe 4. Fushata e Informimit Publik.Përkrahja për përgatitjen e Stërgjisë së NVM-ve është në kuadër të komponentit 1. Strategjia është e bazuar në dy shtylla kryesore Aktin Evropian për Biznese të Vogla (ABV) që Kosova është përkushtuar të zbatoj dhe Programet e BE për Konkurueshmërin dhe Inovacione (CIP) që Kosova aspiron të marr pjesë në një të ardhme të afërt. Për më tepër, Grupi Punues Strategjinë e NVM-ve ka analizuar dhe ka marr në konsideratë, Vizionin dhe Prioritetet Qeveritare për Zhvillim Ekonomik. Në Strategjinë për NVM-ë identifikohen masat (Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike) që duhet të ndërmerren për avancimin e reformave që Page 4 of 54

do të shpijnë drejt një sektori dinamik të NVM-ve që do të krijojë vende të reja pune për Kosovën. Strategjia për NVM është një komponent nënsektorial i Strategjisë për Zhvillimin Kombëtar të Kosovës. Strategjia për NVM është ndërsektoriale dhe përfshinë një numër të Agjencive Qeveritare të cilat kanë përgjegjësi për disa pjesë të implementimit të saj. Implementimi i suksesshëm i Strategjisë së NVM-ve do të ndihmojë në lehtësimin e shumë kufizimeve të rritjes ekonomike, do të rrisë aktivitetin e sektorit privat, rris investimet e brendshme dhe të jashtme dhe si rrjedhim do të jetë kontribues i madh në krijimin e vendeve të punës. Page 5 of 54

1.1 Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon Sipas Ministrisë së Financave (MF), mesatarja e rritjes reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë për vitetet 2006-2009 ishte 4.8%. Dëshmitë tregojnë se vendimi i qeverisë i vitit 2008 për rritje të nivelit të investimeve publike mbi 120% ka qenë shtytës kryesor për rritjen ekonomike. Veç kësaj, kjo zhvendosje e resurseve të ndara për investime publike është dëshmuar si stimulim për ekonominë në vitin 2009 dhe mbajtur mundësitë për gjenerim të rritjes mbi 4% në një kohë kur shumica e vendeve regjionale janë përballur me rënie ekonomike. Për shkak të nivelit relativisht të ulët të integrimit të Kosovës në ekonominë globale dhe politikave të dobëta fiskale, ekonomia e saj ka qenë dukshёm e mbrojtur nga kriza ekonomike globale. Ekonomia është rritur në vitin 2009 dhe ka vazhduar rritjen në vitin 2010. Rritja ekonomike me të madhe ka qenë e shtyrë nga shpenzimet qeveritare, ndërsa bilanci tregtar i jashtëm ka mbetur i lartë (Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën për vitin 2010). Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitancat, të cilat nuk mund të jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike. Sa i përket vendeve të Evropës Juglindore, ato kanë kaluar nëpër krizën ekonomike ngjashëm sikur vendet e eurozonës, e kjo si rezultat i nivelit të lartë të integrimit ekonomik të këtij rajoni me shtetet e eurozonës. Gjatë viteve të krizës (me përjashtim të Shqipërisë e cila ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.3%) ekonomitë e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore kanë pasur rënie nga rritja më e lartë prej 5.8% (Kroacia) në atë më të ulët prej 0.8% në IRJM-së. Edhe viti 2010 nuk ka rezultuar me rritje pozitive në vendet e rajonit, ku Kroacia, Rumania dhe Mali i zi kanë vazhduar me rritje negative të BPV-së (FMN 2010). Përkundër rritjes ekonomike, niveli aktual i BPV-së në Kosovë është 4.2 miliardё euro, që është dy herë më pak se Shqipëria dhe IRJM-së dhe tri herë më pak se Bosnja dhe Hercegovina (FMN 2010). Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP-së, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 43% kur 34% e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. Tetëmbëdhjetë për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 eurocent në ditë. Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7.0% vetëm Page 6 of 54

për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madhe ekzistues të të papunëve. Sipas Raportit të Progresit të KE-së për Kosovën për vitin 2010, përkundër rritjes ekonomike, ekonomia nuk është duke krijuar vende të mjaftueshme të punës për absorbimin e hyrjeve të reja dhe për të ulur presionin ndaj tregut të punës. Pasi që një numër i madh i vendeve të reja të punës do të krijohen nga NVM-të, përmes krijimit të NVM-ve të reja dhe rritjes së atyre ekzistuese atëherë implementimi i suksesshëm i Strategjisë për NVM do të jetë kontribuuesi kryesor për Rritjen Ekonomike në Kosovë. 1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat Treguesit makroekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës ka pasur progres gjatë vitit 2010. Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2010 ka shënuar rritje prej 4.0% në krahasim me vitin 2009, që ishte rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme dhe të jashtme. Bazuar në të dhënat e importit dhe të sektorit financiar, investimet private kanë shënuar rënie prej 0.9%. Përkundër kësaj, kontributi publik financiar në kërkesën agregate ka vazhduar të jetë pozitiv. Ndikimi i shpenzimeve kapitale në totalin e investimeve ka qenë më i rëndësishme se sa në vitin e kaluar, ku është shënuar një rritje prej 13.7% e që ka ndikuar në rritje ne totalit të investimeve për 4.1% në krahasim me vitin 2009. Lëkundjet e çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës kanë qenë kontribuuesit kryesor në rritjen e Indeksit të Çmimit të Konsumatorëve (IÇK). Gjatë vitit 2010, rritja mesatare e IÇK-së ka qenë 3.5%. Kjo rritje kryesisht është vërejtur gjatë gjysmës së dytë vitit 2010. Bazuar në Fondin Monetar Ndërkombëtare, BPV-ja globale në vitin 2010 ka shënuar rritje 4%, ndërsa projeksionet për vitin 2011 tregojnë një rritje të BPV-së prej 4.5%. Projeksionet për vitin 2012 nuk paraqesin dallime të mëdha nga viti 2011 ku rritja e BPV-së pritet të jetë 4.5% Vendet e zhvilluara pritet të rriten për 2.5% ndërsa BPV-ja e vendeve në zhvillim dhe në tranzicion pritet të rritet për 6.9%. Kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike globale në gjysmë e dytë të vitit 2010 ishin vendet në zhvillim të cilat kanë shënuar rritje prej 7.2% ndërsa ekonomitë e zhvilluara kanë shënuar rritje prej 2.9%. Tregtia e jashtme pritet të rritet edhe më shumë. Pritet rritja e importeve dhe të njëjtat reflektohen me rritje në kërkesën agregate ndërsa çmimet e importit pritet të rriten me një shkalle më të lartë se sa në vitin 2010. Page 7 of 54

