Si funksionon telefonia celulare
|
|
- Jayson Fleming
- 7 years ago
- Views:
Transcription
1 Si funksionon telefonia celulare Dhe mos harro: Behu pjese e riciklimit LETËR PLASTIKË alu ALUMIN Në të gjithë ambientet e brendshme të AMC dhe dyqanet AMC Për më tepër informacion vizitoni: Kur ke njohuri, bota Kur është ke njohuri, në duart e tua. bota është në duart e tua. NJË BOTË PLOT TEKNOLOGJI.
2 AMC, prioritet dhe informim! Udhëzuesi që mbani në duar ka si qëllim t ju informojë për një shërbim që tashmë është pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme: telefoninë e lëvizshme. Thjesht dhe me të dhëna të provuara shkencërisht, dëshirojmë t u japim përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja dhe t ju ndihmojmë të kuptoni se si funksionon telefonia celulare. PËRMBAJTJA 1 A e dini se si funksionon telefonia celulare 2 A e dini cilët janë limitet e ekspozimit të sigurt 3 Hamendësimet më të përhapura për telefoninë celulare 4 Pyetjet më të shpeshta 5 Ku mund të gjeni më shumë informacion rreth këtyre çështjeve
3 Pak histori... Është fakt që kur celulari u shfaq për herë të parë në tregun shqipar - viti ishte produkt për pak njerëz, një mjet i ri dhe i çuditshëm. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë, hyri në jetën tonë dhe shumë natyrshëm u bë një mjet i përditshëm, në funksion të nevojave kryesore. Në këtë zhvillim AMC luajti një rol shumë të rëndësishëm duke qenë kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar që në vitin Telefonia celulare përbën sot fushën e telekomunikacioneve që përhapet me ritmet më të shpejta. Tabelë shkalla e penetrimit Shkalla e penetrimit të telefonisë celulare Për çdo shtet BE Industria e telekomunikacioneve kontribuon realisht në zhvillimin e vendit pikërisht: Në rritjen e GDP Të ardhurat që u krijuan nga sektori i telefonisë celulare në vitin 2009 përbënin 5.27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në hapjen e vendeve të reja të punës AMC është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vendin tonë duke punësuar mbi 500 punonjës. Telefonia celulare gjithashtu kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetesës së të gjithëve, pasi: Ofron liri më të madhe në komunikim dhe kontaktet tona shoqërore Ofron më shumë argëtim Ofron akses më të lehtë në informim Ofron fleksibilitet në aktivitetet tona profesionale Përkrah kategori njerëzish me aſtësi të kufizuara, duke kontribuuar në jetesën dhe komunikimin e barabartë Kontribuon në rritjen e sigurisë për të gjithë ne, duke na dhënë mundësinë e komunikimit me autoritetet përkatëse dhe të njohurit tanë, sidomos në raste emergjente (si tërmete, zjarre, përmbytje, reshje, etj.) Burimi:
4 A e dini se si funksionon telefonia celulare? A e dini që: Funksionimi i telefonisë celulare bazohet në transmetimin e valëve elektromagnetike. Janë valët në MegaHertz me të cilat transmetohen gjithashtu edhe programet radiofonike dhe televizive. Rrezatimi elektromagnetik që transmetojnë antenat dhe telefonat celularë bën pjesë në rrezatimet jo jonizuese. Rrezatimet jo jonizuese nuk mund të shkaktojnë jonizim të atomeve dhe të thyejnë lidhjet kimike që mbajnë të lidhur trupat e ndryshëm, përfshi këtu dhe ata njerëzorë, pasi nuk e zotërojnë një energji të tillë. Rrezatimi elektromagnetik i telefonisë celulare nuk është rrezatim radioaktiv. Rrezatimi radioaktiv është rrezatim jonizues dhe me energji të lartë. Rrezatimi jo - jonizues është edhe pjesë e rrezatimit të diellit dhe shumë pajisjeve elektrike dhe elektronike që perdorim çdo ditë, si llampa, televizori, tharësja e flokëve, ekranet e kompjuterave, telefonat pa tel, lavatriçet etj.
5 Hoje blete Telefonia celulare bazohet në sistemet GSM dhe UMTS (Universal Mobile Telecommunications System) duke përfshirë brezin e frekuencave nga 900, 1800 dhe 2100 MHz. Sistemi GSM që funksionon në Shqipëri, i krijuar në 1987 në kuadër të Politikës së Përbashkët Europiane për Telekomunikacionet, funksionon në të njëjtën mënyrë në të gjithë botën (në mbi 218 shtete). Brenda qyteteve vendosen antena me fuqi shumë të vogël (deri 22 wat). Kështu, secila prej tyre mbulon një zonë të kufizuar që quhet qelizë. Renditja e antenave bëhet në mënyrë të tillë që formojnë një rrjetë qelizash e cila mbulon të gjithë zonën e banuar. Por kur numri i telefonave celularë që kryejnë thirrje brenda një qelize të caktuar rritet shumë, në mënyrë që të vazhdojnë thirrjet pa ndërprerje, nevojitet që këto qeliza të ndahen në qeliza më të vogla. Në këtë mënyrë nevojitet të vendosen më shumë antena, por që ju nevojitet më pak fuqi pasi mbulojnë një zonë akoma më të vogël. Kjo është gjë e mirë pasi edhe telefonave ju nevojitet një fuqi akoma më e vogël për të komunikuar me antenat. Dmth, sa më të shumta të jenë antenat, aq më e vogël është fuqia e tyre, si edhe aq më e vogël është fuqia e funksionimit të telefonave. RREZATIM JO-JONIZUES VALË RADIOJE Valë drite RREZATIM JONIZUES Antenat janë të ndërtuara posaçërisht që të funksionojnë brenda zonave të banuara ndërsa transmetojnë 90% të valëve radio në mënyrë horizontale që të mos përhapet pa shkak rrezatimi elektromagnetik. Linjë e tensionit të lartë Stacion RTV, telefoni celulare, stacione satelitore, radar Ultraviolet dritë e Rrezet-X Rrezet-ɣ dukshme Valë (Hz) Energji (ev) Tabelë (Qark elektrik)
6 A e dini cilët janë limitet e ekspozimit të sigurt? Për limitet e ekspozimit të popullsisë ndaj rrezatimit elektromagnetik duhet të dimë që këto limite: I rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë Përcaktohen për popullsinë në përgjithësi duke patur parasysh edhe fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe ekspozimin e pandërprerë 24-orë ndaj valëve radio. Janë rezultat i shumë kërkimeve dhe studimeve të grupeve të ndryshme shkencore dhe janë propozuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues (International Commission on Non Ionizing Radiation Protection - ICNIRP) Në Shqipëri, kufijve fillestarë të studimit iu shtuan dhe komponentë të tjerë sigurie duke i ndryshuar përfundimisht limitet në 50 herë më të rrepta nga ato që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rëndësi ka fuqia me të cilën funksionon antena, e cila mund të përkthehet në vendosjen e një distance sigurie.
