Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law)



Similar documents
Formular për SYLLABUS të Lëndës

KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit

PATRICIA HLADSCHIK GUIDELINES ON HOW TO IDENTIFY DISCRIMINATION IN TEXTBOOKS, FOCUSING ON GENDER AND SEXUAL ORIENTATION.

Kurs zgjedhor, Semestri III, BA Departamenti i SHKENCAVE POLITIKE Fakulteti Filozofik, UP

Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Gusht 2012 Universiteti i Prishtinës Lektore e gjuhës shqipe për studentët e huaj, Seminari XXXI

Pyetësori i Studentëve. Pyetësor. Than you have to enter this individual password

ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA

Get Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF

SYLLABUS I PROGRAMIT MËSIMOR INFERMIERI CIKLI AKADEMIK. Prishtinë, 2013 HYRJE

Formati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike

Ligj për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm

CURRICULUM VITAE. Prof. Dr. AURELA ANASTASI

për të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3

6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet

ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E QEVERISË VENDORE NË SHQIPËRI

IP Adresimi dhe Subnetimi

DREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.

NJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.

IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE

DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

2002 The Arts Institute at Bournemouth, Bournemouth, Britani e Madhe Multimedia Specializim në Multimedia

LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

BAZAT E TË DHËNAVE BAZAT E TË DHËNAVE (HYRJE)

Employment and Skills Strategy

(Master) Ligjerata 4. Metodologjia hulumtuese. Anketimi. Prof.asc. Avdullah Hoti 2013/14

Pasqyre e programit - Automatika e kompjuterizuar dhe robotika. Viti I Semestri I

Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...

Kushtet dhe Rregullat e Përgjithshme. Konsumatorët (personat fizikë)

Gjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË

Kultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë

HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi

(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300

Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet

ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY

Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania

Norton Internet Security 2008 Norton Internet mbrojtje Udhëzim shfrytëzues

CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008

REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES

PUNIM DIPLOME. Kanceri kolorektal dhe kujdesi infermieror. UNIVERSITETI : ALEKSANDËR MOISIU DURRËS

MATH GLOSSARY Grades 3-5 ALBANIAN

National Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania

LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Banka Ekonomike Sh.a. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit Për vitin që përfundon më 31 Dhjetor të vitit 2011 (sipas BQK-së)

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

BEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014

Myzafer Elezi, Engjellushe Zenelaj. Drug Production and Trafficking in Albania

Qëndra e Resurseve Gjenetike Universiteti Bujqësor i Tiranës CURRICULUM VITAE

Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Establishment of nature conservation CSOs in Montenegro and Kosovo as a contribution to the preservation of the Balkan Green Belt

PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË

Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D.

A brief overview on illustrating phraseological syntagma used in the Italian Arbëresh dictionary of Emanuele Giordano

Hernia diskale, rehabilitimi dhe kujdesi infermieror

Video Kamerë Digjitale 4K

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Annual Report H I G H E R E D U C AT I O N C O M M I S S I O N - PA K I S TA N

Early Learning Development Standards for children age 0 to 6

ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION

APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA

CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac

MAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE

CURRICULUM VITAE. Shkelzen Cakaj. Informatat themelore

The Macrotheme Review A multidisciplinary journal of global macro trends

AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007

AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012

Environmental Impact Assessment

INTERNET USAGE ON MOBILE DEVICES AND THEIR IMPACT ON EVOLUTION OF INFORMATIVE WEBSITES IN ALBANIA ABSTRACT

B A S I C S C I E N C E S

Improving energy efficiency of existing buildings

Adult Medication Information Sheets

I.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code

INTEREST RATES IMPACT AND LOAN SYSTEM IN THE ECONOMIC DEVELOPMENT IN REPUBLIC OF KOSOVO ABSTRACT

INTERNET MARKETING AND ONLINE CONSUMER BEHAVIOR IN THE CASE OF KOSOVO MARKET

Housing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form

Information and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.