Figura 1: Skenarët makro-fiskale për rritjen ekonomike përgjatë periudhës 2011-2014 8.0% 7.5% 7.0% 6.5% Rritja reale e BPV (skenari baze) Trendi i rritjes-skenari baze 6.6% Rritja reale e BPV Trendi i rritjes-skenari i vizionit zhvillimor 7.8% 7.4% 6.0% 6.0% 5.5% 5.0% 4.5% 5.3% 5.1% 5.4% 4.0% 2011 2012 2013 2014 Burimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF Në ndërkohë, eksportet pritet të rriten gradualisht duke kompensuar pjesërisht rritjen në importe. Megjithatë, suspendimi i preferencave tregtare nga ana e BEs mund të ndikoj në nivelin e eksportit. Parashikimi i treguesve makroekonomik tregon se ekonomia e Kosovës gjatë periudhës 2011-2014 pritet të arrijë një rritje mesatare prej 6.8%. Shkalla pozitive e rritjes pritet të jetë e shtyrë nga politikat fiskale ekspansioniste, ndërsa investimet private dhe eksportet gjatë periudhës së parashikuar pritet të vazhdojnë me një shkallë relativisht stabile të rritjes. Më saktësisht, në vitin 2013 Page 8 of 54

projektohet të arrihet një rritje më e madhe ekonomike, që rezulton nga rritja e eksporteve, investimeve dhe konsumit, e kryesisht si rezultat i rritjes së pagave të sektorit publikë dhe ndikimit multiplikativ në ekonominë e Kosovës. Tabela 1: Treguesit kryesor makroekonomik, 2008-2014, në miliona euro Përshkrimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 Në miliona euro, pëvec nëse shënohet ndryshe Konsumi 4,345 4,280 4,760 5,074 5,336 5,545 5,819 Investimet 1,094 1,166 1,213 1,433 1,620 1,704 1,756 Neto eksporti -1,587-1,534-1,684-1,867-1,979-2,035-2,075 Eksporti i mallrave dhe sherbimeve 612 820 875 933 995 1,049 1,049 Importi i mallrave dhe sherbimeve -2,156-2,146-2,504-2,742-2,912-3,030-3,124 BPV 3,905 3,912 4,289 4,639 4,978 5,214 5,501 Rritja reale e BPV-së, në % 6.9 2.9 4.0 5.3 5.1 5.4 6.0 BPV per koke banori, në euro 1,847 1,848 1,996 2,127 2,249 2,321 2,412 Inflacioni, në % 9.2-2.4 3.5 5.3 2.1 1.5 1.4 B Burimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF 1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve Përkundër përpjekjeve të konsiderueshme për reforma, si p.sh ulja e tatimeve në shkallën 10%, futja e arkave fiskale, Ligji për lizing, në periudhën nga shpallja e Pavarësisë në Shkurt të vitit 2008 agjenda ekonomike nuk ka pasur përkrahje domethënëse të qeverisë dhe aktorëve ndërkombëtar. Me qëllim të arritjes tё një shkalle tё qëndrueshme tё rritjes ekonomike, si ato të rajonit, QK-ja duhet të heqë kufizimet të cilat janë identifikuar nga ekspertët lokal dhe ndërkombëtar. Duhet të bëhen shumë reformën dhe përshtatje të politikave. Page 9 of 54

Furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike konsiderohet si pengesë kryesore për zhvillimin e biznesit privat, e posaçërisht për ndërmarrjet prodhuese. Kosova për përmirësimin e lidhjeve rajonale duhet të përmirësoj rrjetin e transportit, përfshirë këtu korridorin panevropian VIII (rruga Merdarë - Morinë) dhe korridori X (rruga Prishtinë - Shkup). Kosova gjithashtu është e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të brendshëm rrugor. Përforcimi i infrastrukturës mbështetëse të biznesit e cila do të rezultojë me rritjen e shkathtësive të pronarëve dhe menaxherëve të biznesit është i adresuar në Qëllimin Strategjik nr. 6 të Strategjisë për NVM. Kosova ka një fuqi punëtore të re dhe në rritje e cila ka nevojë për arsimim dhe trajnim me qëllim të përmbushjes së nevojave të vendit për ekonomi të tregut. Këto çështje janë të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 3 të Strategjisë të NVMve. Më shumë se 50% e popullatës së Kosovës është më e re se 25 vjeç dhe 70% e popullatës është më e re se 35 vjeç. Sistemi ligjor i Kosovë është i bazuar në një llojllojshmëri të sistemeve ligjore të trashëguara si dhe të krijuara. Nuk bëhet implementimi i plotë i ligjeve dhe gjykatat janë të ngarkuara me raste të shumta. Bizneset dhe investuesit e mundshëm kanë nevojë për një mjedis stabil dhe të parashikueshëm ligjor ku ata mund të operojnë. Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërisë civile, që adresohet në Qëllimin Strategjik nr. 5, do të kontribuojë në ndërtimin e një besimi më të lartë ndërmjet bizneseve dhe institucioneve publike dhe si rrjedhim do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Qeveria e Kosovës e konsideron përforcimin e sundimit të ligjit si një prej çelësave për integrim të shpejtë në Evropë. QK-ja gjithashtu është e përkushtuar për krijimin e një mjedisi që është më i favorshëm për investime dhe rritje dhe duhet të bëj rishikim të vazhdueshëm të politikave fiskale që ndikojnë në konkurrentshmërinë regjionale të Kosovës. Këto çështje janë të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 1 të Strategjisë të NVM-ve. Në një kohë kur pjesa më e madhe prodhimeve ushqimore nëpër dyqane janë të importuara, më shumë se 50% e tokës bujqësore të Kosovës nuk punohet as për konsum familjar. QK-ja është e përkushtuar të bëj programe bujqësore që do të përmirësojnë potencialin e sektorit të bujqësisë. Zhvillimi i një plani për zëvendësimin e importeve është një prej Qëllimeve në kuadër të Qëllimit Strategjik numër 4. Kosova nuk ka një treg funksional i cili në mënyrë të plotë angazhon kapitalin e brendshëm në dispozicion, përkundër likuiditeti të bankave komerciale. Kreditë janë të shtrenjta ndërsa instrumentet financiare alternative janë të kufizuara. QK- Page 10 of 54