7 Për antenat të cilat instalohen brenda qyteteve, distancat formale të sigurisë nuk kalojnë 6-7 metra në rrezen para antenës dhe 2 metra poshtë saj. Antenat e telefonisë celulare transmetojnë përqindjen më të madhe të fuqisë së tyre horizontalisht. Meqenëse antenat vendosen në majën e shtyllave që kalojnë 5 metra, është e qartë se afrimi në distanca më të vogla se ato të rekomanduarat nuk është i mundur. Fuqia e antenave të telefonisë celulare që vendosen brenda qyteteve është shumë e ulët, deri 22 w. Për ruajtjen e kufijve ndërkombëtarë të ekspozimit të sigurt në Shqipëri dhe mbrojtjen e popullsisë dhe të ambientit nga rrezatimet jo-jonizuese, autoriteti shtetëror përgjegjës është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Ruajtja e kufijve të ekspozimit të sigurt të antenave kontrollohet sistematikisht ose sa herë që konsiderohet e nevojshme me matje që kryhen nga ekipe të specializuara dhe të pavarura, si universitete, institute etj. AMC kryen matje të vazhdueshme, jo vetëm në pergjigje të kërkesave të herëpashershme që vijnë nga publiku AMC bashkëpunon me Universitetin Politeknik, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, për realizimin e matjeve të stacioneve të ndryshme dhe për publikimin e tyre. AMC është e pajisur me leje mjedisore të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave për të gjitha stacionet e saj.
8 Hamendësimet më të përhapura rreth telefonisë celulare Ekzistojnë produkte për mbrojtjen nga rrezatimi : E vërteta: produktet që premtojnë të mbrojnë nga rrezatimi zakonisht përmbajnë një mekanizëm që bllokon sinjalin, por nga ana tjetër bën që aparati celular të transmetojë në fuqinë maksimale të tij. Në këtë mënyrë kemi rezultatin e kundërt. Telefoni celular mund të pjekë kokoshka : E vërteta: Sasia dhe lloji i rrezatimit që transmeton telefoni celular është e pamundur të shkaktojë temperaturën që nevojitet për të plasur kokrrat e misrit. Videoja që qarkulloi në internet dhe në Youtube, rezultoi se ishte reklamë e kompanisë Bluetooth (CardoSystem) dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
9 Hamendësimet më të përhapura rreth telefonisë celulare Telefonat celularë mund të ziejnë vezë Telefonat celularë janë aparatura të një fuqie shumë të ulët. Edhe nëqoſtë se supozojmë se e gjithë energjia e transmetuar do të thithej nga veza, rritja e temperaturës do të ishte shumë e vogël. E gjithe kjo çështje lindi nga një shaka e Charles Ivermee në vitin 2000, i cili e nxorri artikullin në fjalë në internet. Në Salzburg kanë kufij herë më të ulët. E vërteta: Modeli i Salzburgut për kufij deri 1mW/m2 (milivat për meter katror) nuk u zbatua kurrë pasi nuk bazohet as praktikisht dhe as ligjërisht, dhe sigurisht të gjitha matjet që u bënë ishin gjithmonë mbi këtë vlerë. I gjithë problemi bazohet mbi një ide të gabuar. Modeli i Salzburgut u bazua në vlerësime të pabazuara shkencërisht. 17
10 Ju pyesni, ne përgjigjemi Përderisa rrezatimi elektromagnetik i telefonisë celulare është i njëjtë me atë të stacioneve radiotelevizive, përse nuk vendosen antenat në male? Komunikimi, në rastin e radios dhe televizionit, është i njëanshëm (transmetuesi drejt marrësit). Në telefoninë celulare komunikimi është i dyanshëm, dmth nga antena drejt celularit dhe anasjelltas. Kështu, në rastin e radiotelevizionit është e mundur që duke transmetuar me fuqi të madhe nga një vend i vetëm, si për shembull nga maja e një mali, të mbulohet efektshmërisht me sinjal një zonë e gjerë gjeografike. Ndërsa rrjetet e telefonisë celulare, që të funksionojnë, kanë nevojë për shumë stacione me fuqi transmetuese shumë të vogël secili prej tyre dhe pikërisht për këtë u krijuan në këtë mënyrë (shiko si funksionon telefonia celulare, faqe 7). 19
11 Çfarë zbatohet në Shqipëri për standartet e sigurisë Antenat e telefonisë celulare i plotësojnë të gjitha standartet e sigurisë, madje me një diferencë të madhe nga kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetit. Një antenë e montuar në një lartësi 10m dhe që punon në maksimumin e mundshëm të intensitetit të fuqisë, mund të prodhojë një densitet fuqie 0.01mW/cm2 në bazën e antenës. Por në realitet nivelet e densitetit të fuqisë në këtë zonë variojnë nga mW/cm2 në mW/cm2. Pra nivelet e densitetit të fuqisë janë shumë larg kufirit të standarteve të sigurisë. Sigurisht që edhe vetë standartet e sigurisë janë vendosur në nivele shumë larg atyre që mund të shkaktojnë efekte të dëmshme për shëndetin. Çfarë zbatohet në vendet e tjera të botës? Në shumë vende të Evropës zbatohen në mënyrë të përpiktë Udhëzimet e Këshillit të Bashkimit Europian dhe zbatohen kufijtë e ICNIRP (International Commission of Non-Ionazing Radiation Protection). SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re dhe vende të tjera kanë vendosur kufij që bazohen në reagimet termike të rrezatimit elektromagnetik, duke marrë parasysh reagime të mundshme jo-termike dhe janë praktikisht të njëjta me ato të ICNIRP. Zvicra dhe Italia kanë nxjerrë ligje me të cilët përcaktojnë se në vende delikate si banesa, shkolla etj. zbatohen kufij për rrezatimin elektromagnetik që janë shumë herë më të ulët se ata të ICNIRP. Shumë vende të Evropës Lindore dhe ish Bashkimit Sovietik kanë vendosur kufij të rrezatimit elektromagnetik që janë shumë më të ulta se ato të ICNIRP, me bazë disa studime shkencore të papublikuara të cilat përmendin reagime jo termike. OBSH ka iniciuar një përpjekje për harmonizimin e limiteve të ekspozimit ndaj rrezatimit elektromagnetik në të gjithë botën. 21