Promotion Influence in Sales Advance and in Increasing the Image to the SMEs in Kosova


Komuna e Gjakovës në Vitin 2016


SHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare

REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15

4) Y less rounded than in French, higher than in Turkish. ti 'you/nom.' ty 'you/acc.' tu 'your/m.pl.'

International Investigator Course

Mikaela Minga EDUCATION. PhD Student University of Milan Dipartimento di Beni Culturali e Ambientali Via Noto, Milano

E-learning and Student Mobility in Higher Education. BEST Symposium on Education, Gothenburg 2 nd June 10 th June; 2007

CARTOGRAPHIC EDUCATION OF SURVEYORS WITHIN THE UNIVERSITY OF PRISHTINA

IDIOMS WITH NAMES OF FRUIT AND VEGETABLES IN ALBANIAN AND IN GREEK

Digital Product Definition Data Practices

ADVERTISING IMPACT ON THE MEDIA CONTENT CASE OF ALBANIA

The Maastricht Doctor of Business Administration

1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ).

Transcription:

U N I V E R S I T E T I I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK Lënda: E drejta penale ndërkombëtare (International criminal law) Studime Themelore Lëndë e detyrueshme Semestri i dytë - veror Kodi dhe shifra e lëndës: Vlera në kredi ECTS:. Lokacioni i mbajtjes së ligjeratave: Salla nr. Koha e mbajtjes së ligjeratave: E Enjte, prej orës : 18,45-20,15 Mësimdhënësi i lëndës: Prof. dr. Bajram Ukaj Adresa e postës elektronike: bajramukaj@hotmail.com Viti akademik: 2013/2014

PROGRAMI MËSIMOR PËR LËNDËN : E DREJTA PENALE NDËRKOMBËTARE I. Qëllimi i lëndës mësimore: Qëllimi i studimit të kësaj disipline juridike, ligjore aktuale dhe shkencore është që tu ofrojë studentëve të studimëve pasdiplomike - master njohuri thelbësore dhe të mjaftueshme lidhur me parimet dhe institutet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare. II. Pas përfundimit të studimeve të kësaj disipline juridike pozitive dhe ligjore studentët do të jenë në gjendje: 1. Të kuptojmë se, në botën bashkëkohëse, është shumë vështirë të mendohet aprovimi i ligjeve (kodeve) sistemore në çdo fushë të së drejtës penale pa mbështetje edhe në parimet e së drejtës penale ndërkombëtare. Njëherit, hulumtimet shkencore të instituteve të caktuara në fusha të ndryshme të së drejtës, nuk mund të avansohen pa një studim të tyre edhe në aspektin ndërkombëtar. Vlen për të theksuar se, fenomenit dinamik e kompleks të kriminalitetit, e në veçnti kriminalitetit të organizuar (krimet e gjenocidit, krimet kundër njërëzimit, krimet e luftës, krimet kundër paqës, terrorizmi, trafikimi me qënie njerzore, kontrabanda me armë, me narkotikë, pastrimi i parasë, korrupsioni, delikuenca e të miturve, shkelja flagrante e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vrasjet nga motive te ndryshme, krimi në ekonomi, në financa, në trafikun publik dhe forma tjera të krimit ) kësaj të keqe të madhe dhe të dëmshme, e cila po e përcjell shoqërinë njerëzore në vazhdimësi, mund t i kundërvihemi me sukses, jo vetëm me mekanizmin e preventivës dhe represionit, por edhe me thëllimin e studimeve rreth njohjes së shkaqeve dhe rrethanave që kushtëzojnë këtë fenomen negativ në relacione kombëtare-shtetërore dhe ndërkombëtare. 2. Të forcojnë konceptin se në sistemin e tërësishëm juridik të vendit dhe në përmasa ndërkombëtare, të drejtës penale në përgjithësi, të drejtës penale të krahasuar dhe të drejtës penale ndërkombëtare në veçanti si disiplinë juridike dhe si disiplinë shkencore i takon vend i theksuar në studimin e kriminalitetit dhe luftimin e tij, në përgaditjen dhe aprovimin e 2