ja vazhdon të marrë parasysh opsionet e politikave për sektorin financiar. Përmirësimi i Qasjes në Financa është adresuar në Qëllimin Strategjik nr. 2. Përmirësimi i perspektivës për objektivat e rritjes ekonomike duhet të shprehet në një formë e cila është e veprueshme me procesin e politikave. Plani për Implementimin e Strategjisë të NVM-ve do të përbëhet nga aktivitete që janë të dizajnuara për të mundësuar miratimin e tyre në arritjen e objektivave të tyre përkatëse. 1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës Qeveria e Kosovës nga viti 2005 ka miratuar njё numёr tё rёndёsishёm tё strategjive. Nga kёto strategji, me theks tё veqantё kemi shqyrtuar Strategjinё pёr Punёsim, Strategjinё pёr Energji, Strategjinё pёr Zhvillimin e Arsimit tё Lart, Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë, etj. Strategjia për Zhvillimin e Sektorit Privat është përgatitur në vitin 2008 mirëpo nuk është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Zhvillimi i NMV-ve përmendet në Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat si një prej komponentëve të saj, mirëpo nuk ka ndonjë referencë në ndonjë plan të veprimit/implementimit. Kjo Strategji gjithëpërfshirëse për NVM është mbizotëruese ndaj Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat kur bёhet fjalё pёr NVM-ët. Gjatë përgatitjes së Strategjisë për NVM janë konsultuar të gjitha strategjitë relevante. Implementimi i strategjive është njё problem qё i pёrcjell tё gjitha strategjitë e miratuara. Mundësia e implementimit të strategjisë është funksion i relevancës së aktiviteteve të përshkruara në Planin për Implementimin e Strategjisë (PI) dhe mënyrën se si aktivitet janë të lidhura me objektivat. Më kapitullin IV është dhënë përshkrimi i PI të Strategjisë për NVM-të. Page 11 of 54

2. Pasqyrë e Sektorit të NVM-ve në Kosovë Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat (BB, 2010). Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Kosova vuan nga mosbilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të e Kosovës nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM-të eksportuese tё dobëta, pengojnë kontributin e mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV, krijim të vendeve të punës dhe në rritje ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet dhe mineralet bazë të prodhuara nga kompanitë e mëdha. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese edhe unë të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti Indeksi i Politikave për NVM 2009" tregon se Kosova për disa arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM-ve. 2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM-të Në Raportin e Progresit të KE-së për Kosovën 2010 janë identifikuar tri barriera kryesore me të cilat përballen bizneset në Kosovë. Barriera e parë ka të bëj me furnizim jo të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me ujë të cilat janё posaçërisht serioze për NVM-të prodhuese. Gjithashtu, si një prej barrierave kryesore për zhvillim të shpejtë të NVM-ve është caktuar edhe qasja e kufizuar në financa. Barriera e tretë është sundimi i pamjaftueshëm i ligjit, i cili ka ndikim te të gjithë qytetarët e Kosovës. Page 12 of 54

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, AMNVM-ja dhe Qeveria e Kosovës në tërësi kanë pranuar se për largimin e pengesave për investime të biznesit, rritje dhe krijim të vendeve të punës nevojiten më shumë përpjekje në të gjitha nivelet e qeverisë dhe se thjeshtësimi i administratës është çelës për promovimin e zhvillimit të sektorit të NVM-ve. Kjo është posaçërisht e rëndësishme pasi që pengesat rregullative dhe legjislative duket se kanë ndikim më të madh në NVM se sa në bizneset tjera. Këto përpjekje përbëjnë thelbin e Qëllimit Strategjik nr. I (shih më poshtë) dhe si të tilla kanë luajtur rolin kryesor në konceptin e ri zhvillimor për Strategjinë e Zhvillimit të NVM-ve për Kosovë. Sfida këtu është ndërtimi dhe integrimi i komponentëve të reformës rregullative të iniciativave të ndryshme që janë në proces në lidhje me integrimet evropiane, investimet dhe reformat ligjore dhe të konkurrencës. Që nga viti 2008, janë bërë një numër i të arriturave kyçe të cilat kanë rezultuar në disa përmirësim të mjedisit të biznesit për NVM-të në Kosovë. Në tre vitet e fundit (që nga koha kur Kosova në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë) është bërë një reformë e madhe tatimore dhe është bërë riorganizimi i arkëtimit të TVSH-së përmes arkave fiskale, përkundër kundërshtimit të disa shoqatave të biznesit. Këta ishin tre hapat kryesor në tentimet për uljen e shkallës së informalitetit në sektorin e NVM-ve dhe për të provuar përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komunitetit të biznesit dhe shtetit. Të hyrat tatimor janë rritur dukshëm për shkak të uljës së shkallës tatimore nga 20% në 10% në kombinim me përmirësim të zbatimit të tyre, zgjerimit të bazës tatimore dhe një riorganizim më të madh dhe më efikas të procesit të arkëtimit të tatimeve. Janë bërë disa përmirësime në çështjet ligjore dhe administrative dhe tani NVMtë mund të regjistrohen përmes pilot Qendrave Komunale të Biznesit (QKB) themeluar me përkrahjen e Bankës Botrore. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) duhet të punojë në drejtim të regjistrimit online dhe të një numri të vetëm të regjistrimit për kompanitë të cilat aplikojnë në të gjitha institucionet shtetërore siç janë: regjistri i biznesit, autoriteti tatimior dhe fondi pensional, për të mundësuar zvogëlimin e numrit të hapave administrativ për regjistrim. Marrëveshja për tregti preferenciale ndërmjet Kosovës dhe BE-së ka skaduar në fund të vitit 2010. Mbetet të shihet nëse një përpjekje e përbashkët ndërmjet QKsë dhe partnerëve ndërkombëtar do të rezultojë me përmirësim të qasjes së mallrave dhe shërbimeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare dhe drejtë anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Paralelisht me objektivin qendror afatgjatë të Kosovës për anëtarësim në OBT, është me rëndësi jetësore Page 13 of 54