12 A duhet të vendosen antena pranë shkollave apo spitaleve? Nuk duhet të harrojmë se nuk luan rol vetëm distanca por edhe fuqia! Mos kini frikë nga distanca. Sipas ligjit në fuqi në vendin tonë, kufijtë e ekspozimit janë rreth 60% më pak krahasuar me kufijtë e Bashkimit Europian, në rast se në largësi më të vogël se 300 metra nga një antenë ekziston një shkollë, çerdhe, kopësht, spital apo azil pleqsh dhe rreth 70% më të ulëta për të gjitha rastet e tjera. Si rrjedhojë nuk ka arsye për shqetësim. Kufijtë e vendosur ligjërisht vlejnë për të gjitha grupet e popullsisë, në të cilat përfshihen edhe fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit. Çfarë zbatohet për antenat që vendosen në tarracat e pallateve, poshtë apo përballë të cilave banojnë ose punojnë njerëz? Distanca e sigurisë, për arsye të fuqisë së vogël të antenave të telefonisë celulare, është vetëm 7 metra përpara antenës dhe 2 metra poshtë saj. Luhatja në këto distanca vjen prej faktit që antenat e telefonisë celulare transmetojnë kryesisht horizontalisht dhe vetëm një pjesë e vogël e transmetimit (më pak se 10%) drejtohet për poshtë. Për çdo 10 metra largësi nga baza e antenës, fuqia që aktualisht është e vogël, zvogëlohet edhe 100 herë. Për sa kohë që zbatohen kufijtë e vendosur të ekspozimit të sigurt, nuk ka asgjë për t u shqetësuar për shëndetin tonë. Të gjitha matjet që janë bërë edhe në një distancë prej 15 m (në drejtim horizontal nga antenat) tregojnë ekspozim me dhjetra apo qindra herë më të ulët se kufijtë e vendosur në Shqipëri. Pse maskohen antenat? Antenat maskohen për arsye estetike në vendosjen e tyre në mjedis. Nuk ekzistojnë antena të fshehta pasi të gjitha vendet ku vendosen antenat e telefonise celulare deklarohen në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. 23
13 Banoj afër një antene. Duhet të shqetësohem? Përgjigjja është jo sepse: Antenat e telefonisë celulare të cilat janë të ndërtuara posaçërisht për të funksionuar brenda në qytet, kanë fuqi të vogël dhe transmetojnë vetëm në drejtim horizontal me një kënd të vogël prej 6 gradësh me drejtim poshtë, ndërsa distancat e sigurisë nga një antenë e këtij tipi jane 6-7 metra horizontalisht në drejtimin që transmeton antena dhe 1-2 metra vertikalisht. Në një lagje zgjidhet godina më e lartë për vendosjen e një antene telefonie celulare në mënyrë që të evitohen vlera të larta rrezatimi dhe të ekzistojë një shtrirje më e gjerë. Në rastin kur një antenë ka përqark në largësi të vogël godina më të larta, këto godina pengojnë sinjalin dhe si pasojë mbulimi është i pamjaſtueshëm. Çfarë ndodh kur zvogëlohet numri i antenave të telefonisë celulare? Telefonat celularë e kanë më të vështirë të gjejnë sinjal dhe prandaj transmetojnë në fuqinë e tyre më të madhe. Pra rrezatimi nuk ulet. Antenat periferike detyrohen të funksionojnë në fuqinë e tyre më të madhe për të mbuluar zonën që mbulonte antena që ndaloi së funksionuari. Abonentët nuk mund të kapin sinjal, pasi është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme mundësia e shërbimit të rrjetit në zonë. Në këtë rast abonentët mund të komunikojnë vetëm jashtë godinave. 25
14 Ku mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me këtë temë Cilët janë autoritetet ndërkombëtare që përcatojnë standardet lidhur me rrezatimin e antenave celulare? Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Eshtë autoriteti i Kombeve të Bashkuara i specializuar në çështje të shëndetit. Duke disponuar një gamë të gjërë shkencëtarësh si epidimiologë, biologë dhe fizikantë, OBSH koordinon dhe përkrah studimin ndërkombëtar mjekësor, ofron informacione dhe këshilla në fushën e mjekësisë, zhvillon, vendos dhe promovon standarde ndërkombëtare në produkte, shërbime etj. Për më shumë informacione që jep OBSH në lidhje me çështje të rrezatimit elektromagnetik, mund të vizitoni adresën elektronike Komisioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes nga Rrezatimet Jo-Jonizuese (ICNIRP) Në bashkëpunim me OBSH kanë botuar udhëzimet për rrezatimin elektromagnetik: Guidelines for limiting exposure to time varying electric, magnetic fields (up to 300GHz). Health Physics, April Komisioni i Bashkimit Europian për Shëndetin dhe Konsumatorin (DG for Health and Consumer) Përbëhet nga shkencëtarë që punojnë për Bashkimin Europian dhe stimulon sigurinë e produkteve dhe shërbimeve që shiten në BE. Për më shumë informacion në lidhje me fushën elektromagnetike mund të vizitoni adresën elektronike: /EMF/emf_en.htm?up 27
ALBANIA. Gert Peshkatari General Manager Albanian Factoring Services (AFS) SH.A INTRODUCTION
INTRODUCTION The factoring of accounts receivables in Albania is regulated by law No 9630, dated 30 October 2006 regarding factoring. The Bank of Albania is the supervisory authority that includes factoring
More informationCENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake
CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet Paraprake POPULATION AND HOUSING CENSUS IN ALBANIA Preliminary Results Dhjetor December CENSUSI I POPULLSISË DHE BANESAVE NË SHQIPËRI Rezultatet
More informationRevista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Revista Vizion Strategjik - Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes Këshilli Botues Gjen. Maj. (Rez) Maksim Malaj Kryetar Kolonel (Rez) Thimi Hudhra Anëtar Z. Igli Hasani Anëtar Z. Hristian Naumov Anëtar Redaktor