kodeve bashkëkohohëse ne te cilat percaktohen parimet dhe dispozitat tjera adekuate të cilat avancojnë mbrojtjen e mirëfilltë të vlerave më vitale të njeriut dhe shoqërisë, luftimin e kriminalitetit, mbrojtjen e paqës, sigurinë e njërëzimit dhe rendin ndërkombëtar. Në këtë lëndë mësimore, studentëve u ofrohen njohuri themelore për të drejtën penale dhe humanitare në përgjithësi dhe për të drejtën penale ndërkombëtare në veçanti. Këtu, studentët do të informohen lidhur me krahasimet e instituteve, institucioneve të së drejtës penale kombëtare / interne/ me institutet e së drejtës penale ndërkombëtare. 3. Të kuptojnë të dhënën se institutet e së drejtës penale ndërkombëtare (vepra penale, përgjegjësia penale dhe sanksionet penale dhe institutet tjera të karakterit penal ndërkombëtar) janë institute me aktualitet të mprehtë për tërë botën, për Evropen, për regjionin, por edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Për t iu bashkangjitur me dinjitet dhe me të drejta të plota Evropës, botës së qytetëruar edhe në lëmin e së drejtës, është më se e domosdoshme që të njihemi edhe me institutët themelore të së drejtës penale ndërkombëtare, pra të njihemi me procedurat e jetësimit të dispozitave juridiko-penale të karakterit ndërkombëtar, me qellim që, studentët të aftësohen dhe të përgaditën për të ardhmen, që në cilësinë e gjyqtarit, mbrojtësit, prokurorit, administratorit, udhëheqësit të mirëfilltë në jetën juridike të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar, të jenë në gjendje të interpretojnë, të zbatojnë dhe krijojnë norma juridike, të cilat u shërbejnë studentëve për të sfiduar shumë sfida që paraqiten gjatë ushtrimit të profesionit në shumë fusha të së drejtës, e që kanë për efekt jetësimin e parimit të drejtësisë, sundimit të së drejtës, mbrojtjes së mirëfillt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, mbrojtjën e paqës, sigurinë, rendin ndërkombëtar dhe luftimin e suksesshëm të kriminalitetit. 4. Të njoftohen me faktin se e drejta penale në përgjithësi dhe e drejta penale ndërkombëtare në veçanti, kanë për objekt studimi veprën penale, përgjegjësinë penale, sanksionet penale dhe institutet tjera që janë të përcaktuara në kodet penale aktuale interne, në statutet penale ndërkombëtare dhe ne aktet tjera ndërkombëtare, e të cilat do të mësohen dhe studiohen në kuader të kësaj lënde mësimore, me qëllim që këto institute të bëhen më të qarta, më të kuptueshme dhe praktikisht më lehtë të zbatueshme. Të vetëdijësohen se e drejta penale ndërkombëtare si disiplinë juridike dhe shkencore, nuk studion vetëm institutet e së drejtës penale ndërkombëtare De Lege Lata por edhe De Lege Ferenda. 5. Të kuptojnë të dhënën se, në kuadër të ligjëratave, ushtrimeve, debateve, prezentimeve, punës me grupe, punimeve seminarike me shkrim 3