që komuniteti i NVM-ve në Kosovë të përqendrohet në përmirësimin e qasjes në tregjet rajonale të Shqipërisë, IRJM-sё dhe Malit të Zi. Lidhjet tregtare në rajon do të përmirësohen me përmirësimin e infrastrukturës. Autorruga për Shqipëri, e cila është në ndërtim e sipër dhe autorruga e planifikuar për Shkup do të rritë bashkëpunimin rajonal. Sidoqoftë, ashtu siç u theksua edhe në Hyrje të këtij dokumenti, një ndër shtyllat kryesore të kësaj strategjie është Akti për Biznese të Vogla i cili do të elaborohet në vazhdim. 2.1.1 Akti Evropian për Biznese të Vogla Strategjia e zhvillimit të NVM-ve është fuqimisht e bazuar në Aktin Evropian për Biznese të Vogla. ABV-ja është dokument politik kyç për zhvillimin e NVM-ve në Evropë. Kosova sillet në përputhshmëni më direktivat dhe rregullativat e BE-s që nga viti 2002, kur është krijuar Departamenti për Zhvillimin e Sektorit Privat. Që nga themelimi i AMNVM-ve në vitin 2006, Kosova është inkuadruar zyrtarisht në Kartën Evropiane për NVM-të që ka qenë e bazuar në po të njëjtin dokument të vitit 2000. Suksesi i Kartës Evropiane për NVM-të ka rezultuar në Aktin Evropian për Biznese të Vogla, që i ka vënë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative të Bashkimit Evropian, dhe është një sukses i jashtëzakonshëm për BE-në dhe NVM-të në Evropë. Në të vërtet kjo strategji është një mjet i rëndësishëm për të implementuar Aktin për Biznese të Vogla dhe të udhëheq procesin reformues të ekonomisë së Kosovës dhe të vendosë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative ne Kosovë. NVM-të janë dhe do të jenë motori i zhvillimit ekonomik që do të sigurojë vende të reja të punës rritje dhe prosperitet ekonomik nën kushtin e një kornize të përshtatshme ekonomike. Strategjia e NVM-ve është një mjet për të siguruar se kjo me të vërtet do të ndodhë. Në këtë strategji të gjitha principet e ABV-së janë inkorporuar në Strategjinë për NVM-të dhe gjithashtu janë të referuara në shtatë Qëllimet Strategjike 2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes Ekzistojnë 9 tregues të të Bërit Biznes që përdoren nga Banka Botërore (BB) për të matur disa fusha të mjedisit biznesorë të një vendi. Sipas raportit Të bërit Biznes në 2011 publikuar në Nëntor 2010 dhe përgatitur nga BB, Kosova radhitet si e fundit në rajonin e Evropës Qendrore Page 14 of 54

dhe Lindore për fillimin e biznesit dhe për fuqizimin e kontratave. Nga gjithsej 183 vende, Kosova në përgjithësi sa i përket Të të bërit Biznes radhitet si e 113-ta. Një prej rezultateve të implementimit të Strategjisë të NVM-ve do të jetë përmirësimi i radhitjes së Kosovës në Treguesit e të Bërit Biznes të BB-së. Më poshtë është dhënë përmbledhja e rezultateve të raportit më të fundit të Të bërit Biznes 2011 që është publikuar më 4 nëntor 2010. Tabela 2. Radhitja e Të të bërit Biznes e Kosovës nga Banka Botërore (2010 kundrejt 2011). Kosovo World Bank "Doing Business Rankings" (2010 vs. 2011) Note: (1) ranking is out of total 183 countries; (2) higher percentile is the aim # Area 2010 Rank percentile out of total 2011 Rank percentile out of total Change in rank from 2010 to 2011 0 Overall Doing Business 113 38% 119 35% -6 1 starting a business 164 10% 163 11% 1 2 Dealing with construction permits 176 4% 173 5% 3 3 Registering Property 68 63% 65 64% 3 4 Getting credit 43 77% 32 83% 11 5 Protecting Investors 172 6% 173 5% -1 6 Paying taxes 50 73% 41 78% 9 7 Trading across borders 132 28% 130 29% 2 8 Enforcing Contracts 157 14% 155 15% 2 9 Closing a business 28 85% 31 83% -3 L Burimi: Banka Botërore. Për shumë të dhëna shih webfaqen e Bankës Botërore - www.doingbusiness.org Në figurën më poshtë është prezantuar një konspekt i shkurtër i krahasimit me vendet tjera të Ballkanit siç identifikohet nga Indeksi i Bankës Botërore për Të bërit Biznes. Figura 2: Western Balkans Doing Business 2011 Aggregate Ranking Page 15 of 54

Source: Banka Botrore Në tabelën më poshtë është dhënë një përmbledhje e Treguesve të Të bërit Biznes për Kosovë dhe mënyrën se si secili tregues vlerësohet. Tabela 3. Në Memorandumin Ekonomik të Bankës Botërore për Vendin, 2010 (Zhbllokimi i Potencialit të Rritjes: Strategjitë, Politikat, Veprimet) janë të propozuara pesë rekomandime kyçe të politikave për Kosovën. Vazhdimi i përpjekjeve për përforcimin e sundimit të ligjit dhe posaçërisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit; Implementimi i masave për shkurtimin e kohës dhe kostove për fillimin e biznesit, posaçërisht në nivel komunal; Përvijimi i procedurave dhe përforcimi i kapacitetit administrativ që ka të bëj me regjimin rregullativ të të bërit biznes, posaçërisht sa i përket licencimit të bizneseve dhe lejeve të ndërtimit; Përforcimi i sistemit gjyqësor për përmirësimin fuqizimit të kontratave; dhe, Implementimi i shtyllave kyçe të strategjisë për energji. Të gjitha këto kontribuojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit. 2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë Page 16 of 54