More informationAd Hoc Evaluation of the CARDS Programmes. Country: Albania
Ad-Hoc Evaluation Final Report Ad Hoc Evaluation of the CARDS Programmes Country: Albania Sectors: Justice and Home Affairs Administrative Capacity Building Economic and Social Development Environment
More informationBEDER JOURNAL OF HUMANITIES ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014
BJH.. BEDER JOURNAL OF ISSUE:3 VOLUME: 1 SPRING 2014 2 HËNA E PLOTË BEDËR UNIVERSITY About the Journal Beder Journal of Humanities (BJH) is a peer-reviewed journal published by Hena e Plote Beder University
More informationITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA
ITALIA, ARSYET E KRIZËS DHE E ARDHMJA (Analizë) Agron Loci Analist, Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes Tiranë, 2013 QENDRA KOMBETARE E SIGURISE DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 9 E drejta e autorit
More informationCIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008
MINISTRIA E MBROJTJES KOMANDA E DOKTRINES DHE STERVITJES QENDRA E ANALIZAVE TE MBROJTJES CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE QAM VITI 2008 Tiranë, Qershor 2009 qam@aaf.mil.al 1 CIKLI I PUNIMEVE KERKIMORE TE
More informationREGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM I POPULLSISË E I BANESAVE N. 15
Aiuto alla compilazione in lingua albanese Pyetësori në gjuhën shqipe FLETA E FAMILJES Sistema Statistico Nazionale Istituto Nazionale di Statistica Çfarë duhet bërë? 9 TETOR 0 REGJISTRIMI I PËRGJITHSHËM
More informationAUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR 2007
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Zyra e Auditorit Gjeneral/Kancelarija Glavnog Revizora AUDITIMI FINANCIAR KOMUNA E KAÇANIKUT PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN QË PËRFUNDON MË 31 DHJETOR
More informationAPPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA
APPLICATION ON GIS FOR LAND USE PLANNING: A CASE STUDY IN CENTRAL PART OF ALBANIA ZBATIMI I GIS-IT PER PLANIFIKIMIN E PERDORIMIT TE TOKES: NJE RAST STUDIMOR NE PJESEN QENDRORE TE SHQIPERISE Lefteri DUSHAJ¹,
More informationEnvironmental Impact Assessment
Republic of Albania BYPASS OF FIER AND LEVAN Environmental Impact Assessment FINAL REPORT NON-TECHNICAL SUMMARY Contract CC3785/PO37620 created 20/05/08 DG / RT/SA Modified 15/07/2011 Version : 6 FINAL
More informationInformation and Communication Technology for a better governance in Albania. Empowered lives. Resilient nations.
Information and Communication Technology for a better governance in Albania Empowered lives. Resilient nations. This brochure is produced by UNDP Albania. Copyright UNDP Albania 2012 TABLE OF CONTENTS
More informationFormular për SYLLABUS të Lëndës
Formular për SYLLABUS të Lëndës Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik Titulli i lëndës: Matematikë Niveli: Bechelor Statusi lëndës: Obligative Viti i studimeve: I parë Numri i
More informationAN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS. Elton DEMIRXHIU. June 2012
AN APPLICATION BASED SOLUTION FOR MANAGING WEB SERVERS by Elton DEMIRXHIU June 2012 An Application Based Solution for Managing Web Servers Copyright 2012 Elton Demirxhiu ii To my parents iii ABSTRACT An
More informationElidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES
Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION IN ALBANIAN BUSINESSES Elidiana Bashi LEASING ACCOUNTING ITS IMPLEMENTATION
More informationGet Instant Access to ebook Libra Shqip Pdf PDF at Our Huge Library LIBRA SHQIP PDF PDF. ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF
LIBRA SHQIP PDF PDF ==> Download: LIBRA SHQIP PDF PDF LIBRA SHQIP PDF PDF - Are you searching for Libra Shqip Pdf Books? Now, you will be happy that at this time Libra Shqip Pdf PDF is available at our
More informationsources in our environment i.e. Natural and man-made. The sun, earth and ionosphere are the natural source.
Electromagnetic Radiation (EMR) consist of waves of electric and magnetic energy moving together at the speed of light and sometimes is referred as electromagnetic field (EMF) They are basically two forms
More informationThe Maastricht Doctor of Business Administration
The Maastricht Doctor of Business Administration The pinnacle of global management scholarship The Globally Networked Management School Doctor of Business Administration This brochure provides an overview
More informationSHENIMET E PEDAGOGUT. TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare
SHENIMET E PEDAGOGUT TEMA 1: Hyrje ne Analizen Financiare A. Hyrje Analistet jane pjese integrale e disa funkioneve, por pergjithesisht vleresojne investimet ne disa tipe letrash me vlere sic jane aksionet
More informationThe Maastricht Doctor of Business Administration
The Maastricht Doctor of Business Administration The pinnacle of global management scholarship Working together for better global management Doctor of Business Administration Dean s Declaration This brochure
More informationComune di Cesate. Comune. Guida. Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98)
Comune di Cesate Comune Comune Comune Comune di Limbiate di Senago di Solaro di Paderno D. Guida Realizzato con il contributo della Regione Lombardia (Legge 40/98) 1 LA DICHIARAZIONE ISEE CHE COS E L ISEE
More informationDREJTORIA E QEVERISJES PUBLIKE E ZHVILLIMIT TE TERRITORIT. SIGMA-NJë NISMë E PëRBASHKëT E OECD DHE BASHKIMIT EUROPIAN, KRYESISHT E FINANCUAR NGA BE.