dhe shqyrtimeve të instituteve të së drejtës penale ndërkombëtare, studentët do të marrin njohuri të shumta rreth: lëndës, funksionit, detyrës dhe specifikave të së drejtës penale ndërkombëtare, si disiplinë juridike dhe si disiplinë shkencore juridike, raporteve të kësaj disipline me disiplinat dhe shkencat tjera juridike, historikun e saj, burimet e së drejtës penale ndërkombëtare, interpretimin e instituteve të kësaj të drejte (veprën penale, përgjegjësinë penale, sanksionet penale dhe institutet tjera) të përmbajtura në kodet penale aktuale të vendëve të ndryshme dhe në aktët ndërkombëtare, por edhe në vet sistemet juridike të së drejtës. 6. Të njoftohen se, e drejta e penale në përgjithësi dhe e drejta penale ndërkombëtare në veçanti, si disiplinë juridike dhe shkencore që mësohet në shumë fakultetet juridike regjionit, të Evropës dhe botës, dhe njohuritë që merren nga kjo e drejtë, paraqesin një bazë të mirë për të lehtësuar nxënien e njohurive në disiplinat tjera juridike, por edhe bazë solide për t u përballur me sfidat e kohës rreth zgjidhjeve të shumë situatave që imponon jeta, koha dhe praktika gjyqësore në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë ligjërimit të lëndës: E drejta penale ndërkombëtare, do të përdoren metodat bashkëkohëse të mësimdhënies, me efekt që kjo disiplinë e së drejtës të bëhet më e kapshme, më e qartë dhe më e lehtë për t u mësuar dhe zbatuar. III. Gjatë mësimdhënies do të përdoren metodat si në vijim: Metoda e mësimdhënies aktive. Në mbështetje të kësaj metode shpjegohen, përkufizohen nocionet mbi institutet themelore të së drejtës së penale dhe të drejtës penale ndërkombëtare, interpretimi i drejtë dhe i qartë i tyre, e sidomos duke veçuar rëndësinë e jetësimit të drejtë dhe me kohë te së dretës penale në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Metoda e msimdhënies inter-aktive. Zhvillimi i hovshëm i shoqërisë së sotme, si dhe rritja me ritme marramendëse e informacionit, i ndihmuar nga mjetet e shumëllojshme të transmetimit e komunikimit masiv, kanë bërë të mundur që mësimdhënia të ndryshojë në mënyrë rapide. Pra, mësimdhënësi nuk është më burim i vetëm informacioni. Tani, ai është dhe duhet të jetë një udhëheqës dhe menaxhues i mirë i procesit mësimor që drejton studentin për të hulumtuar në mënyr të pavarur informacionin dhe me ndihmën e tij të zgjidhë çdo problem, pa marrë parasysh ndërlikueshmërinë e tij. Meqenëse, në qendër të studimeve është dhe duhet të jetë studenti, atëherë mësimdhënësit i mbetet të aktivizoj studentin në dhënien e përkufizimeve dhe interpretimeve të parimeve kryesore dhe instituteve themelore dhe sistemeve të së drejtës penale në përgjithësi dhe të 4

dejtës penale ndërkombëtarë në vecanti. Kjo metodë ka për qëllim t iu mundësoj studentëve që gjatë studimeve, të jenë autonom në punën e tyre dhe të kuptojnë se institutet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare, jo vetëm që janë fenomene juridike, por, ato janë edhe dukuri sociale-ngjarje që ndodhin në jetën e përditshme në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Metoda krahasuese. Kjo metodë u mundëson studentëve njohjen e instituteve juridike dhe krahasimin e tyre në kuadër të sistemeve juridike penale të vendeve të ndryshme që i perkasin familjeve ligjore të ndryshme me të dretën penale ndërkombëtare. Kjo metodë ka për qëllim t i njohtojë studentët edhe me raportet e së drejtës penale ndërkombëtare me disiplinat tjera juridike dhe me të drejtën penale krahasimore. Metoda e analizës. Kjo metodë u mundëson studentëve të kuptojnë në mënyrë thelbësore institutet dhe parimet e së drejtës penale ndërkombëtare dhe ate duke e bërë zbërthimin - analizën përmbajtësore të dispozitave në të cilat janë të përkufizuara parimet kryesore dhe institutet themelore të së drejtes penale ndërkombëtare, me qëllim të aftësimit të studentëve që pas përfundimit të studimeve të jenë në gjendje të bëjnë zgjidhjen e çështjeve juridike penale, jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në aspektin praktik në gjyqësinë dhe administraten vendore dhe ndërkombëtare. Metoda e studimit të rasteve. Rëndësi të veçantë gjatë interpretimit dhe shpjegimit të instituteve themelore të së drejtës penale ndërkombëtare, ka studimi i instituteve të veçanta në të drejtën penale të vendeve dhe sistemeve të ndryshme juridike dhe institutëve të së drejtës penale ndërkombëtare. Këtu, studentët njoftohen në mënyrë praktike për punën e ardhshme të tyre dhe ate duke fokusuar tërë aktivitetin e tyre në studimin e instituteve të veçanta të së drejtës penale ndërkombëtare, institute këto të përmbajtura në kodët penale aktuale kombëtare, në statutët penale ndërkombëtare dhe në aktët tjera ndërkombëtare. Me ndihmën e kësaj metode, dispozitat e së drejtës penale ndërkombëtare bëhen më të afërta, më të dashura dhe zgjojnë kurreshtjen e studentëve për të pasur informacione të mjaftueshme për parimet dhe institutet e kësaj disipline juridike. Rëndësi e veçant i kushtohet edhe Metodës juridike dhe sociologjike me rastin e studimeve të instituteve juridike penale të përcaktuara në kodin penal aktuale kombëtare dhe në aktët ndërkombëtare, si fenomene juridike, por edhe si dukuri sociale që paraqiten në shoqërinë e caktuar dhe në përmasa ndërkombëtare. Duke u nisur nga e dhëna se parimet dhe institutet e së drejtës penale ndërkombëtare kanë historikun e tyre, është me vlerë të veçantë edhe 5