Sipas ARBK-së në MTI, numri i NVM-ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010 ishte më i madh se 100.000, të cilat punësojnë 216.799 punëtorë, ose 79.59% të totalit të të punësuarve në sektorin privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë. Madhësia e NVM-ve në Kosovë është e definuar me Ligjin nr. 2005/02-L5 dhe me Ligjin nr. 03/L-031 për mbështetjen e e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Numri i të punësuarve është kriteri i vetëm që përdoret për klasifikimin e ndërmarrjeve sipas madhësisë në Kosovë. Kjo paraqet dallimin me vendet e BEsë, ku përveç numrit të punëtorëve, merret parasysh edhe qarkullimi vjetor. Në tabelë është dhënë spektri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë në bazë të numrit të punëtorëve. Tabela (4): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 Klasifikimi sipas Madhësisë Numri punëtorëve i Numri i Ndërmarrjeve Përqindja në total Mikro 1-9 102,070 98.37 Të vogla 10-49 1,406 1.35 Të mesme 50-249 221 0.22 250 e më Të mëdha shumë 58 0.06 Gjithsej 103,755 100.00 Burimi: ARBK Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1.406 (1.35%) janë të vogla; 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM. Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%); transport, deponim dhe distribucion (14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%). Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me kalimin e kohës. Tabela (5): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 Lloji Numri i Përqindja Lloji i Pronësisë Nr. Ndërmarrjeve në total 1 Biznes individual 93,129 90.00 2 Ortakëri e përgjithshme 3,383 3.20 3 Ortakëri e kufizuar 90 0.08 4 Shoqëri me përgjegjësi të 6,170 5.80 Page 17 of 54

kufizuar 5 Shoqëri Aksionare 368 0.35 6 Ndërmarrje në pronësi të huaj 486 0.46 7 Ndërmarrje shoqërore 16 0.01 8 Ndërmarrje publike 12 0.01 9 Kooperativë bujqësore 68 0.06 10 Tjera nën juridiksionin e AKPsë 33 0.03 Gjithsej 103,755 100.00 Burimi: AKRB Të dhënat e ARBK-së të paraqitura në tabelën (2) më lartë ofrojnë informata në lidhje me strukturën pronësore të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë. Bizneset Individuale në mënyrë të qartë dominojnë strukturën pronësore me 90%. Pjesa tjetër e kompanive janë ortakëri të përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%). Sigurisht që lloji i pronësisë i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e NVM-ve në Kosovë, sepse tregon hezitim të pronarëve të NVM-ve për bashkimin e kapitalit financiar dhe njerëzor në forma më të avancuara të biznesit. 2.3 NVM-të dhe Sektori Joformal Ekonomia joformale pengon konkurrencën e drejtë dhe rritë kostot relative të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin formal. Kontratat joformale të punës dhe evazioni sistematik i kontributeve të sigurimit social dobësojnë mbrojtjen e punëtorëve dhe ulin përfitimet e tyre sociale. Ka një ndikim negativ në buxhetin fiskal dhe në tërë infrastrukturën shoqërore për shkak të uljes të të hyrave dhe uljes pasuese të shërbimeve të duhura publike. Sipas raportit për Programin e Qeverisë për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë për 2010-2012, masa e përllogaritur e ekonomisë joformale sillet nga 39% deri 50% të BPV-së. Si një prej sfidave të Strategjisë për NVM është përfshirja e më shumë NVM-ve në sektorin formal. Informaliteti dobëson besimin ndërmjet NVM-ve dhe institucioneve financiare, redukton qasjen e NVM-ve në financa dhe mundësinë e tyre për të përdorur mekanizmat formal të zgjidhjes së mosmarrveshjeve. Gjithashtu dekurajon edhe investimet e huaja. Page 18 of 54

Është e preferueshme që të analizohet ana e zbatimit dhe inkurajimit të tërheqjes së sektorit jo formal në drejtim të ekonomisë formale dhe të eliminohen faktorët që ndikojnë në dekurajimin e NVM-ve për të regjistruar punëtorët, qarkullimin, dhe fitimin tek autoritetet e caktuara. 2.4 Kontributi i NVM-ve në BPV Tabela (6): Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010 Madhësia Ndërmarrjes Burimi: Raporti i Vjetor i NVM-ve 2011 e Numri Ndërmarrjeve i Qarkullimi ( ) Mikro 14,968 656,885,164.33 16.79 Të vogla 1,210 667,585,914.82 17.07 Të mesme 185 369,455,655.16 9.44 Të mëdha 58 528,558,359.84 13.51 Gjithsej 16,421 2,222,485,094.15 56.81 Pjesa e BPV-së (%) Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), të paraqitura në tabelën 3 më poshtë, totali i qarkullimit të NVM-ve në vitin 2010 ishte 1.693.926.734,31 euro ose 43.30% e BPV-së. Qarkullimi total i të gjitha bizneseve ishte 2.222.485.094,15 (56.81% e BPV-së). 2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM-ve Analiza e ashtuquajtur SWOT [nga anglishtja Strength (Fuqi) Weakness (Dobësi), Opportunity (Mundësi), Threat (Kërcënim)], është një instrument shumë i dobishëm për hetimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë ndikimin e tyre në zhvillimin e NVM-ve. Si e tillë, teknika e lartpërmendur paraqet njërën prej teknikave të cilat shërbejnë për ndërmarrjen e një analize më strukturore të mjedisit të biznesit me qëllim të formulimit të një strategjie të NVMve e cila do të ishte lehtë e zbatuar apo do të implementohet në mënyrë të lehtë. Aneksi 1, qet në pah fuqitë, dobësitë, mundësitë si dhe kërcënimet të cilat lidhen me pozitën aktuale të NVM-ve në Kosovë. Analiza SWOT është krijuar apo është përgatitur pas një varg seancash të shkëmbimit të ndërsjellë të ideve të ndryshme dhe pastaj është diskutuar dhe është akorduar në takimin e Grupit Punues. Para se të bëhej kjo, janë mbajtur një varg takimesh me palë të Page 19 of 54