Për përdorim të gjërë Organisation de cooperation et de Developpement ekonomiques Organisation for Economic Co-peration and Development Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik 28mars2007 DREJTORIA
More information6. ARSIMI A. REZULTATET ARSIMORE. Gjendja dhe Lëvizjet
6. ARSIMI Gjendja, lëvizja dhe cilësia e kapitalit njerëzor në Shqipëri, si pasqyrim i rezultateve të shpenzimeve në sektorin e arsimit, janë thuajse të pamjaftueshme për të mbështetur kalimin e Shqiperisë
More informationOnline Guide to. Educational Systems. Around the World Albania
Online Guide to Educational Systems Around the World Albania Submitted by Barbara B. Glave and Agron Matoshi February 2013 About NAFSA NAFSA: Association of International Educators is a member organization
More informationArkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal...
1 Arkitektura e Internetit... 3 IP Adresimi... 4 Konvertimi decimal dhe binar... 4 Shndërrimi decimal/binar... 5 Shndërrimi binar/decimal... 6 Klasët e IP-ve... 7 Klasa A e IP-ve... 8 Klasa B e IP-ve...
More informationI.8. Shteti I destinimit / Modtagerland / Country of destination. Kodi ISO / ISO code Kodi / Code Kodi ISO / ISO code Kodi / Code
CERTIFIKATË SHËNDETËSORE PËR MISH TË SHPESËVE,PËR DESTINIM NË REPUBLIKËN E KOSOVËS SUNDHEDSCERTIFIKAT FOR EKSPORT AF FJERKRÆKØD FRA DANMARK TIL KOSOVO HEALTH CERTIFICATE FOR EXPORT OF POULTRY MEAT FROM
More informationNational Council of Radio and Television, ALBANIA. BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania
National Council of Radio and Television, ALBANIA BROADCASTING TV DIGITALIZATION in Albania Albania Audiovisual Landscape (Public audiovisual sector) The public sector is run by the RTSH (Albanian Radio-Television).
More informationEU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac
EU Beautiful Kosovo Programme Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in Rahovec/Orahovac The project Renovation of the School Yard 4 dëshmorët in the village Ratkoc/Ratkovac municipality of Rahovec/Orahovac,consists
More informationHow To Know If You Are Safe To Use An Antenna (Wired) Or Wireless (Wireless)
1 2 The range of RF spans 3 KHz (3000 Hz) to 300 GHz (300 million Hz) Frequencies of RF devices range from the low frequency AM broadcasts (80 MHz) to higher frequency mobile phones (1900 MHz) smart meters
More informationCurriculum Vitae Aida Dama Ph.D.
Curriculum Vitae Aida Dama Ph.D. Datëlindja: 07.03.1984 Vendbanimi: Tirane Tel: +355 696014673 E-mail: a.dama@albanianuniversity.edu.al Studime Pasuniversitare Shkurt 2009 Fituar të drejtën për Doktoraturë
More informationElectromagnetic Radiation Compatibility Survey and Safety Analysis around Mobile Base Transceiver Stations: Case Studies around Kathmandu Valley
Research Journal of Engineering Sciences ISSN 2278 9472 Electromagnetic Radiation Compatibility Survey and Safety Analysis around Mobile Base Transceiver Stations: Case Studies around Kathmandu Valley
More informationA Survey of Radiation Levels Associated with Mobile and Wireless Communication Technology Masts in Public Areas in Kaduna Metropolis
International Journal of Emerging Engineering Research and Technology Volume 3, Issue, November 25, PP 7-2 ISSN 2349-4395 (Print) & ISSN 2349-449 (Online) A Survey of Radiation Levels Associated with Mobile
More informationOpenWay Radio Frequency FAQ
OpenWay Radio Frequency FAQ March 10, 2010 2010, Itron Inc. All rights reserved. 1 Overview This document provides general information about radiofrequency (RF) electromagnetic fields from OpenWay wireless
More informationThe field strength measurement and SAR experience related to human exposure in 110 MHz to 40 GHz
The field strength measurement and SAR experience related to human exposure in 110 MHz to 40 GHz J. Klima, R. Ščehovič Department of Physics, Faculty of Natural Sciences, University of Mathias Bel, Tajovského
More informationPËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË
336.77.02:334.72.012.63/.64(497.115) Fisnik Morina, MSc 1 PËRSHTATSHMËRIA E POLITIKAVE KREDITORE TË BANKAVE KOMERCIALE NË RAPORT ME PERFORMANCEN E NVM-VE NË KOSOVË ПРИЛАГОДЕНОСТА НА КРЕДИТОРНИТЕ ПОЛИТИКИ
More informationKOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit
KOSOVA DHE INTEGRIMI I SAJ NË BASHKIMIN EVROPIAN: Sfida e themelimit të shtetit funksional të bazuar në sundimin e ligjit Përgatitur nga Dr.jur. Robert Muharremi Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) 13
More informationHuman exposure assessment in the vicinity of 900 MHz GSM base station antenna
Human exposure assessment in the vicinity of 9 MHz GSM base station Mimoza Ibrani Pllana, Luan Ahma, Enver Hamiti Abstract - Daily exposure to GSM electromagnetic fields has raised public concern of possible
More informationSelected Radio Frequency Exposure Limits
ENVIRONMENT, SAFETY & HEALTH DIVISION Chapter 50: Non-ionizing Radiation Selected Radio Frequency Exposure Limits Product ID: 94 Revision ID: 1736 Date published: 30 June 2015 Date effective: 30 June 2015
More information$ $; #! $ $ $ $. $ $, $ $,! $ # $ -$.! #,! # #. ' () «-,» ( ),. 2-3!!!, - $# (RF) #! $., - #! $ $, #. - & # $!.