përdorimi i Metodës historike, sepse me ndihmën e kësaj metode studiohet historiku i parimeve dhe instituteve të së drejtës penale ndërkombëtare. Duke përdorur këtë metodë, studentët njoftohen me të dhënën, se parimet dhe institutet themelore të së drejtës penale në përgjithësi dhe të dejtës penale ndërkombëtare në vecanti, nuk kanë qenë të një shkalle të tashme të përkufizimit, por ky nivel i zhvillimit dhe perkufizimit të tyre është rezultat i një perpjekje e punës së vazhdueshme të shkencëtarëve dhe profesionistëve të së drejtës të një periudhe relativisht të gjatë dhe të mundimshme. Sipas planprogramit mësimor të Fakultetit Juridik Master Univesitetit AAB, në Prishtinë, E drejta penale ndërkombëtare, është paraparë të ligjërohet me tri orë ligjerata në javë, dhe atë në semestrin veror. Sa i përket ligjeratave, më lartë u prezentuan metodat të cilat do të përdoren me rastin e ligjerimit të kësaj disipline të së drejtës. Prezentimet, debatet dhe punimet seminarike, kanë një rëndësi të veçantë për studentët me rastin e nxënies së njohurive rreth parimeve kryesore dhe instituteve themelore të së drejtës penale ndërkombëtare. Këto kanë për qëllim thellimin e njohurive të studentëve lidhur me këto parime dhe institute, dhe për efakt zbatimin e tyre në praktikën gjyqësore të vendit dhe në përmasa ndërkombëtare. Gjatë ushtrimeve, studentëve iu parashtrohen pyetje konkrete, ku prej tyre kërkohet të bëjnë përpjekje për të menduar në mënyrë kritike dhe për të dhënë përgjigje adekuate dhe për të zgjidhur rastin konkret në harmoni me dispozitat juridiko-penale të përmbajtura në aktët ndërkombëtare. Mësimdhënësi gjatë udhëhëqjes së debateve dhe prezentimeve duhet të krijoj kushte dhe atmosferë të atillë, që studentët të jenë në gjendje të bëjnë interpretimin e drejtë të normës juridike penale ndërkombëtare në menyrë të lirshme, që ata të shprehen me një gjuhë të qartë, precize, koncize dhe pa ekuivoke, dhe së bashku me ta të vijë deri te zgjidhja e saktë e çështjes konkrete. Gjatë debateve dhe prezentimeve, duhet të krijohet një atmosferë e volitshme për punë, ku studentët duke debatuar, duke shprehur ide dhe mendime vetanake dhe kritike rreth shumë parimeve dhe instituteve të së drejtës penale ndërkombëtare, aftësohen në zbatimin praktik të dispozitave juridike, e që kanë për efekt zgjidhjen e rasteve konkrete të rënda e shpesh të ndërlikauara që paraqiten në jetën e përditshme, në praktikën gjyqësore dhe gjatë ushtrimit të profesionit të juristit në fushat tjera të jetës juridike ndërkombëtare, shoqërore, politike dhe ekonomike. Me ndihmën e ligjeratave, debateve, prezentimeveve, seminareve me shkrim dhe mbrojtjes publike të tyre, punës në grupe, testeve dhe formave 6