ndryshme me interes dhe janë shqyrtuar dhe rishikuar një varg dokumentesh siç janë Raporti BB i zhvillimit të biznesit, Raporti i progresit i BE-së, si dhe analizat SWOT të kryera në kuadër të Strategjive për NVM-të në më shumë sesa 14 shtete në zhvillim dhe në tranzicion. Është me rëndësi të ceket se secila nga këto fuqi, dobësi, mundësi apo kërcënime janë të lidhura me një Objektiv specifik Strategjik i cili mund të adresohet. Fuqitë u referohen mundësive apo aftësive të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të NVM-ve. Si të tilla, ato janë shumë të rëndësishme sepse fuqia mund të përdoret për shfrytëzimin e të gjitha mundësive, për zbutjen dhe zvogëlimin e dobësive si dhe po ashtu edhe për reduktimin e kërcënimeve. Në kuptimin e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë, gjer më tani janë identifikuar 18 fuqi të ndryshme. Pjesa dërmuese e këtyre fuqive kanë të bëjnë me rritjen e vazhdueshme të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), kostos së ulët të fuqisë punëtore të shkolluar dhe me moshë të re, miratimin e Aktit për Biznese të Vogla (ABV) si dhe rritjen e shkallës së harmonizimit të politikave kosovare për NVM-të me NVMtë e Bashkimit Evropian (BE). Dobësitë janë mungesa apo deficite substanciale të cilat e pengojnë rritjen, zhvillimin dhe mbijetesën e NVM-ve. Janë identifikuar një numër i tërësishëm prej 33 dobësish të ndryshme dhe më kryesoret prej tyre janë mungesa e një kornize të qartë strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të NVM-ve si dhe korniza e pafavorshme legjislative për fillimin e bizneseve të reja siç është vënë re edhe në raportin e BB-së për zhvillimin e biznesit. Këto dobësi do të adresohen kryesisht përmes Objektivit Strategjik nr. 1. Përveç dobësive institucionale, ne kemi identifikuar po ashtu edhe mësimin joadekuat të aspektit të ndërmarrsisë në sistemin shkollor si dhe mungesën e ideve kreative dhe inovative, të cilat do të adresohen në kuadër të Objektivit Strategjik Nr. 3 dhe atij Nr. 4. Mundësitë janë shanse dhe raste të mira të cilat janë në dispozicionin e NVM-ve në funksion të zhvillimit dhe të rritjes së tyre të mëtejshme. Gjatë zhvillimit të analizave SWOT gjithsej janë identifikuar 35 mundësi të ndryshme. Këto mundësi kryesisht lidhen me mundësinë e Kosovës për t iu bashkëngjitur Bashkimit Evropian BE-së, Organizatës Botërore të Tregtisë OBT-së si dhe përmirësimit të shkallës së implementimit të CEFTA-s. Për më tepër, ngritja e shkallës së eksporteve, zhvillimi tepër i shpejtë i sektorit të komunikimeve elektronike dhe prokurimi i mallrave dhe i shërbimeve në procesin e biznesit, janë vetëm disa prej mundësive të cilat do të mund të shfrytëzoheshin nga ana e NVM-ve në Kosovë. Këto mundësi do të mund të shfrytëzoheshin kryesisht përmes përforcimit të aspektit të konkurrencës të NVM-ve vendore dhe të atyre ndërkombëtare, e cila me fjalë të tjera paraqet Objektivin Strategjik Nr. 4. Page 20 of 54

Kërcënimet paraqesin sfida të jashtëzakonshme, të cilat do të mund të pengonin apo linin prapa një fuqi të identifikuar apo do të mund të përshpejtonin një dobësi të caktuar duke penguar në këtë mënyrë shfrytëzimin e mëtejshëm të mundësive të llojllojshme. Situata e paqëndrueshme politike, shkalla në rritje e korrupsionit si dhe legjislacioni i dobët për zbatimin e kontratave, pastaj niveli i lartë i varfërisë janë vetëm disa nga numri i tërësishëm prej 14 kërcënimesh në fushën e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë, gjë e cila do të mund të adresohej përmes Objektiveve Strategjike Nr. 1, 2 dhe 3. 2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTI-së. Pas miratimit të Strategjisë për NVM dhe Planit për Implementimin (PI) e Strategjisë për NVM-të, Agjencia e NVM-ve do të marrë rolin udhëheqës për implementimin e tyre. Agjencia e NVM-ve nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e MTI-së dhe ministrit/es do të veproj si një forcë shtytëse për koordinimin dhe stimulimin e politikave për NVM-të dhe përpjekjeve për implementimin e tyre. Agjencitë tjera kyçe siç janë: Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe Agjencia për Standardizim, do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të PI-së për objektivat relevant në kuadër të Agjencisë për NVM. 3. Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve në Kosovës për periudhën 2012-2016 3.1 Vizioni dhe Misioni Vizioni dhe Misioni janë zhvilluar nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve në konsultim me Drejtorin e Agjencisë për NVM-të në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë. 3.1.1 Vizioni Më shumë se gjysma e NVM-ve në Kosovë janë të përfshira në aktivitete tregtare. Më pak se 10% në aktivitete prodhuese. Shumica e këtyre janë të Page 21 of 54

përfshira në ushqime, pije dhe duhan. Ekziston një nevojë urgjente për zhvillimin dhe krijimin e ndërmarrjeve më konkurrente të cilat mund të prodhojnë mallra që mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara dhe të konkurrojnë në rrafshin ndërkombëtar. Vizioni strategjik është: NVM-të e Kosovës konkurrente në nivel botëror. 3.1.2 Misioni Edhe pse në Kosovë më herët ka pasur një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti. Sot ekziston mungesë e kuptimit të ndërmarrsisë dhe rolit që NVM-të luajnë në Zhvillim Ekonomik, e posaçërisht mungesa e tillë është në radhët e të rinjve. Kosova ka nevojë për një sektor dinamik të NVM-ve ku ndërmarrësit janë gjendje të krijojnë dhe të rritin bizneset e tyre me pengesa minimale legjislative dhe rregullative, por brenda kornizës ligjore. Misioni i definuar i Strategjisë të NVM-ve është: "Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe kulturës së ndërmarrsisë duke synuar krijimin dhe rritjen e shpejtë të NVM-ve të qëndrueshme". 3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike Zhvillimi i Qëllimeve Strategjike, Qëllimeve dhe Objektivave Strategjike është i bazuar në analizën e situatës së sektorit të NVM-ve, shqyrtimit të ZHSK-së dhe strategjive tjera dhe raporteve në lidhje me Zhvillimin e NVM-ve në Kosovë, shqyrtimin e strategjive të NVM-ve në 14 vende, analizën e SWOT-it për Sektorin e NVM-ve (shih më lartë), takimeve me hisedarët, pjesëmarrjen e hisedarëve në Grupin Punuese të Strategjisë të NVM-ve, dialogun dhe pjesëmarrjen në Konferencën për Zhvillimin e Strategjisë për NVM të mbajtur më 30 mars 2011; takimeve rajonale me AZHR dhe NVM-ve dhe reagim-vlerësim me shkrim të pranuara nga hisedarët përmes emalit ose përmes sistemit të bazuar në ueb të projektit EUSME. Hisedarët gjatë një periudhe dy mujore kanë pasur mundësitë të marrin pjesë në procesin e formulimit të Strategjisë për NVM-të. Ata do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre gjatë Procesit të Implementimit. Procesi i formulimit dhe procesi i implementimit është udhëhequr nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve (GPS) i formuar nga Kryeshefi ekzekutiv i AMNVM-ve. Asistenca teknike për GPS është duke u ofruar nga Projekti i EUSME. Page 22 of 54