& :!!" $%&', 15701 ' 7274548, fax: 7274742 e-mail: lmargar@bioluoagr http://kyttarikibioluoagr () %& *&!+ $ ',-" () (),, ( 310 11 Hz ),,!!! ", $! " (! 810 14 Hz! $,,, %, ), & &, ( ), $,!!!! $ $ &, ( mcurie),!!
More informationpër të gjithë Arben Çokaj PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3
Bazuar në Microsoft Office XP PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3 Arben Çokaj për të gjithë Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj Modulet që mbulohen: 1. Njohuri
More informationNJOFTIMI PËR KONTRATË FURNIZIM Konform nenit 38 të Ligjit nr.02/l-99, Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë, të shpallur me Rregulloren Nr.
MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT MINISTARSTVO KULTURE, OMLADINE I SPORTA MINISTRY OF CULTURE, YOUTH ANS SPORTS REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA-REPUBLIC OF KOSOVE QEVERIA-VLADA-GOVERNMENT KOMISIONI
More informationÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY
ÜNİVERSİTETİ NİĞDE / TURQIA NIGDE UNIVERSITY / TURKEY KOMUNİKİM Nenpunesi i veçantë i Rektoratit Zyra për Çështjet Ndërkombëtare Tel: 0388 225 26 01-02 Tel: 0388 225 21 48 Faks: 0388 225 26 00 Faks: 0388
More informationMobile use, radio signals and health
Mobile use, radio signals and health Mobile use, radio signals and health How does the mobile network work? Since the 1970s, the use of various types of radio transmitters has risen dramatically, to the
More informationKonventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë
Doracak për zyrtarët komunal të mjedisit Konventa Aarhus Kuptimi, rëndësia dhe aspekte të zbatimit të saj në praktikë Përgatiti: Visar Morina Prishtinë, Shtator 2006 Projekti i financuar nga Ministria
More informationUsers Manual FA106 / FA306 version 1.0. Field Analyzer. FA106 and FA306. Users Manual
Field Analyzer FA106 and FA306 Users Manual 1 Contents Contents...2 Preface...3 Chapter 1 Basic Functions...4 1.1 Turning on/off...4 1.2 Choosing the required measuring mode...4 1.3 Picture of front panel...5
More informationTechnical limits of Human Exposure to RF from Cellular Base Stations and Handsets
Ministry of Environmental Protection Ministry of Communications Technical limits of Human Exposure to RF from Cellular Base Stations and Handsets Based on author s PhD thesis/book- An analysis of regulatory
More informationIP Adresimi dhe Subnetimi
Rrjetat Kompjuterike IP Adresimi dhe Subnetimi Ligjerues Selman Haxhijaha Objektivat Adresimi me IPv4 Klasat e IP adresave IP adresat publike dhe private Procesi i subnetimit Procesi i konveritimit të
More informationMicrowave Exposure from Mobile Phones and Base Stations in Sweden
Microwave Exposure from Mobile Phones and Base Stations in Sweden Prof. Dr. Yngve Hamnerius and Thomas Uddmar Chalmers University of Technology, Department of Electromagnetics, SE 41 96 Goteborg, Sweden,
More informationLIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT LIGJI
More informationThe Salzburg Model: A Precautionary Strategy for Siting of Base Stations
The Salzburg Model: A Precautionary Strategy for Siting of Base Stations Dr. Gerd Oberfeld, Dr. Christoph König Federal State of Salzburg, Public Health Department, Environmental Health P.O. Box 527, A-5010
More information4-476-545-11(1) (AL) Fotoaparat dixhital. Udhëzues DSC-H300
4-476-545-11(1) (AL) Fotoaparat dixhital Udhëzues DSC-H300 AL Udhëzues Më tepër rreth kamerës ( Udhëzuesi i Cyber-shot ) Udhëzuesi i Cyber-shot është manual në internet. Drejtojuni për udhëzime të hollësishme
More informationJanuary 2014. Annual Review of Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Albania. By Nikoll Doçi*
2013 January 2014 Annual Review of Labour Relations and Social Dialogue in South East Europe: Albania By Nikoll Doçi* Content Summary Socio-economic developments Governmental policies and legislation Industrial
More informationHYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT. Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
HYRJE / PREZANTIMI I SYLLABUSIT Prof.ass.dr. Nexhmie Berisha-Vokshi Hyrje- KON_2014/15 Njerëzit marrin vendime Transaksionet e biznesit ndodhin Biznesi raporton rezultatet e saj Hyrje- KON_2014/15 1 Hyrje
More informationAssessment of SAR in a human exposed to GSM electromagnetic fields
Assessment of SAR in a human exposed to GSM LUAN AHMA, MIMOZA IBRANI, ENVER HAMITI Faculty of Electrical and Computer Engineering University of Prishtina Bregu i Diellit, nn KOSOVO luan.ahma@fiek.uni-pr.edu
More informationKLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË
An ZYRA EU E funded project BASHKIMIT managed by the European EVROPIAN Union NË KOSOVË Office in Kosovo INSTITUTI PËR Implemented HULUMTIME by: * RIINVEST ZHVILLIMORE INSTITUTE RIINVEST * * KLIMA E BIZNESIT
More informationHuman Exposure Limits
Human Exposure Limits Session 3 0 Version December 2014 Learning objectives In this session we will: Learn about the international exposure limits for workers and the public Learn about methods for assessing
More informationAnnex to the joint statement: Exposure of the general public to radiofrequency fields
16 November 2009 Annex to the joint statement: Exposure of the general public to radiofrequency fields 1. Introduction This document presents typical exposure of the general public to radiofrequency (RF)
More informationLa Borsa Lavoro Edile Nazionale Istruzioni per l uso. www.blen.it
La Borsa Lavoro Edile Nazionale Istruzioni per l uso www.blen.it National Construction Industry Job Exchange User s Guide La Bourse nationale de l emploi dans le BTP Guide de l utilisateur Bursa Națională
More informationMeasurement of Output Power Density from Mobile Phone as a Function of Input Sound Frequency
, pp. 270-279. A Publication of the Measurement of Output Power Density from Mobile Phone as a Function of Input Sound Frequency Emanuele Calabrò and Salvatore Magazù Department of Physics, University
More informationUdhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet
Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për një Klimë Pozitive për Biznesin dhe Investimet Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizëm mbarevropian i sigurisë dhe 55 shtetet anëtare
More informationRadio waves and health. Mobile communications
Radio waves and health Mobile communications Mobile communications and health Mobile telephony Radio communications have been used for more than a hundred years in various sorts of applications. Already
More informationMobile Phones: Jargon Explained
Mobile Phones: Jargon Explained 2G 3G Aerial Second Generation Mobile Phone System. See GSM See Third Generation Mobile Phone System. Device designed to radiate and receive electromagnetic energy. Antenna
More informationRF Exposure Evaluation Report
RF Exposure Evaluation Report APPLICANT EQUIPMENT BRAND NAME MODEL NAME FCC ID FILING TYPE : TomTom International BV : GPS Navigation System : TomTom : 4CR51 : S4L4CR51 : Certification STANDARD : OET Bulletin
More informationNon-Ionizing Electromagnetic Radiation
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike License. Your use of this material constitutes acceptance of that license and the conditions of use of materials on this
More informationEMR-300 Broadband RF Survey Meter
Electric d Magnetic Field Measurement EMR-300 Broadbd RF Survey Meter Available with Isotropic Probes to cover 3 khz to 60 GHz Easy-to-Use Design Lightweight d Rugged Cost Effective Fully Automatic Zeroing
More informationGSM Base Station Radiation Level: A Case Study of University of Nigeria Environment
INTERNATIONAL JOURNAL OF SCIENTIFIC & TECHNOLOGY RESEARCH VOLUME 1, ISSUE 8, SEPTEMBER 212 ISSN 2277-8616 GSM Base Station Radiation Level: A Case Study of University of Nigeria Environment Mamilus. A.