tjera të mësimdhënies dhe vlerësimit të njohurive gjatë gjithë semestrit, studentët aftësohen që në të ardhmen, në mënyrë të pavarur dhe në cilësinë e juristit profesionist, t i sfidojnë sfidat që paraqiten në shumë fusha të së drejtës interne dhe ndërkombëtare. IV. Kërkesat që duhet t u përmbahen studentët gjatë procesit mësimorë. Gjatë ligjërimit në lëndën: E drejta penale ndërkombëtare, studentët duhet rregullisht: Të marrin pjesë në ligjërata. Të marrin pjesë në prezentime. Të marrim pjesë në debate që organizohen gjatë mbajtjes së ligjëratave dhe ushtrimeve, ngase të njëjtat do të jenë interaktive. Participimi aktiv ne ligjërata dhe debate duhet të jetë rezultat i punës së pavarur paraprake (përgaditjen paraprake të njësive mësimore) që duhet ta bëjë studenti nga literatura e detyrushme dhe literatuara tjeter e preferuar, për njësitë mësimore sipas programit mësimorë. Të punoj një punim seminarik. Punimi duhet të jetë i mbarështruar me shkrim me më së paku në dhjetë faqe. Punimi duhet të trajtojë një ndër temat e parapara në programin mësimor. Seminari në formë të shkruar, ofrohet gjatë kohës së mbajtjes së ligjëratave. Ndërkaq, prezentimi bëhët nën marraveshje me mësimdhënësin e lëndës. Të marrin pjesë në provimet me shkrim në formë të testit ose në formë të esesë. Për mënyrën e mbajtjes së provimit me shkrim do të merren shpjegime paraprake në kohën e provimeve. Provimet me shkrim, ai i ndërmjetëm dhe provimi përfundimtarë mbahen në kohën e paraparë në programin mësimorë. Mospjesmarrja në provime, me përjashtim të rasteve të arsyeshme (gjendja e rëndë shëndetësore, rasti i rëndë familjar dhe rastet tjera të arsyeshme), pamundëson marrjen e notës pozitive në këtë lëndë mësimore. 7

V. Plotësimi i kërkesave të shtruara më lartë vlerësohet si në vijim: Pjesëmarrja e rregult në ligjërata, ushtrime dhe debate Pjesëmarrja në prezentime Punimi seminarik me shkrim dhe i mbrojtur Provimi përfundimtarë Gjithsejt: 5 pikë 10 pikë 25 pikë 60 pikë 100 pikë VI. Sistemi i vlerësimit: Nën 60 pikë vlerësohët me notë jokaluese. 61 69 pikë vlerësohët me notë gjashtë (6). 70 79 pikë vlerësohët me notë shtatë (7). 80 89 pikë vlerësohet me notë tetë (8). 90 95 pikë vlerësohët me notë nëntë (9). 96 100 pikë vlerësohët me notë dhjetë (10). 8