Qëllimi Strategjik 1: Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM-ve. Qёllimi Strategjik i parë ka të bëj me Parimet e Ligjit të NVM-ve: I. Krijimi i një mjedisi ku ndërmarrësit dhe bizneset familjare mund të lulëzojnë dhe ku ndërmarrësia shpërblehet; II. Të sigurohet që ndërmarrësit e sinqertë të cilët për një kohë të shkurtër janë përballur me falimentim, të kenë shansin e dytë; III. Dizajnimi i rregullave sipas parimit Mendimi të filloj për gjërat e vogla ; dhe, IV. Lehtësimi i qasjes së NVM-ve ne financa dhe zhvillimi i një mjedisi ligjor dhe rregullativ që përkrahë kryerjen me kohë të pagesave në transaksionet komerciale. Aktivitetet në kuadër të Qёllimi Strategjik I do të përbëhen nga inventarizimi i zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e zbrazëtirave të mbetura në harmoni me acquis communautaire. Do të kërkohet edhe një vlerësim i zbatimit të legjislacionit të ri. Një prej komponentëve kryesor do të jetë konsolidimi dhe krijimi i një kornize të mirë legjislative dhe rregullative për NVM-të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret. Si një qasje gjithëpërfshirëse për reforma ligjore/rregullative që ka për synim përvijimin e rregullativës ekzistuese për largimin e pengesave për hyrje, uljen e kostove rregullative dhe plotësimin e zbrazëtirave rregullative, kjo potencialisht përfshinë një spektër të gjerë të instrumenteve rregullative për biznese (ligje, rregullore, dekrete, licenca, leje, etj) të zhvilluara nga ministritë dhe organet tjera publike. Paralelisht, këtu përfshihet përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ (VNRR) që inkurajon numër më të madh të bizneseve që të hyjnë në sektorin formal, duke siguruar implementimin e Strategjisë për NVM-të në nivel operativ (shih Planin e Implementimit më poshtë) dhe që bizneset ta kenë më të lehtë të hyjnë dhe të dalin nga tregu. Si një kandidat potencial për BE, Kosova ka pranuar Aktin Evropian për Biznese të Vogla. Dispozitat nga ky akt duhet të zbatohen dhe në baza vjetore duhet të raportohen. Kosova po ashtu është duke lëvizur në drejtim të anëtarësimit në kuadër te Programit të EU për Konkurueshmëria dhe Inovacione. Qëllimi 1.1 Thjeshtësimi i kornizës ekzistuese ligjore dhe rregullative Qëllimi Strategjik I do të përfshijë shqyrtimin e zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e zbrazëtirave të mbetura rregullative. Do të kërkohet edhe një vlerësim i zbatimit të legjislacionit të ri. Një prej komponentëve kryesor do të jetë konsolidimi dhe krijimi i një kornize të mirë legjislative dhe rregullative për Page 23 of 54

NVM-të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret. Qëllimi 1.2 Përmirësimi i përkrahjes ndërministrore për implementimin e Strategjisë për NVM Për të siguruar rritje dinamike në sektorin për NVM, do të jetë e domosdoshme të iniciohen dhe përforcohen përpjekjet ekzistuese për përmirësimin e kapacitetit të Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve, për zhvillimin dhe implementimin e politikave miqësore të parapara me këtë Strategji. Rëndësi kryesore në mesin e këtyre do të kenë masat për përmirësimin e qasjes në informata për ligjet dhe rregulloret që rregullojnë aktivitetet e biznesit, si dhe për efektivitet më të mirë të rolit të Agjencisë si koordinatore kombëtare për raportim, sipas Aktit Evropian për Biznese të Vogla. Qëllimi 1.3 Përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ (VNRR). Me qëllim që të sigurohet mbajtja e përfitimeve të përmirësimit të klimës së biznesit që janë fituar përmes aktiviteteve të përvijimit të rregullativës, do të jetë e domosdoshme të bëhet përmirësimi i sistemit për vlerësimin e politikave rregullative me qëllim të mbrojtjes nga rirregullimi zvarritës. Qëllimi 1.4 Rritja domethënëse e numrit të NVM-ve për të hyrë në sektorin formal Me futjen në përdorim të procedurave të përvijuara rregullative për biznese, një numër më i madh i NVM-ve do të inkurajohen për hyrje në ekonominë formale. Kjo duhet t'i ofrojë NVM-ve mundësi më të mëdha për qasje në burime të kredive dhe të financimit dhe në zgjidhjen kontesteve komerciale, ndërsa në anën tjetër të kontribuojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së tregut dhe për krijimi të vendeve të qëndrueshme të punës në sektorin e NVM-ve. Qëllimi 1.5 Përmirësimi i lehtësimit të hapjes së bizneseve Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg. Qëllimi 1.6 Përmirësimi i lehtësimit të mbylljes së bizneseve Page 24 of 54