More informationLTE: Technology and Health. 4G and Mobile Broadband
LTE: Technology and Health 4G and Mobile Broadband LTE Technology and Health Mobile Broadband typically refers to providing customers with high speed data while on the move. There are several technologies
More informationRF safety at base station sites
RF safety at base station sites CONTENTS 1 Purpose and scope................................................. 2 2 Introduction........................................................ 2 3 Basic information...................................................
More informationRF EXPOSURE LIMITS AND TESTING REQUIREMENTS
RF EXPOSURE LIMITS AND TESTING REQUIREMENTS Jay Moulton Vice President March 12, 2013 1 OVERVIEW Specific Absorption Rate (SAR) and Maximum Permissible Exposure (MPE) Standards and Limits Evaluation Methods
More informationKU BUSINESS CARD OPTIONS Standard Horizontal: 1-sided (Blank Back)
Standard Horizontal: 1-sided (Blank Back) Name Name $11.29 $13.51 $15.45 $18.44 KU BUSINESS CARD OPTIONS Standard Horizontal: 2-sided (Front Choices) Standard Horizontal: 2-sided (Back Choices) Name Name
More informationUK Spectrum update. Steve Kennedy NetTek Ltd. Copyright THUS Group plc 2005. All rights reserved.
UK Spectrum update Steve Kennedy NetTek Ltd Copyright THUS Group plc 2005. All rights reserved. What s happening Nov WTA liberalisation WiMAX Olympic Spectrum Transportable Earth Stations GSM Refarming
More informationIZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE
IZHA UDHËZUES PËR SHKOLLAT QENDRA KOMUNITARE Tetor, 2014 1 Ky botim publikohet në kuadër të projektit Promovimi i të drejtës së fëmijëve për edukim dhe zhvillim tërësor të organizatës Save the Children,
More informationLISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Departamenti Nr. Rendor i GZ Data publikimit në GZ Numri i LIgjit LISTA E LEGJISLACIONIT RELEVANT PËR FUSHËN E NDËRTIMIT PUBLIKUAR NË GAZETËN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Legjislacioni themelor, i
More informationDECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL
Shkruan: Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti DECENTRALIZIMI FISKAL DHE SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL 1. Hyrje Numri më i madhë i analistëve politik janë dakord se para dhe gjat luftës së vitit 2001 egzistonte
More informationCOMMON REGULATORY OBJECTIVES FOR WIRELESS LOCAL AREA NETWORK (WLAN) EQUIPMENT PART 2 SPECIFIC ASPECTS OF WLAN EQUIPMENT
COMMON REGULATORY OBJECTIVES FOR WIRELESS LOCAL AREA NETWORK (WLAN) EQUIPMENT PART 2 SPECIFIC ASPECTS OF WLAN EQUIPMENT 1. SCOPE This Common Regulatory Objective, CRO, is applicable to Wireless Local Area
More informationReal-life Applications of ICNIRP Guidelines to Various Human EMF Exposure Issues
Technical Forum Overview and Latest Development of Standards in Human Exposure to Electromagnetic Fields (EMF) Real-life Applications of ICNIRP Guidelines to Various Human EMF Exposure Issues Dr. Brian
More informationB A S I C S C I E N C E S
B A S I C S C I E N C E S 10 B A S I C S C I E N C E S F I R S T S E M E S T E R C O U R S E S : H U M A N S T R U C T U R E A N D F U N C T I O N [ H S F I ] M O L E C U L A R B A S I S O F M E D I C
More informationHuman exposure to RF
INTERNATIONAL ELECTROTECHNICAL COMMISSION Human exposure to RF Don Heirman ACEC/TC106 Liaison Representative APEMC symposium May 2015 Copyright IEC, Geneva, Switzerland TC106 Scope To prepare international
More information1.- L a m e j o r o p c ió n e s c l o na r e l d i s co ( s e e x p li c a r á d es p u é s ).
PROCEDIMIENTO DE RECUPERACION Y COPIAS DE SEGURIDAD DEL CORTAFUEGOS LINUX P ar a p od e r re c u p e ra r nu e s t r o c o rt a f u e go s an t e un d es a s t r e ( r ot u r a d e l di s c o o d e l a
More informationMAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE - PRISHTINË STUDIMET MASTER MAKINAT NUMERIKE KOMPJUTERIKE BAZAT E PROGRAMIMIT ME DORË TË MMP ME DN Dr. sc. Nexhat QEHAJA, prof.ass. Prishtinë,
More informationUNDERSTANDING RADIO FREQUENCY AND BC HYDRO S SMART METERS
UNDERSTANDING RADIO FREQUENCY AND BC HYDRO S SMART METERS SUMMARY Radio frequency (RF) technology has been around for over years and is a part of everyday life radios, TVs and medic alert systems are examples.