P L A N I M Ë S I M O R I detajizuar i ligjëratave për javë dhe orë J a v a e p a r ë - Prezentimi i programit mësimor. - Mënyra e mbajtjes se ligjeratave. - Qëllimi dhe detyrat e ligjeratave lidhur me lëndën mësimore. - Konsultimet,verejtjet,sugjerimet dhe plotesimet rreth programit mesimor. - Perkufizimi i se drejtes penale dhe i së drejtës penale ndërkombëtare. - Objekti i studimit te se drejtes penale ndërkombëtare. - Detyra dhe sistemi i së drejtës penale ndërkombëtare. - Funksioni i së drejtës penale ndërkombëtare. - Aktualiteti dhe perspektiva e së drejtës penale ndërkombëtare. J a v a e d y t ë - Faktorët që favorizojnë studimin e së drejtës penale në përgjithësi dhe të së drejtës penale ndërkombëtare në veçanti. - Historiku i së drejtës penale ndërkombëtare: Zhvillimet deri në luftën e parë botërore; Zhvillimet midis dy luftërave botërore; Zhvillimet pas luftës së dytë botërore Zhvillimet aktuale të së drejtës penale ndërkombëtare - Mëvetësia e së drejtës penale ndërkombëtare. 9

J a v a e t r e t ë - Burimet e së drejtës penale ndërkombëtare ( nocioni dhe klasifikimi i tyre); Burimet kryesore: Konventat ndërkombëtare; Zakonet ndërkombëtare; Parimet e përgjitshme të drejtësisë; Kushtetuta dhe kodet penale aktuale interne. Burimet ndihmëse: Jurispodenca penale ndërkombëtare; Doktrina juridike; Aktet tjera ndërkombëtare; - Interpretimet e normës juridiko penale ndërkombëtare; - Metodat e së drejtës penale ndërkombëtare. J a v a e k a t ë r t - Veprimet e ligjit penal në kohë, hapësirë dhe ndaj personave. - Ekstradimi ( përkufizimi dhe qëllimi i ekstradimit). - Detyrimi i esktradimit; - Masat e ngjajshme me ekstradimin; - Parimet e ekstradimit; - Pengesat juridike për ekstradim; - Procedura për ekstradimin e të akuzuarve dhe të dënuarve; - E drejta e azilit. 10

J a v a e p e s t ë - Ndihma juridike ndërkombëtare; - Parimet themelore të ndihmës juridike penale ndërkombëtare; - Pengesat juridike për ndihmën juridike penale ndërkombëtare; - Procedura të veçanta të ndihmës juridike penale ndërkombëtare; - Cëdimi i ndjejkjes penale shtetit të huaj. J a v a e gj a sh t ë - Kufijtë e pushtetit represiv të shtetit; - Territori i shtetit ; - Hapësirat jashtë sovranitetit të shtetit; - Parimet për përcaktimet e pushtetit represiv të shtetit; J a v a e sh t a t ë - Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale ndërkombëtare; - Përgjegjësia penale ndërkombëtare; - Sanksionet penale ndërkombëtare; 11

J a v a e t e t ë Debat rreth njësive metodike të ligjeruara më parë, / tre orë / J a v a e n ë n t ë - Gjykata penale ndërkombëtare ( Nurbergut Tokios, Hages, Ruandës dhe Hagës e përhershme); - Kompetencat e gjykatës penale ndërkombëtare; - Organizimi i gjyktës penale ndërkombëtare; - Organet e gjykatës penale ndërkombëtare; - Parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet puna e gjykatës penale ndërkombëtare J a v a e d h j e t ë - Veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare (karakteristikat dhe përgjegjësia penale); - Gjenocidi ( përkufizimi dhe format e kryerjes së tij); - Konventa ndërkombëtare për parandalimin dhe dënimin e gjenocidit; - Kulturocidi; - Veprimet e ndëshkuara për gjenocid. 12

J a v a e n j ë m b ë dh j e t ë - Veprat penale kundër njërëzimit. - Format e kryrjës së kësaj vepre penale. - Pasojat e kryrjës së kësaj vepre penale. - Ndeshkueshmeria për kryrësit e kesaj vepre penale. J a v a e d y m b ë dh j e t ë - Krimet e luftës. - Format e kryrjës se këtyre veprave penale. - Krimet kundër të plagosurve, të sëmuarve dhe të zenurve peng. - Krimet kundër popullsisë civile.? Krime këto të parapara në konventat e Gjenevës dhe Hagës e të cilat do te jenë objekt studimi nga ana e studentëve/. J a v a e t r e m b ë dh j e t ë - Krimet kundër paqës. - Krimet tjera kundër të drejtës ndërkombëtare. /Debatohet me student për këto krime/. J a v a e k a t ë r m b ë dh j e t ë Debat rreth veprave penale kundër të drejtës ndërkomëtare, / tre orë / 13