Rëndësia e lehtësimit të mbylljes së biznesit shpesh mospërfilljet. Është tejet me rëndësi të ndërmerren iniciativa në këtë fushë për të siguruar që ndërmarrësit e ndershëm të mund ti startojnë bizneset e tyre pasi që kanë dështuar Qëllimi 1.7 Zbatimi i Dispozitave të Aktit për Biznese te Vogla Strategjia e NVM-ve është dizajnuar në harmoni me Aktin për Biznese të Vogla dhe 10 principet janë të përfshira në kuadër të Qëllimeve strategjike. Dispozitat e këtij Akti do të zbatohen. Sistemi i kritereve do të zhvillohet, dhe raporti I progresit i përgatitur nga AMNVM-ve nëpërmjet Këshillit Konsultativë do të publikohet. Kosova do të lëviz në drejtim të anëtarësimit në Programin e EU për Konkurueshmëria dhe Inovacione. Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa Qëllimi Strategjik i dytë ka të bëj me parimin VI të ABV-së: Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në financa dhe zhvillimi i një mjedisi ligjor dhe të biznesit përkrahës për kryerjen me kohë të pagesave në transaksionet komerciale. Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si një prej tregimeve të suksesshme të vendit pasi që ka pasur rritje substanciale dhe kualitative. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010, asetet e sektorit bankar të Kosovës ishin 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetor prej 11.4 për qind. Vlera totale e kredive të sektorit bankar ishte 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.2 për qind. Kreditë për sektorin tregtar dominojnë kreditë komerciale me 50.8 për qind të totalit të kredive për ndërmarrjet, ndërsa kredit për ndërmarrjet prodhuese përbëjnë 12.3 për qind dhe për ndërmarrjet ndërtimore 10.6 për qind. Përkundër perceptimit si tregim i suksesshëm, ndërmarrjet kosovare në vazhdimësi ankohen për normat e larta të interesit. Në anën tjetër, sektori bankar pavarësisht rritjes së vlerës të kredive, ende ka likuiditet substancial. Shumica e fitimit të bankave të Kosovës është nga depozitat. Ekzistojnë shumë pak stimulime që bankat të kreditojnë NVM-të. Masat për përmirësimin e qasjes së NVM-ve në financa duhet të përfshijnë reformën e sistemit kadastral, sistemit të regjistrimit të kredive dhe kolateralit, dhe zbatimin e ligjit dhe procedimin e Page 25 of 54

shpejtë të kërkesave të bankës. Duhet bërë përpjekje shtesë në zhvillimin dhe funksionalizimin e tregjeve të kapitalit. Qëllimi 2.1 Zhvillimi, zgjerimi dhe promovimi i spektrit të instrumenteve financiare për NVM-të. Ekzistojnë instrumente shtesë financiare nga të cilat mund të përfitojë sektori i NVM-ve dhe të cilat vendosin rrugën për të ecur përpara. Lizingu është një opsion financiar i cili nuk është vënë plotësisht në përdorim gjersa në Kosovë operojnë skema të pakëta të garancive për kredi. Financat tregtare më të avancuara dhe koncepti i Engjëjve të Biznesit nuk janë të njohura në nivelin lokal. Vëmendje e posaçme duhet ti kushtohet rritjes së qasjes së të rinjve, grave dhe minoriteteve në financa. Qëllimi 2.2 Tërheqja dhe drejtimi i fondeve të diasporës në NVM Një prej mënyrave për përmirësimin e qasjes së NVM-ve në financa është tërheqja e fondeve të diasporës për investime në Kosovë. Përkundër remitancave që janë të drejtuara për konsum personal të njerëzve që jetojnë në Kosovë, diaspora është e angazhuar në procesin e privatizimit dhe ka bërë investime të drejtpërdrejta në Kosovë. Mirëpo, mund të ketë stimulime shtesë financiare inkurajim të mëtejmë të diasporës për investime dhe ortakëri biznesi. Qëllimi 2.3 Implementimi i programeve të trajnimit për kuptimin e opsioneve të financimit dhe aplikimit për financim Ekziston një perceptim i përgjithshëm se NVM-të nuk janë plotësisht të vetëdijshme për spektrin e opsioneve financiare që janë në treg, prandaj duhet të ndërmerren veprime me qëllim të informimit të NVM-ve në lidhje me përgjegjësitë për marrjen dhe kthimin e kredive, dhe kostove relative të huamarrjes në sektorin formal dhe joformal. Qëllimi 2.4 Ngritja e nivelit të fiskalizimit Për të arritur këtë objektiv, pjesë e kësaj strategjie është ngritja e vetëdijes lidhur me dukuritë që i brengosin komunitetin e biznesit, sidomos për ato që kanë të bëjnë me pamundësinë e mikro dhe bizneseve të vogla për të blerë Page 26 of 54

pajisjet fiskale. Duhet të hulumtohet nëse institucionet do të duhej të ndërmarrin masa subvencionuese për të siguruar fiskalzimin e ekonomisë kosovare gjatë vitit 2011. Kjo do të ishte një shtytje e madhe për sektorin e formal. NVM-et do të duhej të konsiderohen si partnerë në mbledhjen e TVSHs dhe jo të financojnë qeverinë me pagesat e TVSH në kufi. Me një fiskalizim të plotë sistemi i TVSH-s do të duhej qe plotësisht të transformohej konform standardëve të mbledhjes dhe zbatimit të EU. Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë Qëllimi i tretë Strategjik ka të bëj me parimin VIII të ABV-së: Promovimi i avancimit të shkathtësive në NVM dhe të gjitha formave të inovacionit Qëllimi 3.1 Përforcimi i kulturës ndërmarrëse Një prej parakushteve kryesore për zhvillimin e biznesit është përforcimi i kulturës ndërmarrësore. Bazuar në situatën aktuale në Kosovë, ky qёllim do të arrihet përmes: zgjerimit të planprogramit të ndërmarrësisë në shkolla fillore, qendra tё Aftёsimit Profesional, shkolla të mesme dhe në institucione të arsimit të lartë; promovimi i tregimeve të suksesshme të ndërmarrjeve që implementojnë programe të ndërmarrësisë për të rinjtë, gratë dhe minoritetet; promovimi dhe njohja e ndërmarrjeve më të suksesshme; dhe inkurajimi dhe rritja e rrjetëzimit të bizneseve. Kjo do të ndërtohet dhe ndërlidhet me intervenimet aktuale të propozuara nga donatorë. Qëllimi 3.2 Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bizneseve Arsimi për shkathtësi biznes dhe ndërmarrësi duhet të përqendrohet në planprogramin bazë të të gjitha formave të arsimit. Kjo do të thotë ndryshimin e sjelljeve dhe shkathtësive arsimore për ndërmarrësi, të shprehura përmes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional. Ky qëllim duhet të ndihmojë nxënësit dhe studentët që të zhvillohen si qytetarë të pavarur të cilën dinë si të ndërmarrin iniciativa dhe të bashkëpunojnë me tjerët në zhvillimin e ideve të biznesit. Qëllimi kryesor këtu është krijimi i bazës për zgjedhjen e Page 27 of 54