More informationCURRICULUM VITAE. Shkelzen Cakaj. Informatat themelore
1 CURRICULUM VITAE Shkelzen Cakaj Universiteti i Prishtinës Informatat themelore Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Kosovë, Prishtinë, Rr. Dardania, 1/1 H-1, nr.18 Mobile: +37744 118 608
More informationTechnical Specification. Cellular Base Station and Repeater System
Technical Specification for Cellular Base Station and Repeater System IDA TS CBS Issue 1, June 2011 Infocomm Development Authority of Singapore Resource Management & Standards 10 Pasir Panjang Road #10-01
More informationKeywords Mobile Tower Radiations, Electromagnetic Radiations, Signal Strength, Mobile Phone
Volume 5, Issue 1, January 2015 ISSN: 2277 128X International Journal of Advanced Research in Computer Science and Software Engineering Research Paper Available online at: www.ijarcsse.com Analysis of
More informationINSTALLING A SATELLITE DISH USING TV EXPLORER
INSTALLING A SATELLITE DISH USING TV EXPLORER A bit of history That's it, a bit of history. First artificial satellite "Sputnik I" was launched 4th of October of 1957 by former Soviet Union. It was about
More informationIJMIE Volume 2, Issue 5 ISSN: 2249-0558
AN OPTIMAL DETECTION TECHNIQUE FOR MOBILE RADIO FREQENCIES M.SUCHARITHA* T.JAHNAVI* N.POORNIMA* P.KRISHNA SILPHA* K MURALI** ABSTRACT: Cellular phone technology is rapidly changing. Features like Bluetooth,
More informationGjuha shqipe. Rrahman Paçarizi * Përmbledhje
Gjuha shqipe 93 Gjuha shqipe Rrahman Paçarizi * Përmbledhje Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane, e cila konsiderohet, nga shumica e përfaqësuese të gjuhësisë krahasimtare, pasardhëse e drejtpërdrejtë
More informationFormati MARC: të kuptuarit e njësive bibliografike
: Titulli i origjinalit: Understanding MARC Bibliographic Written by Betty Furrie in conjunction with the Data Base Development Department of The Follett Software Company Published by the Cataloging Distribution
More informationKultura e mosndëshkueshmërisë në Kosovë
Projekt i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur Projekat Kosovske Fondacije za Otvoreno Društvo Project of the Kosovo Foundation of Open Society Seria e analizave Çka shkoi ters? Kultura e mosndëshkueshmërisë
More information3 Radio Waves and Human Body 8 Specific Absorption Rate (SAR)... 8 SAR value of a mobile handset... 8 Radiation level by a mobile tower...
i Mobile Communication- Radio Waves & Safety Content 1 Overview 3 2 Radio Waves in Cellular Communication System 4 Radio waves... 4 Electric field, Magnetic field... 4 Electromagnetic field (EMF)... 4
More informationCOMMUNICATIONS SYSTEMS USED FOR ITS
COMMUNICATIONS SYSTEMS USED FOR ITS Index Purpose Description Technologies 1 of 5 Purpose The telecommunication system is the main element for the development of telematics in Transport field. It enables
More informationREPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW. Nr.9901, date 14.04.2008 ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES
Disclaimer: NOT OFFICIAL TRANSLATION REPUBLIC OF ALBANIA THE PARLIAMENT LAW Nr.9901, date 14.04.2008 ON ENTREPRENEURS AND COMPANIES Pursuant to Articles 78, 83 Paragraph 1 of the Constitution, upon the
More informationSITE RADIATION SURVEY
SITE RADIATION SURVEY Site X, zzz Town XX XXXXXXX, XXXXXXX Site ID No: 12345 Dated: 29.09.2007 1 CONTENTS 1.0 SCOPE... 3 2.0 EQUIPMENT... 4 3.0 TRANSMITTERS... 5 4.0 FM Antenna Details... 7 6.0 GENERAL...
More informationGLOSSARIO TECNICO SULLA SICUREZZA NEI LUOGHI DI LAVORO TECHNICAL GLOSSARY ON SAFETY IN THE WORKPLACE
GLOSSARIO TECNICO SULLA SICUREZZA NEI LUOGHI DI LAVORO TECHNICAL GLOSSARY ON SAFETY IN THE WORKPLACE GLOSSAIRE TECHNIQUE SUR LA SÉCURITÉ SUR LES LIEUX DE TRAVAIL GLOSARIO TÉCNICO SOBRE LA SEGURIDAD EN
More informationAspects of remote monitoring and recording system of non-ionizing electromagnetic radiation
Aspects of remote monitoring and recording system of non-ionizing electromagnetic radiation D. S. Šuka*, M. I. Simić**, P. V. Pejović** *Faculty of Electrical Engineering, University of East Sarajevo,
More informationHousing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form
COW Benefit Claims 24/11/08 12:34 pm Page 1 Housing Benefit and Council Tax Benefit Claim Form Title (Mr, Mrs, Miss, Ms) Surname/family name First names Address Housing benefit & council tax benefit reference
More informationMeasuring electric and magnetic fields
NARDA BROADBAND FIELD METER NBM-520 Measuring electric and magnetic fields ranging from high frequency to microwaves Non-directional measurement using isotropic probes for applications in the frequency
More informationGS units (dirty electricity) presented as a function of voltage & frequency. Ralph Frederick
What are GS units? GS units (dirty electricity) presented as a function of voltage & frequency Magda Havas Ralph Frederick Trent University, Peterborough, Ontario, Canada December 2009. 1 Martin Graham
More informationEmployment and Skills Strategy 2014-2020
Republic of Albania Ministry of Social Welfare and Youth Employment and Skills Strategy 2014-2020 Higher skills and better jobs for all women and men February 2014 (working draft) TABLE OF CONTENTS INTRODUCTION...
More information