J a v a e p e s ë m b ë dh j e t ë Debat rreth përgaditjes për provimin përfundimtar./ Debatohet me student rreth institutëve të së drejtës penale ndërkombëtare/. Tre orë. L i t e r a t u r a: Kodi Penal i Kosovës,Prishtinë, 2013. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, Prishtinë, 2013. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, Prishtinë, 2010. Konventa për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit, 1948. Konventat e Gjenevës 1949. Disa konventa të Hagës dhe traktate të tjera, Tiranë, 2001. Hans Peter Gasser, E drejta ndërkombëtare humanitare, Gjenevë, 2000. Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare për ish Jugosllavi, 1993. Statuti i Gjykatës penale ndërkombëtare për Ruandën, 1994. Statuti i Romës për Gjykatën e përhershme penale ndërkombëtare, 1998. Ismet Salihu:E drejta penale ndërkombëtare, Prishtinë, 2010 Bajram Ukaj, Dënimet në të drejtën penale të Shqipërisë, 2006, Prishtinë Ismet Elezi: E drejta penale - Pjesa e posaçme,2002, Tiranë. I. Elezi, S. Kacupi dhe M. Haxhia, Komenti i Kodit Penal të R. Së Shqipërisë, Tiranë, 1999. Vlado Kambovski: E drejta penale Pjesa e përgjithshme Shkup, 2006. Franjo Bacic: Kazneno pravo - Opci dio, 1998, Zagreb. Zeljko Horvatic Zvnomir Separovic: Kazneno Pravo Posebni dio, 1999,Zagreb. Tulkens, Francoise & Von de Kerchove : Introduction au droit penal, 1999, Bruksel. Dressler Joshua: Understanding criminal laë, Cecond edition, 1995, Neë York. Jean Pradel : Droit Penal General, Paris, 2000. William A.Schabas: International Criminal Court, Cambridge, 2001. 14

William A. Schabas, Gjenocidi në të drejtën penale ndërkombëtare, Prishtinë, 2003. Jean Pradel, Geert Corstens dhe Gert Vermeulen, E drejta Penale Evropiane, Tiranë, 2009. Edit by Roy Gutman & Dadiv Rieff: Crimes of War, New York, 1999. Procesi i Nurbergut, Tiranë 2005. Zhejan Ridstet, Zhvillimi dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare, Tiranë, 2001. W. Micheal Reismen & Chris T. Antonion, The law of War, New York, 1994. Të drejtat e njeriut Përmbledhje e instrumenteve ndërkombëtare Vëllimi i parë (Pjesa e dytë), Prishtinë, 2004. Davor Krapac, Gjykata penale ndërkombëtare për krime të luftës për ish Jugosllavi, Zagreb, 1995. Zejnulla Gruda, Mrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut I, Prishtinë, 2000. Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Prishtinë, 2007. Zejnulla Gruda, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut II Dokumente, Prishtinë, 2000. Zvonimir Tomic, Krivicno pravo Posebni dio, Sarajevë, 2003. Jonathan Merrning, E drejta penale, Tiranë, 2013. Shefqet Muçi, E drejta penale Pjesa e përgjithshme, Tiranë, 2012. Bajram Ukaj, Pjesë të ligjeratave nga e drejta penale ndërkombëtare. Elezi, S. Kaçupi dhe M. Haxhia, Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Tiranë 1999. Përmbledhje ligjesh penale, Prishtinë, 2012. Jola Xhafo, E drejta penale ndërkombëtare, Tiranë, 2009. Programin e hartoj: Mësimdhënësi :Prof. dr. Bajram Ukaj 15